Seriali “Stranger Things” i animuar, së shpejti në Netflix

Seriali i Netflix “Stranger Things” ka mundësi të përfundojë me sezonin e pestë, por ky shërbim ka në plan të zgjerojë Universin e tij me një serial të animuar të bazuar në ngjarje që ndodhin në të.

Sipas një njoftimi që bëri Netflix ditë më parë, ky shërbim gjigand ka planifikuar realizimin e serialit të animuar, këtë për ta bërë atë si produkt të tij.

Edhe pse të gjitha detalet rreth tij janë sekrete, është bërë e ditur se serialin do ta realizojnë Eric Robles dhe Flying Bark Productions.

Robles veçohet për krijim të serialeve të animuara si Random! Cartoons, Fanboy & Chum Chum dhe Glitch Techs.

Krijuesit e serialit Stranger Thing, vëllezërit Duffer do të jenë producent ekzekutiv bashkë me Robles, Shawn Levy e Dan Cohen.

Vëllezërit Duffer në një deklaratë me këtë rast ka thënë se kishte kohë që mendonin të realizonin një serial të animuar “Stranger Things” për ta transmetuar të shtunave në mëngjes, dhe tani që shohin se kjo ëndërr po i realizohet është shumë emocionuese për ta, ka thënë ai.

Ata po ashtu kanë thënë se skenari dhe puna artistike e serialit janë mahnitëse, kështu që mezi presin të ndajnë atë me shikuesit.

Seriali “Stranger Things” ka tërhequr një bazë të madhe fansash pas suksesit të arritur në nivel global si njëri prej serialieve më të popullarizuara të Netflix. Ai u debutua në vitin 2016.

Netflix edhe më parë ka njoftuar se do të realizohet një serial nënprodukt me skena live në korrik të vitit të kaluar.

Por, deri më tani nuk ka të dhëna për të, pasi që vëllezërit Duffers e kanë bërë të qartë më parë se ai nuk do të përqendrohet në personazhet si Eleven apo Steve Harrington. Sidoçoftë, ngjarja do të ndodhë në Hawkins në vitin 1959, ndërkaq seriali do të debutohet në West End në Londër.

Vëllezërit Duffers janë duke punuar edhe në verzionin me skena live të serialit Death Note./21Media/KultPlus.com

Lizzo me rol në serialin “The Mandalorian”

Lizzo iu bashkua zyrtarisht galaktikës së Star Wars. Kjo këngëtare befasoi fansat me paraqitje në episodin e fundit të The Mandalorian. Ajo u paraqit me rolin e një fisnikeje e cila shpejtë bëhet shoqe me personazhin Grogu.

Ajo paraqitet pranë aktorit Jack Black, i cili luan rolin e bashkëshortit të saj.

Më saktësisht, Lizzo paraqitet me rolin e Dukeshës së planetit Outer Rim, Plazir-15, dhe nga ajo që fansat kanë parë, ajo kalon kohën duke luajtur lojën italiane Bocce.

Bllek dhe kapiteni Bombardier qëndrojnë pranë saj gjatë tërë kohës.

Lizzo është fanse e personazhit Grogu. Ajo në vitin 2021 ngjyrosi vetën me ngjyrë të gjelbër, veshi kostumin bezh dhe vuri vesh të gjatë. Ajo kështu u maskua për Halloween, që do të thotë se u duk si Grogu.

Këmgëtarja Lizzo veç në The Mandalorian është paraqitur edhe me disa role në filma të tjerë. Në vitin 2019 huazoi zërin për një personazh në filmin e animuar Ugly Dolls. Po këtë vit u paraqit me rol në filmin Hustlers, ku luajnë edhe disa personalitete të njohura si Xhenifer Lopez, Kardi Bi, Kiki Pallmer e të tjera.

Në vitin 2022 u realizua dokumentari Love, Lizzo, ku rrëfehet jeta dhe karriera e saj./21Media/KultPlus.com

https://youtu.be/nYAc8Fiz35Q

Bebe Rexha, pjesë e serialit të animuar në ‘Netflix’

“We The People”, kështu quhet seriali i animuar i Netflix, në të cilin Bebe Rexha do të jetë pjesë.

Krijuesi i “Doc McStuffins”, Chris Nee, është ribashkuar me ish-presidentin Barack Obama dhe “Higher Ground Productions” të Michelle Obamas për serinë e animuar të Netflix, “We the People”, transmeton KultPlus.

Seriali prej 10 episodash i Nee, i prodhuar nga Kenya Barris, ndërthur muzikë dhe animacion për të edukuar një brez të të rinjve amerikanë për fuqinë e njerëzve, janë një seri e videove muzikore të animuara që mbulojnë një sërë mësimesh themelore të qytetarisë në SHBA në mënyra jo aq themelore.

Seriali përmban këngë origjinale të interpretuara nga artistë duke përfshirë HER, Janelle Monae, Brandi Carlile, Lin-Manuel Miranda, Adam Lambert, Cordae, Bebe Rexha, KYLE, Andra Day dhe poeten Amanda Gorman. Çdo episod, i cili përdor një ndërthurje të stileve të animuara, është një thirrje për veprim për të rimenduar,  si një gjë të gjallë që merr frymë dhe për të rikonfirmuar të kuptuarit e asaj që do të thotë qeveri dhe qytetari në një botë moderne. Përveç Barack dhe Michelle Obama, Tonia Davis dhe Priya Swaminathan janë pjesë e “Higher Ground”. Edhe Ada Chiaghana, Erynn Sampson e PeeDee Shindell.

“We the People”, i cili do të publikohet më 4 korrik në Netflix, drejtohet nga Peter Ramsey, Trisha Gum, Victoria Vincent, Benjy Brooke, Mabel Ye, Tim Rauch, Jorge R. Gutierrez, Daron Nefcy, Everett Doëning dhe Kendra Ryan. Seriali do të bëjë debutimin e tij botëror në AFI DOCS më 24 qershor./ KultPlus.com

‘Anna Karenina’, kryevepra e Tolstoit vjen në Netflix

Kryevepra e famshme e Tolstoit, “Anna Karenina” do të vijë si një serial në Netflix.

Përkohësisht, titulli i serialit është “Anna K”, por do të ndryshojë sapo të përfundojë prodhimi. Seriali do të bazohet në romanin klasik, por do të jetë një version më modern, transmeton KultPlus.

Në sfondin e Rusisë moderne, seriali do të përqendrohet te figura e sekretares Anna Karenina, gruaja e guvernatorit të ardhshëm të Shën Petersburgut.

Lidhja e dashurisë me Vronskin, trashëgimtari i një perandorie alumini, do të jetë një nga çështjet kryesore që seriali pritet të trajtojë. Marrëdhënia e tyre do të fillojë të kriset, duke kërcënuar ekuilibrat delikate të marrëdhënieve familjare dhe jetën e tyre shoqërore.

Sipas informacioneve të para, rolin kryesor të Anës do ta marrë Svetlana Hotshenkova.

Skenaristi i serialit, Roman Kador tha: “Sjellja e Anna Karenina në Rusi në shekullin të 21-të dhe në të njëjtën kohë, ta njohësh atë me të gjithë botën në gjuhën e saj, përmes kësaj mrekullie, të quajtur Netflix, është një ëndërr për mua. / KultPlus.com

Rikthehet ‘Friends’, zbulohet data e premierës

Tashmë është bërë e ditur se seriali i famshëm ”Friends” do të rikthehet për publikun në HBO Max, më datë 27 maj të këtij viti, përcjell KultPlus.

“Eshtë zyrtare! Premiera e Friends do të jepet në 27 maj në HBO Max. A mund të jemi më të emocinuar se kaq?”, shkroi Jennifer Aniston në llogarinë e saj të Instagram-it.

Deri më tani dihet se Jennifer Aniston, Courteney Cox, Matt Le Blanc, Lisa Kudroë, David Schwimmer dhe Matthew Perry, nuk do të luajnë bazuar mbi një skenar apo karakteret që jemi mësuar t’i shohim përgjatë viteve. / KultPlus.com

‘The Lord of the Rings’, seriali që pritet të thej rekordet e të gjitha kohërave

”The Lord of the Rings” pritet të thyejë rekord, si projekti më i kushtueshëm televiziv, pasi vetëm buxheti i sezonit të parë të këtij seriali filmik pritet të shkojë deri në 465 milion dollarë, përcjell KultPlus.

Kjo shumë e parave do të paguhet nga Amazon, ndërsa xhirimet do të zënë vend në Zelandën e Re dhe pritet të xhirohen pesë sezone të këtij serialit.

Producentët e serialit filmik parashikojnë se mund të thyejn edhe rekordet e shikimeve ngase priten risi dhe adrenalinë në episodat e radhës. / KultPlus.com

Sezoni i fundit i serialit ‘Lucifer’, shumë më ndryshe nga të tjerët

Producenti i serive “Lucifer” ka thënë se sezoni final i tij do të jetë “shumë ndryshe” nga sezoni i kaluar.

Joe Henderson në intervistë me “wordballoon” ka thënë se e do sezonin 5B dhe atë të gjashtit “në mënyra të ndryshme”, duke sqaruar se: “Sezoni 5B është epik; sezoni 6 është i ëmbël dhe personal. Unë nuk di as se si t’i krahasoj ato”.

Ai ka shtuar se janë shumë të ndryshëm mes vete, porse njëkohësisht janë përmbledhje e të gjitha serive, shkruan NME, transmeton KultPlus.

“Lucifer” do ta mbyllë kapitullin e episodeve me sezonin final për të cilin ende nuk ka datë të saktë se kur mund të lëshohet për audiencën e gjerë. / KultPlus.com

Netflix anulon serialin turk me protagonist një homoseksual, 5 milionë dollarë humbje

Gjiganti i filmave “streaming”, Netflix, sapo ka anuluar një serial të ri, që do të xhirohej në Turqi. Shkak për këtë vendim drastik, u bë roli i një homoseksuali dhe kjo, nuk do të shmangej as me ndryshimin e skenarit.

Netflix ka anuluar serialin “Nëse vetëm” – “If Only” (“Şimdiki Aklım Olsaydı”) veç një natë para fillimit të xhirimeve. Platforma e filmave “streaming” nuk ia doli, megjithë negociatat për të marrë lejen për fillimin e xhirimeve, nga RTÜK – Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit të Turqisë. Veçanërisht prodhuesit e filmave të huaj në Turqi, si Netflix, duhet të paraqesin skenaret e filmave të planifikuar pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për të marrë lejen, që ka nën kompetencë punën e RTÜK. Edhe kineastët vendas, shpesh janë nën mbikëqyrjen e shtetit.

Autorja e skenarit, Ece Yorenc, u shpreh për portalin turk të kinemasë, “Altyazi Fasikul”, se “leja e xhirimit për serinë nuk u mundësua, pasi filmi përmban një protagonist homoseksual.” Ajo shtoi, se filmi nuk përmban asnjë lloj episodi ku nënkuptohet marrëdhënie intime mes homoseksualëve apo diçka e ngjashme. Më herët, në mediet turke ka pasur informacione të pasakta, që tregonin variantin e kundërt – sipas Yorenc – e cila shtoi se, ky akt censure është “shumë shqetësues për Turqinë, në kontekstin e asaj që na pret.”

Vendimi pesëmilionë dollarësh

Sipas Netflix pjesa me protagonistin homoseksual, Osman, ishte një rol dytësor në serialin “If Only”. Subjekti i serialit ishte përvoja e një nëne të martuar e jo të lumtur, Reyhanit. Seriali do të ishte gati në vitin 2021, por tanimë ajo u anulua plotësisht. Skenaristja Yorenc, me gjasë kishte ofruar ndryshime në minutën e fundit, për të marrë parasysh edhe standardet e RTÜK-së, raporton plataforma “Altyazi Fasikul”. Por, sipas revistës amerikane, “Variety Magazine”, Netflix kishte preferuar anulimin e të gjithë prodhimit. Megjithatë, Netflix është shprehur se pagesat e premtuara për ekipin e serialit “If Only”, do të kryhen plotësisht. Pas anulimit të serialit, Netflix humbet 5 milionë dollarë. Por, firma ka theksuar, se “ndjen detyrim të thellë, për abonentët në Turqi dhe komunitetin krijues atje.”

Sipas Yorenc, Netflix e mori këtë vendim të vështirë në minutën e fundit, parimisht, sepse refuzon të pranojë ndryshime skenari nga qeveria. Mahir Ünal, ministri turk për Kulturën dhe Turizmin, shkroi më vonë në Twitter, se ai beson fort se, Netflix do të tregojë “më shumë sensibiliet për kulturën dhe artin turk, në emër të një bashkëpunimi të ngushtë (me Turqinë).”

Turqia: Mes lirisë dhe autoritarizmit

Kultura turke e përmendur nga Mahir Ünal, duket se nuk është aq në kundërshtim me vetë Netflix, por me historinë e saj: Nën performuesit dhe njerëzit më të njohur në historinë moderne turke, bëjnë pjesë një transseksual (Bülent Ersoy), një Drag Queen (Huysuz Virjin) dhe një homoseksual (Zeki Müren) – të gjithë kanë arritur suksesin në shoubiznes, para se të përmendeshin nocione si: martesa mes homoseksualëve, apo masa të tjera mbrojtëse për komunitetin LGBTQ.

Që nga themelimi i Turqisë moderne, në vitin 1923, nga Mustafa Kemal Atatürk, nuk ka pasur ligje kundër homoseksualitetit. Në vitin 1934 u përfshi e drejta e votimit për gratë, para shumë vendeve të tjera, mes tyre edhe disa vende perëndimore. Por, megjithë këtë qëndrim të moderuar në dukje, në vendin me shumicë myslimane, Turqia po haset me një luftë kulturore, ku orientimi seksual është një nga temat që e përçajnë shoqërinë. Prej pesë vitesh, në Stamboll janë ndalur aktivitetet e ditës së njohur si “Christopher Street Day”. Policia ndërhyn brutalisht, ndaj atyre që i shkelin këto ndalime.

Diplomacia e tipit Netflix

Ndërkohë, duket se Netflix mban distancë nga konfrontimet me qeveritë e huaja. Në vitin 2019 u ndalua seriali-komedi “Akt patriotik me Hasan Mihaj” nga oferta e Netflix në Arabinë Saudite, pasi autoritetet arabe të mbikëqyrjes së telekomunikimit kishin thënë se, kjo shkel ligjin kundër kriminalitetit kibernetik. Episodi, në të vërtetë paraqiste në mënyrë satirike princin trashëgimtar saudit, Mohamed bin Salman, për bashkëpërfshirjen e tij, të dyshuar në vrasjen e gazetarit, Jamal Khashogi.

Organizatat si “Amnesty International” e kritikojnë mënyrën e veprimit të Netflix, si edhe faktin që firma ende qëndron në tregun saudit. Kurse në Turqi, Netflix është aktiv që në vitin 2016 dhe ka 1,5 milionë abonentë. Megjithatë, entuziazmi për serialet që mbajnë emrin Netflix, nuk është shumë i madh. Por kjo është e qartë: Netflix, nuk mund t’i konkurrojë serialet e televizioneve turke. Shumica e popullsisë turke, ende ka televizionin burim kryesor informacioni. /Konica.al /KultPlus.com

Në Netflix nesër publikohet sezoni i tretë dhe i fundit i serialit të famshëm “Dark”

Nesër do të publikohet sezoni i tretë i serialit gjerman “Dark” në Netflix. Ky sezon është i treti dhe i fundit i këtij seriali psikologjik që është bërë i njohur ndërkombëtarisht, shkruan KultPlus.

Nesër më 27 qershor publikohet sezoni më i ri i këtij seriali që u bë popullor në mbarë botën seria e parë e së cilit u transmetua në vitin 2017. Në sagën e këtij seriali qëndron misteri në një qytet të vogël në të cilin udhëtohet nëpër kohë ku dhe ndodhin disa kthesa të çuditshme. Sezoni i ri pritet të jetë më i miri i serialit.

Nëpër disa uebfaqe amerikane “Dark” është zgjedhur si seria më e mirë e Netflix Original. /KultPlus.com

Preket me koronavirus aktorja kryesore e serialit “La Casa De Papel”

Një ndër aktoret kryesore të serialit “La Casa De Pape” Itziar Ituno, ku ndryshe njihet edhe si Raquel Murrillo, inspektorja që ran ë dashuri me profesorin, ka rezultua pozitive në testin për koronavirus.

Vetë aktorja e ka dhënë njoftimin përmes një postimi në “Instagram” , ku shprehet se ka sintoma të buta dhe se të gjithë duhet të kujdesen për veten.

 “Është zyrtare, që nga e premtja pasdite kam simptoma – temperaturë dhe kollë të thatë dhe sot kam pranuar informacionin nga testi epidemiologjik që kam bërë. Është koronavirus. Rasti im është i lehtë, por virusi është shumë ngjitës dhe i rrezikshëm për njerëzit me imunitet të dobët. Jini të vetëdijshëm, qëndroni në shtëpi dhe mbroni të tjerët”.

Sezoni i ri  “La Casa De Papel” do lançohej në datën 4 prill por ende nuk ka asnjë lajm nëse do anullohet prej koronavirusit apo jo.

“La Casa De Papel” do të lansojë sezonin e ri më datën 4 të muajit prill dhe ende nuk kemi asnjë lajm nëse kjo datë do të shtyhet apo jo për shkak të Koronavirusit. /KultPlus.com

Obsesioni për tragjeditë në ekranet e vogla!

Suksesi i befasishëm i dramave të bazuara në fakte shkatërrimtare, si “Chernobyl” (Çernobili) dhe “When They See Us” (Në sytë e tyre), na flet për publikun që nuk e kërkon gjithmonë eksapizmin, shkruan Rebecca Nicholson. Pjesë të shkrimit të saj, Telegrafi sjell më poshtë.

Para se të përfundonte, seriali “Chernobyl” është votuar në IMDb si më i miri i të gjitha kohëve. Kjo ka nxitur kompaninë “Sky Studios” – që bashkë-prodhoi serinë me HBO-në – që të dyfishojë investimet në përmbajtje origjinale, e të konkurrojnë me lojtarët tjerë, si Netflix.

Netflix ndërkohë po ia del mbanë: seriali me regji nga Ava DuVernay, “When They See Us”, është më i shikuari – që nga premiera më 31 maj.

Të dy ngjarjet e vërteta, që janë të tmerrshme e jo eskapiste, po i tërheqin shikuesit.

Përgjatë katër episodeve brutale, “When They See Us” dramatizon rastin kur disa djem me ngjyrë dhe hispanikë akuzohen gabimisht nën akuzat për përdhunimin e një të bardhe që bënte vrap nëpër Central Park të Nju-Jorkut, e që gjoja u rrah dhe u la e vdekur. Ata që nuk e dinë rastin, tronditen nga dështimi i drejtësisë; ata që e dinë mbajnë mend se adoleshentët u dënuan me nga gjashtë deri 14 vjet dhe se u liruan kur fajtori i vërtetë u rrëfye në vitin 2002.

DuVernay shfaq shkatërrimin që shkakton hetimi i egër dhe paragjykues racist policor. I shohim familjet dhe jetët e shkatërruara, jo vetëm nga padrejtësia, por edhe nga sistemi i korruptuar penal. Kjo nuk është e lehtë për t’u parë. Madje, episodi i fundit që përqendrohet tek Korey Wise, i vetmi nga pesë të pestët që u dërgua në burgjet e të rriturve, është tronditës, i dhunshëm… i tmerrshëm!

Ngjashëm, shikuesit kanë mundur të dinë se çfarë pritet nga pesë episodet e shkëlqyera të serisë “Chernobyl”, që rindërton me profesionalizëm fatkeqësinë më të keqe bërthamore në botë dhe pasojat e saj. Seriali nis me vetëvrasjen e një burri, nën mbikëqyrjen e KGB-së, dhe shpejt kalon te shpërthimi. Nga aty, kalohet te tentimet për të shmangur dështimin, e për të dëshmuar pastaj koston njerëzore të asaj që ndodhi dhe sakrificat që u bënë.

Si tregime të vërteta, “Chernobyl” na paralajmëron për rreziqet e mashtrimeve të qeverisë dhe manipulimin e fakteve, të cilat nuk duken aq të largëta. “When They See Us” përdor pamjet arkivore të Donald Trumpit duke dhënë një intervistë raciste dhe reklamën e tij të tmerrshme ku bën thirrje për kthimin e dënimit me vdekje. Pasojat e të dy dramave i shohim në të sotmen.

Years and Years” (Vite e vite), seria me regji nga Russell T Davies që do të nis së shpejti në HBO, nuk e tregon të vërtetën si seritë e sipërpërmendura, por imagjinon të ardhmen e afërt që mund të ndodhë: luftën bërthamore, katastrofën klimatike, ngritjen e të djathtës ekstreme, krizën masive të refugjatëve… Kjo është ftesë për stres dhe shqetësim; nuk është përvojë e mirë ta shikosh. Por, megjithatë lë gjurmë dhe kërkon vëmendjen tonë. /KultPlus.com

Marko Caka me rol kryesor në njërin nga episodet e serialit të famshëm “Spies next door”

Marko Caka, aktori me prejardhje shqiptare i cili është duke ngjitur majat e karrierës së tij në Hollivud, tashmë ka nisë xhirimet në një rol protagonist në një episod në serialin “Spies next door”.

Lajmin për KultPlus, e ka bërë të ditur vetë Caka, i cili ka treguar se seriali vjen nën regjinë e Erik Kirsten.

“Unë kam rolin e Boris, një ish agjent i KGB por që rekrutohet për shërbimin sekret të CIA-s. Ngjarjet e episodit janë të përqendruar në vitin 1982 në Virgjinia ku Boris, pasi ka braktisur familjen për t’i shërbyer shërbimit sekret të bllokut komunist, ai vendoset tw kthehet në familjen e tij por që ndiqet këmba-këmbës dhe helmohet nga spiunazhi sovjetik i KGB”, tha për KultPlus, Caka.

Episodi i serialit hulumtues do të shfaqet në fillim në kanalin kombëtar amerikan A&E gjatë verës së këtij viti. Ky film i viteve 80’ nga dinamika e ngjarjeve, ka një ngjashmëri me historinë e vrasjeve të fundit të ish agjenteve të KGB nga spiunët rus në kryeqytetin londinez.

“Boris është roli i parë protagonist i imi që shfaqet në televizionin amerikan dhe që premton për të ardhmen e karrierës sime në Industrinë e Filmit gjigant amerikan”, përfundoi për KultPlus, Marko Caka./ KultPlus.com

Prokuroria nis hetimet për serialin patriotik “Maqedonia”

Prokuroria Themelore Publike pas njoftimin nga Drejtoria e Policisë Financiare, ka hapur procedurë parahetimore në lidhje me marrëveshjen mes Agjencisë për Film dhe një shtëpi produksioni e angazhuar për ta xhiruar serialin.

Prokurori publik kompetent do të merr gjitha aktivitetet për të vërtetuar faktet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Janë dhënë disa udhëzime dhe urdhra për mbledhjen e materialeve lidhur me procedurën e incizimit të serialit. Në këtë fazë të procedurës, një pjesë e provave të kërkuara tashmë është dorëzuar, ndërsa është kërkuar edhe plotësimi i tyre”, njoftoi PTHP.

Agjencia për Film e Maqedonisë këtë muaj bëri kontroll lidhur me ndarjen e mjeteve për xhirimin e serialit “Maqedonia”, me ç’rast janë konfirmuar lëshime, ka deklaruar zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski.

“Mjetet i janë ndarë produksionit ‘Jadran film’ dhe duhej të bëhet projekt serial artistik ‘Maqedonia’, por në pajtueshmëri me kohën e konfirmuar, 4 shtator të vitit 2017, pjesa e parë e serialit as që është xhiruar, e as që është porositur, ndërsa të hollat në vlerë prej 1,2 milionë euro janë transferuar”, tha Boshnjakovski.

Ai theksoi se dje në seancën qeveritare është marrë vendim se pjesa tjetër e të hollave, 4,6 milionë euro, aspak nuk do të transferohen, ndërsa do të kërkohet përgjegjësi edhe për këto të hollat të cilat tanimë janë transferuar, për shkak se servisi nuk është dorëzuar.

“As që është xhiruar diçka, e as që ka pasur për qëllim dikush të xhirojë, dhe në mënyrë plotësuese do të zbatohet hetim dhe do të prononcohen edhe institucione tjera kompetente për këtë situatë”, tha Boshnjakovski./ KultPlus.com