Kënga e Ava Max bëhet kënga e 11-të solo më e dëgjuar e një femre në historinë e ‘Spotify’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, u bë shumë e njohur në vitin 2018 kur publikoi hitin “Sweet but Psycho”.

Ishte kjo këngë ajo e cila i dha nismën e saj të mbarë drejt tregut ndërkombëtar, duke e shndërruar në një divë botërore.

Kjo këngë e cila është dëgjuar mbi një miliardë herë në Spotify dhe mbi 700 milionë në YouTube, është pa diskutim një nga këngët solo më të suksesshme të një artisteje femër.

“Sweet but Psycho” është aktualisht kënga e 11-të më e dëgjuar solo e një artisteje femër në historinë e Spotify.

Lajmi ne ka bërë të ditur një nga faqet e fansave të këngëtares, e cila përcjell më të rejat në arritjet muzikore të saj.

E lumtur për këtë sukses, artistja shqiptare, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, e ndau këtë fakt me ndjekësit e saj në InstaStory. / KultPlus.com

Ava Max në revistën e famshme “Uproxx”, rrëfen jetën e saj para se të publikonte “Sweet but Psycho”

Amanda Koçi e njohur me emrin e artit si Ava Max është një nga artistet me origjinë shqiptare që po bën namin në botë. Ajo renditet te një nga këngëtaret më të dëgjuara të momentit në shumicën e play-listave ndërkombëtare.

Por përpara se të bëhej e famshme, Ava ka deklaruar se ka qenë një njeri i rëndomtë si gjithë të tjerët duke u përpjekur të bëjë një punë normale në Amerikë.

Këngëtarja ka rrëfyer për rubrikën “How I Blew Up Up” të revistës së famshme “Uproxx”, jetën e saj para se të nxirrte në treg hitin e famshëm “Sweet but Psycho”, i cili e bëri të njohur atë ndërkombëtarisht.

Max tha se e dinte që gjithmonë kishte dashur të bëhej këngëtare. Por ajo u ndikua shkurt nga zërat e jashtëm, të cilët e bindën atë se të bëhesh një yll popi ishte një shans “një në një miliard”.

“Kështu fillova të gjej një punë të zakonshëm me orar 9:00-17:00. Pastaj nisa të pushohesha nga puna, nuk isha shumë i mirë në asnjërën prej tyre”, tregon ajo.

Këngëtarja kishte punuar për një kohë të shkurtër si recepsioniste e sallonit të thonjve, por ajo u pushua nga puna pasi ishte e dobët në matematikë.

“Nuk isha shumë e mirë në të, sepse duhej të bëja llogaritje. Kështu që kalkulimi nuk ishte arma ime e fortë”, ka thënë ajo. / KultPlus.com

Photo by: Weiss Eubanks/NBCUniversal

Ava Max merr çmim nga Spotify për rekordin 1 bilionësh të këngës së saj (FOTO)

Sukseset e këngëtareve shqiptare janë duke vazhduar fuqishëm, shkruan KultPlus.

Këngëtarja me prejardhje nga Shqipëria, Ava Max pati një sukses të fuqishëm me këngën e saj “Sweet but Psycho”. Përveç vlerësimeve nga artdashësit, kjo këngë theu edhe rekorde.

1 bilion dëgjime në platformën e njohur muzikore, Spotify bëri që Ava Max të vlerësohet me një çmim, të cilën e ndau me artdashësit e saj.

“Sweet but Psycho më solli te ju, andaj unë do të jem përjetësisht falenderuese për këtë këngë. Ju dua”, ka shkruar Max në postimin e saj në Instagram.

“Sweet but Psycho” është realizuar në vitin që lam pas, në kuadër të albumit “Heaven and Hell”. / KultPlus.com

‘Sweet but Psycho’ e shqiptares Ava Max është dëgjuar mbi një miliard herë në mbarë botën

Ava Max, një tjetët artiste shqiptare që ka arritur majat e skenës ndërkombëtare.

Ishte ‘Sweet but psycho’ kënga që Ava Max-it i hapi shumë dyer në tregun ndërkombëtar.

Nuk ka shumë kohë që Ava lansoi albumin e saj të parë ‘Heaven and Hell’, album ky që deri tash ka rezultuar të jetë mjaft i suksesshëm.

Mirëpo, përmes një positmi në rrjete sociale, Ava Max ka njoftuar fansat e saj për lajmin e gëzueshëm se kënga e saj ‘Sweet but psycho’ ka arritur të dëgjohet mbi një miliard herë në platformën e famshme muzikore, Spotify.

“E gjitha falë jush. Një miliard herë e dëgjuar në Spotidy. Faleminderit për gjithë dashurinë që nga dita e parë”, shkruan këngëtarja shqiptare në Instagram. / KultPlus.com