“Dita më e bukur” rikthehet në Teatrin Eksperimental

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” këtë javë do të rivërë në skenë komedinë “Dita më e bukur”.

Komedia e David Foenkino, vjen me regjinë e Ledio Topallit dhe me një kast aktorësh të njohur dhe të pëlqyer nga publiku.

“Një shfaqje që sjell gëzim sepse është vendosur aty ku lind jeta dhe aty ku lind gëzimi çdo prindi, në Maternitet. Aty ku për çdo prind shkruhet në memorie Dita më e Bukur”, kështu është shprehur regjisori i komedisë e cila do të jetë në skenën për 6 netë rresht.
Në rolet kryesore interpretojnë Gentian Zenelaj, Adelina Muça, Sheila Haxhiraj etj.

Autori i veprës, David Foenkinos është një nga romancierët më në zë të momentit në Francë. Ai ka shkruar edhe tri vepra teatrale e njëra nga ato është edhe komedia “Dita më e bukur”.

Komedia e pati premierën pranverën e vitit të shkuar dhe pati shumë interes nga publiku.

Ajo ka personazhe të skalitur dhe një dialog të shpejtë, inteligjent e plot humor e  keqkuptime. Personazhet që kanë zili jetën e njëri-tjetrit, e bëjnë këtë vepër shumë interesante dhe tërheqëse për publikun. /atsh /KultPlus.com

Altin Basha sjellë “Rojat e Taxhit” në Teatrin Eksperimental në Tiranë (VIDEO)

Më 15 dhjetor në Teatrin Kombëtar Eksperimental në Tiranë, vjen shfaqja “Rojat e Taxhit”, me tekst të Rajiv Joseph e me regji të Altin Bashës, shkruan KultPlus.

Kjo shfaqje vjen me lojën e aktorëve Gazmend Gjoka dhe Lulzim Zeqja ndërsa koreograf është Gjergj Prevazi.

Humaxhuni dhe Baburi janë shoke të ngushte dhe roje në ushtrinë perandorake të mbretit të Hindustanit Shah Xhahanit. Ndërsa bëjnë roje ata qeshin e fantazojnë me historitë e tyre të feminise dhe arratisjet në xhungël. Ata kanë privilegjin e çuditshëm të jenë roje të Taxh Mahalit, dedikimi epik që mbreti Shah Xhahani i bëri gruas së tij të vdekur Mumtaz Mahal. Kjo ndodh një natë para se ky monument t’i shfaqet botës si personifikimi më i fuqishëm dhe mbresëlënës i bukurisë…

Shfaqja që vjen më 15 dhjetor me fillim nga ora 19:00 në Teatrin Kombëtar Eksperimental në Tiranë, shpaloset nën skenografinë dhe kostumografin e Iliriana Loxha Bashës, kompozitor Endri Sina, video Florian Canga, as.regjie Elis Mataj dhe është përkthyer nga Rovena Vyshka./ KultPlus.com

https://www.facebook.com/iliriana.basha/videos/pcb.10208469241168848/10208469239848815/?type=3&theater