Konkurrentja shqiptare Sihana Haxhnikaj përfundon rrugëtimin në “The Voice Australia”, nuk kualifikohet në raundin tjetër të garës

Javë më parë, në të gjtihat mediat vendore pothuajse ishte lajm se si dy shqiptare u takuan rastësisht me njëra-tjetrën në skenën e spektaklit “The Voice Australia”.

Bëhet fjalë për trajneren Rita Ora dhe konkurrenten Sihana Haxhnikaj, të cilat nuk hezituan të shprehnin simpatinë e tyre për njëra-tjetrën në audicionet e fshehura.

Me të dëgjuara se është nga Kosova, Rita u entuziazmua shumë kur e pa Sihanën në skenë, e aq më tepër që ajo e ktheu karrigen për të.

Por megjithëse u pëlqye shumë nga publiku australian, Sihana nuk e ka vazhduar rrugëtimin e saj në raundin tjetër pasues.

Ajo është eliminuar pasi nuk është votuar mjaftueshëm nga publiku në garën me konkurrentet Gezel Bardossi dhe Elsa Marilyn, të cilat u votuan mjaftueshëm për të shkuar në beteja, por në fund Rita zgjodhi të vazhdonte me Elsan.

Ky është përndryshe viti i tretë me radhazi që Rita Ora zgjidhet të jetë anëtare e jurisë në spektaklin e talenteve “The Voice Australia”. / KultPlus.com

Konkurrenti i Rita Orës triumfon në “The Voice Australia 2022”

Lachie Gill është fituesi i “The Voice Australia” për vitin 2022, përcjell KultPlus.

24 vjeçari arriti që të fitojë çmimin prej 100 mijë dollarësh dhe gjithashtu edhe një kontratë me Universal Music Australia.

Trajnerja e Lachiet, këngëtarja shqiptare, Rita Ora, e lavdëroi atë për talentin që zotëron dhe falënderoi Australinë për mbështetjen e tyre.

“Ti i bëre të gjitha këto. Australi, faleminderit, faleminderit, ju dua. Ndjej sikur ky është vetëm fillimi për ty. Urime. Jam shumë e lumtur për ty sa nuk mund të marr frymë”, tha Ora.

Lachie falënderoi Rita Orën, që i kujtoi atij të qëndronte autentik. /KultPlus.com

Rita Ora rikthehet në The Voice of Australia

Këngëtarja shqiptare e njohur në mbarë botën, Rita Ora, do të rikthehet edhe një herë tjetër në skenën e madhe të The Voice of Australia, shkruan KultPlus.

Ora ka postuar disa fotografi në “Instagram”, duke njoftuar për rikthimin e saj në skenën e magjishme të The Voice, ku do të jetë pjesë e jurisë për edicionin e ri.

“Dhe ne jemi kthyer!! Shumë e emocionuar që jam në Australi në The voice of Australia Generations. Niveli i talentit këtu është i jashtëzakonshëm dhe mezi pres që ju ta shihni atë!!”, shkruan ajo.

The Voice of Austrlia me gjeneratat e reja, si trend i ri në këtë edicion do të shfaqet më 31 janar. /KultPlus.com

Rita Ora mahnitë me dukjen në gjysmëfinalen e ‘The Voice of Australia’ (FOTO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka pranuar shumë komente pozitive në lidhje me dukjen e saj të fundit në gjysmëfinalen e ”The Voice of Australia”, përcjell KultPlus.

Ajo ka ndarë disa fotografi në rrjete sociale, ndërsa ka prezantuar paraqitjen e saj unike dhe fustanin po ashtu mjaft interesant.

Me një nuancë të ngjyrës së vjollcë të lehtë e me flokët kaçurrela të kapura, Ora ka marrë gjithë vëmendjen.

“Unë nuk mund të besoj se jemi pothuajse në fund të The Voice Australia. Gjysmëfinalja me ekipin tim të mrekullueshëm #EkipiRita”. Kush mendoni se do të fitojë?”, është shprehur Ora në postimin e saj. / KultPlus.com