The Weeknd me filmin e ri ‘Hurry Up Tomorrow’

Projekti kinematografik bazohet në një përvojë personale të këngëtarit.

Pas 5 vitesh bojkot të ceremonisë së çmimeve Grammy duket se ka ndryshuar mendimi i këngëtarit The Weekend për eventin muzikor.

Ai surprizoi të gjithë kur u shfaq përsëri në skenën e çmimeve Grammy.

Në vitin 2020, organizatorët e çmimeve Grammy u kritikuan ashpër kur artisti kanadez nuk u nominua për çmimet Grammy, edhe pse albumi i tij i vlerësuar nga kritika “After Hours” ishte një nga albumet më të shitura të atij viti.

The Weekend, në një postim në Twitter, tha: “Fituesit e çmimeve Grammy mbeten të korruptuar. Ju më detyroheni mua, fansave të mi dhe industrisë transparencë.”

Tani këngëtari po mendon të prezantojë albumin e tij të fundit në këtë ngjarje të madhe muzikore. Por fokusi kryesor i këngëtarit është filmi i tij i ri i titulluar “Hurry Up Tomorrow”, i cili u frymëzua nga një përvojë personale dhe ka të bëjë pikërisht me humbjen e zërit gjatë një koncerti live.

Gjithçka fillon kur personazhi i depresionuar dhe i pakënaqur pasi e dashura e tij e lë. Në këto kushte ai përdor lëndë narkotike dhe feston me mikun dhe menaxherin e tij, Lee gjatë koncerteve të turneut të tij.

Megjithatë, Abel humbet zërin në mes të performancës si pasojë e stresit dhe përdorimit të substancave.

Fillimisht i perceptuar si një dëmtim i kordave vokale, këngëtari më vonë e kuptoi se problemi ishte më i thellë se sa kaq, duke nxitur një udhëtim vetëreflektimi dhe shërimi.

Ky proces terapeutik solli një bashkëpunim kinematografik me regjisorin Trey Edward Shults, të cilin këngëtari e admironte.

“Filmi flet për një artist që është në prag të një krize mendore dhe pastaj takon një të huaj dhe ata nisin një udhëtim së bashku.Kjo është dicka e zakonshme, por unë u përpoqa të bëja një gjë që nuk është parë. Kjo është ajo që përpiqem gjithmonë të bëj. Dhe mendoj se kaq shumë filma sot… Nuk po përpiqem të nënvlerësoj punën e askujt, por i qëndrojnë besnik formulës,dhe shpresoj që me këtë film audicenca të surprizohet”, është shprehur Trey Edward Shults.

Aktorja Jenna Ortega, e cila luan rol në këtë film, vlerësoi ndjeshmërinë e këngëtarit dhe punën e bërë.

“Patjetër. Abeli ​​është një nga punëtorët më të mëdhenj që njoh dhe pasioni, energjia, koha dhe paratë që ai i ka kushtuar këtij filmi, është kaq mbresëlënëse, ai është i jashtëzakonshëm në këtë film. Ai është një artist që mund ta shprehë veten me sukses përmes mënyrave të ndryshme”, tha aktorja Jenna Ortega.

Filmi, me dy histori dhe një kthesë të papritur, synon të ndikojë emocionalisht audiencën.

“Do të thoja se ky film është eksperimental, është i ri dhe i ndryshëm nga projektet e tjera. Në fund të fundit, jam përpjekur të bëj një film të shkëlqyer që nuk e kemi parë më parë. Pra, më intereson që njerëzit ta pëlqejnë dhe të lidhen me të, por, gjithashtu ti nuk e di kurrë impaktin tek audienca. Nëse përpiqesh të tregosh diçka të re, nuk e di kurrë se si do të perceptohet. Shpresoj që njerëzit ta pëlqejnë dhe ta shijojnë”, u shpreh regjisori Trey Edward Shults.

Muzika luan një rol vendimtar në film dhe është e lidhur ngushtë me albumin më të ri të këngëtarit të njohur.

Krijuesit e projektit kinematografik shpresojnë që muzika të krijojë një përvojë gjithëpërfshirëse përmes zërit që përputhet me emocionet e personazheve./KultPlus.com

The Weeknd emërohet Ambasador i Vullnetit të Mirë

The Weeknd ka ndjekur hapat humanitar të aktores së famshme, Angelina Jolie, duke iu bashkuar Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, si Ambasador i Vullnetit të Mirë.

“Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së, është duke bërë punë urgjente dhe të rëndësishme për të ndryshuar dhe ruajtur jetët në baza ditore dhe unë ndjehem i pasionuar për të adresuar urinë botërore dhe të ndihmojë njerëzit në nevojë”, ka thënë këngëtari derisa ka pranuar pozitën, në një ceremoni special që është mbajtur të enjten në Los Anxhelos.

The Weeknd, 31-vjeçar është i njohur për veprimet e tij humanitare, dhe së fundmi ka dhënë donacion prej 1 milion dollarësh për Programin e OKB-së për ndihmë në luftimin e urisë në botë.

Lëvizja e The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është, Abel Makkonen Tesfaye, për t’iu bashkuar Programit të OKB-së, vjen pas asaj të aktores 46-vjeçare Angelina Jolie, e cila u bë Ambasadore e Vullnetit të Mirë në vitin 2001, dhe po vazhdon ta mbajë këtë titull, për plotë 11 vjet. Jolie aktualisht mban titullin e të dërguarës së posaçme të Kombeve të Bashkuara./ KultPlus.com

The Weeknd fitues i 10-të çmimeve ‘Billboard Music Awards’

Ngjarja “Billboard Music Awards” u rikthye të dielën mbrëma me edicionin më të ri, vetëm shtatë muaj pas shtyrjes së ceremonisë së kaluar si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

The Weeknd, i cili kryesonte me më së shumti nominime, 16 sosh, ishte fituesi i madh i ceremonisë së të dielës duke i fituar gjithsej 10 trofe, përfshirë këtu çmimin kryesor të mbrëmjes “Artisti më i mirë i vitit”. Ylli i njohur kanadez gjithashtu triumfoi në kategoritë “Top 100 Artist” dhe “Top Hot 100 Song”, për hitin e tij të padiskutueshëm “Blinding Lights”.

Këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore, Dua Lipa, nuk arriti të triumfoi në këtë ngjarje, ani pse ishte nominuar në katër kategori të rëndësishme , “Top Female Artist”, “Hot 100 Artist”, “Radio Song” dhe “Radio Song Artist”.

Edhe grupi “BTS” ishte fitues i madh i ceremonisë “Billboard Music Awards”, duke triumfuar në secilën kategori ku ishin nominuar, përfshirë këtu “Top Duo/Group”, “Top Song Sales Artist”, “Top Social Artist” dhe “Top Selling Song”, çmim ky i fituar për hitin e tyre “Dynamite”. Bendi po ashtu e performoi këngën e tyre të fundit “Butter”, e cila u lansua në premten mbrëma.

Edhe artisti latin Bad Bunny arriti të shpërblehet në katër kategori, “Top Latin Artist”, “Top Latin Male Artist”, “Top Latin Album” dhe “Top Latin Song”, kurse reperi i ndjerë Pop Smoke, i fitoi 5 shpërblime post-mortem, përfshirë këtu çmimin “Top Billboard 200 Album” i cili shkoi për incizimin e tij mjaft të suksesshëm, “Shoot for the Stars, Aim for the Moon”. Nëna e tij, Audrey Jackson, i pranoi shpërblimet gjatë mbrëmjes me ç’rast iu drejtua publikut me fjalët: “Faleminderit që e keni nderuar luftëtarin tim të ri”.

Ylli amerikan i muzikës, Pink, e pranoi çmimin special të karrierës “Icon Award”, të cilin ia dhuroi simpatia e fëmijërisë, Jon Bon Jovi. Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur nga publiku gjithashtu e argëtoi publikun me interpretimin e disa prej hiateve të saja më të njohura, si “Just Like a Pill”, “Get the Party Started” dhe “So What”. Kurse momenti më interesant nga performance e Pinkut ishte kur ajo u shfaq në skenë për ta interpretuar këngën e re, “Cover Me in Sunshine”, e shoqëruar nga vajza e saj Willow.

Edhe reperi Drake kishte vendosur t’ia prezantojë publikut djalin e tij, Adonis, në këtë ngjarje, duke e sjellë atë në skenë për ta pranuar shpërblimin special “Artisti i dekadës”. Ai madje ia dedikoi këtë shpërblim të birit 3-vjeçar.

Për ta shënuar përvjetorin e 20-të të albumit të saj debutues, “Songs in A Minor”, i cili u lansua në qershor të vitit 2001, Alicia Keys e dha një performancë speciale ku përfshiheshin disa prej hiteve të saj më të suksesshme, përfshirë këtu këngën “Fallin”.

Ceremonia “Billboard Music Awards” e cila u prezantua nga aktori dhe këngëtari, Nick Jonas, u transmetua live nga teatri “Microsoft” në kanalin “NBC”. /koha/ KultPlus.com