Dua Lipa shpërblehet edhe me një çmim tjetër, vlerësohet në Billboard 2020

Çmimeve të shumta të Dua Lipës sonte iu shtua edhe ai në Billboard 2020, shkruan KultPlus.

Këngëtarja shqiptare arriti të fitoj çmiminWomen In Music for the Powerhouse”, e që padyshim përbën edhe një sukses tjetër të saj.

Ajo ka shpërndarë fotografi me fustanin e zi, me të cilin kishte performuar në hyrje të organizimit “Billboard 2020”, duke e interpretuar këngën “Boy will be boys” në një version tejet të bukur.

“Kur fustani të shërben si sfond…faleminderit Billboard çmimi Women In Music for the Powerhouse”, ka shkruar Lipa në profilin e saj në twitter.

Ky çmim vie pas sukseseve të Duas në Festivalet e Francës, Spanjës si dhe nominimeve në Grammy. / KultPlus.com

John Legend emocionin me performancë kushtuar gruas së tij dhe humbjes së foshnjës së tyre (VIDEO)

Ditë më parë familja e John Legend përjetoi ndër dhimbjet më të mëdha, duke humbur foshnjën e tyre, përcjellë KultPlus.

Ndërkaq, mbrëmë, ai u shfaq për herë të parë në skenë që nga humbja e fmëijës së tretë, me një performancë në ‘Billboard Music Awards 2020’, performancë kjo e cila iu kushtua gruas së tij përmes këngës ‘Never Break’.

Çifti njoftuan humbjen e djalit të tyre të vogël, të cilin ata e kishin quajtur Jack, në fillim të këtij muaji në Instagram me një seri fotografish bardh e zi në spital.

Teigen, 34 vjeçre, u tha fansave se të dy ishin ‘të tronditur’ dhe në ‘dhimbje të madhe’ pasi pësuan abortin.

I veshur tërësisht në të bardha në një piano në Teatrin ‘Dolby’ në Los Angeles, Legend parapriu shfaqjen e tij duke thënë: “Kjo është për Chrissy-n”.

Balada, nga albumi i tij “Bigger Love” i vitit 2020, përfshin tekstin e këngës: “Unë nuk jam i shqetësuar për ne dhe nuk kam qenë kurrë. Ne e dimë se si përfundon historia. Ne kurrë nuk do të ndahemi”. / Kultplus.com

Kelly Clarkson sërish në rolin e prezantueses së “Billboard Music Awards”

Këngëtarja e njohur dhe shumë e talentuar është angazhuar ta prezantojë ceremoninë e famshme të ndarjes së shpërblimeve muzikore, për të tretin vit me radhë, kjo pasi duket që në vitet paraprake, ylli i hitit “Since U Been Gone” e ka bërë një punë të mrekullueshme si prezantuese.

Ceremonia e “Billboard Music Awards” mbahet më 29 prill, në arenën “MGM Grand Garden” në Las Vegas, transmeton Koha.net.

“Jam tejet e emocionuar që do të ribashkohem me familjen time në ‘Billboard’. Më pëlqen shumë të jem pjesë e një ngjarjeje e cila i feston artistët tanë më të mirë, dhe në të njëjtën kohë sjellë shumë argëtim për adhuruesit. Kjo do të jetë një natë për muzikën të cilën nuk duhet ta humbisni,” ka deklaruar Clarkson përmes një mesazhi të postuar në rrjetet sociale.

Në vitin 2019, këngëtarja 37-vjeçare e filloi ceremoninë me një kolazh muzikor të hiteve më të mëdha të atij viti. Ajo e mahniti publikun në sallë dhe atë që po e ndiqte nga shtëpia, me një performancë të këngëve të huaja të cilat i përvetësoi sikur të ishin të sajat.

Ylli i hitit “Behind These Hazel Eyes”, përveç si këngëtare ka filluar të njihet edhe si prezantuese televizive, pasi kohë më parë e lansoi emisionin “The Kelly Clarkson Show” ku realizon intervista të ndryshme me të ftuar të famshëm, por edhe njerëz të zakonshëm. Po ashtu, Clarksonin mund ta shohim edhe si anëtare të suksesshme të talent shout amerikan, “The Voice”. /KultPlus.com