Kushtrim Sheremeti kandidat në garën për të qenë përfaqësues i tifozëve të Liverpool në gjithë Evropën

Kushtrim Sheremeti është listuar nga LFC si një nga katër kandidatët potencialë në garë për të qenë përfaqësues i tifozëve të Liverpool në gjithë Evropën, shkruan KultPlus.

Lajmin e kanë bërë të ditur faqja e tifozërisë së ekipit futbollistik të Liverpool në Kosovë – Kosova Reds, aty mu Mehmeti është kryetar.

Kosova Reds ka bërë gjithashtu thirrje që të votohet Sheremeti, në mënyrë që të përzgjedhet, duke votuar në këtë link.

Drejtori i Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe aktori Kushtrim Sheremeti e ka konfirmuar këtë lajm për KultPlus.

Sheremeti në këtë garë është bashkë me tre kandidatë të cilët janë nga Holanda, Danimarka dhe Serbia. / KultPlus.com

Tifozëve në Katar iu desh të prisnin orë të tëra për ujë

Mijëra tifozë u detyruan të prisnin në radhë të gjata dy orëshe në temperatura të larta në parkun zyrtar të tifozëve në Doha.

Mbështetësit kishin vërshuar në zonën e tifozëve në Al Bidda Park për të hyrë në frymën e turneut përpara hapjes së nesërme të Kupës së Botës mes Katarit dhe Ekuadorit.

Parku, i cili mund të mbajë deri në 40,000 njerëz, do të hapej në orën 16:00 me kohën lokale, por tifozët filluan të mblidheshin më herët gjatë ditës për të siguruar një hyrje të shpejtë.

Linja të mëdha ishin krijuar tashmë në orën 15:30, por dyert nuk u hapën për një orë tjetër, me tifozët që nuk mund të blinin ujë për të qëndruar të hidratuar në nxehtësinë 31 gradë.

Nuk ka burime uji të vendosura rreth parkut ose pranë ndonjë prej stacioneve të metrosë aty pranë. /KultPlus.com

Përleshja e tifozëve të Kosovës me grekë deri te ndërhyrja e policisë (VIDEO)

Kombëtarja e Kosovës është duke e zhvilluar sonte ndeshjen më të rëndësishme të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Në stadiumin “Panthessaliko”, Kosova është duke u përballur me Greqinë. Ndeshja ka filluar në ora 20:45.

Megjithatë, në Volos nuk ka aspak atmosferë miqësore ose sportive.

Përveç se e fishkëllyen himnin e shtetit të Kosovës dhe provokuan me vendosjen e flamurit serb, tifozët grekë nuk po i lënë rehat as futbollistët e Kosovës.

Nga fillimi i ndeshjes, grekët po i drejtojnë laserët te futbollistët “Dardanë”. Kjo padyshim se i pengon futbollistët e Kosovës, pasi i dekoncentron ata.

Por, situata është tensionuar edhe më shumë pas përfundimit të pjesës së parë, pasi ka ndodhur edhe një përleshje mes tifozëve kosovarë dhe atyre grekë.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën. /Express/ KultPlus.com

Tifozët përjetojnë emocionet e Lojërave Olimpike

Për herë të parë në Lojërat Olimpike në Tokio 2020, morën pjesë tifozët në garat e biçikletave malore në Izu, një qytet rreth dy orë larg Tokios.

Tifozët u ndaluan t’i përcillnin nga afër Lojërat Olimpike për shkak të parandalimit të shpërndarjes së koronavirusit, transmeton KultPlus.

Një numër i caktuar i tifozëve ishte i pranishëm për të parë garën në biçikleta malore.

Izu është një nga vendet e pakta ku tifozët lejohen të hyjnë për të parë garat. / KultPlus.com