Liverpooli refuzon vendosjen në hotelin ku shkelen të drejtat e punëtorëve

Liverpooli ka refuzuar të vendoset në një hotel luksoz të caktuar për të në Doha të Katarit, pasi ka zbuluar një seri të çështjeve të shkeljeve të të drejtave të njeriut që kanë ndodhur në këtë hotel me pesë yje.

Liverpooli do të jetë në Lindje të Mesme në dhjetor për të garuar në Botërorin e klubeve, në të cilin është kualifikuar pasi fitoi Ligën e Kampionëve në qershor.

Liverpoolit i është ofruar qëndrimi në “Marsa Malaz Kempinski”, një hotel luksoz në ishullin artificial Pearl-Katar, por skuadra angleze refuzoi këtë për shkak të së kaluarës së njollosur të hotelit.

Lajmi për refuzimin e Liverpoolit është bërë i ditur nga “The Athletic”, që ka treguar se skuadra mori këtë vendim pas informatave për të kaluarën e hotelit.

Në tetor të vitit 2018, një hetim i “The Guardian” kishte zbuluar se punëtorët emigrantë të punësuar në hotelin “Marsa Malaz Kempinski” po marrin paga nën minimale në Katar dhe po operohej në kundërshtim me ligjet e punës. / Koha.net / KultPlus.com

Katari ndërton bibliotekën më të madhe në botë, ky është numri i librave

Plot fëmijë rrëmojnë në raftet e saj ose ulen me libra në duar, në këmbët e shtyllave të mëdha, që mbështesin mega-strukturën e “Rem Koolhaas”, prej 45.000 metra katrorësh.

Në 6 muajt e parë të vitit, thonë drejtues të saj, çdo libër i seksionit të fëmijëve është huazuar, çka tregon se përpjekjet për të tërhequr dhe më të vegjlit, kanë dhënë fryt.

QNL-ja, e shitur si një bibliotekë “e zhurmshme”, përmban një auditor me 120 vende dhe një zonë eventesh në zemër të hapësirës, së mbushur me dritë natyrale, e cila të kujton një aeroport modern.

“Të gjithë librat që shihni në këtë vend mund të huazohen nga përdoruesit. Ndryshe nga shumë biblioteka kombëtare, ne kemi një funksion të bibliotekës publike që bashkërendohet me funksionin kombëtare dhe atë kërkimor”, është shprehur Stuart James Hamilton, zëvendës drejtori ekzekutiv i bibliotekës.

Me mbi një milion libra dhe 500,000 botime digjitale, biblioteka e ndodhur në Doha, është më e madhja në Lindjen e Mesme.

Megjithatë konkurrenca nuk mungon, Emiratet e Bashkuara Arabe po përpiqen t’ia kalojnë Katarit me bibliotekën më të re, në Dubai, “Mohammed Bin Rashid”, e cila kur te çelet, thuhet se do ti ofrojë plot 1.5 milion libra, publikut për lexim.