Unikkatili: Është koha që Gegnishtja të kthehet si gjuhë standarde në veri të trojeve shqiptare

Reperi shqiptar, Viktor Paloka i njohur me nofkën Unikkatil, ka thënë se dallimet mes dialekteve të gjuhës shqipe toskë e gegë janë substanciale dhe e ka quajtur kriminale nëse lejohet që njëri dialekt të zhduket shkaku i dialektit tjetër. Ai ka kërkuar që gegnishtja të kthehet si gjuhë standarde në rajonet veriore.

“Dallimet mes Shqipes Gheg (Arbënishtes/Arbanishtes) e Shqipes Tosk (Arbërishtes) jòn substanciale e ôsht kriminale me e lejú njonën me u zhdukë sherri i tjetrës, sepse të dyjat jòn barabar të bukura”, ka shkruar ai.

Paloka ka thënë se është poashtu kriminale që t’i thuhet një fëmije të veriut se nuk e di gjuhën shqipe vetëm se nuk e njeh dialektin toskë.

“Ôsht kriminale edhe me i thônë nji fëmije të veriut: “ti nuk e njeh Shqipen” nëse ata thjeshtë nuk e njohin dialektin Tosk (standardin e imponúm për arsye vetjake) e padrejtësisht me krijú kompleks inferioriteti në mendjen e tyne. Fëmija verior shkollën fillore e kanë ferr sepse torturohen kur mësojnë landët në nji dialekt totalisht ndrýshe nga ai që e folin e që me vështirësí e kuptojnë”, ka shkruar Paloka.

Tutje, reperi ka thënë se është koha që dialekti gegë të rikthehet si gjuhë standarde në veri.

“Ka ardhë koha që Shqipja Gheg, me u kthý si gjuhë standarde në veri të trojeve tona e Toskëríshtja, le të mbetë standarde në jug. Mbetet evidente që kjo ôsht e pashmangshme e nuk kena kah me i ikë përndryshe kemi me pagú çmim të naltë me dômtim të matejshëm të fëmijëve tonë”, ka thënë ai. / KultPlus.com

Haradinaj takohet me Unikkatilin, ka fjalë të mëdha për të

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, është takuar me reperin kosovar, Viktor Palokaj të njohur si Unikkatil.

Haradinaj përmes Facebook ka thënë se reperi kudo që përformon, Kosovën e ka pikënisje.

“Unik në kuptimin e plotë të fjalës!”, ka shkruar në Facebook Ramush Haradinaj.

Unikkatili ditë më parë ka përformuar në një koncert në Mitrovcë. / KultPlus.com

Koncerti i parë i Unikkatilit në Shqipëri

Reperi më i famshëm shqiptar, Unikkatil, mban sot (e shtunë) në Durrës një koncert madhështor dhe kjo është hera e tij e parë në Shqipëri.

Viktor Palokaj, reperi më rebel dhe i shumëpërfolur në gjithë rrjetet sociale, si një artist që me tekstet e tij ka krijuar shumë debate, do të performojë në stadiumin e Durrësit me një atmosferë mbarëkombëtare.

I njohur për karakterin e tij enigmatik, ai shfaqet shumë rrallë nëpër videoklipet e tij.

Nesër ne Durrës Sot mundeni me i ble online biletat Neser vetëm te stadioni Niko Dovana

A post shared by UNIKKATIL (@unikkatilofficial) on

Pjesë e koncertit do të jenë edhe pjesëtarët tjerë të TBA, si Klepto, Jetoni, Kobra e Barooti.

Para koncertit në Shqipëri, Unikkatili lansoi këngën e re “Ça jon” në bahskëpunim me Klepto.

Kënga është pritur mirë nga fansat e tij dhe për katër ditë numëron afro 800 mijë dëgjime në YouTube. /TCH/

Unikkatil me koncert në Shqipëri, e quan “Koncerti i Kombit”

Reperi i njohur i cili ka mbajtur me dekada një profil diskret, tashmë po bëhet më publik me postime në rrjete sociale e koncerte.

E nisi në Europë dhe duket që s’do ndalet.

Unikkatil më datë 4 gusht do të mbajë një koncert madhështor në Durrës. Tashmë kanë dalë edhe biletat në shitje. Më poshtë po ju sjellim lokacionet ku mund t’i siguroni ato. / KultPlus.com