Profesori në Amerikë shkarkohet nga universiteti pasi i ka bërtitur një studenti (VIDEO)

Një profesor i Universitetit Shtetëror të Tennessee është shkarkuar nga puna pasi u shfaq një video ku shihet ai duke i bërtitur një studenti, transmeton KultPlus.

Profesori i historisë Robert Evins Pickard u regjistrua duke bërtitur “në fytyrën e studentit” përpara se ta përjashtonte nga klasa.

Në videon, e cila është bërë virale në platforma të ndryshme të mediave sociale, Pickard mund të dëgjohet duke bërtitur ‘Si e ke emrin?’.

Më pas ai bërtet ‘Dil jashtë! Ju keni dështuar në këtë lëndë, sido qoftë emri juaj! Jashtë! Jashtë!’.

Si pasojë, universiteti ka bërë të ditur në një deklaratë të martën se Pickard është larguar nga pozicioni i tij në staf.

“Universiteti është në dijeni të incidentit të identifikuar në videoklipin që shpërndahet në media, duke përfshirë edhe rrjetet sociale. TSU nuk toleron sjellje joprofesionale në klasat e saj”, thuhet në deklaratë.

“Ky incident bie ndesh me standardin e sjelljes që ne presim nga ata që janë të ngarkuar me mësimdhënie dhe të shërbejnë si model për studentët tanë”, shtuan ata.

“Universiteti ka ndërmarrë veprime të shpejta, duke përfshirë veprimet e personelit, për të adresuar këtë incident dhe anëtari i fakultetit i treguar në video u hoq menjëherë nga klasa dhe u pushua nga puna”.

Në anën tjetër, Pickard ka ofruar dorëheqjen nga universiteti pas incidentit dhe tani është zyrtarisht në pension.

Ai i tha stacionit lokal WSMV se është i penduar thellësisht për këtë veprim. /KultPlus.com

Profesori Murtezaj shumë i suksesshëm në Paris, pranon një çmim të madh

Profesori universitar, Valon Murtezaj, i cili punon në një universitet në Paris, ka pranuar një çmim për “Ekselencë në Mësimdhënie”, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Murtezaj përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, ku edhe ka treguar se ky nominim është mirënjohje në vete.

“Shumë i lumtur sot të pranoj këtë dhuratë simbolike nga universiteti në Paris ku punoj (IESEG), në mirënjohje dhe shënim të nominimit tim këtë vit për Çmimin për Ekselencë në Mësimdhënie”, shkroi ai mes tjerash.

Tutje, Murtezaj ka shprehur gëzimin e tij që ishte në mesin e profesorëve finalistë në kuadër të programeve të studimeve postdiplomike.

Shqiptarët janë duke shënuar suksese të mëdha nëpër botë falë punës dhe përkushtimit të madh në ndjekjen e pasioneve të tyre. /KultPlus.com