Tërhiqet nga projekti regjisori i “Fast and Furious 10”

Regjisori Justin Lin është tërhequr nga “Fast and Furious” javën e kaluar pas mosmarrëveshjeve me aktorin Vin Diesel.

“Fast and Furious” e drejtuar nga Lin njoftoi papritur tërheqjen nga seria e 10-të me radhë, pak ditë pas fillimit të prodhimit.

Ndërsa u tha se tërheqja e tij ishte miqësore, një raport i ri nga The Hollywood Reporter tregon një histori tjetër.

Me sa duket, një “mosmarrëveshje e madhe” me yllin kryesor Diesel e bëri Lin të largohej përfundimisht.

Sipas burimeve të THR, Lin, Diesel dhe dy drejtues u takuan për të diskutuar për skenarin e Diesel.

Universal Pictures kishte dërguar edhe një shkrimtar në Londër, ku po xhirohet “Fast X”.

“Justin më në fund u mjaftua dhe tha: “Ky film nuk ia vlen për shëndetin tim mendor”, tha një burim i brendshëm për THR./21Media/ KultPlus.com

The Rock nuk do të kthehet në filmin “Fast and Furious”

Dwayne “The Rock” Johnson nuk po përmbahet për ndjenjat e tij në lidhje me aktorin e Fast & Furious Vin Diesel.

Në një intervistë me CNN të publikuar të mërkurën, Johnson, 49-vjeçar, iu drejtua një postimi në Instagram të bërë nga Diesel në nëntor – në të cilin aktori 54-vjeçar i kërkoi publikisht Johnson-it të ribashkohej në film, duke e quajtur lëvizjen e Diesel “një shembull të manipulimit të tij”.

“Unë u befasova shumë nga postimi i fundit i Vin”, tha Johnson. “Këtë qershorin e kaluar, kur Vin dhe unë folëm, i thashë drejtpërdrejt dhe privatisht se nuk do të kthehesha në film. Isha i vendosur, por i përzemërt me fjalët e mia dhe thashë se do të isha gjithmonë mbështetës e kastit, por që nuk kishte asnjë shans që të kthehesha. Unë fola privatisht edhe me partnerët e mi në Universal, të cilët të gjithë ishin shumë mbështetës pasi e kuptonin problemin.”

“Nuk më pëlqeu që ai solli fëmijët e tij në këtë post, si dhe vdekjen e Paul Walker. Lërini ata jashtë kësaj” vazhdoi Johnson. “Ne kishim folur muaj më parë për këtë dhe arritëm në një mirëkuptim të qartë. Qëllimi im gjatë gjithë kohës ishte t’i jepja fund udhëtimit tim të mahnitshëm në Fast and Furios.”

“Është për të ardhur keq që ky dialog publik ka turbulluar ujërat. Pavarësisht nga kjo, unë kam besim në casten e Fast dhe aftësinë e tij për të ofruar vazhdimisht për audiencën, dhe me të vërtetë i uroj ish-anëtarëve të mi dhe anëtarëve të ekuipazhit fat dhe sukses në kapitulli tjetër”, shtoi Johnson. / KultPlus.com

Dwayne Johnson konfirmon se nuk do të jetë më pjesë e filmave “Fast & Furious”

Dwayne Johnson ka konfirmuar se nuk do të jetë më pjesë e filmave “Fast & Furious”.

Për filmat e ardhshëm, aktori ka thënë se u uron vetëm fat, shkruan NME.

“U uroj fat në Fast 9. Ju uroj shumë fat në Fast 10 dhe 11 dhe të gjithë ‘Fast & Furious’ e tjerë që të t’i bëjnë pa mua”, ka thënë ai.

Johnson ka komentuar pas mosmarrëveshjeve me yllin e filmit, Vin Diesel, i cili është pjesë e të gjitha episodeve të “Fast & Furious”. / KultPlus.com

Vin Diesel falënderon Paul Walker për inspirimin që i dha për muzikë

“Fast and Furios”, nuk do të ishte ai që është sot pa dyshen më të preferuar të këtij filmi, Vin Diesel dhe Paul Walker.

Në vitin 2013, Paul Walker ndërroi jetë në një aksident me makinë, kurse Diesel që nga ajo kohë ka filluar që të mirret me projekte muzikore.

Ditë më parë ai ka lansuar këngën “Days Are Gone”, në të cilën përmendi edhe kolegun e tij të ndjerë.

Diesel në një intervistë për People ka treguar për tranzicionin e tij prej filmave në muzikë.

“Më kujtohet në Londër kur Paul thoshte se njerëzit janë të koncentruar kur ti këndon. Mos u ndal së kënduari, ti e di që ke diçka speciale”, është shprehur ai./ KultPlus.com