“Shumë zhurmë për asgjë” vjen në skenën e Teatrit të Gjakovës, regjisorja premton një nivel të lartë artistik

Jeta Zymberi

Me subjekt satirik dhe problemor, komedia “Shumë zhurmë për asgjë” e cila i përket periudhës së pjekurisë së Shekspirit, njihet për motivin në të cilin mbështetet, motiv ky që është i njohur që në antikitet dhe rishfaqet në mjaft autorë të kohës së Shekspirit: ai njihet si motivi i “kipcit” ose i ngatërresës që vjen si pasojë e ngjashmërisë fizike mes dy personazhesh të ndryshme, ky motiv tashmë është marrë në dorën e regjisores Zana Hoxha për ta jetësuar në skenën e teatrit të Gjakovës, shkruan KultPlus.

E konsideruar si një nga komeditë më të mira të Shekspirit, me plot nuanca romantike dhe situata komike, vepra vjen në skenën e teatrit nën lojën e trupës së gjeneratës së re të aktorëve gjakovar dhe koreografit Robert Nuha.

Të ftuar nga Leonati, Princi i Aragonës dhe pasuesit e tij mbërrijnë në Mesinë, dhe këtu trimat e rinjë i ritakojnë dashuritë e vjetra, që do t’i shtyjë këta të rinjë të bëjnë të pamundurën të fitojnë zemrat e vajzave të reja të shtëpisë. Përplasja e personazheve karizmatike do të dhurojë një përrallë me plot kthesa që kanë për qëllim përplotësimin e dashurisë. Përmes gjetjes, ngjarja është e vendosur në kontekst me arbëreshët e Italisë, që ka përmbushur aspektin muzikor të shfaqjes. Duhet cekur se kjo është hera e parë që në teatrin e Gjakovës, dyzet vite pas themelimit, vihet në skenë një vepër e Shekspirit.

“Është hera e parë që po e realizoj një tekst të Shekspirit në një skenë të madhe dhe dihet që tekstet e Shekspirit janë ndër më të vështirat dhe më sfidueset për secilin regjisorë, por unë dëshiroja që pikërisht këtë vepër ta realizoj në një teatër siç është ai i Gjakovës, duke marrë parasysh edhe trupën e re të aktorëve dhe publikun gjakovarë, gjithashtu duke marrë parasysh që kjo është një ndër veprat e mia të preferuara nga Shekspiri dhe ku më mirë se në Gjakovë ta sjell këtë vepër që nuk është inskenuar kurrë më herët”, ka thënë regjisorja për KultPlus.

Përmes kësaj shfaqje, Zana synon të krijojë një atmosferë e cila inspiron, një atmosferë të një nivelit të lartë artistik, një tendencë që një tekst shumë klasik të arrijë përmes një qasje bashkëkohore, të sjell më të mirën nga trupa dhe të kënaqë publikun.

“Është punuar shumë që të bëhet një shfaqje që trajton një komedi të shkruar shumë shekuj më herët po të sjellë në një frymë bashkëkohore e cila komunikon me zemrat e publikut sot”.

Aktorët të cilëve ju është besuar loja për këtë shfaqje, janë: Vali Krasniqi, Vlera Pylla, Ylber Mehmeti, Besfort N Berberi, Mikel Markaj, Vlora Dervishi, Edmond Hafizademi, Valon Pallaska, Edi Gjakova, Yllka Lota, Altina Kusari dhe Hysen Binaku.

Skenografia është realizuar nga Petrit Bakalli, kostumografe: Alma S. Krasniqi, kompozitor: Memli Kelmendi, mjeshtër vokali: Adhurim Grezda, inspicient: Arben Lleshi, ndriçues: Qendrim Rruka, pëshpëritëse: Servete Kryeziu, tonist: Artan Bishtazhini.

“Shumë zhurmë për asgjë” vjen premierë më datë 16 dhe 17 tetor në ora 20:00 në Teatrin e Gjakovës. / KultPlus.com

Përmes miqësisë së Rumit dhe Shamsit, Zana Hoxha-Krasniqi preku dashurinë universale

Gili Hoxhaj
Fotografitë: Majlinda Hoxha

Perdet ngrihen ngadalë. Më pas zbulojnë imazhin e Rumiut, një poet e predikues i cili si rrallëkush u ka mbijetuar shekujve. Ai edhe sot bart mesazhe të fuqishme në botë, në plot gjuhë. Mesazhet e tij synojnë të shohin brenda vetës, për të ndryshuar mënyrëne perceptimit të botës, në të jetuarit në harmoni.  Ai mbrëmë fillimisht erdhi në pozicionin e një predikuesi fetar, fjalët e të cilit mbrëmë erdhën përmes aktorit Çun Lajçi.

Përballë tij, të gjithë ishin të veshur me rroba të bardha, duke tentuar që përmes kësaj të simbolizojnë paqen e dashurinë, veç një  prej tyre vjen më ndryshe, e veshur në tëerrët vjen edhe “Trëndafili i Shkretëtirës”, një grua që punon në bordel. Shamsiështë ai që vjen ndryshe dhe që arrin të ndryshojë gjithçka rreth tyre. Ai që arrin t’i ndryshojë krejt rrjedhën e jetës, me qëllim që dashurinë e pastërtinë ta kërkojnë brenda vetës. Shumë shpejt ai bëhet predikuesi shpirtëror i Rumit, duke ia nxjerrë dëshpërimin, atij që ka pasur famë e respekt nga të gjithë por jo dhe dashuri. Ky është Shams Tabrizi, përmes të cilit zbulohet ndikimi i fuqishëm që ka pasur në jetën e misionin e Rumit. “Mos shko me rrymën, bëhurryma”, është një nga rregullat bosht që synon lëvizjet e secilit personazh nëshfaqje.

Zana Hoxha-Krasniqi përmes kësaj shfaqje ka bashkuar veprën “Destur” të Musa Ramadanit, me veprën e autores turke “Blasfemi e ëmbël”, e shkruar nga Elif Shafak. Shfaqja me muzikë të Memli Kelmendit dhe skenografi ekostumografi të bullgares Youliana Voykova Najman, arrin t’i sjellë më pranë elementete frymës sufiste. Me koreografi të Robert Nuhës, personazhet në skenë,  sjellin vallëzimin e dervishëve fluturues. E njohur si sema, kjo në sufizëm nënkupton përpjekjen për të arritur të përkryerën përmes dëgjimit, e duke  medituar përmes lëvizjeve.

Regjisorja Zana Hoxha Krasniqi e cila përmes gërshetimit tëdy veprave, ka bërë dramaturgjinë e shfaqjes, tha se përmes historisë e komunikimit jo shumë të zakonshme të Rumit dhe Shamsit ka tentuar të bart mesazhe universale të tolerancës dhe paqes. Ajo theksoi se ndihet e lumtur për interesimin e publikut, i cili para ditës së premierës ka blerë të gjitha biletat për dy shfaqjet e para.

“Ka qenë e rëndësishme që përmes mesazheve që ka shfaqja,t’i prekim zemrat e njerëzve, natyrisht të atyre që e kanë pasur zemrën ehapur. Jam e lumtur që kemi pasur një premierë të suksesshme, jam e lumtur mereagimet nga komuniteti artistik dhe jo vetëm dhe shpresoj që njerëzit të vijnëdisa herë për këtë shfaqje pasi që çdo herë që vjen merr diçka më shumë nga kjo shfaqje”, u shpreh regjisorja Zana Hoxha Krasniqi, duke theksuar se në fillimka përfshirë ziqëra që përdoren edhe sot dhe kanë me motive nga vende tëBallkanit, kurse në pjesën e dytë me “Sema”-n e cila vjen nga Konja dhe kalindur nga ndërveprimi i Rumit e Shamsit.

E gjithë shfaqja erdhi në lojën e Çun Lajçit, ShkëlzenVeselit, Anisa Ismajlit, Basri Lushtakut, Armend Smajli, Edlir Gashi, May-lindaKosumoviç, Semira Latifi, Kushtrim Qerimi, Flamur Ahmeti, Armend Ballazhi,Mikel Markaj, Selman Jusufi, Florent Salihu, Blend Sadiku dhe Leonit Maloku.

Rumi i cili ka jetuar në shekullin e 13-të, fillimisht shfaqet i kufizuar brenda rregullave fetare dhe atyre të shoqërisë, ku njerëzitkujdesen më shumë nga njëri-tjetri se nga Zoti. Me ardhjen e Shamsit, Rumi shumë shpejt do t’i bindet një tempulli të vetëm, dashurisë. Mes fjalëve thotë se nëna,babai i tij, e profeti janë dashuria. Kur niset për në mejhane për të blerë verë, mes befasive të të pranishmëve, ai ka veç një mesazh: se nëse prapa tejefshihet mirësia, i dehuri do ta shfaqë atë, nëse prapa tij fshihet arroganca, idehuri prapë do ta shfaqë atë.

Çun Lajçi i solli këtë rol në skenë, veçmas natyrën e tij dëshpëruese kur Shamsi rrezikon çdo moment t’i largohet, e ai i drejtohet secilit të vijë ashtu siç është. Lajçi tha për KultPlus, se ky është një rol jo shumë i lehtë pasi që ai nuk e ka njohur shumë Rumin dhe botën sufiste. Ai thotë se procesin e punës e ka bërë të lehtë regjisorja Hoxha-Krasniqi e cila e ka një qasje shumëtë lehtë në kërkesat e saj.

“E kam pasur të vështirë pasi që nuk e kam njohur Rumin dheShamsin por nuk e kam njohur as sufizmin. Tërë kohën në skenë duhet të jesh njëgojëmbël që do të shpjegosh gjithçka për një botë që të tjerët nuk e kuptojnë,me qenë predikues por jo predikues i dhunshëm. Në kuptimin tjetër nuk ka qenë vështirëpasi që Zana Hoxha është e rajonit ku praktikohet ky lloj sekti dhe gradualishtna ka futur në një botë të tyre që ne të jemi edhe interpretues si aktorë dhevallëzues”, u shpreh Lajçi për KultPlus.

Për ata që kanë njohur Rumin por jo dhe Shamsin, tashmë e dinëse kush e ka transformuar krejt botën e tij. Shamsi është një dervish endacak qëlë prapa një botë të trazuar të të jetuarit ndryshe. Bindshëm atë e solli nëskenë aktori Shkëlzen Veseli. As për të jetësimi i këtij roli, nuk ka qenë ilehtë pasi që këtë rol e cilëson si shumëdimensional dhe shumështresor. Anipse, Veseli numëron shumë role në karrierën e tij, thotë se ky është ndër tëpaktat role ku si i cili do të dëshironte të ishte edhe në përditshmëri.

“Nëse ka pasur diçka të lehtë atëherë ka qenë komunikimi meZanën si regjisore, Robertin si koreograf dhe krejt ekipës me të cilin kemi diskutuar mjaft shumë. Është një nga rolet që mua më ka sfiduar më së shumti dhe të cilin kam pasur shumë dëshirë ta luaj. Rrallë më ndodh por është rol qëkisha dashur të jem si ai”, tha Veseli për KultPlus.

Dramaturgu Arian Krasniqi u shpreh për KultPlus se shfaqja“Destur-Blasfemi e ëmbël”, erdhi si kombinim interesant, dramaturgjik, përkatësisht tematik dhe ideor, i dy teksteve dramatike, të Musa Ramadanit dheElif Shafak. Krasniqi shtoi se dramaturgjia e kësaj shfaqjeje ka arritur që suksesshëm të shkrijë dhe të inkorporojë suksesshëm të dy tekstet, në një teksttë vetëm me strukturë organike.

“Si regjisore Zana Hoxha-Krasniqi, ka arritur që të na sjellnjë shfaqje të ritualit që funksionon mirë brenda ligjësive skenike. Përtej ngjyrimit religjioz, kjo shfaqje suksesshëm arrin që të na e sjell si dominantë mesazhin universal për dashurinë, çka edhe del të ketë qenë vet qëllimi iregjisores Hoxha-Krasniqi, qëllim të cilin vlerësoj se e ka arritur”, u shpreh dramaturgu Arian Krasniqi.

Shfaqja “Destur-Blafsemi e ëmbël do të vazhdojë reprizatsonte edhe nesër duke filluar nga ora 20:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës./KultPlus.com

“Destur – Blasfemi e ëmbël” e regjisores Zana Hoxha- Krasniqi, sonte premierë në TKK

Shfaqja “Destur – Blasfemi e ëmbël” që vjen si kombinim i dy veprave: “Destur” të Musa Ramadanit dhe “Blasfemi e ëmbël” e autores turke Elif Shafak do të shfaqet sonte (e hënë) premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Ky kombinim mes të dyja veprave është bërë nga regjisorja Zana Hoxha –Krasniqi. Me këtë produksion teatror, TKK-ja për herë të parë do ta shfaqë në skenë historinë e poetit të famshëm mistik, Rumit. Në rolin e tij do të prezantohet aktori i njohur kosovar Çun Lajçi. Shfaqja i dedikohet aktorit të teatrit, të ndjerit Istref Begolli.

Historia e Rumit shpaloset në librin bestseller të Shafakut “40 rregullat e dashurisë”, të shkruar në vitin 2009. Aty ngjarja zë vend në shekullin XIII dhe njëkohësisht paraqitet storia e Ellas, e cila lexon libra dhe i përgatit ato për një shtëpi botuese. Ajo merr përsipër që ta analizojë pikërisht librin “Blasfemi e ëmbël” në të cilën vjen rrëfimi i transformimit në anën spirituale të Rumit dhe një sufisti të quajtur Shems i Tabrizit, i cili i ndihmon atij ta shohë botën përreth nëpërmjet një prizmi tjetër. Në shfaqjen e TKK-së rolin e Shems e sjell aktori Shkelzen Veseli.

Hoxha- Krasniqi me këtë shfaqje rikthen në skenën e teatrit pas gjashtë vjetësh aktoren Anisa Ismajli. Ajo ka thënë se ky projekt është zhvilluar me entuziazëm dhe shumë punë.

Aktori Basri Lushtaku ka thënë se njëjtë sikur mesazhi i shfaqjes që ka të bëjë me paqen dhe dashurinë, edhe procesi i punës është përcjellë në të njëjtën frymë.

Përveç Lajçit, Veselit, Ismajlit dhe Lushtakut, në shfaqje luajnë edhe Armend Smajli, Edlir Gashi, May-linda Kosumoviç, Semira Latifi, Kushtrim Qerimi, Flamur Ahmeti, Armend Ballazhi, Mikel Markaj, Selman Jusufi, Florent Salihu, Blend Sadiku, Leonit Maloku. Shfaqja sjell edhe vallëzimin e dervishëve fluturues në skenë, nën koreografi të Robert Nuhës. Muzika për shfaqje është bërë nga kompozitori Memli Kelmendi, ndërsa skenografia dhe kostumet nga Youliana Vojkova-Najman. /KultPlus.com

Zana Hoxha – Krasniqi

“Copë Copë” u prezantua në Kroaci (FOTO)

Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis me datë 26 nëntor, 2018 në Zagreb, Kroaci ka prezantuar shfaqjen teatrale “Copë Copë”, shkruan KultPlus.

“Copë Copë” është krijuar në vitin 2015 nga regjisorja Zana Hoxha Krasniqi dhe dramaturgia Blerta Zeqiraj që portretizon se sa thellë paradigma patriarkale është e rrënjosur në shoqërinë kosovare, si dhe procesimin e kujtimeve e transformimin e dhimbjes.

Viti 2018 shënon vitin e katërt të prezantimeve të kësaj shfaqje e që atëherë është prezantuar më shumë së 15 herë në Kosovë dhe regjion. Turneu regjional përfshin festivalin “Othello” në Gostivar – Maqedoni, festivali “Mirëdita, Dober Dan” në Beograd – Serbi, javën e kulturës shqiptare në Zagreb – Kroaci, si dhe me datë 11 dhjetor, 2018 do të prezantohet në Tiranë në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Pjesë e performancës janë aktoret: Melihate Qena, Anisa Ismajli, Donikë Ahmeti, Qendresa Kajtazi, Daniela Markaj, Albina Kelmendi dhe Bashkime Sulejmani.

Në kuadër të përfaqësimit të Artpolis në Zagreb me datë 25 nëntor, 2018 është organizuar ligjëratë “Suksesi i gruas shqiptare” me mysafire Melihate Qena dhe Zana Hoxha Krasniqi nga Shoqata e Grave Shqiptare të Zagrebit “Drita”, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kroaci, me mbështetje nga deputetja shqiptare në Kroaci Ermina Lekaj Prljaskaj dhe Unioni Shqiptar.

Artpolis dhe ekipi i shfaqjes teatrale “Copë Copë” me datë 26 nëntor po ashtu janë takuar edhe me zyrën e ambasadorit kosovar në Kroaci Gëzim Kasapolli ku janë diskutuar sfidat dhe arritjet e kulturës dhe artit shqiptar në Kosovë e Kroaci, si dhe bashkëpunimin në mes tyre në të ardhmen./ KultPlus.com