Portreti që frymëzoi Shekspirin ta shkruante Othellon

Në fjalët s’ jam i zoti; nukë di aspak
Të flas me mjeshtëri. Se që më shtatë vjetsh
E gjer ketu nëntë muaj, kam lëftuar
Me këta krahë nëpër fush’ e nëpër male.
Dhe, ndonëse shetita botën an’ e mb’ anë
Nuk di të flas veç për beteja dhe për luftra.

Teksa lexojmë këto fjalë të një vepre madhështore prej një pene epokale, Uilliam Shekspir (William Shakespeare), dhe shohim portretin e Abd el-Ouahed ben Messaoud ben Mohammed Anounit, ambasadori arap në oborrin e Mbretëreshës Elizabeth I – krijuar nga dora e një artisti të panjohur – vetiu krijohet lidhja midis personazhit të Othellos dhe portretit në pikturë.

Për më tepër, viti i tablosë është 1600 dhe vepra Tragjedia e Othellosarapit të Venetikut daton në vitin 1603 – një përputhje racionale, e cila forcohet edhe më shumë nga fakti që arapi në tablo qëndroi në oborrin e mbretëreshës së Anglisë për gjashtë muaj dhe është e mundur që të jetë takuar me Shekspirin, ose të paktën personaliteti i tij i spikatur shërbeu si argjila e bustit të Othellos të përjetësuar nga dora e mjeshtrit më të madh botëror të letrave.

Tabloja është vaj mbi dru, me përmasa 113 me 87.6 centimetra. Emri i artistit mbetet i panjohur, megjithatë në pikturë jepet të dhëna të qarta mbi figurën e pikturuar. Mbishkrimet në të majtë tregojnë datën e vizitës, emrin e personit dhe moshën e tij: “1600 – Abdulguahid – Aetatis: 42” ndërsa titulli i tij është në të djathtë me nënshkrimin: Legatus Regis Barbariae In Angliam (Ambasador i Mbretit të Barbarisë në Angli.)

Kjo është piktura e parë e një myslimani e bërë ndonjëherë në Angli. Dhe, me pozën diktuese, vështrimin e mprehtë, veshjen dhe shpatën orientale, pigmentin e errët të lëkurës, duke përçuar fisnikëri, kureshtje, por edhe drithërima te shikuesit, kjo vepër duket si ilustrim i gjallë i Othellos. Është e vështirë të mos mendohet se ky udhëheqës ushtarak me çallmë, me prezencën e tij dinjitoze nuk mbeti në imagjinatën e Shekspirit kur shkroi veprën e tij Othello disa vite më vonë.

Por, kush ishte ky Arap nga Maroku i cili intrigoi oborrin mbretëror anglez dhe frymëzoi Shekspirin? Rreth vitit 1600, kur daton edhe kjo pikturë, Maroku dhe Anglia vendosën të forconin marrëdhëniet e tyre diplomatike përmes një sërë marrëveshjesh tregtare. Anglia dhe Maroku kishin tashmë lidhje të ngushta tregtare. Anglezët ishin konsumatorë të zjarrtë të sheqerit maroken. Sulltani i Marokut ishte i etur për t’i zgjeruar këto lidhje tregtare në një aleancë politike kundër armikut të përbashkët që ishte Spanja. Armiqësia që mbretëresha Elizabeth I dhe sulltani Ahmed al-Mansour i dinastisë Saadi që kishin për Spanjën, e bënë atë bashkim një manovër të rëndësishme ushtarake.

Duke dërguar delegacione diplomatike te njëra-tjetra, aleanca anglo-marokene u forcua në luftën kundër Spanjës nën mbretërimin e Filipi II, e ndërkohë duke i shërbyer njerëzimit edhe me lindjen e një vepre letrare emblematike nga Shekspiri.

Për ta forcuar edhe më tej marrëveshjen me Anglinë, në vitin 1600, sulltani Ahmed al-Mansour dërgoi sekretarin e tij kryesor si ambasador në oborrin e Mbretëreshës së Anglisë.

Nën urdhrat e sulltanit Saadi, ambasadori vizitoi Londrën së bashku me një delegacion të përbërë prej 17 vetash për të promovuar aleancën e re dhe për të negociuar një pushtim të përbashkët të Spanjës. Me 16 diplomatë të tjerë nga dinastia e Afrikës së Veriut, ambasadori mbërriti në Dover, një qytet dhe port në Anglinë Juglindore. Gjatë qëndrimit të tij gjashtëmujor në Angli, Ben Messaoud u takua dy herë me mbretëreshën Elizabeth I, saktësisht më 19 gusht dhe përsëri më 10 shtator 1600.

Të dhënat e oborrit mbretëror e përshkruajnë Mbretëreshën që e priti ambasadorin me madhështi dhe ceremoni të madhe në pallatin e saj mbretëror. Vizita në Londër ishte një mundësi për diplomatin e lartë maroken që të zbulonte qytetin nga ku do niste perandoria më e madhe e pesëqind viteve të fundit, duke u lënë mbresa edhe londinezëve me figurën e tij fisnike, që kuptohet edhe nga homazhi i pikturimit të portretit dhe staturës së tij.

Përveë elementëve artistikë të shprehur në tablo, përshkrimit vizual të personalitetit të arapit, dhe të dhënave të shkruara në latinisht, duket qartë edhe mesashi politik dhe diplomatik. Ambasadori i Marokut mban dorën e tij të djathtë në kraharor, një shenjë e besës, e fjalës së mbajtur, dhe e virtytit, ndërkohë që dora e majtë është me gishtin e indeksit të hapur, gati për të kapur shpatën. Mesazhi që arapi po jepte në emër të Sulltanit të tij ishte se do nderonin fjalën e dhënë dhe marrëveshjen me Anglinë, dhe do luftonin menjëherë krah për krah sapo të lindte nevoja. Por, gjithashtu, dora e gatshme për të mbërthyer shpatën, tregon edhe shpirtin luftarak që e gjejmë edhe në fjalët e Otellos: Dhe, ndonëse shetita botën an’ e mb’ anë. Nuk di të flas veç për beteja dhe për luftra. Gjithashtu, te Othello përmendet edhe shpata e stolisur si në pikturë: Shih këtu, ja ku kam armë; M’e mirë s’ka stolisur kurrë bres ushtari.

Vizitorët qëndruan në Angli për gjashtë muaj, duke marrë pjesë në festimet e shumta në nder të përvjetorit të kurorëzimit të Mbretëreshës, të cilat nisën në nëntor të vitit 1600. Delegacioni maroken i udhëhequr nga Messaoudi qëndroi në Angli edhe gjatë Krishtlindjeve, duke i bërë ata dëshmitarë të shfaqjeve nga shoqëria e aktorëve të Shekspirit – Lord Chamberlain’s Men – si pjesë e festimeve tradicionale të festave. Me këtë rast vetë Shekspiri mund ta ketë takuar personalisht delegacionin mbresëlënës të Afrikës së Veriut.

Por, edhe pas largimit të ambasadorit maroken nga Londra, portreti i tij me bojë vaji mbi dru, fliste e frymëzonte po aq sa edhe personi vetë, duke u shndërruar pak kohë më vonë në Othellon, arapin e Venetikut. Piktura u zhduk për disa shekuj deri sa u rishfaq në vitin 1955 në ankandin e Christie’s, e sot është nën patronazhin e Institutit të Shekspirit (pjesë e Universitetit të Birmingamit). /ExLibris/KultPlus.com

‘A e dëgjon zërin tim me sytë e tu’

Soneti i dashurisë së William Shekspirit 23

Ashtu si aktori që i ndrojtur,
Humb fillin e një roli të njohur prej kohësh,
Si ai i çmenduri që, duke rënë në zemërim,
Me tepricë të forcës humbet vullneti, –

Kështu që unë hesht, nuk di çfarë të them,
Jo sepse zemra është ftohur.
Jo, më vulos buzët
Dashuria ime nuk ka kufi.

Pra, lëreni librin t’ju flasë.
Lëreni atë, ndërmjetësuesi im i heshtur,
Vjen tek ju me rrëfim dhe lutje

Dhe i drejti kërkon shpagim.
A do t’i lexosh fjalët e dashurisë memec?
A e dëgjon zërin tim me sytë e tu?./ KultPlus.com

‘Mos u frikëso nga madhështia: disa kanë lindur madhështor, disa e arrijnë atë, dhe disave u dhurohet’

Ndoshta dramaturgu, poet e shkrimtar më i miri i të të gjitha kohërave, Shekspiri konsiderohet si ‘Hero’ i Anglisë.

Çfarë ju nuk dini për Shekspirin, është se ai nuk ishte vetëm një shkrimtar por edhe një biznesmen. Ai me partnerët e tij ndërtuan një teatër të quajtur ‘Globi’ dhe investuan në pasuri të patundshme.

Këto investime i fituan atij para dhe kohë, kështu mundej të punonte i qetë në shfaqjet e tij.

Ja ku janë 10 thënie të Shekspirit:

1. “Mos harxho dashurinë në dikë që nuk e vlerëson atë.”

2. “Duaj të gjithë, besoj disa, mos i bëj keq askujt.”

3. “Ferri është bosh, gjithë djajtë janë këtu.”

4. “Mos u frikëso nga madhështia: disa kanë lindur madhështor, disa e arrijnë atë, dhe disave u dhurohet.”

5. “Nuk ka asgjë të mirë ose të keqe, të menduarit e përcakton atë.”

6. “Zoti të ka dhënë një fytyrë, dhe ti i krijon vetës një tjetër.”

7. “Nëse jemi të vërtetë ndaj vetës, nuk mund të jemi falso ndaj askujt tjetër.”

8. “Nuk është në duart e yjeve të mbajnë fatin tonë, por në duart tona.”/unikportal/KultPlus.com

“Njeriu i Veriut” që frymëzoi Uilliam Shekspirin

Nga Jóhanna Katrín Friðriksdóttir

Hakmarrja është një nga temat qendrore në traditën narrative norvegjeze. Synimi i saj ishte të rivendoste nderin e nëpërkëmbur të një personi apo të familjes së tij. Nëse një fyerje nuk ndiqej nga një reagim hakmarrës, kjo sjellje nënkuptonte përjashtimin e dikujt nga shoqëria e lashtë norvegjeze.

Historia e princit viking Almet (Amlóði në norvegjishten e vjetër), është një nga rrëfimet e shumta që përqendrohen tek hakmarrja e pamëshirshme e një personazhi, pavarësisht nga rreziqet që përfshin ajo. Diçka e tillë është mjaft e njohur në kulturën norvegjeze, pasi për të ka aludime të shumta në burimet mesjetare.

I vetmi version i plotë i ruajtur nga periudha mesjetare, është ai i treguar nga kleriku danez Sakso Gramatikus në veprën e tij monumentale “Veprat e danezëve” (Gesta Danorum), e cila u shkrua në latinisht në fillimin e shekullit XIII 13-të.

Ky tekst përmbledh gjithçka që Sakso dinte për historinë e Danimarkën, dhe më gjerësisht për Skandinavinë, për sa kohë jetoi. Ajo që ai shkroi, ka të ngjarë të jetë bazuar tek realiteti. Por studiuesit bien dakord se pjesa e parë e veprës së tij, është një koleksion mitesh dhe legjendash, më shumë se sa diçka që kishte të bënte me historinë.

Heronjtë e tregimeve që përmend Sakso në veprën e tij, përfshijnë luftëtarët e mirënjohur Ragnar Lotbrok (ose Lodbrok) dhe Latgerta (i njohur më shpesh si Lagerta për fansat e serialit televiziv Vikingët), si dhe perëndi norvegjeze dhe krijesa mitike.

Sakso i kushton një hapësirë ​​të madhe rrëfimit mbi Amletin. Ashtu si edhe tek drama “Hamleti” e Uilliam Shekspirit, babai i princit të ri vritet nga xhaxhai i tij Fengi (Klaudi tek vepra e Shekspirit). Më pas, xhaxhai martohet me të venë e vëllait të tij, Mbretëreshën Geruta(Gertrud tek Hamleti), ndërsa Amlet shtiret si i çmendur dhe qëndron pranë vatrës, zhgërryhet në dyshemenë e pisët duke thënë fjali enigmatike që i futin të gjithë në mendime.

Shumë shpejt mësojmë se sjellja e tij e çuditshme, është një hile për të krijuar tek Fengi dhe oborrtarët e tij idenë e rreme sikur ishte çmendur, ndërkohë që fshehurazi bën plane për t’u hakmarrë për vdekjen e babait të tij.

Pjesa tjetër e tregimit përshkruan luftën për pushtet mes xhaxhait dhe nipit. Fengi përpiqet ta heqë qafe Amletin në mënyra të ndryshme, por nipi i tij në çdo rast tregohet shumë i kujdesshëm. Dhe në fund krijohet mundësia që Amleti të hakmerret.

Përpara se të vrasë xhaxhain e tij, ai kap edhe oborrtarët e Fengit dhe i djeg të gjithë brenda sallës, duke arritur kështu të marrë fronin. Përgjatë rrëfimit të Saksos, në pjesën më të madhe të veprës i bëhet një gjykim i madh moral Fengit – i cili vrau vëllain për shkak të ambicieve që kishte ndaj tij – si dhe ndaj atyre që e përkrahnin atë.

Personazhi kryesor i veprës Amleti u mban një fjalim të gjatë danezëve, se pse e kishin lejuar veten të sundoheshin nga një mbret kaq inferior. Ai gjithashtu i hakërrehet nënës së tij për humbjen e dinjitetit dhe prestigjit, pasi ajo u martua me njeriun që i kishte vrarë bashkëshortin.

Metoda e Amletit për t’`u shtirur si i çmendur në versionin që rrëfen Sakso është e pazakontë. Por tregimi ka detaje dhe tema të përbashkëta me tekstet e tjera norvegjeze. Vrasja e të afërmve, sallat e djegura, dhe i riu që qëndron i turpëruar pranë vatrës, gjenden të gjitha në sagat nordike.

Edhe saga islandeze, Gisla, përfshin një skenë në të cilën heroi i historisë pretendon sikur është budalla për t’u shpëtuar armiqve që e ndjekin. Ajo që haset më së shumti në tregimet norvegjeze, është perceptimi se njerëzit gjithnjë kanë një plan të zjarrtë hakmarrjeje, të cilin e mbartin për periudha shumë të gjata, madje edhe vite, përpara se ta vënë atë në zbatim.

Sipas, “History Extra”, ai mund të jetë personi të cilit i është bërë një padrejtësi, por në pjesën më të madhe është figura rrëqethëse e nënës, ajo e cila nxit djalin apo një mashkull që qëndron pranë saj, për t’u hakmarrë në momentin e duhur.

Në sagën Laksdela, është nëna ajo e cila u kujton bijve të saj detyrën e marrjes së hakut tëbabait të tyre sapo të jenë mjaftueshëm të rritur, pra shumë vite pas vrasjes së tij. Në veprën e tij, Sakso zgjedh që mos t`i kushtojë shumë rëndësi personazhit të nënës së Amletit, duke mos e sjellë herë pas here në vëmendjen e lexuesit dhe duke e përmendur rrallë.

Autorët e teksteve mesjetare norvegjeze dhe filmi “The Northman” (Njeriu i Veriut), trajtojnë rolin që luanin gratë në nxitjen e ciklit të gjakderdhjes, dhe atë çka sillte detyrimi për të marrë hak me çdo kusht. Këto histori të vrasjeve të të afërmve, ku hakmarrja është një temë kaq qendrore, pasqyrojnë strukturën shoqërore norvegjeze gjatë epokës së vikingëve.

Familja ishte njësia shoqërore bazë, dhe nuk kishte shtet apo polici që të vendoste paqen. Ndaj njerëzit ishin në mëshirë të njëri-tjetrit për të mbetur gjallë dhe për të pasur siguri. Që të parandalonin grindjet mes tyre, familjet krijuan lidhje të ndërsjella përmes aleancave dhe martesave të përziera.

Megjithatë, këto lidhje nuk u ruajtën gjithmonë, sidomos kur hynë në lojë emocionet universale si lakmia dhe xhelozia. Filmi “The Northman”, me regji të Robert Egers dhe bashkë-skenar të Egers dhe shkrimtarit islandez Sjon, është një realizim spektakolar për dashamirësit e filmave dhe historisë.

I xhiruar në shumë vende historike, dhe me një kostumografi dhe skenografi që i kushton një vëmendje të jashtëzakonshme detajeve historike, ai tregon historinë e princit legjendar viking Amlet. Në film, Amleti (Aleksander Skarsgard) bëhet dëshmitar i vrasjes së babait të tij, mbretit viking Orvandil (Etan Houki), nga xhaxhai i tij Fjolnir (Klaes Bang).

Ai arrin që të arratiset dhe rritet diku larg për t’u bërë vetë viking. Por e braktis këtë jetë për të marrë hak për të atin, dhe për të shpëtuar nënën e tij Mbretëreshën Gudrun (NikolKidman). Por Amleti zbulon se misioni i tij i hakmarrjes, nuk ishte edhe aq i lehtë sa  mendonte.

Filmi përshkruan pengesat që ai has në synimin e tij, të vendosura përkundër botëkuptimit të dallueshëm të vikingëve, mënyrave të jetesës dhe ritualeve të tyre të veçanta. Në vend të botës mitiko-legjendare të Sakso, filmi është vendosur në një kontekst të njohur të shekullit X-të.

Pas vrasjes së babait të tij, Amleti bashkohet me një grup luftëtarësh vikingë dhe shkon në Rusi (Ukrainën dhe Rusinë e sotme). Fati i Gudrun dhe Fjolnir merr një kthesë dramatike menjëherë pas vrasjes së Orvandil, që më pas pasohet nga pushtimi i mbretit norvegjez Harald, kohë në të cilën atyre u duhet të largohen nga mbretëria e tyre, e cila ishte në një ishull në veri të Skocisë.

Ata përfundojnë në Islandë, ku fillojnë të jetojnë si fermerë, ndërkohë që kërkoheshin nga Amleti. Personazhi Amlet i Sakso, ngjitet triumfalisht në fron pas vdekjes së xhaxhait të tij, dhe detyra e tij e parë ishte të qortonte bashkatdhetarët e tij për dobësinë e treguar për të rrëzuar Fengin.

Por filmi “The Northman”, ofron një panoramë më komplekse mbi koston që ka hakmarrja, dhe Amleti në film mbërrin në një pikë ku kupton se hakmarrja do ta çojë drejt një rruge pa kthim. Zgjedhja e tij përfundimtare, do të tërheqë shikuesit e filmit, po aq sa ata që dikur dëgjonin tregimet mbi luftëtarët, mbretërit dhe mbretëreshat vikinge qindra vjet më parë.

Shënim: Dr.Jóhanna Katrín Friðriksdóttir, historiane e Mesjetës, e specializuar mbi historinë, letërsinë dhe dorëshkrimet e Norvegjisë së Vjetër. /bota.al/ KultPlus.com

‘Pas Zotit, Shekspiri është krijuesi më i madh’

Kjo shprehje e Xhojsit, do ta përcaktone më saktë ndikimin e fuqishëm dhe gjurmët pashlyeshme në art, histori dhe letërsi. Shekspiri e ngriti artin poetik në majat më të larta. Të gjitha studimet e analizat e veprës së tij, kanë emërues të përbashkët: vepra shekspirane është e admirueshme si tërësi dhe në të gjithë përbërësit e veçantë. Vepra e tij, së bashku me Biblën dhe Deklaratën e të Drejtave të Njeriut, janë shtyllat mbi të cilat formohet identiteti historik i Evropës.

Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më brilant i gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Një ndër shkrimtarët më të famshëm në botë. Ai ishte qenë komedian, dramaturg, por edhe aktor. Shkroi disa tragjedi të jashtëzakonshme, që përfaqësojnë historinë e letërsisë botërore, si edhe shumë komedi dëfryese, që nuk u shfaqen kurrë nëpër skenat angleze.

Krijimtaria e tij, përmbledh 37 vepra për teatrin, prej të cilave 13 tragjedi, 10 drama historike dhe 14 komedi. Pjesa tjetër e krijimtarisë përfshin 154 sonete, që mbahen si realizimi poetik më i çmueshëm i gjithë kësaj periudhe dhe 2 poema.

Aftësia e tij qëndronte në të hedhurit e rrëfimit përtej, për të përshkruar kështu pamjet e brendshme dhe të thella të natyrës njerëzore. Mendohet se pjesën më të madhe të veprave, t’i ketë shkruar midis viteve 1585-1611 dhe pse, kronologjia e veprave që i atribuohen nuk njihet me saktësi, duke shkaktuar kështu mangësi në lidhje me hartimin e një biografie të thellë dhe të plotë, për këtë figurë madhështore të letërsisë.

Shekspiri përdori rreth 20 mijë unitete gjuhësore ndërkohë që e folmja e asaj kohe, nuk përmbante më shumë se 1,500 fjalë. Kishte një gjuhë jashtëzakonisht të gjallë dhe të pasur në neologjizma, lojë fjalësh, si dhe fjalë me shumë kuptime.

Për lexuesin shqiptar është e njohur mirë gjenia dramatike e Shekspirit, nga përkthimet e mjaft prej dramave të tij, sidomos nëpërmjet përkthimeve mjeshtërore të at Fan S. Nolit. Nëpër të 36 dramat e tij janë të shpërndara qindra këngë dhe pasazhe lirike (si kënga e Ofelisë së marrosur te “Hamleti”, profetizimi i magjistricave te “Makbethi” mjaft pasazhe tek “Antoni dhe Kleonatra”).

Veprat e para të Shekspirit në zhanrin e poezisë u shkruan dhe u botuan pasi ai kishte arritur të njihej si dramaturg. Në vitin 1593 u botua “Venusi dhe Adonisi” në vitin 1594 – “Përdhunimi i Lukrecias”, në vitin 1598/9 – 20 këngë lirike (midis tyre disa sonete) në “Pelegrini i apasionuar”, në vitin 1601 – “Feniksi dhe breshka”. Në këtë periudhë, me ndërprerje, Shekspiri filloi të shkruante sonetet, që i vazhdoi deri në vitin 1600. Ato qarkulluan për një kohë të gjatë në rrethin e miqve të tij dhe u botuan vetëm në vitin 1609. Ato u shkruan në kohën kur Shekspiri pati arritur pjekurinë e tij të plotë dhe paraprinë drama të tilla si “Hamleti”, “Makbethi”, “Otello”, “Antoni dhe Kleopatra”.

Më 23 prill, bëhen 456 vjet nga lindja, ndërsa 404 vjet që kur ndërroi jetë, Uilliam Shekspir.

Dita botërore e librit, sot, jo më kot përkon më ardhjen dhe ikjen… e një gjeniu të letrave! / Konica.al / KultPlus.com

A ishte Shekspiri një grua?

Nga Elizabet Uinkler

Dyshimet nëse Uilliam Shekspir, i ka shkruar vërtetë veprat që njihen ende sot si të tijat, janë aq të vjetra sa edhe vetë veprat e tij. Kandidatët alternative Frensis Bejkë, Kristofer Marlou; dhe Eduard de Ver, konti i 17-të i Oksfordit, vazhdojnë të kresojnë teoritë e konspiracionit.

Në kundërpërgjigje, studiuesit ortodoksë të Shekspirit janë të fiksuar pas dogmatizmit të tyre. Por, a ka menduar dikush ndonjëherë që të hipotetizojë që krijuesi i atyre personazheve, gra të jashtëzakonshme në veprat e Shekspirit, të mund të ketë qenë në fakt një grua? Dhe kush mund të ishte ajo.

Kritiku letrar Xhon Raskin është shprehur: ”Shekspiri nuk ka heronj, ai ka vetëm heroina”. Dhe një numër i madh i këtyre heroinave, refuzojnë t’u binden rregullave të kohës. Të paktën 10 prej tyre i sfidojnë baballarët e tyre, duke u betuar se do të gjejnë vetë partnerin e jetës. Tetë personazhe femra maskojnë veten si burra, për të shmangur kontrollet patriarkale, pra më shumë shkëmbime gjinore se sa mund të gjenden në veprën e ndonjë dramaturgu të mëparshëm anglez.

Por, pikëpamja mbizotëruese ishte se asnjë grua në Anglinë e periudhës së Rilindjes nuk shkroi për teatrin, sepse kjo ishte kundër rregullave. Megjithatë, studiuesit kanë vërtetuar kohët e fundit se gratë, kanë qenë të përfshira në veprimtarinë e shtëpive të ndryshme botuese. Për më tepër, 80 për qind e dramave të botuara në vitet 1580, u shkruan në mënyrë anonime, dhe ky numër nuk ra nën 50 për qind deri në fillim të viteve 1600.

Të paktën një studiues i njohur i Shekspirit, Filis Rakin i Universitetit të Pensilvanisë, sfidon supozimin e përgjithshëm që drama komerciale e asaj periudhe, nuk kishte asnjë femërore. Një gënjeshtër që demaskohet nga Gabriel Harvi, një kritik i njohur letrar i epokës elizabetiane. Në vitin 1593, ai i referohej fshehurazi një “gruaje fisnike të shkëlqyer’, që kishte shkruar 3 sonete dhe një komedi.

Po kush ishte kjo grua që shkroi një “vepër të pavdekshme”, në të njëjtin vit që u shfaq në shtyp edhe emri i Shekspirit, me poemën “Venusi dhe Adonisi”? Një kandidate është Meri Sidnej, kontesha e Pembrok (dhe motra e dashur e poetit të famshëm Filip Sidnej) – një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj, përkthyese dhe poete.

Por, kandidatja që më ka intriguar më shumë, ishte një grua ekzotike dhe shumë më periferike se sa Sidnej, që ishte e mirënjohur. Jo shumë kohë më parë, mësova se “Globe Theater” në Londër, kishte nisur të shqyrtonte të dhënat e kësaj figure. Sezoni veror i vitit 2018 përfundoi me një shfaqje të re, “Emilia”, që fliste mbi një bashkëkohëse të Shekspirit, Emilia Basano.

E lindur në Londër në vitin 1569, në një familje emigrantësh venecianë – muzikantë dhe prodhues instrumentash, me gjasë me origjinë hebreje – ajo ishte një nga gratë e para në Angli që publikoi një vëllim me poezi (fetare, por që mbronte lirinë e grave dhe shprehej kundër shtypjes mashkullore).

Ekzistenca e saj, u zbulua në vitin 1973 nga historiani i Oksfordit Al Rouz, që spekuloi se ishte “zonja e errët” e përshkruar në sonetin e Shekspirit. Tek “Emilia”, dramaturgu Morgan Lloid Malkolm shkon një hap më tej: Shekspiri i tij është një plagjiator që përdor fjalët e Basanon, për mbrojtjen e famshme që Emilia u bën grave tek “Othello”.

A mundet që Basano të ketë kontribuar edhe më gjerësisht, dhe në mënyrë direkte në veprat e Shekspirit. Numri i skeptikëve mbi autorësinë e Shekspirit, është i madh, mes tyre emra të njohur si Ralf Ualdo Emerson, Uollt Uitman, Mark Tuein, Sigmund Frojd apo Çarli Çaplin. Idetë e tyre në lidhje me autorësinë e dramave dhe poemave ndryshojnë, por ata pranojnë se Shekspiri nuk është njeriu që i ka shkruar ato.

Dyshimi i tyre është i rrënjosur në fakte konkrete. Jeta e Shekspirit është dokumentuar mjaft mirë, sipas standardeve të periudhës. Por, asnjë dokument nga jeta e tij nuk e identifikon atë pa mëdyshje si një shkrimtar. Më shumë se 70 dokumente që ekzistojnë, e përshkruajnë atë si një aktor, një aksioner në një kompani teatrore apo si një investitor.

Ata tregojnë se ai shmangu taksat, se si u gjobit për këtë, dhe si iu nënshtrua një urdhri kufizues. Profili, është jashtëzakonisht koherent me atë të një sipërmarrësi të industrisë argëtuese të Rilindjes. Por, ajo që mungon është çdo shenjë që ai shkroi vepra.

Për më tepër, si arriti njeriu i lindur në Stratford, të kishte njohuri të gjera mbi ndodhitë në oborrin mbretëror të Elisabetës, të gjuhëve të shumta, mbi ligjet, astronominë, muzikën, ushtrinë apo territoret e huaja, veçanërisht qytetet veriore të Italisë?

Dhe fakt është, që Shekspiri nuk u arsmimua më pas moshës 13 vjeçare. Ndoshta ai ka udhëtuar shumë, i është bashkuar në një moment ushtrisë, apo ka punuar si mentor, apo që të treja bashkë sikurse kanë supozuar studiuesit. Megjithatë, asnjë prej këtyre përvojave nuk ekziston.

Ndërkohë, jeta e Emilia Basanos, përfshiu të gjithë diapazonin e dijeve të përshkruara në veprat e Shekspirit. Studuesi Xhon Hadson, e ka mbështetur prej vitesh këtë hipotezë. Në vitin 2014, ai botoi librin “Zonja e Errët e Shekspirit: Amelia Bassano Lanier, gruaja prapa dramave të Shekspirit?”.

Hadson, përmend aty shënimet e një mjeku dhe astrologu të kohës, të quajtur Sajmën Forman. Në adoleshencë, ajo u bë mësuese e Henri Karej, mjeshtër i argëtimit në oborrin mbretëror, dhe protekor i kompanisë teatrore të Shekspirit. Dhe, ky ishte vetëm fillimi. Nëse Basano ka qenë e dashura e Shekspirit, kjo nuk mund të thuhet me saktësi.

Hadson thekson, se Basano jetoi “një jetë në kufijtë e shumë botëve të ndryshme shoqërore”, që përfshin edhe diapazonin e botës letrrare të Shekspiri: referencat e saj të imtësishme mbi intrigat e oborrit; burimet e saj italiane, dhe orgjina e supozuar hebraike; muzika dhe feminizmi i saj. Dhe, gjurma e saj në dramat e Shekspirit, shtrihet për një periudhë të gjatë.

Ai, vë në dukje shumë përdorime të emrit të saj, duke cituar disa më të hershme, si për shembull Emilian tek “Komedia e gabimeve”. Më vonë, tek “Tregtari i Venedikut”, heroi romantik është një venezian me emrin Basanio, një tregues që autori ndoshta e dinte mbi lidhjen e Basanos me Venecian. Më tej, tek “Otello”, shfaqet një tjetër Emilia – gruaja e Jagos.

Më vonë, si gruaja e Henry Karej, Basano fitoi gjithnjë e më shumë qasje në botën e teatrit. Karej, kushëriri i mbretëreshës së Anglisë, mbante poste të ndryshme ligjore dhe ushtarake. Basano ishte tejet “e favorizuar nga Madhëria e saj, dhe nga shumë fisnikë”, vuri në dukje doktor Forman.

Pastaj, në fund të vitit 1592, Basano (tashmë 23 vjeçe) u dëbua nga oborri. Ajo ishte shtatzënë. Karej i ktheu paratë dhe xhevahirët e saj, dhe më vonë u martua me Alfonso Lanier, një muzikant i oborrit. Disa muaj më vonë, lindi një djalë. Bassano, u punësua më vonë në një familje fisnike, ndoshta si një mësuese e muzikës, dhe afërsisht një dekadë pas asaj hapi një shkollë.

Nëse ajo i shoqëroi të afërmit e saj, në udhëtimet e tyre përsëri në Italinë e veriut, kjo nuk dihet. Por, lidhja familjare me vendin e origjinës, ofroi mundësinë për njohjen në detaje me rajonin.

“Unë ndjeja gjithmonë diçka italiane, diçka hebreje tek Shekspiri”- do të shprehej Jorge Luis Borges për “The Paris Review” në vitin 1966.

“Ndoshta, anglezët e admirojnë për shkak të kësaj, pasi është kaq ndryshe nga ata”. Borges nuk ka përmendur ndjenjën “diçka femërore” për Bardin, megjithatë kjo përgjigje nuk ka pushuar kurrë të jetë pjesë e joshjes ndaj Shekspirit./Bota.al./ KultPlus.com

‘Coriolanus’ e Shekspirit shfaqet në Teatrin Kombëtar

Kritiku i njohur i artit, Josif Papagjoni, e vlerësoi si sukses vënien në skenë të shfaqjes “Coriolanus” me regji nga Altin Basha nga Teatri Kombëtar.

Ky produksion madhështor me 80 aktorë u shfaq premierë në tre netë në ArTurbina.

Papagjoni thekson se “nuk është e lehtë të vesh Shekspirin dhe vepra të dimensionit të madh”.

“Tragjedia e Shekspirit “Koriolani” (Coriolanus) e pata lexuar diku nga viti 1970 kur isha student në Institutin e Lartë të Arteve; qe një kopje e daktilografuar në bibliotekë, nuk e di kush e kishte përkthyer. Më kishte mbetur në mendje qysh atëhere madhështia e këtij gjenerali romak, sanguiniteti i tij, krenaria dhe guximi. Dhe kaq. Një hero i përmasës gati mitike si një Skipion Afrikani. Ja ku vepra vjen tani e përkthyer nga Alqi Kristo; edhe një tragjedi më shumë nga Shekspiri për lexuesin dhe spektatorin shqiptar. Por ajo nuk do të mundësohej dot pa regjisorin Altin Basha, që e mori përsipër ta vinte në skenë. Është diçka e madhe, tablore, thuajse shtypëse, kur e mendon ta inskenosh. Një stërpeshë, me veprim e hapësirë thuajse në përmasa filmike, me beteja, shkundullime turmash me ushtarë e qytetarë, me masa të mëdha figurantësh, përleshje me shtiza e shpata, turma klithëse, hordhi”, nënvizon Papagjoni.

Ndofta, vijon Papagjoni,  është nga tragjeditë më të vështira të Shekspirit për t’u inskenuar, paçka se në përgjithësi tragjeditë e tij të tillat janë: masive, me shumë personazhe, që shkojnë në disa dhjetëra, pasuar nga masa njerëzore qytetëse, patricë, ushtarë etj.

“Por “Coriolanus” në Teatrin Kombëtar është, mbase, inskenimi më i vështirë nga pikëpamja e menazhimit të masës së mbi 40 figurantëve dhe shndërrimit të saj në një “personazh”, në një “veprim energjik” të njësuar, që ndezullon konfliktin dhe i jep peshë e domethënie marrëdhënies së tensionuar hero-turmë”, thekson Papagjoni.

“Coriolanus” është bazuar mbi një histori të vërtetë, e cila gjendet në shkrimet e Plutarkut (“Jetë paralele”). Asgjë thelbësore nuk është ndryshuar, por gjenialiteti qëndron tek fakti se përtej historisë, Shekspiri ngre një monument arti me dialogjet, personazhet dhe çështjet që shënjestrohen në këtë tragjedi. “Ai na ngjall para syve Romën aq antike, komplekse dhe moderne në të njëjtën kohë. Vepra ndodh në fillimet e Republikës së Romës. Destabiliteti i vazhdueshëm politik, shpërthimet e papritura të dhunës, rrënimi i pushtetit popullor, manipulimi i turmave, kurthet politike në parlament, ekstremizmi demokratik, pushteti autokratik dhe përdorimi i tij, janë dekori në të cilin ndodh tragjedia e Kaj Marcit (Coriolanus). Fisnikëria e këtij heroi betejash mposhtet nga mungesa e aftësisë për të kuptuar makinacionet e politikës.

“Coriolanus” një kryevepër e Shekspirit u shfaq më 17, 18 dhe 19 dhjetor në “ArTurbina” . Vepra do të jetë në skenë dhe në datat 23, 24, 25 dhe 26 dhjetor./atsh/KultPlus.com

5 librat që shërbyen si frymëzim për të shkruar disa nga këngët tona të preferuara

Muzika dhe librat ndikojnë mjaft shumë në jetën tonë, por sa kanë ndikim këto dy të fundit te njëra-tjetra?

Më poshtë KultPlus ju sjell 5 librat që shërbyen si frymëzim për të shkruar disa nga këngët tona të preferuara: 

“1984”

Romani distopian nga shkrimtari George Orwell është një roman i mirënjohur që trajton tema të pushtetit, manipulimit dhe dhunës. Kjo vepër frymëzoi artistin e rokut, David Bowie. Pas përpjekjes së tij të dështuar për të krijuar një përshtatje muzikore të romanit, ai u frymëzu të shkruaj albumin e dashur ‘Diamond Dogs’. Albumi përmban këngë të titulluara “1984” dhe “Big Brother”, të dyja të lidhura drejtpërdrejt me librin.

“The Lord of the Rings”

“The Lord of the Rings” e J.R.R. Tolkien nuk është vetëm një roman dhe seri televizive e njohur, por edhe frymëzimi që qëndron pas këngës “Ramble On” të Led Zeppelin, ku përmenden disa nga termat e romanit brenda teksteve, ‘Mordor’, ‘Gollum’ dhe ‘The Evil One’.

“Romeo & Juliet”

“Romeo & Juliet” e Shekspirit, frymëzoi këngën ‘Love Story’ të Taylor Swift, këngë nga albumi ‘Fearless’. Ajo përdor të dy emrat e personazheve, Romeo dhe Juliet, në tekstet e saj dhe për fat të mirë kënga ka përfundim të lumtur!

“On The Road”

Vepra “On The Road”, e Jack Kerouac, frymëzoi albumin, ‘Teenage Dream’, nga Katy Perry, veçanërisht këngën, ‘Firework’.

“Perfume: The Story of a Murder”

“Perfume: The Story of a Murder”, ky roman fantastik historik ndjek kuptimet emocionale të aromave, përmes jetës së një jetimi në Francën gjatë shekullit të 18 -të. Nirvana ishte ajo që e përshtati këtë roman, në këngën e tyre “Scentless Apprentice”. / KultPlus.com

Murtaja, shkaktari pse Shekspiri ndërroi rrëfimin te ‘Mbreti Lir’

Drejtori artistik i kompanisë “Royal Shakespeare”, Greg Doran beson se ndryshimi i jetës nga murataja ka bërë që Shekspiri të ndërroj rrjedhën e rrëfimit të veprës ‘Mbreti Lir’, shkruan The Guardian, përcjell KultPlus.

“Ka një ndryshim të madh në ton në punën e tij të mëvonshme. Akademikët kanë spekuluar se kjo kishte të bënte me trazira politike dhe ndryshime, pas komplotit të barutit, por përjetimi i pandemisë këtë vit e ka bërë më të qartë për mua se çfarë fshihet pas saj, ”tha Doran. “Shekspiri thjesht nuk mund të shkruante komedi të drejtpërdrejta, ose t’i jepte një fund të lumtur për Lear.”

Ai argumenton se përvoja e Shekspirit për murtajën ishte aq e fuqishme dhe gjithëpërfshirëse sa nuk kishte nevojë ta përmendte atë në mënyrë të përsëritur në punën e tij. Si rezultat, studiuesit dhe drejtorët e arkivave të Shekspirit shpesh nuk kanë arritur të dallojnë efektin e murtajës në vepër.

Teatri Globe në Londër, në vitin 1598. Atëherë, si tani, një epidemi mbylli teatrot e Londrës, duke lënë aktorët dhe dramaturgët pa punë. Fotografitë: Koleksionisti i printimit / Getty

«Duke parë në regjistrin e pagëzimit në Stratford për 1564, kur lindi Shekspiri, ju mund të shihni emrin e një nxënësi të një endësi 11-vjeçar dhe nga një shënim i vdekjes së tij thuhet ‘hic incipit pestis’, nga latinishtja përkthehet si ‘ këtu fillon murtaja ‘. Ne e dimë se 200 njerëz vdiqën shpejt në qytet, rreth 6% e popullsisë”.

Murtaja e shekullit të 17-të do të kishte qenë profesionalisht shkatërrues për Shekspirin. Teatrot atëherë, si tani, ishin mbyllur dhe aktorët e dramaturgët nuk kishin asnjë punë.

“Kam menduar shumë për mbylljen e teatrove në 1603 për arsye të dukshme”, tha Doran. “Kur ndodhi në 1593 dhe 1594, Shekspiri shfrytëzoi kohën për të shkruar poezitë ‘Venus’, ‘Adonis’ dhe
‘The rape of Lucrece’. Por kur erdhi puna për të shkruar ‘Mbretin Lir’ në vitet 1600, pas gjithë asaj vdekje përsëri në 1603, ai nuk mund t’i jepte audiencës një fund të lumtur midis mbretit dhe vajzës së tij, Cordelia. “

Murtaja ndot gjuhën në shfaqje, duke formuar metafora dhe mallkime të tilla si “ethet e fuqishme dhe infektive” të përmendura në Timon të Athinës. Ai siguron gjithashtu një pajisje të rastit, si në Romeo dhe Xhulietë, ku një lajmëtar që mbante lajmin se Juliet falsifikoi vdekjen e saj është në karantinë dhe aq i paaftë për ta dhënë atë. Por Doran mendon se murtaja është përgjegjëse për shumë më tepër.

Si një aktor i ri, dramaturgu mendohet se është shfaqur në shfaqjen anonime historike ‘Mbreti Lir’. Kjo përfundon me një notë optimiste, megjithatë konsiderohet si një burim kryesor për lojën e tij të mëvonshme, shumë më të errët. Në dekadat që pasuan, një fund i lumtur shpesh qëndronte në versionin e Shekspirit për të kënaqur audiencat.

Se sa afër murtaja iu afrua familjes së Shekspirit mbetet e panjohur. Doran tregon se dramaturgut iu desh të varroste vëllain e tij më të vogël 27 vjeç, Edmund, i cili e kishte ndjekur atë në Londër. Tre vëllezër e motra të tjerë kishin vdekur të rinj gjatë shpërthimeve.

“Deri këtë vit, nuk e kisha menduar kurrë se sa i pasigurt mund të bëheshe për shkak të njerëzve që vdisnin rreth teje”, tha Doran. / The Guardian/ KultPlus.com

“Romeo dhe Xhulieta” ekzistonte para Shekspirit, kjo është origjina e historisë tragjike

 

Romeo dhe Xhulieta, vepra më e mirënjohur e Uilliam Shekpisrit, e shkruar diku midis viteve 1591-1595, është një nga historitë më të mëdha të dashurisë të shkruara ndonjëherë. Ajo është luajtur shumë herë në teatrot e gjithë botës, dhe pasur edhe shumë përshtatje kinematografike.

Por është interesante të zbulohet se “Romeo dhe Xhulieta”, nuk ishte në fakt një histori e trilluar nga shkrimtari britanik, por përkundrazi një variant i një historie të treguar shumë herë që nga vitet 1400 e në vazhdim. Historia e “Romeo dhe Xhulietës”, eksistonte të paktën një shekull para se Shekspiri ta shkruante atë si vepër.

Një përmbledhje e veprës së famshme të Shekspirit

Fabula e veprës është pak a shumë kjo:“Një hasmëri e vjetër midis dy familjeve të fuqishme, degradon në një gjakderdhje. Një grup personash të maskuar nga familja Montag rrezikojnë një konflikt të mëtejshëm, duke u futur fshehurazi në një festë të familjes rivale të Kapuletëve.

Një i ri i dashuruar, Romeo Montag, bie menjëherë në dashuri me Xhulieta Kapuletin, e cila do të martohej me burrin që i kishte zgjedhur babai i saj, Paridin. Me ndihmën e shërbyeses së Xhuljetës, gratë e rregullojnë që çifti të martohet që të nesërmen, por përpjekja e Romeos për të ndaluar një sherr në rrugë mes 2 familjeve, çon në vdekjen e kushëririt të Xhulietës, Tibaltit, akt për të cilin Romeo dëbohet nga qyteti.

Në një përpjekje të dëshpëruar për t’u ribashkuar me Romeon, Xhulieta ndjek këshillat e një prifti, duke trilluar vdekjen e saj. Por mesazhi nuk arrin deri tek Romeo, dhe duke besuar se Xhulieta kishte vdekur vërtet, ai vret veten mbi varrin e saj. Xhuljeta zgjohet, dhe kur sheh kufomën e Romeos përkrah saj vret edhe ajo veten.

Pas kësaj tragjedie të dyfishtë, familjet pranojnë që t’i japin fund konfliktit mes tyre. Është një histori tërheqëse dhe tragjike. Por Shekspiri nuk e përdori i pari këtë histori për dramën e vet. Në fakt, ajo bazohet në disa histori më të vjetra, dhe disa prej tyre kanë elementë shumë të ngjashëm.

Versione të hershme të tragjedisë “Romeo dhe Xhulieta”

Historia e parë mbi këtë ngjarje, është shkruar nga shkrimtari italian Masukio Salernitano (1410-1475). E botuar një vit pas vdekjes së tij, kapitulli i 33-të i librit të Salernitanos ”Il Novellino”, tregon historinë e Mariotos dhe Xhanozës, një çift të dashuruarish që vijnë nga familjet feudale Maganeli dhe Saraçeni.

Në këtë rrëfim, lidhja e tyre e dashurisë vendoset në Siena dhe jo në Verona, dhe besohet se ka ndodhur në kohën kur ka jetuar vetë Salernitano. Ashtu si në versionin e Shekspirit, Marioto dhe Xhanoza bien në dashuri me njëri-tjetrin, dhe martohen fshehurazi me ndihmën e një prifti të quajtur Agustin.

Pas kohë më vonë, Marioto debaton ashpër një qytetar tjetër pjesë e fisnikërisë së qytetit – në këtë rast, kushëririn e të dashurës së tij – dhe e vret këtë të fundit, një akt që solli arratinë e tij për të shmangur dënimin me vdekje.

Xhanoza e shqetësuar, ngushëllohet vetëm nga fakti që Marioto ka familjen në Aleksandri të Egjiptit, dhe ndërton atje një shtëpi të bukur për veten e tij. Gjithsesi, babai i saj – pa pasur asnjë dijeni mbi martesën e të bijës – vendos se është koha që ajo martohet, dhe kjo gjë e vendosi vajzën në një pozitë të tmerrshme.

Me ndihmën e priftit që e kishte martuar me Marioton, Xhanoza pi një ilaç gjumi për t’u dukur sikur kishte vdekur, dhe në këtë mënyrë ajo mund të largohej fshehurazi nga Siena për t’u ribashkuar me burrin e saj në Aleksandri. Plani shkoi shumë keq, dhe letra e saj drejtuar Mariotos ku shpjegonte dhe planin e arratisë nuk mbërrin kurrë në destinacion, ndërsa lajmi mbi “vdekjen” e saj po.

Kështu ndërsa ajo niset drejt Aleksandrisë, Marioto rikthehet i pikëlluar në Siena, duke rrezikuar jetën e tij për të parë për herë të fundit trupin e pajetë të së dashurës së tij. Por ai arrestohet dhe ekzekutohet me vdekje për krimin e tij të mëparshëm, dhe kjo vetëm 3 ditë para se në qytet të kthehej vetë Xhanoza.

Shumë e dëshpëruar nga ajo që merr vesh, Xhanoza vendos të vetëvritet, për t’u bashkuar më te dashurin e saj në parajsë. Ashtu si rrëfimi i Shekspirit për Romeon që e gjeti Xhulietën duke fjetur, por që ai besonte se kishte vdekur, edhe historia e hershme e Salernitanos, përmban një skenë në të cilën Mariotos e gjen Xhanozën në gjumë të thellë, duke besuar se ajo ka vdekur.

Siç mund të shihet, ka shumë elementë të ngjashëm midis historisë së Shekspirit dhe saj të Salernitanos. Çështja e familjeve në konflikt, dashuria e ndaluar, ilaçi i gjumit, dhe mungesa e komunikimit, çojnë në një fund tragjik për të dy të dashuruarit.

E shkruar vetëm 100 vjet më pas, Shekspiri mund ta ketë gjetur diku veprën e Salernitanos, ose një nga shumë variantet e tjera që ishin shkruar, përpara se kjo histori e veçantë të arrinte në tryezën e Bardit anglez. Luixhi da Porta shkroi në vitet 1530 një përmbledhje të ngjashme, duke rrëfyer historinë e Romeo Montekit dhe Xhulieta Kapeletit, dhe zhvendosur ngjarjen nga Siena në Verona, ngjashëm me Shekspirin.

Sërish çifti martohet në fshehtësi me ndihmën e një prifti, vetëm për t’u ndarë nga vrasja aksidentale që Romeo i bëri kushëririt të Xhulietës, dhe vdekjeve të tyre pasuese: Romeo nga ilaçi i gjumit i Xhulietës, dhe Xhulieta duke e mbajtur frymën e saj, në mënyrë që të mund të vdiste bashkë me të dashurin e saj.

Frymëzimet më të mëdha të Shekspirit për “Romeo dhe Xhulietën”

Pas da Portës erdhi Mateo Bandelo (1480-1562), një murg dhe një shkrimtar që i çoi edhe më tej tregimet e da Portës dhe Salernitanos. Ai ishte shkrimtari italian, që vlerësohet se ka ndikuar më drejtpërsëdrejti tek Shekspiri. Kjo pasi Bandelo prezanton shumë nga temat specifike, që e bëjnë aq të njohur sot dramën e Shekspirit.

Versioni i Bandelos, edhe pse në shumë mënyra i krahasueshëm me tekstin e Salernitanos, siguroi mbiemrat e mirënjohur Montag dhe Kapulet për 2 personazhet kryesore. Ai shtoi edhe elementin e ballos ku takohen për heerë të parë Romeo dhe Xhulieta, dhe gjithashtu edhe momentin në të cilin Xhulieta vret veten me thikën e të dashurit të saj, në mënyrë që ajo të bashkohet me Romeon në jetën e përtejme.

Historia e Bandelos, besohet se është ndjekur nga afër nga shkrimtari francez Pier Buasto, versioni i të cilit u përkthye më pas në anglisht në vitin 1562nga Arthur Bruk, si një poemë me titull ”Historia tragjike e Romoes dhe Xhulietës”. Ky përkthim në anglisht, ishte teksti

që lexoi edhe Shekspiri.

A bazohet “Romeo dhe Xhulieta” në një histori të vërtetë?

Shumë studiues shekspirianë, të mirë-informuar mirë mbi këto vepra të mëparshme letrare, kanë mbledhur prova që Bardi anglez mund të jetë frymëzuar për personazhet e Romeos dhe Xhulietës nga jeta e tij, shkruan bota.al. Një financues i Shekspirit, Henri Rajëtsli, Ërli i Tretë i Sauthemptonit, mendohet se ka frymëzuar Romeon e Shekspirit, për më tepër që njerka e tij e kishte origjinën nga Viskonti Montag.

Henry Rajëtsli kishte ndërkohë një marrëdhënie të fshehtë me Elizabet Vernon. Dhe kur lajmet mbi martesën e tyre arritën në veshin e Mbretëreshës britanike Elizabet I, ajo i burgosi që të dy pasi bashkimi i tyre përbënte një kërcënim politik për mbretërimin e saj.

Në dallim nga Romeo dhe Xhulieta e vërtetë – në çdo histori – Ërl dhe Vernon ishin më vonë në gjendje të jetonin “lumtur përgjithmonë” jashtë mureve të burgut, megjithatë ky bashkim politik i padëshirueshëm vlerësohet shumë se ka ndikuar edhe në shkrimet e Bardit.

Vepra që e shndërroi rrënjësisht letërsinë romantike

Megjithë versionet e shumta të historisë së “Romeo dhe Xhulieta”, që i paraprinë asaj të Uilliam Shekspirit, nuk mund të mohohet se ishte vepra e këtij të fundit, ajo që e shndërroi lidhjen e tyre të dashurisë në një nga historisë më të mëdha të dashurisë të njohura ndonjëherë.

Bardi mund të ketë huazuar shumë gjëra nga Salernitano, Bandelo dhe Bruk, por ishte ai që preku fort audiencën që e ndoqi në skenë dramën e tij. Dashuria dhe vetëvrasja e Romeo Montag dhe Xhulieta Kapuletit, e kanë bërë këtë histori pasionante të pavdekshme, duke mbetur ende sot një nga frymëzimet më të mëdha të letërsinë romantike moderne. / KultPlus.com

‘Libri i Karantinës’, rekomandimi nga KultPlus: ‘Hamleti’

Në këto ditë karantine, kur virusi Covid-19 është përhapur anembanë botës, qëndrimi brenda shtëpisë është mundësi e mirë për t’u rikthyer te leximi. Dhe kalimi i kohës duke lexuar libra është gjithmonë zgjedhje e mirë.

KultPlus-i vazhdon me rekomandimet për të gjithë juve që jeni të interesuar t’i rrekeni leximit dhe ta shfrytëzoni këtë kohë për t’i zgjeruar njohuritë tuaja.

Hamleti, pa dyshim, është tragjedia më e famshme në gjuhën angleze. E shkruar ndoshta në vitin 1601 ose 1602, kjo tragjedi përbën një moment domethënës në zhvillimin dramatik të Shekspirit; dramaturgu e arrit pjekurinë artistike në këtë vepër përmes përshkrimit brilant të luftës së heroit mes dy forcave të kundërta: ndershmërisë morale dhe nevojës për të shpaguar vrasësin e babait.

Fokusi i Shekspirit në këtë konflikt ishte një shmangie revolucionare nga tragjeditë bashkëkohore mbi hakmarrjen, të cilat ishin të prira t’i dramatizonin grafikisht në skenë aktet e dhunshme dhe në të theksohet më shumë dilema e heroit sesa veprimet e përgjakshme. Gjenia e dramaturgut është e dukshme gjithashtu edhe në transformimet e burimeve letrare të tragjedisë, veçanërisht Ur – Hamletin bashkëkohor, në një tragjedi të jashtëzakonshme.

Ur – Hamleti apo Hamleti origjinal, është një tragjedi e humbur për të cilën studiuesit mendojnë se ishte shkruar disa dekada përpara Hamletit të Shekspirit, duke siguruar pjesën më të madhe të kontekstit dramatik për tragjedinë e mëvonshme. Dokumentime të shumta të shekullit të XVI – të dëshmojnë për ekzistencën e Ur – Hamletit, me disa referenca që ia atribuojnë krijimin e saj Thomas Kyd – it, autorit të The Spanish Tragedy.

Të tjera burime kryesore që u përdorën nga Shekspiri ishin Historia Danicae e Saxo Gramaticus (rreth vitin 1200), e cila paraqet një legjendë popullore me një subjekt të ngjashëm me Hamletin dhe Historie Tragiques, Extraicts des Oeuvres Italiennes de Bandel (7 volume, 1559 – 1580), që jep një variant më të zgjeruar të historisë që tregohet nga Historia Danicae. Bazuar në këto burime, Shekspiri krijoi Hamletin, një vepër letrare jashtëzakonisht të pasur dhe komplekse që vazhdon t’u japë kënaqësi si lexuesve ashtu edhe spektatorëve me morinë e kuptimeve dhe të interpretimeve të saj.

Hamleti është njëra ndër veprat më të njohura të Shakespearit. Këtu bëhet fjalë për Hamletin princin e Danimarkës. Babai i Hamletit mbytet nga vëllai i tij Mbreti Klavd për të marrë në dorë pushtetin mbretëror. Pasi merr pushtetin në dorë ai po ashtu martohet me nënën e princit Hamlet, Gertruden. Mbreti Klavd të gjithë i bind se kjo ishte një vdekje natyrore. Por, pasi i lajmërohet fantazma e babait Hamletit, ai e sheh se kjo nuk ishte një vdekje natyrore, por mbreti Klavd e kishte vrarë babanë e tij. Pas ca kohe në qytet vin disa aktor të huaj ku Hamleti iu thotë të lozin një ngjarje si ajo që i kishte ndodhur ati. Pas kësaj ngjarjeje Hamleti vërtëtohet për vdekjen jo natyrale të babait. Ai kishte të dashur Ofelinë, ajo ishte e bije e Pollonit dhe vëlla e kishte Laertin.

Ai fillon të sillet si i marrë për te gjetur mënyrë sa më të mirë se si ti hakmerret Mbretit. Gjatë këtij roli ai vret edhe babain e Ofelis, Pollonin. Pas kësaj ngjarjeje Ofelia ishte shumë e tronditur dhe ajo mbytet në lumë. Kur i vëllau merr vesh për vdekjen e babait dhe të motrës së tij i vërsulet mbretit. Mbreti me dinakrin e tij e bind Laertin se Hamleti ia kishte vrarë babanë dhe i bind që të ndeshen. Gjatë ndeshjes Laerti e plagos me një thikë të helmuar që Laerti dhe Mbreti e kishin pregaditur për Hamletin. Pastaj ndërrojnë armët dhe Hamleti e plagos për vdekje Laertin. Gjatë dyluftimit Mbretëresha pinë verën e helmuar dhe vdes. Hamleti i tërbuar e godet mbretin me thike dhe e vret. Laerti në momentet e fundit të jetës i kërkon falje Hamletit dhe vdes. Horati shoku më i ngushte i Hamletit dëshiron që ta vras veten por Hamleti nuk lejon dhe thotë se dikush duhet të jetoj dhe të tregoj të vërtetën. Pas shume përpjekjeve Hamletia arrin ta vret mberitn por tragjedia përfundon me vdekjen e Hamletit.

Babai i Hamletit mbytet nga vëllai i tij Klaud për të marrë në dorë pushtetin mbretëror. Pasi merr pushtetin në dorë ai po ashtu martohet me nënën e princit Hamlet, Gertruden. Mbreti Klaud i bind të gjithë se kjo ishte një vdekje natyrore, por pasi fantazma e babait të Hamletit e lajmëron se kjo nuk ishte një vdekje natyrore, por mbreti Klaud e kishte mbytur atë me helm.Pas disa kohësh në qytet vijne disa aktor të huaj ku Hamleti i thotë të luajnë një ngjarje si ajo që i kishte ndodhur të atit. Pas kësaj ngjarjeje Hamleti vërtëtohet për vdekjen jo natyrale të babait. Ai kishte të dashur Ofelinë,bijën e Pollonit dhe motra e Laertit. Ai fillon të sillet si i marrë për të gjetur një mënyrë sa më të mirë se si ti hakmerret Mbretit. Gjatë këtij roli ai vret edhe babain e Ofelisë, Pollonin. Pas kësaj ngjarjeje Ofelia ishte shumë e tronditur dhe një ditë mbytet në lumë. Kur i vëllau merr vesh për vdekjen e babait dhe të motrës së tij i vërsulet mbretit. Mbreti me dinakërinë e tij e bind Laertin se Hamleti ia kishte vrarë babanë dhe e bind që të ndeshen. Gjatë ndeshjes, Hamleti u plagos me një thikë të helmuar që Laerti dhe Mbreti e kishin përgatitur për Hamletin. Pastaj ndërrojnë armët dhe Hamleti e plagos për vdekje Laertin. “Hamleti”, pa dyshim, është tragjedia më e famshme në gjuhën angleze. E shkruar ndoshta në vitin 1601 ose 1602, kjo tragjedi përbën një moment domethënës në zhvillimin dramatik të Shekspirit; dramaturgu e arrit pjekurinë artistike në këtë vepër përmes përshkrimit brilant të luftës së heroit mes dy forcave të kundërta: ndershmërisë morale dhe nevojës për të shpaguar vrasësin e babait. Gjatë dyluftimit Mbretëresha pi verën e helmuar dhe vdes. Hamleti i tërbuar e godet mbretin me thike dhe e vret. /KultPlus.com

Laert Vasili: Shekspiri në kohën e murtajës shkroi ‘Mbretin Lir’

Aktori Laert Vasili i është bashkuar iniciativës së artistëve brenda edhe jashtë vendit, ku përmes një videomesazhi nga shtëpia u bën apel shqiptarëve që këto ditë të kenë më shumë kujdes për vetën dhe të tjerët.

Por, një kujdes të veçantë e kërkon për të moshuarit, për gjyshërit me përrallat e të cilëve u rritëm.

Krejt në fund të videos ai ju këshillon që të lexoni sa më shumë gjatë kësaj kohe e duke ju kujtuar që në kohë të tilla janë nxjerr edhe vepra të mëdha. Për këtë mori shembull Shekspirin i cili në kohën e murtajës shkroi veprën “Mbreti Lir”. / KultPlus.com

“Shumë zhurmë për asgjë” vjen në skenën e Teatrit të Gjakovës, regjisorja premton një nivel të lartë artistik

Jeta Zymberi

Me subjekt satirik dhe problemor, komedia “Shumë zhurmë për asgjë” e cila i përket periudhës së pjekurisë së Shekspirit, njihet për motivin në të cilin mbështetet, motiv ky që është i njohur që në antikitet dhe rishfaqet në mjaft autorë të kohës së Shekspirit: ai njihet si motivi i “kipcit” ose i ngatërresës që vjen si pasojë e ngjashmërisë fizike mes dy personazhesh të ndryshme, ky motiv tashmë është marrë në dorën e regjisores Zana Hoxha për ta jetësuar në skenën e teatrit të Gjakovës, shkruan KultPlus.

E konsideruar si një nga komeditë më të mira të Shekspirit, me plot nuanca romantike dhe situata komike, vepra vjen në skenën e teatrit nën lojën e trupës së gjeneratës së re të aktorëve gjakovar dhe koreografit Robert Nuha.

Të ftuar nga Leonati, Princi i Aragonës dhe pasuesit e tij mbërrijnë në Mesinë, dhe këtu trimat e rinjë i ritakojnë dashuritë e vjetra, që do t’i shtyjë këta të rinjë të bëjnë të pamundurën të fitojnë zemrat e vajzave të reja të shtëpisë. Përplasja e personazheve karizmatike do të dhurojë një përrallë me plot kthesa që kanë për qëllim përplotësimin e dashurisë. Përmes gjetjes, ngjarja është e vendosur në kontekst me arbëreshët e Italisë, që ka përmbushur aspektin muzikor të shfaqjes. Duhet cekur se kjo është hera e parë që në teatrin e Gjakovës, dyzet vite pas themelimit, vihet në skenë një vepër e Shekspirit.

“Është hera e parë që po e realizoj një tekst të Shekspirit në një skenë të madhe dhe dihet që tekstet e Shekspirit janë ndër më të vështirat dhe më sfidueset për secilin regjisorë, por unë dëshiroja që pikërisht këtë vepër ta realizoj në një teatër siç është ai i Gjakovës, duke marrë parasysh edhe trupën e re të aktorëve dhe publikun gjakovarë, gjithashtu duke marrë parasysh që kjo është një ndër veprat e mia të preferuara nga Shekspiri dhe ku më mirë se në Gjakovë ta sjell këtë vepër që nuk është inskenuar kurrë më herët”, ka thënë regjisorja për KultPlus.

Përmes kësaj shfaqje, Zana synon të krijojë një atmosferë e cila inspiron, një atmosferë të një nivelit të lartë artistik, një tendencë që një tekst shumë klasik të arrijë përmes një qasje bashkëkohore, të sjell më të mirën nga trupa dhe të kënaqë publikun.

“Është punuar shumë që të bëhet një shfaqje që trajton një komedi të shkruar shumë shekuj më herët po të sjellë në një frymë bashkëkohore e cila komunikon me zemrat e publikut sot”.

Aktorët të cilëve ju është besuar loja për këtë shfaqje, janë: Vali Krasniqi, Vlera Pylla, Ylber Mehmeti, Besfort N Berberi, Mikel Markaj, Vlora Dervishi, Edmond Hafizademi, Valon Pallaska, Edi Gjakova, Yllka Lota, Altina Kusari dhe Hysen Binaku.

Skenografia është realizuar nga Petrit Bakalli, kostumografe: Alma S. Krasniqi, kompozitor: Memli Kelmendi, mjeshtër vokali: Adhurim Grezda, inspicient: Arben Lleshi, ndriçues: Qendrim Rruka, pëshpëritëse: Servete Kryeziu, tonist: Artan Bishtazhini.

“Shumë zhurmë për asgjë” vjen premierë më datë 16 dhe 17 tetor në ora 20:00 në Teatrin e Gjakovës. / KultPlus.com

Enigma Shekspir: A ishte bardi, grua?

Elizabeth Winkler

Dyshimet nëse Shekspiri (William Shakespeare), i ka shkruar vërtetë veprat që njihen si të tijat, janë aq të vjetra sa edhe vetë veprat e tij. Kandidatët alternativë, si Francis Bacon, Christopher Marlowe dhe Edward de Vere, konti i 17-të i Oksfordit, vazhdojnë të kryesojnë teoritë e konspiracionit.

Por, a ka menduar dikush ndonjëherë që krijuesi i atyre personazheve, grave të jashtëzakonshme në veprat e tij, të mund të ketë qenë në fakt një grua? Dhe, kush mund të ishte ajo:

Kritiku letrar John Ruskin, është shprehur: ”Shekspiri nuk ka heronj, ai ka vetëm heroina”. Dhe, një numër i madh i këtyre heroinave refuzojnë t’u binden rregullave të kohës. Të paktën 10 prej tyre i sfidojnë baballarët, duke u betuar se do të gjejnë vetë partnerin e jetës. Tetë personazhe femra maskojnë veten si burra, për të shmangur kontrollet patriarkale.

Por, pikëpamja mbizotëruese ishte se asnjë grua në Anglinë e periudhës së Rilindjes nuk shkroi për teatrin, sepse ishte kundër rregullave. Megjithatë, studiuesit kanë vërtetuar se gratë kanë qenë të përfshira në veprimtarinë e shtëpive të ndryshme botuese. Për më tepër, 80 për qind e dramave të botuara në vitet 1580 u shkruan në mënyrë anonime dhe ky numër nuk ra nën 50 për qind deri në fillim të viteve 1600.

Të paktën një studiuese e njohur i Shekspirit, Phyllis Rackin, sfidon supozimin e përgjithshëm që drama komerciale e asaj periudhe nuk kishte asnjë femër. Një gënjeshtër që demaskohet nga Gabriel Harvey, kritik i njohur letrar i epokës elizabetiane. Në vitin 1593, ai i referohej fshehurazi një “gruaje fisnike”, që kishte shkruar tri sonete dhe një komedi.

Po kush ishte kjo grua që shkroi një “vepër të pavdekshme”, në të njëjtin vit që u shfaq në shtyp edhe emri i Shekspirit, me poemën “Venera dhe Adonisi”?

Një kandidate është Mary Sidney, kontesha e Pembrokut (motra e poetit të famshëm Philip Sidney) – një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj, përkthyese dhe poete.

Por, kandidatja që më ka intriguar më shumë ishte një grua ekzotike dhe shumë më periferike sesa kjo që ishte e mirënjohur. Jo shumë kohë më parë, mësova se “Globe Theater” në Londër kishte nisur të shqyrtonte të dhënat e kësaj figure. Sezoni veror i vitit 2018 përfundoi me një shfaqje të re, “Emilia”, që fliste për një bashkëkohëse të Shekspirit, Emilia Bassano.

E lindur në Londër në vitin 1569, nga një familje emigrantësh të Venedikut – muzikantë dhe prodhues instrumentesh, me gjasë me origjinë hebreje – ishte një nga gratë e para në Angli që publikoi një vëllim me poezi (fetare, por që mbronte lirinë e grave dhe shprehej kundër shtypjes mashkullore).

Ekzistenca e saj u zbulua në vitin 1973 nga historiani i Oksfordit A. L. Rowse, që spekuloi se ishte “zonja e errët” e përshkruar në sonetin e Shekspirit. Tek “Emilia”, dramaturgu Morgan Lloyd Malcolm shkon një hap më tej: Shekspiri i tij është një plagjiator që përdor fjalët e Bassanos për mbrojtjen e famshme që Emilia u bën grave tek “Othello”.

A mundet që Bassano të ketë kontribuar më gjerësisht dhe në mënyrë direkte në veprat e Shekspirit?

Numri i skeptikëve mbi autorësinë e Shekspirit, është i madh, mes tyre emra të njohur si: Ralph Waldo Emerson, Walt Whitman, Mark Twain, Henry James, Sigmund Freud, Helen Keller dhe Charlie Chaplin. Idetë e tyre në lidhje me autorësinë e dramave dhe poemave ndryshojnë, por pranojnë se Shekspiri nuk është njeriu që i ka shkruar ato. Dyshimi i tyre është i rrënjosur në fakte konkrete. Jeta e Shekspirit është dokumentuar mjaft mirë, sipas standardeve të periudhës. Por, asnjë dokument nga jeta e tij nuk e identifikon atë pa mëdyshje si shkrimtar. Më shumë se 70 dokumente që ekzistojnë, e përshkruajnë si aktor e si aksioner në një kompani teatrore, apo si një investitor. Ato tregojnë se ai shmangu taksat, se si u gjobit për këtë, dhe si iu nënshtrua një urdhri kufizues. Profili, është jashtëzakonisht koherent me atë të një sipërmarrësi të industrisë argëtuese të Rilindjes. Por, ajo që mungon është çdo shenjë që ai shkroi vepra.

Për më tepër, si arriti njeriu i lindur në Stratford, të kishte njohuri të gjera mbi ndodhitë në oborrin mbretëror elizabetian, për gjuhët e huaja, ligjet, astronominë, muzikën, ushtrinë apo territoret e huaja, veçanërisht qytetet veriore të Italisë? Dhe, fakt është që Shekspiri nuk u arsimua deri në moshën 13-vjeçare. Ndoshta ai ka udhëtuar, i është bashkuar në një moment ushtrisë, ka punuar si mentor, apo që të tria bashkë sikurse kanë supozuar studiuesit. Megjithatë, asnjë prej këtyre përvojave nuk ekziston.

Ndërkohë, jeta e Bassanos përfshiu të gjithë diapazonin e dijeve të përshkruara në veprat e Shekspirit. Studuesi John Hudson, e ka mbështetur prej vitesh këtë hipotezë. Në vitin 2014, ai botoi librin “Zonja e errët e Shekspirit: Amelia Bassano Lanier, gruaja prapa dramave të Shekspirit?”. Hudson përmend aty shënimet e një mjeku dhe astrologu të kohës, të quajtur Simon Forman. Në adoleshencë ajo u bë mësuese e Henry Careyt, mjeshtër i argëtimit në oborrin mbretëror dhe protekor i kompanisë teatrore të Shekspirit. Dhe, ky ishte vetëm fillimi. Nëse Bassano ka qenë e dashura e Shekspirit, kjo nuk mund të thuhet me saktësi.

Hudson thekson se Bassano jetoi “një jetë në kufijtë e shumë botëve shoqërore”, që përfshin edhe diapazonin e botës letrare të Shekspirit: referencat e saj të detajuara mbi intrigat e oborrit; burimet e saj italiane dhe origjina e supozuar hebraike; muzika dhe feminizmi i saj. Gjurma e saj në dramat e Shekspirit, shtrihet për një periudhë të gjatë. Ai vë në dukje shumë përdorime të emrit të saj, duke cituar disa më të hershme, si për shembull Emilian tek “Komedia e gabimeve”. Më vonë, tek “Tregtari i Venedikut”, heroi romantik është një venecian me emrin Bassanio, një tregues që autori ndoshta e dinte mbi lidhjen e Bassanos me Venecian. Më tej, tek “Otello” shfaqet një tjetër Emilia – gruaja e Jagos.

Më vonë, si gruaja e Henry Careyt, Bassano fitoi gjithnjë e më shumë qasje në botën e teatrit. Carey, kushëriri i mbretëreshës së Anglisë, mbante poste të ndryshme ligjore dhe ushtarake. Bassano ishte tejet “e favorizuar nga Madhëria e saj dhe nga shumë fisnikë”, vuri në dukje doktor Forman. Pastaj, në fund të vitit 1592, Bassano (tashmë 23 vjeçe) u dëbua nga oborri. Ajo ishte shtatzënë. Carey i ktheu paratë dhe xhevahiret e saj dhe më vonë u martua me Alfonso Lanierin, një muzikant i oborrit. Disa muaj më vonë lindi një djalë. Bassano u punësua më vonë në një familje fisnike, ndoshta si një mësuese e muzikës dhe afërsisht një dekadë pas asaj hapi një shkollë. Nëse ajo i shoqëroi të afërmit e saj në udhëtimet e tyre përsëri në Italinë e veriut, kjo nuk dihet. Por, lidhja familjare me vendin e origjinës ofroi mundësinë për njohjen në detaje me rajonin.

“Unë ndjeja gjithmonë diçka italiane, diçka hebreje tek Shekspiri”, do të shprehej Jorge Luis Borges për “The Paris Review” në vitin 1966. “Ndoshta, anglezët e admirojnë për shkak të kësaj, pasi është kaq ndryshe nga ata”.

Borges nuk ka përmendur “diçka femërore” për Bardin, megjithatë kjo përgjigje nuk ka pushuar kurrë të jetë pjesë e joshjes ndaj Shekspirit. /The Atlantic/Në shqip nga: Bota.al

Dhjetë personat që mund të kenë shkruar realisht veprat e Uilliam Shekspirit

Çështja e autorësisë së veprave të Shekspirit, përfshin rreth 70-80 teori alternative, ndaj pikëpamjes tradicionale se Uilliam Shekspir i shkroi vetë veprat e tij.

Ai lindi në një familje të shtresës së ulët, nuk ishte i arsimuar dhe nuk kishte një rreth të madh shoqëror. Ndaj teoricienët besojnë se gati e pamundur, që ai të shkruante kryevepra të tilla.

Ja cilat janë 10 nga teoritë më interesante, se kush mund të ketë qenë autori i vërtetë i veprave të tij.

Fransis Bejkën
Bejkën ishte një filozof, shkrimtar, shkencëtar dhe historian i njohur i kohës së tij. Thuhet se ai ishte pjesë e një grupi më të gjerë, që synonte të minonte monarkinë britanike. Zbulimi i dokumenteve të vitit 1867 që përmbajnë esetë e Bejkën, dhe kopje të grisura të tragjedive “Rikardi II” dhe “Rikardi III”, si dhe referencat mbi Shekspirin, e përforcojnë më tej këtë teori.

Kristofer Marlou
Thuhet se Kristopfer Marloi, u vra në një përleshje me thika në rrugë me disa të dehur, në majin e vitit 1593. Pra, ai vdiq para se Shekspiri të niste të botonte librat e tij. Teoricienë të ndryshëm pretendojnë se Marlou e falsifikoi atë natë vdekjen e tij,dhe filloi të botonte nën pseudonimin Uilliam Shekspir. Në fakt, edhe stilet e shkrimit të Marlou dhe Shekspirit, janë shumë të ngjashme.

Ana Hethwuej
Bashkëshortja e Uilliam Shekspirit për 34 vjet, përmendet shpesh si shkrimtarja e vërtetë e trashëgimisë së Shekspirit. Ajo jetoi në një kohë, kur gratë nuk do të botoheshin. Edhe motrat Brontë, i botuan veprat e tyre me pseudonime burrash (Kurer, Elis, dhe Ekton Bell). Ndaj nuk është krejtësisht e pabesueshme, që Ana të ketë bërë të njëjtën gjë.

Eduard De Ver
Eduard de Ver ishte Baroni i 17-të i Oksfordit. Rrethi i tij i gjerë shoqëror, dhe kontaktet e shumta, kishin më shumë gjasa të kenë ndikuar në temat e dramave të famshme. De Ver ishte i njohur në rrethet teatrore, dhe ishte një mbrojtës i një numri aktorësh. Mbështetësit e kësaj teorie, pohojnë se shumë prej përvojave të jetës së de Ver, janë shndërruar në shfaqje të tilla si Makbeti, Hamleti dhe Rikardi II.

Henri Nevil
Diplomati Henri Nevil, jetoi dhe punoi në Londër gjatë kulmit të karrierës letrare të Shekspirit. Studiuesi Xhon Kason, thotë se faktin se biblioteka e Nevil është e mbushur me libra që kanë shënime rreth shfaqjeve të Shekspirit. Gjithashtu, pretendohet që Nevil duke shërbyer në administratën publike, kishte përvojën e duhur për të përfshirë detajet ligjore që Shekspiri i përdori në dramat e tij.

Xhejmsi I
Ideja që monarku mbretëror i kohës së Shekspirit, të jetë autori i vërtetë i veprave, është paksa absurd. Por besimtarët e kësaj teorie, citojnë ndikimin e madh të mbretit, si dhe marrëdhëniet mes dy burrave. Tragjedia Makbeth, thuhet se është ndikuar nga libri i mbretit “Daemonologie & Reginald Scot’s”. Gjithashtu, personazhi i Bankos mendohet se bazohet tek një pasardhës i vërtetë i oborrit të Xhejmsit I.

Ben Jonson
Në librin e tij “Kush shkroi në emër të Shekspirit?”, studiuesi Xhon Miçëll pohon se Xhonson, një shkrimtar i njohur në kohën e Shekspirit, ishte i përfshirë në shkrimin e veprës së parë të Shekspirit. Duket sikur Xhonsoni, kishte qasje brenda çdo sekreti të veprave të Uilliam.

Sër Uollter Ralei
Ralei, ishte një nga figurat më të famshme të epokës elizabetiane, për shkak të ekspeditave të tij në Amerikë. Teoria që e lidh me Shekpirin, bazohet në faktin se shumë nga përvojat e tij jetësore, ishin të lidhura me veprat e mëdha të Shekspirit. Thuhet se Ralei, mund të ketë shkruar të gjitha veprat e Shekspirit, duke përdorur preudonimin Bard.

Uilliam Shekspir
Natyrisht, ekziston edhe teoria se veprat e Uilliam Shekspirit, nuk u shkruan nga askush tjetër përveçse vetë Shekspirit. Pikëpamja universale, është se moria e provave të dokumentuara të emrit të tij, qoftë në veprat e tij, veprat e shkrimtarëve bashkëkohorë, apo në regjistrat zyrtarë të shtetit, dëshmojnë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, se Shekspiri ishte autori i vërtetë i veprave të tij.

Një grup autorësh
Kjo teori u propozua fillimisht në vitin 1857 nga Delia Bejkën. Sipas tij, grupi drejtohej nga Frensis Bejkën (nuk kishte lidhje gjaku me Delian), dhe përfshinte autorë të tjerë të dyshuar si Eduard de Ver dhe Uollter Ralei, të cilët mendohej se ishin të zhgënjyer me karrierat e tyre zyrtare, ndaj nisën të shkruanin nën një preudonim të përbashkët.

Kjo teori u avancua në vitin 1931, kur Xhilbert Slejtër, pretendoi në librin e tij “Shtatë Shekspirët”, se Frensis Bejkën, De Ver, Ralei, Uilliam Stenli, Kristofer Marlout, Meri Sidnej dhe Roxher Maners, ishin pjesë të së ashtuquajturës “Sindikata e Oksfordit”.