Zef Skiroi dhe elegjia për të birin ‘Mino’: E vranë të liqtë, por të mirët e qajnë

Zef Skiroi, u lind në Hora të Arbëreshëve më  10 gusht 1865, ka vdekur në Napoli, 17 shkurt 1927. Zefi  ishte poet, gjuhëtar, folklorist, etnograf, dhe publicist i shquar arbëresh.

Atdhetar i madh shqiptar, dijetar dhe koleksionist i traditave poetike arbëreshe, profesor i parë dhe kryetarit i gjuhës shqipe dhe letërsisë në Institutin Oriental të Napolit, që marrin pjesë në mënyrë aktive në gjuhën shqipe. Ndër shkrimtarët më të mëdhenj shqiptar, ai është përfaqësuesi më i traditave arbëreshe letrare dhe kulturore të Sicilisë, të cilët lënë një dalje të gjerë letrare.

Në poemën Mino, të cilën Zef Skiroi e shkroi në fund të jetës e të krijimtarisë së tij, autori këndon e vajton vrasjen e djalit të tij Minos, nga vendasit arbëresh të Pianës me 1920. Mino mbahet si kryevepra poetike e Skiroit për ndërtimin e rrallë formal dhe poetik si dhe për shprehjen aq personale e të fuqishme të ndjenjave e të dhimbjes së tij. Mino krahas cilësimit si  elegji për djalin, cilësohet edhe si elegji apo traktat për jetën njerëzore në rrethanat arbëreshe – shqiptare.

KultPlus më poshtë ju sjellë një fragment të shkëputur nga kjo poemë.

Mino

…Lëvdohu, o Pjanë, se nga të gjitha u ndave,

ç’janë arbëresh e të huaj katunde,

një trim të njomë dhe të lidhur e vrave,

ndonëse zemrën e tij aspak s’e tunde.

Thellë e më thellë në baltë ti shkave

dhe në të hiqte në ligësi ti munde

aq sa fitove nam ngado ka jetë

se prej vrasësish je mallkuar shpellë.

………………………………………………………

Me dashuri të madhe t’bëra kezë

e ti më dhe prej gjembash një kurorë,

me penj ari, nga malli për ty ndezë,

një napë të qëndisa me këtë dorë,

po ma shpagove më cohën e zezë,

për nder tënd s’pyeta as vapë, as borë

e ti s’më ndjeve, s’më pe kurrsesi,

aq shumë të desha e djalin ma vrave ti.

………………………………………………………

O Mirditas, o burra e ku ishit ju?

Të më ndodheshit s’do isha kështu!

I madh ky ngashërim, bir që më mbyt,

e madhe gozhda që në gji m’u fut

dhe në i parrëfyeshëm fat i yt

për këngë trimërie këngëtarin lut,

po të lëvdoj me nyje vaji në fyt

e kënga brengën time aspak s’e zbut

se për nder tënd e ndritura lëvdatë

atdhetarin gëzon, po shtyp një atë.

………………………………………………………

Vërtetë më shtyp, po më bën krenar

sepse trima si ti ndesh shumë rrallë,

se ti, romak, dhe gjithashtu shqiptar

së vjetrës derë që kurrë s’pat të sharë,

lavdinë i shtove kur re fitimtar;

kur për atdhe ti dhe jetën e shtrenjtë

mbështjellë me flamurin t’liris së shenjtë.

Pa lëvizur nga vendi, e mjera nënë

as flet, as qan, s’përgjigjet e s’rënkon,

në faqe e zbehtë si një dimërore hënë

kur i borës savani dheun mbulon,

me sy hapur, po me perde zënë,

zbrazësinë vëren e asgjë s’shikon,

po herë-herë ngjethet dhe fshan:

“O bir, o djali im, pse të vranë?”

Si zogj që trimbi shkreptinë në re

kur shkrep stuhia me rrëmbim në maj

e bashkë me t’ëmën dridhen në fole

ashtu të vegjëlit rrinë pranë saj,

gjëma e papritur të flasin s’i le

e nuk guxojnë as të shkrihen në vaj,

s’guxojnë as të pyesin për atë vëlla,

po në heshtje  brengën zemrën ua ha.

Seç i shkulë flokët e shpleksur të bardhë

gjyshja plakë, vajton e thotë: “O bir,

dy herë bir e si m’u nise vallë

në atë udhë që ndiqet me pahir

e të përpinë ty gropa me baltë

e jo mua që të prehem kam dëshirë

nuk deshi Zoti e të rrëmbeu në qiell,

si një stuhi që gjithësinë mbështjell.

Dhe unë vet them: Ju që më vini

për kryeshëndoshë e të më ngushëlloni

ju faleminderit me zemër, të dlirë,

po fjalë të më zbusni mos kërkoni,

vetëm ju lutem, po qe se e dini

mos më fshihni dhe hapur të më thoni:

Ç’faj i pata fshatit vallë unë i ngrati,

që zemrën ma këputi e dhimbje s’pati?

Ç’i bëra Pjanës që ashtu m’paguan?

…Me punë e jo me dokrra e nderove.

Ç’i bëra Pjanës që ashtu më gjuan?

…Nga armiqtë e saj e mbrojte dhe

Ç’i bëra Pjanës që haren’ më shuan?

…Të kishe dritë e mirësi u mundove.

Nga të Pianës tim bir, pra, pse e vranë?

…E vranë të liqtë, por të mirët e qajnë./ KultPlus.com

Përkujtohet Zef Skiroi, poeti, etnografi dhe publicisti i shquar arbëresh

Më 10 gusht 1865, lindi poeti, etnografi dhe publicisti i shquar arbëresh, Zef Skiroi.

Fare herët, me të mësuar shkrim e këndim, thuri një vjershë kushtuar heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit, duke brazduar njëherë e mirë hullinë që do të ndiqte më tej. Më 1890, u emërua “docent” i letërsisë antike në “Liceun Garibaldi” të Palermos dhe me pas titullar i Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe, pranë Institutit Mbretëror Oriental të Napolit. Dha ndihmesë të çmuar në ngritjen e kulturës arbëreshe.

Në vitin 1887, së bashku me Françesk Petën, themeloi në Palermo revistën “Arbëri i ri”.Ky periodik shërbeu si një busull identitare për arbëreshët dhe si një tribunë e krijimtarisë së autorëve të këtij komuniteti. Në këtë mënyrë, në numrat e saj gjeneruan përmbajtje Serembe, Krispi, Variboba etj.

Skiroi vijoi veprimtarinë albanologjike me botime, leksione dhe pjesëmarrje në kongrese. Veprat kryesore të tij mbeten “Mili e Hajdhia” dhe“Te dheu i huaj”. Ky personalitet i shquar i letërsisë dhe i kulturës arbëreshe ndërroi jetë në Napoli në vitin 1927.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikoi sot telegramin e Djelmunisë së Elbasanit, i datës 23 korrik 1913, ku profesorit Skiroi i urohet mirëseardhja në Shqipërinë e pavarësuar. / atsh / KultPlus.com

157 vjet nga lindja e poetit të shquar shqiptar, Zef Skiroi

Zef Skiroi, u lind në Hora të Arbëreshëve më  10 gusht 1865, ka vdekur në Napoli, 17 shkurt 1927. Zefi  ishte poet, gjuhëtar, folklorist, etnograf, dhe publicist i shquar arbëresh. Atdhetar i madh shqiptar, dijetar dhe koleksionist i traditave poetike arbëreshe, profesor i parë dhe kryetarit i gjuhës shqipe dhe letërsisë në Institutin Oriental të Napolit, që marrin pjesë në mënyrë aktive në gjuhën shqipe. Ndër shkrimtarët më të mëdhenj shqiptar, ai është përfaqësuesi më i traditave arbëreshe letrare dhe kulturore të Sicilisë, të cilët lënë një dalje të gjerë letrare.

Në poemën Mino, të cilën Zef Skiroi e shkroi në fund të jetës e të krijimtarisë së tij, autori këndon e vajton vrasjen e djalit të tij Minos, nga vendasit arbëresh të Pianës me 1920. Mino mbahet si kryevepra poetike e Skiroit për ndërtimin e rrallë formal dhe poetik si dhe për shprehjen aq personale e të fuqishme të ndjenjave e të dhimbjes së tij. Mino krahas cilësimit si  elegji për djalin, cilësohet edhe si elegji apo traktat për jetën njerëzore në rrethanat arbëreshe – shqiptare.

KultPlus më poshtë ju sjellë një fragment të shkëputur nga kjo poemë.

Mino

…Lëvdohu, o Pjanë, se nga të gjitha u ndave,

ç’janë arbëresh e të huaj katunde,

një trim të njomë dhe të lidhur e vrave,

ndonëse zemrën e tij aspak s’e tunde.

Thellë e më thellë në baltë ti shkave

dhe në të hiqte në ligësi ti munde

aq sa fitove nam ngado ka jetë

se prej vrasësish je mallkuar shpellë.

………………………………………………………

Me dashuri të madhe t’bëra kezë

e ti më dhe prej gjembash një kurorë,

me penj ari, nga malli për ty ndezë,

një napë të qëndisa me këtë dorë,

po ma shpagove më cohën e zezë,

për nder tënd s’pyeta as vapë, as borë

e ti s’më ndjeve, s’më pe kurrsesi,

aq shumë të desha e djalin ma vrave ti.

………………………………………………………

O Mirditas, o burra e ku ishit ju?

Të më ndodheshit s’do isha kështu!

I madh ky ngashërim, bir që më mbyt,

e madhe gozhda që në gji m’u fut

dhe në i parrëfyeshëm fat i yt

për këngë trimërie këngëtarin lut,

po të lëvdoj me nyje vaji në fyt

e kënga brengën time aspak s’e zbut

se për nder tënd e ndritura lëvdatë

atdhetarin gëzon, po shtyp një atë.

………………………………………………………

Vërtetë më shtyp, po më bën krenar

sepse trima si ti ndesh shumë rrallë,

se ti, romak, dhe gjithashtu shqiptar

së vjetrës derë që kurrë s’pat të sharë,

lavdinë i shtove kur re fitimtar;

kur për atdhe ti dhe jetën e shtrenjtë

mbështjellë me flamurin t’liris së shenjtë.

Pa lëvizur nga vendi, e mjera nënë

as flet, as qan, s’përgjigjet e s’rënkon,

në faqe e zbehtë si një dimërore hënë

kur i borës savani dheun mbulon,

me sy hapur, po me perde zënë,

zbrazësinë vëren e asgjë s’shikon,

po herë-herë ngjethet dhe fshan:

“O bir, o djali im, pse të vranë?”

Si zogj që trimbi shkreptinë në re

kur shkrep stuhia me rrëmbim në maj

e bashkë me t’ëmën dridhen në fole

ashtu të vegjëlit rrinë pranë saj,

gjëma e papritur të flasin s’i le

e nuk guxojnë as të shkrihen në vaj,

s’guxojnë as të pyesin për atë vëlla,

po në heshtje  brengën zemrën ua ha.

Seç i shkulë flokët e shpleksur të bardhë

gjyshja plakë, vajton e thotë: “O bir,

dy herë bir e si m’u nise vallë

në atë udhë që ndiqet me pahir

e të përpinë ty gropa me baltë

e jo mua që të prehem kam dëshirë

nuk deshi Zoti e të rrëmbeu në qiell,

si një stuhi që gjithësinë mbështjell.

Dhe unë vet them: Ju që më vini

për kryeshëndoshë e të më ngushëlloni

ju faleminderit me zemër, të dlirë,

po fjalë të më zbusni mos kërkoni,

vetëm ju lutem, po qe se e dini

mos më fshihni dhe hapur të më thoni:

Ç’faj i pata fshatit vallë unë i ngrati,

që zemrën ma këputi e dhimbje s’pati?

Ç’i bëra Pjanës që ashtu m’paguan?

…Me punë e jo me dokrra e nderove.

Ç’i bëra Pjanës që ashtu më gjuan?

…Nga armiqtë e saj e mbrojte dhe

Ç’i bëra Pjanës që haren’ më shuan?

…Të kishe dritë e mirësi u mundove.

Nga të Pianës tim bir, pra, pse e vranë?

…E vranë të liqtë, por të mirët e qajnë./ KultPlus.com

“Katundet arbëreshe”, ekspozon për herë të parë 2 botime të Kamardës dhe Skiroit

Në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar u çel sot ekspozita me titull: “Katundet arbëreshe”. Kjo ekspozitë pasqyron shpirtin arbëresh, i cili dëshmon përkatësinë e vet etnike.

Ekspozita, e cila do të qëndrojë një javë e hapur, është përfytyruar, duke menduar gjithë shqiptarët në botë, me dëshirën për të njohur gjakun e kombit shqiptar të shpërndarë në luftëra të shumta.

Risi e kësaj ekspozite janë 2 libra, që ekspozohen për herë të parë:1-“Saggio di Grammatologia Comparata sulla lingua”, me autor Dhimitër Kamardrën.2-“Canti tradizionali ed altri saggi delle colonie”, me autor Zef Skiroin. Gjithashtu përbën risi një brez metalik që vjen nga Hora e Arbëreshëve me një paftë ku paraqitet Shën Gjergji hipur në në kalë.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, në fjalën e tij tha se: “Në këto ditë të trashëgimisë kulturore në të cilat ne synojmë nxitjen dhe zhvillimin e aktiviteteve promovuese kjo ekspozitë të nxit dhe të shtyn në gjurmime të tjera historike e etnografike mbi bashkësitë arbëreshe, origjinën e veshjes, modifikimet që kanë ndodhur etj.”

“Katundet arbëreshe në Itali filluan të formohen në shek. XV dhe formimi i tyre u plotësua në shek. XVIII. Kolonitë arbëreshe mbëritën në Itali në valë të ndryshme duke sjellë në mërgim, bashkë me gjuhën amtare edhe kostumet e traditat kulturore në kohën e mërgimit. Këtë pasuri shpirtërore arbëreshët e kanë ruajtur gjithmonë me këmbëngulje deri në ditët e sotme. Arbëreshët bashkë me emrin e tyre të vjetër etnik që e morën nga mëmëdheu, ruajtën edhe kultin e Heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Këto grupe të popullsisë arbëreshe nuk u shkrinë dot me popullsinë vendase, por ruajtën dhe lartësuan me krenari identitetin etnik origjinal që ka ardhur përtej shekujve në forma të shumëllojshme, duke e shprehur në jetën e përditshme, në shprehjet artistike, traditat gojore dhe letrare”.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë rreth 1 javë e hapur, por që sigurisht ne do të mundohemi që nëpërmjet kontakteve që kemi me shkollat 9-vjeçare, apo dhe me shkollat e mesme të arrijmë të bëjmë të mundur biseda të ndryshme gjatë kësaj kohe, për të njohur më mirë botën arbëreshe nga ana e brezit tonë të ri” përfundoi drejtori Koçi. / KultPlus.com

Më 31 mars Zef Skiroi botonte në Napoli revistën “Arbri i Rii”

Më 31 mars të vitit 1887, Zef Skiroi së bashku me Françesko Stasi Peta nxori në qytetin e Napolit revistën jetëshkurtër “Arbri i Rii”.

Synimi i Skiroit dhe i bashkëpunëtorëve të tij ishte zgjimi i ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve, shfrytëzimi i gjuhës shqipe si faktor uniteti, propagandimi i çështjes shqiptare e të Shqipërisë. Revista vijoi vetëm për tre numra, por në të botuan emrat më të shquar të botës arbëreshe.

Në këtë revistë Skiroi i dha një rëndësi të madhe botimit të krijimeve letrare arbëreshe, sepse letërsia dhe në veçanti poezia ishte opusi kryesor i tij.

Zef Skiroi, u lind në Hora të Arbëreshëve më  10 gusht 1865 dhe vdiq  në Napoli me 17 shkurt të vitit 1927. Ai ishte poet, gjuhëtar, folklorist, etnograf, dhe publicist i shquar arbëresh. Atdhetar i madh shqiptar, dijetar dhe koleksionist i traditave poetike arbëreshe, profesor i parë dhe kryetarit i gjuhës shqipe dhe letërsisë në Institutin Oriental të Napolit, që marrin pjesë në mënyrë aktive në gjuhën shqipe. Ndër shkrimtarët më të mëdhenj shqiptar, ai është përfaqësuesi më i  shquar i traditave arbëreshe letrare dhe kulturore të Sicilisë, të cilët lënë një dalje të gjerë letrare.

Me vlerë madhore si për letërsinë arbëreshe, ashtu edhe për studimet letrare shqiptare janë veprat e Zef Skiroit, i cili shte poet neoklasik, prozator dhe studiues, veprat e të cilit mund të thuhet se shënojnë një pikë kalimi drejt letërsisë bashkëkohore shqiptare në Itali./ KultPlus.com

Zef Skiroi dhe elegjia për të birin ‘Mino’: E vranë të liqtë, por të mirët e qajnë

Zef Skiroi, u lind në Hora të Arbëreshëve më  10 gusht 1865, ka vdekur në Napoli, 17 shkurt 1927. Zefi  ishte poet, gjuhëtar, folklorist, etnograf, dhe publicist i shquar arbëresh. Atdhetar i madh shqiptar, dijetar dhe koleksionist i traditave poetike arbëreshe, profesor i parë dhe kryetarit i gjuhës shqipe dhe letërsisë në Institutin Oriental të Napolit, që marrin pjesë në mënyrë aktive në gjuhën shqipe. Ndër shkrimtarët më të mëdhenj shqiptar, ai është përfaqësuesi më i traditave arbëreshe letrare dhe kulturore të Sicilisë, të cilët lënë një dalje të gjerë letrare.

Në poemën Mino, të cilën Zef Skiroi e shkroi në fund të jetës e të krijimtarisë së tij, autori këndon e vajton vrasjen e djalit të tij Minos, nga vendasit arbëresh të Pianës me 1920. Mino mbahet si kryevepra poetike e Skiroit për ndërtimin e rrallë formal dhe poetik si dhe për shprehjen aq personale e të fuqishme të ndjenjave e të dhimbjes së tij. Mino krahas cilësimit si  elegji për djalin, cilësohet edhe si elegji apo traktat për jetën njerëzore në rrethanat arbëreshe – shqiptare.

KultPlus më poshtë ju sjellë një fragment të shkëputur nga kjo poemë.

Mino

…Lëvdohu, o Pjanë, se nga të gjitha u ndave,

ç’janë arbëresh e të huaj katunde,

një trim të njomë dhe të lidhur e vrave,

ndonëse zemrën e tij aspak s’e tunde.

Thellë e më thellë në baltë ti shkave

dhe në të hiqte në ligësi ti munde

aq sa fitove nam ngado ka jetë

se prej vrasësish je mallkuar shpellë.

………………………………………………………

Me dashuri të madhe t’bëra kezë

e ti më dhe prej gjembash një kurorë,

me penj ari, nga malli për ty ndezë,

një napë të qëndisa me këtë dorë,

po ma shpagove më cohën e zezë,

për nder tënd s’pyeta as vapë, as borë

e ti s’më ndjeve, s’më pe kurrsesi,

aq shumë të desha e djalin ma vrave ti.

………………………………………………………

O Mirditas, o burra e ku ishit ju?

Të më ndodheshit s’do isha kështu!

I madh ky ngashërim, bir që më mbyt,

e madhe gozhda që në gji m’u fut

dhe në i parrëfyeshëm fat i yt

për këngë trimërie këngëtarin lut,

po të lëvdoj me nyje vaji në fyt

e kënga brengën time aspak s’e zbut

se për nder tënd e ndritura lëvdatë

atdhetarin gëzon, po shtyp një atë.

………………………………………………………

Vërtetë më shtyp, po më bën krenar

sepse trima si ti ndesh shumë rrallë,

se ti, romak, dhe gjithashtu shqiptar

së vjetrës derë që kurrë s’pat të sharë,

lavdinë i shtove kur re fitimtar;

kur për atdhe ti dhe jetën e shtrenjtë

mbështjellë me flamurin t’liris së shenjtë.

Pa lëvizur nga vendi, e mjera nënë

as flet, as qan, s’përgjigjet e s’rënkon,

në faqe e zbehtë si një dimërore hënë

kur i borës savani dheun mbulon,

me sy hapur, po me perde zënë,

zbrazësinë vëren e asgjë s’shikon,

po herë-herë ngjethet dhe fshan:

“O bir, o djali im, pse të vranë?”

Si zogj që trimbi shkreptinë në re

kur shkrep stuhia me rrëmbim në maj

e bashkë me t’ëmën dridhen në fole

ashtu të vegjëlit rrinë pranë saj,

gjëma e papritur të flasin s’i le

e nuk guxojnë as të shkrihen në vaj,

s’guxojnë as të pyesin për atë vëlla,

po në heshtje  brengën zemrën ua ha.

Seç i shkulë flokët e shpleksur të bardhë

gjyshja plakë, vajton e thotë: “O bir,

dy herë bir e si m’u nise vallë

në atë udhë që ndiqet me pahir

e të përpinë ty gropa me baltë

e jo mua që të prehem kam dëshirë

nuk deshi Zoti e të rrëmbeu në qiell,

si një stuhi që gjithësinë mbështjell.

Dhe unë vet them: Ju që më vini

për kryeshëndoshë e të më ngushëlloni

ju faleminderit me zemër, të dlirë,

po fjalë të më zbusni mos kërkoni,

vetëm ju lutem, po qe se e dini

mos më fshihni dhe hapur të më thoni:

Ç’faj i pata fshatit vallë unë i ngrati,

që zemrën ma këputi e dhimbje s’pati?

Ç’i bëra Pjanës që ashtu m’paguan?

…Me punë e jo me dokrra e nderove.

Ç’i bëra Pjanës që ashtu më gjuan?

…Nga armiqtë e saj e mbrojte dhe

Ç’i bëra Pjanës që haren’ më shuan?

…Të kishe dritë e mirësi u mundove.

Nga të Pianës tim bir, pra, pse e vranë?

…E vranë të liqtë, por të mirët e qajnë./ KultPlus.com

Rama: Vepra e Zef Skiroit, argument për përfshirjen në UNESCO

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përkujtuar përmes rubrikës “Homazh”, publicistin dhe shkrimtarin e njohur arbëresh, Zef Skiroin.

Sipas Ramës, Skiroi meriton të kujtohet me krenari përjetë dhe vepra që la do të jetë padyshim një argument i fortë në përmbylljen me sukses të përpjekjes për përfshirjes e trashëgimisë se kulturës jomateriale arbëreshe në atë të përbotshme të UNESCO-s.

“Ky publicist, shkrimtar, gazetar, profesor nga më të mirët, shkroi një “Iliadë” të shqiptarëve të titulluar, “Te dheu i huaj”, bash në kohën pas pavarësisë së shetit shqiptar. Përkthyes i Virgjilit në moshë të njomë, bashkëbisedues i Pirandello-s, bashkëpunëtor i De Radës dhe kampion i çështjes shqiptare, Zef Skiroi u mbeti brezave si një nga penat më të thukëta e më prodhimtare të letrave shqipe”.

Postimi i plotë

ZEF SKIROI, arbëreshi i madh lindi 155 vjet më parë dhe rrugëtimin e jetës e nisi në legjendaren Piana dei Greci (më pas degli Albanesi), në një familje të shquar.

Ky publicist, shkrimtar, gazetar, profesor nga më të mirët, shkroi një “Iliadë” të shqiptarëve të titulluar, “Te dheu i huaj”, bash në kohën pas pavarësisë së shetit shqiptar. Përkthyes i Virgjilit në moshë të njomë, bashkëbisedues i Pirandello-s, bashkëpunëtor i De Radës dhe kampion i çështjes shqiptare, Zef Skiroi u mbeti brezave si një nga penat më të thukëta e më prodhimtare të letrave shqipe.

Dashuria e tij për dheun amë dhe zjarri patriotik që u ushqye prej asaj dashurie, mbeten sot e tërë ditën vlera të larta të komunitetit arbëresh, një bashkësi shqiposh kryelartë dhe europianësh të integruar më së miri, të cilët vijojnë sot e gjithë ditën të jenë hyzmeqarët e papërtuar të gjuhës sonë.

Zef Skiroi meriton të kujtohet me krenari përjetë dhe vepra që la do të jetë padyshim një argument i fortë në përmbylljen me sukses të përpjekjes sonë për përfshirjes e trashëgimisë se kulturës jomateriale arbëreshe në atë të përbotshme të UNESCO-s. / KultPlus.com