Aktorja shqiptare i vjen në ndihmë Shqipërisë, dhuron shtretër spitalorë, zjarrfikëse dhe autoambulanca

Aktorja shqiptare Zhaklina Dhimojani Blättler, e njohur për rolin e saj te “Mimoza Llastica” ka dhuruar 40 shtretër dhe orendi të tjera spitalore, autoambulancë, gjashtë furgona, dy zjarrfikëse dhe pajisje informatike për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Vetë aktorja u shpreh se ndihmat konsistojnë në krevate, komodina dhe inventarë të ndryshëm që do të përdoren nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për situatën emergjente të COVID-19. Gjithashtu aktorja ka dhuruar edhe 1 autoambulancë, 1 autotransporter për persona me aftësi të kufizuara, 2 minibusë/ dhe 2 autotransporter, 50 laptopë, 2 zjarrfikëse të cilat do të përdoren gjatë emergjencave, shkruan shqiptarja.

Aktorja shqiptare Zhaklina Dhimojani Blättler tash e mbi 30 vjet jeton e punon në Zvicër dhe kjo nuk është hera e parë që ndihmon atdheun. / KultPlus.com

“Mimoza Llastica” në ndihmë të infektuarve me Covid-19

Aktorja shqiptare, Zhaklina Dhimojani Blättler, e cila njihet gjerësisht për publikun shqiptar me rolin e saj te filmi “Mimoza Llastica”, ka dhuruar përmes ambasadës shqiptare në Bern disa respiratorë për spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, në ndihmë të të prekurve me Koronavirus.

Ambasada e Shqipërisë në Bern i ka shprehur mirënjohje aktores për gjestin e saj human, e cila edhe pse u largua nga Shqipëria për të jetuar në Zvicër në vitet 90-të, ende vijon të kontribuojë për vendin e saj.

“Ambasada e RSH në Bernë i shpreh falenderime dhe mirënjohje Z. Blättler, që gjatë këtyre viteve në Zvicër ka dhënë ndihmën e saj në fushën sociale, ka promovuar artin dhe kulturën tonë në Diasporë dhe ka kontribuar me donacione të ndryshme për Bashkinë e qytetit të Himarës, prej nga ajo ka origjinën”, thuhet në mesazhin e ambasadës./ konica/ KultPlus.com