Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore i ndahet Sabedin Shahiqit

27 Mars, 2019 - 12:32 pm

Ministria e Kulturës ka ndarë sot me rastin e Ditës Botërore të Teatrit çmimet në fushën e teatrit, shkruan KultPlus.

Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore që ju ndahet personaliteteve të shquara në fushën teatrit për suksesin, të arriturat gjatë karrierës, risitë dhe kontributin e në veçanti për avancimin e teatrit, ju nda aktorit Sabedin Shahiqit.

Ky çmim u nda me arsyetimin se aktori ka kontribuar në zhvillimin e teatrit në Kosovë. Që nga viti 1971 e deri më sot ai luajti mbi 90 role në teatër, film e televizion ku shumica prej tyre ishin role bartëse. Ka luajtur në disa filma dhe ka bërë gjashtë regji teatrale. Me punën e tij të suksesshme ka marrë shumë shpërblime, diploma dhe mirënjohje në festivale të shumta prej nivelit komunal e deri të ai federativ në ish-Jogosllavi. Shahiqi dallohet edhe për punën e tij dhe kontributin në teatrin e Gjilanit për të cilën punë është shpërblyer shumë herë.

KultPlus pas pak do të sjellë lajmin për të gjitha çmimet që u ndanë sot në fushën e teatrit./ KultPlus.com

Të ngjajshme