“Të jesh nënë” e regjisores Sevdije Ajeti sonte premierë në Teatrin “Istref Begolli”

25 Tetor, 2018 - 1:30 pm

Shfaqja “Të jesh nënë” me regji të Sevdije Ajetit, sonte vjen premierë në Teatrin “Istref Begolli” në Pejë, shkruan KultPlus.

Regjisorja Sevdije Ajeti ka thënë se kjo shfaqje gjatë reprizave do të ketë transformime dhe ndryshime.
“Së bashku me Besim Ajetin bashkëshortin tim ka qenë ideja që kjo shfaqje të pësoj ndryshime gjatë reprizave, në çdo të treten reprizë që i bie të kemi nga një premier do të ketë së paku edhe 5 premiera. Ky koncept inovativ është koncept i ri në të cilin kemi punu kohë të gjatë unë dhe aktori Besim Ajeti”, tregoi regjisorja Ajeti për KultPlus.

Shfaqja “Të jesh nënë” e regjisores Sevdije Ajeti, është një dramë e shkruar e autorit Italian Roberto Bracco i cili njihet si letrar i madh në fillim të shekullit njëzet. Drama trajton aspektin e lirisë së individit në raport me kërkesat e shoqërisë. Personazhi kryesor është një grua e moshës së mesme, Klaudia e cila është e martuar me Alfredin i cili është i zhytur në borxhe. Ai gjithashtu nuk ka qenë i sinqertë ndaj bashkëshortes së tij.

Në këtë shfaqje luajnë akotrët: Aida Alidemi, Flormend Shabaj, Agon Bala, Faik Zekaj, Shpresa Salihaj, Fitore Zekaj, Herodita Ramshaj, Luan Daci.

Shfaqja vjen sonte duke filluar nga ora 20:00 nw Teatrin “Istref Begolli”. / KulPlus.com

Të ngjajshme