Gazetarja e Faxx News Edona Haklaj ka kontaktuar në telefon me Drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli në lidhje me heqjen e germave në fasadën e Teatrit.
Në bisedën që ka zgjatur vetëm disa sekonda pasi Çuli ka dëgjuar pyetjen, ai e ka mohuar që të jenë hequr shkronjat nga Teatri Kombëtar dhe pas kësaj e ka mbyllur telefonin pa dhënë asnjë informacion apo deklaratë më tepër.
Gjatë mbrëmjes së kaluar në fasadën e Teatrit Kombëtar janë janë hequr shkronjat dhe kjo është vënë re vetëm mëngjesin e ditës së sotme.
Kjo vjen në një kohë kur protesta e artistëve për të mos lejuar shembjen e tij dhe ndërtimin e një teatri të ri vijon dhe që ende nuk ka një tërheqje të qeverisë nga ana tjetër.
Ndërkohë që mbetet i pakuptueshëm qëndrimi I drejtorit të këtij institucuioni të artit shqiptar I cili edhe më herët është pozicionuar pro qeverisë dhe bashkisë për prishjen e tij dhe ndërtimin e një teatri të ri.
Heqja e shkronjave ka sjell edhe reagimin e menjëhershë më artistëve. Aktori Neritan Liçaj shkruan në rrjetet sociale se kjo është bërë në mënyrë të qëllimshme për të përbërë lajm dhe për të fshehur ndonjë pisllëk ditur.
Ai paralajmëron se nëse do të tentohet që të shembet godina e Teatrit Kombëtar, ata që do ta bëjnë kanë për t’u përballur me pasojat e veprimit të tyre (lexo këtu).
Ndërkohë kamera e Fax News ka mbërritur në oborrin e Teatrit ko konstatohet se heqja e germave.
Në Tiranë jetonte një kushërirë e tim eti, Nazmija, të cilën e gjithë familja e thërriste “tota Mije”. Tota Mije, e bija e Sef Vojncës, ishte e martuar te Sojlitë e Strugës, një pjesë e të cilëve gjatë Luftës së Dytë Botërore u vendosën në Tiranë dhe mbetën atje edhe pas luftës.
Kur u mbyll kufiri në ’48-n, pas prishjes së marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave, tota Mije mbeti përgjithmonë në Tiranë, larg vendlindjes dhe njerëzve të saj.
“Mbet n’Tironë”, thoshin burrat dhe gratë e familjes. Dhe, fjalët “mbet n’Tironë” ose “mbet matonë” tingëllonin njësoj si “mbet në Mars” ose “mbet në Hënë”!
Sepse, as nuk mund të vihej nga Tirana e as nuk mund të shkohej në Tiranë, pos në ëndërr ose duke kaluar ilegalisht kufirin. Atë kufi, që mund ta kalonin vetëm zogjtë e malit.
Unë isha njeriu i parë dhe i vetëm i familjes, që “tota Mije” do të mund ta shihte me sy për të gjallë të saj.
Edhe kjo falë një rastësie: që isha pedagog i Universitetit të Prishtinës dhe si i tillë m’u dha rasti të shkoja në Shqipëri në vitet ’70.
Para se të nisesha im atë më porositi: “Mos u kthe pa e pa totën Mije!”.
Nuk mund të kthehesha pa e çuar në vend këtë porosi: pa e marrë ngryk plakën me të cilën im atë e kishte kaluar fëmijërinë!
Tota Mije kishte tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë. Jetonte me të bijën, së cilës i kishte vdekur burri i ri dhe e kishte lënë me tre fëmijë të vegjël. Tre fëmijë nëna, tre bija, si ta kishin bërë me fjalë ose si t’ua kishte diktuar providenca, Perëndia, që atëbotë në Shqipëri ishte i ndaluar!
Djemtë e totës Mije quheshin Irfan e Fatmir, kurse e bija kishte një emër turk me tre “y”: Ymygjyl! “Gjyli” e thërrisnin shkurt. Njëri nga djemtë ishte rrobaqepës, tjetri mekanik, kurse motra e tyre e vetme, punëtore në fabrikë.
Pas disa vizitash do të kuptoja se tota Mije e agjëronte fshehtas ramazanin, kurse të nipin, Luanin, do ta bënte synet në “ilegalitet”.
Te “pallati” i tyre, në të njëjtën hyrje, jetonte familja e njërës nga rejat e Enver Hoxhës, familje punëtore. Dhe kur “shoku Enver” me “shoqen Nexhmije” kishin ardhur për vizitë te krushku për Një Maj a për Vit të Ri, “udhëheqësi i dashur i partisë dhe i shtetit” e kishte marrë në krah dhe e kishte përkëdhelur djalin e Ymygjylit, Luanin, që ishte një çun i bukur e simpatik.
“Mos m’i laj faqet”, i thoshte djali të ëmës ditë me radhë, “se m’i ka puthur xhaxhi Enver!”.
Ymygjyli banonte në rrugën “Emin Duraku”, afër stadiumit të “Dinamos”. Rasti kishte dashur që kushërira ime të banonte në rrugën që mbante emrin e një kosovari, të dëshmorit gjakovar Emin Duraku, që nderohej edhe në Shqipëri. Në shesh kishte një bust të tij.
Kur unë shkova për herë të parë në Tiranë, në vitin 1974, tota Mije me të bijën, Ymygjylin dhe fëmijët, gjithsej pesë veta, jetonin në një dhomë. Dy familje e ndanin një apartament të vetëm, banjën e kishin të përbashkët.
Ymygjyli dhe nëna e saj, tota Mije, nuk e dinin që unë do të shkoja në Tiranë. As ndër mend nuk u shkonte.
Kur më pyetën shoqëruesit në kisha njeri timin në Shqipëri, u thashë: “Po. Kam një kushërirë, gocë halle. Banon në Tiranë dhe do të doja ta vizitoj, nëse ka mundësi”.
Kërkesa ime u miratua. Dhe mua, disa ditë pasi u vendosëm në hotel dhe filluam punën në Bibliotekë, m’u bë e mundur të shkoja në rrugën “Emin Duraku” për vizitë.
Herën e parë, nëse nuk gaboj, bashkë me njërin nga shoqëruesit, edhe për shkak se nuk e kisha të lehtë ta gjeja banesën. Por më vonë kam shkuar edhe vetëm. Dhe jo vetëm një herë.
Nuk më hiqej mendsh porosia e tim eti: “Mos u kthe pa e pa totën Mije!”.
Secilën herë kur shkoja më qerasnin me llokume, me një gotë raki e meze, mish pule dhe sidomos fruta e perime: ullinj, portokaj, mandarina.
Unë isha deri në fyt, si thuhet, sepse në “Dajti” s’kishte gjë që s’kishte dhe i qortoja që bënin shpenzime për mua e nuk i ruanin ato gjëra për fëmijët, por, natyrisht, nuk ua prishja, për të mos i fyer dhe merrja ngapak nga ato që më servirnin.
Tota Mije më shihte në sy. S’ngopej duke më parë. S’kishte faj! Unë isha njeriu i parë i familjes, që ajo shihte me sy pas gati tridhjetë vjetësh.
Edhe sot më rri para sysh imazhi i saj: me fytyrë të gjatë e tipare të mprehta, pak hundëshkabë, si Date Biti, me flokët e bardha e zylyfet që i vareshin në të dy anët e fytyrës; me një shami në maje të kokës. Qau kur më pa. Nuk më lëshonte nga përqafimi. “I Nexhatit je?” “I Nexhatit”. “Kur ke le ti?” “Kur u mbyll kufiri, Tota Mije!…”. “Eh kufiri, virani!… Na e hëngri shpirtin si gjarpri!…”.
Fliste tironçe, por, herë-herë, përdorte edhe trajta veleshtare; “Sot, m’kanë ardhë krejt Vojncallar’t. Ene Nexhati, ene Sabiti, ene Qemali, ene Vehapi… Krejt Veleshta!”.
Nexhati ishte im atë; Sabiti – i vëllai, i vetmi që nuk rronte më; Qemali, kushëri i parë, sikurse edhe im atë, kurse Vehapi, më i riu në mesin e tyre, ishte mixha im.
Kur shkova herën e parë në Shqipëri, unë isha ende djalë i ri, 27 vjeç pa pak, beqar.
– I martu’m je, me totën? – më pyeti pa humbur kohë “tota Mije”.
– Jo. I fercu’m, fola me qëllim veleshtarçe, për ta “përkthyer” sakaq veten: i fejuar.
– Po nusen nga e ke? Kosovare?
– Jo. Është e anës sonë: nga katundet matanë Drinit, por jeton në Ohër. Familja e saj është shpërngulur nga fshati në qytet kur ajo ka qenë dhjetë vjeç.
– Nga ç’familje është?
– Nga Dokollarët.
– Aha! Familje e mirë.
– Si e ka emrin?
– Flut’ra.
– E gëzoftë! Emër i bukur!
– Është e bardhë? E zezë?
– Ezmere. “Ezmer gjyzel!” – thashë, duke përdorur një shprehje turqisht, të cilën tota Mije e kuptoi, kurse Ymygjyli jo. – Zeshkane e bukur! – shtova pa dashje.- E gjatë sa unë.
Plaka dhe e bija më vështronin në sy. Fëmijët, sidomos vajzat, gjithashtu.
Ke fotografi? Të kujt? Të nuses. Nuk kam. Si ashtu? Pse? Nuk mbaj fotografi në kuletë. Kur të vish herën tjetër t’na sjellësh një fotografi. Tënden dhe të nuses – më thanë të dyja njëzëri, tota Mije dhe Ymygjyli. Pas pyetjeve që shërbyen si hyrje për t’u njohur bashkë, pasuan pyetjet për vendlindjen.
A ka ndryshu’ Veleshta? Ka ndryshu’ shumë. Sa sh’pi o bo? Pesëqind, gjashtëqind. Ndoshta shtatëqind. Uaaa! Ia bënë Ymygjyli dhe vajza e madhe, Violeta. … Por një pjesë e tyre janë bosh, sepse njerëzit janë në kurbet. Në kurbet, ku? Në Gjermani, në Zvicër, në Austri, në Suedi… Edhe në Amerikë! Pasoi një heshtje e shkurtër. Askush nuk fliste. Mendja e etur si duket bridhte nëpër botë. Pastaj u dëgjua prapë zëri i Totës Mije.
Po rrapat aty janë, ke Vakufet? Aty, tota Mije. S’kanë luj’t vendit. Plakës i shkëlqyen sytë. Nga ngazëllimi dhe nga malli.
Po në Strugë a shkoni? Shkojmë, si jo. Me se? Me autobus, me biçikletë, në këmbë…, me veturë, ata që kanë. Tota Mije bënte pyetje të lehta, pa zarar. Herë pas here i puliste sytë si të donte t’i mbulonte me kapakët e tyre pyetjet që s’guxonte t’i bënte.
Të vish përsëri – më tha kur po largohesha. Do të vij, tota Mije, do të vij… Unë për ty kam ardhur! – i thashë duke dashur t’ia bëj qejfin, sado që e vërteta ishte krejt ndryshe: kisha ardhur në Tiranë si kuadër i Universitetit të Prishtinës për kërkime shkencore. Kur shkova herën e dytë në Shqipëri, dy vjet pas, Tota Mije nuk rronte më. Ishte ndarë nga jeta më pak se një vit pasi u takuam bashkë. Edhe vdekjen e saj e mësuam me vonesë, nëpërmjet ndonjë letre të ardhur nga Tirana pas njëqind kontrollesh.
Tani Ymygjyli jetonte vetëm me fëmijët dhe kishte marrë apartament më vete. U pikëllova për mungesën e plakës, por u gëzova për përmirësimin e kushteve të banimit të së bijës me fëmijët.
Më erdhi mirë që vizita ime nuk i kishte dëmtuar si familje. Në mos ndoshta edhe i kishte ndihmuar ndopak.
Te Ymygjyli e njoha edhe Evën, një vllahinkë e bukur nga Struga, pak më e madhe se Gjyli, e martuar në Tiranë. Eva ishte e bija e Spirovicës, që shiste gjilpëra e karfica nëpër fshatrat tona dhe e motra e Jakovçes (Jakovçe Poposkit), sekretarit të partisë për Strugën, njeri që tërë jetën e kaloi nëpër funksione: herë sekretar partie e herë kryetar komune. Për të thuhej se fëmijërinë e kishte kaluar në Veleshtë dhe shqipen e dinte fars, por si njeri i regjimit, ishte antishqiptar. Nuk kishte bërë vaki të shtinte në punë ndonjë shqiptar a t’ia zgjaste dorën dikujt nga tanët në rast rreziku. Përkundrazi. Shquhej në luftën kundër “rrezikut shqiptar”.
E ç’mund të presësh nga një njeri që s’e do nënën e vet, që e ka përzënë nga shtëpia atë që ia ka bë kryet?! – thuhej shpesh në Strugë. Me të drejtë. E ëma e Jakovçes, Spirovojca, si e quanin i madh e i vogël, e ngrysi jetën me një shportë me xhingërrima fshatrave të Strugës, kryesisht te ato shqiptare. Nuk kishte grua në Veleshtë, duke filluar nga nëna ime dhe mixhovica, Bulja, që nuk e njihte Spirovojcën dhe që nuk kishte blerë diçka te ajo.
Edhe Eva qe martuar “n’kohë t’Shqipnisë” me një djalë nga familja Sojli, me Mentorin, i cili ishte edhe poet. Kishte botuar një libër me vjersha me titull Nisje në vitet ’40, të cilin Mitrush Kuteli, shumë aktiv si kritik letrar në ato vite, nuk e kishte pritur mirë. “Nisu, por aman mos u kthe!”, kishte thënë në recensionin e tij kritiku i rreptë pogradecar.
Eva ishte grua e bukur, e zeshkët, vetullkaleshe. Ishte syçelë dhe trime. Burrneshë e vërtetë! Dhe i mbante mend njerëzit dhe ngjarjet e vendlindjes më mirë edhe se tota Mije.
Kishte një djalë të rritur, moshatar me mua, i cili mendjen e kishte jashtë. Më kujtohet se një nga pyetjet e para që më pat bërë djali i Evës (Astrit më duket se e kishte emrin), qe: “Sa palë këpucë ke?” Dhe kur unë i thashë se kisha veç një palë, shumë-shumë dy, ai qeshi me ironi. Nuk besonte.
Do të ketë qenë ndër të parët që ua mësynë ambasadave më 2 korrik 1990, me siguri, ditën që në Kosovë u shpall Deklarata Kushtetuese për Kosovën Republikë. Pikërisht atë ditë, as më herët as më vonë. Një enigmë e madhe, që s’ka gjetur zgjidhje as sot e kësaj dite!
Tota Mije, e bija e “Aga Axhes”, si e thërriste babën e saj, Sefën, e gjithë familja Vinca, nuk arriti të vinte edhe një herë në vendlindje, por e bija, Ymygjyli, po.
Vdiq dhe u varros në Tiranë pa pasur pranë askënd nga njerëzit e fisit të saj, e përmalluar për gjithçka: edhe për gurët e sokakut! Vajti në varr pa ardhur edhe një herë aty ku qe përkundur në djep: në Veleshtë!
Ymygjyli erdhi në vitin 1990 dhe u prit si mbretëreshë. U kthye në Tiranë me kamion. Aq shumë plaçka e gjësende që i dhanë. Nuk mbet njeri i familjes, të afërm e më pak të afërm, që nuk e mori për drekë a darkë. Në Veleshtë dhe në Strugë. Madje edhe në Prishtinë.
Pas një qëndrimi prej rreth një muaji në Veleshtë, unë i hipa makinës, “101”-shit tim të kuq dhe shkova ta merrja në Prishtinë. Që të rrinte edhe këtu së paku një javë, në mos më shumë. E mora me vete edhe vajzën, Doruntinën, e cila e kishte me shumë qejf mysafiren.
Ymygjyli ishte e çelur për nga natyra, si shumica e Vincallarëve dhe posaçërisht ata të Date Bitit, por nuk fliste shumë. Rezervohej. Ndoshta ashtu e kishin porositur. Madje, jo ndoshta, por me siguri, sado që regjimi qe zbutur pas vdekjes së Enverit pak vjet më parë. Ky që kishte ardhur në krye të partisë dhe të shtetit, Ramiz Alia, nga të rrallët që kishte mbijetuar, nuk ishte si pararendësi i tij. Ishte më i butë. Kadareja thotë diku, më duket te libri Pesha e kryqit, njëri nga librat e tij publicistikë, që botoi menjëherë pas largimit në Paris: “Ky nuk vret! Ai tjetri po!”.
Nuk kisha qenë në Shqipëri nga viti 1979. Televizionin na e mbyllën pas ’81-shit, për ta penguar propagandën e “Parties Punës Shqipnies”, si thoshte “shoku Sinan”, Sinan Hasani, funksionar i lartë politik dhe shkrimtar. Romancier. Autori i romanit të parë në Kosovë Rrushi ka nisë me u pjekë, të botuar një vit para Gjarpijve të gjakut, në vitin 1957. Kishte mbetur vetëm radioja, të cilën e mbaja te kryet. Por a mjaftonte? Jo. Sigurisht që jo. Prandaj shfrytëzova rastin e ardhjes në vizitë të kushërirës që ta pyesja për punët e Shqipërisë: nga ekonomia e ushtria e deri te arti e letërsia. Thuase ajo ishte ndonjë ministreshë e jo një punëtore e thjeshtë.
“Filloi intervista tani!”, thoshte mbrëmjeve kur mbeteshim vetëm, kur unë “e gërryeja” për gjendjen në Shqipëri.
Nuk e dija, nuk mund ta merrja me mend, se punët në Shqipëri ishin keq, shumë më keq se në vitet ‘70, sidomos në planin ekonomik.
Atëherë unë e kisha lëshuar mjekrën. Kishte dy vjet. Në verë të vitit 1988. Së bashku me kolegun tim të fakultetit, Agim Devën. Me marrëveshje. “A i lëshojmë mjekrat, bacëlok?” “I lëshojmë!”. Përtonim të rruheshim. Por edhe krijues ishim: poetë, shkrimtarë, studiues të letërsisë…
Kur lodhej nga “intervista”, duke dashur të më ndërpriste, kushërira Ymygjyl më pyeste: “Kur do ta heqësh mjekrën?”.
“Kur të bëhet Kosova Republikë!” – i thosha.
“Po u bë”, ma kthente ajo, duke aluduar te Deklarata e 2 Korrikut.
“Jo, ende jo! Është shpallur, po nuk është bërë! Duhet edhe shumë punë për t’u bërë!”.
Atëherë Doruntina ishte në klasë të parë, shumë-shumë në të dytën, por si dreq që ishte, ishte në gjendje t’i dallonte shkronjat e alfabetit shqip prej atij latin, me të cilin unë i shtypja në makinë shkrimet kundër diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni, që botoja në të përjavshmen e famshme të Zagrebit “Danas” dhe më “denonconte” tek e ëma. Tetën nga Tirana e donte shumë dhe nuk i shqitej. E ndiqte pas ngado që shkonte. Por edhe ajo e donte shumë, pa masë, vajzën e gjallë me emrin Doruntinë, emër që ia kishte lënë babai i saj profesor, sipas baladës së lashtë të Konstantinit dhe Doruntinës, por edhe romanit Kush e solli Doruntinën të Ismail Kadaresë, lindur e rritur në Gjirokastër, në Sokakun e të Marrëve, jo larg nga shtëpia e Hoxhatëve.
Tani ime bijë, Doruntina, bijë Vincallarësh nga Prishtina, jeton në Tiranë, ku është martuar me një djalë me origjinë nga Gjirokastra le e rritur në Tiranë. Florian quhet dhëndri, shkurt Flori. Avokat me profesion, që ka mbrojtur Kadarenë në kontestin për dorëshkrimin origjinal të romanit Dimri i vetmisë së madhe, të cilin autori ia kishte falur Nexhmije Hoxhës në shenjë falënderimi, kurse tani kërkonte t’ia kthente.
Kur e bënë dasmën, buzë detit, te Currilat në Durrës, shokët dhe shoqet e tyre kishin shkruar në hyrje të kompleksit turistik “Charlie Max” të djaloshit çam Bledi Shuaipi me lule në formë harku: ”FLORUNTINA”, duke bërë bashkë dy emrat e tyre. Ideja ishte e “regjisores” së ceremonisë, mbesës së shokut tim të vjetër Pandeli Koçi, Erit.
Floriani dhe Doruntina, ose thjesht: Flori dhe Dori, vijnë gati për çdo javë nga Tirana në Prishtinë. Me makinë për tri orë nga “Myslym Shyri” në Ulpianë nëpër “Rrugën e Kombit”. Ndonjëherë, kur Flori është i zënë me punë, vjen vetëm Doruntina me autobus.
Kur e çel derën dhe hedh nga shpina torbën me plaçka, unë i them: ”Mis’erdhe, tota Mije!”.
(Nga libri më i ri i Prof. A. Vincës, “Dritë dhe mjegull”, që këto ditë pritet të dalë nga shtypi në botim të shtëpisë botuese “SYTH” në Tetovë)/KultPlus.com
Një atmosferë e mrekullueshme u krijua mbrëmë në
natën e katërmbëdhjetë të festivalit “Chopin Piano Fest” nga dhjetë pianistet së
Fakultetit të Arteve, shkruan KultPlus.
Salla e Amfiteatrit të Ri të Bibliotekës Universitare mbrëmjen e djeshme ishte e mbushur përplot me artdashës. Veçantia e kësaj mbrëmje ishte se interpretuan studentet e Fakultetit të Arteve, ndërsa për këtë mbrëmje interpretuan vepra të ndryshme.
Për dy orë sa zgjati
koncerti, mjeshtëria e lojës në piano në gërshetim të veprave të njohura nën lëvizjet
artistike të studenteve të Fakultetit të Arteve arriti që ta mbajë vëmendjen e
publikut. Atmosfera e qetë e koncentrimi
në program është një pikat kyce që u vlerësua nga drejtoresha artistike e
programit Lejla Pula e cila për KultPlus theksoi se publiku publiku ishte i mrekullueshëm dhe se e ka
shijuar çdo moment të asaj mbrëmje.
“Është përfaqësuar Fakulteti i Arteve dhe klasët
piansistike, ishin gjithsej dhjetë studente , në këtë rast ishin të gjitha
vajza , kanë pasur një program të cilin e kanë punuar sivjet gjatë tërë vitit universitar.
Kanë treguar një pjekuri dhe një virtuozitet të mirë të zhvillimit të tyre
pianistik dhe profesional. Unë iu uroj kolegeve të mia gjithashtu dhe shpehi kënaqësinë
që kemi pasur mundësi edhe sivjet të vazhdojmë edhe me Chopin Fest-in, dhe me këtë
mbrëmje edhe iu dëshiroj të gjithëve studentëve një të ardhme të lumtur me këtë
profesion i cili aspak nuk është i lehtë”, tha Lejla Pula për
KultPlus.
E shumë e
kënaqur nga kjo mbrëmje u nda edhe profesoresha Valbona Pula Petrovci, e cila
për KultPlus tha që është kënaqësi që studentet e Fakultetit të Arteve
performojnë në Chopin Piano Fest, pasi
që publiku prishtinas është shumë entuziast për muzikën klasike.
“Studentët duhen të sfidohen në këtë aspekt, të dalin sa ma shpesh që ata ta të fitojnë sigurinë në një qasje gjatë skenës. Chopin Piano Fest është një mundësi shumë e mrekullueshme që iu jep mundësinë edhe studentëve të neglizojnë vepra dhe ta zhvillojnë një shije artistike sepse këtu iu ekspozohen shumë vepra”, u shpreh Petrovci.
Ajo tutje shtoi se veprat që janë
luajtur nuk janë të programit të
rregullt të cilët student i kanë luajtur , nuk është përgatitje e veçantë për
Chopin Piano Fest mirëpo secili prej studenteve në kuadër të programit kemi përzgjedhur
veprat të cilat iu kanë flejtur më shumë dhe kanë qenë më të përgatitur
teknikisht dhe ajo që është me e rëndësishme është dalja sa më e shpeshtë e studentëve
sepse vetëm në skenë ata e fitojnë përvojën e menaxhimit të vetvetes para
auditorit , është ndryshe të luash para një profesoreshe , e është shumë ndryshe
të luash para audiencës, sepse emocionet janë të tjera.
Pianistja Manjolla Gjigolli për KultPlus u
shpreh mjaft e lumtur për gjithë entuziazmin e Chopin Piano Fest Prishtina.
“Në radhë të parë jam shumë e lumtur që sot kam marrë pjesë në këtë koncert, është një festival ndërkombëtar që marrin pjesë shumë pianistë botëror ndërsa edhe neve si student na iu jepet mundësia të marrim pjesë në të, është një ndjenjë jashtëzakonisht shumë e mirë . Është një hap shumë i rëndësishëm për studentët, një fillesë për studentët , një koncert që organizohet çdo herë, dhe nuk iu jepet mundësia të gjithëve. Veprën e kam përzgjedhur së bashku me profesoreshën dhe kemi vendosur të dyjat së bashku. Këtu jam falë profesoreshës Lule Elezi dhe e falendëroj shumë ”, tha pianistja Manjolla Gjigolli.
Ndër të tjera pianistja tjetër e
Fakultetit të Arteve, Elza Mehmeti u
shpreh se për të është emocion i veçantë të jetë pjesë e këtij festivali për tri herë radhazi ndërsa
për KultPlus tregoi emocionet që përjetuan në skenë.
“Shpresoj shumë që i kemi pëlqyer publikut , kemi pasur shumë emocione në skenë ,ato emocione nuk kemi me mujtë me i hekë asnjëherë. Veprën të cilën e kam përzgjedhur sonte, e kam dëgjuar për herë të parë nga një pianiste në Maqedoni , më ka lënë mbresa aq shumë dhe prej asaj kohe kam qenë e vendosur që ta risjellë në Chopin Piano Fest. Në fillim nuk e kam ditur që do të jem në festival , është bërë një audicion , ne kemi përgaditur disa pjesë me profesoreshën Valbonë dhe në fund të përformancës së audiocionit jemi përzgjedhur.” u shpreh pianistja Elza Mehmeti
Ndërsa sonte me fillim nga ora 20:00 në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare do të performoj pianistët Anila Aliu , Fatjona Maliqi, Arda Mustafouglu , Enea Kapgjiu si dhe grupi SON d’AIX. Frosina Byqmeti/ KultPlus.com
Fotoja e shkrepur në vitin 1988 nga Charles O’Rear është një ndër më të shikuarat në botën dixhitale. Ajo u ble nga Bill Gates dhe u përdor si foto ikonë e Windows XP-së.
Në një kohë që nuk dihet ende se sa ka paguar Gates për këtë foto, ajo që dihet është se ajo është shkrepur në distriktin Sonoma të Kalifornisë në SHBA.
Ndërsa tani, ky vend ka ndryshuar në mënyrë drastike. Zhgënjimi është i madh për të gjithë që shikojnë gjendjen aktuale të këtij vendi përrallor në 1988. Barit të gjelbër ia kanë zënë hardhi dhe barishte të tjera të zverdhura. Reagimet kanë qenë të shumta në median sociale e po ashtu edhe kritikat për autoritetet lokale që nuk kanë treguar kujdesin e duhur për mirëmbajtjen e kësaj zone.
Nuk shtyp, prek lehtazi. Nuk ngallmon, është ngasëse. Nuk është e zgjuar, është e mençur. Nuk miklon, dëften mprehtësisht udhën. Nuk ka ngut, pret dekikën e duhur. Nuk vepron, rrëshqet ngadalë. Nuk fluturon, lëviz dallgë-dallgë. Nuk merakoset për sasinë, pëlqen cilësinë. Nuk shikon, vrojton. Nuk çapitet, shkon e vjen.
Nuk mëton, thjesht pëlqen të shijojë. Nuk gjykon, zbërthen. Nuk ngushëllon, ndez zemrën. Nuk kërkon, zgjon ndjesi. Nuk robëron, jep liri. Nuk josh, magjeps. Nuk është ngulmuese, është përzgjedhëse. Nuk lëshon dritë, është e dritësuar. Nuk pëlqen ta shohin, pëlqen të dëgjohet.
Nuk parashikon, rrok me mendje. Nuk flet për seksin, ajo është një mjeshtre në artin e dashurisë. Nuk është e butë, është e epshme. Nuk urdhëron, udhërrëfen. Nuk rilind, është në lulëzim të pandërprerë. E së fundmi një grua e pjekur është një e tërë, e të gjitha bukurive të gjashme, sepse është një grua.
Njomëza Lipaj u lind më 12 shtator të vitit 1985, në fshatin Temal (ish-Kamenicë), të komunës së Burimit.
Në bankat shkollore, Njomëzes iu shtuan ëndrrat për jetën dhe të ardhmen e saj. Ëndërronte të bëhej mjeke që ta luftonte sëmundjen e t’i shëronte njerëzit. Mirëpo, kjo ëndërr nuk u realizua. Në vend se të bëhej mjeke që ta luftonte sëmundjen, ajo u bë luftëtare e lirisë për ta çliruar Kosovën.
Njomëza ishte nxënëse e shkollës fillore në Tedel (ish-Vrellë). Ajo edhe për nga natyra, me gjallërinë, shkathtësinë, inteligjencën, me përkushtimin në mësime, me sjelljet, e me prirjet e saj, sikur jepte për të kuptuar se ishte një vajzë e jashtëzakonshme që po rritej për një vepër të madhe, që po rritej për Kosovën.
Me fillimin e luftës çlirimtare, Njomëza dëgjonte e përcillte tërë sy e vesh, ato që fliteshin e thuheshin për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kureshtja e saj për UÇK-në shtohet gjithnjë e më shumë, atëherë kur në shtëpinë e saj hyjnë e dalin luftëtarët e lirisë, të cilët shkonin për në Shqipëri për furnizim me armatim dhe ktheheshin që atje të armatosur deng.
Ajo përjetonte ndjenjë krenarie kur këtyre luftëtarëve, të lodhur nga pesha e nga rruga e gjatë dhe plot krajata e rreziqe, të cilët në shtëpinë e Njomëzes e kishin derën të hapur, ku çlodheshin, ushqeheshin dhe merrnin veten, u shërbente me ujë a me ndonjë gjë.
Në ato çaste kjo vajzë e re përvidhte me bisht syri armët e luftëtarëve dhe ua kishte zili atyre që i mbanin e i bartnin.
Një ngjarje e vçantë, që te Njomëza krijon emocione të pashlyeshme dhe ndikim të fuqishëm, ishte rënia e dëshmores Myrvete Maksutaj nga Orrobërda, të cilën e kishte kushërirë nga nëna. Myrvetja, ushtare e UÇK-së, kishte rënë në vjeshtë të vitit 1998, në një përleshje me policinë serbe te qendra spitalore në Pejë.
Heroizmi i saj bëhet frymëzim për Njomëzen, e cila merr pjesë edhe në ceremoninë e vorrimit të saj. Pas kthimit nga kjo ceremoni, por edhe shumë herë të tjera, ajo i kishte thënë së ëmës se po të binte sikur Myrvetja, nuk do t’i dhimbsej jeta.
Këtë ceremoni varrimi të filmuar në shirit, Njomëza e shikonte shpeshherë.
Ngjarjet si kjo kishin ndikuar në formimin e shpejtë të personalitetit të Njomëzës, në pjekjen dhe edukimin atdhetar, si dhe në rritjen e ndjenjës së guximit e të vetëbesimit individual.
Sa herë që i ofrohej mundësia ajo shfaqte dëshirën dhe kërkonte të armatosej e të bëhej ushtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mirëpo mosha e saj shumë e re nuk lejonte një gjë të tillë.
Pas formimit të Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”, në janar të vitit 1999, edhe fshati i Njomëzes do të kontrollohet nga kjo brigadë.
Tani mundësitë për kontakte me UÇK-në i kishte pasur të përditshme, meqenëse në radhët e saj, nga dera e Lipajve rreshtohen: Ylber Lipaj, Demë Lipaj, Enver Lipaj, Blerim Lipaj, Fadil Lipaj, Liridon Lipaj e Isa Lipaj. Nga kjo derë, jashtë radhëve të UÇK-së kishin ngelur vetëm gratë, fëmijët dhe pleqtë.
Në fillim të muajit mars, në UÇK mobilizohet edhe Njomëza. E ëma ia kishte prerë e qepur kapelën e uniformës ushtarake.
Me këtë mobilizim asaj i realizohet dëshira e flaktë për të gëzuar epitetin ushtare e lirisë.
Si ushtarja më e re, pjesëtare e Policisë Ushtarake që vepronte në kudrin e brigadës, Njomëza të cilën shokët e armës e thërritnin “Sugaricë”, tregon entuziazëm të madh për të përvetësuar mënyrën e përdorimit të armatimit dhe për t’u kalitur fizikisht shtatin e saj të njomë. Ajo merrte pjesë në stërvitjet e rregullta ushtarake të organizuara nga shtabi i Brigadës 133, që ndodhej në fshatin Studenicë.
Brenda një kohe të shkurtër ishte aftësuar të përdorte armët, si automatikun, bombën e dorës, e të tjera.
Në fund të marsit të vitit 1999, sikurse popullata e fshatrave të tjera përreth, edhe popullata e Temalit ishte deryruar të largohej nga shtëpitë e veta. Nga shtëpia u largua edhe familja e Njomëzes, e cila vendoset në Studenicë. Ajo qëndron aty deri në rënien e pozicioneve të UÇK-së në fshatin Tedel (ish-Vrellë), pas ofansivës serbe të datës 12 prill, kur ajo largohet nga Kosova dhe arrin në Shqipëri.
Në mëngjesin e 13 prillit, Njomëza, pa e ditur se forcat kriminele serbe kishin arritur të depërtonin në fshatin Studenicë, përkatësisht në shtëpinë e Haxhi Zeqirajt, ku gatuhej dhe përgatitej ushqimi për pjesëtarët e UÇK-së, shkon atje bashkë me disa vajza të tjera për të marrë ushqimin. Me të arritur aty kapet në befasi nga ushtria serbe.
Njëkohësisht me Njomëzen kapen dhe masakrohen edhe Haxhi Zeqiraj, pronari i shtëpisë; Sala me të bijat Qëndresën e Mirdonën; Sabria me të bijën, Lindihanën; Hajria, Mejremja.
Viktimat e masakruara, ushtarët serbë i hodhën në pusin e oborrit të shtëpisë ku bënë masakrën.
Ata u gjetën pas përfundimit të luftës, kur në këto troje të Kosovës kishte ngelur vetëm hija e krimit, e lënë pas nga forcat serbe.
Trupi i dëshmores më të re të UÇK-së, Njomëza Lipaj u varros më 26 qershor të vitit 1999, në varrezat e fshatit të lindjes, Temal.
Dy muaj më vonë, trupin e saj e zhvarrosi ekipi i patologëve ndërkombëtarë, për të konstatuar krimin e bërë mbi të.
Prindërit e Njomëzes dhe gjithë familja, sot ruajnë kujtimin për dëshmoren, duke e hequr mallin përmes fotografive, jelekut të uniformës së policisë ushtarake, unazës dhe orës së dorës , të cilën në momentin e ndarjes prej saj, ia kishte dhënë për kujtim të ëmës, Zizës, për kujtim.
Festa e Vjeljes së
Rrushit, Festivali “Hardh Fest”,
edicionin e kaluar shënoi një sukses të madh, ku numri i pjesëmarrësve arriti
mbi 61 mijë vizitorë nga mbarë bota, shkruan KultPlus.
Festivali që sjell shumë turistë në Kosovë, Hardh Fest, këtë
vit po vjen me një ndryshim të madh.
Për herë të parë, ky festival tradicional do të mbahet në
muajin Gusht, konkretisht në datat 16, 17 dhe 18 gusht, në Konak të Rahovecit
dhe është jubileu i 5 vjetorit të ribrendimit të festivalit më të vizituar ne
Kosovë.
“Hardh Fest sjell një nga eksperiencat më të bukura jetësore
për të gjithë ata që e vizitojnë festivalin, duke nisur nga mikëpritja
Rahoveciane deri te Hardh Campi që ka
një pamje të bukur të vreshtave të Rahovecit, e më pas ka aktivitete të cilat
kanë për qëllim promovimin e prodhimeve të rrushit por edhe mjedisit, kulturës
dhe artit, një ngërthim ky që tashmë është shndërruar në storie suksesi”,
shkruhet në njoftim.
Festivali organizohet nën patronatin e Kryetarit të Komunës
së Rahovecit, z. Smajl Latifi si dhe në përkrahje të Ministrisë së Bujqësisë,
Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit
dhe sponsorëve të festivalit. / KultPlus.com
Simbolet tona kombëtare jo pak herë kanë tërhequr vëmendjen të huajve.
Shqiponja dy krenare, përkrenarja dhe qeleshja janë simbolet të cilat janë përdorur shpesh nga të huajt dhe kanë ngjallur kureshtje për të zbuluar prejardhjen e tyre.
Një markë e njohur duket se është frymëzuar sërish nga një simbol shqiptar.
Bëhet fjalë për brendin e njohur amerikan të veshjeve, “Marc Jacobs”. Në rrjetet e tyre sociale ata kanë postuar një foto ku shfaqet një burrë, i cili në kokë mban një qeleshe të bardhë.
Mesa duket ata kanë vendosur që këtë detaj ta përfshijnë në koleksionin e tyre më të fundit të veshjeve.
Qeleshet të njohura dhe si plisat, janë një detaj shumë i përhapur i veshjeve tona tradicionale që përdoren zakonisht në veshjet e burrave.
Mesa duket, tani do të jenë pjesë e koleksioneve më të famshme të modës!./dita
“Paris-Midi” ka botuar, të dielën e 7 marsit 1919, në ballinë, një shkrim në lidhje me propozimin e delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris që SH.B.A-të të ndërhyjnë në administrimin e çështjes shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.
Shqiptarët bëjnë thirrje për plebishit
Delegacioni shqiptar, pasi u dëgjua nga komisioni i ngarkuar për çështjen greke, i dërgoi një shkresë shtesë Kryetarit të Këshillit të Dhjetëve.
Në rast se kërkesat e parashtruara në memorandumin e paraqitur në konferencë nuk pranohen, ai (delegacioni) kërkon që Asambleja e Lartë t’i japë një mandat Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të marrin dhe administrojnë për një vit territoret e pretenduara nga shqiptarët, domethënë, Çamërinë e jugut, si dhe territoret shqiptare të aneksuara nga Mali i Zi dhe Serbia.
Nëse Konferenca do të pranojë këtë propozim, shqiptarët do të pajtoheshin, sipas të njëjtave kushte, që i njëjti mandat t’u jepej trupave amerikane për okupimin e Epirit të Veriut, i cili i përket shtetit shqiptar, por që pretendohet nga Greqia.
Në këtë gjendje, njerëzit, pa ndonjë kufizim, mund të shprehen, të lirë, dhe të manifestojnë vullnetin e tyre në lidhje me aspiratat e tyre kombëtare. — (Havas.)
Ndali çapin kopeja e ulqve Në errësirën e thinjur me flokë bore. Ndali çapin pranë staneve të heshtura Kopeja e egër e pyjeve çame. S’dëgjohen të lehura, s’dëgjohen blegërima, Nuk duken më zjarret ku dremitin çobenët. Vetëm deti rreh bregdetin me dallgë pa pushuar, Vetëm hëna porsi dele e ndarë nga kopeja Nëpër shtigjet e reve baret e vetmuar. Ndali çapin kopeja e ulqve Dhe përgjon e uritur në errësirën thinjoshe.
Ku ini ju çobenë me gunat e bardha? Ku i kini delet që blegërinin kullotave? Ku i kini qiprat, ku këmborët si këmbana? Ku i kini qent e staneve që ulurinin si luanë? Murrot, balot, gudot – armiqtë tanë të vjetër? Ku janë që t’u tregojnë me çatallet e hekurt Se si në shesh të luftës luftohet për jetën?
Hesht në errësirë Çamëria shkretëtirë, vetëm dallga rreh parreshtur shkëmbenjtë kryeulur Dhe jehona e saj e gjerë nëpër natën joniane Përzihet me ulurimen e ulqve të uritur.
U botua në revistën “Krahu i shqiponjës” nr.2, 1997 me pseudonimin Kiman Halil Çami
Madonna u kthye në studio kur filloi të ketë monotoni dhe depresion në Portugali.
Superylli i popit e përfundoi kohët e fundit një pauzë muzikore pesëvjeçare duke e paralajmëruar publikimin e albumit të saj të ardhshëm Madame X, ndërsa gjatë një eventi të MTV në Londër të mërkurën, ajo shpjegoi se ideja për projektin erdhi gjatë një periudhe të vështirë në jetën e saj pas zhvendosjes në Lisbonë.
“Shkova atje dhe mendova se do të ishte super argëtuese dhe aventureske, por më pas e pashë veten vetëm duke shkuar në shkollë dhe duke i marrë fëmijët,” tha ajo për moderatorin Trevor Nelson. “E kisha një depresion të vogël. Duhej të bëja miq dhe të takoja njerëz. Kështu që fillova t’i takoja njerëzit dhe të dilja nga pak. Nuk është se jam ndonjë adhuruese e daljeve. Por doja të takoja njerëz.”
E pyetur se pse e zgjodhi Lisbonën, 60-vjeçarja tha, “Djali im donte të ishte lojtar futbolli. Ai kurrë nuk do ta kishte trajnimin e duhur në Amerikë. E rrotulluam globin dhe bëmë shumë hulumtime dhe i gjetëm pesë akademitë kryesore për djemtë për t’i stërvitur, dhe Lisbona përfundoi si qyteti im i preferuar prej opsioneve.
“Kështu u bëra nënë futbolli. Është një histori e çmendur, e di, dhe kjo është gjëja e fundit që do të prisja nga një vajzë kontroverse si unë”.
Por një gjë e mirë erdhi nga aventura e saj në Lisbonë – ajo u takua me shumë muzikantë portugezë, të cilët ia dhanë asaj një stil të ri të muzikës për ta dëgjuar: “Kam takuar njerëz dhe shumica e njerëzve që takova ishin artistë dhe piktorë. Fillova të ftohesha në shtëpitë e njerëzve. Ata kishin gjëra që i quanin seanca të dhomës së ditës. Të gjithë do të vinin dhe do të sillnin verë, do të sillnin ushqim, do të uleshin rreth tryezës. Papritmas njerëzit do të ngriheshin dhe do të fillonin të interpretonin instrumente dhe të këndonin.
“Mendova, ‘Prit, çfarë po ndodh këtu? Artistët që ngrihen, nuk po paguhen dhe thjesht po e bëjnë këtë për argëtim dhe pasion?’”
“Madame X” – Albumi i 14-të i Madonnës – do të dalë më 14 qershor. Ajo e publikoi të mërkurën videon e saj për singlin e ri Medellin, në të cilin performon ylli kolumbian Maluma.
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete të ndryshme që kanë për qëllim promovimin e të drejtës së pronësisë intelektuale dhe mbrojtjen e kësaj pronësie.
Pronësia intelektuale që përfshinë pronësinë industriale dhe të drejtat e autorit, në Kosovë është e garantuar me ligj.
Ndërsa, që nga viti 2000 më 26 Prill të çdo viti të gjitha vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) kremtojnë Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, e cila organizohet nën juridiksionin e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (OBPI).
Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO), në shënim të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale përzgjedh një slogan për të frymëzuar komunitetin global të krijuesve, mbrojtësve të pasurisë intelektuale, por edhe për të evidentuar një aspekt të sistemit unik të bashkëpunimit ndërplanetar, sigurimit të vijimësisë së krijimtarisë.
Për nder të kësaj dite edhe në Kosovë sot do të mbahet konferenca konferenca kombëtare “Të Drejtat Pronësore Intelektuale.
Kanë kaluar 20 vite që nga vdekja e prezantueses së njohur britanike që kishte punuar në BBC, Jill Dando. Vdekja e saj vazhdon të mbetet një mister.
Së fundmi është lansuar një dokumentar në 20 vjetorin e vrasjes së saj. Aty flitet rreth vdekjes së saj, ku ngrehë dyshime se ajo mund të jetë vrarë nga serbët si hakmarrje ndaj Britanisë së Madhe që po bombardonte forcat e Serbisë në Kosovë.
Dando ishte një nga fytyrat më të respektuara dhe më të pëlqyera të publikut gjatë viteve të 90-ta.
Ajo kishte ngritur një fondacion për të ndihmuar refugjatët nga Kosova që largoheshin nga vendi i tyre.
Deri më tani shumë teori janë hedhur mbi vrasjen e prezantueses, duke përfshirë vrasje me pagesë, banda kriminale etj.
Vetëm tre ditë para vrasjes së Dandos, Britani e Madhe kishte filluar të bombardonte forcat serbe.
Ndërsa tre javë para se të vritej, ajo kishte ngritur fondacionin e saj për të ndihmuar refugjatët e Kosovës.
Edhe pse kanë kaluar 20 vite, çështja e prezantueses mbetet e hapur në polici.
Dosjet e policisë sipas dokumentarit përmbajnë një raport të inteligjencës ku thuhet se znj.Dando u vra në shenjë hakmarrje për bombardimet.
Tutje, në këtë dokumentar përmenden lidhjet e kryekriminelit serb, Arkan me kriminelët kryesor të Mbretërisë së Bashkuar.
Prezantuesja britanike u vra me 26 prill të vitit 1999. Ajo vazhdon të cilësohet si njëra ndër figurat më të fuqishme të televizionit britanik.
Panairi i poçërisë është një traditë e hershme në qytetin e Korçës, ai është zhvilluar çdo vit në javën e Pashkës, të paktën deri në vitin 1967, për tu rikthyer pas vitit 1990.
Qytetarët korçarë kërkojnë të çojnë baltën në shtëpinë e tyre duke respektuar edhe thënien e famshme: nga balta kemi ardhur e në baltë do të shkojmë. Sipas traditës objektet e baltës duhet të jenë nga zona përreth, punime të cilat dalin nga duart e poçarit të mirënjohur Vasillaq Kolevica, ndër të fundit që vijojnë të ruajnë këtë zanat të vjetër korçar.
Ai tregon se është pasioni e dashuria për poçarinë të cilat e shtyjnë të prodhojë çdo ditë objekte të ndryshme balti, jo vetëm ato tradicionale, por duke sjellë edhe gërshetime me bashkëkohoren.
Poçaria është një zanat që dalëngadalë po humbet në rajonin e Korçës, kjo e ka detyruar mjeshtrin Kolevica të mendojë edhe për një pasues. Ai është i riu Ermir Qazimi, i cili prej kohësh është duke qëndruar afër poçarit për të mësuar e marrë të fshehtat e zanatit:
Bujar Sula është një tjetër poçar korçar, i cili vazhdon të ruajë traditën duke sjellë punime artizanale balte. Atë e gjetëm në panairin e poçarisë të çelur në qendër të qytetit të Korçës, aty ku kanë qenë të shumtë qytetarët të cilët kërkonin një objekt balti për ta çuar në banesat e tyre.
Përveç produkteve të baltit të punuara nga Kolevica e Sula, panairi i poçarisë në Korçë ofron edhe mjaft objekte të sjella nga jashtë vendit./vizionplus/ KultPlus.com
Historianët e muzikës kanë dyshuar për një kohë të gjatë se shpikësit e violinës donin të imitonin zërin e njeriut dhe një studim tregon se si vepronin krijuesit e veglave të muzikës të shekullit XVI deri në shekullin XVIII në Itali.
Studiueesit e universitetit nacional të Tajvanit u kanë kërkuar violinistëve profesionistë që të luajnë 15 instrumente antike. Pastaj i regjistruan shkallët e luajtura me instrumente.
Kurse, më pas ata incizuan zërat e teta burrave dhe tetë grave, prej moshës 16 deri në 30 vjeç.
Të dhënat e mbledhur sollën përfundimin se violinat nga vitet 1570 dhe 1560 kanë imituar karakteristikat bazike dhe tonin të zërit të një burri, raportojnë mediat italiane.
“Kjo gjë ka rritur mundësinë që krijuesit e violinës nga ajo kohë e kanë dizajnuar atë në mënyrë që të imitojë zëra”, thuhet në raport.
Kurse, lloji Stradivari i violinës përngjan më shumë me zërin e gruas, siç janë tenorët dhe altotët, shtuan studiuesit.
Sipas studimeve, kjo gjë mund ta shpjegojë magjinë dhe bukurinë e violinave Stradivari, që janë shpikur nga italiani Antonio Stradivari, i cili ende konsiderohet si artisti më i madh dhe i rëndësishëm i kësaj fushe.
Në Chefchaouen, Marok, legjenda pohon se gjatë natës, gratë bashkohen në çifte për të lyer rrugët dhe shtëpitë duke ruajtur një traditë rreth 500 vjeçare që i ka sjellë qytetit famë dhe një fluks turizmi.
Deri në mesin e shekullit të 20-të, Chefchaouen ishte një ndalesë e pakuptimtë përgjatë rrugës tregtare midis Fez dhe Tangier. Tani, përkundër vendndodhjes së saj relativisht të vështirë për t’u arritur, në majën veriore të Marokut, turistët e vizitojnë gjatë gjithë vitit për të parë rrugët magjike blu, për të cilat është fituar pseudonimi “Perla Blu”.
Thuhet se hebrenjtë që u vendosën në qytet pas dëbimit të tyre nga Spanja në shekullin e 15 filluan të pikturojnë shtëpitë e tyre blu si një shprehje e besimeve të tyre kulturore dhe fetare. Në judaizëm, blu, si ngjyra e detit dhe qiellit, përfaqëson hyjninë. Kjo mendohet të jetë origjina e traditës që ruhet ende dhe sot.
Brenda medinës, ose lagjes së vjetër, rrugët janë të mbuluara me blu dhe të mbushura me dyer elegante të gdhendura dhe me lule të gjalla. Një pasdite tipike e vizitorëve në Chefchaouen mund të përfshijë eksplorimin e sheshit kryesor, Place Outa el Hammam, ku shitoret mbushen me qilima të endur me dorë dhe prodhime artizanale druri.
Chefchaouen përkthehet në “shih brirët”, duke iu referuar dy majave të maleve Rif që rrethojnë qytetin. Qyteti u themelua në vitin 1471 në një vend të paarritshëm në një distancë të largët, për të ndalur avancimin e ushtrisë portugeze./insajderi/ KultPlus.com
Nga Azia e largët vijnë lajme të mira për Shqipërinë. Ato nuk janë më pak të padenja sesa Parisi dhe Londra. Aventura europiane është e shumëllojshme.
Dikush kërkon t’i ngjitet më këmbë kullës Eiffel dikush ta hajë pica pranë shatërvanit në Trevi apo dikush të prekë kapelet e rojave në Buckingham Palace. Dhe kjo nuk është një gjë e re.
“Por Europa është e pasur edhe me qytete unike dhe historike. Larg qyteteve të mëdha atje gjen autenticitet” shkruan faqja e njohur aziatike e turizmit micetimes.asia.com.
Shtatë qytetet e vogla më të bukur të Evropës sipas kësaj faqeje janë Berati Hora (Greqi) Kob (Irlandë) Portovenere (Itali) Uzes (Francë) Alesund (Norvegji) dhe Rovinj (Kroaci).
“Berati njihet si qyteti i një mbi një dritareve. Dritaret dhe qepenat e shtëpive të Mangalemit të lënë pa frymë. Ia vlen të ecësh më këmbë dhe të takosh banorët të cilët jetojnë ende në muret mesjetare dhe t’u gëzohesh pamjeve të minareve dhe të kishave në luginën e Osumit” shkruan micetimes.asia.
“ Është e thjeshtë Ushqehu me Kuzhinen e shijshme në Berat dhe eksploro qytetin e bukur. Dhe nëse jeni me fat ju do të mund të shihni edhe një ceremoni shqiptare dasme” thuhet në artikull.
Ah ! do ta shohësh ti kur ajo mos të të dojë më
Do ta shohësh !
Do të shohësh natë në mes të ditës
Qiellin e zi në vend të yjeve
Do të shohësh të njëjtën gjë
Si unë
Edhe tokën, do ta shohësh ti,
E toka, s’do të jetë tokë :
S’do të të mbajë.
Edhe zjarrin, do ta shohësh ti,
E zjarri, s’do të jetë zjarr :
S’do të mund të lahesh në të.
Edhe ujin, do ta shohësh ti,
E uji, s’do të jetë ujë :
S’do të të freskojë.
Edhe erën, do ta shohësh ti,
E era, s’do të jetë erë :
S’do të të qetësojë.
Ah ! do ta shohësh ti kur ajo mos të të dojë më
Do ta shohësh !
Do ta shohësh fytyrën tënde të huaj,
Do të shohësh sa të mëdhenj janë sytë e frikës
Do të shohësh të njëjtën gjë
Si unë
Edhe tokën, do ta shohësh ti,
E toka, s’do të jetë tokë :
S’do të të mbajë.
Edhe zjarrin, do ta shohësh ti,
E zjarri, s’do të jetë zjarr :
S’do të mund të lahesh në të.
Edhe ujin, do ta shohësh ti,
E uji, s’do të jetë ujë :
S’do të të freskojë.
Edhe erën, do ta shohësh ti,
E era, s’do të jetë erë :
S’do të të qetësojë.
E të gjithë elementët,
Të gjithë, do të të mallkojnë :
Do të ishte më mirë për ty
Të zhdukesh pa asnjë lajm !
Radio Televizioni i Zvicrës i ka kushtuar një reportazh të gjatë Kosovës dhe shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në tokën e saj, ndërsa thekson se ky vend ka pasur zhvillime të admirueshme përgjatë 20 vitesh, që nga koha kur përfundoi lufta dhe gjenocidi serb mbi popullin shqiptar.
Reportazhi i titulluar “20 vjet pas luftës”, me një minutazh të konsiderueshëm, trajton tematika të ndryshme që nga sporti, Diaspora e deri tek politika.
Një pjesë jo e vogël shqiptarësh, tashmë janë integruar plotësisht në jetën socio-ekonomike të Zvicrës dhe ajo që është më e rëndësishme është fakti se ata vijojnë të ruajnë traditat e vendit të origjinës. Roli i tyre dhe kontributi për Kosovën ka qenë i lartë dhe ky tregues matet nga remitancat, të cilat futen nga emigrantët shqiptarë dhe krijojnë kushte pozitive për banorët e saj.
Edhe Kombëtarja e Kosovës ishte pjesë e reportazhit. Në përballjet e saj, Kombëtarja e “Dardanëve” nuk ka pasur asnjë humbje dhe meritë të veçantë për këtë ka edhe trajneri zviceran, Bernard Challandes. Gazetari që realizoi këtë material special nuk kishte se si mos të vizitonte shtetin e Kosovës. Pjesë e bisedës ishte edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Hradinaj, i cili foli për atë se çfarë është bërë dhe objektivat e parashtruar për të ardhmen.
Materialin filmik mund ta shikoni duke klikuarkëtu
Shtëpia botuese “Plejad” nga Tirana në bashkëpunim me librarinë “Dukagjini” në Prishtinë, organizojnë promovimin e librit “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, një historik gjithëpërfshirës”, të studiuesit, kritikut dhe publicistit të mirënjohur nga Tirana, Ndriçim Kulla, shkruan KultPlus.
Promovimi i këtij libri në Prishtinë, bëhet në shenjë të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga Serbia. Promovimi mbahet të shtunën më 27 prill në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” në Prishtinë, ku përveç referuesve nga fusha e studimeve historike e publicistike, pritet të flasin edhe politikanë vendorë e diplomatë të huaj. / KultPlus. com
Sot në Prishtinë për nder të Ditës Botërore të Vallëzimit u mbajt gara joformale e vallëzimit të fëmijëve nga shkolla të ndryshme të Kosovës, nën organizimin e shkollës ‘Evolution Dance’, shkruan KultPlus.
Kjo garë tashmë
tradicionale dmbledhë fëmijë nga shkollat fillore. Shkollat që kanë marrur
pjesë në këtë ngjarje janë Shkolla Fillore “Pavarësia”, Shkolla Fillore
“Gjergj Fishta”, Shkolla Fillore “Elena Gjika”,
Shkolla Fillore “Hasan Prishtina” dhe Shkolla Fillore “Iliria”. Përveç
shkollave garuese në këtë ngjarje përformuan edhe shkolla tjera që ishin nga
vendet e ndryshme të Kosovës si Ferizaji, Gjilani, Mitrovica dhe Peja.
Sipas organizatores së
kësaj ngjarje Dafina Rudi, gjithë ky organizim është bërë më qëllimin që të inkurajohen fëmijët. Po ashtu ajo tha që për
të vallëzimi është ushqim i shpirtit.
“Gjithë ky organizim është me e shty aspektin edhe konkurrues
po mbi të gjitha inkurajues për fëmijët. Duke parë vallëzimin si sport dhe si
kulturë, vallëzimi mbi të gjitha është ushqim i shpirtit” u shpreh Dafina Rudi
për KultPlus.
Në këtë garë u ndanë pesë çmime të ndryshme për të pesë shkollat garuese. Çmimet të cilat u ndanë ishin çmimi “Interpretuesi më i mirë” të cilën e fitoi shkolla “Gjergj Fishta”, çmimi “Koreografia më e mirë” që e fitoi shkolla “Pavarësia”, vendin e tretë e fitoi shkolla “Hasan Prishtina”, vendin e dytë shkolla “Elena Gjika” dhe fitues i vendit të parë ishte shkolla “Iliria”. Fituesit e çmimit të parë, dytë dhe të tretë do të marrin mësime të vallëzimit në shkollën ‘Evolution Dance’.
Kryetari i jurisë Alion
Qerkini, tha se përkrahja e fëmijëve në muzikë është shumë e rëndësishme duke
marrur parasysh nivelin e Kosovës dhe Shqipërisë në këtë fushë, ai po ashtu e vlerësoi lartë këtë iniciativë të
marrur nga shkolla ‘Evolution Dance’.
“Është shumë e rëndësishme
përkrahja e fëmijëve, sidomos për Kosovën dhe Shqipërinë sepse arti në këto dy
vende nuk është në nivelin e vendeve të tjera të Ballkanit. Kjo është një iniciative
shumë e rëndësishme nga shkolla Evolution Dance” tha Qerkini për KultPlus.
Dita Botërore e Vallëzimit është një eveniment që festohet në të gjithë botën qysh prej 29 prillit të vitit 1982, krijuar nga Këshilli Internacional i Kërcimit dhe UNESCO. E tani është bërë tradicionale shënimi i kësaj dite edhe në Kosovë./ Gzim Mujaj / KultPlus.com
Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore sot organizoj punëtorinë “Mbrojtja e përkohshme si masë paraprake në procesin e ruajtjes së trashëgimisë kulturore”, shkruan KultPlus.
Në këtë punëtori morën pjese përfaqësues të institucioneve
të trashëgimisë kulturore të Republikës se Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe
Shqipërisë.
Kryetari i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji,
Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, Ismajl Kurteshi, kërkoi nga
institucionet e Republikës së Kosovës që ti kushtohet rëndësi e veçante
ruajtjes së trashëgimisë kulturore e cila nuk është në nivel të kënaqshëm.
Kushteshi, po ashtu u zotua se Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi do të angazhohen maksimalisht në përkrahjen e të gjitha projekteve të KKTK dhe Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në MKRS.
Përfaqësuesi nga Maqedonia e Veriut, Afet Jashari, përgëzoj
KKTK për iniciativën e marrë për bashkëpunimin me fqinjët në ruajtjen dhe
promovimin e trashëgimisë kulturore te të gjithë popujve të rajonit tonë.
“Pasi që trashëgimia kulturore është ambasador, ne do t’ju
tregojmë botës se institucionet e trashëgimisë kulturore të Maqedonisë së
Veriut , Republikës se Kosovës dhe Shqipërisë janë të përgatitura për të
bashkëpunuar në të mirë të mbrojtjes se trashëgimisë kulturore”, është shprehu
ai.
Drejtoresha e Programeve dhe Zhvillimit të Kulturës në
kuadër të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Konzeta Angjeliu, tha se ka besim
të plotë se ky aktivitet do shërbej për forcimin e bashkëpunimit tashmë të
ngritur në mes të institucioneve tona nëpërmjet kalendarëve kulturore si dhe
krijimin e urave të reja të komunikimit në nivele specialistësh, të cilët
merren direkt me fushën e trashëgimisë kulturore.
Njw gjw tqw tillw e potencoi edhe Drejtoresha e
Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në MKRS, Vjollca Aliu.
“Mbrojtja e përkohshme si masë paraprake në procesin e
ruajtjes së trashëgimisë kulturore është titull shumë i qëlluar i kësaj
punëtorie, i cili sot ka mbledh specialistë të fushës së trashëgimisë kulturore”,
tha ajo duke falënderuar KKTK për këtë organizim.
Përfaqësuesit të institucioneve të trashëgimisë kulturore
shkëmbyen informacione dhe ndanë përvojat e vendeve të tyre me njëri-tjetrin
duke shikuar drejtë mundësive për bashkëpunim dhe zgjidhje të përbashkëta të
problemeve në fushën e trashëgimisë kulturore.
Pas punëtorisë u realizua vizitë në Parkun Arkeologjik të Ulpianës dhe në Manastirin e Graçanicës./ KultPlus.com
Me këngën “Topolakës” nën interpretimin e këngëtarit të njohur Riza Bytyqi filloi mbrëmë koncerti “T’i këndojm pranverës”. Këtë koncert tashëm tradicional, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, ia dedikoi solistit Bytyqi me rastin e pensionimit. Në këtë koncert Riza bytyqi dëshmoi se akoma ka shumë për ti dhënë këngës duke mahnitur të pranishmit me fuqinë e tij interpretuese. Përmes zërit të tij kumbues ai solli disa nga perlat e muzikës shqipe si “Vijnë vaporrat”, “Dua të them një fjalë”, “Topolakës”, apo “Kur përendon dielli”, shkruan KultPlus.
Riza Bytyqi ka vite që ëshët bërë pjesë e ansamblit dhe këngët që erdhën mbrëmë sollën në një mënyrë një retrospektivë të krijimtarisë së tij artistike.
Mirpëo magji kësja natë nuk i dha vetëm Bytyqi. Në skenë së bashku me të u ngjitën edhe këngëtarë të tjerë. Ai së bashku me Albulena Misini, solli këngën “Kur perëndon dielli”. Ndërsa më vonë këngën “O këngët e vendi tim” e solli Ardiana Bytyqi e cila tashmë ndjek hapat e babit të saj.
Drejtori i Ansamblit “Shota”, Shefqet Gjocaj vlerësoi lartë kontibutin të cilin këngëtari i njohur Riza bytyqi e ka dhënë ndër vite në ansabël.
“Në një mbrëmje artistike të tillë, fjalët e tepërta janë
fukarallak. Sot përmes këtij koncerti dua ta shpreh falënderimin e madhe që ka
ansambli “Shota” ndaj Riza Bytyqit, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm që
ka dhënë në muzikën tonë përgjithësisht ndaj Ansambli “Shota”, tha Gjocaj.
‘Dasma thonë nuk bëhet pa miq’ e as koncerti mbrëmë nuk do të kishte atmosferë aq të mrekullueshëm nëse nuk do të ishin pjesë edhe miqtë e dëshmuar të Ansamblit “Shota”. Kështu në skenë u ngjitën këngëtarët e mirënjohur nga Tetova, Besarta Murtezani i cili solli këngën “Për mu paska kenë kismet” dhe Jetmirë Rexhepi i cili interpretoi këngën “Kumuri e Elbasanit”. Kjo mbrëmje u mbyll me këngën “Prej Podrimës, po vjen haberi” nën interpretimin e Riza Bytyqit./ XHENETA UKA/ KultPlus.com