Teuta rrëfen momentin kur forcat serbe masakruan djalin 2 vjeçe: ”E kam dorën e lehtë, mos u tutni” bërtitke

Kthimi i gabuar nga Zvicra

Ky rrëfim është nxjerrë nga libri “Unë dua të dëgjohem: Libër kujtimi me rrëfimet e grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë”

TEUTA kurrë nuk e kishte menduar se një ditë do ta përjetonte atë që po e shihte në televizor në mesin e viteve të 90-ta.

Me gruan e shefit tek i cili punonte, ajo po shihte rrëfime për luftën në Bosnjë që po ndodhte asokohe. Teuta atëherë jetonte në Zvicër.

Pak vite më pas, burri do të vendoste që të kthehet në Kosovë për t`iu bashkuar UÇK-së. Teuta e ndjek vullnetin e burrit.

Por, kthimi për shtatzënën do të ishte edhe vendimi më i gabuar i jetës së saj. Ajo do të përjetonte ato që njihen si dy ofensivat e ushtrisë serbe nëpër fshatrat e Kosovës.

Do t`i duhej të jetojë në mal të hapur, të përjetonte krismat, plagosjen nga një granatë, dhunën seksuale dhe sërish torturën e dëbimit nga shtëpia, derisa gjatë gjithë kohës nuk ka qenë e vetme. Të pesë fëmijët e vegjël e kanë përcjellë këtë nënë në ato që do të mund të vlerësoheshin si muajt e përballjes me të pa njerëzishmen.

Ajo ka pësuar në këmbë dhe në gji nga dy copa të një granate që është hedhur në mes të kolonës së civilëve, të cilët po ecnin nën kërcënimin se kush ndal hapin do të vritej.

Pak më vonë do të shihte tmerrin nga ata që, ajo i quan ushtarë të Sheshelit, të cilët do ta plaçkitnin. Të tjerët që ajo i quan të Arkanit do t`i prisnin kokën një foshnjeje me qëllim që t`i tmerronin gratë që po iknin.

“I dinim të kujt janë sepse thërrisnin: rroftë Shesheli ose rroftë Arkani. Këta të Arkanit kanë qenë me maska, ata Sheshelit me mantela të gjatë”, tregon Teuta…

Ajo, bashkë me 50 gra është dhunuar seksualisht pak javë para përfundimit të luftës, në një duzinë ku janë mbajtur për disa orë.

Rrëfimi në vetën e parë: Isha e plagosur, por nuk më kursyen

Teuta

Jam një nanë e pesë fëmive, e kam edhe bashkëshortin. Kemi qenë shumë motra e vllazni.

Kam kujtime t’mira, kam shumë… Kemi mrri, i kemi shkollu t’gjitha motrat, e kemi kry shkollën. Momentet ma t’mira kanë qenë për Bajram. Kur vike Bajrami i rrokshim defat, knojshum, dilshim nëpër shpija, u veshshin nuset. Shumë kënaqësi.

E kom pas fejesën, për 6 mujë jom martu. Kena bo darsëm, po me tre mujë m’ka ra me shku n’Gjermani. Edhe atje kom shku kom jetu me burrin. Atje kom qenë, kom punu bashkë me bashkëshortin. Kena nejt pesë vjet në Zvicërr. Kam qenë shatatzanë kur jam kthy n’Kosovë. Atje kom punu, i kam kqyrë pesë çika t’shefit, burri ka punu.

Jemi kthy me ni pushim, u kon ai vit, jom konë shtatzanë… Po du me lidhë kur kemi qenë ‘92-tën, ‘93-tën, atje ka qenë lufta n’Bosnjë, e po du me lidhë qetash te Bosnja. Atje kur ka qenë lufta, kur e kom kqyrë unë me grunë e shefit, e kqyrëm televizorin u çojsha prej veni se krejt trupi mu rrënqethke, kajke gruja e shefit, edhe unë shumë kom kajtë kur e pajsha luftën n’Bosnje çka po ndodhë, çka po bohet. E nuk e kom paramendu me përjetu unë vetë luftën n’Kosovë.

As se kom mendu kurrë po nuk kom mujtë as n’televizor me shiku atje n’Zvicërr t’u kajtë, e t’u u largu me grunë e shefit prej shpisë, t’u dalë me fmi t’u i shëtitë se s’guxojsha me kqyrë televizorin. Edhe jemi çu kemi ardhë n’gusht nji pushim, aty s’na ka tregu kërkush se çka osht’ t’u ndodhë n’Kosovë, aty kur ka ardhë koha pe shoh që burri n’mbramje po vanohet. Unë isha shtatzanë, i kisha edhe dy fmi, çikën edhe djalin. U vanojke çka o tu bo… at’here ka qenë edhe gazeta “Rilindja”, se gjithë na kena msu edhe kem pas qef shumë me lexu. Kur e kom pa “Rilindjen” vetëm e kish shkru n’fillim t’gazetës që vetëm sa s’ka kërsitë lufta n’Kosovë, u kon n’97-tën. Edhe aty m’ka hi nifarë frike. E pajsha që natën po bojnë lëvizje. Burri ish veshë me uniformën e UÇK-së.

I thash, unë du me i marrë fmitë edhe du me ec, edhe vjehrri m’ka thonë merri fminë edhe shko. Burri ka thonë jo, për atdhe le t’vdesim te tonë!

Unë linda… Kom lindë me ni qiri se s’ka pasë as mjek. Nuk kishe çka me pa prej forcave serbe. Qat’here ndodhi një masakër. Qaty ku ka fillu lufta për mu, ka qenë qai momenti kur kom lindë unë edhe tri javë i kom pasë që kom nejt n’shpi. Tri javë me qat fminë e vogël e me bebën edhe tani burri nuk kom ditë kah u shku mo se ushtria nuk e ka leju as n’shpi me ardhë.

Mandej kemi lëvizë prej një katuni në katunin tjetër. Tu u enë… Nata ka qenë e jona, dita ka qenë e shkive. Se ata natën, kur bijshin n’punkta t’vetë mo nuk guxojshin me bo lëvizje, vetëm ditën. Dita u konë e tyne… Ka ra shi shumë, ka ra breshën. Bukë nuk kishëm… Traktori mo s’kish naftë, traktori mo met’. Me tesha, me kotesha krejt qaty na kanë metë. Vetëm nisëm me ec. Krejt gra e fëmijë jemi konë. Kemi fillu n’kamë, kemi ardhë, jena mshef n’nji ahër edhe aty kur na kanë pa neve t’ushtrisë në fshat na kanë percjellë gjendjen krejt kah, ku po shkojna na, kah po himë, ku po dalim. E kanë pa që kambësoria po lshohen nëpër shpija me hi. Edhe kta kanë pritë deri u lshu terri, po si u lshu terri n’tokë kanë thonë ata që mo na nëpër terr nuk guxojna me dalë me i marrë. Na jena mbyllë me ni dhomë, me ni ahër edhe aty kemi dalë jashtë me marr ni kofe me ujë prej bunarit edhe i kena ni kamtë tu ec nëpër rrugë trap tap tap {imiton zhurmën}. Edhe na kemi fillu me kajtë, erdhëm, se ku e kanë nxonë pakicën e kanë bo masakër. Aty ia kem fillu me kajtë e me bërtitë çikat e reja, po për fat kishte qenë ushtria jonë. Kishin ardhë me na nxjerrë. Me na ndihmu. Neve na kanë nxjerrë atë natë, menxi kemi dalë. Kemi bujtë me ni katun tjetër. N’mëngjes, n’mëngjes, na kanë pru ushtartë grurë t’zimë me hangër, fmija s’kishin as çka hajnë…

Edhe ja kanë nisë fmija me hangër grurë, po nuk e hankshin pa sheqer. Ushtria e kishin zi se s’kanë pas miell, edhe ja kanë fillu po thojnë “ni traktor pe kqyrim t’mujshim diqysh me marrë edhe me ju qitë.” Na ishim kogja kallabllak. Me dy traktora. Edhe jena nisë. N`gjysë t’rrugës na nuk kemi ditë mo kurgjo hiç, na kanë ardhë automatat mi kry tu gjue. Na knej n’traktor, na sen s’kena ditë veç kur e ka rrokë gumën e traktorit, u shpërthy guma, e kena ditë se janë tu gjujtë shkitë. Aty i kanë nalë traktorat, shoferat kanë ikë. I kem shti fminë n’mal edhe jon ikë ushtria jonë qysh jon konë krejt jon largu, jon tërhekë, se shkiet ishin kanë tu ardhë me tenka.

Aty kemi nejtë tri ditë e tri netë n’mal, se mo fmive u dufke me ua mshel gojën se krejt terrenin e kqyrshin me automata e me gulinova. Tani hishin kambësoria, gjithë ata tu gjue, e tu gjue, e tu gjue, deri ra terri n’tokë, ata e kanë pastru terrenin. Ia kanë fillu me ardhë tenkat, kur ia kanë fillu tenkat me ardhë, toka u dridhke. Kambësoria u hypë nëpër tenka edhe kanë fillu me shku n`katun. Tani mo me rrokë, me rrokë kah e kishin n’plan ofensivën, edhe na e kalum atë natë, shkumë dy netë, në t’tretën…

I kena marrë fminë aty zhag, jemi shku me ni shpi me ni katun tjetër. Aty ju kena dhonë me hongër, ju kena dhonë me pi qysh e kishin lon gjinja bukën gatshëm. Kish pasë pasul, bukë t’nxehta që jonë ikë kur i kanë ni automatat. Kena hongër bukë, n’mëngjes, n’pesë n’sabah ja kena fillu me ec. Për ofensivën e parë jom tu tregu, edhe aty kanë fillu na kanë qu me ni traktor. Qysh jena hi na kanë qu te familja jem. Po kish pasë refugjatë shumë anej tu nejtë. E jena vendosë, e kanë kry ofenzivën knej, knej nuk kthehen. Po kjo ish konë politikë e tyne, edhe ofenziva e parë mo qajo u konë na kanë kallë shpinë, na kanë shkatërru me çka ka, edhe mo ia ka fillu n’shtator ofenziva të njëjta.

Qat’herë ka fillu lufta e ashpër që ka bo mo, qat’here kur u bo marrëveshja, nënshkrimi për me sulmu NATO. Tash nuk e di, na kemi qenë n’ahër edhe mo s’kemi pasë kohë as fminë me i kapë. Merre me men nuk u dijke as kah po vjen plumbi, nuk dishe as kah po t’vjen.

Atë ditë që fillunë, n’mars, na kanë tubu mo at’herë neve na kanë tubu krejtve, s’na kanë lonë vend kërkun hiç as nëpër male mo s’na kanë lonë vend. Na kanë tubu neve krejt nëpër fshatna edhe jena shku n’shkollë të nji katuni. Mo me fmi, me granim, me krejt qaty kena nejtë tri ditë.

Jem dalë nëpër shpija kemi lypë miell. I kena qitë njo tri bukë me i pjekë, po diqysh ma shumë si lloq si thojnë, si t’langt bukën që s’mujshim kërkun me pjekë. Veç me shku me i qitë dikun si petë me i pjekë mi shporet, për me hongër fmija, me ia mushë shpirtin fmisë. Çikën e kisha n’gji. Gji nuk kisha, çika m’kajke… untë. S’kisha e ngrata me fmi tu kajtë, edhe kur erdhën krejt, qata bukë që e kena pjekë edhe ata na kanë marrë, na kanë gju shkelma jashtë shkollës.

Kur ka ardhë tash Shesheli, ka ardhë edhe Arkani. T’parët kanë qenë t’Sheshelit. Na e dijshim cilët janë se ata thojshin, “Rrnoftë Shesheli”, e britshin e piskitshin. Ata që thojshin “Rrnoftë Shesheli” kanë qenë me mantilla t’gatë. Ata kanë lypë dukat, unë e kom pas dukatin se burri m’ka thonë “Mos e le duakin n’shpi, le t’qëllon për çdo rast”, sikur te dijke.

Kur kanë ardhë t’Arkanit, ata ishin konë krejt t’qart. Ata ishin konë krejt me maska, ishin konë krejt qela, me shamia n’kry.

I kishin pasë krejt aletet e masakrës. Na e kanë marr nji djalë dy vjeç edhe e rroki me thikë njani prej tyne. ”E kam dorën e lehtë, e kom dorën e lehtë, mos u tutni” bërtitke. Fëmija kajshin e britshin.

Çikën e kisha t’smutë, t’voglën, gji s’kisha me i dhonë, me hangër s’kisha edhe e kom ditë që m’ka vdekë çika. At’herë kanë hi n’mesin e grave, n’mesin e çikave edhe tu ju hi shkelma. Do i shtishin nëpër shpija me kqyrë a ka UÇK, i kapshin i ngrehshin zhag. Aty na kanë da 20 veta, krejt zhag na kanë ngrehë shkelma, tu na sjellë brijve. Na kanë çu mas shkollës. Edhe aty na kanë deshë, na i kanë marrë teshat, na i kanë tubu me na kallë.

E na murrën i ndajtën çikat, besa ka pasë edhe grue që i ka pasë 65 vjet, ka pasë edhe gra shtatëzana e na kanë çu mas shkolle. Aty kur na kanë çu mas shkolle, na kanë deshë, na kanë mshtetë krejt për zidi cullak, flakën na kanë qitë edhe aty mo vjehrra jem ka folë, e kjo çika ka kajtë shumë e ka bërtitë. E ka shku kah bari e iu ka lutë që lshona ren’. Po kish do që ishin t’mirë, do kish që ishin t’kqijë. Tani i ka thonë, “Cila osht’ reja jote?”, ma ka bo vjehrra, “Hajde“… Kanë nga tri shoqe para meje, ato: “Unë jam, unë jam” vjehrra ka thonë “s’janë ato”. Thotë, ” Po, pse?” thot, “Jo s’janë ato”, thotë “ato s’janë”. ”Une e kom vjehërr”, e atyne ju ka ra kondakt n’guj edhe i kanë lonë n’dy gujë tri femna. Unë i kom marrë teshat e ni gruje, veç sa jom mshtjellë me dalë te vjehrra. Tani do gra mi kanë dhonë do tesha, tani krejt ju kem bashkangjitë kolonës. Edhe kom mendu që po pshtoj, menja jem pshtova, thojsha.

Ato gratë që kanë mbetë aty mas shkolle kurrë s’jonë gjindë as… s’e dijmë as vorrin ku e kanë, kurrë. Jena bashkangjitë kolonës, jena ungjë krejt, kryt n’dhe. Mo s’kena pasë, as me ni diçka, sa mujshin gjujshin. Aty kena nejtë deri vonë, jonë ardhë kolonat, jonë bashkangjitë shkitë, kanë fillu me knu. Me mjekrra deri kha, kishin marrë kingja, kishin marrë dele, krejt i kishin mushë ato pragat e tyne e tu knu serbisht e tu fishkllu. Shumë sene që kanë marrë, sene që i kanë vjerrë nëpër tenka, dukatin e krejt t’vjerrun nëpër tenka. Edhe na krytë te poshtë, tenkat kanë pri përpara na kemi qenë mas tenkave…

Mas tyne, edhe nonstop tu na ra me ksi kondakt t’automatave, brive e ksajde s’mujshim mo. Fminë e kisha, çikën e kisha n’dorë. Dy fminë, njonin e merrke kunata, njonin vetë për dore që mos t’ëm largohet prej kolone. Me vjehërr me kunata, me motër t’burrit e krejt, e kemi fillu kolonën. Kur jemi ardhë në një fshat na i kanë marrë krejt pleqt. I kanë vra para syve tonë 13 pleq. Kqyrni thojke, “Cili osht’ baba juj?” I kapshin t’ngratit ata pa u bo sen, e ulshin kryt, automat n`kry. Kuku çka kena pa na, aty tani kanë fillu gratë çka i kishin n’kolica nanat e paralizume, i detyrojshin me i shti n’mal, e ata hishin e i vrajshin n’mal. Edhe i lejshin n’mal nanat që kanë qenë t’paralizume ose i çojshin me kolica…

Kemi fillu, kemi ecë, edhe na ka ra granata midis kolone. Aty ka pasë gra pa kry, aty ka pas gra pa kamë, pa dorë. Po unë, kur e kom vrejtë veten që m’ka përfshi edhe mu copa e granatës, çikën ma ka përfshi pak n’ftyre, mu m’ka rrokë n’gji edhe n’kamë.

Veç tu ecë e kom vrejtë çikën thashë, “Nanë, çikën ma paska rrokë copa e granatës” edhe aty kush ishin me gjak, kush ishin veç i skajojshin prej kolone edhe i vrajshin. Ma ka bo vjehrra, “Ec, as mos u kthe me kqyrë çikën diqysh, se marove edhe ti me fmi”. Kah me ecë, kah me ecë po m’shkojke gjak kamës. M’shkojke gjak kamës “Oj nanë veç po dridhna, s’po muj mo me ecë, maje çikën”. Gratë m’kanë dhonë do pelena me mlu çikën, ma kanë lidhë kamën gratë deri jem shku n’qytet… rrugës vjehrra ma ka bo, “A din… çika ka vdekë!”… “Çka me bo oj nanë, ku me lonë?” i thashë. Vetë isha e plagost, e kisha varrën. Po hala jon konë do që jon konë ushtarë, do policë që jonë konë, ushtri e rregulltë, ka pasë, po ata që ishin me maska, ata has vrajshin. E kom marrë çikën e kom lshue te një mulli, atë mulli s’du me pa kurrë. Edhe kur e kom lshu, ma ka bo ni shka, “Mos e le se e han naj qen”. Ushtar me uniformë ka qenë, ushtar ka qenë edhe ma ka bo, “Mos e le”, lehke si qen vetë, “merre” ma bojke serbisht “merre”. E kena marrë çikën. Edhe kur jena afru ngat qytetit na kanë gjujtë me nifar ledine, edhe aty kanë fillu na kanë nda edhe na kanë shti me ni kooperativë. Aty na kanë shti 130 veta, tash na nuk kena guxu me dal me kqyrë kah po i qojnë tjerat, edhe jemi hi na, jem vendos në kooperativë. Kur jemi hi atje kem nejtë. Edhe aty vjehrra na ka shtru ni palltë e ka pasë, e majke se ftoftë u konë koha. Kanë ardhë gratë, qysh me ia bo, me gërshonë ma kanë hekë ket pjesën e mishit që mos me u infektu. Ma kanë pre gratë, ma kanë lidhë kamën mi kanë qitë mill që me u nalë gjaku, pak u qetsu. E për gjinin, gjinin nuk mujsha me nalë kurrqysh, çikën e kisha n’gji, kur çika lypke me thithë. Ia nisën me m’rrokë temperaturë, ia nisën me m’rrokë ethe…

Ia nisa edhe pak çikës me i dhonë tamël që ma prunën do gra me ia lagë buzët. Çika veç filloj me i çelë sytë, çika gjallë ish konë. Edhe mo çika filloi me u përmirsu, aty kemi nejtë njo tri netë, po jom konë shumë smutë. Veç ni doktor e falenderoj shumë.

Ata mo u vendosën aty para koperativës krejt shkitë, edhe kanë nxanë rini shumë. Aty kcejshin prej toke n’cull t’barkut para neve tu na i rrehë djemtë. Krejt shkojke gjaku teposhtë, u cillke, u rroke për zidi. Cili e rroke me kondakt, a e hangshin, e jepshin orën, a dukatin djemtë e ri. Hiç s’vijke n’shprehje, prej toke shkelma që kcejshin e i shtishin n’kamiona. Na aty ia nisum po kajmë, po piskasum, po bërtasum. Na u afru ni shka, e rrehi ni plak. E rrehi edhe ni çikë. Ajo u kanë e re, veç që i ka pasë floktë e shkurtune mushki edhe tha “UÇK a?” Na e ka rrehë ato nërsy krejtve. Edhe na kanë bërtitë, “Pse po bërtitni?” edhe na kanë shti apet mrena.

Kur na kanë shti neve aty mrena, edhe thashë, zahere pi marrin djemtë e ri, krejt i mushën kamionat. Edhe na thamë, po largohen, po i marrin e po largohen. Kur jena hi mrena edhe hinën dy vetë, ishin pak ma te ulët, thojshin, “Lshoni fëminë edhe perjashta!” Përjashta krejt fëmia jonë dalë edhe s’i lamë me i vra fëminë, na asnjo nuk pranojshum. Hiç s’dojsha me pranu, dy fëminë i kom lidhë qishtu edhe thojsha le t’ëm vrajnë me fëmi se s’largona kurrë. Evladi ish shpirti i shpirtit.

Aty tani ia kena fillu me kajtë, tha, “Burrat ia u kena vra. Ia u kena kallë shpijat. Çka pritni ju ma? Pse s’jeni shku në Shipni? Albania… pse s’shkojshi?” thojke. “O na i ke vra me burrë e me krejt, une mo as fëmitë s’i lshoj. Me fëmitë vramë”. E ka hekë automatin, edhe kur e kom pa fëmitë që kanë fillu me dalë, do t’grave që i kanë lëshu fëminë. Unë fëminë s’i kom lshu, o siç um ka rrokë shuplakë, me veshin vonë kom pasë problem me vesh.

Aty i kanë marrë fëminë, mu m’kanë rrehë edhe kanë fillu me na nda… 130 veta jena kanë, 50 veta na kanë nda në qat ven që kemi qenë. Fminë i murrën, i qitën jashtë. Kanë marrë gra, ma s’kena pasë… Na krejt u tranum krejt t`u bërtitë që ma kurrë ai za s’um heket prej veshit (qan). Edhe aty tu bërtitë e tu piskitë ia kanë fillu, na si kena ndigju që janë kanë ushtarë e jonë kanë me asi të masakrës, jonë konë me alete, thika shtrafcigera, s’di qysh me thanë, jonë kanë me maska.

Me mjetet që i kanë pasë, edhe tash kur u hi ai i madhi me maska e di që ni dhamë të dukatit e ka pasë në gojë. Kur ka bërtitë, “Për ni minutë krejt mu deshë, krejt! Ktu afat s’ka! Veç ni minut keni mu deshë krejt”.

Na jena kanë 50 veta, prej 130-ve që jena kanë, 50 veta na kanë nda qaty, na kanë marrë. O brima që u shkue, piskama që u shkue, as s’dishum cilën me ngushllu, cilën me afru s’guxojshum tu sjellë, tu i rrehë. Tu na deshë me zor, me thikë bre jelektë që mi kanë pre qitu, ma bike thikën (qan). Une jom kanë e plagostë, po nuk më kanë kursy. Jom kanë e plagostë në kamë e në gji. S’u ardhë në shprehi hiç, veç gjaku që m’shkojke për gjini knej. Veç e di kur m’ka ardhë vetëdija, e di, dy vetë i kom pasë përmi. Njani m’ka majtë, tjetri e ka bo punën e vet. Krejt jena kanë të qarta të prishta. Ata mo qysh e bojshin qefin e vetë, qysh dijshin aty mo s’ki pasë shancë, dy orë, tri, as s’i kanë çelë as dyrtë. Edhe jashtë kanë qenë me fëmi, e me gra, e me krejt. E kanë ni brimën, e kanë ni piskamën. Krejt aty jena kone, gjynah, a din, sebep mas sebepi jemi njoh krejt. Ma as s’kom ditë as ku jom. S’kom pasë as vetëdije, vetëm vjehrrën e maj n’men pak që ma ka gju ni qebe kur o’ hi. Tani i kanë marrë me veti, s’e di sa i kanë marrë me veti, veç pak, 30 veta jena met’. 20 veta prej atyhit i kanë hekë. E ma, u ardhë vjehrra me na mbulu, e kan hi krejt. Çika e madhe e mban men thotë, “O mam qysh britshit e piskitshit, s’du mo me pa, as televizorin”. Pesë vjeç u kanë.

Edhe aty kanë fillue gratë me ujë te nxehtë me na la. At’here as ujë s’kishum, s’kishe ku me marrë as ujë. Kemi nejtë aty edhe ni javë ditë, rrafsh ni javë ditë, po ata qasjade jonë konë. Edhe tjerët që jonë shku, po qaty kemi nejtë, nonstop n’kontroll të tyne jena konë.

Kanë ardhë prapë t’nesrit. T’nesrit kanë ardhë tjetra parti. Unë kom hypë në tavan me ni çikë, kom pshtu n’tavan, edhe mo s’jom dalë poshtë hiç. Deri kur u kry.

Kanë ardhë gratë, kanë ardhë kush ka pasë mundësi, kush ka pshtu do sene, kush ka pas sene nëpër shpija, na kan mlu. Kush ka pas do tesha, u munojshin me na bo nifar ushqimi me hangër, po hiç s’ka pas shancë, tani na kanë pru mjekët menxi, varrat me i ly pak.

Po aty në atë koperativën kena nejtë edhe ni javë edhe masi ka përfundu edhe ma s’kena pasë ku me shku na, nuk e dishum a na kanë pshtu djemtë, a u vra kush! Kemi dalë në ledinë, kajshin gratë, tana sot me i pa trupi me rrëqethet, edhe kemi dalë në ledinë jemi ungjë, kemi kajtë gjitha gratë që na kanë ndodhë. Po sa kena nejtë në atë javë, gjashtë fëmi i kemi varrosë, se s’kanë pasë çka me hangër, s’ka pasë çka me pi. Vorrin e marojshim mi at koperativën veç sa mi shti në dhe, se s’ke pasë ku mi shti. Tani dilshum i kajshum vorret edhe kur pi shoh vllaun e burrin që po vijnë. Khu Zot, qysh mi dalë përpara, kta kishin ni çka ka ndodhë krejt po s’ja dhojshin vetit që pe dinë! Erdh vllau, erdhën tani kta djemtë e mixhallarve që jon kanë të vesht me tesha të ushtrisë, tani burri. Tani tha nana, “Hiç mos bo zo, le te dinë tonë qe je e rrehtë”, se edhe kto kanë me thanë “që jemi të rrehta”. Edhe qashtu vendosum, që jena të rrehta, po thashë si sot si nesër me ni, ma mire le te din çka osht’, le të osht’ me kohë, le t’vendosë sa t’jom qitu. Aty kom qenë kur nuk e kom njoftë kush osht’ a o’ burri jem a s’osht… Edhe tash burri kur afrohet ngat kqyr, çka me pa, nuk isha veç une po ishum shumë gra tjera. Krejt secilën te kqyrësh, shumë pleh, si të smuta, të qarta, edhe u afru ngat, dola i kapa përqafe vllaun e burrin e krejt ata çka kanë pshtu prej lufte. Tha burri: “A pshtutë?” thashë, “Pshtumë”. M’ka kapë edhe njëherë përqafe edhe m’tha, “Ku jonë fmija?”. Të tubumë krejt qaty ia nisën do fjalë, e kom marrë burrin e kom largu, edhe i kom thanë qishtu-qishtu na ka ndodhë, “Ndaç prano, ndaç mos prano”, thashë “qishtu, jo veç mu po krejtve qishtu na kanë nda”. Tha që e din, “edhe ti ke me kanë gruja jem qysh je kanë gjithë, gjithë ki me kanë”. Edhe gjithë burri m’ka përkrahë. Tani kanë ardhë KFOR-i, si i kom pa, m’ka hupë vedija… Thojsha “Prapë ja nisi lufta”, ka pas problem burri, vjehrra se ma nuk mujsha me deshtë kërkanin. Nuk mujsha ma hiç, hiç mu adaptu se jeta jem u shkatrru, se jeta jeme s’osht’ si perpara qysh ka qenë si para lufte, si mas lufte. Gjithqysh, ka pasë kohë që bijsha me flejtë, nuk mujsha me flejtë, u çojsha n’kamë, hinën, erdhën, shkunë, u çojsha, britsha piskitsha në gjumë.

Ama kta krejt e dijnë që jom kanë shumë e rrehtë. Edhe baba ka qenë në dijeni, shumë ma, aty u munojshum nifar jete po nuk kishum vullnet. I kisha fmitë, vjehrri ma ka hekë kanopin prej fyti, jom shku vetën me furë në garazhdë, vjehrri ma ka hekë kanopin “Çka je tu bo bre bijë?! Çka ki bre bijë?!”, psiqikisht unë kom pas lu pej menve…

Mas lufte shumë kom hekë, tri vjet jom kanë psiqikisht e lujtne. Kurrë s’kom guxu me nejtë pa kokrra, ksi qetsuse…

Prej 2008-ës ju falënderona kësaj shoqate ku po flasim. Zaher jam kanë e mbylltë, tash ma mirë. Unë e kom rrëfy luftën për herë të parë në kët vit. Ka pas aty… s’jonë kanë veç dy-tre vetë, po kemi qenë shumë që ia kom rrëfy luftën se s’ka mujtë me m`nalë kërkush, me më nalë tu folë. Çka kom folë, po unë kom folë, kam fol për përjetimet e luftës. Se kom dit se edhe më vonë do të flas… tash e po vij, po dal pak. Kur kom shku për herë të parë, aty kom edhe burri m’ka thonë, “Shko” se burrin e kom pasë n’punë. “Shko, osht’ diçka, pse mos me shku? Jonë shku gratë”. Po shumë kemi qenë, dy komba kemi shku, gra, burra, krejt jemi shku me shprehë luftën çka kena përjetue.

I kom vrejtë ndryshimet masi kam folë. Se pak m’u dukshin njerëzit ma t’gjallë, ma m’pritshin ma mirë. M’u duke kanihere vetja që sen nuk po nij çka m’ka ndodhë. Qe dy vjet e knej, mirë jam me burrin, qe dy vjet. Pe nij që jam me burrin pak e afrume se nuk kom deshtë… Ai e ka kuptu gjithë. Osht’ ni person shumë i kuptushëm, osht’ ni person shumë i qetë. Edhe vetë jom shumë nervoz, e bash kur jom nervoz ai m’qetëson, ai m’flet mirë, “Hajde dalum pak, hajde shëtitum pak. Hajde… s’ki… thotë çka ki mu bo nervoz nusja jem? Pse po bahesh kaq nervoz? Ka kalu lufta mo, ajo o shku, ajo duhet me u harru. Tash e kem t’ardhmen, fminë, familjen”. Shumë osht’ i qetë, e falemnderoj me zemër se e kam ni ksi burrë…

Sot ma e mira që pres me ndodhë, veç fëmia që t’ëm shkollohen. Prej fëmive e pres t’ardhmen, që t’i shoh t’u u shkollu, t’i shoh t’u u punësu që mos t’përsëritet kjo, dhashtë Zoti mos t’përsëritet kurrë, oh Allah që po t’lutna.

Po arrihen, qato që i kom mendue, që qato hjekë që kom hjekë, pe shoh që pas kom pasë për kon me nga, kom pasë për kon.

Porosia ime osht’, ma s’shumti, t’falemnderoj që na keni dhonë këtë mundësi që t’flasum, që po e pres me gjithë zemër ni libër që ta lexoj, e jetën qysh e kena përjetu para lufte, e qysh kom përjetu mas lufte. Qajo osht’ dëshira ime, që t’e shoh librin n’dorë t’e lexoj. Që ta shohin t’gjithë n’Kosovë, që ta lexojnë se çka kena përjetu nanat. Çka kena përjetu për fëmi, çka kena përjetu për këtë vend. Qajo osht’ porosia ime e fundit.

Fuqizuar nga: Integra dhe forumZFD

Në bashkëpunim me: KRCT

Mbështetur nga: RBF, MOTT, BMZ dhe UN Women

BBC shkrim për Jonida Maliqin, ja si e komentojnë performancën e saj

Faqja zyrtare e Eurovision në Instagram dha disa sekuenca të interpretimit të artistes shqiptare, duke e shoqëruar me përshkrimin: “Jonida Maliqi na ofroi të gjithë ndjeshmërinë e saj.”

BBC në një analizë të shkurtër pas performancës së këngëtares shqiptare ka specifikuar se asnjë vend që ka kënduar i dyti në natën finale të Eurovisionit nuk ia ka dalë të fitojë festivalin.

“Ky është një lajm i keq për Jonida Maliqin e Shqipërisë. Kënga vajtuese e së cilës, “Ktheju tokës”, vështirë të tronditë dikë sa për ta votuar në mënyrë të konsiderueshme”.-thotë në komentin e tij Neil Smith, reporter i BBC-së në Tel Aviv.

“Çdo këngë, çdo lot është veç një suvenir i hidhur, thoshte mes notave të saj këngëtarja shqiptare. Ke humbur identitetin, ndaj kthehu në shtëpi tani”, – citon ai në shkrimin e tij disa nga vargjet e muzikës.

Jonida i dha fuqi këngës dhe mesazhit që mbart ajo. Shqiponja gjigante ishte diçka e gjetur, sipas Neil Smith. / KultPlus.com

Shqipëria e plazheve mahnitëse dhe e qyteteve plot jetë

Nga qytete plot jetë, te parqet kombëtare dhe deri tek plazhet mahnitëse të Rivierës Shqiptare, ndajmë me ju vendet më të bukur që duhen vizituar dhe gjërat më të mira që ka Shqipëria, shkruan portali i njohur belg, cheeseweb.eu, i specializuar për udhëtimet.

Shqipëria është një vend i vogël, por i mbushur me destinacione interesante. Vija e gjatë bregdetare e me terren të thyer dhe shumë e bukur po bëhet ngadalë një destinacion turistik shumë i pëlqyer.

Arkitektura osmane, plazhet mahnitëse dhe ajri i freskët mesdhetar e bëjnë Shqipërinë një vend që duhet vizituar me patjetër nga udhëtuesit që preferojnë vendet më pak të udhëtuara. Është në mënyrë të habitshme edhe një destinacion pushimesh i përballueshëm, gjë që e bën vendin perfekt për udhëtarët me buxhet të kufizuar.

Ku ndodhet Shqipëria

E gjendur në Europën Juglindore, Shqipëria kufizohet me detin Adriatik në anën perëndimore. Mali i Zi ndodhet në verilindje të Shqipërisë, ndërsa Kosova në veri të saj. Shqipëria gjithashtu kufizohet me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Greqinë, respektivisht në lindje dhe jug.

Pse ta vizitojmë Shqipërinë?

Shqipëria ishte një vend shumë i izoluar derisa u lirua nga regjimi komunist në vitin 1991. Me kalimin e kohës, numri i udhëtarëve që i drejtohen Shqipërisë për pamjet frymëmarrëse, plazhet mahnitëse dhe zonat historike në të gjithë vendin, është rritur.

Vendi është i mbushur me një shumëllojshmëri destinacionesh turistike, duke filluar nga kështjellat e vjetra në qytete të gjalla e deri tek ecjet e qeta në fshatra. Shumë qytete janë tepër piktoreske dhe plazhet shpesh konsiderohen si bizhuteritë e fshehura që shumë udhëtues ende nuk i kanë eksploruar.

A është Shqipëria e sigurt?

Pasi pati një periudhë të shkurtër trazirash në vitin 1997, Shqipëria nuk ka qenë pjesë e një konflikti të madh që prej Luftës së Dytë Botërore. Rastet e dhunës janë shumë të rralla, madje as hajdutët e xhepave nuk janë shumë të zakonshëm.

Shqipëria është gjithashtu shumë mikpritëse ndaj turistëve, si shumica e Europës. Pasi vizitorët janë akoma një gjë e re, shumë shqiptarë i shohin turistët me kuriozitet, dhe shpesh lënë punët e tyre për të ndihmuar turistët që mund të jenë pak të humbur.

E vetmja zonë ku Shqipëria mund të duket e rrezikshme për turistët është rruga. Shqiptarët nuk i ndjekin mirë rregullat e trafikut dhe qarkullimit rrugor, gjë që mund të çorientojë disa vizitorë. Megjithatë kjo nuk është tërësisht jo normale, pasi pjesa më e madhe e Europës Jugore është kështu.

Vendet më të bukura për t’u vizituar në Shqipëri

Kur kërkon për vendet më bukura në Shqipëri, të paraqiten shumë mundësi. Nga qytetet plot jetë e deri tek plazhet mahnitëse, ka diçka për të gjithë. Plus, vendet e shumta historike tërheqin me patjetër vëmendjen e të pasionuarve pas historisë.

Qytetet më të bukura të Shqipërisë

Nga qytetet e mëdha e deri tek ata të vegjlit, Shqipëria ka shumë çka t’ju ofrojë udhëtuesve që preferojnë të përjetojnë jetën e përditshme si vendasit. Ja disa nga qytetet shqiptare që nuk duhet t’i humbisni.

Durrësi

Durrësi ish kryeqyteti i Shqipërisë. I gjendur në bregdet. Ka disa plazhe të bukura. Megjithatë, bregdeti është i mbushur gjithashtu me restorante të mrekullueshme ku gatuhen produkte deti, duke u bërë kështu një mundësi shumë e mire për ushqim.

Amfiteatri mahnitës Roman dhe muzeu arkeologjik në Durrës thjeshtë nuk duhen humbur. Vetëm duhet të dini se Durrësi mund të jetë pak i mbushur gjatë verës kështu që ata që duan të jenë më në qetësi mund të duan ta planifikojnë udhëtimin e tyre për në pranverë apo vjeshtë. 

Gjirokastra

Gjirokastra është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s qyteti është i mbushur me shembuj të arkitekturës osmane. Nëse mundesh do të vizitosh Gjirokastrën vitin e ardhshëm, ndoshta në 2020-tën, atëherë duhet ta shohësh me patjetër. Gjithashtu planifiko të ndalosh në pazarin osman, i cili duhet të jetë në listën e çdo udhëtuesi.

Berati

I njohur si “Qyteti i një mbi një dritareve”, Berati konsiderohet prej shumë personave si një nga qytetet më të bukura në të gjithë Ballkanin. Kishat e epokës osmane dhe bizantine janë një shembull i mrekullueshëm i arkitekturës historike. Plus, aty gjendet një kështjellë e shekullit të 13-të në majë të kodrës nga ku shikohen fshatrat përreth.

Nëse do të kalosh ca kohë duke eksploruar historinë e qytetit, bën mire të shkosh në dy muzetë unikë. Aty mund të shohësh kostume vendase dhe objekte të vjetra të ndryshme.

Plazhet më të bukur të Shqipërisë

Me bregdetin e gjatë, plazhet e Shqipërisë duhet të jenë në listën e çdo udhëtari. Megjithatë me kaq shumë mundësi zgjedhjeje, të zgjedhësh nuk është e lehtë.

Nëse do ta fokusosh agjendën në plazhet që duhen parë patjetër, ja një listë e tyre.

Plazhi i Palasës

Nëse do të guxosh të udhëtosh mes rrugëve të Llogorasë , shpërbleje veten tënde me një udhëtim në plazhin e Palasës. Rrugë të mrekullueshme rëre të bardhë dhe uji blu presin ata që ia dalin ta mbarojnë udhëtimin.

Plazhi është me të vërtetë i paprekur, dhe qyteti është i mbushur me kafene madje ka dhe një klub nate. Megjithatë ky nuk është një destinacion i zakonshëm për turistët, kështu që e ruan hijeshinë e tij dhe është gjithmonë një mundësi e mirë për ata që duan të shmangin turmat.

Plazhi i Gjipesë

Shumë e konsiderojnë Gjipenë si një vend që duhet parë me patjetër nga personat që udhëtojnë në rivierën shqiptare. Është një nga vendet më mahnitës në Shqipëri dhe gjendet mes Dhërmiut dhe Himarës.

Borshi

Lehtësisht i konsideruar si një nga plazhet më të bukur në Shqipëri, Borshi është opsioni perfekt për këdo që do të lërë pas zhurmat e qytetit. Në Borsh gjendet vija më e gjatë e bregdetit në të gjithë vendin, pra ata që duan të marrin rreze dielli mund të shpërndahen dhe t’i japin hapësirë njëri-tjetrit.

Nëse do të shohësh një pamje fantastike të plazhit, shko në rrënojat e kalasë së Borshit. Gjendet në anë të shkëmbit dhe ofron një pamje të ujërave të shkëlqyeshëm blu, shumë turistë as nuk e dinë për ekzistencën e saj.

Gjiri i Kakomesë

Gjiri i Kakomesë nuk duket si të gjithë plazhet e tjerë të qetë; duket pothuajse si një parajsë magjike e fshehur. Rëra e bardhë, gjelbërimi dhe uji i qartë blu e bëjnë zonën veçanërisht piktoreske. Plus që mund të arrihet me makinë, edhe pse shumica preferojnë një udhëtim më të thjeshtë me anije.

Pema e thatë

I gjendur pranë ishullit grek të Korfuzit, Pema e thatë është një plazh i vogël, ideal për vizitorët me fëmijë të vegjël. Uji nuk shkon shumë thellë, kështu fëmijët dhe ata që nuk janë notues të mirë ndihen shumë rehat këtu. Gjithashtu uji është shumë i qartë dhe plazhi rrallë herë tejmbushet.

Liqeni I Ohrit

Në brigjet e liqenit të Ohrit, do të gjesh Pogradecin ku gjendet një prej plazheve më të mrekullueshëm në Shqipëri. Është shumë i pëlqyer si nga vendasit ashtu edhe nga turistët si dhe ka shumë hotele dhe restorante interesante me pamje nga uji, që janë të gatshëm të mirëpresin udhëtarët.

Kur gjendesh në anë të ujit mund të shohësh pasqyrimin e maleve në ujë, që e bën veçanërisht të bukur. Gjithashtu, çadrat me ngjyra dhe varkat e peshkatarëve e bëjnë plazhin më të gjallë, dhe I shtojnë energjinë që nuk e gjen në çdo plazh tjetër.

Parqet Kombëtare më të bukura në Shqipëri

Udhëtuesit që ju pëlqen të shijojnë natyrën gjatë udhëtimit të tyre, duhet me patjetër të bëjnë pak kohë për parqet kombëtare të Shqipërisë. Ka disa opsione që ia vjen të eksplorohen, kështu që është i thjeshtë planifikimi i një udhëtimi  me këto mundësi zgjedhjeje.

Ja disa nga Parqet Kombëtare më të bukura në Shqipëri.

Parku Kombëtar i Thethit

Me shumë mundësi një prej vendeve më të bukur në Shqipëri është Parku Kombëtar i Thethit. Vizitorët zakonisht dynden drejt kullave të ngujimit ose Ujëvarës së Grunasit, që të dyja spektakolare. Gjithashtu aty ka shtigje të thjeshta për ngjitje dhe mundësi për të eksploruar natyrën, duke u bërë vendi perfekt për ata që kanë dëshirë të kalojnë kohë në natyrë. Ndërsa je aty mund edhe të shohësh ndonjë shqiponjë, ari të murrmë, dhi të egër, madje edhe ndonjë rrëqebull.

Parku Detar Karaburun-Sazan

Parku Detar i vetëm në të gjithë vendin, ai i Karaburunit dhe Sazanit gjendet pranë Vlorës në jug perëndim të Shqipërisë. Mbulon një pjesë të madhe të detit dhe aty gjenden poshtë ujit rrënoja anijesh të mbytura disa prej të cilave datojnë në kohën e romakëve. Shumë i drejtohen kësaj zone për zhytje, për të parë thellësitë e detit.

Jeta detare është e bollshme në park, kështu që mund të shohësh lundra, dre apo derr të egër. Tre lloje breshkash deti jetojnë në park, si edhe delfinët janë vizitorë të rregullt.

Lugina e lumit të Valbonës

Nëse po kërkon aktivitete për të bërë në Shqipëri, ecja midis Thethit dhe Valbonës është një mundësi e mirë. Është një nga rrugët më pak të shkelura në të gjithë Europën, që e bën këtë eksperiencë unike.

Sidoqoftë, edhe nëse nuk keni ecje në axhendën tuaj, nisja drejt Luginës së Valbonës është një shtesë e shkëlqyer për udhëtimin tuaj. I gjendur në veri të Shqipërisë, Parku Kombëtar i Valbonës është vendi ideal për të eksploruar Alpet shqiptare, të mbushura me burime akullnajore, ujëvara dhe maja të thepisura.

Butrinti

Konsideruar si vendi i disa prej gërmadhave më spektakolare në Rivierën Shqiptare, Parku Kombëtar i Butrintit me të vërtetë është një opsion unik në mesin e të gjitha tërheqjeve turistike të Shqipërisë. Vendndodhja piktoreske është pjesërisht historike dhe pjesërisht natyrore. Në park, ju mund të eksploroni mure të lashta të qytetit, një bazilike bizantine, mbetjet e një teatri romak, madje edhe dy kështjella.

Së bashku me gërmadhat, që përfaqësojnë një histori të habitshme 2 500-vjeçare, mund të dalloni disa prej 1 200 llojeve të kafshëve dhe bimëve që banojnë në kodrat, ligatinat dhe ishujt përreth./ /esko/KultPlus.com


Eurovision 2019: Madonna ndez polemika pasi valltarët veshin flamuj palestinezë dhe izraelitë

Mbrëmë  është mbajtur finalja e Eurovisionit ku edhe këtë vit nuk përfundoi gjithçka në mënyrën më të mirë. Ishit përfaqësuesit e Islandës ata që kanë shkaktuar pakënaqësi në publikun izraelit në Eurovision.

Eurovision 2019 u mbajt në Izrael, vend ky që ka probleme të përhershme politike me Palestinën dhe përderisa po lexoheshin votat e Islandës, grupi Hatari, shfaqi flamurin e Palestinës.

Por, tashmë po del që ata nuk ishin të vetmin që bënë këtë veprim.

Gjatë performancës së Madonnës në Eurovision, në fund, dy nga trupa e vallëtarëve të saj shfaqen krahë për krahë me flamujt e Izraelit dhe Palestinës

EBU përgjigjet për shfaqjen e këtyre flamujve dukë lëshuar një deklaratë në lidhje me performancën e Madonnës në Eurovision Song Contest 2019 në Tel Aviv, Izrael.

Në një deklaratë drejtuar BBC, Unioni Europian i Transmetimeve iu përgjigj performancës së Madonnës.

Deklarata thotë:

Në transmetimin e drejtpërdrejtë të finales së këngës Eurovizion, dy kërcimtarë të Madonnës treguan shkurtimisht flamuj izraelitë dhe palestinezë në anën e pasme të veshjeve të tyre.

Ky element i performancës nuk ishte pjesë e provave të cilat ishin kontrolluar nga EBU dhe transmetuesin pritës, KAN. Kënga e Eurovizionit është një ngjarje jo-politike dhe Madonna ishte bërë e vetëdijshme për këtë.

EBU gjithashtu do të hetojë se cilat veprime mund të ndërmerren kundër aktit islandez për shfaqjen e flamujve palestinezë në dhomën e gjelbër. / KultPlus.com

Vdes komediani Sammy Shore

Komediani legjendar Sammy Shores, ka ndërruar jetë në moshën 92 vjeçare.

Ai vdiq nga shkaqe natyrore, i rrethuar nga familja e tij në shtëpinë në Las Vegas, transmeton Klan Kosova.

Djali i tij Pauly Shore, hyri në Twitter për të dhënë lajmin e dhimbshëm.

Mediat serbe: Jonida Maliqi na provokoi me simbolin e shqiponjës me duar

Siç duket mediat serbe, ende besojnë se bërja e shqiponjës me duar është vetëm provokim për ta.

Mediumi serb b92, ka shkruar “Provokimi nga përfaqësuesja e Shqipërisë: As në Eurovision nuk shkojnë pa e bërë shqiponjën me dy koka”, transmeton Gazeta Express.

Sipas tyre, Jonida Maliqi e ka bërë simbolin e shqiponjës, pak para fillimit të këngës nga përfaqësuesja e Serbisë.

Madje shkruhet në mënyrë ironike se ajo doli me qetësi në skenë dhe i përshëndeti të gjithë. / KultPlus.com

Shqipëria zë vendi e 18-të në Eurovizion

Shqipëria ka zënë vendin e 18-të sonte në finale të Eurovision Song Contest 2019. Shqipëria në këtë edicion u përfaqësua nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”. Maliqi arrit që të merrte 90 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=P0lToVjUzDM

Votimi si çdo vit është ndarë në 50% që ju takon votave të publikut dhe 50% të tjera të cilët vijnë nga juritë profesionale të vendeve pjesëmarrëse. Shqipëria i dhuroi 12 pikë Maqedonisë së Veriut./ KultPlus.com

Madonna performoi në finalen e Eurovizonit

Këngëtarja e njohur Madonna interpretoi hitin e saj klasik “Lika A Prayer” si dhe këngën e saj të re “Future”. Madonna para se të performonte theksoi rëndësinë që ka muzika. “Muzika është ajo që na bashkon të gjithëve”, theksoi ajo. Sonte do të zgjedhet edhe fituesi i edicionit të sivjetshëm. Shqipëria prezantohet në Eurovizion me këngën “Ktheju Tokës” të këngëtares Jonida Maliqi. KultPlus.com

Shqiptarja Eleni Foureira rikthehet në Eurovizion

Për vitin 2019 producentët e Eurovizionit kanë ardhur me një ide interesant ku katër të ftuarit, Conchita, Mans Zelmerlow, Verka Serduchka dhe Eleni Foureira do të këndojnë këngët e njëri-tjetrit, shkruan KultPlus.

Conchita këndoi këngën “Heroes” të Mans Zelmerlow (Suedia 2015), ndërsa Mans këngën “Fuego” të shqiptares Eleni Foureira, përfaqësueses së Qipros vitin e kaluar.

Eleni këndoi këngën “Dancin Lasha Tumbai” të Verka Serduchka derisa Verka këndoi këngë fituese të edicionit të kaluar të Eurovizionit, “Toy” nga Netta. Ndërsa në fund katër të ftuarit kënduan së bashku me fitues e Eurovizionit në vitin 1979, Gali Atari./ KultPlus.com

Shqipëria e para në Eurovizion me votat e publikut

Shqipëria është duke marrë më se shumti vota deri më tani nga publiku në Eurovizion. Jonida Maliqi është ajo e cila po përfaqëson Shqipërinë me këngën “Ktheju Tokës”.

Mirëpo ju kujtojmë se votat e publikut edhe pse kanë rendësi nuk e vendosin fituesin e këtij edicioni. Pasi që çdo shtet ka një juri profesionale e cila pastaj do të tregojë votat e tyre për vendet pjesëmarrëse. Kujtojmë se edhe jurisë mirëpo edhe publikut nuk ju lejohet që të votojnë për shtetin e tyre./ KultPlus.com

I fotografoi tre burra të panjohur, Twitter-t iu desh vetëm 1 orë për t’i gjetur ata

Christina Boniello ishte duke shëtitur në Time Square herët këtë muaj, kur një grup prej tre burrave me theks irlandez kërkuan nga ajo që të ua bënte një fotografi.

Ata ishin si çdo grup tjetër i turistëve, por, ata kishin një kërkesë jo të zakonshme, ka shkruar në Twitter Boniello, 23 vjeçare, raporton CNN.

Ata thanë që nuk kishin telefona të mençur ose kamera, kështu që kërkuan ta përdornin telefonin e saj për ta bërë fotografinë.

“Do ta gjejmë një ditë (fotografinë)”, tha njëri nga ta, transmeton Koha.net.

Një javë pasi e kishte bërë fotografinë, Boniello e postoi në Twitter, duke shpjeguar se si i kishte njohur këta burra dhe duke pyetur nëse dikush e njeh ndonjërin nga ta.

Për më pak se një orë, Twitteri irlandez gjeti identitetin e tre burrave dhe fotografia iu dërgua këtyre ëndërruesve të Time Sqaure. Fotografia u shpërnda 5.700 herë.

Burrat në fotografi ishin Sean Tighe, Bernie Waldron dhe John Devanney nga qyteti Ballyhaunis në County Mayo në Irlandën Veriore, raportuan gazetat irlandeze.

Postimi i saj u bë viral dhe tregoi fuqinë e teknologjisë./ KultPlus.com

Luvri nderon arkitektin e piramidës prej xhami

Muzeu i Luvrit nderoi dje arkitektin e piramidës prej xhami në hyrje të Luvrit. Arkitekti I.M. Pei i cili vdiq këtë javë në moshën 102 vjeçare në banesën e tij në Nju Jork.

Dhjetëra punonjës të Luvrit ishin mbledhur nën piramidën që shërben si hyrja e muzeut të famshëm. Në shenjë nderimi për veprën e arkitektit ata duartrokitën për një minutë.

Piramida me lartësi 22 metra fillimisht hasi në rezistencë të fortë. Presidenti i atëhershëm francez, Francois Mitterrand, i cili ishte në përurimin e piramidës, u bë vetë objekt kritikash kur u zbulua vepra e re prej xhami. Presidenti Miterrand e kishte zgjedhur personalisht arkitektin me origjinë kineze I.M. Pei për të kryesuar punimet restauruese në një kohë që Luvri ishte në nevojë urgjente riparimesh, raporton VOA.

Shumë francezë ishin kundër ndryshimeve në Luvër, pasi e konsideronin të paprekshëm këtë simbol të kulturës kombëtare.

Por Luvri, ashtu si i gjithë Parisi dhe Franca e pranuan ndryshimin që sjell koha. Sot piramida prej xhami mirëpret miliona vizitorë që vijnë për të parë muzeun çdo vit. Pasi vizitorët futen në piramidë, ata zbresin shkallët për tek salla qendrore ku fillojnë vizitën në Luvër.

I.M.Pei është autor i një numër ndërtesash të famshme edhe këtu në Uashington. Ashtu si në Luvër, edhe këtu u desh pak kohë që qyteti të mësohej me krijimet e tij./KultPlus.com

I mbijetuari i masakrës së Suharekës rrëfen historinë ku mbetën të vrarë mbi 50 njerëz

Pas 20 vitesh, u rikujtua masakra e Suharekës, në të cilën janë vrarë mbi 50 anëtarë të familjes Berisha.

Edhe pse kanë kaluar dy dekada nga kjo ngjarje makabër, dhimbja dhe plagët vazhdojnë të qëndrojnë të hapura, si për familjarët, ashtu dhe për vetë qytetin.

Programi “Dua të të bëj të lumtur” i ka kushtuar një vemendje të veçantë edhe këtë sezon luftës së Kosovës, për të mos harruar njerëzit që dhanë jetën për lirinë.

Kjo ishte historia e Gramozit, një prej të mbijetuarve të familjes Berisha, i cili ishte ftuar në studio nga kushërira e tij, Etika. Gramozi i përlotur rrëfeu ngjarjen e rëndë dhe kalvarin e vuajtjeve që kishte kaluar për të shpëtuar nga forcat policore serbe. E gjithë ngjarja kishte ndodhur kur ai kishte qenë 8 vjeç.

Lufta në Kosovë sapo kishte filluar dhe në shtëpinë e Gramozit kishin qëndruar disa misionarë amerikanë të dërguar nga OSBE. Pak ditë pasi misionarët ishin larguar, forcat serbe kishin mësyrë në shtëpinë e tij dhe kishin ekzekutuar të gjithë burrat e familjes. Anëtarët e tjerë i kishin dërguar në një piceri të Suharekës, ku kishin filluar t’i qëllonin pa ndalim.

Etika kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar Gramozit që të ishte gjithmonë i buzëqeshur dhe të mos ndryshonte kurrë.

Surpriza e veçantë që kishte rezervuar programi, ishte transformimi i vendit ku humbën jetën familjarët e tij në një muze përkujtimor.

I ftuar surprizë për Gramozin ishte një ndër reperët më të mirë të muzikës shqiptare, MC Kresha, i cili iu drejtua me këto fjalë: Më vjen mirë që të njoh dhe jam krenar që ti dëgjon muzikën time. Për mua ti je hero e jam edhe më shumë krenar që jam bashkatdhetar i yti!/Insajderi/ KultPlus.com

Ish-drejtoresha e Arkivit: Humbja e vulës 400-vjeçare, një ngjarje e turpshme dhe e frikshme

Ish-drejtoresha e Arkivit të Shtetit, Nevila Nika e ka quajtur të turpshëm lajmin se një vulë mbi 400-vjeçare është “zhdukur” në rrethana të mistershme.

Sipas Nikës, vlera e kësaj vule është e paçmuar për shkak se është ndër të paktat objekte të kësaj kategorie, që kanë ardhur deri në ditët tona.

“Vula është pjesë e një fermani të veçantë, të Sulltanit në gjuhën greke. Fermani i jep të drejtën e pronave Manastirit të Kamenës. Ndryshe nga vulat e tjera që kanë qenë prej dylli, kjo vulë është në material metalik, prej plumbi”, shprehet zonja Nika.

Sipas saj, ky ferman, bashkë me vulën e tij, kanë qenë të ekspozuara me rastin e 50-vjetorit të Arkivës së Shtetit në Muzeun Kombëtar dhe ka qenë i përfshirë dhe në katalogun e Mesjetës dhe Rilindjes së Arkivës së Shtetit.

“Është një ngjarje e turpshme dhe e frikshme njëkohësisht që në vitin 2019, kur mendohet se masat e sigurisë janë më të larta dhe më të garantuara, të vidhen në Arkivin e Shtetit objekte të një rëndësie të tillë”, u shpreh për gazetën “Panorama” Nevila Nika, ish-drejtoreshë e Arkivit të Shtetit./KultPlus.com

Capital T rikrijoi hitin e TNT – 200 ditë (VIDEO)

Reperi i famshëm kosovar Capital T, sapo na e rikujtoi njërën nga super këngët kosovare. 

Bëhet fjalë për hitin e grupit TNT “200 Ditë”, të cilën reperi e ka publikuar sot në versionin e tij. 

Kjo këngë që ka 20 vjet që luhet e këndohet, është sjellë nga Capital duke e miksuar refrenin e këtij hiti me një pjesë repture. 

Madje Kapo e ka shoqëruar këtë rikrijim edhe me video klip, të cilin ai e ka sjellë në një formë tejet origjinale, e xhirimi ngjanë me video kasetat e viteve të 90-ta. /Prive.al/KultPlus.com

Zhduket vula 400-vjeçare në rethana misterioze, nisin hetimet në Arkivën e Shteti

Është zhdukur nga arkiva e shtetit një vulë 400 vjeçare, për të cilën burime nga prokuroria shpjegojnë se janë pyetur 15 shtetas.

Fermani i Manastirit të Kamenës është dërguar pranë Laboratorit të Drejtorisë së Policisë Shkencore, ku dhe është bërë ekspertimi nga eksperti përkatës për të përcaktuar nëse penjtë që mbanin vulën janë prerë me mjet mprehës apo janë këputur si pasojë e kohezionit.

Megjithëse të gjitha rrethanat flasin për një vjedhje të organizuar, nisur edhe nga fakti se një ditë para se të zhdukej objekti, kamerat ishin fikur.

Duke qenë se kamera e brendshme në godinë ka rezultuar e fikur, pritet të bëhet edhe ekspertimi mbi serverin e kamerave, për të përcaktuar mënyrën sesi është fikur serveri, por edhe detaje të tjera që mund të jenë me shumë vlerë për hetimin.27.al/KultPlus.com

Arnold Schwarzenegger shkelmohet nga prapa nga një person në Afrikë

Aktori i mirënjohur, Arnold Schwarzenegger ishte sulmuar gjatë një udhëtimi të tij në Afrikën e Jugut.

Ish-guvernatori i Kalifornisë po merrte pjesë në ngjarjen “Arnold Classic Africa”, kur një person e goditi me të dy këmbët në shpinë, transmeton Koha.net shkrimin e Independent.

Ky incident raportohet të ketë ndodhur në Johannesburg.

Schwarzenegger në ato momente ishte duke u fotografuar me fansat e tij kur një burrë e goditi në shpinë 71 vjeçarin./KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=1ZpFhwJ4eGM

Dua Lipa e Tom Jones do të performojnë në natën gala të festivalit të Kanës?

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Kanë tashmë ka filluar dhe po vazhdojnë të shfaqen filma të ndryshëm, disa prej tyre do të marrin edhe Palmën e Artë.

Shumë yje botërore do të jenë edhe në natën finale të 23 majit, por edhe në gala mbrëmjes që do të mbahet në Hotel du Cap-Eden-Roç.

Sipas revistës Variety, të pranishmit me performancat e tyre do t’i argëtojnë dyshja e famshme, Dua Lipa dhe Tom Jones. /telegrafi/ KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/BxXrhbMliAO/?utm_source=ig_embed

Feride Rushiti: Vazhdojmë rrugëtimin tonë të devotshëm e human, të nisur dy dekada më parë

Feride Rushiti

Fraza e famshme se ‘çfarë nuk të shkatërron të bënë më të fortë’, duket të jetë mbijetesa e vetme të cilën kjo foto-tornado nuk arriti që ta lëkundë. Naiviteti, qëllimisht ose jo, di të jetë i pamëshirshëm duke e futur individin në krizë të ekzistencën së vet përmes çarjes së moralit në raport me vetveten dhe ambientin në të cilin jeton dhe vepron (këtë temë më së miri e trajton J.M. Coetzee te romani ‘Turpi’).

Përtej këtyre dilemave morale dhe ekzistenciale, që shkaktoi shpalosja e fotografisë (tashmë e veifikuar si falso), dhe amullisë shoqërore që shkaktoi, pyetja e cila rëndom shtrohet është: Çka tutje? Asgjë më shumë e as më pak, sesa vazhdim i rrugëtimit tonë të devotshëm e human, të nisuar dy dekada më parë. 
Pra, #Qendra Kososovare për Rehabilitimin e të mbijetuarave të tortures angazhimin e saj të nisur #20 vjet më parë, si qendra e parë që ofroi shërbime rehabilituese mjekesore e psiko-sociale për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, do ta ndjekë, me profesionalizëm, përkushtim dhe paanshmëri deri në sigurimin e qasjes në#drejtësipërviktimat – të mbijetuar të dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë. 
Pa mëdyshje, këtë do e arrijmë përmes bashkëpunimit me të gjithë akterët relevant të cilët kanë treguar devotshmëri dhe profesionalizëm. Pikërisht, ashtu siç bëmë që nga viti 1999. 
Sakaq, #marshiprotestues i thirrur për të hënën, është hapi i parë që po ndërmarrim për të treguar edhe njëherë se të mbijetuarit e dhunës seksuale nuk janë vetëm dhe të braktisur në përpjekjet për njohje dhe realizim të plotë të drejtave të tyre. 
Mbështetja gjithëshoqëror që do ta dëshmonte edhe njëherë luftimin e stigmës dhe diskriminimit është mëse e nevojshm. Prandaj, ejani e na bashkohuni. Askush nuk mund ta çajë shoqërinë në këtë pikë! 
#BËHUZËRIIM/ KultPlus.com