Këto janë fotot më të mira mjedisore që fituan çmim ndërkombëtar

Shanth Kumar e ka fituar çmimin vjetor “Ciwem” për fotografinë më të mirë mjedisore. Në fotografinë fituese shihen disa shtëpi të vërshuara nga uji në Mumbai të Indisë.

Fituesit e këtij viti u shpallën në kuadër të samitit për klimën në Kombet e Bashkuara, i cili u mbajt në Nju Jork.

Më poshtë po i paraqesim fotografitë që u zgjodhën si më të mirat. Në to pasqyrohen kryesisht problemet dhe krizat mjedisore në pjesë të ndryshme të botës.

Apostolova: BE-ja mbështet përfshirjen e rinisë në rrugën drejt zbutjes së ndryshimeve klimatike

Në kuadër të Javës së Diplomacisë Klimatike, Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Balkan Forum, dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)kanë  organizuar diskutim me temën “Roli i rinisë në zbutjen e ndryshimeve klimatike”.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka qenë pjesë e ngjarjes ku ndër të tjera, ka theksuar mbështetjen e BE-së në përfshirjen e rinisë në rrugën drejt zbutjes së ndryshimeve klimatike.

“Është kënaqësi të jem këtu dhe jam shumë e lumtur të shoh këtu shumë prej juve, për të diskutuar për çështjet klimatike. BE-ja është në linjat e para të veprimeve klimatike dhe kjo me siguri do të jetë një nga prioritetet kyçe të presidentit të Komisionit Evropian. Kjo është e rëndësishme veçanërisht për gjeneratat e reja të cilat do të përballen me këto ndryshime, rinia është tema kryesore e javës klimatike të BE-së që po shënohet në gjithë botën e edhe në Kosovë”.

“BE dëshiron të tregoj përkrahjen e saj  të rinjtë rreth ndryshimeve klimatike. Së bashku me të rinjtë e Kosovës duam të promovojmë program  ambicioz të ndryshimeve klimatike. Të gjithë ne mund t’i sensibilizojmë shoqëritë civile dhe politikën për ndryshimet klimatike të cilat janë reale”.

Rinora Gojani duke folur për ndryshimet klimatike bëri thirrje që efekti “Greta” të përhapet edhe më shumë dhe të shkoj tek qytetarët dhe politikanët.

“Miliona njerëz të ri që pushtuan rrugën duke kërkuar për aktivizim dhe vendime të duhura për ndryshimet klimatike, edhe Kosova ishte pjesë e këtyre ngjarjeve, shpresojmë që të premten e ardhshme efekti “Greta” do të na prekë më shumë. Para disa vjetësh kur flisnim për ndryshimet klimatike vendimmarrësit tmerroheshin, ndryshimet klimatike po tregojnë që nuk njohim kufi, secili ven ka përgjegjësi shtetërore si vendet e zhvilluara. Ajo theksoi se Kosova sipas të dhënave shkencore është e prekur nga ndryshimet Klimatike. Të dhënat shkencore tregojnë që edhe Kosova është duke u prekur nga ndryshimet klimatike, ky mesazh duhet ë shpërndahet edhe më shumë sidomos të rinjtë”.

Stine Rasmuse nga DG CLIMA duke folur për ndryshimet klimatike tregoi se temperaturat po rriten për 4 gradë të mesatares dhe kritikoi shtetet që janë pjesë e marrëveshjes së Parisit që nuk po u përmbahen zotimeve të dhënë në atë marrëveshje.

Ajo poashtu bëri thirrje që të hiqet dorë nga termocentralet, në Kosovë.

“Shumica e shteteve nuk po i përmbahen zotimeve të marrëveshjes së Parisit, dhe jemi duke shkuar në rritjen për 4 gradë ndryshime. Ne duhet të ftojmë që ti përmbahemi zotimeve që kemi dhënë, ne jemi duke shkuar drejt një katastrofe të vërtetë sipas një raporti të para dy vitesh. Gjëja e parë që duhet të bëjmë për të mbrojtur mjedisin, është të heqim qafe qymyrin, por jam e dëshpëruar me shumicën e politikanëve të cilët e mbështesin këtë çështje në Kosovë. Ju duhet të dilni dhe të ndikimi tek të gjithë në komunitet. Ju bëjë thirrje që të hiqni dorë nga termocentrali”, tha ai, raporton EO.

Pjesë e diskutimit kanë qenë të rinj të cilët falë angazhimeve personale dhe profesionale kontribuojnë në promovimin veprimeve për zbutjen e efekteve të ndryshimeve klimatike. / Gazetaexpress/ KultPlus.com

Rexhep Luci “u ringjall” mbrëmë për të kujtuar dhe kritikuar kaosin urbanistik në Prishtinë

Qendrim Badalli

Mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Kosovës është “ringjallur” Rexhep Luci. Ai u bë i gjallë në mesin tonë përmes premierës “Pesë stinët e armikut të popullit”, sa një shfaqje përkujtimore, sa një kritikë direkte ndaj degradimit urbanistik në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Kjo shfaqje kishte ngërthyer rreth vetes një numër të madh të njerëzve të cilët teksa po rehatoheshin në ulëse, dritat u fikën, kjo ishte një shenjë që tashmë heshtja duhej të bëhej mbreti i mbrëmjes. Skena mirëpriti aktorët të cilët me tu shfaqur në skenë, përmes lëvizjeve të tyre duke e shtyrë njëri-tjetrin, përcollën mesazhin e kaosit dhe ngulfatjes së Prishtinës në Kosovën e pasluftës.

Minutë pas minute, gjithçka po qartësohej e po thjeshtësohej. Në skenën me një pamje unike, aktorët me rolet e tyre i dhuruan publiku emocione të pafundme për një të vërtete historike që u transmetua me një gjuhë të sofistikuar artistike dhe ironike. Një arkitekt i zoti, i angazhuar për çështjet publike, për të mirën e përgjithshme, së bashku me vajzën e tij tek luftonte për një plan të mirë urbanistik. Një përfaqësues i Sindikatës që korruptohet lehtë dhe manipulohet në vazhdimësi. Një biznesmen nga industria e ndërtimit që prezantohej nga një prezantuese emisionesh si “filantropist” si dhe krejt në fund, por jo edhe për nga rëndësia, aty ishte edhe një ambasador i huaj, teksa ndërtimet e egra në qytet i mbulonte me domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit dhe sigurisë, njëkohësisht i përfshirë në aferë të ndryshme korruptive dhe jo vetëm.

Kështu po zhvillohej ngjarja, nën mjeshtërinë e regjisores, Blera Nezirajt, me tekstin e dramaturgut, Jeton Neziraj, si dhe lojën e mrekullueshme të aktorëve: Armend Smajli, Shpëtim Selmani, Egzona Ademi, Kushtrim Qerimi, Afrim Muçaj dhe Verona Koxha. Vrasja e arkitektit në skenë u shoqërua me vendosjen e një pllakate në vendin ku ai u vra, dhe ajo rrugë quhet Rruga “Rexhep Luci”, këto vendime u morën nga vrasësit e tij. Në anën tjetër vajzës së tij po i propozohej që ta lëshonte Kosovën në mungesë të perspektivës. Kjo skenë shënoi momentin më vendimtar në përfundimin e kësaj shfaqjeje. Të pranishëm në Teatrin Kombëtar të Kosovës, kanë qenë një numër shumë i madh i publikut si dhe disa personalitetet të njohura nga bota e artit, kulturës dhe përgjithësisht sferës publike.

Në një intervistë dhënë KultPlusit, dramaturgu Jeton Neziraj ka shprehur përshtypjet e tij për premierën e dhënë mbrëmë. Ai ka thënë se bazuar në vlerësimin e tij dhe në reagimet e publikut, ngjarja ka shkuar mirë. “Mendoj që ka kaluar mirë, kështu e pata së paku përshtypjen prej reagimeve të publikut, megjithatë ndoshta më mirë është që publiku ta komentojë. Ka qenë një proces i gjatë dhe premierat dinë të kenë ngërçe, tensione, aktorët kanë stres dhe emocione por përshtypja ime është që shfaqja shkoi mirë, kishte ritëm, energji të mirë edhe prej publikut edhe nga aktorët”.

Tutje, Neziraj ka thënë se përmes shfaqjes së djeshme është arritur të transmetohet mesazhi që është synuar nga ta. “Po besoj që po, natyrisht duhet parë edhe reagimet dhe komentet e publikut por besoj se është realizuar ajo se çfarë kemi dashur ta plasojmë tek publiku, të tjerat janë çështje që nuk varen nga ne por na reagimi i publikut, prej mënyrës sesi publiku e ka pritë këtë shfaqje”.

Si veçanti e kësaj shfaqjeje, Neziraj ka thënë se ngjarja e shfaqjes ka qenë ajo çfarë e ka dalluar nga të tjerat. Ai ka shtuar se duke marrë parasysh se publiku e ka njohur personazhin për të cilën flitej në ngjarje. “Po është më ndryshe në kuptimin që merr shkas prej një ngjarje të cilën ne e dimë, dhe që pavarësisht që këtu nuk ju referohemi me emër, publiku e ka të qartë se bëhet fjalë për Rexhep Lucin dhe në këtë drejtim kemi pas pak më shumë përgjegjësi. Përgjegjësi ka gjithmonë, por në raste si kjo kur e dinë që publiku e identifikon personazhin drejtpërdrejt, natyrisht shtohet përgjegjësia. Por krejt në fund besoj se ja kemi arritur”.

Ngjarja në fund ka përfunduar me një koktej rasti për të pranishmit me ç’rast kanë shkëmbyer përshtypjet e tyre për shfaqjen në fjalë. / KultPlus.com

‘’Dy nxënës nuk do të vijnë më në shkollë’’, shkrimi prekës i mësuesit nga Ferizaj

Braktisja e Kosovës për një jetë më të mirë nëpër Evropë ka radhitur një të keqe tjetër të vendit te ne, në mesin e shumë të këqijave që sjell kjo dukuri. Duke braktisur Kosovën, po ulet numrin i nxënësve dhe kjo normalisht që i prek mësuesit si këtë nga qyteti i Ferizajt, arsimtarin Zymer Haliti.

Halitit ka shprehur shqetësimin e tij për këtë dukuri dhe njëherësh ka treguar dhimbjen se si dy nxënës të tij ikën drejt Gjermanisë për një jetë më të mire dhe banka mbeti zbrazët.

Ai thotë se ndërsa mban mësimin bëri pyetjen e zakonshme nëse mungon ndonjë nxënës në orë mësimi dhe nxënësit tjerë i treguan se si mungojnë vëlla e motër pasi kanë ikur nga Kosova.

Arsimtari më tej tregon se si disa nxënës të tjerë i kanë thënë se do të shkojnë së shpejti edhe ata, ndërsa shtron pyetjen se çfarë po bën shteti për të parandaluar këtë dukuri.

Shkrimi i mësuesit nga Ferizaj:

DY NXËNËS S’DO TË VIJNË MA NË SHKOLLË ARSIMTAR…!

Ishte ditë e hënë, java e tretë e këtij shtatori. Si çdo ditë që shkoj në punë, si mësimdhënës i gjuhës shqipe…!Por, kjo ditë apo kjo orë sikur më lëndoi shumë, jo vetëm mua, por edhe kolegët tjerë.

Sapo shkova në klasën e tetë, i përshëndeta të gjithë dhe u ula të shkruaj orën. Dikur i pyeta nxënësit kujdestarë.

-Kush mungon ? Ata pa një pa dy më thonë! Arsimtarë dy nxënës (vëlla e motër) s’ do të vijnë ma në shkollë…!Në fillim u habita, pa ditur arsyen !?Por, ata shpejt më treguan se këta dy nxënës kanë shkuar dje për Gjermani dhe s’do të jenë ma me ne, s’do të vijë ma në shkollë…Dy karrige edhe sot mbetën bosh…!Ka shkuar arsimtar edhe ajo.. e së shpejti do të shkojnë edhe kjo, edhe ai…!

Çdo ditë po thuaj në Kosovë po boshatisën shkollat, fshatrat, qytetet duke u larguar familje e individ e duke shkuar apo ikur për në perëndim..!? E udhëheqësit tanë çfarë bënë për këtë dukuri…!?

Zymer Haliti, arsimtar…! / KultPlus.com

“Cilësia e parë e një mjeku është shpresa”

 Dhjetë mendime mbi shëndetin dhe mjekun!

“Mos pini asgjë pa e shikuar, mos firmosni asgjë pa e lexuar.” – Thënie spanjolle

“Shëndeti është i domosdoshëm, pas moralit.”
            – Tomas Xheferson

“Me sa duket, dy nga problemet më shqetësuese të kohës janë: si të shpëtohet gjysma e popullësisë nga pasojat e urisë dhe gjysma tjetër nga pasojat e mbipeshës.”
– Thom J.A

Në shoqëritë kapitaliste, shëndeti është aftësia për të fituar, ndër grekët e vjetër ishte aftësia për t’u gëzuar, ndërsa në mesjetë ishte aftësia për të besuar.”
– Ermes Bloch

“Simptomat nuk janë asgjë tjetër veçse britmat e organeve që vuajnë.”
– Jean Martin Charcot

Nëse jepen shumë sygjerime për shërimin e një sëmundjeje, do të thotë që ajo është e pashërueshme.”
– Anton Chekhov

“I maturi në të ngrënë është mjek i vetëvetes.”
– Thënie latine

“Mjeku i ri fillon jetën profesionale me 20 barna për çdo sëmundje. Mjeku i vjetër e përfundon atë me një bar për 20 sëmundje.”
– Qilliam Osler

“Cilësia e parë e një mjeku është shpresa.”
– James Little

Në momentin kur doktorët e gjejnë kurën për një sëmundje të pashërueshme, natyra e shpik një tjetër.”
– Henry Cecil
/ KultPlus.com

Dua Lipa: Tatuazhi im i preferuar është “Sunny Hill”, lagja ku jam rritur në Prishtinë

Tatuazhet janë shumë të preferuar, sidomos nga artistët, data, figura, ngjarje apo momente ata mundohen t’i përjetësojnë në trupin e tyre përmes tatuazheve.

Dua Lipa deri më tani ka 15 të tillë në trupin e saj.

Në një intervistë, ajo ka treguar se tatuazhi i saj i preferuar mbetet ai i pari.

Në vitin 2015 kur Lipa ishte vetëm 19 vjeçe, bëri tatuazhin e saj të parë te artisti i njohur Sean Williams. Bëhet fjalë për tatuazhin “Sunny Hill”, i cili është i shkruar në krahun e saj të djathtë. “Sunny Hill” përkthyer në shqip i bie “Bregu i Diellit” – lagje kjo në të cilën Dua ka jetuar përreth katër vite të jetës së saj, në kohën kur prindërit e saj u kthyen nga Anglia në vitin 2008.

“Thjeshtë lagjja që prindërit e mi u rritën në Kosovë”, shpjegoi ajo. “Sunny Hill” u bë emri i fondacionit tonë dhe më pas emri i festivalit tonë. Ai ka një kuptim të veçantë për mua”, ka thënë Dua Lipa, duke thënë se këtë tatuazh e ka të preferuarin në mesin e 15 tatuazheve.  / KultPlus.com

Në New York hapet shkollë shqipe

Në Bronks të New Yorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u hap shkolla shqipe “Alba Life”.

Themeluesit e kësaj shkolle janë Qemal dhe Kozeta Zylo, të cilët për vite me radhë kishin punuar dhe kontribuar në promovimin e vlerave shqiptare, derisa kërkesat për mësim në gjuhën shqipe rriteshin brenda dite në rajonin e Bronksit. Familja Zylo u bën ideatorë për hapjen e kësaj shkolle, si një qendër e kultivimit të vlerave shqiptare, duke mundësuar integrimin e të vegjëlve shqiptarë në kulturën vendëse, ndonëse nga larg.

Në ditën kur kjo shkollë bëri promovimin e saj, kishte mysafirë të shumtë, e një ndër pjesëmarrësit ishte edhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Uashington, Floreta Luli-Faber, e cila me prezencën e saj e afirmoi qëndrimin e saj pranues për këtë iniciativë të duhur. Në mesin e stafit të kësaj shkolle shqipe është edhe Mirvete Krasniqi-Veselaj, e cila muaj më parë kishte emigruar nga Kosova në Amerikë dhe tani është pjesë e stafit të kësaj shkolle, në cilësinë e mësimdhënëses, profesion të cilin e kishte ushtruar prej vitesh në shkollën fillore të mesme të ulët “28 Nëntori” në Raushiq të Pejës. Mësimdhënësja Mirvete Krasniqi-Veselaj u shpreh tejet falënderuese, duke shpalosur planet e saj për “shtëpinë e dytë” tashmë, e cila me përvojat e saj paraprake në këtë fushë premton shumë për fëmijët që e kanë fatin të jenë nxënës në këtë shkollë.

“Jam shumë e lumtur që jam pjesë e kësaj shkolle. Ardhja ime në një vend kaq të largët më bëri skeptike për të ardhmen, por rezultati dhe vlerësimi nga ana e themeluesve të kësaj shkolle më ka mahnitur. Të jem pjesë e një kuadri kaq të përgatitur është fakt që më gëzon tej mase. Shpresoj që kontributi im të nxjerrë breza të edukuar mirë. Falënderimet e mia shkojnë për të gjithë ata që ishin mbështetës të denjë për ta gëzuar sot këtë titull”, tha ajo.

“Alba Life” hapjen e saj solemne e bëri më datë 21 shtator, pikërisht në muajin kur në çdo vend shënohet fillimi i vitit të ri shkollor. Kjo shkollë premton shumë dhe pret nxënës të rinj, duke u siguruar atyre një staf me përgatitje të mëdha.

Stafi përbehët nga themeluesit Kozeta dhe Qemal Zylo, bashkëpunëtorët Blerim Gjocaj, Arta Xhaferri dhe Majlinda Tafaj dhe mësimdhënëset Mirvete Krasniqi-Veselaj nga Peja dhe Elda Gjongeci nga Tropoja. / KultPlus.com

Sylvester Stallone do të luajë në një projekt të ri me superheronj

Sylvester Stallone ka vendosur të futet në zhanrin e superheronjve për filmin “Samaritan”.

Një ditë pasi që filmi i tij më i ri “Rambo: Last Blood” debutoi në vendin e tretë në arkat kinematografike amerikane me një hapje mbresëlënëse prej 19 milionë dollarësh, 73-vjeçari e ka konfirmuar projektin e tij të radhës i cili bën fjalë për një djalë të ri të vendosur për të zbuluar nëse një “superhero mitik” është gjallë.

Regjisori Julius Avery foli për kastin e tij për Deadline, duke shkruar: “Sly është hero i imi dhe jam jashtëzakonisht i entuziazmuar që do të punoj me një aktor aq ikonik në këtë projekt shumë të veçantë”.

Roli i Stallone në projekt nuk është njoftuar ende, por raportet sugjerojnë se ai do ta portretizojë një superhero të humbur i cili mendohej të ishte i vdekur, shkruan KOHA Ditore.

Filmi do të jetë i pari për Balboa Productions, kompania e Stallone e lansuar me partnerin e tij afarist Braden Aftergood.

Ndërkohë, jo të gjithë e kanë mirëpritur filmin më të ri të Rambos nga Stallone – autori David Morrell, i cili e krijoi personazhin e veteranit-mercenarit të kthyer nga Vietnami në romanin e tij të parë First Blood në vitin 1972, e ka quajtur filmin “një rrëmujë”.

“Jam dakord me vlerësimet për Rambo: Last Blood”, shkruan ai në Twitter. “Filmi është një rrëmujë. Është e turpshme që emri im lidhet me të”.

“U ndjeva i degraduar dhe çnjerëzuar pasi u largova nga kinemaja. Në vend që të ketë shpirt, këtij filmi të ri i mungon shpirti. U ndjeva se isha më pak një qenie njerëzore, sepse e pashë atë film, dhe për ditën e sotme ky është një mesazh fatkeq”, tha David për Newsweek. / KultPlus.com

Artistët Inva Mula, Genc Tukiçi e Olen Çezari para artdashësve në Toronto

Një udhëtim nëpër botë përmes magjisë së muzikës. Artdashësit në Toronto patën rastin të dëgjojnë të dielën tre artistë të skenës botërore, sopranon Inva Mula, pianistin Genc Tukiçi dhe violinistin Olen Çezari në interpretimin e kompozimeve nga kultura të ndryshme të botës.

Koncerti i organizuar me nismë të Pasqyrës Shqiptare, emisionit televiziv në shërbim të komunitetit shqiptar në Toronto prej 17 vjetësh, do të prezantohet në ditët në vazhdim në disa qytete të Amerikës së Veriut.

Koncerti prezantoi një përzgjedhje të disa prej perlave të njohura të muzikës klasike e të folklorit botëror, duke përcjellë emocione të fuqishme për spektatorët e mbledhur në teatrin Isabel Bader në Toronto.

Repertori shpërbeu si një metaforë e udhëtimeve nëpër skenat e botës dhe eksperiencave artistike të vetë interpretuesve në karrierën e tyre në dekada.

“Këto udhëtime nëpër botë e bëjnë një artist,” thotë sopranoja e mirënjohur, Inva Mula.

Ajo shpjegon se koncerti është një udhëtim muzikor nëpër eksperiencat e vetë artistëve në vite. Ajo e hap interpretimin e saj me këngën Globi, dedikuar imagjinatës së fëmijërisë në Shqipërinë e mbyllur të komunizmit:

Për pianistin dhe kompozitorin Genc Tukiçi, përzgjedhja ishte një homazh për majat e muzikës shqiptare e botërore, jashtë zhanrit e kategorive të ngurta:

“Me këtë koncert u referohemi majave të muzikës”.

Kabatë e jugut, jaret shkodrane, serenatat korçare, të ndërthurura me disa nga ariet më të famshme operistike e kompozime të njohura të folklorit botëror në interpretimin e tre artistëve të mëdhenj, që i lidh më shumë se thjesht dashuria për artin.

“Na lidh respekti për njëri-tjetrin si artistë, por jemi edhe miq të mirë,” thotë violinisti Olen Çezari.

Nuk është zhanri ai që dikton perfeksionin. Edhe një këngë në dukje e thjeshtë e traditës popullore kërkon përgatitjen më të lartë dhe arrin të përcjellë edhe emocionet më të fuqishme, shpjegon pianisti Tukiçi:

“Para se me fillu me ba artin e madh apo të vogël, që për mua nuk ekziston, njerëzit thjeshtësisht fillojnë me këndu, pastaj nuk ka fund.”

Mes spektatorëve, malli dhe krenaria dhe emocionet janë të dukshme. Shumë prej tyre shprehen se i kanë ndjekur artistët edhe në Shqipëri dhe është kënaqësi t’i shohin në skenë në atdheun e ri.

Sopranoja Inva Mula, e cila ka qenë e pranishme para spektatorit shqiptar prej dekadash, thotë se komuniteti shqiptar është një artdashës i sofistikuar dhe pret gjithnjë e më shumë nga interpretuesi.

Koncerti i organizuar nga Pasqyra Shqiptare, emicioni televiziv që prej 17 vjetësh është pranë komunitetit shqiptar të Torontos, do të shfaqet në disa qytete në Amerikën e Veriut në ditët në vazhdim. /KultPlus.com

Ismail Kadare, një rrëfim për sekretet e romaneve dhe çmimin më të fundit

Shqipëria, një vend i vogël në Gadishullin Ballkanik, ra në komunizëm pas përfundimit të Luftës Botërore. Për dekada, ajo që njerëzit thonin dhe shkruanin u censurua rreptësisht në Shqipërinë komuniste.

Ismail Kadare, shkrimtari 83-vjeçar shqiptar ishte adoleshent kur iu fut rrugës së letërsisë duke kopjuar me dorë Makbethin e Shekspirit dhe bëri emër si një romancier në moshë 27 vjeçare me romanin e tij të parë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1963)”.

Kadare kërkoi politik në Francë në 1990 dhe vazhdon të shkruajë atje që atëherë. “Bota ende nuk e kupton sa tragjike është të jetosh në një vend që nuk e do letërsinë. Letërsia është gjëja më e çmuar në jetë, ” shkruan Kadare në një intervistë të dërguar me email.

Besoj se ju keni mësuar pak për shkrimtaren korean Pak Kyongni pasi jeni njoftuar për çmimin. Ç’mendim keni për të?

Kam dëgjuar fjalë shumë të mira për shkrimtaren Pak Kyongni dhe më duket një  fakt shumë i bukur, që ky çmim mban emrin e saj. Gjithashtu, është një gëzim për mua që këtë çmim e ka marrë para meje një shkrimtar që e çmoj shumë si Amos Oz, një nga miqtë e mi më të mirë. Letërsia është e tillë, ka në thelbin e saj globalizmin. Ne jetojmë në një shtëpi të madhe, që quhet tokë, glob tokësor. Në thelbin e saj, është universale, e përjetshme, e pamoshë, e pa vend, në kuptim e pa caktuar në një vend. Ndjehem i nderuar që e kam fituar këtë çmim në Korenë e Jugut.

Në 1970, Parisin e përshkroi një stuhi letrare, botimi i “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Një libër i cili ju ka dhënë një emër të madh në botën letrare. Si lindi ky roman? 

Ka filluar si një tregim i shkurtër, mbresë. Por është e bukur si fakt që të jep jeta ndonjëherë. Jeta shpesh nuk te jep fakte të bukura, por i krijon shkrimtari. Në këtë rast është një dhuratë, një ngjarje e pazakonshme që ka brenda diçka që kapërcen vetveten. Një mision i çuditshëm, që ndodh në botë shumë rrallë, që ndodh midis dy vendeve shumë rrallë. Dhe që ndodhte në Shqipëri në një atmosferë jo të përshtatshmë për të. Do me thënë, vinë përfaqësues të një ushtrie që ende quhej e NATO-s, armiqësore për ne, për të kryer një mision njerëzor, të cilin Shqipëria komuniste dhe nuk e kuptonte mirë.

Shqipëria s’ishte mësuar me mallëngjimet e vjetra, të kaluara, të stërkaluara, të harruara, të paharruara, të fajit, të jofajit. Pra ishtë një subjekt, një ngjarje që të jepte liri. Por liria në këtë rast, dhe befasia, janë të përshtatshme për letërsinë por janë të rrezikshme në një vend ku liria nuk çmohet, në një vend ku liria, përkundrazi, të kall frikën. Kjo është. Kjo kundërthenie, bëri që unë t’i kthehesha shumë herë kësaj teme, sepse sapo e shkrova, m’u duk se ishte më e thellë, gjithmonë se ç’mendova në fillim, më e thellë, më e ngatërruar, më problematike. Nisi si tregim, pastaj u pasurua si novelë, u botua në shtyp, pastaj u kritikua.

Ky është romani më i njohur në botë i juaj, por sipas mendimi tuaj nuk është romani më i mirë, apo jo?

Unë mendoj që nuk është romani im më i mirë, por më i njohuri, vërtet pasi unë kam qenë shumë i ri kur e kam shkruar, njëzet e pesë vjeç, shkrimtar i ri në një vend, domethënë, në një rend shoqëror të mjerë, të trishtueshëm, jashtëzakonisht armiqësor për letërsinë, për një talent. Dhe në fillim, sigurisht unë s’krijova… një temë e tillë s’të krijonte asnjë afërsi me shoqërinë socialiste, me shtetin, me klimën, gjithçka ishte e kundërt me atë që neve e kishim bazuar artin tonë, letërsinë tonë të realizmit socialist.

Bazohej në një gjë shkretanë, një gjë jashtëzakonisht e trishtueshme për artin. Gëzimi, optimizmi, qielli ishte blu, që shndriste. Kurse ky ishte një roman me baltë, shi dhe vdekje. Ishte i mbarë si letërsi por krejtësisht i mbrapshtë për vendin ku jetoja.

Në romanin tjetër tuaj, “Pallati i Ëndrrave”, ju iu afruat shumë afër rrezikut, duke jetuar në një vend diktatorial si Shqipëria, ku pavarësisht nga alegoria, ishte e qartë që ju i bënit autopsi vendit ku jetonit?

Unë nuk u nisa me këtë qëllim, si të thuash që, po ia hedh regjimit me një temë jo të përshtatshme për të. Në letërsi, zakonisht, shkrimtarët seriozë, nuk nisen nga dikanëri të tilla. Vetvetiu tema e tillë, e shtypjes së njeriut, është e natyrshme, dhe meritat e tij, ose mosmerita e tij, është që ta vërë re këtë gjë ose të mos e vërë re këtë gjë.

Cilët shkrimtarë ju pëlqejnë dhe cilat vepra konkretisht?

Mua më ka pëlqyer letërsia dramatike, për arsye që mund t’i duken një lexuesi, një kritiku, një studiuesi, një akademiku, mund t’i duken mjaft banale. Është njëlloj si të habitesh pse fëmijëve iu pëlqejnë tmerret ndonjëherë. Fëmija sa është natyrë e padjallëzuar, e pastër, aq më shumë do të shikojë tmerrë të frikshme, të kundërta. Dhë unë kur isha  fëmijë, më tërhiqnin shumë fantazmat, dhe pak a shumë, shtëpia ku banoja ishte e tillë – në Gjirokastër – që ma nxiste këtë përfytyrim. Ma nxiste përfytyrimin e frikshëm.

Këtë çudi ma ma nxiti edhe një shkrimtar që unë s’kuptoja çfarë ishte dhe ai quhej Shekspir, nga Anglia, i përkthyer, dhe u mahnita, se libri quhej “Makbeth”. Sigurisht e shfletova në fillim, pastaj e shfletova me kujdes, e lexova një më një, nuk kuptova thelbin e tij, s’mund ta kuptoja se ishte vepër shumë e thellë. Por ama u kënaqa  shumë që atje kishte magjistrica, fantazma, që uleshin në tryezë, që vinin iknin. Më pëlqente çdo gjë e këtij libri dhe m’i errësoi të gjithë librat e tjerë.   Shekspiri më errësoi çdo letërsi tjetër, edhe atë greke. Shekspiri ishte kaq i ashpër dhe dramatik, impresionant.

Homeri më pëlqente, por, normalisht, ashtu si edhe të tjerëve. Kjo ishte diçka e mirë se më mbajti në ekuilibër, që të mos degradonte fantazia ime vetëm për tmerre. Për çudi, ai që më ekuilibroi vërtetë ishte  Servantesi me “Don Kishotin”. Nëse në veprën time ndjehet humori, këtë e kam nga Don Kishoti.

Cila është këshilla që mund t’u jepni shkrimtarëve të rinj kudo në botë?

Botimi i hershëm mund të jetë mbase edhe fatal. Për fat të keq, që më vonë m’u shndërrua në mbarësi, emri im doli në shtyp si shkrimtar, shumë përpara se të isha shkrimtar. Më doli në mënyrë qesharake, në një përgjigje të gazetës “Letrari i ri”, te rubrika “Posta e redaksisë”. Përgjigjja ishte tallëse për mua: “Ismail Halit Kadare.

Lexuam vjershat tuaja, por ato, të mos ju vijë keq, që po jua themi, por janë shkruar në një gjuhë që letërsia nuk i pranon fare.” Kishin botuar dhe strofën time të parë. Unë që as doja t’ia dija se çfarë më shkruanin, por isha i mrekulluar nga emri im i shtypur për herë të parë në gazetë. Mendoj se ashtu si pija u ndalohet adoleshentëve, mund t’u ndalohet edhe të botojnë herët.

Çfarë do donit t’i thonit lexuesit tuaj korean?

Lexuesit koreanë dua t’i shpreh mirënjohjen, sepse ka treguar interesim për veprën time, po ashtu edhe  përkthysve dhe botuesve koreanë që kanë sjellë në këtë vend të largët mbi dhjetë libra të mi. /Gazeta Shqip /KultPlus.com

Ministria e Kulturës ndan mirënjohje për Vasfije Krasniqi-Goodmanin

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sonte ka ndarë mirënjohje për të mbijetuarën e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit, Vasfije Krasniqi-Goodman.

Këtë mirënjohje, Krasniqi-Goodmanit ia ka dorëzuar ministri Kujtim Gashi.

“Në shenj të kontributit të veçantë dhe të rrallë në sensibilizimin e opinionit vendor dhe ndërkombëtar për mes artit për përjetimet, dhe vuajtjeve të 20-mijë grave shqiptare gjatë luftës 98-99 në Kosovë, në emër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndajmë mirënjohje për zonjën Vasfije Krasniqi-Goodman”, theksoi Gashi, raporton kosovapress.

Krasniqi-Goodman vlerësoi lart mirënjohjen e dhuruar nga Ministria e Kulturës dhe shprehu besimin që edhe në formë të artit të thyhet stigma që kanë 20-mijë gra të dhunuara gjatë luftës.

“Qëllimi im për me dal në publik ka qenë që ta thyejë stigmën që kanë pasur shumë femra shqiptare qe 20 vjet dhe shpresoj që në forma të ndryshme ta thyejmë stigmën, kështu që njëra prej tyre është përmes artit”, deklaroi ajo.

Në Shtëpinë e Kulturës në Prizren ku u nda mirënjohja për Krasniqin-Goodmanin, u dha edhe një shfaqje me titull “Bisha në hënë”.

Krasniqi-Goodman është e para grua e mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së vitit 1999 e cila foli publikisht për përjetimet gjatë torturës seksuale gjatë luftës. Ajo jeton në Teksas të SHBA-ve, është e martuar dhe është nënë e dy fëmijëve. Tashmë 36 vjeçarja, Krasniqi-Goodman ishte vetëm 16 vjeçare kur u dhunua nga policët serbë. /KultPlus.com

Shkodra në mëngjese

Poezi nga Ernest Koliqi

Këndojnë’ s’bashku n’mëngjes pes’ kumbanore
Këndojnë’ n’ajri mbi Shkodër ende fjetë:
Mbi Maranaj qet vetllen kureshtare
agimi e hjedh n’liqe synin e qetë.

Përhap lajmin e zgjimit rrezja e parë
T’parat përshëndetje dridhen n’heshti letë,
E shpejt n’at lavdi, që e vesh’ fare,
Shkodra kumbon me zane, zhurmë e jetë.

E ai diell pranvere i ri shprazet n’shtëpija,
Udha e lulishta, tue ngjall’ ngjyra e shkëndija,
Tue mbshtjell’ gjithçka si nji tis ari, i hollë,

skaj n’skaj si lum gzimi tue rrëshqitë
n’sytë e vashave qeshë, e mbush’ me dritë
kaçurrelat e tyne kur shkojn’ n’shkollë.

Një gravurë nga tërmeti i vitit 1851

Tërmeti më i rëndë në Shqipëri (i matur) ka qenë në vitin 1851 me epiqendër në Vlorë – bregdet. Arkitekti i njohur Artan Shkreli shënon në një postim se ai goditi më 12 tetor, rreth orës 7 të mëngjesit, me një magnitudë prej 6.6 shkallës Richter dhe intensitet të tmerrshëm prej 11 të Merkalit (ku maksimumi është 12). “Qyteti mesjetar u rrafshua thuajse krejtësisht, duke mos lënë gjurmë të tij, me përjashtim të xhamisë së fortë Muradie. Kështjella, e dëmtuar më parë me mina nga venedikasit, por kryesisht “torrazzo” e lartë e saj u shembën keq.

Qindra të vdekur, u pasuan nga një braktisje masive e qytetarëve të vjetër. Numri i viktimave do kishte qenë katastrofik nëse nuk do kish pasur lëkundje të forta disa orë përpara, që në 2 të mëngjesit, gjë që kish detyruar njerëzit ta kalonin natën jashtë”, shkruan Artan Shkreli. Sipas tij, u bënë dëme të jashtëzakonshme edhe në Berat, i cili humbi thuajse të gjithë strukturat me kulla guri që trashëgonte nga mesjeta, por rezistuan strukturat e lehta të stilit osman.

Ky tërmet, që u lajmërua edhe nga mediat europiane, u ndje fort në Greqinë Veriore dhe Italinë e Jugut. Gravura këtu, ksilografi e ngjyrosur me dorë, është botuar menjëherë pas ngjarjes në gazetën gjermane “Illustrierte Zeitung” – ndërsa origjinali, pjesë e një koleksion privat, sot ruhet në Pragë. /KultPlus.com

Piktura e varur mbi sobë, kushton afro 5 milionë euro

Një kryevepër e Rilindjes, me vlerë mbi 5 milionë euro, është zbuluar e varur mbi sobën e kuzhinës së një gruaje të moshuar franceze, në një qytezë pranë Parisit.

Piktura është vepër e mjeshtrit Cimabue dhe ishte “fshehur” në shtëpinë në Compiegne, derisa e moshuara vendosi ta çonte për vlerësim.

Ajo mendonte se ishte thjesht një relike e vjetër fetare por i thanë që ishte pikturë e vitit 1280, që vlerësohet 4-6 milionë euro. /KultPlus.com

“Artistët e mirë kopjojnë, artistët e mëdhenj vjedhin”

1. Nganjëherë jeta u bie në kokë me tullë. Mos humbni besimin.

2. Koha juaj është e kufizuar, kështu që mos e humbni duke jetuar jetën e tjetërkujt. Mos bini në kurth nga dogma – që është të jetuarit me rezultatet e të menduarit të njerëzve tjerë. Mos e leni që zhurma e mendimeve të të tjerëve të u tërheq nga zëri juaj i brendshëm. Dhe më e rëndësishmja, të keni fuqi të pasoni zemrën dhe intuitën tuaj.

3. Gjërat nuk duhet të ndryshojnë botën për të qenë të rëndësishme.

4. 33 vitet e kaluara jam çdo mëngjes jam shikuar në pasqyrë dhe kam pyetur veten: ‘Nëse sot do të ishte dita e fundit e jetës sime, e do ta bëja atë çfarë dua të e bëj sot? Dhe përgjigja asnjëherë nuk ka qenë ‘Jo’ për shumë ditë me radhë, e di se duhet të ndërroj diçka.

5. Të qenit njeriu më i pasur i shekullit nuk është me rëndësi për mua. Duke shkuar në shtrat në mbrëmje duke thënë se kemi bërë diçka të mrekullueshme sot, kjo është me rëndësi për mua.

6. Ndonjëherë kur zbulon, bën gabime. Më e mira është t’i pranosh ato shpejtë, dhe të vazhdosh me përmirësimin e zbulimeve tua të tjera.

7. …Dhe kjo është siç duhet të jetë, sepse Vdekja është me shumë gjasa inovacioni i vetëm më i miri i Jetës. Është agjenda e ndryshimit të jetës. Pastron të vjetrën dhe bën vend për të rejën.

8. Gjëja më e dashur në jetë nuk kushton aspak. Është e pastër që burimi më i çmuar që e kemi të gjithë është koha.

9. Inovacioni bën dallimin mes udhëheqësit dhe pasuesit.

10. Dizajni nuk është vetëm si duket dhe si ndjehet. Dizajn është se si funksionon.

11. Nuk mund vetëm të i pyesësh konsumatorët çfarë duan dhe të tentosh të u japësh atë atyre. Përderisa t’i ndërton atë, ata do të duan diç tjetër.

12. Dizajn është fjalë qesharake. Disa njerëz mendojnë se dizajn do të thotë si duket. Por sigurisht, nëse gjurmon më thellë, në të vërtetë është se si funksionon.

13. Rri i uritur, rri teveqel.

14. Një iPod, një telefon, një lidhje internetit për celularë… këto NUK janë tri mjete të ndryshme! Dhe ne e quajmë atë iPhone! Sot do të rizbulohet celulari. Dhe ja ku është.

15. Më pyesin shpesh përse konsumatorët e Apple janë aq të besueshëm. Jo sepse i takojnë Kishës Mac! Kjo është qesharake.

16. Nuk është besimi në teknologji. Besimi është tek njerëzit.

17. I kemi bërë pullat në ekran të duken aq mire sa do të doje t’i lëpije.

18. Përse t’i bashkëngjitësh armatës kur mund të jesh pirat?

19. Artistët e mirë kopjojnë, artistët e mëdhenj vjedhin.

20. Woz po jeton jetën e tij. Ai nuk ka qen tek Apple për rreth pesë vite. Por çfarë ka bërë do të mbetet në histori.

21. Ne punësojmë njerëzit që duan të bëjnë gjënë më të mirë në botë.

22. Ne jemi entuziastë në atë që bëjmë.

23. Secili këtu ka ndjenjën se tani është njeri nga ato momentet kur ne jemi duke ndikuar të ardhmen.

24. Pjesa e tregut të Apple është më e madhe se e BMË-së ose Mercedes-it ose Porshe-së në tregun e automjeteve. Çfarë ka të keqe të jesh BMW ose Mercedes?

25. Jam optimist në ndjenjën që besoj se njerëzit janë fisnik dhe të ndershëm, dhe disa nga ata janë vërtetë të mençur. Unë kam pikëpamje shumë optimiste për individët.

26. Vetë kompjuterët, dhe softuerët që do të zhvillohen, do të revolucionarizojnë mënyrën e tone të të mësuarit.

27. Gjithmonë kam dashur të posedoj dhe kontrolloj teknologjinë primare në gjithçka që bëjmë.

28. Synimi ynë është t’i bëjmë mjetet më të mira në botë, jo të jemi më të mëdhenjtë.

29. Shumë kompani zgjodhën të zvogëlohen, dhe ndoshta ishte e drejtë për ato. Ne zgjodhëm rrugë të tjetër. Besimi ishte nëse do të vazhdonim të ofronim produkte të mira para konsumatorëve, ata do të vazhdonin të hapnin kuletat e tyre.

30. Të përkujtuarit se do të vdes është mënyra më e mire të i shmangem kurthit së të menduarit se kam për të humbur diç. Tanimë jam i zhveshur. Nuk ka arsye të mos e pasoj zemrën.

31. Dua të e fus një gjë në univers.

32. Japonia është shumë interesante. Disa njerëz thonë që kopjon gjërat. Unë nuk mendoj më ashtu. Unë mendoj se ajo që ata bëjnë është rizbulimi i gjërave. Ata marrin diç që tanimë është zbuluar dhe studiojnë atë derisa e kuptojnë tërësisht atë. Në disa raste, ata e kuptojnë atë më mirë se zbuluesi origjinal.

33. Të vjetrit ulen dhe pyesin, ‘Çka është kjo?’ por djaloshi pyet, ‘Çfarë mund të bëj me këtë?’.

34. Më vije keq, është e vërtetë. Të pasurit fëmijë vërtetë ndryshon pikëpamjen tuaj mbi këto gjëra. Ne kemi lindur, jetojmë për një cast të shkurtë, dhe vdesim. Është duke dodhur për një kohë të gjatë. Teknologjia nuk është ndërruak këtë aq – madje fare.

35. Dhe jo, ne nuk e dimë ku do të shpie. Ne vetëm e dime se ka diç më të madhe se të gjithë ne këtu.

36. Nuk janë mjetet tek të cilat ke besim – ato janë vetëm mjete. Ato punojnë, ose nuk punojnë. Janë njerëzit tek të cilët ke besim ose jo. Po, sigurisht, dua të them jam akoma optimist, bëhem optimist ndonjëherë por jo për gjatë kohë. / KultPlus.com

Të gjithë sytë tek kasti i “Game of Thrones” në çmimet “Emmy 2019”

Një ndër momentet më kulmuese në ndarjen e çmimeve “Emmy 2019” ishte padyshim ritakimi i aktorëve të serialit “Game of Thrones”.

Ndonëse sezoni i tetë i tij është shoqëruar nga shumë kritika, sidomos nga fansat e serialit për mënyrën sesi përfundoi arriti të vlerësohej me çmim.

“GOT” fitoi çmimin si seriali më i mirë dramë, ndërsa aktori Peter Dinklage si aktori më i mirë mashkull në rol dytësor.

Takimi miqësor dhe dashamirës mes anëtarëve të kastit është fokusuar nga të gjithë mediat. Ndërkohë kjo është dalja e parë në një event publik e aktorit britanik  Kit Harrington pas problemeve që pati me alkoolin dhe depresionin, ku u kurua në një qendër rehabilitimi.

Sezoni i fundit i serialit “Game Of Thrones” përfundoi në maj të këtij viti. Ndërkohë që për aktorët ky është takimi i fundit si kast i këtij seriali në një event të tillë. /KultPlus.com

Historia e gijotinës, shpikjes që lau me gjak revolucionin

Gijotina është një kornizë me dy shtylla vertikale të bashkuar nga një trasversale që mban lart një teh çeliku në formë trekëndore”.

Ky shpjegim i ftohtë i manualit ka edhe të dhëna të tjera. Shtylla trasversale quhet chapeau (kapele). Tehu i çelikut me një peshë plumbi prej 60 kg quhet mouton. Gracka prej dy gjysëm hënash e pjesës së pasme quhet fenetre. Prapa një mbështetëse druri që shërben si stol. Një ekzekutim vonon më pak se një minutë…

Siç mund të dihet apo e të besohet gijotina është e lidhur me revolucionin francez, 1789 dhe me Francën deri në vitin 1981, vit në të cilin presidenti François Miterrand shfuqizoi dënimin me vdekje, por është përdorur edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikë, Suedi, Itali dhe Gjermani deri vonë në shek XX.

Në të vërtetë zakoni apo kënaqësia e të prerit të kokave vjen që prej së largu. Me shpatë apo me sëpatë (instrument i parapëlqyer i Henrit të VIII dhe nga shumë mbretër të tjerë…) Një vështrim i thjeshtë mbi këtë instrument dhe të tremb. I ngjan një përbindëshi, një fantazme, një hijeje djalli dhe nga ana tjetër ndriçimi i tehut, një version modern i zonjës Kosë.

Megjithatë mbretëritë dhe vendet që e adoptuan e bënë për arsye humanitare mirë të arsyetuara; justifikim tekstual i disa shkencëtarëve. Është e kuptueshme sepse para zjarrit, gjymtimit, varjes ose kombinimeve i mbytur, i varur dhe i gjymtuar – praktikë angleze, ose rrahjes së ngadaltë me kamzhik në varje, gijotina duket një version i dalë nga bisturia. U rrit dhe u përsos shkencërisht, sepse në fillimet e saj tehu ishte i drejtë dhe prerja e tij horizontale që ishte një gabim i projektimit, sepse disa qafa rezistonin ndaj më shumë se një rënieje dhe ceremonia makabre duhej të përsëritej.

Fatmirësisht në emër të mëshirës dhe pas disa provash mbi dele, kufoma dikush më në fund e kuptoi – Eureka! – se tehu kërkonte një formë shumë të civilizuar nga pak në shumë. Kjo formë garantonte një prerje perfekte dhe pa vuajtje të panevojshme (një mënyrë tjetër e të shprehurit kjo nga ekspertët). Kishte edhe fletën e shpjegimit: i burgosuri shtrihet mbi stolin e pasmë dhe shtyhet tek gracka, ku qafa mbetet e kapur.

Xhelati tërheq një sustë dhe tehu bie mbi qafë duke e ndarë kokën nga trungu në nivelin e C4, vertebrës cervikalë të katërt. Koka e ndarë merret në një trastë lëkure dhe jo në një shportë siç shihet në disa filma. Kinemaja gjithmonë e ekzagjeron.

Monsieur Guillotin

Shkojmë në zemër të çështjes; kirurgu francez, Joseph Ignace Guillotin, deputet në Asamblenë Kombëtare, e rekomandoi në tetor të 1789 për ekzekutimet në zëvendësim të metodave të tjera tradicionale dhe më pak të frikshme.

Në fakt doktori i mirë nuk e shpiku ai gijotinën, makina të ngjashme njiheshin qysh prej shek XIII në Gjermani, Skoci, Angli dhe në shtetet papnore. Megjithatë ky emër gjithmonë do të mbajë stigmën të lidhur dhe të përsëritur me shtypjen dhe me mijëra litra gjak të derdhur gjatë revolucionit francez. Në fakt mentori i përsosjes, me detyrën e sekretarit të Akademisë së Kirurgjisë, doktor Antoine Louis, i cili ia ngarkoi këtë detyrë një njeriu shumë larg vdekjes, prodhuesit të kordave për piano Tobias Schmidt-it, gjerman që u këshillua nga njeriu i duhur, një mik i tij Charles–Henri Sanson, xhelati i Parisit.

Pasi u realizua makina perfekte, Asambleja Kombëtare unanimisht shpjegoi se u ndërmor përdorimi i gijotinës në mënyrë që vdekja të ishte e barabartë për të gjithë pa dallim rangu dhe shtrese sociale. E tmerrshme, por demokratike, sepse deri në atë ditë vetëm aristokratët gëzonin privilegjin e vdekjes pa agoni, prerje koke të pastër me shpatë ose sëpatë të ekzekutur nga xhelati profesionist.

Të parit që iu pre koka në Francë ishte Nicolás Jacques Pelletier, një vjedhës rruge në 25 prill 1792, i fundit ishte në 10 shtator 1977, Hamida Djandoubi, një emigrant tunizian që vrau ish të dashurën e tij. Megjithatë në mes të Revolucionit tehu ra mbi 1120 njerëz në Place de Concorde.

Për shekuj shëtiti legjenda tunduese se doktor Guillotin ishte i pari që u ekzekutua nga makina e vet. Informacion i rremë; ai vdiq nga antraksi në 26 mars 1814 në paqe në shtëpinë e tij…\bota.al / KultPlus.com

Pas tërmetit në Shqipëri, Rita Ora kërkon ndihmë për fëmijët

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka kërkuar ndihmë për fëmijët shqiptarë që janë prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi një pjesë të Shqipërisë të shtunën.

Në rrjetin social Instagram ajo ka kërkuar nga fansat e saj që të bëjnë donacione përmes UNICEF-it për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

“Një termet me magnitudë 5.6 shkallë ka goditur Shqipërinë më 21 shtator, afër Kosovës ku kam lindur”, ka shkruar ajo teksa ka shtuar uebfaqen e UNCEF-it me ç’rast ka thënë se “këtu mund të ndihmoni fëmijët e prekur nga fatkeqësitë, kurdo dhe kudo që ndodhen”.

Të hollat që mblidhen në këtë faqe shkojnë në Fondin Emergjent për Fëmijë për t’i ruajtur dhe mbrojtur ata në raste emergjente kudo në botë.

Rita Ora, që është ambasadore e UNICEF-it, me këtë detyrë kishte vizituar Kosovën muaj më parë. /KultPlus.com

Image

Mediet italiane shkruajnë për sopranon Marigona Qerkezi

Shtypi italian i ka kushtuar një artikull të veçantë sopranos shqiptare Marigona Qerkezi, shkruan KultPlus.

Në këtë artikull për Qerkezin, lajmërohet premiera e operës “Guglielmo Tell”, e cila hap hap sezonin operistik të Teatrit të Operas në Como.

Sopranoja Marigona Qerkezi i është përveshur punës për të sjellë në pesë teatrot e Italisë rolin e Matildës, një rol i pasur, por edhe i vështirë në aspektin vokal dhe dramatik. I është besuar sopranos kosovare që në kastën e parë. Opera “Guglielmo Tell” është opera e fundit e kompozuar nga Gioacchino Rossini. Për herë të parë u inskenua nga Opera e Parisit në “Salle Le Peletier”, më 3 gusht të vitit 1829. /KultPlus.com

Qendra shqiptare e kulturës në Itali merr emrin “Margarita Xhepa”

Në qytetin e Astit, në veri të Italisë, është ndërtuar një qendër shqiptare e kulturës. E pagëzuar me emrin e aktores së madhe Margarita Xhepa, kjo qendër synon ruajtjen e traditës, kulturës dhe historisë, jo vetëm përmes kurseve të gjuhës shqipe por edhe veglave muzikore tradicionale shqiptare. ”Krizat e personit fillojnë tek identiteti.

Nëse ne transmetojmë origjinën, kulturën, traditat tona, do të thotë që ne jemi të realizuar plot, fillojmë me rrënjë shqiptare dhe lulëzojmë si italiane pastaj. Ky do të ishte një sukses i plotë”, ka thënë Mimoza Prendi Mustafa.

8 mësues do të drejtojnë në këtë qendër vullnetarisht, me kurse të ndara në katër nivele që do të ofrojnë gjuhë, histori, kulturë e traditë shqiptare. Synimi është ruajtja e tyre tek të rinjtë dhe të vegjlit, të lindur e të rritur në Itali. ”Të gjitha janë punimet e mija si pikturat, instrumentat folklorike tonat dhe projektet e modeleve të veshjeve tona kombëtare. Kush ka me e ruajt tjetër, ne do ta ruajmë rinia, njerëzit, mësuesit, historianët, kryetarët e bashkisë, shqiptarët vetë duhet me e ruajt historinë e tyre, po se ruajtëm ne kush me na ruajt, të tjerët na e djegin”, shprehet Kristjan Zefi.

Inisiativa e shoqatës së shqiptarëve në Piemonte është mbështetur nga komuniteti shqiptar të cilët në forma të ndryshme kanë bërë të mundur kthimin e godinës së vjetër, në një qendër të vërtetë kulturore siç ajo është sot. Në këtë qytet shkolla shqipe ka dy vite që funksionon, por ky vit i ri do ti gjejë fëmijët në këtë qendër të re plotësisht për ta. Përgjatë dy ditëve Asti ka festuar jo vetëm nën muzikën tradicionale të disa prej këngëtarëve më të njohur por edhe pjesëmarrjen e mjaft personaliteteve të tjera nga të gjitha trojet shqiptare. Mesazhi që vjen nga ky qytet kërkon të përçohet kudo ku jetojnë shqiptarët, për të ruajtur gjuhën dhe rrënjët e tyre pavarësisht largësisë nga vendi. /KultPlus.com

“Tinguj nga Kina”, tradita e lashtë muzikore mbërrin në Tiranë

Nga Polifonia në muzikë instrumentale, nga Amfiteatri i Durrësit, në Muzeun Historik në Tiranë. Kështu ka vazhduar rrugëtimi artistik i Festivalit Ndërkombëtar “Takimet muzikore të dy botëve”, organizuar nga organizata franko-shqiptare, “Argjiro” dhe një sërë partnerësh të tjerë.

Këtë vit festivali që i  kushtohet dialogut të kulturave, ka sjellë artistë të famshëm nga Shqipëria, Evropa dhe Azia dhe do të vijojë me disa evente të rëndësishme gjatë muajit tetor.

‘Tinguj nga Kina”, kështu është titulluar eventi i rradhës i Festivalit Ndërkombëtar “Takimet muzikore të dy botëve”. Një mbrëmje që ka folur nëpërmjet muzikës instrumentale kineze, ka mbajtur të ‘mbërthyer” publikun në sallën UNESCO, në Muzeun Historik në Tiranë.  Një prej vlerave të lashta kineze është padyshim dhe muzika instumentale autoktone, që e bën të njohur në të gjithë botën. Me qëllimin për ta sjellë për publikun shqiptar si pjesë e eventeve të Festivalit Ndërkombëtar “Takimet muzikore të dy botëve”, themeluesja dhe
organizatorja Ilda Mara e mundësoi për herë të parë në vendin tonë.
“Beijing Musicians Art Group”, i ardhur nga Kina, ka interpretuar për publikun disa pjesë muzikore mjaft të njohura kineze.  Muzika e instrumentale, tingujt magjikë, por dhe interpretimi brilant, është ndjekur nga më shumë se 200 pjesëmarrësit, në një koncet që ka zgjatur më shumë se një orë.

Tingujt magjikë kanë mbushur me emocione sallën, ndërkohë që interpretimi ka qenë fantastik, nga tre protaginistët e grupit. Për Marën, ky ka qenë një nga eventet më emocionuese dhe ky edicion duket se ka arritur plotësisht të takojë dy botë, Europën me Azinë. Tradita e Polifonisë Bretone e grupit  francez “Barba Loutig” dhe vlerat e polifonisë shqiptare të grupit  “Shëndëllia”, të njohur nga UNESCO, u bashkuar në një mbrëmje artistike që mbushi me tinguj Amfiteatrin e Durrësit, ndërkohë që nga polifonia festivali ka mbërritur tek muzika elitare e instrumentave.
Festivali “Takimet muzikore të dy botëve”  që qëllim ka promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe përpiqet t’i ofrojë  publikut dhe turizmit në Shqipëri një alternativë argëtuese,  edukuese, cilësore, këtë edicion të 13-të ja kushton dialogut të kulturave dhe do të sjellë artistë të famshëm nga Shqipëria, Evropa dhe Azia.

Pas tingujve nga Kina, që vjen për herë të parë në vendin tonë, festivali do të vijojë rrugëtimin e tij më 6  tetor me “Noh Theater”  që do të mbahet në sallen e Koncerteve te Katedrales Ortodokse në tIrane , për të vazhduar më 9 tetor me një mbrëmje artistike nga Azia Qëndrore. /KultPlus.com

Shkrimtarja Gladiola Jorbus, shqiptarja e parë e pranishme në rezidencën e letërsisë suedeze

Shkrimtarja nga Durrësi Gladiola Busulla Jorbus, gjatë gushtit të këtij viti është përzgjedhur nga programi i AIR Litteratur Västra Götaland të jetë pjesëmarrëse në një program letërsie, në Stromstad të Suedisë.

Vlen për t’u theksuar se Gladiola është shqiptarja e parë e cila ka qenë prezente në këtë rezidencë që i kushtohet tërësisht letërsisë në Bregun Perëndimor, e themeluar në vjeshtën e vitit 2015.

Kjo rezidencë artistësh ka strehuar shkrimtarë, poetë, kritikë arti dhe përkthyes suedezë e të huaj. Qëllimi i programit është të ofrojë një bursë pune, të mbështesë krijimtarinë letrare, dialogun dhe shkëmbimin.

Gladiola Jorbus ka një bashkëpunim të gjerë me krijues e përkthyes të shumtë në Suedi, ku ndër më të spikaturit është ai me Ullmar Qvick, albanologun e mirënjohur suedez, njohës i madh i kulturës shqiptare, studiues i historisë dhe gjuhësisë shqipe si dhe përkthyes i shkëlqyer nga gjuha shqipe në suedeze dhe anasjelltas.

Ullmar Qvick ka përcjellë në gjuhën suedeze poetë si Zef Serembe, Pashko Vasa, Ndre Mjeda, Lasgush Poradeci, Migjeni, Ali Asllani, Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Ismail Kadare etj. Në fondin e tij të përkthimeve, tashmë renditet dhe emri i Gladiola Busulla Jorbus.

Gjithashtu, një pjesë e poezisë dhe e prozës së durrsakes Busulla (Jorbus) është e përfshirë në website-n e Rezidencës Letrare të Bregut Perëndimor në Suedi.

Gladiola Jorbus është çmuar me një certifikatë vlerësimi nga Bashkia e Stromstadit dhe Biblioteka e këtij qyteti. /KultPlus.com

Lufta në Kosovë, momenti i cili nuk duhet harruar kurrë

Lufta në Kosovë mbetet plaga më e madhe e shqiptarëve. Mijëra të vrarë mbetën nga kjo luftë e shkaktuar nga forcat serbe, e cila kulmoi në vitin 1998 por kishte nisur shumë para këtij momenti.

Fotografë të ndryshëm e kanë dokumentuar këtë luftë dhe spastrimin etnik që Serbia i bëri Kosovës në muajt e luftës.

Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtarë të UÇK-së e të tjerët qytetarë të thjeshtë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.

Kosova duroi një prani të madhe të policisë sekrete gjatë gjithë viteve 1980, duke shtypur pa mëshirë çdo manifestim nacionalist. Sipas një raporti të reporterit Mark Thompson, rreth 580,000 banorë të Kosovës u arrestuan, u morën në pyetje, dhe u internuan. 

Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Kosovë që filloi në 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, deri në 11 qershor 1999.

Rrëfimet për gazetarë në fronte lufte bashkohen në Berlin

Korrespondentja e luftës, Marie Colvin, e njohur me fashën e zezë në njërin sy, ka vdekur në shkurt të vitit 2012 në Homs, duke raportuar për sulmet e regjimit sirian në enklavën e rrethuar të Baba Amr.

Gazetarja karizmatike e “Sunday Times”, fituesja e disa çmimeve, ishte e njohur për guximin e saj gjatë gjithë jetës, dhe legjenda e saj u rrit më shumë pas vdekjes së saj, me biografi dhe filma të ndryshëm që u realizuan për të shënuar raportimin saj të guximshëm ashtu sikurse qe raportimi i saj. Një prej kujtimeve për të është edhe dokumentari “Under the Wire”, që është shfaqur në Festivalin e Filmit për të Drejtat e Njeriut në Berlin. Aty fotoreporteri Paul Conroy, i cili u plagos në sulmin që ia mori jetën Colvinit dhe mrekullisht mbijetoi, tregon historinë e misionit të tij të fundit me të, së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë si Sean Ryan, atëherë redaktor në “Sunday Times”. Ryan ishte ftuar edhe si folës në Festival.

“Ajo e kishte këtë zell për të dëshmuar mizoritë në luftë”, ka thënë Sean Ryan për DW. “Ajo besonte se nëse ajo do ta bënte atë, do të vepronte si një parandalues dhe se njerëzit e këqij që bëjnë këto gjëra do të kishin më pak të ngjarë t’i bënin ato”.

Një tjetër film ka në fokus po ashtu gazetarinë.

Duke shpresuar që do të marrë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, Waad al-Kateab filloi xhirimet e protestave në Alepo kohë më parë si një qytetare-gazetare. Zbuloi historinë e saj në “For Sama”, nën regjinë e realizuar bashkë me Edward Watts. Ky qe filmi me të cilin u hap Festivali i Filmit për të Drejtat e Njeriut në Berlin. Dokumentari fillon me kaosin e një sulmi, me njerëz që vrapojnë në kërkim të shpëtimit në ndonjë bodrum. Një grua, e quajtur Sama, nëna e një foshnje të porsalindur, rrëmben kamerën e saj për të filmuar ngjarjet, duke u kërkuar njerëzve të tjerë që të kujdesen për foshnjën ndërsa vrapon drejt shpërthimit.

Kur sulmi rezulton të jetë më shkatërrues nga sa qe pritej, kameramanja shqetësohet për atë që po i ndodh fëmijës së saj. Reagimi fillestar i shikuesit është ajo se përse një fëmijë është midis krejt kësaj. Në filmin e saj kushtuar Samas, Waad al-Kateab i shpjegon fëmijës së saj – dhe shikuesve – pse vendosi në mënyrë aktive ta mbante atë në atë kontekst të rrezikshëm.

Duke u rikthyer në fillim të kryengritjes në Alepo, ne zbulojmë shpresat revolucionare të grave të reja dhe studentëve të tjerë të universitetit. Ata besuan se protestat e tyre paqësore do të shpëtonin vendin nga regjimi diktatorial i Asadit.

Ajo pastaj ra në dashuri me një bashkaktivist, Hamza al-Kateab. U martuan dhe Waad mbeti shtatzënë menjëherë pas kësaj.

Aktivistët menduan se kishte ende shpresë për një Siri të re në atë kohë, por konflikti vazhdoi të përshkallëzohej brutalisht. Hamza dhe Waad ishin asokohe figura qendrore në lëvizje. Si mjek, ai kishte improvizuar një spital në bastionin e rebelëve, ndërsa videot e saj po shikoheshin me miliona herë në krejt botën. Mbajtja e Samës afër vetës forcoi bindjet e tyre.

Nga demonstratat shpresëdhënëse të sirianëve gjatë “Pranverës Arabe” deri te bombardimet brutale të regjimit duke vrarë fëmijë dhe civilë të pafajshëm, shtrirja kohore i ngjarjeve në “For Sama” gërshetohen me ato në “Under the Wire”. Me gjithë përvojën e tij disavjeçare në zonat e konfliktit, fotografi Paul Convoy thekson në “Under the Wire” se ajo që ai kishte parë në Siri nuk mund të përshkruhet as si luftë: “Është një masakër”. Imazhet e dhunshme në “For Sama” konfirmojnë këtë përshtypje.

Por përtej ngjashmërisë në fakte, të dy filmat jo vetëm që bien ndesh me stilin e tyre, por ato reflektojnë edhe evolucionin e raportimit të luftës. Ndërsa “Under the Wire” përqendrohet në korrespodentë të njohur të huaj, idealizmi i të cilëve është i lidhur me ambiciet personale, “For Sama” tregon historinë e një aktivisti që gjen kuptim në një makth që rritet duke u bërë një gazetare-qytetare.

“For Sama” është qartë një rezultat i një procesi të gjatë redaktimi për të kthyer materialin e dorës së parë në një histori të fuqishme njerëzore. Kjo e dallon filmin nga përmbajtja që japin gazetarët qytetarë e që realizohen shpejt për të raportuar nga një zonë e izoluar lufte. Siç vë në dukje Sean Ryan, problemi me këtë material është se është e vështirë për redaktorët ta vërtetojnë atë pa e ditur se sa të besueshëm janë burimet e tyre.

Ish-redaktori lajmeve ndërkombëtare e sheh një tjetër vështirësi në faktin se gazetarët-qytetarë nuk mund të kenë të njëjtin ndikimi global si emrat e shquar të gazetarisë, e që ishte një nga pikat e forta të Marie Colvinit.

Veçanërisht në Timorin Lindor në 1999, Colvin refuzoi të linte një kompleks të rrethuar, ku ishin bllokuar rreth 1500 gra dhe fëmijë. Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thanë që raportimi i saj ndërkombëtar ishte i dobishëm për të shpëtuar këta njerëz: “Që nga ai moment, ajo ndjeu se puna e saj jo vetëm që mund të dëshmonte për mizori, por gjithashtu mund të shpëtonte jetë”, thotë Ryan.

Aq sa raportimi i saj në Timorin Lindor mund të citohet si një burim fuqizimi dhe frymëzimi për gazetarët, vdekja e Marie Colvin (e cila raportoi edhe nga Kosova më 1999 v.j.) dhe e gazetarëve të tjerë gjithashtu ka frikësuar mediat në planet e tyre për të dërguar korrespondentë në zonat e konflikteve. Kjo e lë hapësirën të hapur për gazetarët e pavarur, të cilët janë të ekspozuar ndaj rreziqeve edhe më shumë pasi që nuk e kanë mbrojtjen e mediave të njohura.

Francesca Mannocchi, bashkëregjisore e “Isis, tomorrow. The lost souls of Mosul”, ishte gjithashtu e pranishme në Festivalin e Filmit për të Drejtat e Njeriut për të diskutuar për punën e saj. Në një panel mbi punën në zonat e konfliktit, ajo ofroi pikëpamje nga perspektiva e saj për raportimin nga lufta.

Dokumentari i saj eksploron situatën në Mosul pas humbjes së organizatës terroriste “Shteti Islamik”. Përmes intervistave me fëmijë që ishin rekrutuar nga ISIS-i ose të tjerë që humbën familjet e tyre në konflikt, kuptohet se farat e terrorit janë ende të pranishme në mesin e atyre fëmijëve dhe të vejave. “ISIS është thjesht një logo”, thotë Mannocch. “Mund të ndryshojë emrat, por ideologjia do të mbetet.”

Mannocchi thotë se perspektiva e saj mbi raportimet nga frontet ka ndryshuar përmes projekteve të tilla si ky dokumentar: “Një nga gabimet tona gjersa bëjmë gazetari është që ne i fikim kamerat pasi që konflikti të ketë mbaruar”, ka thënë ajo për DW-në.

Festivali i Filmit për të Drejtat e Njeriut në Berlin vazhdon deri më 25 shtator/ Deutsche Welle / KultPlus.com