MKRS mbështetë 167 të rinjë përfitues përmes granteve për Start-Up

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bazë të Vendimit nr.903/2020, në thirrjen publike për mbështetje financiare publike për rritjen e punësimit përmes granteve start-up, ka bërë vlerësimin e aplikacioneve të pranuara nga aplikuesit dhe ka përzgjedhur gjithsej 167 përfitues.

Këto aplikime kanë ardhur si rrjedhojë e trajnimeve që MKRS ka mbështetur në fushën e ndërmarrësisë për të rinj, ku të rinjtë pas trajnimeve për ndërmarrësi kanë pasur mundësi që pastaj të aplikojnë për grante të ndryshme përmes thirrjes publike të hapur nga MKRS.

Në komplet fushën e ndërmarrësisë janë trajnuar 755 të rinj në trajnime profesionale për përgatitje për treg të punës, 500 për trajnime në ndërmarrësi.

Numri i të rinjve të trajnuar e ka tejkaluar numrin e paraparë prej 400 sa parashihej duke shkuar në 1255.

Ky është numri më i madh i granteve start-up që ka përkrahur MKRS ndonjëherë. Ministrja Dumoshi me këtë rast uron të gjithë përfituesit dhe shprehet shumë e lumtur që si Ministri kanë arritur të përkrahin kaq shumë të rinj dhe të kontribuojnë në ngritjen e tyre profesionale.

Gjeni listën e përfituesve të këtyre granteve të publikuar si vijon. / KultPlus.com

https://www.mkrs-ks.org/repository/docs/Lista_e_përfituesëv_të_granteve_start-up.pdf

Për herë të parë në histori Kosova pjesë e Festivalit Botëror të Fizarmonikës, përfaqësohet nga Shkumbin Miftari

Kosova për herë të parë në histori do të prezantohet në Festivalin më të madh botëror në instrumentin e Fizarmonikës, Trophée Mondial De L’accordéon, shkruan KultPlus.

Në këtë kompeticion, Kosova do të përfaqësohet nga Shkumbin Miftari

Rrjedha e këtij kompeticioni nisi në vitin 1951, e cila organizohet çdo vit në shtete të ndryshme të botës. Megjithatë, këtë vit organizimi i këtij kompeticioni do zhvillohet me rregulla të reja për arsye të gjendjës së jashtëzakonshme që ka krijuar covid19.

Por, sidoqoftë këtij lloj kompeticioni të madh botëror nuk i’a zbehë cilësinë dhe profesionalizmin që ka mbizotëruar ndër vite. Sigurisht që, në një garë ndërkombëtre ka dhe një juri shumë profesionale që përbëhet nga profesorë, kompozitorë dhe artistë ndërkombëtar nga më të mirët, ku vlen të përmendet si president në juri është kompozitori dhe fizarmonicisti më i mire i kësaj kohe Richard Galliano.

Megjithatë, përfaqësuesi i Republikës së Kosovës thekson: Ndjehem shumë i lumtur dhe i privilegjuar që jam në radhë të parë pjesë e një kompeticioni botëror dhe në radhë të dytë që vendi im Kosova të jetë krah për krah me vendet e tjera botërore. Sigurisht që, për një kompeticion të tillë duhen edhe përgatitje majft të mëdha, që tashmë unë veçse i kam filluar

‘Mendoj që një përvojë e tillë do më ndihmoj mua si një instrumentist të kem një hap të rëndësishëm për karrierën time profesionale dhe të gjykohem nga një juri siç është në këtë kompeticion. Është e natyrshme që aty do ketë një konkurencë mjaft të madhe, megjithatë unë do jap më të mirën time që ta përfaqësoj denjësisht vendin tim’, ka potencuar tutje Miftari për KultPlus. / KultPlus.com

Një video e rrallë e heroit Zahir Pajaziti (VIDEO)

Komandanti i UÇK-së dhe Heroi i Kosovës, Zahir Pajaziti, ra heroikisht së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në një pritë të organizuar nga forcat e armikut.

KultPlus ju sjell sot një video të rrallë të vitit 1996, ku shihet Zahir Pajaziti duke qëndruara në odën e Naim Hysenit në Shtedim. Në këtë video gjithashtu shihen edhe Selim Haziri dhe Naim Haziri.

Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.

Ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe Hero – dëshmor i luftës së Kosovës.

Zahir Pajaziti ishte një ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës.

Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin “Hero i Kosovës”. / KultPlus.com

‘Swiss Albanian Event’ promovon kartolinat me simbole kombëtare

Me rastin e festave të 28-29 Nëntorit dhe të fundvitit, shoqata “Swiss Albanian Event” – “SAE”, ndërmerr një iniciativë motivimi dhe promovimi kulturor, ku prezantohet një kartolinë e veçantë urimi me tri simbolet e kombit tonë: Flamurin, Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe Nënë Terezën.

Kjo iniciativë mbështetet edhe nga Ambasada e Shqipërisë në Bern.

Nismës ” Nisma e Luleve ” në Shqipëri do t’i bashkëngjiten të ardhurat nga blerjet e këtyre kartolinave. Piktura origjinale, e realizuar nga piktorja dhe fotografja Ermira Kaso, do të prezantohet në ankand në janar të vitit 2021.

Të ardhurat e përfituara nga ankandi do t’i dhurohen Fondacionit “DSA” – ” Down Syndrome Albania “, në ndihmë të nevojave për fëmijët me sindromën Down.

Kartolinat mund të porositen deri në datën 15 nëntor. / KultPlus.com

Kur mësuesit anglezë u ndaluan në Shqipëri, pasi iu mundësuan studentëve ndëgjimin e Beatles

Nga Aurenc Bebja, Francë – 1 Nëntor 2020

“Paris-presse” ka botuar, të shtunën e 6 majit 1967, në faqen n°8, një shkrim në lidhje me arsyen e zëvendësimit të mësuesve anglezë me ato francezë në kohën e regjimit komunist në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Francezë, mësues të anglishtes në Shqipëri

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Franca i siguron mësues të anglishtes Shqipërisë.

Deri në vitin e kaluar shkollor, ishin anglezët që u mësonin shqiptarëve gjuhën e Shekspirit. Por qeveria e Tiranës nuk rinovoi kontratat e tyre pasi ata u mundësuan studentëve të tyre dëgjimin e disqeve (këngëve) të Beatles-ave.

The Beatles
The Beatles

Shqiptarët më pas iu drejtuan Francës, e cila mban marrëdhëniet më të mira me të vetmin shtet komunist pro-kinez në Evropë.

Frengjishtja është gjithashtu gjuha më e mësuar në Shqipëri pas rusishtes.

Franca gjithashtu furnizon Shqipërinë me grurë që i paguhet drejtpërdrejt në dollarë nga kinezët. / KultPlus.com

https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-presse-1967-pasi-u-mundesuan-studenteve-te-tyre-degjimin-e-kengeve-te-beatles-ave-mesueset-angleze-ndalohen-ne-shqiperi/?fbclid=IwAR17zRufkdNVQhyB9Ca5Y29P1Lga-4I0ImgMcoU9AmuTDXb0wp4KjoYyPhw

Sot ditëlindja e Zahir Pajazitit

Sot është ditëlindja e komandantit të UÇK-së dhe Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti.

Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.

Ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe Hero – dëshmor i luftës së Kosovës.

Ai ra heroikisht së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në një pritë të organizuar nga forcat e armikut.

Zahir Pajaziti ishte një ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës.

Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin “Hero i Kosovës”. / KultPlus.com