Një video e rrallë e heroit Zahir Pajaziti (VIDEO)

Komandanti i UÇK-së dhe Heroi i Kosovës, Zahir Pajaziti, ra heroikisht së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në një pritë të organizuar nga forcat e armikut.

KultPlus ju sjell sot një video të rrallë të vitit 1996, ku shihet Zahir Pajaziti duke qëndruara në odën e Naim Hysenit në Shtedim. Në këtë video gjithashtu shihen edhe Selim Haziri dhe Naim Haziri.

Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë. Ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe Hero – dëshmor i luftës së Kosovës. Zahir Pajaziti ishte një ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU.

Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin “Hero i Kosovës”. / KultPlus.com

Fotografi e rrallë e Zahir Pajazitit në vitin 1980

Vëllai i Heroit Zahir Pajaziti, Agimi pati publikuar një fotografi të njërit ndër themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fotografinë e realizuar në vitin 1980, Heroi Zahir Pajaziti, shihet në shoqëri të një miku të tij të atëhershëm.

Zahir Pajaziti, kishte rënë heroikisht në janar të vitit 1997.

Ai ishte njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Komandant i saj në Rajonin e Llapit. / KultPlus.com

Presidentja Osmani: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha mbrojtën dinjitetin, kthyen shpresën

Sot janë bërë 26 vite pa Zahir Pajazitin, njërin ndër komandantët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), shkruan KultPlus.

Pajaziti lindi më 1 Nëntor 1962 në fshatin Orllan të Komunës së Podujevës dhe ra dëshmorë më 31 Janar 1997 në fshatin Pestovë të Komunës së Vushtrrisë, pasi ra në një pritë të organizuar nga forcat serbe. Ai njihet si Pushka e Parë e Lirisë dhe pas përfundimit të luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.

Sot, në këtë përvjetorë të 26-të, në sheshin që mban emrin e tij, presidentja e vendit dhe kryeministri bashkë me ministra të tjerë, kanë bërë homazhe te përmendorja e tij në Prishtinë.

Presidentja Vjosa Osmani është shprehur se këta heronj do të jenë gjithnjë në zemrën dhe kujtesën e secilit.

“26 vjet më parë që prej se lajmëtarët e lirisë, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha e fituan përjetësinë duke u bërë heronjtë e Kosovës dhe frymëzuesit e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit.
Ata mbrojtën dinjitetin, kthyen shpresën, i dhanë shtytje realizimit të idealit të brezave për liri dhe pavarësi, ndaj do të kujtohen çdoherë me nder e respekt. Emrat e tyre do të jenë gjithnjë në zemrën dhe kujtesën e secilit”, thuhet në postimin e saj. / KultPlus.com

26 vite pa Zahir Pajazitin, krerët e vendit bëjnë homazhe të përmendorja e tij në Prishtinë

Sot janë bërë 26 vite pa Zahir Pajazitin, njërin ndër komandantët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), shkruan KultPlus.

Pajaziti lindi më 1 Nëntor 1962 në fshatin Orllan të Komunës së Podujevës dhe ra dëshmorë më 31 Janar 1997 në fshatin Pestovë të Komunës së Vushtrrisë, pasi ra në një pritë të organizuar nga forcat serbe. Ai njihet si Pushka e Parë e Lirisë dhe pas përfundimit të luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.

Sot, në këtë përvjetorë të 26-të, në sheshin që mban emrin e tij, presidentja e vendit dhe kryeministri bashkë me ministra të tjerë, kanë bërë homazhe te përmendorja e tij në Prishtinë.

Kryeministri Albin Kurti është shprehur se veprat e heronjëve si Zahiri, Hakifi Zejnullahur e Edmond Hoxhës, janë shumë të rëndësishme për lirinë, shtetin dhe pavarësinë e vendit tonë.

“Në sheshin që mbanë emrin e tij, në Prishtinë bëmë homazhe para përmendores së komandantit Zahir Pajaziti.

Në 26 vjetorin e rënies heroike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, bashkë me Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani Sadriu dhe me Zëvendëskryeministren e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, me ministra të Qeverisë sonë e deputetë të Kuvendit, përkujtuam veprën e tyre për lirinë, për shtetin dhe për pavarësinë tonë.

Lavdi të gjithë heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të popullit tonë!”, shkruan Kurti. / KultPlus.com

Fotografi e rrallë e Zahir Pajazitit në vitin 1980

Vëllai i Heroit Zahir Pajaziti, Agimi pati publikuar një fotografi të njërit ndër themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fotografinë e realizuar në vitin 1980, Heroi Zahir Pajaziti, shihet në shoqëri të një miku të tij të atëhershëm.

Zahir Pajaziti, kishte rënë heroikisht në janar të vitit 1997.

Ai ishte njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Komandant i saj në Rajonin e Llapit. / KultPlus.com

Kurti: Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu ishin kushtrimi i çlirimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Presidentën Vjosa Osmani kanë vendosur kurorë lulesh te shtatoret e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci, shkruan KultPlus.

“Komandanti Zahir Pajaziti ishte ndër pararendësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën kryenin aksione kundër okupatorit edhe para se të fillojë lufta çlirimtare”, tha Kurti pas homazheve në sheshin e Dëshmorëve në Besianë, në 25-vjetorin e rënies së tyre.

Ai tha se Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu ishin kushtrimi i çlirimit dhe ata i dhanë një hov të jashtëzakonshëm Ushtrisë Çlirimtare. E rritën edhe besimin e popullit në UÇK, por edhe vetëbesimin e popullit.

Andaj, bashkë Vjosa Osmanin, Kryetarin e Komunës së Besianës, Shpejtim Bulluqi dhe kolegë e bashkëpunëtorë të tjerë, Kurti vendosi lule të freskëta për këta luftëtarë të paepur, të cilët nuk kursyen asgjë për atë që është më e shtrenjta për vendin dhe popullin tonë, lirinë e Kosovës.

Lavdi Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut, Edmond Hoxhës, Ilir Konushevcit dhe të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve të populli tonë, tha në fund shefi ekzekutivit.

Nga aty, Kurti dhe Osmani po ashtu bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh edhe te varri i Zahir Pajazitit në Kompleksin Memorial në Orllan. /KultPlus.com

Një video e rrallë e heroit Zahir Pajaziti (VIDEO)

Komandanti i UÇK-së dhe Heroi i Kosovës, Zahir Pajaziti, ra heroikisht së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në një pritë të organizuar nga forcat e armikut.

KultPlus ju sjell sot një video të rrallë të vitit 1996, ku shihet Zahir Pajaziti duke qëndruara në odën e Naim Hysenit në Shtedim. Në këtë video gjithashtu shihen edhe Selim Haziri dhe Naim Haziri.

Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë. Ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe Hero – dëshmor i luftës së Kosovës. Zahir Pajaziti ishte një ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU.

Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin “Hero i Kosovës”. / KultPlus.com

25 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematikë të UÇK-së

Më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat armike.

Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, kur hasën në pritën e vënë nga forcat pushtuese në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë.

Aktivitetet ushtarake, Zahir Pajaziti i filloi gjatë viteve 90-ta. Në rrethanat e krijuara gjatë grevave të përgjithshme në Kosovë të mbajtura më 3 shator të vitit 1990, Zahiri dhe aktivistët tjerë filluan të punojnë për ngritjen e një rrjeti sigurimi në Kosovë. Si rezultat i kësaj pune Zahiri dhe aktivistët e Orllanit krijojnë Shtabin e Njësisë Guerile në Orllan, shkruan KosovaPress.

Në vitin 1991 pasi që në Kosovë fillojnë që punët e ilegales të koordinoheshin me legalen Zahiri shkon në Shqipëri për qëllime ushtarake. Me të kthyer në Kosovë në vitin 1992, grupi i tij zbulohet dhe Zahirit i duhet të kalojë në ilegalitet për disa muaj. Deri në 1992 ai kontribuoi në furnizimin me armatim të shtabeve të krijuara në rrethinën e Orllanit.

Gjatë vitit 1994, Zahiri filloi të angazhohet edhe në pjesë tjera të Kosovës për krijimin e UÇK-së. Kështu, ai është një nga themeluesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe anëtar i tij nga fillimi, nga ku fillon të bëhet koordinimi i aktiviteteve politike dhe ushtarake.

Zahiri shquhet në këtë kohë si organizues dhe zbatues i shkëlqyeshëm i sulmeve guerile ndaj forcave serbe në Kosovë, po veçanërisht në rajonin e Llapit.

Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës, Urdhrin Hero i Kosovës.

Zahiri ishte drejtuesi i njërës nga degët e mëdha të luftës, që më pas, natyrshëm, është shkrirë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Duke qenë drejtues i njërës nga degët e mëdha të luftës, ai ishte njëkohësisht edhe njëri nga bashkëkrijuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edmond Hoxha ishte junikasi që kishte ndër mend të krijonte përmasat e reja të traditës së tij familjare, apo të Kosovës. Duke qenë se në moshën gjashtëvjeçare, kur ishte ende fëmijë, kishte parë prangimin e burgosjen e të vëllait të tij të madh, Xhavitit, duke qenë se nga kjo që kishte parë kishte pasur dhimbje, por nuk kishte pasur thyerje.

Edmondi ishte studenti mes dëshirës për t’u bërë ushtarak dhe njeri i shkencave, i riu që kishte zgjedhur të bënte një jetë ndryshe e megjithatë tepër rinore, ndoshta më shumë se gjithçka ai do të niste një rrugë që njerëzit e tij e kishin hapur, me gjithë dhimbjen që kishte mbartur ajo, me gjithë gjakimin që kishin përjetuar e do të përjetonin.

Hakif Zejnullahu kishte një heshtje të jashtëzakonshme, ashtu siç e kishte edhe punën të jashtëzakonshme. Është një nga rastet më të veçanta të luftës, kur një figurë e rëndësishme si ai të ketë qëndruar, me një natyrshmëri të thellë, në vendin që i ishte caktuar, si zëvendës i Zahir Pajazitit dhe ndihmës i tij, dhe e gjithë kjo të ishte shumë e heshtur.

Hakifi dhe Zahiri ishin jo thjesht nip e dajë, por kishin të përbashkët gjithçka të virtytshme. /KultPlus.com

Kurti e Osmani do të vendosin kurorë lulesh te shtatoret e heronjve Pajaziti, Zejnullahu, Hoxha e Konushevci

Në orën 09:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin, Albin Kurti, do të vendosin nesër kurorë lulesh te shtatoret e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci.

“Sheshi i Dëshmorëve” në Podujevë do të vizitohet nga Kurti e Osmani gjatë ditës së nesërme.

“Në orën 10:10, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, vendosin kurorë lulesh dhe bëjnë homazhe te varri i heroit Zahir Pajaziti, në 25 vjetorin e rënies”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat armike.

Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, kur hasën në pritën e vënë nga forcat pushtuese në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë. /KultPlus.com

Publikohet një fotografi e rrallë e Zahir Pajazitit në vitin 1980

Vëllai i Heroit Zahir Pajaziti, Agimi ka publikuar një fotografi të njërit ndër themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fotografinë e realizuar në vitin 1980, Heroi Zahir Pajaziti, shihet në shoqëri të një miku të tij të atëhershëm.

Zahir Pajaziti, kishte rënë heroikisht në janar të vitit 1997.

Ai ishte njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Komandant i saj në Rajonin e Llapit. / KultPlus.com

Joga në zemër të Prishtinës si portretizim i paqes, harmonisë e shëndetit

Suada Qorraj

Tapetet shumë ngjyrëshe të jogës tashmë kishin zënë vend në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë. Nën tingujt e një muzike të qetë, shumllojmërisë së ngjyrave tashmë ju ishte bashkuar, trupi e shpirti i gjithsecilit, që sot për disa minuta, kishte gjetur qetësinë ne praktikimin e jogës, shkruan KultPlus.

Jogën mu në zemrën e Prishtinës, në qiellin e hapur, pikërisht aty ku secili fllad i lehtë që vinte kohë pas kohe, e sollën Agnesa dhe Rina Mehmeti, dy motrat që tash e sa vite drejtojnë studion ‘Urban Joga’.

Dyshja tregon për KultPlus se një ngjarje të tillë kishin vendosur ta realizon në ditën që njihet si më e gjata e vitit, ditën ndërkombëtare të jogës.

“Arsyeja se pse jemi këtu është për shkak se sot është dita ndërkombëtare e jogës dhe mbahet në tërë botën. Kurse data 21 është caktuar si ditë ndërkombëtare, se është dita më e gjatë e vitit. E në këtë ditë të gjithë dalin të festojnë për paqe, për harmoni, për lumturi e mbi të gjitha shëndet”, pohoi Agnesa Mehmeti.

Synimi i këtij aktiviteti ishte që ti afronte më shumë njerëzit, të ju ngriste vetëdijen, por dhe të ju dëshmonte se joga është më shumë sesa meditim.

 “Aktiviteti është për me i pru njerëzit pak më afër, të ju ngrisim vetëdijen , ti kthejmë nga vetja dhe shëndeti. Ta provojnë jogën, se nuk është vetëm meditim, është edhe një ushtrim i vogël trupor, ngase ndihmon shumë në forcimin e trupit”, shtoi tutje ajo.

Ndërkaq për Rina Mehmetin joga ishte, por dhe mbetet qetësia shpirtërore në mbylljen që solli pandemia. Ajo thotë se çdo kush duhet ta provojë jogën.

“Në kohën e pandemisë që na mentalisht kemi qenë të mbyllur me joga mundohem me u hap më shumë edhe me e gjetë atë qetësinë shpirtërore. Kështu që ky vend mendoj që është shumë i qëlluar, ngase edhe po mbahet në ambientet e jashtme. Secili dihet ta provoj”, tha ajo.

Agnesa e Rina Mehmeti kanë mishëruar në veten tyre praktikimin e jogës tash e tetë vite. Fillimisht si ndihmesë për problemet shëndetësore, e më vonë shumë më tepër se kaq. Joga tashmë është bërë ndihmesa e tyre më e madhe.

“Sa më shumë lëvizje, trupi është me fleksibili, boshti kurrizor është më fleksibili, e në fund edhe mendja është fleksibilie”, përfundojnë intervistën e tyre motrat Ahmeti./ KultPlus.com

Një video e rrallë e heroit Zahir Pajaziti (VIDEO)

Komandanti i UÇK-së dhe Heroi i Kosovës, Zahir Pajaziti, ra heroikisht së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në një pritë të organizuar nga forcat e armikut.

KultPlus ju sjell sot një video të rrallë të vitit 1996, ku shihet Zahir Pajaziti duke qëndruara në odën e Naim Hysenit në Shtedim. Në këtë video gjithashtu shihen edhe Selim Haziri dhe Naim Haziri.

Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.

Ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe Hero – dëshmor i luftës së Kosovës.

Zahir Pajaziti ishte një ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës.

Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin “Hero i Kosovës”. / KultPlus.com

24 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematikë të UÇK-së

Më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat armike.

Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, kur hasën në pritën e vënë nga forcat pushtuese në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë.

Aktivitetet ushtarake, Zahir Pajaziti i filloi gjatë viteve 90-ta. Në rrethanat e krijuara gjatë grevave të përgjithshme në Kosovë të mbajtura më 3 shator të vitit 1990, Zahiri dhe aktivistët tjerë filluan të punojnë për ngritjen e një rrjeti sigurimi në Kosovë. Si rezultat i kësaj pune Zahiri dhe aktivistët e Orllanit krijojnë Shtabin e Njësisë Guerile në Orllan, shkruan KosovaPress.

Në vitin 1991 pasi që në Kosovë fillojnë që punët e ilegales të koordinoheshin me legalen Zahiri shkon në Shqipëri për qëllime ushtarake. Me të kthyer në Kosovë në vitin 1992, grupi i tij zbulohet dhe Zahirit i duhet të kalojë në ilegalitet për disa muaj. Deri në 1992 ai kontribuoi në furnizimin me armatim të shtabeve të krijuara në rrethinën e Orllanit.

Gjatë vitit 1994, Zahiri filloi të angazhohet edhe në pjesë tjera të Kosovës për krijimin e UÇK-së. Kështu, ai është një nga themeluesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe anëtar i tij nga fillimi, nga ku fillon të bëhet koordinimi i aktiviteteve politike dhe ushtarake.

Zahiri shquhet në këtë kohë si organizues dhe zbatues i shkëlqyeshëm i sulmeve guerile ndaj forcave serbe në Kosovë, po veçanërisht në rajonin e Llapit.

Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës, Urdhrin Hero i Kosovës.

Zahiri ishte drejtuesi i njërës nga degët e mëdha të luftës, që më pas, natyrshëm, është shkrirë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Duke qenë drejtues i njërës nga degët e mëdha të luftës, ai ishte njëkohësisht edhe njëri nga bashkëkrijuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edmond Hoxha ishte junikasi që kishte ndër mend të krijonte përmasat e reja të traditës së tij familjare, apo të Kosovës. Duke qenë se në moshën gjashtëvjeçare, kur ishte ende fëmijë, kishte parë prangimin e burgosjen e të vëllait të tij të madh, Xhavitit, duke qenë se nga kjo që kishte parë kishte pasur dhimbje, por nuk kishte pasur thyerje.

Edmondi ishte studenti mes dëshirës për t’u bërë ushtarak dhe njeri i shkencave, i riu që kishte zgjedhur të bënte një jetë ndryshe e megjithatë tepër rinore, ndoshta më shumë se gjithçka ai do të niste një rrugë që njerëzit e tij e kishin hapur, me gjithë dhimbjen që kishte mbartur ajo, me gjithë gjakimin që kishin përjetuar e do të përjetonin.

Hakif Zejnullahu kishte një heshtje të jashtëzakonshme, ashtu siç e kishte edhe punën të jashtëzakonshme. Është një nga rastet më të veçanta të luftës, kur një figurë e rëndësishme si ai të ketë qëndruar, me një natyrshmëri të thellë, në vendin që i ishte caktuar, si zëvendës i Zahir Pajazitit dhe ndihmës i tij, dhe e gjithë kjo të ishte shumë e heshtur.

Hakifi dhe Zahiri ishin jo thjesht nip e dajë, por kishin të përbashkët gjithçka të virtytshme. /KultPlus.com

Skulptura e grave “Hasjane” vendohet në sheshin ‘Zahir Pajaziti’

Kompozicioni skulptural “Hasjanet” të akademik Luan Mulliqit, është vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

Në këtë ngjarje ishte e pranishme edhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi e cila tha se pavarësisht se ky vit ka qenë sfidues për ministrinë që ajo drejton, artistë si Luan Mulliqi e bëjnë të ndjehet krenare.

Ajo tha se është e lumtur që vepra të tilla që tregojnë historinë e gruas hasjane në etapa të ndryshme, po vendoset në hapësira publike në kryeqytet.

“Ky vit ka qenë shumë sfidues në pjesën e kulturës dhe artit, por artistët s’ka që i ndalon, shpirti i tyre gjithmonë punon dhe na sjellin artin më të bukur dhe më fisnik. unë jam sot e nderuar që jam mysafire e akademik Luan Mulliqit i cili na ka bërë krenar jo vetëm në vendin tonë por edhe jashtë vendit me skulpturat e tij, më emrat më eminent të historisë sonë, por edhe të fytyrave ndërkombëtare të cilat kanë dhënë kontribut të madh. Si ministre e Kulturës ndihem më e fuqishme si grua dhe si bijë e këtij vendi, që mbas meje janë skulpturat e gruas hasjane e cila jo për veç që i shohim, por tregojnë historinë e gruas dhe rëndësinë që e ka pasur nëpër etapa të ndryshme. Kjo është edhe një falënderim i madh që dua të ia bëjë akademik Luan Mulliqit i cili edhe fuqizimin e femrës gjithmonë e ka parësor”, tha ajo.

Ndërsa skulptori Luan Mulliqi tha se koncepti i kësaj vepre ka të bëjë me një amanet që i lihet trashëgimtarëve.

“Është kënaqësi e veçantë që tashmë në hapësirat publike kemi një vepër të artit me një temë të veçantë të hasjanëve e cila është trashëgimia më autoktone që e kemi dhe më vjen mirë që sonte po i kremtojmë dy ditëlindje. Njëra është ditëlindje familjare që ka të bëjë me mbesën time dhe të njëjtën kohë është një ditëlindje e një monumenti i cili si një monument pasqyron trashëgiminë familjare. Vet koncepti i kësaj vepre ka të bëjë me një amanet që i lihet trashëgimtarëve që atë që ne nuk kemi mund të arrijmë që ata të punojnë që të jenë më të avancuar në pikëpamje edhe shoqërore edhe kombëtare më shumë se ne”, tha ai./gazetaexpress/ KultPlus.com

Një video e rrallë e heroit Zahir Pajaziti (VIDEO)

Komandanti i UÇK-së dhe Heroi i Kosovës, Zahir Pajaziti, ra heroikisht së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në një pritë të organizuar nga forcat e armikut.

KultPlus ju sjell sot një video të rrallë të vitit 1996, ku shihet Zahir Pajaziti duke qëndruara në odën e Naim Hysenit në Shtedim. Në këtë video gjithashtu shihen edhe Selim Haziri dhe Naim Haziri.

Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.

Ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe Hero – dëshmor i luftës së Kosovës.

Zahir Pajaziti ishte një ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës.

Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin “Hero i Kosovës”. / KultPlus.com

Një video e rrallë e heroit Zahir Pajaziti (VIDEO)

Komandanti i UÇK-së dhe Heroi i Kosovës, Zahir Pajaziti, ra heroikisht së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në një pritë të organizuar nga forcat e armikut.

KultPlus ju sjell sot një video të rrallë të vitit 1996, ku shihet Zahir Pajaziti duke qëndruara në odën e Naim Hysenit në Shtedim. Në këtë video gjithashtu shihen edhe Selim Haziri dhe Naim Haziri.

Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.

Ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe Hero – dëshmor i luftës së Kosovës.

Zahir Pajaziti ishte një ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës.

Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin “Hero i Kosovës”. / KultPlus.com

Regjisori amerikan realizon dokumentar për Zahir Pajazitin

Skenaristi dhe regjisori amerikan, Douglas Beck dhe regjisori i ri, Valdrin Fetahu nga Podujeva kanë realizuar një dokumentar me titull “Mjaltë nga Shkëmbi” që i kushtohet heroit të kombit Zahir Pajaziti.

Dokumentari “Mjaltë nga Shkëmbi” do të shfaqet premierë më 19 qershor në ditën e çlirimit të Podujevës nga okupatori serb.

Ky film dokumentar do të kujdeset ta zbulojë profilin njerëzor të Zahirit duke intervistuar familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët që e njihnin Zahir Pajazitin.

Regjisori amerikan bën film dokumentar për Zahir Pajazitin

Amerikanët kurrë nuk kanë dëgjuar për Zahir Pajazitin. Kosovarët e shohin atë si një hero kombëtar.

Në të gjithë Kosovën, kujtesa e tij portretizohet nga figura të zymta dhe statuja militante. 

Por kush ishte Zahiri i vërtetë nën bronz?

Filmi dokumentar “Mjaltë nga shkëmbi” do të kujdeset ta zbulojë profilin njerëzor të Zahirit. 

Duke intervistuar familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët që e njihnin më së miri, personaliteti i vërtetë i Zahirit do të kapërcejë legjendën e tij të politizuar. 

Do të dëgjohet rrahja e zemrës së tij njerëzore.

Dokumentari është përgatitur nga skenaristi dhe regjisori amerikan, Douglas Beck, dhe regjisori i ri kosovar, Valdrin Fetahu.

Premiera e tij do të jepet në muajin maj të këtij viti. Dokumentari do të shfaqet edhe në SHBA.

https://www.youtube.com/watch?v=faMEhLfz4xg

Heronjtë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, emblemë e luftës për liri

Sot 22 vjet më parë, kombi ynë përjetoi një nga goditjet më të mëdha. Humbi komandantin dhe dy personalitetet më domethënëse të luftës për liri dhe pavarësi.

Kështu u tha në akademinë përkujtimorë ku me nderime të larta u vlerësuan heronjtë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, në 22 vjetorin e rënies së tyre, raporton Ekonomia Online.

Ish komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, përkujtoi heronjtë duke i cilësuar si emblemë të luftës për lirinë e vendit.

“Lufta e UÇK përfundimisht hapi rrugën dhe perspektivën për jetë më të mirë të shqiptarëve në trojet e veta në gadishullin ilirik. Lufta çlirimtare në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit 20 është ngjarje me ndikim në marrëdhëniet ballkanike, evropiane e botërore. Komandanti Zahir Pajaziti ishte strategu më i shquar i UÇK-së. Mbi të gjitha ishte personalitet emblemë i luftës për liri”, u shpreh Mustafa.

Komandant Remi shtoi se Zahir Pajaziti, ishte organizator i ushtrisë, anëtar dhe një nga themeluesit e shtabit të UÇK-së brenda vendit.

Ai e quajti Pajazitin si figura qendrore dhe identifikuese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Ndërsa për Zejnullahun dhe Hoxhën, tha se asgjë nuk i ndali në misionin e tyre të shenjtë.

“Nismat e tij ishin të çmuara. Si i tillë komandanti do mbetet gjithmonë në historinë tonë kombëtare shqiptare. Madhështia e rënies së heroit tonë është rënia e tij përkrah dëshmorëve Haki Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Ishte domethënës besimi që Hakiu kishte krijuar tek shokët. Edmond Hoxha është dëshmi e tejkalimit e rretheve të UÇK-së dhe sinonim i madhështisë të UÇK-së. Haki Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën asgjë nuk i ndali në misionin e tyre të shenjtë. Rënia e tyre u bë dritë për kombin dhe lirinë. Jemi me fat që po ndërtojmë vendin tonë drejt të ardhmes së ndritur në bashkëpunim me miqtë tanë”, shtoi Mustafa.

Ndërsa, Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë, duke kujtuar luftën e UÇK-së, tha se ajo ishte e mbështetur në mendje të mëdha ideore të tilla si ato të tre heronjve.

Sipas Sylës, rënia e tyre ishte sa heroike edhe krenare në mbrojtjen e identitetit dhe krenarisë kombëtare.

“Për një kohë lufta çlirimtare ra ndesh me filozofinë dhe politikën e kohës. Më vonë u ndryshua. Lufta e UÇK-së  ishte e mbështetur në mendje të mëdha ideore. Mbështetur në këtë madhështi të heronjve siç ishte Zahir Pajaziti me luftëtarë të tij, u arrit çlirimi dhe liria”, tha Syla.

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, tha se duhet të bëhet më shumë që kujtimi të mbetet i gjallë për brezat e tjera.

“Duhet të bëhet më shumë që kujtimi për ta dhe lufta që bën të mbetet e gjallë edhe për breza të tjerë. Ka aq shumë rënie krenare sa duhet të bëjmë më shumë që kjo të mbetet gjallë edhe për brezat e ardhshëm ”, tha Gucati.

Fakete Hoxha, motra e Edmond Hoxhës, iu drejtua të pranishmëve, udhëheqësve të vendit që të jenë bashkë për të mirën e Kosovës ashtu si dikur që ishin bashkë për lirinë e saj.

“Prapë sot më duket se kanë një porosi, kthehuni para 22 viteve ata që ishit, kujtoni edhe sot. Kthehuni tek vetja, kujtojeni karakterin tuaj për Kosovën dhe vendosni sot siç keni qenë atëherë së bashku”, tha Hoxha.

Zahir Pajaziti u vra bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.

Pajaziti ishte një ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, ish -Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës, Urdhrin ‘Hero i Kosovës’. /KultPlus.com