Sa ka çilë lule mullaga, e dashur. Pragut dritare i shpërthen kafazlia drunj’t e përmidis koltrines këpus aromë. Ndrit oden kadife.
Rrethoren, ornament lulesh, hala e kam në dorë. Ndoshta ardhja dallandyshe pret varsen tek ndôj krane çerdhe e cicërima sqep-grepuem shkaklon bishtalecin paprâ. Si sytë e hyjeve ia kam ruejtë çerdhen, ndriçim mrena shpirtit qoshk. Zogjve, kanë me çilë lëvozhgen, s’ju kallxoj dimnin i cili s’ka rrjedhë prajshëm si Buna.
Përmallshëm miklohet përhumbja, e dashur. Velat e freskut ma shikun pritjen. E n’ty hijeshoj etje.
Ulun në guraleca, ndezi prendimin. Përherë ai ka ndër buzë avashllekun valë, andaj derdhet si vena tek gota tokë e puthjen e merr malli edhe kur puthet. Nân kâmbët urë lundrojnë retë e pabinduna. Por prêp Buna i atron. Janë krejt luleborë, topçe aortë. Ngjizen pulëbardhat n’to e kështu lindin lundrat. Rremat, grepat, rrjetat tri harqet e triumfit kumbojnë erë shiroku.
E unë jam njaty tue të pasë një frymë larg…
Bash me pelikanin partitura e peshkatarit hapërdan notat mbi harpen Bunë. Uvertura dirigjon kangë muza; “Hyjneshë e diellit pâ prenduem e hanes zjarmi hyjesh e tokes ngufje krahnori e moteve dekolte lundro mallnueshem mes dy dashnive!”
Tirana tashmë është kthyer në atraksion për produksione të mëdha të huaja, të cilat e kanë vendosur kryeqytetin tonë në hartën e tureve ndërkombëtare.
I tillë është edhe “Las Vegas Magic Festival”, një produksion ekskluzivisht nga Las Vegas ku në turin e saj ndërkombëtar ka përfshirë dhe Shqipërinë. 7 prej alkimistëve më të talentuar të kohëve moderne do të vijnë në datat 5-6-7 prill në Pallatin e Kongreseve për të na dhuruar momente magjie, humor dhe emocione të papërshkrueshme.
Ata u pritën në takim nga kryebashkiaku Erion Veliaj i cilu u dhuroi atyre edhe Kullën e Sahatit. Gjatë fjalës së tij Veliaj u shpreh se aktivitetet në kuadër të vitit “Tirana Kryeqytet Mesdhetar i Kulturës” kanë filluar një vit më herët. Ai u bëri thirrje të gjithë fëmijëve të kryeqytetit të ndjekin nga afër shfaqjen, duke theksuar se pavarësisht se vijmë nga kombe të ndryshme na bashkon arti, magjia dhe kultura.
“Jam shumë i lumtur që një ekip që ka ardhur nga disa vende të Europës dhe botës, këtë tur e ka sjellë edhe në Tiranë. Kalamajtë do kënaqen me bukurinë që sjell magjia, arti dhe skena. Por unë besoj që edhe ne si qytet kemi nevojë për pak pushim. Është momenti kur ka ndërruar stina, kur kemi energji të reja dhe më vjen mirë që kjo trupë me kaq shumë energji pozitive dhe entuziazëm na ka nderuar në Tiranë. Ne jemi pjesë e turit, pas Athinës ka qenë Tirana. Në një qytet që do të jetë kryeqyteti mesdhetar i Kulturës, më vjen mirë që aktivitetet kanë filluar që një vit përpara. Shpresoj që fëmijët e Tiranës të gëzohen të kënaqen dhe të kuptojnë, që pavarësisht se ne vijmë nga kombe të ndryshme, flasim gjuhë të ndryshme ka diçka që na bashkon, që është arti, magjia dhe kultura”, tha Veliaj.
Iluzionistët që do të ngjiten në skenë kanë rrëmbyer një seri çmimesh prestigjioze si Merlin, ekuivalente të çmimeve Oscar, Guinness ejt. “Las Vegas Magic Festival” do të kthehet në destinacionin e preferuar të familjeve, të rinjve e kujtdo tjetër fundjavën e 5, 6 dhe 7 prillit.
Një shfaqje ekskluzive dhe e veçantë për të gjithë që padyshim nuk duhet humbur. Biletat janë drejt fundit dhe mund të blihen në www.vivere.al/KuktPlus.com
Do të më duhet ta ringre jetën e shkretuar që ende sot është pasqyra jote: çdo mëngjes ta rimëkëmb do të më duhet. Që kur u largove, sa shumë vende, të kota janë shndërruar, të pakuptimta, njësoj si dritat në mesditë. Buzëmbrëmjet që qenë korniza të imazhit tënd, meloditë me të cilat gjithmonë më prisje, fjalët e asaj kohe, me duart e mia do të më duhet t’i thyej. Në ç’thellomë do ta fsheh shpirtin tim që të mos e shohë mungesën tënde, që si një diell i tmerrshëm, pa perëndim, rrëzëllen përfundimtare dhe mizore? Mungesa jote më rrethon si litari grykën, si deti atë që mbytet.
Piktori i mirënjohur dhe personaliteti i artit shqiptar Ali Oseku u nda nga jeta në moshën 80 vjeçare.
Homazhet për t’i dhënë lamtumirën e fundit u mbajtën në hollin e Universitetit të Arteve mes familjarësh, miqve dhe dashamirësve të veprës së tij.
Ali Oseku lindi në Tiranë në vitin 1944, në një familje me origjinë nga Gjakova.
Liceun artistik e mbaroi në vitin 1963, ndërsa Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1969. Në vitin 1973, në valën e ndëshkimeve shtetërore në fushën e artit dhe kulturës, artisti dënohet me burg deri në vitin 1979. Pas viteve ’90 ai do të ishte një nga zërat më aktivë të skenës artistike vendase./KultPlus.com
I konsideruar gjerësisht si një nga aktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, karriera e Marlon Brando zgjati më shumë se gjashtë dekada dhe la një ndikim të pashlyeshëm në kinema. Në afro 50 filmat që bëri, Brando u nominua për tetë çmime Oscars dhe fitoi dy prej tyre, së pari në vitin 1955 me “On the Ëaterfront” dhe përsëri në vitin 1973 për rolin e tij më të famshëm në “The Godfather”, transmeton KultPlus.
Karriera e Brandos filloi në teatër, duke u trajnuar me mësuesen e famshme të aktrimit Stella Adler. Falë tutelës së saj, Brando popullarizoi metodën e aktrimit në skenë dhe ekran dhe formoi një stil natyralist të tijin, duke i mbushur personazhet e tij me një lidhje të thellë personale dhe emocionale që vendosi shiritin për të gjithë aktorët e ardhshëm.
Përveç talentit të tij të jashtëzakonshëm, Brando ishte gjithashtu një aktivist që kujdesej thellësisht për Lëvizjen për të Drejtat Civile dhe Lëvizjen Indiane Amerikane, duke e dërguar aktoren Sacheen Littlefeather për të pranuar Oscarin e tij për filmin “The Godfather” në emër të tij, duke i dhënë asaj mundësinë të fliste publikisht për trajtimin e amerikanëve vendas në Hollyëood.
Në vijim gjeni pesë rolet e tij më të mira në filma:
Armend Rexhepagiqi njihet për muzikën e tij të veçantë, tekstin me mesazh të thellë dhe zërin e tij të fuqishëm, shkruan KultPlus.
Një ndër këngët e pavedekshme të tij është “Edhe një here”, e cila është një ‘lutje’ dashurie.
KultPlus ua sjell tekstin dhe këngn “Edhe një herë”:
Ka shumë ditë që pikëllimi më mban Si një sëmundje e rëndë Që bar nuk ka e s`më lë të jetoj
Ka shumë ditë që rrugët përherë na janë ndarë E ditët e mia netë e mija kot unë i harxhoj
A ka në botë kudo arsye për këtë vuajtje O më beso se faj nuk kam që forca po më lë
Se çdo ditë e re më tregon se ishte e kotë tërë kjo pritja ime dhe mundi im dhe endërrat për dashuri
Edhe një herë o veç edhe një herë Këngët që i kujtoj të kam o kujt të ia dhuroj
Edhe një herë o veç edhe një herë Gjakun o prap ta ndez Veç një mengjes me ty ta pres
Edhe një herë o veç edhe një herë Të të takoj e veç një çast gëzimi ta jetoj me ty Edhe përherë t’i mbylli sytë në këtë rrugë pa të vetmen dashuri
Edhe një herë o mos të vdes pa t’pa, pa t’pa edhe një herë Vetem edhe një herë
Diçka e rëndë sikur hyri në mua Më shtrëngon e po dhemb Ma mori sigurinë nuk jam i njëjti ai njeri
Dhe çdo ditë e re më tregon se ishte e kotë tërë kjo pritja ime dhe mundi im dhe endërrat për dashurinë
Edhe një herë o veç edhe një herë Të të takoj e veç nje çast gëzimi ta jetoj me ty Edhe përherë t’i mbylli sytë në këtë rrugë pa të vetmen dashuri Edhe një herë o mos te vdes pa t’pa, pa t’pa edhe një herë Vetëm edhe një herë… / KultPlus.com
Bota e kujton si një nga figurat më te zëshëm në histori, i cili kërkoi të drejtat bazike për njerëzit me ngjyrë në SHBA, shkruan KultPlus.
“I have a dream”, apo në shqip “Unë kam një ëndërr” është titulli i fuqishëm i fjalimit madhështor të King, përmes të cilit la një thirrje e mesazh frymëzues i cili kujtohet edhe sot. Ky fjalim mbahet mend si një nga fjalimet më të mira e frymëzuese në historinë e njerëzimit. Më 1963 në marshin protestues në Washington ai i kërkonte SHBA-së që t’i jepte fund diskriminimit racor. Ai ishte zëri i 250 mijë protestuesve të cilët qëndronin në heshtje duke ndjerë çdo fjalë të këtij fjalimi, ndërsa brohoritnin fort pas çdo fjalie.
“Unë kam një ëndërr, që të gjithë njerëzit të jenë të barabartë. Unë kam një ëndërr, që katër fëmijët e mi do të jetojnë një ditë në një vend, ku nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës, por nga karakteri i tyre. Sot unë kam një ëndërr”, ka thënë King gjatë fjalimit të tij.
KultPlus po ju sjellë sonte këtë fjalim të fuqishëm:
Njëqind vjet më parë, një amerikan i madh, nën hijen e të cilit qëndrojmë sot, nënshkroi Shpalljen e Emancipimit. Ky dekret i momentit erdhi si drita e një feneri të madh për miliona skllevër me ngjyrë, të cilët ishin përcëlluar në flakët e padrejtësisë përvëluese. Erdhi si një agim në fund të një nate të gjatë të robërimit. Por njëqind vite më vonë, njerzit me ngjyrë ende nuk janë të lirë. Njëqind vite më vonë, jeta e një njeriu me ngjyrë është ende e sakatuar nga prangat e izolimit dhe zinxhirët e diskriminimit. Njëqind vite më vonë, njerëzit me ngjyrë jetojnë në një ishull varfërie në mes të një oqeani të gjerë me prosperitet material. Njëqind vite më vonë, njerëzit me ngjyrë ende brengosen në qoshe të shoqërisë amerikane dhe e ndjejnë veten si në ekzil në tokën e tyre. Prandaj ne kemi ardhur këtu të dramatizojmë një kusht të turpshëm.
Në një farë kuptimi, ne kemi ardhur në kryeqytetin e kombit tonë për të marrë një çek. Kur arkitektët e republikës sonë shkruan fjalët e mrekullueshme të Kushtetutës dhe Shpalljes së Pavarësisë, ata po nënshkruanin një shënim premtues, sipas së cilit, çdo amerikan duhet të ishte trashëgimtar. Ky shënim ishte një premtim se të gjithë njerëzit, po, njerëz me ngjyrë dhe të bardhë, do t’i garantoheshin të drejtat e patjetërsueshme të jetës, liria dhe kërkimi i lumturisë. Është fare e qartë sot se Amerika nuk i ka plotësuar zotimet e premtuara, për sa i përket qytetarëve me ngjyrë. Në vend që të nderojnë këtë detyrim të shenjtë, Amerika u ka dhënë popullit me ngjyrë një çek të keq, një çek në të cilin shënohen “fonde të pamjaftueshme”.
Por ne refuzojmë të besojmë se banka e drejtësisë ka falimentuar. Ne refuzojmë të besojmë se nuk ka fonde të mjaftueshme në kupën e madhe të mundësive të këtij kombi. Prandaj ne kemi ardhur ta marrim këtë çek, një çek që do të na japë mbi kërkesën e pasurisë, lirinë dhe drejtësinë. Tani është koha t’i bëjmë të vërteta premtimet e demokracisë. Tani është koha ta bëjmë drejtësinë një realitet për të gjithë fëmijët e Perëndisë. Do të ishte fatale sikur ky komb të tejkalonte urgjencën e momentit. Njëmijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e treshi nuk është fundi, por fillimi. Vorbulla e revoltës do të vazhdojë të tundë themelin e kombit tonë deri në ditën e shndritshme që drejtësia do të lindë.
Duhet t’i them diçka atyre që qëndrojnë në pragun e ngrohtë, që i drejton në pallatin e drejtësisë. Në procesin për të fituar vendin tonë të drejtë, ne nuk duhet të ndihemi fajtorë për veprimet tona të gabuara. Le të mos kërkojmë të kënaqim etjen tonë për liri duke pirë nga kupa e zemërimit dhe urrejtjes. Nuk duhet ta ngrijmë përpjekjen tonë në sferën e lartë të dinjitetit dhe disiplinës. Nuk duhet të lejojmë që protestat tona krijuese të degjenerojnë në dhunë fizike. Duhet të ngrihemi përsëri dhe përsëri në lartësinë madhore për të bashkuar forcën fizike me forcën shpirtërore. Jam i vetëdijshëm se disa prej jush kanë kaluar përejtime dhe vuajtje të mëdha. Disa prej jush vijnë direkt nga qelitë e burgjeve. Disa prej jush vijnë nga zona ku kërkimi për liri ju ka lënë të dërrmuar nga stuhia e persekutimeve dhe është tronditur nga era e brutalitetit të policisë. Ne jemi veteranët e vuajtjes krijuese. Vazhdoni të punoni me besimin se vuajtjet e pamerituara janë shpenguese. Shkoni në Misisipi, shkoni në Alabama, kthehuni në Karolinën e Jugut, shkoni në Xheorxhia, kthehuni në Luiziana, shkoni në lagjet e varfra dhe getot e qyteteve veriore, duke ditur se në një farë mënyre situata mund dhe do të ndryshojë. Le të mos zhytemi në lëndinën e dëshpërimit, ju them, miqtë e mi. Edhe pse po përballemi me vështirësitë e të sotmes dhe të nesërmes, unë ende kam një ëndërr. Është një ëndërr e rrënjosur thellë në ëndrrën amerikane.
Unë kam një ëndërr se një ditë ky komb do të ngrihet dhe do të jetojë kuptimin e vërtetë të besimit të tij: Ne mendojmë se këto të vërteta janë të vetëkuptueshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë. Kam një ëndërr se një ditë në kodrat e kuqe të Xheorxhias yjet e ish-skllevërve dhe bijve të të zotëve të ish-skllevërve do të ulen krah për krah në tavolinën e vëllazërisë.
Kam një ëndërr se një ditë, madje dhe në shtetin e Misisipit, një shtet i djersitur me nxehtësinë e padrejtësisë, do të djersisë nxehtësinë e shtypjes, do të transformohet në një oazë lirie dhe drejtësie.
Kam një ëndërr se poshtë në Alabama, ku sundon racizmi i ligë, ku nga buzët e guvernatorit dalin fjalë pa kuptim, djem dhe vajza të vogla me ngjyrë, do të mund të bashkojnë duart me djem dhe vajza të vogla të bardha, si motra dhe vëllezër. Sot kam një ëndërr! Kam një ëndërr se një ditë çdo luginë do të lartësohet dhe çdo kodër dhe mal do të ulet, vendet e ashpra do të sheshohen dhe vendet e lakuara do të bëhen të drejta, dhe lavdia e Perëndisë do të zbulohet dhe të gjithë do ta shohin së bashku.
Kjo është shpresa jonë. Ky është besimi me të cilin kthehemi në Jug. Me këtë besim do të jemi në gjendje ta kthejmë malin e dëshpërimit në një gur shprese. Me këtë besim do të jemi në gjendje ta transformojmë disharmoninë e kombit tonë në një simfoni të bukur të vëllazërisë. Me këtë besim ne do të jemi në gjendje të punojmë së bashku, për të luftuar së bashku, për të mbrojtur lirinë së bashku, me dijen se një ditë do të jemi të lirë. Dhe kjo do të jetë dita kur fëmijët e Perëndisë të jenë në gjendje të këndojnë së bashku me një kuptim të ri “Vendi im është toka e ëmbël e lirisë. Toka ku stërgjyshërit kanë vdekur, toka e krenarisë së pilgrimëve, nga çdo majë mali le të këndojë liria”. Dhe nëse Amerika do të bëhet një komb i madh, kjo duhet të bëhet e vërtetë.
Kështu lëreni lirinë të kumbojë nga majat e kodrave të Nju Hemshajërit. Lëreni lirinë të kumbojë nga malet e gjera të Nju Jorkut. Lëreni lirinë të kumbojë nga lartësitë e Pensilvanisë. Lëreni lirinë të kumbojë nga shkëmbinjtë me dëborë të Kolorados. Lëreni lirinë të kumbojë nga pjerrësirat e Kalifornisë. Por jo vetëm kaq. Lëreni lirinë të kumbojë nga mali i gurit të Xheorxhisë. Lëreni lirinë të kumbojë nga mali i Tenesit.
Lëreni lirinë të kumbojë nga çdo kodër dhe pirg dheu i Misisipit, nga çdo krah mali, lëreni lirinë të kumbasë! Dhe kur kjo të ndodhë, kur ta lejojmë lirinë të kumbojë, kur ta lëmë të kumbojë nga çdo fshat dhe çdo katundth, nga çdo shtet dhe çdo qytet, do të jemi në gjendje të përshpejtojmë ditën kur fëmijët e Perëndisë, të bardhët dhe të zinjtë, hebrenj dhe paganë, protestantë dhe katolikë, do të bashkojnë duart dhe të këndojnë fjalët e ritmit shpirtëror të njerëzve me ngjyrë “Më në fund të lirë, më në fund të lirë. Lavdi Zotit të Plotfuqishëm, jemi më në fund të lirë”./ KultPlus.com
Edicioni i dytë i “Klasikët n’Lissus” bëri bashkë 6 instrumentistë të shkollës 9-vjeçare “Besëlidhja” në Lezhë, të cilët përcollën emocione te publiku me një koncert të muzikës së dhomës.
Pjesë klasike nga kompozitorë të njohur u prezantuan nga instrumentistët e talentuar lezhjanë në skenën e Pallatit të Kulturës.
Një zhanër i ri ky për 6 nxënësit e shkollës së muzikës që punuan shumë për të prezantuar diçka të re dhe me emocione për artdashësit.
Për violinisten Melisa Figuri, një talent i ri që ka interpretuar edhe në skena të tjera, ky koncert përcolli emocione ndryshe për publikun.
“Ishte një gjë shumë emocionuese sepse duke e ditur se publiku mund të ketë thjesht një ditë normale, sot ne u çojmë atyre emocione krejt ndryshe”, tha ajo.
Ndërsa violinisti Fabio Markolaj u shpreh se është dashur shumë punë dhe studim për realizimin e këtij koncerti.
“Besoj se publiku është kënaqur me punën tonë”, tha ai.
Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, vlerësoi se këta artistë demonstrojnë se shkolla “Besëlidhja” po kthehet në një fidanishte që po rrit talente që po i japin një tjetër ritëm jetës kulturore të këtij qyteti.
“Këta fëmijë sonte na treguan se do jenë muzikantë të mëdhenj në të ardhmen dhe ne jemi krenarë për ta”, tha ai.
Prej pak vitesh muzika klasike ka filluar të gjallërohet në Lezhë./atsh/KultPlus.com
Komedia franceze “Second Act”, me protagoniste Lea Seydoux, do të hapë Festivalin e Filmit në Kanë më 14 maj.
Duke luajtur jashtë garës për Palmën e Artë, ajo është prurja e fundit nga regjisori i suksesshëm Quentin Dupieux.
Regjisori 49-vjeçar e ka vendosur veten si një yll i komedive absurdiste me 13 filma në 17 vjet, por mund të njihet më mirë ndërkombëtarisht si ylli i muzikës elektronike Z. Oizo.
Në “Second Act” luajnë edhe dy emra të mëdhenj të kinematografisë franceze, Vincent Lindon dhe Louis Garrel.
Festivali, i cili do të zhvillohet nga data 14 deri më 25 maj, vitet e fundit ka përzgjedhur si hapës filma francezë, të cilët shfaqen njëkohësisht në mbarë vendin në Francë.
Përzgjedhja e plotë do të shpallet më 11 prill, duke përfshirë filmat që konkurrojnë për çmimin kryesor të Palmës së Artë, të cilët do të përballen me një juri të drejtuar nga regjisorja e “Barbie”, Greta Gerwig.
Dihet tashmë se “Furiosa: A Mad Max Saga”, pjesa më e fundit e ekskluzivitetit post-apokaliptik, do të ketë premierën botërore në festival, duke luajtur jashtë konkurrencës.
Ka pasur thashetheme të vazhdueshme se Kana mund të shohë rikthimin e regjisorit të “The Godfather”, Francis Ford Coppola me epikën e tij të gjatë “Megalopolis” me Adam Driver.
Gjithashtu këshillohet për një paraqitje është skuadra e fundit midis Emma Stone dhe regjisorit Yorgos Lanthimos — “Kinds of Kindness” — e cila vjen vetëm disa javë pas suksesit të tyre me “Poor Things”, që përfshinte një Oscar për aktoren më të mirë për Stone.
Konkurrenca mund t’i japë një shtysë të madhe filmave artistikë si fituesi i vitit të kaluar “Anatomy of a Fall”, i cili fitoi një seri çmimesh, duke përfshirë skenarin më të mirë origjinal në Oscar. /Liberale.al / KultPlus.com
Ish-Zonja e Parë, Michelle Obama, tha se Beyonce “e ka ndryshuar lojën përsëri” pas publikimit të albumit të saj “Cowboy Carter”.
“Beyonce, ti je një person që thyen rekorde dhe krijon histori. Me “Cowboy Carter, ti e ke ndryshuar lojën edhe një herë duke ndihmuar në ripërcaktimin e një zhanri muzikor dhe transformimin e kulturës sonë. Jam shumë krenare për ty”, shkroi ajo, transmeton Klankosova.tv.
“Cowboy Carter është një kujtesë se pavarësisht gjithçkaje që kemi kaluar për t’u dëgjuar, parë dhe njohur, ne ende mund të kërcejmë, këndojmë dhe të jemi ata që jemi”, vazhdoi Michelle.
“Ky album na kujton se ne të gjithë kemi fuqi. Ka fuqi në historinë tonë, në gëzimin tonë dhe në votat tona – dhe ne mund të përdorim secili dhuntitë dhe talentet tona për të bërë zërin tonë të dëgjohet për çështjet që kanë rëndësi për ne”. / KultPlus.com
Muzeu Historik Kombëtar publikoi online një nga elementet më të vyer të fondit të tij, të njohur si Epitafi i Gllavenicës. Pëlhura e qëndisur me fije ari dhe argjendi është gjetur në Ballsh.
Në të paraqitet Krishti i shtrirë në varr. Epitafi përdoret në shërbesën e të Premtes së Madhe dhe sipas traditës, nxirret përreth kishës në përkujtim të varrimit të Krishtit. Epitafi i Gllavenicës daton në vitin 1373 dhe është zbuluar në qilarin e një shtëpie të rrënuar, në afërsi të Ballshit. Gjatësia e epitafit është 211 cm, aq sa gjatësia e një varri të zakonshëm, ndërsa gjerësia 114 cm.
Fjala epitaf vjen nga greqishtja bizantine dhe do të thotë “përmbi-varr” ose siç mund të thuhet ndryshe “mbulesë-varri”.
Epitafi i Gllavenicës është i qëndisur me fije ari në mëndafsh të butë nga dora e murgut Savia, me porosi të Gjergj Arianitit. Këtë fakt e vërteton mbishkrimi, i cili gjendet i qëndisur me ar dhe argjend në dy shtylla, pranë kokës dhe këmbëve të Krishtit që paraqitet i pajetë.
Epitafi i Gllavenicës është unikal dhe është vlerësuar si i treti në Europë për nga rëndësia në llojin e vet. Epitafi është një nga objektet më të rëndësishëm në Muzeun Historik Kombëtar. / atsh / KultPlus.com
Platforma e parë për transkriptim në gjuhën shqipe, Shqip.ai, është në rrugën e duhur për të përmbushur të gjitha nevojat e përdoruesve të saj me lansimin e pakove të reja të çmimeve këtë javë.
Duke u fokusuar në të gjithë spektrin e preferencave dhe nevojave të klientëve, Shqip.ai ka nxjerrë në treg pakot: Bazë, Standard, Elitë dhe Unik, duke e bërë përherë më të lehtë zgjedhjen e pakos së përshtatshme për secilin.
Pako Bazë fillon me një çmim të arsyeshëm prej 4.50€ në muaj, duke ofruar një fillim të shpejtë dhe të lehtë për ata që fillojnë aventurën me Shqip.ai.
Pako Standard, në të cilën përfitojmë më shumë mundësi, vjen me një çmim të këndshëm prej 6.00€ në muaj. Kjo pako siguron një përvojë më të gjerë dhe të pasur për përdoruesit e platformës.
Por për ata që kërkojnë maksimumin nga Shqip.ai, është hedhur në treg Pako Elitë, që përmban një varg të zgjedhur dhe të përparuar mundësish për vetëm 15.00€ në muaj. Kjo paketë përmban gjithçka nga mundësia për transkriptim më të saktë deri te avantazhet e ekskluzivitetit.
Duke mos harruar, Shqip.ai ofron gjithashtu Pakon Unik, e cila sjell përpara jush të gjitha mundësitë unike që ofron kjo platformë. Kjo paketë siguron një përvojë të pazakontë dhe të personalizuar për secilin përdorues.
Ekipi i Shqip.ai thekson se këto pako janë zgjedhur me kujdes për të përmbushur nevojat dhe preferencat e klientëve në mënyrë të plotë dhe efikase.
“Jemi të përkushtuar për të ofruar zgjidhje që jo vetëm që i bëjnë punët tuaja më të lehta, por edhe i transformojnë ato”, shprehen nga ekipi i Shqip.ai.
Për më shumë informacion dhe për të zgjedhur pakon që ju përshtatet më mirë, vizitoni faqen zyrtare të Shqip.ai në www.shqip.ai/payment. Mos harroni të përfitoni nga kjo mundësi për punën tuaj më të lehtë dhe më efikase.
Kur flasim për kapërcimin e maleve në Kosovë dhe Shqipëri, është një alpinist i veçantë që ka përqafuar këtë sfidë, duke i ecur të gjitha vështirësitë dhe bukuritë që toka jonë ofron. Të gjitha këto përvoja, alpinisti kosovar Gani Halili i ka dokumentuar edhe përmes librit të tij “Në 100 majat më të larta në Kosovë dhe Shqipëri” duke e përmbledhur gjithë udhëtimin e tij magjik në botën e natyrës, shkruan KultPlus.
Halili, i cili me profesion është dizajner grafik, dikur i punësuar në një gazetë të përditshme, ka rrëfyer në mënyrën më të bukur dhe të thellë pasionin e tij për malin që prej vitit 2018, kur ka filluar seriozisht aventurën e tij. Por rrëfimi fillon më herët, kur në vitin 2013, duke përballuar një periudhë të vështirë si i papunë, ai gjeti ngushëllim në majat e Rugovës dhe Gërmisë.
Në një intervistë të realizuar në hapësirën e KultPlus Gallery, ai ka treguar për ecjen e tij të parë në Valbonë, ku sytë e tij përjetuan pamjen e parë të majave dhe ndjeu thirrjen për të shkuar më tej.
Që nga ajo kohë, Halili thotë se synim e ka pasur t’i ngjisë të gjitha majat më të larta në Kosovë dhe Shqipëri, duke shtuar se është shqiptari i parë që i ka shkelur të gjitha, 2 lugina e 122 maja me këmbë dhe i ka përmbledhur në një libër me përvojat personale dhe me fotografi të rralla të pasurisë natyrore shqiptare, të cilat i ka realizuar të gjitha me telefonin e tij.
Kjo nuk është vetëm një listë e përmbledhur e arritjeve të tij, por një dëshmi e vërtetë e guximit dhe vullnetit njerëzor. Halili, me krenari, nuk heshti të ndajë me ne përvojat e tij të ngjitjeve, ku çdo maje është një histori e përsosur, e shkruar me zemër në një libër të pasur me fotografi të mahnitshme.
Në rrëfimin e tij, Halili ka treguar se të gjitha ngjitjet i ka bërë ose vetëm ose me 2 apo 3 shokë të tij. Sepse, siç thotë ai me modesti, në këto aventura, siguria është gjithmonë parësore, dhe një mik pranë është si një shpirt mbrojtës në këto rreziqe të natyrës.
“Me një shok të Gjilanit i kemi ngjit rreth 60 maja. Për 5 vite i kom përfunduar të gjitha se nuk kam punuar asgjë tjetër, i kam zgjedhur ditët kur ka qenë koha e duhur”, është shprehur Halili për KultPlus.
Duke folur me pasion dhe dashuri për natyrën e sidomos për bjeshkët, Halili ka thënë se majat e fundit i ka ngjitur vitin e kaluar, në Grembajë në Alpet Shqiptare, që është pjesa e Gusisë që lidhet me Malin e Zi.
Pse vetëm bjeshkët e Kosovës dhe Shqipërisë?
Alpinisti Halili thotë se ka zgjedhur të ngjisë vetëm majat e Kosovës dhe Shqipërisë sepse janë të paeksploruara dhe janë më pak të kushtueshme se ato të botës.
“Kam zgjedhur veç bjeshkët shqiptare sepse kjo më ka veçuar, nuk është lajm të shkosh në Everest sepse mjafton vetëm me pas para, lajm është të shkosh në bjeshkët tona se janë të pa eksploruara. Janë edhe të rrezikshme dhe mund t’i krahasosh me shumë male të botës”, është shprehur ai.
Se a ka pasur sfida gjatë udhëtimeve të tij, Halili thotë se ka pasur fat në këtë drejtim. Ai shprehet se ka udhëtuar për 10 e 15 orë dhe ka mjaftuar një hap i gabuar që mund të kushtojë me jetë.
“Kam pas fatin mos të kem vështirësi, për shembull për 12 orë ecje ti ndoshta i bën 10 mijë hapa, ka mjaftuar një hap të hidhet gabim e me të shku jeta, plus më kanë gjyku shumë se të gjitha ngjitjet i kam bërë pa litar”, është shprehur tutje Halili.
Ai ka treguar se maja më e vështirë për t’u ngjitur ka qenë ajo e Zastanit, duke shtuar se herën e parë që është nisur, nuk ka mundur ta ngjisë sepse nuk e ka gjetur shtegun.
“Maja më e vështirë e që e kam bërë vitin e kaluar, është Maja e Zastanit, që nuk është e përfshirë në libër. Kam shkuar një vit përpara me tre shok por nuk e arritëm sepse nuk e dinim shtegun dhe u kthyem. Kam shkuar përreth kodrave ku i kam dalë përballë asaj maje që ta analizoj për herën tjetër, e kam marrë një foto dhe e kam vizatuar një shteg që ma ka marrë mendja. Herën tjetër kur kam shkuar ka qenë ai shtegu ku kemi kalu. Është një ndër sfidat kryesore të krejt majave”, është shprehur Halili.
Për KultPlus, Halili thotë se gjithmonë ka dashur që librin ta bëjë për t’ua lënë fëmijëve, mirëpo më pas ka vendosur ta publikojë, duke qenë se nuk ka libra të tillë.
Baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali, Halili ka treguar se në rrugëtimin e tij për pesë vite, e ka pasur gjithmonë mbështetjen e familjes, edhe pse shumë herë janë frikësuar. Ai ka treguar se në disa prej ngjitjeve, e ka pasur me vete edhe djalin e tij, një prej të cilave e veçon vetë ai, është në majën e Arapit në Theth të Shqipërisë.
Siç dihet, shumë orë ecje duhen për të arritur në maje të larta, dhe ndër rrugëtimet më të gjata që i ka bërë, Halili thotë se ka zgjatur 17 orë, ku ka ecur 50 kilometra nga maja e Restelicës tek ajo e Korabit, që njihet si më e larta në shqiptari.
Sa i përket vështirësive, Halili ka treguar se me më shumë sfida kanë qenë ato në Shqipëri, duke qenë se në Kosovë janë bjeshkët shumë të përshtatshme për stinën e dimrit, sepse siç thotë ai, nuk janë të thikatura.
Në mes maleve të Kosovës dhe Shqipërisë, gjatë bisedës, Halili u shpreh se Shqipëria është një mrekulli dhe lirshëm mund të konkurrojë me alpet zvicerane. / KultPlus.com
Nga ”Gladiator 2” dhe ”Nosferatu” te ”Furiosa” më poshtë do të gjeni 10 filmat që BBC Culture parashikon se do të fitojnë Oscar 2025:
1. Kind of kindness
Yorgos Lanthimos është një nga regjisorët më të frymëzuar që punojnë sot, dhe gjithashtu një magnet për Oscarit. Vazhdimi i tij i ”Poor Things” – i cili fitoi nominimet për filmin më të mirë, regjisorin dhe skenarin e përshtatur, së bashku me fitimin e aktores më të mirë të Emma Stone – është zakonisht i çuditshëm, një antologji e tre tregimeve bashkëkohore.
2. Moana 2
Moana është një nga karikaturat më të dashura të Disney – aq shumë sa që një ribërje live-action është tashmë në punë, me shumicën e aktorëve që ishin në kastin origjinal të zërit. Sikur të mos mjaftonte kjo, në nëntor do të publikohet një vazhdim i animuar, që është pikërisht momenti i duhur për të tërhequr vëmendjen e votuesve të Akademisë.
3. Gladiator 2
Në një vit plot me vazhdimësi, kthimi i Ridley Scott në Koloseum në vazhdim të fituesit të filmit më të mirë të vitit 2000 është tashmë një nga më të zhurmuarit. Casting është një pjesë e madhe e asaj pritjeje. Pedro Pascal dhe Denzel Washington gjithashtu luajnë, së bashku me dy aktorë që kthehen nga origjinali, Connie Nielsen si nëna e Lucius dhe Derek Jacobi si senator.
4. Queer
Luca Guadagnino është i njohur për romancën e tij të moshës homoseksuale, Call Me By Your Name, e cila fitoi një Oscar për skenarin më të mirë të adaptuar në 2018. Filmi i ri i regjisorit italian, Challengers, do të shfaqet në prill dhe pritet të e ndjekur më vonë këtë vit nga Queer, një përshtatje e romanit nga William S Burroughs.
5. Nosferatu
Nuk është filmi juaj tipik i Krishtlindjeve, por është caktuar për sezonin e çmimeve. Robert Eggers, zbulimi i të cilit ishte filmi i vogël rrëqethës The Witch (2016), i ndjekur nga The Lighthouse (2019), një kërcim i frikshëm psikologjik midis Willem Dafoe dhe Robert Pattinson, tani përballet me Nosferatu-n e madh.
6. Blitz
Filmi i pestë artistik i Steve McQueen është Blitz, një rrëfim i jetës së klasës punëtore në Londër gjatë bastisjeve të bombardimeve të Luftwaffe në Luftën e Dytë Botërore. Votuesit e Akademisë shpesh mbesin pas dramave historike me peshë të rëndë, duke përfshirë edhe filmin 12 Years a Slave të McQueen, i cili fitoi Oscarin për filmin më të mirë në 2014.
7. The Piano lesson
Denzel Washington e ka bërë misionin e tij që të sjellë në ekran të gjitha 10 shfaqjet e mirënjohura të Ciklit të Shekullit Amerikan të fundvitit të August Wilson. Fences (2016), ku ai luajti dhe drejtoi, funksionoi mjaft mirë, duke fituar katër nominime për Oscar, me Viola Davis që fitoi për aktore dytësore.
8. Furiosa: A Mad Max Saga
Mad Max: Fury Road ishte filmi i katërt shumë i vonuar në një seri aksioni fantastiko-shkencor – dhe nuk luajti as Mel Gibson, aktori që kishte luajtur rolin kryesor në tre pjesët e mëparshme. Nuk ishte një perspektivë premtuese. Por, në vitin 2016, ekstravaganca pas apokaliptike e garave zvarritëse e George Miller u nominua për 10 Oscar, përfshirë filmin më të mirë, dhe fitoi gjashtë prej tyre.
9. Klara and the sun
Romani i vitit 2021 nga fituesi i çmimit Nobel Kazuo Ishiguro (The Remains of the Day) është burimi i këtij filmi në kohën e duhur me Jenna Ortega (e mërkurë) si Klara, miku robot i Josie (Mia Tharia), një adoleshente e sëmurë. Amy Adams luan gjithashtu si nëna e Josie-t, e cila bleu Klara-n për të lehtësuar vetminë e vajzës dhe Natasha Lyonne është dyqanxhiu që i shet asaj robotin e gjallë. Projekti është një hap ambicioz për regjisoren Taika Waititi.
10. Joker: Folie à Deux
Është një vazhdim i një filmi për armikun e përhumbur të Batman-it, por Joker i Todd Phillips e ktheu filmin me superhero në vitin 2019. Një dramë tragjike e modeluar sipas trilerëve të rëndë të krimit urban të viteve 1970, mori çmimin kryesor në Festivali i Filmit në Venecia, dhe vazhdoi të fitoi dy Oscar, duke përfshirë çmimin e aktorit më të mirë për Joaquin Phoenix. / KultPlus.com
Vdekja e aktorit u konfirmua nga vajza e tij Gudrun Flaherty e cila tha për Variety: “Pas një sëmundje të shkurtër, ai na la. Babai im ishte një njeri i jashtëzakonshëm, i njohur për zemrën e tij të madhe dhe pasionin e palëkundur për filmat e viteve ’40 dhe ’50. Njohuritë e tij në epokën e artë të kinemasë nuk i dhanë formë vetëm jetës së tij profesionale, por ishin gjithashtu një burim magjepsjeje të pafund për mua. Në këta muajt e fundit, ndërsa ai u përball me sfidat e tij shëndetësore, ne patëm mundësinë e çmuar të shikonim shumë prej atyre filmave klasikë së bashku – momente që do t’i mbaj përgjithmonë në zemër”.
Flaherty ishte i njohur për punën e tij në serinë komedike kanadeze të skeçeve, Second City Television, në të cilën ai u shfaq së bashku me Martin Short dhe Catherine O’Hara. / KultPlus.com
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach.
Në takim u diskutua për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe mbi sfidat e sigurisë në rajon dhe përtej.
Në temën e Këshillit të Evropës, Presidentja Osmani theksoi se anëtarësimi i Kosovës do të ishte triumf për demokracinë dhe për të drejtat e njeriut jo vetëm në Kosovë, por në mbarë Evropën. Tutje, Presidentja Osmani ritheksoi se përmes mekanizmave të ndryshëm që i ofron Këshilli do të mundësohej mbrojtja dhe garantimi i të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim.
Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen dhe ritheksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në këtë drejtim, sikurse në çdo proces tjetër të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Në takim u diskutua edhe për situatën e sigurisë, me theks të veçantë në veriun e vendit. / KultPlus.com
Revista e njohur mujore amerikane, National Geographic ka publikuar sot një artikull për Kosovën. Teksti mban titullin “Si ta planifikoni një fundjavë në Kosovën jugore, ku skena më e re e aventurës në Europë po lulëzon”.
Eksploroni këtë vend ballkanik kryesisht të palavdëruar dhe skenën e tij në zhvillim të udhëtimeve aventureske, me manastire dhe minare në pragun e kanioneve të fuqishme malore në jugperëndim të vendit. Kjo është thirrja në fillim të tekstit.
Një energji rinore përshkon Kosovën. Vendi më i ri i Europës është gjithashtu shtëpia e popullsisë më të re të rajonit, me 55% nën 30 vjeç. Në 20 vjetët që nga Lufta e Kosovës e 1998 deri në 1999, e cila kulmoi me shpalljen e pavarësisë së vendit në vitin 2008, fshatrat e epokës osmane janë rindërtuar, kështjellat bizantine janë restauruar dhe turizmi natyror ka marrë hov, me aktivitete të përqendruara në vargmalet malore që Kosova ndan me fqinjtë e saj ballkanikë.
Prizreni, qendra kulturore e vendit gjatë periudhës së sundimit osman (1455-1912), mbetet qyteti më simpatik i Kosovës. 90 minuta me veturë në veri, tërheqja e Peja më e vogël tërheqëse qëndron në vendndodhjen e saj rrëzë Kanionit të Rugovës. E gdhendur gjatë mijëvjeçarëve nga një akullnajë që tërhiqet, gryka ka qenë qendrore për rilindjen e qytetit si një qendër aventure. Këto qytete të kundërta ofrojnë një shije të plotë të vendit – një nga të vetmet të Europës me shumicë myslimane – brenda mundësive të lehta të kryeqytetit, Prishtinës. Eurot shtrihen më larg këtu se kudo tjetër në Europë, dhe ndërkohë që infrastruktura turistike e Kosovës është ende në zhvillim, një rrjet i besueshëm autobusësh e bën lëvizjen të lehtë.
NAT GEO shkruan se si Prizreni është shtëpia e disa muzeve intrigues, duke i ftuar turistët ta nisin kështu ditën në këtë qytet: Filloni në Muzeun Arkeologjik, shtëpia e qindra artefakteve të zbuluara brenda dhe përreth qytetit. Koleksioni është vendosur në një ish-banjo otomane të shekullit të 15-të, e vendosur nën një kullë sahati që daton nga viti 1912. Ngjitni 100 shkallët e saj të çuditshme për pamje gjithëpërfshirëse mbi Qytetin e Vjetër përpara se të shkoni në Muzeun Etnografik në rrugën Bujar Godeni. E vendosur në një nga shtëpitë e pakta të mbetura të epokës osmane të qytetit, ekspozitat e tij eklektike të veshjeve, mobiljeve dhe kurioziteteve ofrojnë një dritare në Prizrenin e shekullit të 19-të, më pas të ndezur nga idetë radikale. Për njohuri të mëtejshme, bëni një vizitë në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, vendi i një asambleje të vitit 1878 ku udhëheqësit vendas propozuan fillimisht një shtet të bashkuar shqiptar që do ta përfshinte atë që sot është Kosova.
Pasdite revista iu rekomandon turistëve të kalojnë nga ura e gurtë e shekullit 16 dhe të ulen ta hanë një drekë tradicionale skaj lumit. Fillimisht e ndërtuar nga bizantinët dhe e zgjeruar nga një varg mbretërish serbë dhe sundimtarë osmanë, vendi i kalasë ka qenë në përdorim që nga epoka e bronzit. E dëmtuar gjatë Luftërave Jugosllave, fortifikimi që atëherë i është nënshtruar një restaurimi të madh, duke ofruar një paraqitje të shkurtër të lavdisë së saj të mëparshme. Mos humbisni ekspozitat e ndërtesës kryesore të qeramikës neolitike dhe relikeve të epokës osmane dhe sigurohuni që ta caktoni kohën e vizitës tuaj për perëndimin e diellit, kur qyteti poshtë merr një nuancë të artë. Kalaja organizon herë pas here koncerte në muajt e verës.
Për mbrëmje, revista e njohur rekomandon që turistë ta provojnë verën e Rahovecit në lokalet e mbushura të qytetit të Prizrenit.
“Patriarkana e Manastirit të Pejës në Pejë ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e traditave ortodokse serbe”. Foto: JEROME CID, ALAMY PHOTO
Dita e dytë
Për ditën e dytë, NAT GEO turistëve iu rekomandohet të ngrihen herët dhe të shkojnë në Pejë, në rajonin malor të Rugovës.
Çarshia e saj e vjetër, e cila u rrafshua me tokë gjatë Luftës së Kosovës, që atëherë është rindërtuar dhe ia vlen të shikohet, shkruan revista.
Më pas, Muzeu i Pejës, ku brenda, siç shkruan revista, dhomat e rindërtuara me mjeshtëri i transportojnë vizitorët në epokat e shkuara. Në katin e parë, ekspozita me qeramika vezulluese, tekstile lokale dhe sende të përditshme si mulli kafeje dhe tenxhere gatimi japin një pasqyrë intime të rajonit.
Revista tregon po ashtu se ushqimet tradicionale në Pejë përfshijnë speca të mbushur me mish të njohur si speca dollma.
Për pasditen, NAT GEO kujton se shtatë milje në veri të Pejës, Ujëvara e Drinit të Bardhë zhytet 82 këmbë nga maja e një dalje shkëmbore në një grykë mali me myshk. Nga vendpushimi modern në bazën e tij, ndiqni një shteg të asfaltuar përmes një pylli deri në rrëzë të ujëvarës, më pas ngjitni një shkallë të pjerrët deri në buzën e tij të fryrë. Në rrugën tuaj për në shtëpi, ndaloni në fshatin e afërt Radavc për të parë Mullirin e Bërdynajt. Mendohet se është ndërtuar mbi 300 vjet më parë, mulliri i miellit prej guri ka qenë në pronësi të së njëjtës familje që nga viti 1925 dhe ende mbështetet te lumi për ta fuqizuar gurin e tij të madh të mullirit. Kthehuni në Pejë, merrni një hartë të shtigjeve kulturore nga qendra informative turistike përballë Hotel Dukagjinit dhe shëtisni qytetin në kërkim të relikteve historike, nga një ish-hamam i shkatërruar deri te Xhamia e Kurshumliut e shekullit të 16-të, një nga ndërtesat më të vjetra në qytet.
Për mbrëmje, turistëve u rekomandohet të pijnë në ndonjë nga baret e këndshme në rrugën William Walker në Pejë, me këto këshilla: Porosisni një gotë rakie (raki frutash) për ta ngrohur barkun ose provoni një gotë birrë Crudo të Birra Pejës, të krijuar me ujë nga lumi Drini i Bardhë i ushqyer nga burimet malore. Edhe në Pejë, rekomandohet vera po ashtu. Ndërsa për darkë, NAT GEO këshillon: shijoni trashëgiminë arkitekturore të Pejës në Hotel Kulla e Zenel Beut, një shtëpi e rinovuar që shërben ushqim tradicional nga restoranti i tij në katin e parë. E karakterizuar nga muratura e bukur dhe dritaret e ngushta, të harkuara, Kulla kujton një kohë kur shtëpitë ndërtoheshin për t’ë ‘i mbrojtur banorët nga pushtimi i armikut.
Alpinistët në Kanionin e Rugovës, afër Pejës. Foto: SARAH REID
Aventurat në natyrë për t’i provuar
Prizreni dhe Peja janë porta ideale për të eksploruar peizazhet e egra dhe të thyera të Kosovës jugore. Ja ku mund t’i provoni aktivitetet më të mira të rajonit në natyrë – dhe shijoni pamjet e saj që të lënë pa frymë.
Bjeshkët e Nemuna janë bërë një pikë e nxehtë për via ferrata (ngjitja nëpërmjet një hekurudhe metalike të mbyllur në mal). Përreth Pejës, do të gjeni katër rrugë për në Kanionin e Rugovës. Mat, më e ulëta dhe më e shkurtra, është më e mira për fëmijët, shkruan NATO GEO.
Duke u ngritur pas Prizrenit, Parku Kombëtar i Maleve të Sharrit është një nga zonat më të reja të mbrojtura të shkretëtirës në Europë. Infrastruktura është minimale, kështu që do t’ju duhet të kontaktoni Sharri Ecotour me bazë në Prizren, Balkan Natural Adventure ose Outdoor Kosova për të organizuar një shëtitje me udhëzues midis liqeneve alpine dhe luleve të egra të parkut. Peja, e vendosur në portën e Bjeshkëve të Nemuna, është një pikë kërcimi më e vendosur për shëtitje një dhe shumë-ditore, duke përfshirë të famshmen Via Dinarica, e cila lidh shtatë vende. Ecjet ditore përfshijnë udhëtime në Gjeravicë — në lartësinë 2,656 metra, mali më i lartë i Kosovës — dhe një udhëtim piktoresk drejt një çifti liqenesh bruz lart mbi fshatin Kuqishtë. / KultPlus.com
Më 4 prill të vitit 1922 lindi Ndrek Shkjezi, themelues i teatrit shqiptar dhe aktor i skenës e ekranit.
Pas mbarimit të shkollës shtatëvjeçare do të fillonte të luante në kitarë apo të këndonte në një orkestrinë të vogël. Më vonë do të interpretonte dhe role të vogla në trupa teatrale joprofesioniste. Largohet nga Shkodra menjëherë pas mbarimit të luftës dhe në vitin 1945 së bashku me artistët Naim Frashëri, Kadri Roshi dhe Mihal Popin do të themelonte Teatrin e Shtetit, që më vonë do të quhej Teatri Popullor (sot Teatri Kombëtar).
Në teatër ka luajtur rreth 100 role: tek “Cuca e maleve” e Loni Papës, “Deputeti”, “Fytyra e dytë”, “Halili dhe Hajria” e Kolë Jakovës, “Hamleti” i Shekspirit, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” e Piro Manit (Artist i Popullit), “Gjido” etj.
Në kinematografi ka luajtur në më se 30 role të ndryshëm. Kështu, mund të përmendim rolin e tij të parë, atë të Jakobinit në filmin “Skënderbeu”, që do të jetë edhe filmi i parë Kinostudios “Shqipëria e re”, në bashkëpunim me Kinostudion Ruse “Mosfilm”. Më tej do të vazhdonin rolet e tij në filmat “Debatik” në vitin 1961, “Plagë të vjetra” në vitin 1969, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në vitin 1978, në vitin 1978 në filmin “Radiostacioni”, në filmin televiziv “Kur hidheshin themelet” në vitin 1984, në vitin 1986 “Kur vjen një ditë” etj.
U nda nga jeta në vitin 2000. Për meritat e tij artistike Ndrekë Shkjezi është vlerësuar me Urdhrin “Naim Frashëri”, dhe në vitin 1989 me titullin “Artist i Merituar”./ atsh / KultPlus.com
Sot bëhen 56 vjet që kur u vra Martin Luther King Jr në Memphis, Tennessee, shkruan KultPlus
Data 4 prill 1968 shënoi fillimin e një periudhe pikëllimi e zemërimi në Amerikë. Bota e kujton si një nga figurat më të zëshme në histori, Marthin Luther King Jr, i cili kërkoi të drejtat bazike për njerëzit me ngjyrë në SHBA.
“I have a dream” apo në shqip “Unë kam një ëndërr” është titulli i fuqishëm i fjalimit madhështor të King, përmes të cilit la një thirrje e mesazh frymëzues i cili kujtohet edhe sot.
Më 1963 në marshin protestues në Washington ai i kërkonte SHBA-së që t’i jepte fund diskriminimit racor. Ai ishte zëri i 250 mijë protestuesve të cilët qëndronin në heshtje duke ndjerë çdo fjalë të këtij fjalimi, ndërsa brohoritnin fort pas çdo fjalie. / KultPlus.com
Stinori Koncertal ArsKosova po sjell dy koncerte në javën e Autizmit, nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Koncerti i parë “Nënat për fëmijët e tyre autik” do të mbahet sonte, më datë 4 prill, në amfiteatrin e ri të Bibliotekës Qendrore Universitare, duke filluar nga ora 20:00.
Në koncert do të përformojnë Sihana Badivuku me violinë dhe Dhurata Lazo në piano.
Ndërsa, koncerti tjetër “Zemra flet e këndon” do të mbahet të premten, me datë 5 prill, duke filluar nga ora 20:00, poashtu në amfiteatrin e Bibliotekës Universitare.
Në koncert do të performojnë Etleva Shemai si mezzosoprano, kurse në piano do të jetë Adelina Ushaku – Hashani. Ndërsa, në koncertin “Edhe unë dua të këndoj e luaj në Instrument sikur ti” që do të mbahet të shtunen, me datë 6 prill, do të përformojnë nxënësit e shkollave të muzikës me spektër të autizmit, prindër, familjarë, terapistë dhe profesorë./ KultPlus.com
Një studim i ri ka zbuluar se Plazhi i Pasqyrave në Shqipëri ka ujëra që i ngjajnë më shumë nuancës blu të theksuar, sipas të përditshmes britanike “The Sun”.
Plazhi është i njohur në mbarë botën për shkak të efektit reflektues që mund të shihet në ujë kur rrezet e diellit bien në sipërfaqe.
Plazhi i Pasqyrave ndodhet midis Sarandës dhe Ksamilit dhe është një prej plazheve më të lakmuara në detin Jon.
Ai konsiderohet një pikë kryesore e vijës bregdetare shqiptare, e cila po bëhet gjithnjë e më e pëlqyer nga turistët.
Plazhi gjendet në Sarandë, në bregun jugor të vendit dhe njihet si kryeqyteti i Rivierës Shqiptare.
Përveç Plazhit të Pasqyrave, Ksamili është nje nga vendet më të njohura në Shqipëri.
Plazhi i Pasqyrave mbetet i qetë edhe gjatë muajve të verës, duke iu dhënë mundësinë të pushoni dhe të ndiheni të lirë.
Për më tepër, bregu i detit është mahnitës, nuk do t’u besoni syve kur të shihni ujin bruz të ndezur.
Është mjaft e thjeshtë të udhëtosh në Shqipëri. “Ryanair” ofron fluturime direkte me vendin mesdhetar.
Akomodimi për një natë për dy persona në Sarandë kushtojnë rreth 18 euro./ atsh / KultPlus.com
KFOR-i, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka publikuar një video, përmes së cilës ka treguar se janë gati për t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për një mjedis të sigurt në vend.
Në video rikujtohet se 4,600 trupa nga 28 aleatë dhe partnerë të NATO-s shërbejnë në Kosovë për ta ruajtur vijën kufitare prej 351 kilometrash me Serbinë, raporton Gazeta Express.
“Nivel i lartë i gatishmërisë operacionale për ta parandaluar rrezikun e përshkallëzimit të ri, pavarësisht se nga vjen kërcënimi. Ne jemi të gatshëm t’i marrim të gjitha masat e nevojshme për ta vazhduar përmbushjen e mandatit tonë të OKB-së në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në videon e publikuar nga KFOR-i.
KFOR-i rikujton si zakonisht se po vazhdon ta zbatojë mandatin e tij si reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, misionit të BE-së për sundimin e ligjit, me të cilët thotë se “punojmë në koordinim të ngushtë”. / KultPlus.com
Sot janë bërë 75 vite nga themelimi i NATO-s, Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior.
NATO është blloku perëndimor ushtarak, që u themelua me firmosjen e Traktatit Atlantiko-Verior më 4 prill të vitit 1949, me qendër në Bruksel.
Organizata ka themeluar një sistem mbrojtjeje kolektiv ku vendet anëtare dakordohen të mbrojnë njëra tjetrën në rast të ndonjë sulmi nga një palë e jashtme.
Gjuhët e përdorura nga NATO janë anglishtja dhe frëngjishtja, dhe roli kryesor i kësaj aleancë është të ruajë lirinë e Shteteve Anëtare dhe mbrojtjen me anë të forcës ushtarake.
Kjo organizatë luan një rol nëpër krizat politike, dhe të gjitha shtetet anëtare të saj kontribuojnë me forcat dhe pajisjet e tyre ushtarake.
Palët mund të ftojnë për akordim në këtë Traktat çdo shtet Evropian, që të çojë tutje principet e këtij traktati dhe të kontribojë në sigurinë e zonës së Atlantikut të Veriut.
Çdo shtet i ftuar mund të bëhet Palë e këtij Traktati duke depozituar dokumentacionet e pranimit në Qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të njoftojë çdonjërën nga palët për depozitimin e çdo dokumentacion të tillë pranimi.
Aktualisht NATO ka 31 shtete anëtare (nga të cilat 21 janë anëtarë të Bashkimit Evropian). Anëtarja e 31-të e NATO-s zyrtarisht është Finlanda. / KultPlus.com