Zakone të çuditshme të shkrimtarëve të njohur…

Çdo shkrimtar ka një rutinë ditore pune, një strategji të përcaktuar mirë për të “luftuar me letrën e bardhë”. Të gjithëve, edhe shkrimtarëve më të njohur, u ndodh të kenë atë që rëndom quhet bllok i shkrimtarit.

Ose thjesht nuk kanë motivimin e duhur për të shkruar diçka. Në raste të tilla, secili ka mënyrat e tij për të rigjetur frymëzimin… dhe disa janë mjaft të zakonshme, ndërsa disa të çuditshme…

Mark Tuein shkruante në shtrat

Dhe jo vetëm ai, por edhe Xhorxh Oruell, Edith Uarton, Marsel Prust shkruanin ndërsa rrinin shtrirë në shtrat. Autori i njohur amerikan Truman Kapote e cilësoi veten një herë si “shkrimtar horizontal”, sepse nuk mund as të mendonte e as të shkruante nëse nuk shkrihej më parë në shtrat.

Ernest Hemingueji shkruante në këmbë

Në ndryshim të plotë nga shkrimtarët e mësipërm, Hemingueji, Dikens, Virxhinia Ulf, shkruanin në këmbë. Kjo metodë mund të jetë e mirë edhe për arsye shëndetësore, duke marrë parasysh problemet që shkakton për shpinën qëndrimi i gjatë ulur.

Vladimir Nabokov shkruante në letra treguese

Vladimir Nabokov, autori i “Lolitës”, i ka shkruar të gjithë librat e tij në letra të vogla treguese, të cilat i mbante në kuti të vogla ose edhe nën jastëk, kur shkruante natën.

Aleksandër Dyma përdorte një sistem ngjyrash

Autori francez Aleksandër Dyma i shkroi romanet e tij të njohur “Tre musketierët” dhe “Konti i Monte Kristos” duke përdorur një sistem ngjyrash. Duket e çuditshme dhe e vështirë apo jo? Jo për Dyman, i cili përdorte ngjyrat për llojet e shkrimeve: blunë për shkrimet e tij fiksion, rozën për artikujt dhe të verdhën për poezinë.

Viktor Hygo shkruante lakuriq

Ndërsa po i afrohej afati për të dorëzuar dorëshkrimin e “Katedralja e Parisit”, Hygo e kuptoi se nuk kishte gjë në vijë, kështu që urdhëroi shërbyesin personal t’ia merrte të gjitha rrobat dhe të ikte nga shtëpia. Në këtë mënyrë ai nuk do të ishte në gjendje të dilte nga shtëpia. Kur kishte ftohtë, Hygoi mblidhej me një batanije dhe shkruante. Ia vlejti ama, e dorëzoi librin në kohë.

Honore de Balzak pinte kafe, shumë kafe

Romancieri francez Honoré de Balzak pinte rreth 50 filxhanë kafe në ditë. Mëlçinë mund ta kishte copë, ama sasia e kafeinës e mbante të motivuar për të shkruar. Disa studiues thonë se ai thuajse nuk kishte fjetur gjatë kohës që shkroi kryeveprën e tij “Komedia njerëzore”. Përveç Balzakut, edhe Volteri ishte i varur nga kafeina./botimeshqip

Fidan Bejta, “Hero i Vitit 2018” në Suedi

Shqiptari nga Kosova, Fidan Bejta, do të shpallet “Hero i Vitit 2018” në Suedi. 29-vjeçari do të nderohet të mërkurën me titullin “Ëngjëlli mbrojtës”, pasi shpëtoi nga një sulm 20 fëmijë.

Ai kishte shpëtuar fëmijët teksa luanin në një shesh lojërash, kur një grua i ka ndjekur fëmijët, duke tentuar t’i godasë ata.

Bejta është shprehur shumë i kënaqur që do të marrë këtë titull, derisa ka treguar se si ndodhi ngjarja,përcjell albinfo.ch.

Edhe djali i tij ishte në mesin e fëmijëve. Ai pa gruan që i sulmonte fëmijët, dhe pa hezitim shkoi te ajo. Gruaja e gjuan Fidanin me thikë, por shpëton pa pasoja.

Fidan Bejta e ndaloi gruan me thikë në sheshin e lojërave. Kështu ai rrezikoi jetën, duke i shpëtuar fëmijët e tjerë.

Hani i Pazarit, një gur i çmuar në trashëgiminë historike të Korçës

Korça, e simbolizuar dhe si “Parisi i Vogël”, një epiqendër e kulturës dhe e zhvillimit të vendit tonë, me një histori të lashtë dhe tepër diversive, e banuar që nga mijëvjeçari i katërt p.e.s., me vendbanim të quajtur “Fushëgropa e Korçës” që udhëhiqej nga një dinasti e Mbretërisë ilire, e dëshmuar nga arkifakte të shumta si ato të gjetura në Kamenicë, Podgorie, Maliq e Devoll, edhe sot mbetet një nga qendrat më të vizituara në vend.

Kush e ka vizituar Korçën ka vizituar një pjesë të historisë, kulturës dhe elitës shqiptare.

Edhe Mesjeta ka lënë gjurmët e saja në këtë qytet interesant. Në qendër të qytetit ndodhet Pazari i Vjetër, me ndërtesat karakteristike të periudhës mesjetare që përfaqësojnë më së miri traditën dhe historinë e kësaj periudhe. Duke filuar që nga gurët e kalldrëmit, e deri te çatitë e shtëpive, çdo element, çdo veçori plotëson në mënyrë harmonike zonën më të bukur të qytetit. Pra, në qendër të Korçës ndodhet Pazari i Vjetër dhe në qendër të tij, menjëherë të bie në sy “Hani i Pazarit”, ndërtesa 350-vjeçare, e restauruar tërësisht për herë të parë pas periudhës së diktaturës.

Deri vonë kjo ndërtesë ka mbajtur emrin “Hani i Elbasanit”, pasi në të vinin shumë tregtarë nga ky qytet. Këtë dëshmi e jep dhe Eda Kucaj, pronarja e “Hanit të Pazarit” me profesion arkitekte, e cila me iniciativën e saj mori përsipër ta kthejë këtë vend në një nga pikat më atraktive të qytetit për turistët vendas dhe të huaj. “Janë të shumtë vizitorët që mbushin ambientet hotelerike të këtij kompleksi, sidomos gjatë fundjavave. Ata janë bujtës vendas dhe të huaj, që shumica bëhen kuriuozë për vlerat historike të këtij mjedisi, por dhe për atë që është arritur pas restaurimit, thotë ajo për ATSH.

Me një hapësirë prej 730 metra katrorë, aty gjen mjedise nga më të ndryshmet: hoteleri, restaurante, bare me muzikë live dhe mjedise lojërash argëtuese. Të gjitha në shërbim të vizitorit në të katër stinët e vitit. Korçës iu rikthye dhe një monument historik, por tashmë në aktivitetin e tij të plotë si dikur, por me ndryshimin se nuk stacionohen më karvane kuajsh që vinin nga Elbasani e jugu i vendit që udhëtonin drejt Stambollit, por parkohen makina e autobusë turistësh të huaj e vendas. “Hani i Pazarit” një tjetër gur i çmuar në trazhgiminë e kulturës dhe historisë korçare.

Vjen reagimi i Shaqirit pas spektaklit të sotëm

Pas dy super golave me Liverpoolin ndaj Manchester Unitedit, Shaqiri më në fund ka reaguar në rrjete sociale.

Futbollisti nga Zhegra i vetëm e mposhti Manchester Unitedin, duke i shënuar dy gola për vetëm shtatë minuta.Dy golat e Shaqirit kanë bërë që Liverpooli sërish të marrë kreun e Premierligës.

Shaqiri ka postuar një foto në ‘Instagram’ nga festa e tij pas golit të parë, ku ka shkruar “Ne jemi Liverpooli”.27-vjeçari deri tani ka shënuar 5 gola për Liverpoolin këtë sezon. /Insporti.com

View this post on Instagram

😍🔥⚽️⚽️❤️ #XS23 #LFC #weareliverpool 🤲🏽

A post shared by XS (@shaqirixherdan) on

“Xherdan Shaqiri, sonte ma rrotullove barkun”

Xherdan Shaqiri ka qenë heroi i ndeshjes në derbin e Premierligës ku Liverpooli e mposhti Manchester United me rezultat 3-1.
Mesfushori shqiptar shënoi dy gola duke i mbajtur Reds në vendin e parë në tabelë pas javëssë 17-të.

Disa fjalë e emocione për të i ka ndarë edhe Adnan Mervoci, duke thënë se kjo i ka kujtuar paraardhësin e tij, Fadil Vokrrin.

Ma kujtove paraardhësin tënd!
Sonte po ta fali por tjetër herë jo dy gola përnjëherë!
Mëshirë o’ burrë, mëshirë se ma kujtove “Katunarin tim”, e paraardhësin tënd, Fadil VOKRRIN!
Po ku ka nderim e respekt për paraardhësin se suksesi i pasardhësit!
Xherdan, Zoti t’rujtë e mos u ndal!
Sonte ma rrotullove barkun për Fadilin por hallall Ty!

Foto: Me “Katunarin tim”, Paris, nëntor 1997

Nëna jote dhe nëna ime

Poezi e shkruar nga Hafez.
Përktheu: Gili Hoxhaj

Frika është dhoma që kushton ma së liri në shtëpi,
Kisha dashtë met pa tu jetu në kushte ma të mira,
pasi që nëna jote dhe e imja ishin mike.

E njoh nikoqirin e kësaj pjese të universit.
Pusho pak sonte.
Ktheu përsëri tek vargu im nesër,
ne do t’i flasim këtij miku bashkë.

S’do duhej të bëja ndonjë premtim sonte,
por e di mirë që nëse ti lutesh,
diku në botë
diçka e mirë do të ndodhë.
Zoti do që të shoh më shumë dashni e gjallni në sytë e tu,
sepse kjo është dëshmia më e madhe për Të.

Shpirti yt dhe i imi njëherë qëndrun bashkë,
në brendësinë e më të dashurit,
duke u ngacmu me këmbë me njëri-tjetrin.

Zemra jote dhe e imja, janë shokë fort të vjetër.

Imami me qëndrime radikale tregon është nisur për në Kosovë

Mohamet Hoblos, një imam nga Australia përmes disa fotografive ka treguar se ndihet i lumtur për ardhjen në Kosovë, shkruan KultPlus.

“Sot do të vijë në Kosovë dhe jam shumë i lumtur për këtë’, ka shkruar Hoblos.

Ky imam është i njohur në opinionin ndërkombëtar për deklaratat e tij kontradiktore në lidhje me islamin.

Në një ligjëratë që e postuar më 5 shkurt të vitit 2017 në Youtube, Hoblos i cilësonte si “vrasës, përdhunues dhe terrorist”, të gjithë ata që nuk arrijnë të falin një namaz, transmeton Gazeta Insajderi.

Kjo deklaratë e tij kishte bërë bujë nëpër mediat e huaja, si Daily Mail dhe gazeta tjera të njohura.

“Nëse humbni një lutje, ju jeni më keq se një vrasës, përdhunues dhe terrorist. Personat e tillë që kryejnë të gjitha këto mëkate, luten në baza ditore, dhe është i mirë në sytë e Allahut. Për dallim nga ai që nuk i kryen këto mëkate, por nuk falet”, kishte thënë kohë më parë imami kontrovers australian.

Ai i kishte vlerësuar si njerëz më të mirë narkomanët, vrasëit dhe terroristët, se sa personat që nuk luten dhe nuk falen.

Një gjyshe 82 vjeçare merr lejen për vozitje, donte më shumë pavarësi

Një grua 82-vjeçare nga Britania e Madhe kaloi një provë ngasjeje nga përpjekja e saj e parë.

Josephine Sheeka, e cila jeton pranë qytetit britanik të Colchester, ka vendosur të regjistrojë mësimet për patentë-shofer, pasi ajo donte më shumë liri dhe pavarësi, transmeton Ksp.

Pavarësisht se duhej të pushonte për operacion, kjo gjyshe i kaloi të gjitha testet me të parën.

Instruktori i makinës tha se ajo ishte vozitësja më e vjetër e shkollës së tij.

“Ajo vetëm kishte vullnetin dhe bëri gjithçka që e kishte mësuar. E kam trajtuar atë si çdo student tjetër”, tha instruktori.

Fjalimi i Rugovës që ngriti në këmbë deputetët e Parlamentit Evropian (VIDEO)

Në Strasburg, më 16 dhjetor 1998, në selinë e Parlamentin Evropian në Strasburg, Ibrahim Rugovës, në një ceremoni madhështore iu dorëzua Çmimi Saharov nga kryetari i Parlamentit Evropian, Hoze Maria Robles Delgado.

Kryetari i Republikës Kosovës Ibrahim Rugova, duke u falënderuar për këtë mirënjohje të lartë të Parlamentit Evropian, tha:

Gjendja ne Kosovë mbetet serioze dhe e rrezikshme. Ne shpresojmë qe misioni i SHBA-së dhe ndërhyrja e Kombeve të Bashkuara do të sjellë rivendosjen e paqes në Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për zgjidhjen e konfliktit. Unë do të doja të theksoj që zgjidhja më e mirë për Kosovën është pavarësia, kuptohet me të gjitha garancitë për serbët që jetojnë në Kosovë.

Për të ardhmen unë do të doja instalimin e protektoratit ndërkombëtarë për një periudhë kalimtare. Pavarësia e Kosovës do të lejojë kthimin e paqes dhe stabilitetit ne këtë pjesë të Evropës, duke filluar me Shqipërinë, Maqedoninë e madje edhe Serbinë.

Pavarësia e Kosovës do të përbëjë një faktor stabilizues në rajon. Për momentin ne jemi duke punuar në një marrëveshje të përkohshme për Kosovën e cila do të hapë rrugë për rivendosjen e paqes në rajon.

Zotëri President, kam kënaqësi të madhe në marrjen e çmimi Saharov në 10 vjetorin e krijimit të saj.

Këtë vit në jemi duke e festuar 50 vjetorin e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut e cila ka ngritur botën nga vetëdija çështjeve të të drejtave të njeriut.

Faleminderit edhe njëherë deputetëve evropianë. Shpresoj dhe uroj që Kosova një ditë do të ketë një vend në këtë institucion të nderuar të parlamentit evropian, siç thoshte mësuesi im i dashur Roland Barthes “Politika fillon me një dëshirë dhe pastaj atë dëshirë duhet ta ktheni në veprim”.

Zotëri President më lejoni të përfundojë fjalën time me një proverb nga Shqipëria, si një nga qytetërimet më të vjetra të Evropës, “Drejtimi i shtëpisë pa miq është i pamundshëm”. /BS/

Abetare Syla dhe Arta Rushiti do të ekspozojnë “Në vetën e parë” në Gjilan

Galeria e qytetit të Gjilanit, këtë të hënë do të jetë nikoqire e një ekspozite më ndryshe, ku do të bashkohet puna e dy artisteve të reja që përfshin punimet e tyre multimediale, shkruan KultPlus.

Kjo ekspozitë shënon një bashkëpunim mes dy artisteve Abetare Syla, e cila vjen me shtatë punime multimediale dhe Arta Rushiti me dy punime multimediale.

E titulluar “Në vetën e parë” kjo ekspozitë vjen si formë të artit konteporan, një dedikim potent përmes fotografisë, pikturës dhe instalacionit.

“Veprat që përfshijnë personazhe me histori reale nga jeta e dy artisteve vijnë në formë shumë emocionale për publikun ku secili nga ne mund ta gjejë vetën”, shkruhet në njoftim.
Ekspozita që do të zë vend në galerinë e qytetit të Gjilanit dhe hapja do të jetë të hënë, me datë 17.12.2018 në ora 19:00. Kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri më datën 21 dhjetor të këtij viti./ KultPlus.com

Finlandezët ‘braktisin’ Spanjën për Shqipërinë

Një komunitet finlandez prej disa dhjetëra personash është vendosur vitet e fundit në Sarandë, përmes blerjes së apartamenteve apo vilave në qytetin bregdetar.

Liliana Verdha, Konsulle e Përgjithshme Nderi e Shqipërisë në Finlandë, thotë se një pjesë e tyre kanë ikur nga Spanja për të ardhur dhe për të jetuar në Shqipëri, transmeton ‘monitor’.

Spanja është e tejmbushur me finlandezë, ka fshatra të tërë me pensionistë, por tashmë një pjesë e tyre po zhvendosen në Shqipëri, për shkak të mjedisit dhe detit, por edhe se kushtet ekonomike janë më të favorshme për finlandezët. Nuk janë vetëm pensionistë, ka dhe shkrimtarë në profesion të lirë, që janë vendosur në Sarandë dhe kanë bërë edhe libra, duke e përmendur Shqipërinë.

Liliana thotë se disa prej tyre i ka takuar dhe i ka falënderuar personalisht për promovimin që i bëjnë vendit tonë, pasi “është ndryshe kur flasim ne për Shqipërinë, ndryshe kur flet vetë një finlandez, pasi është një promovim origjinal”.

Znj. Verdha është e bindur se nëse ka një fushë ku Shqipëria dhe Finlanda kanë potenciale, ai është turizmi. Këtë vit është vendosur lidhje direkte mes dy vendeve, përmes agjencisë turistike Apollo. Ka pasur dy udhëtime në maj-qershor dhe dy në gusht-shtator. Këto ishin më shumë si udhëtime prove, por ecuria pritet të jetë pozitive në të ardhmen.

Lili, e cila prej gati 30 vitesh jeton në Finlandë dhe që prej 15 vitesh është edhe Konsulle Nderi, veç promovimit të vazhdueshëm të Shqipërisë, për disa vite ka financuar vetë Pavijonin shqiptar në Panairet turistike të Finlandës.

Ajo thekson se marrëdhëniet e biznesit mes të dy vendeve, Shqipërisë dhe Finlandës, nuk kanë qenë në nivele shumë të larta. Interes sipërmarrjet finlandeze kanë pasur për të investuar në hidrocentrale, por nuk ka pasur konkretizime. Fortum, një konglomerat i energjisë elektrike, ka qenë në bisedime për të ndërtuar një hidrocentral, por nuk ka pasur finalizim me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë. Dilema tjetër është dhe ndikimi që hidrocentralet mund të kenë në dëmtimin e mjedisit.

Me potencial znj. Verdha shikon eksportin drejt Finlandës të produkteve bujqësore, sidomos të verërave. – “Finlanda merr sot prodhime bujqësore nga

Afrika e Jugut, nga një distancë shumë më e madhe. Pse të mos i marrë dhe nga Shqipëria?!”. Po ashtu, midis Shqipërisë dhe Finlandës nuk shkëmbehen studentë, sepse nuk ka një marrëveshje për shkëmbime në fushën e arsimit dhe kulturës. Kjo, sipas saj, varet dhe nga marrëveshjet shtetërore që lidhen. Deri tani, asnjëra nga palët nuk e ka nënshkruar një marrëveshje të tillë. – “Pse të mos vijnë studentë shqiptarë në Finlandë?!”, – thotë ajo, duke shprehur keqardhjen që nuk ka një marrëveshje mes dy vendeve, e cila do t’u mundësonte studentëve shqiptarë të studiojnë në mënyrë të rregullt, jo siç bëjnë sot kur përpiqen me të gjitha mënyrat, por shpesh nuk është e mundur dhe detyrohen të kthehen mbrapsht.

Finlanda, nga ana e saj, është e interesuar të eksportojë sa më shumë produkte të veta, teknologji dhe dije. Në fushën e dijeve, znj. Verdha përmend arsimin, ku Finlanda është e dalluar për metodologjinë e mësimdhënies, duke arritur rezultate të larta dhe në Programin për Vlerësimin e Studentëve Ndërkombëtarë (PISA). Ajo tërheq vëmendjen se përtej përpjekjeve të saj personale, duhet të ketë më shumë organizim nga strukturat shtetërore.

Personazhet realë të Dosjes H, Parry, Lord, Ugljanini dhe Megjedoviqi

Dy personazhet e studiuesve amerikanë që i ka skalitur Ismail Kadare në Dosjen H të cilët mbërrijnë në veriun e Shqipërisë në gjurmë të rapsodëve popullorë të epikës historike gojore, në fakt kanë qenë dy personazhe që kanë ekzistuar vërtet dhe në jetën reale ata kanë qenë Milman Parry dhe Albert B. Lord

Derisa Parry u vra nga një plumb qorr, Lordi e vazhdoi rrugën e tij shkencore dhe takoi rapsodët lahutarë si Salih Ugljanini i cili ishte shqiptar e këndonte në boshnjakisht e shqip, ishte përfaqësues tipik i “këngëtarit normal”, por Avdo Megjedoviqi ishte krijues me individualitet të shquar dhe karakteristika të posaçme stilistike.

Dy studiuesit amerikanë Milman Parry dhe asistenti i tij Albert B. Lord arritën për herë të parë në Jugosllavinë e atëhershme në Dubrovnik. Herën e parë ata qëndruan nga qershori deri në shtator 1933 dhe herën e dytë nga qershori 1934 deri në shtator 1935. Parry zyrën e tij ku punonte e pati në Dubrovnik, por radiusin e ecejakeve të tij në përpjekje për të grumbulluar të dhëna nga këngët e incizuara në terren, e pati në Sanxhakun e Novi Pazarit, në Mal të Zi përreth kufirit me Shqipërinë, në Hercegovinë e nuk përjashtohet mundësia që ata të kenë qenë edhe në Kosovë.

Mes Homerit nga antika dhe Husës nga shekulli XIX

Autori Zdeslav Dukat në librin e tij “Çështja Homerike” thotë se Parry udhëtoi me makinën e tij Ford, me gruan dhe dy fëmijët në zona të thella fshatare për të mbledhur gati 13.000 këngë të kënduara me lahutë, rreth 3.000 syresh I incizoi në fonograf, të cilin e furnizonte me rrymë nga akumulatori i Fordit. Parry i përmblodhi këto këngë në formën e shënimeve nga terreni (field notes) e të cilat i përmblodhi e titulloi “Qorr Huso: Studim i Këngës së Sllavëve të Jugut.” Këngëtari Qorr Husa, apo Qorr Huseini ka qenë nga Kollashini, një lahutar legjendar i epikës gojore nga i cili kanë mësuar shumë këngëtarë të tjerë, në mesin e të cilëve edhe babai i Avdo Megjedoviqit.
Studiuesi amerikan Milman Parry (1902-1935) ka qenë një romantik i dhënë me mish e shpirt pas çështjes homerike, epikës gojore në Ballkan. Pasi ka magjistruar Parry është shpërngulur në Paris, ku u afrua me studiuesit e kohës në debatet rreth epikës gojore. Kështu nga Parisi ai erdhi në Dubrovnik.

Me Parryn ishte edhe Albert Bates Lord (1912-1991). Edhe pse Parry i kishte ideuar shënimet e tij nga terreni si përshkrim i plotë i këngëve të tubuara, ato mbetën ashtu siç i la, meqë Parry 34 vjeçar u kthye në Shtetet e Bashkuara.

Deri në vjeshtën e 1935 Parry kishte filluar të shkruante librin “Këngëtari i rrëfenjave” (The Singer of Tales) të cilën e përfytyroi si kurorëzim të punës së tij me hulumtimet krahasimtare nga terreni. Kjo vepër mbeti me vetëm 7 faqe të punuara. Gjithçka përfundoi në një skedë me emrin e Parryt në Universitetin e Harvardit, pasi në vjeshtën e vitit 1935 Parry u vra nga një plumb qorr në SHBA. Edhepse e ndërprerë puna e tij shkencore në Paris e Harvard vlerësohej si puna më ekzakte në hulumtimin e çështjes homerike.

I mbetej Albert Bates Lordit, bashkëpunëtorit dhe asistentit të Parryt që ta vazhdojë trashëgiminë e tij. Lordi u inkuadrua në rrjedhat shkencore të kohës me tekstin e tij hulumtues:”Homer and Huso II: Narrative Inconsistencies in Homer and Oral Poetry” në vitin 1938.

Këngëtari i rrëfenjave i krahasueshëm me Homerin

Lordi kthehet në Jugosllavi pas Luftës II Botërore, më saktë në vitet 1950. Ai në tekstin e tij “Homeri dhe Huso I:The Singer’s Rest in Greek and Southslavic Heroic Songs” i inkuadroi ato shtatë faqet e Parryt dhe ishte i mendimit se këngët muslimane në territorin e Malit të Zi, me gjatësinë dhe bukurinë e tyre ishin më të përshtatshme për krahasim me Homerin. Lordi kishte dëgjuar për një homer të shekullit XX nga Kollashini, Qorr Huson, i cili qe personalitet i njohur legjendar për shkak të këndimit me stil të spikatur të tij dhe të cilin shumë këngëtarë bashkëkohanikë të tij i thoshin se kanë mësuar nga Qorr Husa. Njëri nga këngëtarët më të shquar, më i miri që patën rastin e fatin ta takojnë ishte Avdo Megjedoviqi (1866-1953) tashmë ishte në moshë të shtyrë. Veç tij, Lordi takoi edhe këngëtarët Halid Bihorac (ose Bihori) Salih Ugljaninin. Avdo Megjedoviqi dhe Salih Ugljanini ishin dy këngëtarët më të mirë të Parryt dhe Lordi I mblodhi nga këta dy 2400 vargje nga epika gojore. Lordi e quante Salih Ugljaninin këngëtar të mirë, përfaqësues tipik të këngëtarit të “normal”. Ugljanini këndonte në dy gjuhët kështu që Lordi mblodhi edhe disa këngë në gjuhën shqipe.

Por, Lordi e kualifikonte Avdo Megjedoviqin si krijues me individualitet të shquar dhe karakteristika të posaçme stilistike. Lordi në vitin 1975 botoi doktoraturën e tij në libër dhe për këngën më të njohur, për nga gjatësia të Avdo Megjedoviqit “Dasma e Smailagiq Mehës”, thotë se mund të krahasohet me epet e Homerit. Incizimi i Avdos ndonjëherë shkonte deri ne 15-16 orë me ndërprerje për të pushuar sepse herë pas here Avdos iu shtjerrte zëri.

Parry dhe Lord kanë incizuar skena të malësorëve dhe në konceptin e tyre e të kohës ata i kanë quajtur herë muslimanë herë fshatarë shqiptarë. Sot ka filma të shkurtë dokumentarë, incizime për Homerin e shekullit XX Avdo Megjedoviqin në kanalet e youtube./KultPlus.com

Imami me qëndrime radikale paralajmëron vizitë dhe ligjëratë në Kosovë

Mohamet Hoblos, një imam nga Australia pritet që më 24 dhjetor të nis një vizitë në Kosovë. Të paktën kështu ka bërë të ditur vetë ai në një postim në rrjetin social facebook.

Ky imam është i njohur në opinionin ndërkombëtar për deklaratat e tij kontradiktore në lidhje me islamin.

Në një ligjëratë që e postuar më 5 shkurt të vitit 2017 në Youtube, Hoblos i cilësonte si “vrasës, përdhunues dhe terrorist”, të gjithë ata që nuk arrijnë të falin një namaz, transmeton Gazeta Insajderi.

Kjo deklaratë e tij kishte bërë bujë nëpër mediat e huaja, si Daily Mail dhe gazeta tjera të njohura.

“Nëse humbni një lutje, ju jeni më keq se një vrasës, përdhunues dhe terrorist. Personat e tillë që kryejnë të gjitha këto mëkate, luten në baza ditore, dhe është i mirë në sytë e Allahut. Për dallim nga ai që nuk i kryen këto mëkate, por nuk falet”, kishte thënë kohë më parë imami kontrovers australian.

Ai i kishte vlerësuar si njerëz më të mirë narkomanët, vrasëit dhe terroristët, se sa personat që nuk luten dhe nuk falen.

Tirana “ndizet” nga atmosfera festive për fundvitin (FOTO)

Tirana po përgatitet për natën më të gjatë të vitit, atë të ndërrimit të viteve, e atmosfera festive ndihet kudo në kryeqytetin shqiptar.

Ashtu si shumë kryeqytete të Europës, edhe Tirana është bërë gati për të mirëpritur festat e fundvitit.

Shtëpizat e “Fshatit të Festave” të vendosura në sheshin “Skënderbej” janë kthyer në një hapësirë festive, ku qytetarët mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen jo vetëm gjatë ditës, por veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.

Kjo është Tirana jonë! E bukur ditën, kur lulëzon nga natyra, e magjepsëse natën, kur ndriçon nga dritat e festave. Këtë vit, zbukurimi i Tiranës ka nisur herët, që në ditët e para të muajit nëntor, traditë e ndjekur në shumë kryeqytete të botës.

Për emigrantët shqiptarë, të cilët duan që të kalojnë festat e fundvitit pranë familjeve të tyre, në Tiranë, do të mund të gjejnë mundësi për të kaluar momente të bukura në kryeqytetin e zbukuruar.

Por kjo, sigurisht është një mundësi për të gjithë qytetarët, për t’u larguar nga stresi dhe monotonia e përditshme dhe për të shijuar mbrëmjeve, kohë relaksi dhe kënaqësie.

Gazeta italiane “Corriere della Sera” e ka cilësuar Tiranën si një nga qytetet më të reja, me alternativa dhe kosto të ulët, në Europën e re. Tirana është renditur si destinacioni më i mirë për turistët italianë për festat e fundvitit.

Meta pritet nga arbëreshët në Avellinos

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në vizitën e tij në Itali është pritur në një takim nga komuniteti arbëresh në provincën e Avellinos.

Meta shkroi në Facebook se ishte i lumtur me takimin që kishte pasur me komunitetin arbëresh në Greci.

Presidenti i Shqipërisë ka thënë se figura më e shquar e këtij komuniteti është Joe DiGuardin. Ai e ka vlerësuar lart ish-kongresmenin e njohur për, siç ka thënë, avokatinë e shkëlqyer që u ka bërë të drejtave të shqiptarëve e çështjes së Kosovës në veçanti.

“I lumtur të takoja komunitetin arbëresh në Greci të Provincës Avellino. Ky komunitet nxori disa figura të shquara, ku do veçoja Joe DioGuardin, ish-kongresmenin e mirënjohur për avokatinë e shkëlqyer që u ka bërë të drejtave të shqiptarëve e çështjes së Kosovës në veçanti”, shkroi Meta në Facebook.

Nuk ke pse më do

Poezi e shkruar nga Leonard Cohen.

Nuk ke pse më do
ngaqë
je si të gjitha gratë
që përherë më kanë munguar
U linda për të rendur pas teje
çdo natë
dhe prapë jam
orteku me burra që të dashurojnë

Të takoj në tryezë
ta marr grushtin mes duarve të mia
në taksi nusesh
zgjohem fillikat
gishtat e mi – te mungesa jote
në Bujtinën e Virtytit.

I shkrova tërë këto këngë për ty
ndeza qirinj të kuq e të zinj
në trajtën e një burri dhe një gruaje
u martova me tymin
e dy piramidave me nallane druri
u luta për ty
u luta të më duash
u luta të mos më duash.

Myslimanë e katolikë në Lipjan, jetojnë në një shtëpi, shkojnë bashkë në kishë e xhami

Shumica e familjeve në fshatin Brus të Komunës së Lipjanit kanë dy besime. Brenda së njëjtës familje, disa prej anëtarëve janë myslimanë e të tjerë janë konvertuar në të krishterë. Ekipi i Gazetës Express sjell rrëfimin për familjet e këtij fshati.

Jetojnë brenda një shtëpie, e kanë të njëjtin gjak, por ajo që i dallon është besimi. Njëri vëlla është i krishter, e tjetri mysliman.

Por, pavarësisht kësaj, kjo familja jeton në harmoni sikur më parë.

Toleranca fetare mes tyre shkon deri aty, saqë edhe pse u përkasin besimeve të ndryshme, ata gjatë festave shkojnë së bashku në kishë dhe xhami.

Kjo është jeta që bëjnë tash e sa kohë banorët e fshatit Brus të Komunës së Lipjanit, fshat i cili njihet për tolerancë ndër fetare.

E ardhur kohë më parë nga Llapushniku i Drenasit, familja Gashi i takonte fesë islame. Të gjithë anëtarët e kësaj familje kishin këtë besimin.

Por, pasi ndërruan vendbanimin e u shpërngulën në fshatin Brus të Lipjanit, disa prej anëtarëve të kësaj familje vendosën që ta lënë fenë islame, e ta pranojnë atë katolike.

Shumica e familjeve në këtë fshat u përkasin besimeve të ndryshme.

Kryefamiljari i familjes Gashi, i cili nuk ka dashur t’i përmendet emri, thotë se ndërrimi i fesë nuk ishte pengesë për ta. Ai tregon se vazhdojnë të festojnë festat e të dy feve së bashku e në harmoni.

“Kjo ka ardhur si shkak i martesave, disa janë martuar me myslimanë, disa me katolikë. Ata e vazhdojnë fenë e vet si myslimanë, ne si katolikë. Nuk ndikon feja tek ne”, shprehet ai.

Deklaron se edhe pse i përkasin dy feve të ndryshme, ata vazhdojnë të jenë vëllezër, dhe se martesat ndër fetare për ta janë normale.

Ai, thotë se asnjëherë nuk ka pasur ndonjë problem mes këtyre familjeve. Por, fshati që tash e sa kohë njihet për tolerancën ndër fatare po boshatiset dita-ditës.Tash e sa kohë, banorët kanë filluar të shpërngulen në fshatrat përreth. Shtëpitë që dikur ishin plotë tash kanë mbetur të zbrazëta.

Banorët thonë se ata kanë filluar të shpërngulen në fshatrat përreth që të afrohen më afër familjarëve të tyre. Derisa shtojnë se nëse vazhdojnë të largohen banorët me këtë ritëm, fshati do të mbetet i zbrazët. Ndryshe, fshati Brus gjendet në zonën më të thellë të Komunës së Lipjanit.

Këngët majekrahu si formë unike e komunikimit ndër shqiptarë

Kënga majekrahu, njëra nga më të lashtat ndër shqiptarë, më shumë sesa produkt i shijes artistike, ka qenë një formë komunikimi në një komunitet të caktuar, kryesisht në zonat alpine të trojeve shqiptare. Epiqendra e këngëve majekrahu ka qenë Malësia e Madhe, zona e Mbishkodrës, Malësia e Gjakovës me Tropojën në qendër Dukagjini dhe zona e Rugovës, përcjellë KultPlus.

Kënga majekrahu është një kumt, një informacion që jepet më anën e këngës, nga një këngëtar (ose edhe dy sish, që alternojnë zërat, për të fuqizuar informatën). Këngëtari vente dorën në vesh, si një ritual për ta përhapur më fort jehonën dhe këndonte dy ose disa vargje, që transmetonin thjesht një kumt, një informatë.
Informata kishte të bënte me një njoftim a kushtrim për luftë, për ndonjë rrezik nga armiqtë, me të cilët banorët e këtyre zonave ishin ballë për ballë me shekuj.

Interpretimi realizohej me anën e theksimeve të rrokjeve, që informata të transmetohej sa më e fortë dhe sa më e qartë, me theksimin e emrave të figurave që ishin subjekt i informacionit. Këngët majekrahu, pra, u kanë shërbyer brezave për komunikim, pra transmetimin e informacionit, pra ato kanë pasur brenda vetes edhe dimensionin estetik mjaft të fuqishëm. Recipientët e saj, të edukuar ndër breza me vlerat e këngës majekrahu, e kanë përjetuar si krijim estetik. Prandaj, këto këngë janë kënduar edhe në festa familjare, fejesa e martesa, pothuajse si një ritual për mbarësi e trimëri të brezave, shkruhet në librin “Ekskomunikimi- si histori e fshehur”, i shkruar nga Milazim Krasniqi.

Një funksion tjetër i tyre ka qenë forcimi i atdhetarizmit, sepse duke qenë kushtrim, kanë forcuar ndjenjat atdhetare të dëgjuesve të vet. Pra, roli parësor ka qenë komunikimi, transmetimi i informatës, gjë që i bën unike në historinë tonë të komunikimit./ KultPlus.com

10 gjërat më të kërkuara në Google për vitin 2018

Google ka publikuar një listë me gjërat më të kërkuara për vitin 2018, përfshirë këtu filmat më të suksesshëm, VIP-at më të njohur, ngjarjet më të bujshme etj. Sigurisht që lista vlen vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, megjithëse me zhvillimet e ditëve të sotme, s’mund të themi që s’janë tregues edhe për Europën dhe jo vetëm.

Sigurisht që Kupa e Botës nga FIFA – Rusi 2018 do të ishte padyshim ngjarja më e kërkuar për vitin 2018, e ndjekur nga uragani Florence që goditi qytetin bregdetar të Wilmington-it në Karolinën e Veriut, për t’u përhapur më pas në të tjera zona. Vdekja e reperit Mac Miller si pasojë e toksicitetit të përzierjes së fentanilit (ilaç kundër dhimbjes që përdoret zakonisht për anestezi), kokainës dhe alkoolit, ishte një tjetër ngjarje e bujshme, e cila renditet në vendin e tretë, shkruan koha.net.

Në vijim gjeni listat e plota. Lista finale: 1. World Cup 2. Uragani Florence 3.Mac Miller 4. Kate Spade 5. Anthony Bourdai 6. Black Panther 7. Mega Millions Results 8. Stan Lee 9. Demi Lovato 10. Zgjedhjet elektorale.

Filmat: 1. Black Panther 2. Incredibles 2 3. Deadpool 2 4. Avengers: Infinity War 5. A Quiet Place.

Aktorët: 1. Logan Paul 2. Bill Cosby 3. Sylvester Stallone 4. Pete Davidson 5. Michael B. Jordan.

Njerëzit: 1. Demi Lovato 2. Meghan Markle 3. Brett Kavanaugh 4. Logan Paul 5. Khloe Kardashian.

Vdekjet: 1. Mac Miller 2. Kate Spade 3. Anthony Bourdain 4. Stan Lee 5. Aretha Franklin

Muzika: 1. Demi Lovato 2. Eminem 3. Ariana Grande 4. Rick Ross 5. Cardi B

Këngët: 1. Bohemian Rhapsody 2. This Is America 3. Baby Shark 4. God’s Plan 5. Killshot.

Dasmat: 1. Dasma mbretërore [Prince Harry dhe Meghan Markle] 2. Dasma e Priyanka Chopra-s me Nick Jonas 3. Dasma e princeshës Eugenie-s me Jack Brooksbank 4. Dasma e Kat Von D me Rafael Reyes 5. Dasma e Deepika Padukone me Ranveer Singh./KultPlus.com

Kush ishte luftëtari valltar i UÇK’së?

Ish-ushtari i UÇK’së, Sedat Parduzi, gjatë luftës mbajti lart moralin e ushtarëve duke i argëtuar me vallëzim.
Njëzet vjet më parë ai përmes tyre harronte për pak çaste tmerrin kundër të cilit ishte vënë me tërë qenien.

Kur nuk ishte duke luftuar, ish- ushtari i zonës operative të Shalës, me hapa të vallëzimi “Breakdance” e mbante lartë moralin e shokëve dhe vetës.

Ritmin e tij shpesh e praktikonin edhe shokët e luftës./KultPlus.com

Nik Xhelilaj nderohet me mirënjohjen ‘ODA’ nga regjisori Piro Milkani

Aktori Nik Xhelilaj, është në mesin e emrave të njohur që janë shpërblyer mbrëmë në kuadër të eventit ODA, që u mbajt në Pallatin Presidencial në Tiranë.

Oda për një natë bënë së bashku shqiptarët më të famshëm në botë, personazhe të artit, showbiz-it, kulturës, politikës e biznesit. Gjatë kësaj mbrëmje nuk mungojnë as mirënjohje për kontributin që tyre. Në mesin e të nderuarve me mirënjohje ishte edhe aktori Nik Xhelilaj.

“Pranimi i çmimit ODA nga regjisori im i parë Piro Milkani, e bëri këtë natë edhe më të veçantë”, ka shkruar Xhelilaj./ KultPlus.com

‘Unë mund të bërtas dhe ai nuk është aty për të më goditur sërish’

Fragment nga fjalimi i Sia-së mbi të vërtetën e fëmijërisë së saj.

Fëmijëria ime është shkaku i parukës gjysme të bardhë edhe gjysme të zezë dhe jo mendimi se me të unë të arrija famën apo ti bëja njerëzit kureshtar. Babai im ishte personi më i mirë dhe më i keq në të gjithë botën. Pjesa e bardhë përfaqëson ditën dhe dëshirat e shumta që më plotësonte kurse pjesa e zezë përfaqëson natën dhe përbindëshin në të cilin ai transformohej. Unë jetoja dy jetë deri në momentin që u arratisa dhe më pas gjeta guximin ta denoncoj. Goditjet e shumta fizike që me jepte duken ende edhe sot. Por goditjet psikologjike ngelen akoma dhe me shumë tek unë sepse unë nuk këndoj dot para të gjithëve pa këtë paruke. Nëse doni të shikoni fytyrën time, ndjeni dhimbjen që lëshoj pas çdo fjale që këndoj. Muzika po me shëron mua sepse sot unë mund të bërtas dhe ai nuk është aty për të më goditur sërish./ KultPlus.com

Ku m’kish ra hise…

Adelina Tërshani- Rrjeti i Grave të Kosovës.

Shtylla e kuzhinës m’ka gërrbav’
Se ku m’kish ra hise me e duru zhurmen e tenxhereve qysh duhna me i duru fishkëllimat e burrave n’rrugë
Me kanë m’bjen hise me marr hise
Po jo, mu s’mbjen me marr hise se vet jom hise!

Shtylla e moralit m’ka gërrbav’
Se ku m’kish ra hise me u var marrja e krejt shpis në nji copë lëkure midis kamve t’mija
Po ku s’mra hise me marr’ hise
Jo, ajo s’mbjen hise se vet jom hise

Shtylla e marres m’ka gërrbav’
Se ku mkish ra hise me i mshefë cicat e mija prej burrave, tu u tut me dashtë trupin tem qashtu qysh jom
Po ku s’mra hise me marr hise
Po jo, ajo s’mbjen hise se vet jom hise

Shtyllen e shpis’ nuk e baj
Ku m’kish ra hise me i ni jargavitjet e zëshme t’burrave kesh desh’ a vesh’
Se ju vjen prej pushtetit ma shume se prej vegles midis kamve

Shtylla e shpis’ po m’vranë cdo ditë
Baba nuk na kish dashtë njejt mu e vllaun
Hise n’shpi nuk m’dha
Tash une duhet me flej me dhunusin tem ne t’njejtin krevet

Shtyllen e shpis’ duhet me majt edhe te burri
Prej nji pronari n’tjetrin
Detyrë e kam me ja u zbardhë ftyren, brekët, ftyren.. brekët..ftyren…

Shtyllen e shpis’ nuk ma lajnë n’aeroplan
Detyrë e kam me marr’ shqiptar e jo gjerman se tani vend n’Kosovë nuk kam

Shtyllen ngjyra ngjyra kam me ly

Tu ta përmend vec burrin ti menon që smunesh me gru me u martu
A kjo hic kah menja mos me t’shku

Shtylla e shpis’ që najherë kamve ju ka ra, nuk i bani me kajt’ se “burri nuk kanë”
Burri.. vranë
Se burri me burrë s’martohet se dylberizmi ner burra mlohet..
E gruja që n’atë shpi ngujohet!?

Shtyllen e shpis’ sa ma t’bardhë me majtë cika jem
E kur t’shkojsh olloshka me ble n’market me i thanë me ti ‘pshtjell me gazetë
Mos na bon horë para njerzve që kanë ardhë se vllaun tond e ken abo synet

Po ku m’ra hise me m’kallzu polici a ma ka hjek copë ai që midis rrugës m’thirke lockë!

Edhe kur t’thojnë mos me bërtitë
Mos ja u nal
Se dhimtën deri tash e kemi kajtë nër dham
Po cka fitum?
Duhet me pritë atij kur ti qohet me t’lanë me dal ty ku t’shkohet!/KultPlus.com

Në Zvicër hapet ekspozita e piktorit Ibrahim Kodra

41 vepra, 41 emocione, 41 përjetime të vendosura në pëlhurë. Në nder të 100 vjetorit të lindjes së piktorit të njohur Ibrahim Kodra, në Llugano të Zvicrës posa është hapur ekspozita me punimet e tij. Kodra, nuk kishte familje, pikturat dhe paratë qe i kishte krijuar ndër vite i kishte planifikuar të shkojnë për mësimin e artit te fëmijët.

Kështu fondacioni “Kodra Foundation”, në krye me Maria Pacolli, ka në plan që të hap dy qendra rinore në Prishtinë dhe Tiranë ku fëmijët dhe të rinjtë do ti afrohen rrugës së artit dhe kulturës nëpërmjet figurës dhe veprave të Kodrës, shkruan klankosova.com

Ky aktivitet i Maria Pacollit ka bërë bashkë në 100 vjetorin e lindjes së Kodrës diplomat, ekspert të artit zviceran, itailian dhe shqiptar, në një ekspozitë që përshkruan të gjitha etapat e transformimit të tij artistik që nga 1944 deri në ditën kur vdiq.
/KultPlus.com