Helidon Gjergji prezanton (H)am(m)am në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë

Nga data 1 gusht, në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë prezantohet projekti (H)am(m)am, me autor artistin multimedial, Helidon Gjergji.

Në Çifte Hamam të Galerisë Kombëtare të Maqedonisë ai shfaqë një projektin (H)am(m)am, i cili është specifik në korelacion me vetë lokacionin. Termi i referohet vendit me analogji të pjesshme drejtuar historisë dhe traditës së hamameve të mrekullueshme të regjionit, të cilat kanë qenë vende socializimi të komuniteteve të ndryshme etnike që kanë jetuar në ato hapësira gjeografike. Hamamet kanë qenë për kohën ndër institucionet më tolerante të shumë kulturave. Këto vende e kanë shpesh iniciuar dhe motivuar komunikimin mes klasave të ndryshme, etnive, feve, madje edhe gjinive. Nga këndvështrimi i sotëm, Çifte Hamami është një vend bashkëkohor i komunikimit kulturor, që do të thotë se e vazhdon rolin e tij primar dhe pikërisht ky funksion kryesor i tij ndër shekuj është pikënisja e idesë së Helidon Gjergjit, shkruan shekulli.

Projekti përbëhet prej tre pjesëve, te cilat janë krijuar pikërisht për hapësirën fizike të Çifte Hamamit.

Në sallën e parë, Gjergji ka realizuar një numër pikturash në kanavacë të cilat përfaqësojnë emotikonë të ndryshëm të komunikimit virtual, e pikërisht ata që përdoren për parashikimin e motit. Këto piktura janë instaluar në hapjet pentagonale të njërës prej kupolave dhe bllokojnë shikimin e drejtpërdrejtë te qiellit, pavarësisht se lejojnë depërtimin e dritës nëpërmes kanavacës.
Salla e dytë konsiston ne një korridor pasqyrash të vendosura përkundrejt njëra-tjetrës, duke krijuar kështu një hapësirë të pafundme. Në këto pasqyra Gjergji ka ngjitur nga 10 erëza kryesore të përdorura përkatësisht për secilën nga pesë komunitetet më të mëdha etnike në Maqedoni (maqedonas, shqiptarë, turq, romë dhe serbë).

Ndërsa sallën e tretë Gjergji e ka mbushur me avull artificial nëpërmjet të cilit penetron drita që vjen lart nga kupola duke krijuar një atmosferë shumë mistike. Gjendja në dhomë bëhet edhe me misterioze si rezultat i një kompozimi muzikor me tinguj celularësh të krijuar në bashkëpunim me muzikantin shqiptar Fatos Qerimaj. Kuratore e projektit është Ana Frangovska, e ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 24 gusht. Helidon Gjergi (i lindur në vitin 1970 në Tiranë, Shqipëri) është artist bashkëkohor, i cili punon në mediume të ndryshme.

Fillimisht është diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë, e me hapjen e kufijve të Shqipërisë në vitin 1991, u shpërngul në Itali, ku vazhdoi të studionte artet pamore, duke u diplomuar sërish nga Akademia e Arteve të Bukura në Napoli.
Në vitin 1997, ai shpërngulet në Çikago, ku bëri një master për teori dhe praktikë arti në Universitetin e Northuesternit (Northëestern University) në Çikago. Aktualisht jeton në Nju Jork dhe jep mësim në Universitetin e Shtetit të Nju Jorkut (SUNY).
Gjatë karrierës së tij, Helidoni ka punuar në mediume të ndryshme, nga piktura deri tek instalacionet dhe arkitektura. Helidoni në veprat e tij vazhdimisht përpiqet të vendos në pah zbrazëtirat dhe brishtësinë e kufijve mes medieve, vetes dhe parametrave të ndikimit individual./KultPlus.com

Ky është stërnipi i Aleksandër Moisiut, i cili ka luajtur edhe në filmin e Tarantinos

Gedeon Burkhard është aktor i njohur që ka luajtur në shumë projekte filmike, fillimisht në Gjermani e më pas edhe në filma shumë të njohur, shkruan KultPlus.

Në biografinë e tij, duke përfshirë edhe profilin e tij zyrtar në IMDb, përmendet fakti se Burkhard është stërnipi i aktorit të njohur shqiptar Aleksandër Moisiut.

Ai përgjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në filmin e famshëm të regjisorit të njohur botëror Quentin Tarantino “Inglourious Basterds”.

Gedeon Burkhard edhe në profilin e tij në facebook vite më parë kishte shpërndarë një fotografi të Aleksandër Moisiut, duke thënë se është stërgjyshi i tij./KultPlus.com

Zëri origjinal i Aleksandër Moisiut, i regjistruar në vitin 1912 (VIDEO)

Aleksandër Moisiu është një ndër figurat më të rëndëishme të kombit shqiptar, shkruan KultPlus. Ai në moshën 19 vjeçare kishte shkuar në Vjenë, ku me ndihmën e  Jozef Kainc  iu përkushtua aktrimit.

Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der ëeiße Heiland“), të Ëedekind-it (“Frühlings Erëachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”).

Në vitin 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut (Salzburger Festspiele) luajti rolin kryesor në “Jedermann”. Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Luftës së Parë Botërore  si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohë vetëm si mysafir.

Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.

Ai vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë. Ai është i varrosur në varrezat e komunës së Morcote-së, pranë qytetit Lugano në kantonin e Tessin-it në Zvicwr. Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Shkolla e aktrimit në  Tiranë, Universiteti i Durresit, Shkolla e mesme e pergjithshme në Kavajë dhe teatri i Durrësit e mbajnë emrin e tij./KultPlus.com

Kosova drejt garës për Oscars, QKK hapë thirrjen për aplikim

Qendra Kinematografike e Kosovës ka hapë thirrjen për aplikim, për propozimet e filmave të metrazhit të gjatë, në kategori për çmimin për filmin më të mirë të huaj për çmimin Oscar, shkruan KultPlus.

“Të drejtën e konkurimit e kanë të gjithë filmat nga Kosova që janë shfaqur apo do të shfaqen për shtatë ditë rresht në kinematë e Kosovës duke filluar nga data 1 Tetor 2016 dhe jo më larg se data 30 Shtator 2017 dhe të cilët i plotësojnë kushtet e tjera të vëna nga “Academy of Motion Picture Arts and Sciences””, është thënë në njoftimin e QKK-së, mirëpo edhe pse  thirrja është hapur, jo ndonjë film kosovar, tash për tash është prezantuar në kinema.

Filmat që kanë pasur premierën këtë vit, por që ende nuk i kanë plotësuar kriteret e Akademisë, janë filmat “Eho”, me regji të Dren Zherkës dhe filmi “T’padashtun”, me regji të Edon Rizvanollit.

Ndërkohë, ka edhe filma të tjerë që janë në proces e sipër të përfundimit të projekteve, por nëse do të arrijnë që të përmbushin këto kritere, mbetet të shihet. /KultPlus.com

Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Arilena pushtojnë Moskën (VIDEO)

Tri këngëtare shqiptare, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Arilena Ara kanë performuar në Festivalin “Europa Plus Live” që është mbajtur në Moskë të Rusisë.

Insajderi ju sjellë performancat e të tri këngëtareve. Aty ishte planifikuar të merrte pjesë edhe Era Istrefi por e kishte anuluar.

Ja performancat:
https://www.youtube.com/watch?v=57rLvvqT1_Y
https://www.youtube.com/watch?v=dS3n_wLLMWg

Orkestra Filharmonike e Karlovy Vary do të dirigjohet nga një dirigjent shqiptar

“Nga Bota e re”, është simfonia e Antonin Dvorak, që i është besuar dirigjentit shqiptar Desar Sylejmani, i cili me këtë dirigjim do të prezantohet në Pragë, bashkë me orkestrën filharmonike të Karlovy Vary, shkruan KultPlus.
Ky koncert do të mbahet më 5 gusht, në sallën e njohur koncertale Smetana, ku do të perfomojë edhe sopranoja e njohur koreano jugore Eunsien Hong.
“Do të jetë përgjegjësi e veçantë për dirigjimin e simfonisë “Nga Bota e Re”, për herë të parë në qytetin e prehjes s’eshtrave të Antonin Dvorak”, ka thënë Sylejmani./KultPlus.com

Ambasadorja gjermane viziton Fondacionin Agim Çavdarbasha

Ambasadorja gjermane Angelika Viets, së fundi ka vizituar Fondacionin Agim Çavdarbasha, shkruan KultPlus.
Në këtë vizitë ajo ka takuar gjithashtu dy artistët kosovarë Sokol Beqirin e Erzen Shkolollin, ku ky i fundit ka qenë i angazhuar si këshilltar kuratorial i ekspozitës së njohur të artit bashkëkohor “Documenta 14”.
Përderisa ambasadorja gjermane ka vizituar nga afër punën e Çavdarbashës, puna e Sokol Beqirit është duke u ekspozuar në ekspozitën Documenta 14, që është e hapur edhe aktualisht në Kassel të Gjermanisë dhe Athinë të Greqisë./KultPlus.com

Nesër manifestimi ‘’Një lule për Jasharajt’ në Prekaz

Me moton ‘Një lule për Jasharajt’, Ministria e Diasporës në kuadër të programit Ditët e Diasporës, nesër më 1 gusht, organizon manifestimin tradicional në Prekaz, në kompleksin memorial ‘Adem Jashari’, shkruan KultPlus.

Programi fillon në ora 19:00 me homazhet te varrezat e familjes Jashari, të cilat do të bëhen nën moton ‘Një lule për Jasharajt’, për të vazhduar në ora 20:00 me programin kulturo – artistik të grupit muzikor vokal “Kvali” nga Sllovenia, të udhëhequr nga muzikologia Alma Bejtullahu, ikona e muzikës së vjetër qytetare, Nezafete Shala dhe grupi muzikor.

Këtë e bëri të ditur, vetë ministri i Diasporës, Valon Murati përmes një postimi në profilin e tij, në rrjetin social Facebook.‘Ftoheni që të merrni pjesë në këtë aktivitet, që së bashku të shënojmë Ditët e Diasporës 2017!’, thuhet ndër të tjera në postimin e tij në Facebook. /KultPlus.com

“Dunkrik”, në krye të klasifikimit në kinematë amerikane

Betejë në mbledhjen e të ardhurave në kinematë amerikane mes filmit “Dunkirk” dhe “The Emoji Movie”: në fund janë heronjtë e Christopher Nolan, i prodhuar nga Warner Bros dhe që do të mbërrijnë në kinematë italiane në 31 gusht, që kanë mbledhur 28,1 milionë dollarë, me një total prej 103 milionë.

Pas një nisjeje sprint të premten, emocionet e filmit të animuar të Sony – që në Itali do të dalë në 28 shtator me titullin “Emoji: Ndizi emocionet”, ka mbledhur fundjavën e parë në kinema 25,6 milionë dollarë, shkruan koha.net.

Në vendin e tretë është komedia “Girls Trip”, me Queen Latifah e Jada Pinkett Smith, që ka mbledhur 20 milionë dollarë (ne total 65,5 milionë).

Në vendin e katërt është Charlize Theron me “Atomic Blonde”: filmi aksion i David Leitch, i pritur në Itali në 17 gusht, sjell në shtëpi 18,5 milionë dollarë, vjen më pas Spider-Man: Homecoming, që me 13,4 milionë dollarë në fundjavë i tejkalon 278 milionë./KultPlus.com

Artistja shqiptare Iulia-Maria Kyçyku, në Locarno Film Festival

E njohur si Iulia Enkelana, artistja shqiptare Iulia- Maria Kyçyku do të jetë pjesë e një prej festivaleve më të rëndësishme të filmit në Evropë, e cila, në edicionin e sivjetmë do të prezantohet me një film të shkurtër, shkruan KultPlus.

Vetë Iulia-Maria Kyçyku ka treguar për këtë film, se është film i metrazhit të shkurtër dhe është përzgjedhur në seksionin #movieofmylife.
“Në këtë seksion flitet për filmat që na kanë ndryshuar jetën, dhe pikërisht në këtë temë, kam realizuar këtë film, ku kam folur në gjuhën frënge për filmin “Netët e Cabiria-s” të Fellinit”, ka thënë për KultPlus, Iulia-Maria Kyçyku.
Ajo më pas ka shtuar se film nuk është fiksion, por një shprehje mirënjohjeje ndaj kinemasë. “Epika është teksti që them unë frëngjisht”, ka thënë ajo ecila jeton në Bukuresht.
Ky film është i pavarur dhe do të prezantohet më 10 gusht në Piazza Grande të Locarnos në Zvicër, ku do të nisë edicioni i 70-të. Festivali hapet më 2 dhe do të mbyllet më 12 gusht. /KultPlus.com
http://www.movieofmylife.ch/65-b270dd00

Në Durrës nisin netët e muzikës shqiptare

Bienalja Netët e Muzikës Shqiptare, një aktivitet që daton në vitin 2003, ngre të martën siparin në qytetin e Durrësit. Për tetë ditë me radhë  instrumentistë shqiptarë dhe të huaj, do të sjellin vepra artistike që datojnë që nga shekulli i 15-të e deri në ditët tona, shkruan rtsh.

Me drejtues artistik violinistin e mirënjohur Florian Vlashi dhe drejtues të përgjithshëm kompozitorin e njohu Haig Zaharian, çdo natë e këtij festivali ka tematikën e saj. Organizatorët përmendin natën e muzikës baroke, klasike, pianistike, asaj jashtë sallave, nata e muzikës shqiptare apo dhe konkursin “Yjet e rinj”.

Një nga netët e bienales do t’i dedikohet humanistes së famshme me origjinë shqiptare “Nënë Tereza”. Tekstet e famshme të shkruara nga shenjtorja shqiptare do të Shoqërohen me muzikën e zgjedhur të Hajdenit. Artdashësit do të kenë mundësi të ndjekin koncertet e kësaj ngjarjeje muzikore në hollin e qendrës kulturore Aleksandër Moisiu, katedralen Shën Luçia, mjediset e amfiteatrit, muzeut arkeologjik apo dhe në ambientet e Galerisë Jozef./KultPlus.com