“Berishajt” e Buenos Aires, Argjentinë

1 Dhjetor, 2019 - 10:58 am

Sociedad Albanesa de Berisso (Berisha), ka edhe kishën e saj, si dhe qendrën kulturore Arbereshe. Kolektivi shqiptar i Berisso “La Sociedad Albanesa de Berisso”,( Sociedad Albanesa de Berisso, është formuar në 1907, dhe qendra e tyre ka qenë në Calle Valparaíso y Río de Janeiro).

Në katundin Berisso (Berisha) në provincën Buenos Aires, Argjentinë, e cila është pjesë e zonës urbane të Komunës, Greater La Plata e cila ka një popullsi prej rreth 95 mijë banorë ( regjistrimi i vitit 2001), thuhet se jeton edhe një komunitet mjaft i gjërë Arbëreshë. 

Ku rrënjët e tyre, zënë fill tek pasardhësit e Skënderbeut, që u shpërngulën në Argjentinë shekuj më parë. ( Sociedad Albanesa de Berisso, është formuar në 1907, dhe qendra e tyre ka qenë në Calle Valparaíso y Río de Janeiro).

Aktualisht, ata janë në Argjentinë, aq shumë sa që Shoqëria Shqiptare e Berishos – Sociedad Albanesa de Berisso, ka edhe kishën e saj, si dhe qendrën kulturore Arbereshe.

Kolektivi shqiptar i Berisso “La Sociedad Albanesa de Berisso”, është një Shoqëri, që ruajtur deri në ditët e sotme traditën arbereshe.

Në festa njofton Kryekancelari i Kishës Ortodokse në Argjentinë, Hirësia e Tij, Aleksandro Greco, kan marrë pjesë dhjetra familje arbëreshe, të veshura me kostumet e tyre folklorike, duke u lutur, kënduar dhe kërcyer, së bashku me grupe të tjera në këtë festë nga Shoqëria “Miqtë e Kolektivitetit”, dhe një grupi i Baletit Shqiptar… /konica.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme