Formohet organizata e grave shqiptare në diasporë

9 Nëntor, 2019 - 11:24 am

Me iniciativën e disa grave intelektuale në diasporën shqiptare ,në Gjenevë u formua organizata internacionale -WOMEN ALB WORLD, organizatë që përfshinë shumë gra ,që me aktivitetin e tyre bënë një rrugë sfiduese.

Women Alb World – ka oragnet e veta:

Bordin drejtues dhe bordin e ekspertëve,ndërsa presidente u zgjodh Mirela Mezani. Aktiviteti dy ditor i Women Alb World ,u mbajt me 1 dhe 2 nëntor ku dita e parë startoi me vizitën e Kombeve të Bashkuara (OKB),dhe pjesëmarrjen në një seancë parlamentare në parlamentin zvicërran.

Dita e dytē vazhdoi me me samitin e parē të kësaj organizate, ku morën pjesë intelektualë dhe ekspertë në fusha të ndryshme.

Po ashtu u formuan: Bordi i ekspertëve dhe Bordi internacional i grave. Në Bordin internacional të grave ,ju përfshihen gra të sukseshme nga trevat gjithë shqiptare,nga Maqedonia e Veriut, u ftua Fitore Qirezi.-aktiviste në lëmi kulturore ,arsimore e politike. / KultPlus.com

Të ngjajshme