Komuniteti shqiptar në Adelaide mbledh fonde për digjitalizimin e videove nga lufta e Kosovës

7 Korrik, 2021 - 10:09 am

Komuniteti shqiptar në Adelaide në Australi mbledh fonde për blerjen e aparaturës për digjitalizimin e të gjitha video-kasetave nga lufta e Kosovës.

Esat Shala është shqiptari që ka ndërmarrë këtë nismë dhe ka mbledhur vetë, vullnetarisht të gjitha video-kasetat.

“Këto video-incizime të realizuara në kohë shumë të vështira, në kohë masakrash e vrasjesh mizore nga forcat serbe në luftën e fundit në Kosovë, janë dëshmia më e fuqishme dhe më e pastër e gjithë atyre tmerreve të ushtruara mbi civilët e pambrojtur shqiptarë.
Ne, si shqiptarë nga Australia, ndihemi shumë të lumtur për këtë rezultat admirues dhe shumë shpresëdhënës”, shkruan Komuniteti Shqiptar në Australinë e Jugut.

Ky komunitet angazhohet për të vijuar me të tjera aktivitete për shqiptarët e Adelaides teksa shpreh falenderime ndaj Esat Shalës për vullnetin e tij të pakrahasueshëm. Kontributi financiar i është dorëzuar Esatit nga Sedat Sahitaj./diaspora shqiptare/KultPlus.com

Të ngjajshme