займ на карту онлайн потребительский кредит

Lirim Greiçevci: Për fëmijët e prekur me kancer në Kosovë, grumbullim i suksesshëm i fondeve në Londër (FOTO)

Nëntor 3, 2017 - 2:56 pm

EBRD me mbështetjen e Ambasadës së Kosovës në Londër dhe Ibis London City Shoreditch kanë organizuar dje një mbrëmje muzikore për të mbledhur fonde për fëmijët me kancer në Kosovë, shkruan KultPlus.

Të gjitha donacionet e mbledhura do të shkojnë tek Kujdesi për Fondacionin e Fëmijëve të Kosovës për të siguruar që të gjithë fëmijët me kancer në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të kenë qasje në barnat e nevojshme për trajtimet.

Ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci është shprehur krenar me gjithë organizimin e kësaj mbrëmje derisa në mesin e shumë kontribuuesve ka falënderuar edhe këngëtarin, Shpat Deda.
“Krenar që kam mbështetur një mbledhje jashtëzakonisht të suksesshme të fondeve dje në Londër për fëmijët e prekur nga kanceri në Kosovë. Megjithëse nuk arrijmë ta imagjinojmë dhimbjen dhe vuajtjen e këtyre fëmijëve dhe familjeve të tyre, ne, si shoqëri, kemi për detyrë të përpiqemi të lehtësojmë dhimbjen e tyre, në çdo mënyrë që mundemi”, është shprehur Greiçevci duke falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në grumbullimin e fondeve.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan për realizimin e kësaj mbrëmje, duke specifikuar një falënderim të vecantë për këngëtarin Shpat Deda, i cili ka performuar në këtë mbrëmje, sikurse edhe Dr Ernese Xhafa Hamiti, e cila dhuroi të gjitha fondet nga “Frist Humanitarian Award” që ajo kohët e fundit e mori nga Korporata Spitalore e Amerikës./ KultPlus.com

Të ngjajshme