Më 25 shtator rikthehet panairi i kulinarisë shqiptare në Waterbury

15 Shtator, 2020 - 12:00 am

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia Covid-19 komuniteti shqiptaro-amerikan në Waterbury, Connecticut ka njoftuar se edhe këtë vit do të realizoje festivalin e kulturës shqiptare, panairin më të madh të kulinarisë tradicionale shqiptare.

Ky aktivitet i cili këtë vit feston 15 vjetorin e tij do të mbahet në datat 25 dhe 26 shtator dhe ka në fokus promovimin e gatimeve  tradicionale shqiptare.

Gjatë këtyre viteve kanë qene pjesë e këtij manifestimi kulturor shqiptar më shumë se 5 mijë pjesëmarrës.

Siç kanë njoftuar edhe më herë organizatorët, eventi do të organizohet në përputhje me rregullat anti-covid.

Eventi i përvitshëm përfshin aktivitete kulturore, muzikë dhe kuzhinë shqiptare. Përmes këtij aktiviteti, komuniteti shqiptar prezanton kulturën, muzikën, traditat dhe ushqimet e autentike shqiptare në komunitetin amerikan të Greater Waterbury, SHBA./ diasporashqiptare/ KultPlus.com

Të ngjajshme