Mbahet sërish në Cyrih festivali më i madh shqiptar në ambient të hapur

14 Korrik, 2021 - 9:05 am

Pas anulimit verën e kaluar për shkak të Covid-19 ngjarja  madhore dy-ditore do të mbahet sërish në stadiumin Hardturm të Cyrihut.

Më 4 dhe 5 shtator, do të zhvillohet për herë të dytë “Alba Festival”, i cili do të sjellë në stadiumin Hardturm në Cyrih, disa nga yjet më të mëdhenj të skenës muzikore të Kosovës dhe Shqipërisë, thuhet në një komunikatë të organizatorit.

Me mbi 20,000 vizitorë, alba Festival është festivali më i madh nën qiell të hapur, me yje ndërkombëtarë nga Hip-hopi i Kosovës dhe Shqipërisë, nga R’n’B dhe skena e muzikës pop në Zvicër dhe Evropë.

Të kujtojmë: Në edicionin e parë, të mbajtur në vitin 2019, në këtë festival ishte paraqitur me disa këngë edhe ylli i madh i muzikës botërore, Rita Ora, shkruan albinfo.ch.

Pas anulimit të festivalit verën e kaluar për shkak të Covid-19 ngjarja  madhore dy-ditore do të mbahet sërish në stadiumin Hardturm të Cyrihut.

Këngëtarët që do të marrin pjesë këtu janë pjesë e ranglistave ndërkombëtars dhe, sipas statistikave të Spotify, janë ndër më të transmetuarit edhe në Zvicër. Bëhet fjalë për artistë të zhanreve pop dhe hip-hop me rrënjë nga Shqipëria dhe Kosova.

Formacioni i edicionit të dytë të Alba Festival-it përfshin mbi 15 emra të mëdhenj të muzikës kombëtare dhe ndërkombëtare nga Kosova dhe Shqipëria.

Këtë vit, një i tillë është Dardan Aliun aka DJ Regard. Kënga e tij në stilin Deep-House, “Ride It” u bë virale kryesisht përmes TikTok, në bazë të të cilës janë realizuar rreth 4.1 milionë video.

Po ashttu Super yll kosovar Ledri Vula është në skenën e Alba Festivalit për herë të dytë këtë vit.

“Alba Festival” e konsideron veten si një festival përbashkues gëzimi dhe shoqërimi,  në ambient të hapur, transmeton albinfo.ch. Ai synon që përmes muzikës dhe kulinarisë të sensibilizojë të gjithë me  gjithë bukurinë dhe diversitetin e kulturës së Shqipërisë dhe Kosovës.

“Ne ftojmë adhuruesit e muzikës dhe kulturës nga e gjithë Evropa të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje unike muzikore”, Thotë Adem Morina, producent ekzekutiv i festivalit.

Në krye të organizimit të Festivalit sërish është influencuesja nga Cyrihu, Mimoza Lekaj.

Informacione të hollësishme rreth artistëve aktualë dhe festivalit mund të gjeni në www.alba-festiv.ch.

Biletat për alba Festival 2021 janë të disponueshme ekskluzivisht në seetickets.ch. Biletat ditore janë në dispozicion për 100 franga ndërsa bileta 2-ditore, nga 129,90 CHF.

Organizatori: Time Event AG
Producent: Adem Morina
Mikpritëse: Modelja dhe influencuesja Mimoza Lekaj (@mimoza)

Vendndodhja: Hardturm Areal, Hardturmstrasse 404, 8005 Cyrih

Data: 4 dhe 5, 2021
Shitja / Link: www.seetickets.ch./ albinfo.ch/ KultPlus.com

Të ngjajshme