Remzije Sherifi në Konferencën Ndërkombëtare “People Dancing” në Glasgow të Skocisë (FOTO)

1 Tetor, 2017 - 7:39 pm

Në cilësinë e drejtueses dhe producentes së programeve të ndryshme artistike të vallëzimit, Remzije Sherifi e cila prej fundit të viteve të 90-ta jeton në Glasgow, do të prezantojë eksperiencën e saj në një konferencë ndërkombëtare, shkruan KultPlus.

Vetë Remzije Sherifi ka njoftuar se ajo do të jetë e pranishmë në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare “People Dancing”, që do të nisë më 3 dhe do të zgjasë deri më 5 tetor, për të treguar përvojën e saj të një periudhe prej dy dekadave, pikërisht në këto organizime.

Remzije Sherifi, nëpërmjet punës së saj ka bërë që kultura shqiptare të prezantohet në shumë vende e festivale të rëndësishme, duke prezantuar përpos vallëzimit, edhe kostumet e bukura shqiptare./KultPlus.com

Të ngjajshme