займ на карту онлайн потребительский кредит

Shqiptarja, kandidate për Këshillin Bashkiak në Gjermani

23 Shkurt, 2020 - 10:15 pm

Rezarta Reimann, shqiptarja kandidate për këshillat bashkiakë në Gjermani

Shqiptarja Rezarta Reimann, kandidate për këshillin bashkiak në Schwabach, qytet në afërsi të Nurnbergut, Gjermani. E specializuar për biologji, ajo është angazhuar në veprimtari komunitare dhe ka realizuar disa projekte në fushën e komunikimit e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndërfetar, transmeton albinfo.ch.

Ajo është shqiptarja e parë në Gjermani që ka mbajtur postin e këshilltares bashkiake, ndërsa tani kandidon sërish me SPD-në.

Në 15 mars në qytetin e Schwabach zhvillohen zgjedhjet bashkiake me mandat 6 vjeçar.

Thuhet se Rezarta Reiman është lindur dhe rritur në Shqipëri. Në vitin 1998 jo ka shkuar në Gjermani ku ka mbaruar doktoraturën  për biologji në Universitetin e Jena-s. Ajo punon në organizatën humanitare gjermane AWO (ArbeiterWohlfahrt) ndërsa në qytetin Schwabach angazhohet në mënyrë vullnetare.

Po ashtu, duhet theksuar se Reiman ka punuar si mësuese e biologjisë në Schwabach dhe si pedagoge e didaktikës në biologji në Universitetin e Erlangen-Nuremberg. Ajo ka shkruar disa artikuj mbi çështjet bioetike dhe zhvillimin e tyre në shoqërinë shqiptare. /Albinfo.ch.

Të ngjajshme