Shtëpia e modës Prada ndalon përdorimin e gëzofit në të gjitha produktet e veta

24 Maj, 2019 - 10:39 am

Duke filluar nga muaji shkurt i vitit të ardhshëm, koleksioni i femrave Pranverë/Verë 2020 nga grupi Prada dhe të gjitha brednet e veta, duke përfshirë Miu Miu, Church’s dhe Car Shoe, nuk do të përdorin më gëzof.

Më parë, Prada ka përdorur gëzofin nga lepujt, dhelprat dhe vizoni, por nga viti i ardhshëm do të përdor vetëm gëzof sintetik, transmeton Telegrafi.

Ky vendim i shtëpisë së modës për ta ndaluar përdorimin e gëzofit vjen pas presionit nga grupet për të drejtat e kafshëve.

Vitin e kaluar, Chanel dhe Burberry gjithashtu kishin hequr dorë nga përdorimi i gëzofit, ndërkaq Gucci nuk përdor gëzof në produktet e veta qysh prej vitit 2017.

Miuccia Prada ka deklaruar se grupi Prada është i përkushtuar për inovacion dhe përgjegjësi sociale, ndërkaq vendimi për ndalimin e gëzofit – i cili është arritur pas një dialogu pozitiv me grupet e ndryshme për të drejtat e kafshëve, është vetëm zgjerim i atij përkushtimi/KultPlus.com

Të ngjajshme