займ на карту онлайн потребительский кредит

Sihana Shalaj, nga Prishtina drejt skenave të mëdha të modës nëpër Evropë

20 Janar, 2020 - 8:57 pm

Sihana Shalaj është një vajzë nga Prishtina e cila veç sa ka nisur karrierën e saj të suksesshme.

Ajo po merr pjesë në sfilata të ndryshme të modës në Evropë, ndërsa së fundmi ishte pjesë e ngjarjes së madhe të Fall-Winter 2020 nga Matthewn Williams.

Shalaj ka defiluar dhe është fotografuar krahas fotomodelës së njohur Bella Hadid, shkruan KultPlus.

Sihana është pjesë e IMG Models Worldwide, agjenci e modës e cila përkujdeset që vajzat të sfilojnë në metropolet e modës, nga Nju Jorku në Paris, nga Londra në Milano, nga Sidnei në Los Angeles. Sihana, sa ishte në Kosovë – ishte një prej muzave të kreatores Venera Mustafa, ndërsa tash ajo jeton më shumë jashtë Kosovës shkaku edhe i angazhimeve me fotografi dhe me sfilata mode.

Sihana para pak muajsh ka defiluar edhe për PRADA. / KultPlus.com

Të ngjajshme