Sot shënohet ‘Dita e Diasporës’

1 Gusht, 2017 - 9:04 am

Sot në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, nën patronazhin e Ministrisë së Diasporës, mbahet manifestimi “Dita e Diasporës”.

Manifestimi fillon në orën 19:00, me homazhe te varrezat e familjes Jashari, për të vazhduar në orën 20:00 me programin kulturo-artistik të grupit muzikor vokal “Kvali” nga Sllovenia, i udhëhequr nga muzikologia Alma Bejtullahu, ikona e muzikës së vjetër qytetare Nezafete Shala dhe grupi muzikor.

Ndërkaq, më 2 gusht, në modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës, në orën 20:00, bëhet ndarja e çmimeve “Mërgimtari i viti” dhe Gazetari i vitit për diasporën”./ KultPlus.com

Të ngjajshme