Trump shtron iftar në Shtëpinë e Bardhë, Vlora Çitaku darkon përkrah Donald Trump

14 Maj, 2019 - 8:36 am

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka shtruar iftar në Shtëpinë e Bardhë ku ishin të ftuar shumë zyrtarë të lartë, në mesin e të cilëve edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, shkruan KultPlus.

Mirëpo, në këtë darkë, ajo që bie në sy është se Çitaku ka darkuar pikërisht përkrah presidentit të SHBA-ve, gjë që e ka potencuar edhe vet Çitaku.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e Vlora Çitakut, e cila ka njoftuar se me presidentin Trump ka folur edhe për shtetin e Kosovës.

Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë të isha e ulur përkrah Presidentit të Shteteve të Bashkura të Amerikës, Z. Donald J. Trump.

Presidentit Trump i tregova se në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve.

Poashtu, e njoftova në detaje mbi sfidat me të cilat ballafaqohemi aktualisht në Kosovë dhe biseduam mbi domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon shteti ynë i ri.

Në darkë ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të administratës Amerikane, Zv Presidenti Pence, Sekretari i Mbrojtjes Shanahan, Sekretari i Thesarit Mnuchin, Ambasadorë, etj./KultPlus.com

Të ngjajshme