Vazhdojnë takimet ‘DiasporaFlet’ në Prizren

27 Korrik, 2017 - 1:15 pm

Pas takimeve në Suharekë, Kamenicë dhe Gjilan organizata jo-qeveritare Germin do të organizoj diskutimet e radhës me profesionistët e ftuar nga diaspora. Këto takime kanë për qëllim të njoftojnë nga afër të rinjtë nga Kosova me diasporën përmes diskutimeve joformale në mes të të rinjve dhe profesionistëve shqiptarë që jetojnë jashtë, për të shkëmbyer eksperiencat dhe njohuritë.

Edicionin e katërt i këtyre takimeve, DiasporaFlet,do të mbahet në Prizren,më datën 27 korrik në ora 18:00 në N’terrasë. Për të ndarë përvojën e tyre dhe për të diskutuar rreth përfshirjes së diasporës në ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët, janë të ftuar: Hilmi Gashi, bashkëkryesues i Sindikatës Unia për rajonin e Bernit, Besar Rexhepaj themelues i Innobus GmbH në Zvicër dhe Veb Kosumi, konsulent i pavarur i cili ofron shërbime të specializuara për Ministrinë e Drejtësisë në MBN’terrasë.

Pas qytetit të Prizrenit, destinacioni i radhës do të jetë Peja. DiasporaFlet në Pejë, të ftuar në panel për diskutim janë: Albana Krasniqi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Neë York, anëtare e bordit në organizatën Gift of Life International, një aktiviste e dalluar dhe humaniste në komunitet, e nderuar me çmimin “Women of the Year – Gruaja e Vitit – 2017”, nga Organizata e Gruas Shqiptare në Amerikë – “Motrat Qiriazi dhe Ilir Daci nga Norvegjia, Olso, bashkëthemelues i kompanisë The Apartments Company, një ndër kompanitë kryesore në Norvegji.

Pas Prizrenit dhe Pejës të shtunën, diskutimet DiasporaFlet do të vazhdojnë në qytetin e Junikut në Kullën Isufaj duke filluar nga ora 18:30. Në takimin DiasporaFlet n’Junik janë të ftuar: Nezir H. Kraki, ligjërues i shkencave politike në Paris, në Universitetin Paris Est dhe Drejtor programi në shkollën e lartë të biznesit Enaco në Lille dhe Liridon Hoxha (Don Liri), i cili është duke përfunduar studimet në nivelin Master për Biologji në Universitetin e Konstancës, Gjermani. Z.Kraki, kohëve të fundit është i pranishëm edhe në media të ndryshme me analiza dhe opinione mbi çështjet politike ballkanike/shqiptare dhe evropiane/franceze. Kurse, Liridoni gjatë këtyre ditëve është duke organizuar edicionin e tretë të shkollës verore biologjike, e cila vije si një bashkëpunimi mes Universitetit të Konstancës dhe Universitetit të Prishtinës.

Folësit në panel do të ndajnë rrugëtimin dhe eksperiencat e tyre. Njëherësh, pikë kyçe e këtyre takimeve do të jetë edhe rëndësia e rrjetëzimit të profesionistëve shqiptarë nga diaspora dhe atyre në Kosovë, si dhe ndryshimeve shoqërore që ky rrjetëzim mund të na sjell.\ KultPlus.com

Të ngjajshme