‘Jokeri’, fiton ‘Luanin e Artë’ në Festivalin e Filmit në Venecia

10 Shtator, 2019 - 9:45 am

Filmi “Joker”, me aktor protagonist, Joaquin Phoenix, fitoi “Luanin e artë” në Festivalin e Filmit të Venecias.

Regjisori Todd Phillips i ka vendosur ngjarjet në fillim të viteve ’80-të dhe zbulon sesi një kloun i varfër e i sëmurë mendor i bashkohet botës së krimit.

Të shtunën e kaluar, kur filmi u shfaq premierë në qytetin italian mori një duartrokitje tetë minuta.

I drejtuar nga regjisori Todd Phillips, filmi zbulon përvojën e klounit të varfër e të sëmurë mendor Arthur Fleck, që vjen nga universi i Batmanit dhe i qaset botës së krimit. Ngjarjet e filmit janë vendosur në fillim të viteve ‘80 në qytetin Gotham.

Kritika e ka vlerësuar maksimalisht lojën e aktorit protagonist, ndërsa shumë parashikojnë se Phoenix do të jetë edhe fitues i çmimit Oscar.

Ndërkohë Çmimi i Madh i Jurisë dhe “Luani i argjendtë” i shkoi bashkëprodhimit franko-italian të regjisorit Roman Polanski, “J’Accuse”. /KultPlus.com

Të ngjajshme