‘Sea By The River’ i shtohet edhe një çmim tjetër ndërkombëtar, shpallet filmi më i mirë studentor

22 Nëntor, 2021 - 12:00 pm

Filmi “Sea By The River” me regji të Sovran Nrecaj, ka fituar çmimin për filmin më të mirë studentor në Festivalin e Filmit “Looks Around”në Bosne Herzegovina, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur pikërisht “Sea By The River”përmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në “Facebook”.

Juria pas rezultatit është shprehur se ky film i bindi ata plotësisht me historinë interesante dhe referencën lehtësisht të dallueshme për të pajtuar me një të kaluar të kohës së luftës.

Ata gjithashtu shtuan edhe pjesën e dizajnit teknik, figurës e zërit si diçka që kontribuoi në shpalljen e këtij çmimi si filmi më i mirë studentor.

“Sipas mendimit tonë, një vend i parë i merituar”, shkruhet në llogarinë zyrtare të filmit, të cilët shprehen shumë të lumtur për këtë çmim të fituar.

Ky film në të kaluarën kishte marrë edhe çmime të tjera sikurse, ”Tbilisi International Student Film Festival” dhe pjesëmarrës në disa prej festivaleve të njohura nëpër Evropë.

Sea by the river and river by the sea, është film me metrazh të shkurtër nga Sovran Nrecaj, me aktorët: Rebeka Qena, Agron Shala, Valdrin Osmani, Nil Osmani.

Prodhuar nga Can and Cam dhe Akademia e Filmit në Sarajevë. / KultPlus.com

Të ngjajshme