‘Kapërolle’ nga Eli Fara

18 Mars, 2023 - 2:30 pm

Eli Fara është një artiste që në trojet shqiptare njihet me zërin e saj unik, dhe cilësohet si një nga këngëtaret më të njohura të ‘serenatës’, përcjellë KultPlus.

Ajo është shpallur Artiste e Merituar e Shqipërisë nga qeveria shqiptare para vitit 2000. Ndërsa në vitin 2012, ajo u shpall finaliste në festivalin, Kënga Magjike, me këngën “Romale”, një këngë e përzier me zhanre të ndryshme.

Eli Fara ka lindur më 21 maj 1968  në Korçë, por me origjinë është nga Dhoksati i Gjirokastrës.

Fillimisht ajo ka qenë mësuese e gjuhës shqipe në një shkollë fillore në Drenovë. Rrugëtimi i saj shënoi një pikë kthese kur ajo filloi të interpretonte  këngë popullore urbane të rajonit të saj./KultPlus.com

Më poshtë gjeni interpretimin e Eli Farës, Kapërolle:

Të ngjajshme