Mos më thuaj që nuk të kam dashur, o lule e livadhit të virgjër! Thuamë që është shuar dielli, thuamë që toka është në flakë, thuamë që hëna është ngjethur, thuamë që qielli është në gjëmë, thuamë që s’ka më agshole, por mos më thuaj që nuk të kam dashur…/ KultPlus.com
“Tempo” ka botuar, me 2 dhjetor 1973, në faqen n°85, një shkrim për piktorin e shquar shqiptar Ibrahim Kodrën.
Burimi : Tempo, 2 dhjetor 1973, f.85
Kur Ibrahim Kodra mbërriti në Milano në vitin 1944 dhe organizoi atelienë e tij të parë, ai ishte 26 vjeç. Por tashmë një jetë për të treguar. Ashtu si ajo e përrallave me mbretër, mbretëresha, njerka, por edhe mundime, vuajtje, heqje dorë. Dhe si në të gjitha përrallat, një fund i lumtur. Sepse Kodra tani është një piktor i njohur.
I lindur në Shqipëri në vitin 1918, ai mbetet jetim. Njerka nuk e do atë. Ai largohet. Por tashmë ai fillon të pikturojë. Një portret i tij i shfaqur në një vitrinë vihet re nga një zyrtar i oborrit mbretëror, i cili flet për të me mbretëreshën. Ai shkon në oborrin mbretëror dhe ftohet të qëndrojë atje për të studiuar me nipin e mbretit Zog. Ndoqi një shkollë arti dhe fitoi një bursë për të studiuar në Itali. Fati i tij u vulos. Ai nuk do të lëvizë më nga Italia. “Në Shqipëri jam shumë i dashur dhe i njohur – thotë Kodra. – Shpresoj të kthehem.”
Studio e tij është e zhveshur dhe modeste. Atij i pëlqen të presë këdo që shfaqet në derën e tij. Të rinjtë janë mbledhur rreth këmbalecit dhe diskutojnë: është puna e tij e fundit që po përfundon për ekspozitat që do të mbajë pranverën e ardhshme në Milano.
Tani ai ka një ekspozitë në “Qendrën e arteve” në Saronno: të gjithë prodhimin (veprën) e tij më të fundit, 30 telajo që kanë si temë njeriun dhe lirinë. “Kodra është primitivi i një qytetërimi të ri”, shkruante Paul Eluard për të në vitin 1947. “Me pikturën time – thotë Kodra – përpiqem mbi të gjitha të realizoj masën (matjen) relative që ka të bëjë me perceptimin e njeriut në hapësirë, duke e vendosur, si në Rilindje, njeriun në qendër të Universit”.
Në foto: Kodra përfundon një “Homazh për Bertolt Brecht”.
Një figurë si ajo e Nexhmijes kurrë nuk është tepër të kujtohet, të dëgjohet e të përjetohet, shkruan KultPlus.
KultPlus ju sjell serenatën korçare ”Perëndeshë e bukurisë”, nën interpretimin e dy zërave të fuqishëm të muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha dhe Liliana Çavolli.
Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës:
Perëndeshë e bukurisë je un për tynë do t’pëlcas dashurinë që kam shtënë për ty u bu bu si do t’ia bëj
Se në ëndërr të shikoj … e kurr stë’harroj mos me mundo o yll o xhan o zemër o
Jak o xhan e jak o shpirt jak o zemra ime eja të rrojmë që të dy në këtë botë
Jak o ylli me shkëlqim Fytyrë e dashurisë me zënë e ëmbël ti që ke më bëre të vdes
Ilaçet nuk më bëjnë gjë s’më shërojnë plagëtë përveçse syri yt i zi që më dogji zemrënë
Dhe në ëndërr të shikoj … e kurr stë’harroj mos me mundo o yll o xhan o zemër o
Jak o xhan e jak o shpirt mjaft o zemra ime eja të rrojmë që të dy në këtë botë
Jak o ylli me shkëlqim Fytyrë e dashurisë me zënë e ëmbël ti që ke më bërë të vdes. / KultPlus.com
“Ferrari” që fitoi edicionin e vitit 1965 të garës prestigjioze “24 Hours of Le Mans” u shit për 34,9 milionë euro (36,2 milionë dollarë) në një ankand në Paris, njoftoi sot kompania italiane e prodhimit të automjeteve.
“Ferrari” tha se shuma mahnitëse është më e paguara për modelin 250 LM.
Kjo makinë specifike ka fituar titullin e gjashtë radhazi të “Ferrari-t” në “Circuit de la Sarthe” në Francën perëndimore dhe të fundit deri në vitin 2023.
Masten Gregory dhe Jochen Rindt drejtuan makinën, e cila ishte ekspozuar në Muzeun “Motor Speedway” të Indianapolis që nga viti 1970 përpara se të ofrohej për shitje nga ankandi Sotheby’s, për Ekipin e Garave të Amerikës së Veriut (NART).
“Ferrari” nuk dha detaje për identitetin e blerësit të modelit 250 LM, që ishin prodhuar vetëm 32.
Rekordi për shitjen e një “Ferrari” ishte një 330 LM/250 GTO nga viti 1962, i cili u shit në ankand në Nju Jork për 51,7 milionë dollarë në nëntor 2023. /KultPlus.com
Deti Mesdhe që kufizohet me disa nga destinacionet më të bukura në botë: Costa Del Sol në Spanjë, Riviera bruz e Francës, Cinque Terre e Italisë, Santorini dhe ishujt fqinjë në Greqi, shkruan Vinicius Costa në një artikull të botuar në revistën amerikane të udhëtimeve “Travel off Path”.
Nëse po planifikoni të kaloni pushime këtë vit, veçanërisht gjatë verës, Mesdheu ka të ngjarë të jetë në krye të listës tuaj të dëshirave.
Por, cilat destinacione duhet të vizitoni – tani që të gjitha vendet më të famshme po shkatërrohen nga turizmi masiv dhe janë në pritje të turmave edhe më të mëdha në 2025?
Ne ju rekomandojmë pesë xhevahire të Mesdheut – që ende nuk janë prekur nga mbipopullimi – të cilat ofrojnë temperatura të ngrohta, peizazhe, trashëgimi kulturore dhe, në disa raste, çmime shumë më të lira:
Shqipëria mund të jetë zgjedhja juaj për një arratisje mesdhetare.
Ajo ndodhet në afërsi të Italisë, Kroacisë, Greqisë, Malit të Zi dhe është shtëpia e një vendpushimi të mrekullueshëm, Himarës.
Një konglomerat fshatrash të vegjël që shtrihen në detin Jon – një nga nënndarjet më pak të njohura të Mesdheut.
E rrethuar nga Malet e Vetëtimës, Himara zbulon joshjen e “Botës së Vjetër” me trashëgiminë e saj shqiptaro-greke, vendbanimet historike të vendosura në majë shkëmbinjve dhe kalatë e rrënuara.
Vendi me pamjen më mahnitëse në zonë është padyshim Dhërmiu – një fshat me shumicë greke, shtëpi të bardha dhe Kishën e e Shën Thanasit.
Mos humbisni plazhin e Gjipesë – një perlë me rërë të bardhë – dhe plazhin parajsor të Palasës me detin e kaltër dhe restorantet që ofrojnë një bollëk ushqimesh.
Riviera Shqiptare është ndër destinacionet më të lira në Evropë.
Ushqimet në restorantet lokale kushtojnë më pak se 10 dollarë, dhe akomodimi në vila të rinovuara dhe moderne me pamje nga deti – kanë një kosto duke filluar nga 57 dollarë./atsh/KultPlus.com
Një film pa zë i vitit 1915 për Abraham Lincolnin, i menduar se ishte humbur përfundimisht, u gjet në një magazinë në Long Island të New York-ut.
Dan Martin, praktikant në Archive Historic Films, e gjeti kopjen e vetme të mbijetuar të “The Heart of Lincoln” gjatë verës së kaluar teksa po shqyrtonte kutitë me donacione.
Filmi, i cili ishte konsideruar i humbur nga Biblioteka e Kongresit, u regjistrua dhe drejtohej nga Francis Ford, ndërsa vëllai i tij, John Ford, më vonë fitoi katër Çmime Oscar për Regjinë.
Pas gjetjes, filmi u pastrua dhe u digjitalizua, dhe tani planifikohet të shtohet një shoqërues muzikor për shfaqje të reja./KultPlus.com
“Ajo punë ndodhte gjithmonë natën; nuk kishte grimë dyshimi që arrestimet kryheshin natën. Zgjimi i papritur dhe i dhunshëm nga gjumi, dora e ashpër që të tundte te supi, dritat që të verbonin sytë, rrethi i fytyrave të vrenjtura përqark shtratit. Në shumicën dërrmuese të rasteve nuk bëhej gjyq, nuk kishte njoftime arrestimesh. Njerëzit zhdukeshin gjithnjë gjatë natës…”
Në vitin 1984, qytetërimi është dëmtuar nga lufta, konflikti civil dhe revolucioni. Airstrip One, një provincë e Oqeanisë, është një nga tre super-shtetet totalitare që sundojnë botën. Në këtë vend imagjinar, pushtetin e ka “Partia” nën ideologjinë e një udhëheqësi misterioz, Big Brother. Partia ekzekuton çdo person që nuk është konformist me regjimin duke përdorur Policinë e Mendimit.
Koha është e trazuar dhe bota nuk gjen më ngushëllim: Nga “Down & Out in Paris and London” në vitin 1933, në “Fermën e Kafshëve” 1945, George Orwell pat përjetuar thellësisht një disharmoni të brendshme në raport me shoqërinë. Dallohej për një fëmijëri ndryshe nga ato të zakonshmet. Që fëmijë mbetej gjithmonë i hipnotizuar prej imagjinatës futuriste të shkrimtarit të famshëm britanik, Herbert George Wells. Por edhe pse pati një jetë të shkurtër, ai arriti të përmbushë ëndrrën e tij. ‘Njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë e katër’, është cilësuar si romani më i famshëm anglez i shekullit të 20-të, një libër zaitgaist, fryma e kohës, i cili shpërfaqi tërësisht vizionin distopik të Orwellit. Ai ishte thellësisht i rrënjosur si në moralin politik të autorit, ashtu edhe në kohën në të cilën ai jetonte, në vitet e pasluftës së dytë botërore.
Temat si, kërcënimi prej totalitarizmit, censura dhe manipulimi i gjuhës, vazhdojnë të ndezin ende sot botën me kërcënime profetike. Njerëzimi në romanin ‘1984’, gjendet në një konflikt të vazhdueshëm, që justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo, ku jeta private e individit nuk ekziston. Njerëzit flasin gjuhën e gazetave. Winston Smith, një ish-gazetar i punësuar nga autoritetet shteterore, për të rishkruar artikujt e vjetër të gazetave, vendos të rebelohet i pashpresë, kundër shtypjes së “Partisë” dhe diktatorit sundues, Vëllait të Madh.
Revolta e Winstonit nxitet akoma dhe më shumë prej mikeshës së tij, Xhulia, një tjetër disidente, që përdor seksualitetin e saj të shfrenuar për të sfiduar represionin e “Partisë”. Kur marrëdhënia e shkurtër e Winstonit dhe Xhulias zbulohet nga Policia Sekrete, ata i nënshtrohen torturave të pamëshirshme të O’Brajanit në ‘Dhomën 101’. “Nëse doni një foto të së ardhmes”, thotë kjo figurë djallëzore, “përfytyroni një çizme ngjeshur në fytyrën e dikujt,… përjetësisht”. Ky epigraf i profecisë së veprës risjell fare shqip, kumtin mbi imazhin e së shkuarës dhe përfytyrimin e të ardhmes po të njëllojtë. Fabula e ‘1984’ është një gjë; idetë e saj janë krejt diçka tjetër.
Libri doli në botim 73 vjet me pare, vetëm pak muaj para se autori të mundej nga tuberkulozi. Në vitin 1989 libri ishte përkthyer në mbi 65 gjuhë të ndryshme duke shenjuar kështu numrin më të madh për ndonjë novel. Ndërkohë në Shqipëri vepra mbërriti vetëm pas rënies së komunizmit, në vitin 1991. Mbrojtës i lirisë së individit, Orwell luftoi kundër çdo forme shtypjeje. Sipas fjalëve të një kritiku britanik, Xhorxh Orwell, vlerësuar si “koshienca dimërore e brezit të tij”, u kthye në një lloj shenjtori laik, mishërimi i prozatorit tronditës, të frikshëm e të thellë në të gjithë raportin që ka individi me shtetin dhe në mënyrën sesi sillen regjimet autoritare ndaj individit.
Orwell në romanin “1984”, ka bërë parashikime brilante për atë që do të ndodhte, sidomos në vendet komuniste, duke u kthyer në një ogur paralajmërues edhe për dekada të tjera më pas. Kjo është dhe arsyeja që romani njeh një ribotim të kohëpaskohshëm./ KultPlus.com
Nexhmije Pagarusha është emri i këngëtares së njohur shqiptare e që ndryshe njihej si Bilbili i Kosovës.
Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Gjermani, Izrael, Bosnje e plot shtete tjera. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.
Ajo la pas vetës një grumbull këngësh që janë dëgjuar e vazhdojnë të dëgjohen me ëndje edhe në ditët e sotme.
Sot KultPlus ua sjell videon dhe tekstin e këngës ‘O moj bukuroshe’ në interpretim të Nexhmije Pagarushës.
O moj bukuroshe, Synin kur ta pashë, At ditë kur kalojshe Dy, tri fjalë t’i thashë.
Ref.: Hajde shpirt-o ti, Hajde shpirti im! Se pa ty jeta Asht e zbrazët gjithnjë.
Dy, tri fjalë të ambla Për dashninë e parë. S’bashkut me të tana Zemrën ty ta dhashë. Ref.::
Hajde shpirt-o ti, Hajde shpirti im! Se pa ty jeta Asht e zbrazët gjithnjë./ KultPlus.com
Mos më thuaj që nuk të kam dashur, o lule e livadhit të virgjër! Thuamë që është shuar dielli, thuamë që toka është në flakë, thuamë që hëna është ngjethur, thuamë që qielli është në gjëmë, thuamë që s’ka më agshole, por mos më thuaj që nuk të kam dashur…
O NËNË
Nuk i ndiej më ledhatimet e tua të ëmbla ashtu si era e prillit që përkëdhel lulet, o nënë. Ku je fshehur? Nuk e shoh më buzëqeshjen tënde, sytë e tu, sytë e tu gjithë vëmendje, që asnjëherë nuk lodheshin së ndjekuri ecjen time të pasigurt. Ishe gjithçka për mua. Fytyra jote: më e bukura mes muzave. Dhe flokët e tu të gjatë e të zinj mbulonin faqet e gëzueshme, kur gjoksi ngjallte ngrohtësinë nëpër venat fëminore. Tani ku je fshehur? E freskët në kujtesën time, rikthehu, o nënë, të përkëdhelësh fytyrën time të lodhur.
(Sot është përvjetori i vdekjes te piktorit Ibrahim Kodra. Ka pirë uiski me Heminguein, ka ndejtur me Kadarenë, të cilin e ka propozuar me shkrim për çmimin “Nobel” si akademik që është, madje dhe i Akademisë Franceze. Pak veta e dinë që Kodra ka shkruar dhe poezi. Në shqip, por më shumë në italisht. I janë botuar disa dikur në Prishtinë, ku dhe ka shkuar më shpesh e hapur ekspozita… )/ KultPlus.com
Një garë e furishme nga gjigantët e teknologjisë për të zhvilluar inteligjencën artificiale (IA), gjithnjë e më të fuqishme mund të ketë efekte të dëmshme, paralajmëroi sot studiuesi kryesor, Yoshua Bengio – ndërsa shkencëtarët morën pjesë sot në samitin global për teknologjinë, në Paris.
Shkencëtari kompjuterik dhe fituesi i çmimit prestigjioz “Turing” për vitin 2018 prezantoi “Raportin e parë Ndërkombëtar të Sigurisë së IA-së”, të përpiluar nën mbikëqyrjen e tij, në universitetin ENS të Parisit.
Bengio vuri në dukje rreziqet e IA-së që tashmë janë pranuar gjerësisht, si përdorimi i saj për të krijuar përmbajtje të rreme ose mashtruese në internet.
Por, profesori i Universitetit të Montrealit shtoi se po shfaqen vazhdimisht prova për rreziqe shtesë, si sulmet biologjike ose sulmet kibernetike.
Në terma afatgjatë, ekziston frika nga një “humbje e mundshme e kontrollit” nga njerëzit mbi sistemet e IA-së, potencialisht të motivuar nga “vullneti i tyre për të mbijetuar”.
“Shfaqja e modelit kinez të inteligjencës artificiale, muajin e kaluar me kosto të ulët dhe me performancë të lartë “DeepSeek” ka përshpejtuar garën, gjë që nuk është e mirë për sigurinë”, shtoi Bengio.
Ai bëri thirrje për kërkime më të gjera mbi sigurinë e IA-së, e cila tani për tani përbën “një pjesë të vogël” të investimeve masive që po bëhen në këtë sektor.
“Pa ndërhyrjen e qeverisë, nuk e di se si do ta kalojmë këtë”, tha Bengio.
Vendi kryesor në botë i IA-së për momentin, SHBA-ja ka hequr dorë nga përpjekjet e ish-presidentit Joe Biden për të vendosur disa rregulla mbi zhvillimin e inteligjencës artificiale që nga kthimi në detyrë i Donald Trump.
“Kur ChatGPT i OpenAI shpërtheu në skenën publike dy vjet më parë, ndjeva urgjencën për të menduar për këtë çështje të sigurisë”, tha Bengio.
“Ajo që më frikëson më shumë është mundësia që njerëzimi mund të zhduket brenda 10 viteve. Është e tmerrshme. Nuk e di pse shumë njerëz nuk e kuptojnë këtë”, tha ai.
Rreth 100 ekspertë nga 30 vende, Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe OECD kontribuan në raportin e udhëhequr nga Bengio, i botuar në fund të janarit.
Puna filloi në një samit të mëparshëm për sigurinë e IA-së në Britani te Madhe në nëntor 2023./KultPlus.com
Po, përtej njerëzve të kërkoj. Nuk të kërkoj në emrin tënd, po ta thërrasin, as në imazhin tënd, po ta pikturojnë. Më larg, më tutje, përtej të kërkoj.
Përtej vetes tënde të kërkoj. Nuk të kërkoj në pasqyrën tënde, as në shkrimin tënd dhe madje as në shpirtin tënd. Më tutje, më larg, përtej të kërkoj.
Më tutje, më larg përtej vetes time të kërkoj. Ti nuk je veçse ajo çka ndiej. Nuk je veçse ajo çka rreh bashkë me gjakun në venat e mia. Nuk je brenda meje.
Dhe për të të gjetur duhet të mos jetoj më brenda teje, brenda vetes time dhe brenda njerëzve. Duhet të jetoj përtej gjithçkaje, në bregun tjetër të gjithçkasë, për të të gjetur ty njëlloj sikur të vdisja./ KultPlus.com
Sezoni i tretë i serialit “Squid Game” do të transmetohet më 27 qershor, njoftoi Netflix.
Lajmi u zbulua në një event të Netflix, së bashku me një fragment nga sezoni i ri.
Në të, u shfaqën njëqind konkurrentë të spërkatur me gjak duke zgjedhur topa të kuq dhe blu nga një makinë shitëse gjigante dhe duke u ndarë në dy grupe në përputhje me rrethanat. Videoja nuk zbuloi arsyen pse.
Përveç datës së premierës, Netflix publikoi edhe fotot e para nga sezoni i tretë i serialit./KultPlus.com
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me Kongesistin republikan, Mike Lawler.
“Me Kongresistin republikan Mike Lawler, një mik i Kosovës dhe një zë i rëndësishëm në Kongresin Amerikan, diskutuam mbi nevojën për t’i thelluar më tej marrëdhëniet tona në fusha të interesit të përbashkët”, ka shkruar Osmani.
Tutje, ajo u shpreh se mbështetja e ShBA-së ka qenë dhe mbetet vendimtare për rrugëtimin tonë si shtet i lirë dhe sovran./KultPlus.com
Raporti i “World Travel & Tourism Council” për Shqipërinë konfirmon progresin e treguesve të turizmit përgjatë vitit 2024.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale tha se “në raport theksohet se progresi i turizmit në Shqipëri ka një rritje të kontributit të përgjithshëm në GDP prej 26,1%, ndërsa 4,8 miliardë dollarë vlerësohen të kenë qenë shpenzimet e vizitorëve të huaj në vendin tonë dhe 1 miliard dollarë shpenzime të turistëve vendas. Janë 278 mijë të punësuar në sektorin e turizmit”.
“Të gjithë këta tregues në rritje na sigurojnë se turizmi tashmë është një industri, ingranazhet e së cilës lëvizin me shpejtësi motorët e ekonomisë së vendit”, tha Kumbaro.
Ministrja Kumbaro i shpreh se “në vitin 2030 synojmë të jemi kampionë në rajon, me një markë të ekselencës dhe përvojave të nivelit të lartë në turizëm”.
Përtej rritjeve të hyrjeve turistike nga vendet e rajonit, viti 2024 ka konfirmuar rritje dhe qëndrueshmëri të tregjeve nga Evropa Perëndimore si Italia, Gjermania, Franca apo Britania e Madhe dhe ka zgjeruar hartën e tregjeve të largëta, duke afruar më shumë vizitorë prej tyre.
Shqipëria vitet e fundit është kthyer në një nga destinacionet më të vizituara nga turistët nga vende të ndryshme të botës, të cilët kanë kuriozitet të shohin nga afër pasuritë kulturore si dhe natyrën e bukur shqiptare si në zonat malore, edhe në ato bregdetare./atsh/KultPlus.com
Ibrahim Kodra, postkubisti i fundit i Evropës, u nda nga jeta më 7 shkurt të vitit 2006 në Milano të Italisë.
U largua nga Shqipëria më 1938, në moshën 20-vjeçare, pas përfitimit të një burse studimi që iu dha nga Oborri Mbretëror, për të vazhduar studimet pranë Akademisë së Arteve të Bukura të Romës (Itali).
La pas rreth 6 mijë vepra, por mendohet të ketë edhe shumë të tjera të papërcaktuara si autorësi, për faktin se kanë qenë dhurata për miq të piktorit. Ndër to vetëm 2 mijë janë të dokumentuara dhe të njohura për autorësinë dhe trashëgiminë intelektuale të artistit. Një pjesë e konsiderueshme e krijimeve të tij ndodhen të shpërndara në muze të ndryshëm privatë dhe një pjesë tjetër i disponojnë koleksionistët e veprave të artit.
Në vitin 1948, Ibrahim Kodra krijoi një marrëdhënie shumë të veçantë me piktorin e madh Pablo Picaso, prej të cilit u ndikua për një pjesë të krijimeve të tij. Të dy së bashku kryen edhe një studim të rëndësishëm artistik. Mediet dhe kritika e kohës e emërtuan Ibrahim Kodrën si “postkubistin e fundit të Evropës”.
Një ndër elementët që e dallojnë ishin “Le case Kodra” (shtëpitë Kodra) dhe elementi u bë subjekt i krijimtarisë së piktorit në kohën që ai jetoi në disa fshatra të komunës Civita të Italisë së Jugut, dhe ishin pikërisht shtëpitë e banuara nga arbëreshët ato që u bënë të njohura në mbarë botën vetëm prej faktit se ishin subjekt i muzës së piktorit shqiptar./atsh/KultPlus.com
Sot shënohen pesë vite që kur mbretëresha e këngës shqipe, Nexhmijë Pagarusha u nda nga jeta.
Ajo mbetet një nga figurat më të shquara të muzikës shqiptare, e cila edhe sot në këtë përvjetor të vdekjes vazhdon të kujtohet si ‘Bilbili i këngës shqipe’ e cila la pas një trashëgimi të pashlyeshme, e cila vazhdon të frymëzojë e të prekë zemrat e shumëkujt.
KultPlus sot ju sjell një perlë nga repertuari me mbi 150 këngë, i mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha. ‘E dehur jam’ është një këngë me temë dashurie, e cila është ndër këngët më të pëlqyera të mbretëreshës Pagarusha.
Më poshtë gjeni tekstin dhe këngën ‘ E dehur jam’:
E dehun jam kambët s’më mbajnë Po më mundon nji dashuri Tash për çdo natë pi raki edhe verë Gjithkënd që e helmojnë por mu po më ngushllon Ti mundesh me m’shpëtu të lutem m’ndihmo Se jetën ma helmoj ky sharap sharap Çdo gotë po t’shoh t’përqafuem me të Si s’pate pak mëshirë Me m’lanë në kohë ma t’mirë Kur t’gjitha ty ti dhash Prej kah kjo pabesi Pse puthjet haram m’i ke ba
Kambët s’më mbajnë sa fort kam pi Dru se po vdes pa dashuri Tash për çdo natë pi raki edhe verë Gjithkënd që e helmojnë por mu po më ngushllon Ti mundesh me m’shpëtu të lutem m’ndihmo Se jetën ma helmoj ky sharap sharap Çdo gotë po t’shoh t’përqafuem me te Si s’pate pak mëshirë Me m’lanë në kohë ma t’mirë Kur t’gjitha ty ti dhashë Prej kah kjo pabesi Se puthjet haram m’i ke ba
E dejun jam kambët s’më mbajnë po më mundon nji dashuni o o oh sa fort kam pi kambët s’më mbajnë O sa e dejun qenkam lodh për jetë Jo jo hala do’t pi Jo o sa e dejun jam Kambët s’më mbajnë. / KultPlus.com
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Madrid ku është pritur në takim nga mbreti Felipe VI në Pallatin Mbretëror Zarzuela.
Kreu i qeverisë ka ndarë disa foto në rrjetet sociale nga takimi i organizuar nga mbreti Felipe VI për nder të Shqipërisë me anëtarët e bordit të “World Jurist Association”, organizata prestigjioze ndërkombëtare e juristëve, gjyqtarëve, akademikëve dhe profesionistëve të ligjit nga e gjithë bota.
Rama thekson më tej se takimi u zhvillua “në vigjilje të nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027” (Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027), i cili do të mbahet në Tiranë e do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës”.
“Në mikpritjen e bukur edhe për nder të Shqipërisë, organizuar nga Madhëria e Tij, Mbreti Felipe VI, me anëtarët e bordit të “World Jurist Association”, organizata prestigjioze ndërkombëtare e juristëve, gjyqtarëve, akademikëve dhe profesionistëve të ligjit nga e gjithë bota, në vigjilje të nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”, Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027, i cili do të mbahet në Tiranë e do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës”, shkruan kreu i qeverisë./ KultPlus.com
KEDS ka njoftuar se ka përfunduar të gjitha parapërgatitjet për ditën e zgjedhjeve që të ketë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për të gjitha qendrat e votimit në Kosovë.
Me qëllim të shmangies së çfarëdo ngjarjeje të papritur me furnizim me energji elektrike, dhe me qëllim të pranimit të shpejtë të informatave të tilla, si dhe për të intervenuar në afatin më të shkurtër kohor, KEDS ka ndërmarrë hapat si në vijim:
-Afro 1000 punëtorë të KEDS-it do të jenë të angazhuar gjatë ditës së zgjedhjeve, ku secila qendër e votimit dhe çdo lokacion do të kenë punonjës kujdestarë në dispozicion;
-Qendra Dispeqerike e KEDS-it do të punojë me kapacitete të shtuara;
-Qendra e Thirrjeve do të punojë me kapacitete të shtuara.
Këto kapacitete të KEDS-it do të jenë në dispozicion që nga momenti i hapjes së qendrave të votimit e deri në përfundimin e tyre.
KEDS, po ashtu informon se ditën e zgjedhjeve nuk ka planifikuar asnjë mirëmbajtje të rrjetit elektrik shpërndarës ose ndonjë plan investiv./ KultPlus.com
Më rastin e shënimin të Pavarësisë së Kosovës, Kori i Fëmijëve “Okarina” do të prezantohet sonte me një koncert në Teatrin Shqiptar të Shkupit, shkruan KultPlus.
Për këtë koncert është bërë e ditur nga udhëheqësja e korit Elikona Hysaj Shala.
Më poshtë është njoftimi i plotë rreth këtij koncerti.
Presidentja Vjosa Osmani, gjatë ditës së enjte u takua me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Brian Mast.
Osmani bën të ditur se me Mastin diskutuan për lidhjen historike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku e para e vendit shton se është aleancë e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim për paqe e siguri.
Ajo tutje thotë se me administratën Trump, synohet thellimi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke përfshirë mbrojtjen, investimet strategjike dhe vazhdimin e punës së përbashkët për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
“Me administratën e Presidentit Trump, synojmë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen, investimet strategjike dhe vazhdimin e punës së përbashkët për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet jetike për shtetin tonë!”, tha Osmani./ KultPlus.com
Nexhmije Pagarusha dhe Ismet Bogujevci, ishin këngëtarë të njohur të muzikës popullore shqipe, të cilët vazhdojë të kumbojë përherë në veshët e atyre që e deshën muzikën e tyre, shkruan KultPlus.
KultPlus ju sjell sot këngën “Njëri-tjetrin e duam shumë” e shoqëruar memelodi e tekst mjaft të ëmbël e nostalgjik për secilin. /KultPlus.com
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që ta mësojnë qendrën e tyre të votimit duke vizituar platformën elektronike të KQZ-së.
Kliko në këtë link dhe shëno numrin personal e datën e lindjes dhe menjëherë do t’ju shfaqet qendra ku do të votosh në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Charles John Huffam Dickens ishte një shkrimtar anglez, i quajtur ndryshe edhe si më i madhi i periudhës Viktoriane, transmeton KultPlus.
Charles Dickens lindi më 7 shkurt 1812 në Landport, një rrethinë të Portsmouth, i dyti prej gjithsej 8 fëmijëve të John dhe Elizabeth Dickens. Babai i tij ishte një punonjës në zyrën e pagesave detare. Ai kaloi fëmijërinë në Catham-Kent. Ishte romancieri më popullor në gjuhën angleze i të quajtur Epokës Viktoriane. Ai ka krijuar disa nga personazhet më domethënëse e portretizuese të letërsisë, me temë sociale drejtimin e reformës në të gjithë punën e tij. Popullaritetit të vazhdueshëm të romaneve të tij dhe tregimet e shkurtra është e tillë që librat e tij nuk kanë dalë kurrë jashtë printimit madje janë bërë dhe filma në kinema. Pjesa më e madhe e punës së tij të parë në shtypin periodik dhe revista në formë e serive, një mënyrë të popullarizuara të botimit trillim në kohë.
Më 8 qershor 1870, Dikens pësoi një goditje tjetër në shtëpinë e tij pas një pune të plotë në Edwin Drood. Ai kurrë nuk u rikthye në vetëdije, dhe të nesërmen, pesë vjet deri në ditën pas rrëzimit të hekurudhës Staplehurst, ai vdiq në Gads Hill Place. Biografia Claire Tomalin ka sugjeruar se Dikens ishte në të vërtetë në Peckham, kur ai pësoi goditje, dhe zonja e tij Ellen Ternan dhe shërbëtoret e saj e kishin kthyer atë në Gadin Hill kështu që publiku nuk do të dinte të vërtetën rreth marrëdhënies së tyre.
Realizmi në Angli fillon me Çarls Dikensin dhe romanin social që lëvroi ai. Karakteristikë e veçantë e këtij autori është se gati të gjitha veprat e tij kanë emra të fëmijëve, dhe personazhe kryesisht fëmijë, kjo për arsye se ai pati një fëmijëri jo të mirë. Ai në moshën 12-vjeçare detyrohet të lërë shkollën për shkak të varfërisë dhe madje detyrohet të hyjë në fabrikë për të nxjerr kafshatën. Fëmijëria e tij dhe përvojat e tij që do pasojnë, janë faktorët kyç të një letërsie të suksesshme, të Dikensit por edhe për të tjerë autorë. Tek Dikensi gjejmë këto vepra: “Oliver Tuist”, “David Koperfild”, “Dombi e Biri”, “Vogëlushja Dorrit”, “Vogëlushja Nell”, “Nikolla Nikwllbi”.
Oliver Tuist është protagonisti kryesor i novelës së Çarls Dikensit me po të njëjtin emër; Oliver Tuisti njihet të jetë protagonisti i parë fëmijë në novelat angleze. Kjo vepër është vepra e dytë e Çarls Dikensit e cila u botua në një revistë mujore me titull origjinal “Bentley’s Miscellany”. Ky roman është një roman social i cili synon të paraqesë jetën e mijëra fëmijëve të pastrehë e pa të ardhme. Dikensi tallet me hipokrizinë e kohës, duke goditur tema serioze me një sarkazëm dhe humor të zi. Thuhet se Dikensi u frymëzua për këtë vepër nga ngjarja e vitit 1830, ku një jetim me emrin Robert Blionce po si Oliver Tuisti përballej me jetën e vështirë: pastrehën, punën e rëndë dhe të ardhmen jo të sigurt. Me këtë vepër Dikensi sfidon epokën e tij duke venë në lojë tërë shtetin anglez të asaj kohe, një shtet pa ligje dhe pa mbrojtje për të varfërit, një shtet në të cilin mbizotëron krimi dhe padrejtësia. Me “Oliver Tuist”-in Dikensi na sjell një vepër realiste, një vepër pa hijeshi të ngjarjeve, të paraqitura ashtu siç janë, një vepër reale pa përdorim të ndonjë lloji të romantizmit. Oliver Tuisti është bërë inspirim për shumë filma dhe telenovela në botë, si dhe për shumë shfaqje muzikore e teatrale. Nënshtetësia e tij ishte Angleze. Ndërsa dita e vdekjes e tij ishte më 9 qershor të vitit 1870. Oliver Tuist njihet si vepra e tij më kryesore. Ky ishte guximtar i patrembur dhe me krenarinë e tij ka bërë shumë libra. Vendvdekja e tij ishte në: Gad’s Hill Placce, Higham, Kent Angli. / KultPlus.com
Një ekip shkencëtarësh çekë kanë zbuluar në Shqipërinë e Jugut liqenin termal nëntokësor më të madh në botë dhe e kanë quajtur Liqeni Neuron, sipas fondacionit që financoi ekspeditën, thuhet në një artikull të botuar në “Czech Radio”.
Brenda luginave të zonave kufitare malore midis Greqisë dhe Shqipërisë, shkencëtarët çekë kanë eksploruar prej disa vitesh kushtet komplekse të nëndheshme.
Në rajonin e Vromonerit, në anën shqiptare të kufirit, ata hasën një sistem të gjerë shpellash në vitin 2021, të cilat që atëherë i kanë hartuar në detaje.
Sistemi përmban shumë burime të nxehta që lëshojnë kolona të larta avulli dhe gjurmimi i burimit të avullit i çoi ata drejt zbulimit të një humnere mbi 100 metra të thellë, të cilën e quajtën Atmos.
Në fund të asaj humnerë, ekipi ka konfirmuar zbulimin e liqenit termal nëntokësor më të madh në botë deri më sot.
Me një gjatësi prej 138 metrash, një gjerësi prej 42 metrash dhe një perimetër 345 metrash, mund të mbajë 8,335 m3 ujë të nxehtë.
Madhësia e dhomës së liqenit është tre herë më e madhe se salla kryesore e Teatrit Kombëtar në Pragë.
Harta e sistemit të shpellës dhe zbulimi i liqenit kërkuan pajisje teknike, të cilat u mundësuan nga “Fondacioni Neuron”.
Organizata çeke e financimit shkencor i dha ekspeditës gati 1 milion koruna çeke, të dhuruara nga dashamirës privatë dhe tani liqeni nëntokësor shqiptar ka marrë emrin Neuron, në nder të fondacionit.
Richard Bouda, një fotograf dhe speleolog, përshkruan se si u bë zbulimi: “Gjatë eksplorimit fillestar, ne krijuam një hartë bazë duke përdorur pajisjet që kishim. Ne e dinim që atëherë se kishim zbuluar diçka vërtet të veçantë”.
“Falë “Fondacionit Neuron”, kemi blerë një skaner celular LIDAR, i cili na lejoi të masnim të gjithë shpellën dhe të gjithë zonën e liqenit. Ne do të bashkëpunojmë edhe me hidrologët të cilët do të masin pjesën nënujore të atij liqeni duke përdorur një sonar – një sistem për zbulimin e objekteve nënujore”, tha ai.
Ekipi çek përdori teknologjinë më të fundit, “GeoSlam” – një lloj teknologjie skanimi 3D, duke krijuar modele të sakta të shpellës.
Procesi me të cilin është bërë shpella që përmban liqenin është gjithashtu e pazakontë.
Uji mineral i liqenit është i ngopur me sulfur hidrogjeni, i cili, në kontakt me ajrin, oksidohet dhe prodhon acid sulfurik – që në mënyrë të përsëritur e kthen shkëmbin gëlqeror në gips të butë.
“Puna e ekipit çek në Shqipëri do të kontribuojë për të kuptuar më mirë këtë lloj të rrallë të formimit të shpellave dhe ka shumë punë për të bërë atje”, tha Richard Bouda:
“Falë shkencëtarëve me të cilët punojmë, ne e dimë se burimet përreth ushqehen me ujë nga liqeni”, shtoi ai.
“Ne besojmë se ky zbulim mund të kontribuojë gjithashtu në mbrojtjen e të gjithë zonës dhe për të kuptuar më mirë hidrologjinë e saj – pasi deri më sot askush nuk e di se si janë të lidhura saktësisht këto ujëra nëntokësore me sipërfaqen”, tha ai./ KultPlus.com