‘Pa muzikë, jeta do të ishte një gabim’

Nga Albert Vataj

Citimi i Friedrich Nietzsche, “Pa muzikë, jeta do të ishte një gabim”, përmbledh kuptimin e tij të thellë të rëndësisë së artit në përvojën njerëzore. Nietzsche, një nga filozofët më me ndikim të shekullit të 19-të, besonte se arti, dhe muzika në veçanti, luanin një rol jetik në mirëqenien shpirtërore dhe emocionale të individëve dhe shoqërisë. Kjo deklaratë, e bërë në veprën e tij të vitit 1889, “Muzgu i idhujve”, thekson se sa integrale është muzika për thelbin e jetës njerëzore dhe se si ajo ofron një formë shprehjeje që kapërcen gjuhën dhe arsyen.

Marrëdhënia e Nietzsche-s me muzikën ishte thellësisht personale. Ai ishte një pianist dhe kompozitor i shkëlqyer në jetën e tij të hershme dhe shpesh merrte frymëzim nga muzika për të zhvilluar idetë e tij filozofike. Admirimi i tij për kompozitorë si Richard Wagner është i dukshëm në shkrimet e tij të hershme, megjithëse pikëpamjet e tij mbi Wagner-in evoluan dhe u bënë më kritike me kalimin e kohës. Muzika, për Nietzsche-n, nuk ishte thjesht një formë argëtimi, por një forcë e thellë ekzistenciale. Ai e shihte muzikën si një mënyrë për t’u përballur me kaosin dhe vuajtjet e ekzistencës, duke ofruar një lloj shpëtimi shpirtëror dhe një mënyrë për të afirmuar jetën në të gjitha kompleksitetet e saj.

Në kontekstin më të gjerë të filozofisë së Nietzsche-s, pohimi i tij për muzikën lidhet me idetë e tij mbi “vullnetin për pushtet” dhe rëndësinë e përqafimit të jetës me të gjitha betejat e saj. Nietzsche mbrojti refuzimin e nihilizmit – besimin se jeta nuk ka kuptim të qenësishëm – në favor të krijimit të kuptimit personal përmes artit, dashurisë dhe forcës individuale. Muzika, në këtë kuadër, bëhet një mjet me të cilin individët mund të shprehin fuqinë e tyre të brendshme dhe të kapërcejnë pengesat e jetës.

Filozofia e Nietzsche-s ka pasur një ndikim të qëndrueshëm në fusha të ndryshme, nga ekzistencializmi në psikologji, letërsi dhe madje edhe në muzikën moderne. Pohimi i tij për muzikën pasqyron një kuptim më të gjerë kulturor të arteve si jo thjesht një formë argëtimi, por si thelbësore për përvojën njerëzore. Muzika ofron thellësinë dhe kuptimin që e bëjnë jetën të vlefshme, duke na lidhur me të pandërgjegjshmen tonë dhe me dimensionet më të larta të ekzistencës./ KultPlus.com

‘Trëndafilin kur ta dhashë’, rikthehet në TKOB

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, do të ngjisë këtë të shtunë në skenë premierën “Trëndafilin kur ta dhashë”.

E luajtur vetëm një herë në kohën e pandemisë dhe pa publik, kjo shfaqje që sjell më të mirën e muzikës së trevave shqiptare përzgjidhet për të çelur sezonin e Ansamblit dhe për t’i dhënë mundësinë e duartrokitjeve të spektatorit. 

Buqetës së valleve kësaj here i shtohet dhe “Kcimi i Tropojës”, që tashmë është pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s.

Ndërkohë Ansambli Popullor, po punon për të tjera premiera që vënë në fokus folkun dhe traditën e trevave shqiptare./ Tv Klan/ KultPlus.com

John Davidson: Vilanelë

Një portret i fuqishëm i një familjeje të skamur nga Glasgou në fund të shekullit XIX, të kapur pas shpresës

VILANELË

Nga John Davidson

Ajo e mbështet kokën në dorë e saj

Brigjeve të Clajdit të potershëm;

Dy fëmijët tanë të vegjël janë në shtrat.

Lotët e keqardhjes janë derdhur;

Ajo s’e ka askënd afër vetes;

Ajo e mbështet kokën në dorë e saj

Duhej të isha duke punuar; ndërsa

Po ëndërroj nusen time të shkretë,

Dhe dy fëmijët tanë të vegjël në shtrat.

Do të ishte mirë po të ishim të vdekur ne të katër?

Varri të paktën është i gjerë.

Ajo e mbështet kokën në dorë e saj.

Ajo ia ngul sytë prushit të kuq;

Ajo i flak tutje lotët,

Dhe i puth fëmijët tanë në shtrat.

“Zot jepna bukën tonë të përditshme;

Asgjë më tepër nuk po kërkojmë”.

Ajo e mbështet kokën në dorë e saj;

Dy fëmijët tanë të vegjël janë në shtrat.

On her hand she leans her head/ By the banks of the busy Clyde;/ Our two little boys are in bed.// The pitiful tears are shed;/ She has nobody by her side;/ On her hand she leans her head.// I should be working; instead/ I dream of my sorrowful bride,/ And our two little boys in bed.// Were it well if we four were dead?/ The grave at least is wide./ On her hand she leans her head.//She stares at the embers red;/ She dashes the tears aside,/ And kisses our boys in bed.// “God give us our daily bread;/ Nothing we ask beside.”/ On her hand she leans her head;/ Our two little boys are in bed.

***

Nga Carol Rumens

Kjo vilanelë, e marrë nga përmbledhja In a Music Hall and Other Poems (1891), nga poeti dhe dramaturgu skocez John Davidson, është një portret familjar në formën e një monologu të cilit i jep zë kryefamiljari. Duke shprehur dëshpërimin dhe depresionin e shkaktuar nga varfëria, personazhi mund të sjellë folësin fiksional dhe vetë Davidsonin më afër se sa që duket fillimisht. Davidsoni, i martuar dhe me dy fëmijë, i nënvlerësuar si poet, në përgjithësi mezi arrin të sigurojë jetesën.

Vilanela pasqyron formalizmin e tij trillues. Fillon me prezantimin e një sfide metrike. “On her hand she leans her head”, fare lehtë mund të dëgjohet si një tetrametër trokaik (“On her hand she leans her head”).

Por do të mund të përshtatej më mirë me ritmin e përgjithshëm të poezisë si një varg prej tri batutash, duke e vendosur theksin hapës në “hand” në vend të “On” (“On her hand she leans her head”). Prapëseprapë, refreni i parë duket se këmbëngul në ngadalësimin e ritmit kurdo që rishfaqet dhe “On her hand she leans her head” evokon rëndesën e gjestit.

Refreni i dytë, “Our two little boys are in bed”, krijon njp kontrast interesant me të parin. Falë ritmit të gjallë, sugjeron pulsin e përshpejtuar të fëmijëve dhe vetëdijen më pak të ngarkuar. Prapë, për dallim nga i pari, i pëson disa ndryshime. Në vargun e tretë, për shembull, ndryshohet në një nënfjali të thjeshtë, “And our two little boys in bed”. Formulimi bisedimor e emaftizon alarmin e të atit. Fëmijët nuk janë nuk lihen anash nga një sintaks më rastësore: në vend të kësaj, ekzistenca e tyre e brishtë sillet në plan të parë.

Në vargun e dytë të poezisë (“By the banks of the busy Clyde”) Davidson duket se me vetëdije dëshiron të nënvlerësojë egërsinë e kompetivitetit mes tregtisë dhe industrisë ujore. Vargu po ashtu mund të na thotë se gruaja është jashtë shtëpisë, duke lypur, ose është në kërkim të ushqimit që do të mund të sillte. Fëmijët janë në shtëpi dhe folësi, një baba i papunë i cili “should be working”, po kujdeset për ta. Derisa ai “dreams of” të tijën “sorrowful bride”, mund ta kujtojë një gjest që tashmë është familjar për të, ngase siç na thotë antiteza “sorrowful bride”, hallet iu kanë rënë në qafë qëherët këtij çifti të martuarish.

Megjithatë, mbase vargu i dytë është thjesht duke na e bërë me dije se ku jeton familja dhe ambienti përreth është brendia e ngushtë e akomodimit të tyre. Davidson përqendrohet tek emoccionet e personazheve të tij dhe përshkrimi i kontekstit është i minimizuar. Ai është posaçërisht i shkathët në evokimin e luhatjes mes dëshpërimit statik dhe veprimit, diçka zemërimi dhe frika e së cilës mund të emfazojnë. Poezia mund të akuzohet për një portretizim sentimental të varfërisë, por më shumë mund të lexohet si një portretizim i ndjenjave – emocioneve të çiltëra – të një familjeje të varfër. Është një portret i përgjithshëm, por krejt i vërtetë.

Vargu i katërt nis me një pyetje të dëshpëruar: “Were it well if we four were dead?”. Dëshira për të vdekur si një familje është diçka që e dëgjojmë shpesh sot, e shprehur nga njerëz që i humbin shpresat në një gjendje të skajshme të urisë dhe bombardimeve. Është përherë shokuese. Komenti shtesë i folësit të poezisë, “The grave at least is wide”, tregon se familja po e vuan hapësirën e mangët, me gjasë me vetëm një shtrat për katër veta. Në mënyrë domethënëse, varg refren që përmbyll këtë stancë sjell në mendje gjestin e palumtur të gruas: po ashtu mund të sugjerojë se ajo i bashkëndan mendimet e burrit të saj, ose se pikëllimi i saj ka kontribuuar në to.

Kjo trajektore e lidhur me pikëllimin përmbyset në vargun e pesrë kur “she dashes her tears aside, / And kisses our boys in bed”. Momenti i vendosmërisë së pathyeshme pasqyrohet nga “embers red” ende duke u djegur në vatër. Ka shpresë, po ashtu, në lutjen që shqipton gruaja herën e parë dhe të mbrame që flet. “God, give us our daily bread”, jehon Lutja e Zotit, ndërsa vargu “Nothing we ask beside” përdor fjalët e saj. I bashkohet një kërkese modeste për minimumin absolut të mbijetesës.  

Forma e vilanelës këmbëngul në një shfaqje të fundit të çiftëzuar të dy refreneve, kësodore gjesti i kokës në duar dhe prania e fëmijëve të vegjël në shtrat vazhdon të jetë imazhi mbizotërues i poezisë, secili duke u përforcuar nga afërsia. Ndryshe nga lumi, vilanela pashmangshmërisht i reziston një lëvizjeje të fuqishme përpara. Aq më mirë për qëllimet e Davidsonit për të vënë në lëvizje dhe motivuar lexuesit. Ai i mbështet ata që heqin mundimet e mjerimit duke përshkruar një burrë dhe një grua të rëndomtë, që s’kanë shpëtim nga vuajtja, por që e ruajnë fuqishëm zotësinë e tyre të ripërtëritjes dhe dashurisë. /The Guardian/ KultPlus.com

‘Australian Open’ – Madison Keys befason Aryna Sabalenka duke fituar titullin

Madison Keys e Shteteve të Bashkuara rrëzoi nga froni Aryna Sabalenka të Bjellorusisë për t’u bërë fituesja më e vjetër për herë të parë e titullit për femra në Open Australian.

Numri një i botës Sabalenka, 26 vjeç, po përpiqej të bëhej gruaja e parë që nga Martina Hingis në fund të viteve 1990 që fitoi tre tituj radhazi në Melbourne Park.

Por 29-vjeçarja Keys, e cila dukej e destinuar të mos arrinte kurrë titullin e Grand Slam-it që ishte në kartat kur ajo u bë profesioniste në moshën vetëm 14-vjeçare, e pasoi tronditjen e saj të farës së dytë Iga Świątek në gjysmëfinale me një fitojnë për 6-3, 2-6, 7-5. /atsh/ KultPlus.com

Pogradeci turizëm gjithëvjetor, Xhakolli: Shtojmë ofertën me trashëgimi kulturore e destinacione malore

 Pogradeci, i cilësuar si një atraksion i përhershëm turistik, me hijeshinë e liqenit, natyrën, kulturën, historinë, kulinarinë, tërheq turistë të shumtë vendas e të huaj në çdo stinë të vitit.

Kryetari i bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se çdo vit Pogradeci ka njohur rritje të numrit të vizitorëve, duke u kthyer në një ndër qytetet më të preferuara për t’u vizituar në 12 muajt e vitit.

Ai informoi se bazuar në statistikat e referuara nga strukturat akomoduese gjatë vitit 2024 numri i turistëve të cilët vizituan Pogradecin dhe zonat përreth është 135 904, nga të cilët 24 736 janë turistë të huaj dhe 111 168 turistë vendas.

“Nëse krahasojmë totalin me vitin 2023, ku Pogradeci u vizitua nga 124 502 turistë, cilësojmë faktin se ka një rritje rreth 10% të numrit të turistëve në vitin 2024”, tha Xhakolli.

Xhakolli u shpreh se sezoni turistik në qytetin e Pogradecit për vitin 2024 ka qenë tepër produktiv.

“Bashkia e Pogradecit, duke iu referuar edhe Strategjisë Kombëtare të Turizmit 2024-2030, e ka orientuar fokusin në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit katërstinor. Gjatë vitit 2024 janë organizuar shumë evente dhe aktivitete të cilat lidhen me turizmin kulturor dhe artistik, ku turistët vendas dhe të huaj kanë treguar interesit të lartë”, vuri në dukje ai.

Nga ana tjetër, theksoi Xhakolli, bashkëpunimi me tur-operatorët ka evidentuar një eksperiencë pozitive në lidhje me turizmin malor, kryesisht turistët e huaj kanë preferuar guidat malore, në të cilën bëjnë pjesë atraksionet turistike si Guri i Kamjes, Varret Monumentale të Selcës, Bazilika Paleokristiane dhe Mozaikët në Lin, liqenet e Lukovës etj.

Kryebashkiaku Xhakolli thekson se “një nga indikatorët kryesorë që ka ndikuar në zgjedhjen e Pogradecit si destinacion turistik veçanërisht nga turistët e huaj është dhe zbulimi i palafiteve 7600-vjeçare në Lin, të cilat janë një vlerë e shtuar për paketën promocionale që ofron bashkia Pogradec”.

Sa i përket strukturave akomoduese, hoteleve apo bujtinave, Xhakolli tha se “industria e turizmit është një nga shtyllat kryesore për zhvillimin ekonomik në qytetin e Pogradecit”.

“Nisur nga fakti se statistikat e turistëve janë në rritje është vënë re dhe investimin në ndërtimin e strukturave të reja akomoduese. Gjatë vitit 2023 në bashkinë Pogradec kanë qenë 37 struktura akomoduese dhe aktualisht janë 40 struktura të regjistruara dhe funksionale. Gjithashtu në zonat përreth Pogradecit numri i bujtinave është në rritje”, tha Xhakolli.

Sa i përket synimeve për vitin 2025 lidhur me turizmin, Xhakolli tha se “këtë vit kemi si qëllim rritjen e mëtejshme të numrit të turistëve dhe netqëndrimeve si dhe diversifikimin e ofertës turistike. Një tjetër prioritet është zhvillimi i turizmit malor dhe agroturizmit, me rritjen e bujtinave dhe njësive akomoduese në zonat rurale”.

Sipas tij, një ndër projektet kryesore gjatë këtij viti është edhe rivitalizimi i kalasë së Pogradecit.

“Ndërkohë, do të pajisen me sinjalistikë informuese të gjitha atraksionet natyrore dhe kulturore. Do të ngrihet qendra e re e informacionit turistik si dhe markimi i shtigjeve turistike në zonat malore”, tha Xhakolli.

Me një paketë të plotë turistike, që nga liqeni i magjishëm, tek aktivitetet malore, bashkë me monumentet e kulturës, traditën dhe kulinarinë, Pogradeci tashmë është një tjetër destinacion shumë i kërkuar.

Pogradeci dhe rrethinat e tij ofrojnë për turistët një atraksion të përhershëm turistik me natyrën, kulturën dhe historinë që i japin madhështinë, ndërsa liqeni i jep hijeshinë.

Përveç liqenit, Pogradeci ka edhe shumë bukuri të tjera natyrore në periferinë e tij, në fshatrat që e rrethojnë, ka monumente të rëndësishme kulturore e historike që të ftojnë t’i vizitosh./atsh/ KultPlus.com

Një intervistë me Hasan Bej Prishtinën mbi qarkullimin e thashethemeve për të në shtypin turk

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Janar 2025

“La Turquie” ka botuar, të enjten e 12 majit 1910, në faqen n°2, intervistën ekskluzive me Hasan Bej Prishtinën mbi qarkullimin e thashethemeve për të asokohe në shtypin turk, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një intervistë me Hasan Beun

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Thashetheme të ndryshme qarkullojnë prej disa ditësh për Hasan Beun, deputet i Prishtinës. Herë lajmërohej se familja e tij kishte ikur në Shkup, herë lajmërohej se vëllezërit e tij ishin arrestuar. Në prani të këtyre thashethemeve dhe të tjerave, e pamë me vend t’i drejtohemi atij dhe ta pyesim se çfarë mendon për këto thashetheme.

Hasan Beu priti një nga bashkëpunëtorët tanë në zyrën e parë të Dhomës dhe e pranoi me dëshirë intervistën.

Fillimisht bashkëpunëtori ynë e pyeti nëse mund ta mohonte lajmin e Neïri-Hakikat-it të Manastirit dhe sipas të cilës disa deputetë shqiptarë ishin përfshirë në lëvizjen e Shqipërisë së Epërme.

— Po t’ia vlente të mohohej, tha Hasan Beu, ne do ta kishim bërë tashmë. Por nëse, në këtë vend thashethemesh, do të fillonim të mohonim gjithçka që ia atribuojmë një njeriu, do të kishim harxhuar të gjithë kohën duke botuar mohime në gazeta.

Por koha jonë është e çmuar. Përveç kësaj, do të ishte shumë e ulët për të mohuar publikime të tilla keqdashëse. Nuk e kuptoj çfarë kënaqësie gjejnë duke botuar të tilla shpifje. Sot një gazetë thotë se vëllezërit e mi janë arrestuar dhe një pjesë e familjes sime ka ikur në Malësi. A ja vlen të publikosh lajme qesharake si ky.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

— A keni lajme të reja mbi Shqipërinë ?

— Është e vërtetë që nuk marr letra. Por sipas udhëtarëve që mbërrijnë, situata nuk është e mirë. Ekziston frika se kryengritja do të përhapet.

— Ju keni marrë leje për të shkuar në Shqipëri. A do ta përdorni atë ?

— Unë kam marrë leje për të shkuar atje për një çështje private. Por disa gazeta e interpretuan ndryshe këtë leje. Kanë shkruar se jam gati të shkoj në teatrin e kryengritjes. Megjithatë, mora parasysh gjendjen psikologjike të vendit dhe megjithëse kisha punë urgjente, e shtyva udhëtimin për disa ditë./ KultPlus.com

Presidentja Osmani takohet me shefat e misioneve diplomatike të organizatave ndërkombëtare në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur gjatë ditës së premte, shefat e misioneve diplomatike dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në Kosovë të cilët janë të angazhuar në fushën e drejtësisë

Sipas një njoftimi nga ana e Presidencës, në këtë takim u diskutua rreth përgatitjeve për procesin e themelimit të Komisionit Presidencial për Drejtësinë Tranzicionale.

“Nisma për themelimin i këtij Komisioni buron nga Strategjia për Drejtësinë Tranzicionale e Republikës së Kosovës. Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe angazhimin e të pranishmëve ndaj këtij procesi, si dhe njoftoi se gjatë javëve në vijim do të vazhdojnë takimet edhe me përfaqësues të tjerë nga organizatat përfaqësuese të viktimave, shoqërisë civile dhe komunitetit ndërkombëtar, me qëllim të finalizimit të fillimit sa më të shpejtë të punës së këtij komisioni”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Jungu: Zemra jote e di përgjigjjen

Thënie nga Carl Jung 

1. “Nuk ka recetë për të jetuar, e cila mund t’i përshtatet të gjitha rasteve.”

2. “Besimi, shpresa, dashuria dhe mendjehollësia janë arritjet më të larta të përpjekjes njerëzore.

3. “Edhe një jetë e lumtur nuk mund të jetë pa pasur brenda edhe një pjesë të errësirës.”

4. “Privilegji i një jete të gjatë është të bëheni ata që jeni me të vërtetë. “

5. “Gjithçka varet nga mënyra sesi i shikoni gjërat dhe jo se si janë ato në vetvete. “

6. “Vetmia nuk vjen nga ajo nëse nuk ke njerëz përreth.”

7. “Zemra jote e di përgjigjjen.”

8. “Ju nuk mund të ndryshoni asgjë nëse nuk e pranoni atë gjë ”

9. “Ne nuk jemi ata çfarë na ka ndodhur, ne jemi ata që zgjedhim të bëhemi”.

10 . “Ai i cili shikon jashtë, ëndërron; ai që shikon brenda, zgjohet”. /KultPlus.com

‘Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa: Në vegla dhe në armiq’

Sot KultPlus ju sjell disa thënie mbi politikën nga politikanë të njohur botëror.

1- “Politika përbëhet nga dy fjalë, ‘poli’, e cila është fjalë greke dhe do të thotë ‘shumë’ dhe ‘tik’, një lloj insekti gjakpirës” Gore Vidal”. /Xhon Adams

2- “Një politikan profesional është një njeri i çnderuar profesionalisht. Për të kapur një post sa më të lartë, atij i duhet të bëjë aq shumë kompromise dhe të pësojë aq shumë poshtërime, saqë në fund nuk ka ndonjë ndryshim të madh me një prostitutë”/H.L. Mencken

3- “Nëse ju, zotëri, duke hyrë në këtë shtëpi (Shtëpia e Bardhë), jeni po aq i lumtur sa unë që po dal, atëherë ju jeni njeriu më i lumtur në botë”. /Xhejms Buhanan-Abraham Linkolnit

4- “Një nga gjërat që politika më ka mësuar mua është se burrat nuk janë të një seksi të arsyetuar apo të arsyeshëm”./Margaret Theçër

5- “Brenda pak muajve të parë të presidencës unë zbulova se, të jesh president, është si të shkosh kaluar mbi një tigër. Njeriu që e nget, duhet ta vazhdojë ta ngasë, ose ndryshe gëlltitet”. /Harri S. Truman

6- “Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë”/Napoleoni

7- “Politikani është ai person me politikën e të cilit nuk jeni dakord; nëse jeni dakord me të, ai është burrë shteti”. /Dejvid Llojd Xhorxh

8- “Politikanët janë gjithandej të njëjtë. Ata premtojnë të ndërtojnë një urë edhe aty ku nuk ka lumë”. /Nikita Hrushov

9- Nuk ka më komunist se ish-komunisti që lufton komunizmin./Valsav Havel

10- Çdo qeveri degjeneron kur iu besohet vetëm sundimtarëve të popullit. Populli është i vetmi rrëzues i tyre./ Tomas Xhefërson

11- “Nëse tani nuk mund t’u japim fund ndryshimeve tona, të paktën mund të ndihmojmë ta bëjmë botën më të sigurt për diversitet”. /Xhon F. Kenedi

12- “Konservatori është ai që i zë rrugën historisë duke i bërtitur “Ndal!”./Uilliam F. Baklej, i riu

13- “Nëse jemi të fortë, forca jonë do të flasë vetë. Nëse jemi të dobët, fjalët nuk të ndihmojnë dot”. /Xhon F. Kenedi

14- “Unë kurrë nuk do të kërkoj, kurrë nuk do të refuzoj, madje kurrë nuk do të jap dorëheqjen nga një post”. /Xhorxh Uashington

15- “Një nga lukset e jetës së një politikani është se e shikon veten, ashtu siç e shikojnë atë të tjerët”./Xho Klark

16- “Liberali është ai që është aq tolerant, sa mund të mos mbajë as anën e tij në një grindje”./ Robert Frost

17- “Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa: Në vegla dhe në armiq”./Fridih Niçe

18- “Arti i të qenit burrë shteti është të parashikojë të pashmangshmen dhe të përshpejtojë shfaqjen e saj”./Talejrand

19- “Përderisa një politikan nuk e beson kurrë atë që thotë, ai befasohet kur të tjerët e befasojnë”. /Sharl de Gol

20- Rreziku i luftës lind atëherë kur një komb bëhet pafundësisht më i fuqishëm se konkurruesi i mundshëm i tij/Richard Nikson

21- Terrori i vërtetë është sikur të zgjohesh në mëngjes dhe të gjesh që kombi yt drejtohet nga klasa tënde e shkollës së mesme./ Neli MakKlung

22- “Kurrë mos u tërhiq, kurrë mos jep shpjegime, kurrë mos kërko ndjesë: Çoji gjërat deri në fund dhe lëri ata të bërtasin vetë“. /Neli MakKlung

23- “Çdo grua, që kupton problemet e drejtimit të një shtëpie, do ta ketë më të lehtë të kuptojë problemet e drejtimit të një shteti”./Margaret Theçër

24- “I pavaruri është ai që kërkon të nxjerrë politikën jashtë politikës”./Adlai Stivenson

25- “Në politikë është e nevojshme të tradhtosh ose vendin, ose elektoratin tënd. Unë parapëlqej të tradhtoj elektoratin“./Shark de Gol

26- “Supozohet se politika është profesioni i dytë më i vjetër pas prostitucionit. Unë kam kuptuar që ai ka shumë ngjashmëri me profesionin e parë më të vjetër”./Ronald Regan

27- “Shtetet e mëdhenj kanë vepruar gjithnjë si gangsterë, ndërsa shtetet e vogla si prostituta”./Stenlej Kabrik

28- “Ndëshkimi më i rëndë për të vendosur të angazhohesh në politikë, është të urdhërohesh nga dikush, që është inferiori juaj”./ Platoni

29- Në politikë nuk ka miqësi të përjetshme, por interesa të përjetshme./Sharl De Gol

30- “Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar, jo për shkak të njerëzve që veprojnë si djalli, por për shkak të njerëzve që nuk bëjnë asgjë për këtë”. /Albert Ajnshtajn

31- “Nuk mund të ketë ndonjë krizë javën që vjen. Kalendari im është mbushur plot”. /Henri Kisinger./ KultPlus.com

Tesla dominon tregun e prodhuesve të automjeteve në botë, markat kineze rrisin konkurrencën

Tesla ka dominuar në mesin e prodhuesve të automjeteve në botë me një kapital tregu prej 1,37 trilion dollarësh, ndërsa prodhuesit kinezë të makinave kanë rritur konkurrencën e tyre.

Kompania e automjeteve elektrike (EV) e miliarderit Elon Musk aktualisht kryeson listën e 50 prodhuesve më të vlefshëm të automjeteve në botë, sipas të dhënave të përpiluara nga Anadolu nga faqja e internetit companymarketcap.com.

Prodhuesi japonez i makinave Toyota pasoi Teslën me 240 miliardë dollarë, e cila u pasua më pas nga firmat kineze Xiaomi dhe BYD respektivisht me 111,9 miliardë dhe 110,1 miliardë dollarë.

Ndërsa shumica e të ardhurave të Xiaomit vijnë nga një mori produktesh të ndryshme teknologjike që prodhon firma, kompania kineze njoftoi se do të nisë prodhimin e automjeteve elektrike në vitin 2021 dhe lançoi makinën e saj sportive elektrike me bateri, SU7, vitin e kaluar.

Prodhuesit evropianë të makinave Ferrari, Porsche dhe Mercedes-Benz ndjekin markat kineze me kapital tregu prej 78,2 miliardë dollarë, 58,4 miliardë dollarë dhe 57.7 miliardë dollarë, respektivisht.

Ndërkohë, General Motors është në vendin e tetë me 56 miliardë dollarë, e ndjekur nga BMW me 52,4 miliardë dollarë dhe Volkswagen me 50,7 miliardë dollarë.

Prodhuesit turq të automjeteve u renditën gjithashtu në top 50, pasi Ford Otosan u rendit i 38-ti me 9,1 miliardë dollarë dhe Tofas i 47-ti me një kapital tregu prej 3 miliardë dollarësh.

– Markat kineze në rritje

Industria e automjeteve në mxbarë botën po kalon një tranzicion masiv me rritjen e automjeteve elektrike. Lojtarët e shquar në industrinë e automjeteve ende përfshijnë marka që prodhojnë makina me benzinë, por një gjeneratë e re e prodhuesve të automjeteve me investime të mëdha në prodhimin e automjeteve elektrike gjithashtu ka dalë në plan të parë.

Kalimi në makina elektrike po e ndryshon rrënjësisht shkallën e konkurrencës në industrinë globale të automjeteve, me gjigantët tradicionalë të prodhuesve të makinave që përpiqen të ruajnë tregun e tyre me modele inovative EV dhe madje edhe makina vetëdrejtuese, ndërkohë që markat kineze po rrisin konkurrencën e tyre.

Ndër 50 prodhuesit kryesorë të automjeteve, 17 prej tyre janë kinezë. Lista përfshin tetë prodhues makinash japoneze, gjashtë amerikane, katër gjermane dhe tre indiane.

Koreja e Jugut, Suedia, Türkiye dhe Tajvani kanë secila nga dy prodhues makinash në top 50, ndërsa Franca, Italia, Holanda dhe Vietnami kanë secila vetëm nga një./ KultPlus.com

Arabia Saudite do të përdorë robotë për ndërhyrjet kardiologjike

Spitali Specialist dhe Qendra Kërkimore “Mbreti Faisal” në Riad kryen me sukses një implantim robotik të pompës artificiale të zemrës “HeartMate 3” të kompanisë Abbott.

Në një deklaratë të spitalit thuhet se operacioni është kryer te një pacient 35-vjeçar që vuante nga insuficienca kardiake e avancuar, e shoqëruar me komplikime në veshka dhe mushkëri.

Pasi pacienti qëndroi në spital për 120 ditë, rikuperimi i tij përparoi jashtëzakonisht shpejt, duke kaluar vetëm katër ditë në kujdes intensiv dhe pritet të lëshohet nga spitali brenda dhjetë ditëve, një periudhë dukshëm më e shkurtë se koha standarde e rikuperimit për procedura të ngjashme.

“Ky moment historik demonstron aftësinë tonë për të balancuar inovacionin e guximshëm me masa të rrepta sigurie, duke ofruar zgjidhjet mjekësore më të reja që ripërcaktojnë mundësitë në kujdesin shëndetësor”, tha Dr. Bjorn Zoega.

Ai shtoi se kjo arritje forcon pozicionin e Arabisë Saudite si një lider global në inovacionin mjekësor.

Dr. Feras Khaliel, kreu i kardiokirurgjisë dhe drejtor i Programit të Robotikës dhe Kirurgjisë Invazive Minimalistike të qendrës, drejtoi operacionin.

Ai theksoi saktësinë dhe sigurinë e procedurave me ndihmën e robotëve, duke vënë në dukje se pacienti nuk kishte infeksione, gjakderdhje apo komplikime të tjera.

“Pacienti ishte i mahnitur nga shenjat minimale, duke reflektuar aftësitë e avancuara të teknologjisë robotike”, tha ai.

HeartMate 3, i projektuar për të mbështetur pacientët me dështim të avancuar të zemrës, u implantua me ndihmë robotike për të reduktuar traumën kirurgjikale dhe kohën e rikuperimit.

Procedurat me asistencë robotike janë pjesë e përpjekjeve më të gjera të spitalit për të integruar teknologjitë e avancuara në kujdesin shëndetësor.

Institucioni ka arritur më parë njohje globale për transplantet robotike të zemrës dhe mëlçisë dhe renditet vazhdimisht ndër spitalet më të mira në mbarë botën.

Spitali siguroi vendin e parë në Lindjen e Mesme dhe Afrikë dhe u rendit në vendin e 20-të në botë në mesin e 250 Qendrave Mjekësore Akademike më të mira për të dytin vit radhazi. Spitali u njoh gjithashtu si marka më e vlefshme e kujdesit shëndetësor në Arabinë Saudite dhe Lindjen e Mesme në renditjen e “Brand Finance” për vitin 2024./ KultPlus.com

Cila është lulja më e madhe në botë dhe ku rritet ajo?

Lulja më e madhe në botë për nga diametri, Rafflesia Arnoldii, ka çelur sërish në pyllin Palupuah në provincën e Sumatrës Perëndimore të Indonezisë.

Rafflesia Arnoldii, e cila është ndër speciet e rrezikuara për shkak të shkatërrimit të habitatit dhe shpyllëzimit, tërhoqi vëmendjen e vizitorëve.

Kjo bimë është një nga tri lulet kombëtare të Indonezisë. U njoh zyrtarisht si një “lule e rrallë” kombëtare me dekret presidencial në vitin 1993.

Madhësia e saj mund të shkojë deri në mbi 100 centimetra./ KultPlus.com

Letra e lamtumirës së Virginia Woolf, e cila nuk mundi të ikte pa lamtumirë për burrin që e bëri të lumtur

Kishte tentuar edhe herë të tjera, por fatkobi i kishte buzëqeshur atë ditë fundmarsi për t’i dhënë fund jetës. Më 28 mars 1941 , pasi i shkroi një letër lamtumire të shoqit, Virginia Woolf mbushi xhepat e saj me gurë dhe rrëshqiti në lumin Ouse, në Rodmell, një fshat i vogël në Sussex, ku çifti u strehua në momentet më të vështira.

Më poshtë letra prekëse që kjo shkrimtare e jashtëzakonshme i lë Leonardit dhe disa nga mendimet e saj më domethënëse.

Shumë i shtrenjtë,

Ndihem e sigurt se do të çmendem sërish. Ndjej se nuk mund të kalojmë një tjetër nga ato kohë të tmerrshme. Dhe këtë herë nuk do të mund të shërohem. Filloj të dëgjoj zëra, nuk mund të përqendrohem. Kështu që unë po vendos të bëj atë që më mendoj se është më mirë e mundshme. Ti më ke dhënë lumturinë më të madhe që jeta ka patur bujarinë të më japë. Ju keni qenë në çdo kuptim për mua gjithçka që mund të jetë një person i shtrenjtë. Nuk mendoj se dy njerëz mund të ishin më të lumtur derisa të ndodhte kjo e keqe e tmerrshme. Nuk mund të luftoj më. E di që po të shkatërroj jetën, se pa mua mund të punoje. Dhe ju do, e di. E shihni, as që mund të shprehem mirë. Nuk di të lexoj. Ajo që dua t’ju them është se ju kam borxh gjithë lumturinë që kam pasur në jetën time. Ke pasur durim të pafund me mua, ke qenë tepër i mirë. Unë dua t’ju them se – të gjithë e dinë këtë. Nëse dikush mund të më shpëtonte, ishe ti. Gjithçka më ka ikur, përveç sigurisë së mirësisë sate. Nuk mund të vazhdoj më të të shkatërroj jetën.

Nuk mendoj se dy njerëz mund të ishin më të lumtur se ne.

V.

(Në foto: Virginia Stephen dhe Leonard Woolf në një foto të vitit 1912, dhe faksimile e letrës e lamtumirës që Virginia i lë bashkëshortit)

Përgatiti: Albert Vataj. / KultPlus.com

‘Kur ta njoh shpirtin tënd, do t’i pikturoj sytë e tu’

Piktori dhe skulptori i shquar italian Modigliani, ka lindur më 12 korrik 1884 në Livorno. Pasi studionte në shkollën e pikturës në Livorno me G. Mikeli, në 1902 Modigliani hyri në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence, dhe pak më vonë – në Akademinë në Venecia.

KultPlus ju sjell një pasqyrë të jetës dhe veprës së tij. 

Në fillim të vitit 1906 ai erdhi në Paris, ku filloi të kërkojë një gjuhë artistike moderne. Ai u ndikua nga P. Cezanne, Toulouse-Lautrec, P. Picasso  , Fauvism dhe Kubism, por në fund të fundit unë zhvillova stilin tim, i cili karakterizohet nga një ngjyrë e pasur dhe e dendur.

Në nëntor 1907, Modigliani u takua me doktor Paul Alexander, i cili mori me qira një studio për të dhe u bë koleksionisti i parë i punës së tij. Artisti u bë anëtar i grupit të Pavarur dhe në 1908 dhe 1910 ekspozoi punën e tij në sallonin e tyre.

Njohja me skulptorin Konstantin Brancusi në vitin 1909 luajti një rol themelor në zhvillimin e veprës skulpturale të Modigliani. Brancusi Modigliani mori mbështetje dhe këshilla të vlefshme. Gjatë këtyre viteve, Modigliani kryesisht ishte e angazhuar në skulpturë dhe studim të veprave të antikitetit klasik, plastikës indiane dhe afrikane. Më 1912 ai ekspozoi shtatë vepra skulpturore në Sallonin e Vjeshtës.

Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, shumë miq të Modigliani u larguan nga Parisi. Artisti u shtyp nga ndryshimet në jetë, papunësi, varfëri. Në këtë kohë, ai takoi poeten angleze Beatrice Hastings, me të cilën jetoi për dy vjet. Modigliani ishte miq me artistë të tillë të larmishëm si Picasso, Chaim Soutine dhe Maurice Utrillo, si dhe koleksionistë dhe njerëz të biznesit – Paul Guillaume dhe Leopold Zborowski. Ky i fundit u bë mbrojtësi i artistit dhe mbështeti punën e tij. 

Fakte interesante për Modiglianin

1. Modigliani ka një lidhje farefisnore me filozofin Baruch Spinoza përmes gjyshit të tij Regina Spinoza.

2. Prindërit e Modigliani ishin hebrenj Sephardik. Ky grup etnik mori emrin e tij pas dëbimit nga Spanja dhe Portugalia (fjala Sephardim në Hebraisht modern do të thotë “Spanjoll”).

3. Amedeo Modigliani ishte i arsimuar mirë. Ai e njihte historinë, letërsinë, mund të kalonte me orë të tëra duke lexuar poezi si një rezervë.

4. Motra e nënës, Lori, e donte shumë nipin e vogël të Amedeos. Që nga fëmijëria, ajo e çoi tek ajo dhe u zhvillua në çdo mënyrë. Lori shkruajti artikuj filozofikë për revista të ndryshme, ishte i dashur për spiritualizëm dhe poezi erotike, promovoi idetë e Niçe dhe anarkistit rus Kropotkin. Hobet e saj ishin afër Modigliani.

5. Artisti deri në moshën 16 vjeç ishte dy herë në vdekje. Së pari, djali ishte i sëmurë nga pleurit, i cili nisi procesin e tuberkulozit, dhe më pas me tifon.

6. Në fëmijëri, gjatë një ethe të shkaktuar nga tifoja, Amedeo në mënyrë deliruese e informoi nënën e tij për dëshirën e tij për t’u bërë artist. Ajo shkruajti për këtë në ditarin e saj.

7. Duke e prezantuar veten, Amedeo tha: “Modigliani. Hebre ”. Ai ishte i shqetësuar për kombësinë e tij, por zgjodhi taktikat e vetë-afirmimit, në vend se heqjen dorë.

8. Modi, pasi ai shpesh quhej miq dhe kolegë, përkon fonetikisht me fjalën frëngjisht maudit, që do të thotë “e mallkuar” në përkthim.

9. Sipas traditës familjare, Shën Françesku i Asizit hyri në fis në anën e nënës.

10. Modigliani i njihte nga zemra qindra rreshta të Leopardi dhe Dante, poezinë e Rimbaud, Baudelaire, Verlaine. Ai lexoi me entuziazëm Nietzsche dhe Dostoevsky, e adhuroi Gabriele D’Annunzio.

11. Ai gjithashtu recitoi me zemër “Kështu tha Zarathustra” dhe “Këngët e Maldoror”.

12. Modigliani me Akhmatova lexuan “Këngët e Maldororit”, të cilat, siç kujtoi ajo, ai “vazhdimisht i mbante në xhep”. Në Rusi, vepra e këtij autori, Lotreamon, ishte e panjohur në atë kohë.

13. Filmi “Montparnasse-19” Akhmatova e quajti “vulgare”.

14. Modigliani kishte një djalë, të cilin ai e refuzoi edhe para lindjes së djalit.

15. Një herë në prag të Krishtlindjeve, Modigliani u vesh si Santa Claus dhe i dha falas lëpushat e kanabisit në hyrje të lokalit Rotonda. Të vetëdijshëm për praninë e një “mbushjeje të fshehtë”, vizitorët e kafeneve i përpinë ata me kënaqësi. Atë mbrëmje, boemia e dehur gati shkatërroi Rotundën: përfaqësuesit e qarqeve më të larta krijuese të Parisit rrahën llambat, derdhën rum në tavan dhe mure.

16. Punimet e Modigliani u bënë të njohura dhe në kërkesë menjëherë pas vdekjes së tij – ata filluan të këputen gjatë funeralit të tij. Gjatë jetës së tij, ndryshe nga Picasso apo Chagall, ai ishte plotësisht i panjohur./ KultPlus.com

SHBA urdhëron pezullimin e ndihmës ndërkombëtare

Departamenti i Shtetit i SHBA-së, më 24 janar, urdhëroi ngrirjen e financimeve të reja për pothuajse të gjitha programet e ndihmës ndërkombëtare amerikane si pjesë e përpjekjes së presidentit Donald Trump për t’i përshtatur këto programe me qëllimet e tij të politikës së jashtme.

Këto programe zbatohen kryesisht përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID.

USAID-i ka investuar më shumë se 1 miliard dollarë në zhvillimin e Kosovës që nga viti 1999.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ua dërgoi një mesazh ambasadave amerikane në mbarë botën duke sqaruar zbatimin e një urdhri ekzekutiv që Trump e nënshkroi më 20 janar, ku thuhej se “asnjë ndihmë e mëtejshme ndërkombëtare e Shteteve të Bashkuara nuk do të shpërndahet në një mënyrë që nuk është plotësisht e përputhur me politikën e jashtme të presidentit të Shteteve të Bashkuara”.

Sipas urdhrit ekzekutiv të Trumpit, ndihmat e tanishme amerikane “nuk janë në përputhje me interesat amerikane dhe, në shumë raste, janë në kundërshtim me vlerat amerikane”.

Shtohet se programet e ndihmës “shërbejnë për të destabilizuar paqen botërore” duke promovuar ide që bien ndesh me marrëdhëniet e qëndrueshme brenda vendeve që ato shërbejnë dhe me marrëdhëniet midis atyre vendeve dhe të tjerëve.

Urdhri ekzekutiv kërkon një pezullim 90-ditor të ndihmës zhvillimore ndërkombëtare të SHBA-së për të vlerësuar efikasitetin dhe “përputhshmërinë me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.

Ky urdhër i prek shpërndarjet e reja të fondeve për vendet e huaja, OJQ-të, organizatat ndërkombëtare dhe kontraktorët, deri në përfundimin e rishikimeve të programeve.

Trump dhe republikanë të tjerë ishin zotuar se do të ndërmerrnin masa kundër programeve të ndihmës ndërkombëtare amerikane, dhe memoja e Rubios justifikoi ngrirjen duke thënë se ishte e pamundur për administratën e re të vlerësonte nëse angazhimet ekzistuese të ndihmës ndërkombëtare “nuk janë të përsëritura, janë efektive dhe janë në përputhje me politikën e jashtme të presidentit Trump”.

Kryetari i ri i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, përfaqësuesi Brian Mast (republikan nga Florida), premtoi këtë javë se republikanët do të shqyrtonin “çdo dollar dhe çdo diplomat” në buxhetin e Departamentit të Shtetit për të siguruar që ai i plotësonte standardet e tyre për nevojshmëri strikte.

Mast tha në një deklaratë pas konfirmimit të Rubios si sekretar i Shtetit se ai synon të punojë me Rubion për të “eliminuar” shpërdorimin në Departamentin e Shtetit.

Reagimi i demokratëve

Anëtari kryesor i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës reagoi ndaj këtij vendimi duke thënë se ai “minon udhëheqjen dhe besueshmërinë amerikane” në mbarë botën.

“Programet e ndihmës ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara promovojnë stabilitetin në vende të tjera për të ndihmuar në ndalimin e krizave që mund të përhapen drejtpërdrejt në pragun tonë”, tha përfaqësuesi Gregory Meeks (demokrat nga Nju Jorku) në një letër drejtuar Rubios.

“Ndihma ndërkombëtare nuk është një dorë e zgjatur; është një investim strategjik për të ardhmen tonë që është jetik për udhëheqjen globale të SHBA-së dhe për një botë më të qëndrueshme”.

Sipas tij, ndihma ndërkombëtare amerikane i shërben drejtpërdrejt interesave të SHBA-së dhe demonstron besueshmërinë e vendit ndaj aleatëve, partnerëve dhe njerëzve të cenueshëm që mbështeten në ndihmën amerikane për mbijetesë.

Duke pezulluar programet aktuale dhe duke penguar të rejat, Shtetet e Bashkuara do të “lënë këtë hapësirë” për kundërshtarët e saj, thuhej në letër, e cila ishte nënshkruar gjithashtu nga përfaqësuesja Lois Frankel (demokrate nga Florida), anëtarja kryesore në Nënkomisionin e Sigurisë Kombëtare, Departamentit të Shtetit dhe Programeve të Ndërlidhura për Buxhetimin.

“Për vite me radhë, republikanët në Kongres kanë kritikuar atë që ata e shohin si mungesë të besueshmërisë së SHBA-së në raport me vende si Kina, Rusia dhe Irani. Tani besueshmëria jonë është në rrezik dhe duket se do të tërhiqemi nga angazhimet amerikane ndaj partnerëve tanë në mbarë botën”, thanë Meeks dhe Frankel.

Ndihma amerikane në Kosovë

Në tetor të vitit të kaluar, USAID-i shënoi 25-vjetorin e themelimit në Kosovë, ku ka zhvilluar programe për luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, luftën kundër dezinformimit dhe avokimin e mediave të pavarura, forcimin e shoqërisë civile dhe demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Aktualisht, USAID-i në Kosovë është duke financuar një mori aktivitetesh. Ndër to janë:

ndihma mbi 12 milionë dollarëshe për mbështetjen e reformave legjislative dhe ngritjen e Gjykatës Komerciale;

ndihma 15 milionë dollarëshe për të përmirësuar gjithëpërfshirjen dhe llogaridhënien në qeverisje;

ndihma mbi 13 milionë dollarëshe për të adresuar sfidat e korrupsionit dhe qeverisjes së mirë në komuna;

ndihma gati 12 milionë dollarëshe për përmirësimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe prioritizmit të nevojave të qytetarëve gjatë proceseve gjyqësore;

ndihma mbi 16 milionë dollarëshe për të promovuar konkurrencën e mirë në tregjet vendore dhe ndërkombëtare;

ndihma mbi 13 milionë dollarëshe për pjesëmarrjen e qytetarëve në qeverisjen lokale;

ndihma gati 12 milionë dollarëshe për të rritur kapacitetet institucionale për zhvillimin e tregut të energjisë.

Në gusht të vitit 2024, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e nënshkroi një grant me USAID-in, i cili ofronte ndihmë shtesë për institucionet e Kosovës në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh.

Granti ishte pjesë e marrëveshjes së arritur më parë në vlerë prej rreth 146 milionë dollarësh, që synonte ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët, rritjen e përgjegjësisë së institucioneve dhe menaxhimin më efikas.

Kreshnik Shehu, një përpunues i drurëve në Kosovë, thotë se ndihma e SHBA-së ka luajtur rol të rëndësishëm në rritjen e eksporteve të kësaj lënde.

Kompania e Shehut, ashtu si edhe sektori i drurit në përgjithësi në Kosovë, kanë përfituar nga financimet e USAID-it (Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar).

“Në vitin 2014, eksportet në sektorin tonë ishin 2.5 milionë euro”, thotë Shehu për Radion Evropa e Lirë.

“Sot, ato janë më shumë se 150 milionë euro. Kjo tregon se gjatë dhjetë vjetëve të fundit, kontributi i USAID-it ka qenë shumë i madh. Ai ka qenë një faktor vendimtar në rritjen e këtij sektori”, shton Shehu.

“Nëse ajo ndihmë nuk do të ekzistonte, do të kishim mbetur shumë vite prapa”, thotë Shehu, kompania e të cilit e ka selinë në qytetin e Drenasit.

“Ne ende kemi nevojë për të, sepse ende nuk jemi rritur sa duhet për të përballuar konkurrencën e pabesueshme në tregun ndërkombëtar”, thotë ai.

Urdhri i Rubios përjashton programet e emergjencës ushqimore, si ato që ndihmojnë në ushqyerjen e miliona njerëzve në Sudan. Urdhri ekzekutiv i Trumpit nuk përmend ndihmën ushtarake, por mesazhi i Rubios specifikon se ndihma ushtarake për Izraelin dhe Egjiptin janë të përjashtuara.

Nuk ka asnjë tregues për një përjashtim të ngjashëm për ndihmën ushtarake të SHBA-së për Ukrainën, megjithatë administrata Biden përshpejtoi shpërndarjen e ndihmës së miratuar tashmë për Ukrainën para largimit nga detyra, nga frika se Trump do ta ndërpriste atë. Ende janë rreth 3.85 miliardë dollarë fonde të autorizuara nga Kongresi për dërgesa të ardhshme armësh në Ukrainë, dhe i takon Trump-it nëse do t’i shpenzojë ato apo jo.

Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh në botë, duke ofruar dhjetëra miliarda dollarë çdo vit./ KultPlus.com

Nis të hënën Java Kulturore Zvicerane 2025

Të hënën nis Java Kulturore Zvicerane 2025.

Java do të çelet me një event të hënën pasdite te Piramida e Tiranës, Kubi i Gjelbër, me pjesëmarrjen e ambasadores së Zvicrës Ruth Huber; zëvendësministres së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Lira Pipa, menaxherit të projektit të Fondit Kulturor Zviceran, Kleidi Eski si dhe artistë interpretues.

Ndër eventet kryesore të kësaj jave është performanca muzikore “Muzikë për njerëz të thyer”, që është një vepër e programuar e përbërë nga disa pjesë muzikore. Çdo pjesë, nëpërmjet performancës së orkestrës, rrëfen rrugëtimin e errët të diktaturës komuniste në Shqipëri nga viti 1945, deri në vitin 1990.

Në ditën në vijim, një bashkëbisedim i hapur do të trajtojë censurën e muzikës klasike gjatë regjimit komunist, me fokus kompozitorët që rrezikuan përndjekjen, me dr. Mikaela Minga dhe kompozitorin Mardit Lleshi në panel.

Performanca muzikore “Muzikë për njerëz të thyer” do të mbahet më 28 janar ora 19:00 Salla Tonin Harapi, Liceu Artistik i Tiranës dhe 29 janar, ora 18:00 në Destil Creative Hub.

Një tjetër event është “Mbi peizazhe uji”. Frymëzuar nga forca primare e etjes, “Mbi peizazhe uji” nga Gentian Doda është një performancë kërcimi bashkëkohor që eksploron aspekte simbolike dhe emocionale të ujit. Nëpërmjet lëvizjes, ajo pasqyron fluiditietin, ripërtëritjen dhe thelbin transformues të ujit, duke mishëruar tensionin midis fuqisë dhe brishtësisë.

Performanca do të vijohet nga një bashkëbisedim me artistët e was bleibt kolektiv | Gentian Doda dhe Gökhan Tuncer (drejtor i Heinrich Böll Stiftung Tirana), mbi procesin krijues të “Mbi peizazhe uji” dhe lidhjen e tij me çështjet sociale të ujit të pijshëm dhe barazisë së ujit në Shqipëri.

Performanca do të shfaqet më 29 janar, ora 19:00 te Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Ekspozita Zanat është një kolektiv arti që fuqizon studentet e reja për të zhvilluar aftësitë e dizajnit përmes punëtorive dhe mentorimit.

Aktiviteti inaugurues i kolektivit përmban një prezantim të Zines nga Zanat dhe një ekspozitë ilustrimesh, duke shfaqur trakte që trajtojnë pabarazinë gjinore. Me humor, sarkazëm dhe shkrim të mprehtë, projekti frymëzon reflektim dhe mbrojtje sociale.

Ky prezantim vjen pas një bashkëbisedimi të organizuar në nëntor 2024 me gra krijuese sipërmarrëse, mbi çështjet e përfaqësimit të grave në industritë kreative.

Zanat do të çelet më 30 janar ora 18:00 në sallën e ekspozitave Studio Luce, Rr. Kosovarëve./ KultPlus.com

Të dua pa e ditur si

Poezi nga Pablo Neruda 

Nuk të dua si kristal kripe rozë, as si gur të çmuar
E as si shigjetë karafilash që përhap zjarrin :
Të dua siç duam ca gjëra të errëta,
Fshehtas, ndërmjet hijes dhe shpirtit.
Të dua si bima që nuk lulëzon
Dhe e mbart në vete, të fshehur, dritën e këtyre luleve,
E falë dashurisë tënde në trupin tim jeton aroma
E errët dhe e fortë që ngjitet nga toka.
Të dua pa e ditur si, kur dhe nga ku,
Të dua troç, thjesht e pa mburrje :
Të dua kështu se unë s’di të dua ndryshe,
Në mos në këtë mënyrë pa qenë unë e pa qenë ti,
Aq pranë sa dora jote mbi gjoksin tim është e imja,
E aq pranë sa sytë e tu mbyllen mbi timen ëndërr./KultPlus.com

Skënder Sallaku, ikonë e humorit me një ndikim të madh në skenën artistike shqiptare

Përkujtohet sot ditëlindja e 90-të e aktorit Skënder Sallaku, “Artist i Popullit” i ndarë nga jeta shkurtin e vitit 2014.

Artisti Skënder Sallaku lindi në Tiranë më 25 janar 1935. Që në fëmijëri të hershme ai shfaqi një pasion dhe dëshirë të madhe për aktrimin dhe sidomos për zhanrin e humorit. Njëkohësisht Sallaku me të njëjtin pasion iu përkushtua edhe sportit të mundjes klasike, ku koleksionoi edhe titullin “Kampion Kombëtar”.

Aftësitë e tij sportive do t’i shërbenin edhe në skenë, pasi në vitin 1956 ai u emërua si aktori i parë akrobat pranë Teatrit të Estradës dhe Varietesë së Tiranës, duke u bërë pjesë e trupës profesioniste të atij institucioni. Pas përfundimit të studimeve në Institutin e Lartë të Fizkulturës ai ndoqi edhe një kurs kualifikimi për akrobat në Cirkun e Pekinit.

Karriera e artistit zgjati për më tepër se gjysmëshekulli, ku falë aftësive të tij të shkëlqyera plastike, pantomimike etj., interpretoi në më tepër se 1000 role në skenë dhe ekran, të cilat do të mbeten gjatë në kujtesën e artdashësve dhe si një thesar për trashëgiminë artistike, kryesisht në zhanrin e komedisë.

Disa nga interpretimet e tij më të njohura janë në shfaqjet: “Gaz dhe punë”, “Ditari i një bojaxhiu”, “Ekipi”, “Dosja jonë” e shumë e shumë të tjera. Ndërkohë ai luajti edhe në ekranizimin e materialeve komike si në filmat: “Kur hiqen Maskat”, “Estrada në ekran”, etj., ku ai gjithashtu do të tregonte nivele të larta interpretimi. Për këto arsye artisti Skënder Sallaku gjatë karrierës u vlerësua me shumë çmime si: “Artist i Merituar”, “Artist i Popullit”, “Mirënjohja e Qytetit”, “Urdhri i Punës i Klasit të Dytë”.

Artisti Skënder Sallaku u nda nga jeta më 11 shkurt 2014 në moshën 79-vjeçare nga një sëmundje e pashërueshme prej së cilës ai vuajti për disa vite, por megjithatë gjente forcën të angazhohej dhe të ishte aktiv me mënyrën e tij, që ishte shkrimi i materialeve komike. / KultPlus.com

Performanca e mahnitshme e Alicia Keys duke luajtur në dy piano njëkohësisht (VIDEO)

Alicia Augello Cook e njohur profesionalisht si Alicia Keys, është një këngëtare, kompozitore, pianiste dhe aktore amerikane. Ajo sot feston ditëlindjen e saj të 42-të.

Këngëtarja e famshme Alicia Keys pati dhuruar një performancë të jashtëzakonshme në Grammy më 2019, të cilën sot po e sjellim në vëmendje.

Krahas kësaj, ajo pati moderuar mbrëmjen e edicionit të 61-të të ceremonisë Grammy Awards, duke u bërë gruaja e parë që e udhëheqë Grammy-n.

Ajo për 15 herë radhazi ka fituar çmime Grammy, ndërsa ka mahnitur publikun duke kënduar këngë të dekadave të ndryshme, përfshirë atë të Lauryn Hill’s “Doo Wop (That Thing)”, të Roberta Flack’s “Killing Me Softly With His Song” dhe të Kings of Leon’s “Use Somebody.”

Ajo që e bëri edhe më interesante performancën e saj ishte fakti që jo vetëm këndoi, por njëkohësisht luajti edhe në piano, madje në dy njëkohësisht./ KultPlus.com

87 vite nga lindja e këngëtares Etta James, ky është hiti i saj i paharrueshëm (VIDEO)

Sot në 87 vjetorin e lindjes përkujtohet këngëtarja amerikane, Etta James, shkruan KultPlus.

Veç muzikës dhe zërit të mrekullueshëm, emocioneve që u fali mijëra fansave, jeta e saj u shoqërua nga alkooli dhe droga, që shpesh i rrezikuan jetën, por dhe vendosën disa herë përballë me ligjin.

James nisi karrierën në vitin 1950, kur ishte vetëm 14 vjeç me këngën “The Creolettes”, kënduar bashkë me dy këngëtare të tjera. Suksesi i vërtetë i saj mbërriti në vitin 1961, me “At Last”, një këngë blues për të ardhur më pas tek “Tell Mama”, një këngë tepër e famshme që u riprodhua në vitet në vazhdim nga shumë artistë të tjerë.

Etta James fitoi 4 Grammy Award, 17 çmime për Muzikën Blues dhe ishte përfshirë në Rock and Roll Hall of Fame në vitin 1993. Një prej këngëve të saj më të famshme është “At Last”.

Vdiq në moshën 74-vjeçare. Këngëtarja vdiq në një spital në Kaliforni, ku ishte shtruar prej disa ditësh pasi u diagnostikua me leukemi në fillim të vitit 2011. James do të mbahet mend për këngët e saj soul, rhythm ‘n’ blues dhe jazz.

Zëri i fuqishëm, tokësor i James e mbylli hendekun mes ritmit dhe rock and roll. Ajo fitoi gjashtë çmime Grammy dhe 17 çmime Blues Music. Ajo u fut në Hall of Fame Rock and Roll në vitin 1993, në Blues Hall of Fame në vitin 2001 dhe në Grammy Hall of Fame në të dyja vitet 1999 dhe 2008. Revista Rolling Stone e renditi James numrin 22 në listën e 100 këngëtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe numrin 62 në listën e 100 artistëve më të mëdhenj.

Më poshtë KultPlus ua sjell interpretimin e këngës ‘At least’ në Rock and Roll Hall of Fame në vitin 1993./ KultPlus.com

143 vite nga lindja e shkrimtares së njohur, Virginia Woolf

Sot shënohen plot 143 vite nga lindja e shkrimtares së njohur, Virginia Woolf, shkruan KultPlus.

Adeline Virginia Woolf ishte një shkrimtare angleze, e konsideruar si një nga autoret më të rëndësishme moderniste të shekullit të 20-të dhe një pioniere në përdorimin e rrjedhës së ndërgjegjes si një mjet tregimi.

Woolf lindi në një familje të pasur në South Kensington, Londër. Nga viti 1897 deri në 1901, ajo studioi klasikët dhe historinë dhe ra në kontakt me reformatorët e hershëm të arsimit të lartë të grave dhe lëvizjes për të drejtat e grave.

E inkurajuar nga babai i saj, Woolf filloi të shkruante profesionalisht në vitin 1900. Pas vdekjes së babait të saj në 1904, familja Stephen u zhvendos nga Kensington në Bloomsbury ku së bashku me miqtë intelektualë të vëllezërve, ata formuan grupin artistik dhe letrar Bloomsbury. Në vitin 1912, ajo u martua me Leonard Woolf, dhe në 1917, çifti themeloi Hogarth Press, i cili botoi një pjesë të madhe të punës së saj. Ata morën me qira një shtëpi në Sussex dhe u transferuan atje përgjithmonë në vitin 1940. Woolf gjithashtu kishte marrëdhënie romantike me gra, duke përfshirë Vita Sackville-West, e cila gjithashtu botoi librat e saj përmes Hogarth Press. Të dyja letërsia e grave u frymëzua nga marrëdhënia e tyre, e cila zgjati deri në vdekjen e Woolf.

Gjatë periudhës ndërmjet luftërave, Woolf ishte një pjesë e rëndësishme e shoqërisë letrare dhe artistike të Londrës. Në vitin 1915, ajo botoi romanin e saj të parë, ‘The Voyage Out’, përmes shtëpisë botuese të gjysmëvëllait të saj, Gerald Duckworth and Company. Veprat e saj më të njohura përfshijnë romanet: Mrs Dalloway (1925), To the Lighthouse (1927) dhe Orlando (1928). Ajo është gjithashtu e njohur për esetë e saj, duke përfshirë: A Room of One’s Own (1929). Woolf u bë një nga subjektet kryesore të lëvizjes së kritikës feministe të viteve 1970 dhe veprat e saj që atëherë kanë marrë shumë vëmendje dhe komente të përhapura për “feminizmin frymëzues”. Veprat e saj janë përkthyer në më shumë se 50 gjuhë. Një pjesë e madhe e letërsisë i kushtohet jetës dhe veprës së saj dhe ajo ka qenë subjekt i dramave, romaneve dhe filmave. Woolf përkujtohet sot nga statujat, shoqëritë kushtuar punës së saj dhe një ndërtesë në Universitetin e Londrës.

Gjatë gjithë jetës së saj, Woolf ishte i shqetësuar nga sëmundja e saj mendore. Ajo u institucionalizua disa herë dhe tentoi vetëvrasjen të paktën dy herë. Sipas Dalsimer (2004) sëmundja e saj karakterizohej nga simptoma që sot do të diagnostikoheshin si çrregullim bipolar, për të cilin nuk kishte asnjë ndërhyrje efektive gjatë jetës së saj. Në vitin 1941, në moshën 59-vjeçare, Woolf vdiq duke u mbytur në lumin Ouse në Lewes.

“Nuk ndjej asgjë për ty Leonard. Siç ta kam shprehur më parë edhe në formë brutale unë nuk kam kurrfarë tërheqje fizike nga ty. Edhe kur më puthe një ditë më parë, nuk ndjeva asgjë. Isha si gur.”

Kështu i shkruante ajo të shoqit të ardhshëm pas propozimit të tij të dytë, kjo në një periudhë disa vjeçare ku asnjëherë Virxhiniës nuk i kishte shkuar në mendje se ai do ta priste aq gjatë dhe do ta propozonte sërish. Vetëm herën e tretë ajo pranoi të martohet me të.

Edhe sot letërkëmbimet e tyre dashurore janë objekt leximi e diskutimi. Po ashtu vetëvrasja e shkrimtares që ka një fund të makthshëm.

Ajo u takua për herë të parë me Leonard Woolf, përgjatë një vizite tek i vëllai. Ishte viti 1900 kur ai vendosi të njihte këtë grua pas disa letrave me Lytton Stachey, mikun e tij, të cilit Virxhinia i kishte refuzuar propozimin për martesë. Ja çfarë i shkruante Leonard Woolf-it teksa ky i fundit punonte në Seilon: “Ajo është gruaja e vetme në botë me një mendje të ndritur. Është një mrekulli që duhet të ekzistojë. Martohu me të.”

Një dasëm e vogël me pak të pranishëm do të zhvillohej të shtunën e 10 gushtit 1912.

Por jeta e Virxhinias nuk qe aspak e qetë. Krizat nervore që në moshën 22 vjeçare do ta mundoni njëra pas tjetrës prej vdekjes së nënës dhe motrës. Ndërsa vetëm pak vjet më vonë vjen edhe vdekja e të atit.

Lufta e saj me jetën dhe depresionin nuk do të reshtte deri më 28 mars të vitit 1941, ku vendosi t’i jepte fund jetës. Jo shumë larg shtëpisë, në lumin Ouse shkrimtarja vendosi të vetëvritet duke u mbytur në lumë pasi mbush xhepat me gurë. Gurë të rëndë si lotët dhe heshtja e saj.

Në mantelin e Virxhinias disa javë më vonë, Leonardi zbuloi këtë letër:

”I dashur!

Jam e sigurt që po çmendemi përsëri. E ndiej senuk mund të përjetojmë dot përsëri një tjetër çast të tmerrshëm si ato. Dhe këtë herë nuk do të shërohem. Filloj të dëgjoj zëra dhe nuk mund të përqëndrohem. Kështu që po bëj atë që më duket se është gjëja më e mirë për të bërë.

Ti më dhe maksimumin e lumturisë. Ke qenë në çdo rast ai që askush tjetër s’do të kish qenë ndonjëherë për mua. Nuk mendoj se dy njerëz do të kishin qenë më të lumtur nga ne deri sa erdhi kjo sëmundje e tmerrshme. Nuk mund të luftoj më. E di që po ta shkatërroj jetën, se pa mua ti mund të ecësh përpara. Dhe do ta bësh, e di.

E sheh, as këtë letër nuk e shkruaj dot si duhet. Nuk arrij të lexoj. Ajo që dua të të them është se të detyrohem gjithë lumturinë e jetës. Ti ke qënë tërësisht i duruar me mua dhe jashtëzakonisht i mirë.

Dua ta them – të gjithë e dinë. Nëse dikush do mund të më shpëtonte, ky do të kishe qenë ti. Tashmë gjithçka më ka humbur, veç sigurisë për mirësinë tënde. Nuk mund të vazhdoj duke ta shkatërruar jetën.

Nuk mendoj se dy njerëz mund të jenë më të lumtur, nga sa kemi qenë ne të dy.” / KultPlus.com

Rrëfimi i mbesës së Al Capones: Ishte baba i dashur

Ishte dita e Krishtlindjeve e vitit 1946 kur gangsteri famëkeq i Çikagos Al Capone mori gruan e tij dhe katër mbesat për një shëtitje në molin e vilës së në Palm Island duke shijuar lirinë e tij pas Alcatrazit ku shleu dënimin për shtatë vite për evazion fiskal.

174 artikuj që i përkasin familjes Capone  do të dalin në ankand në California  ku midis tyre fotografi personale, armë zjarri, bizhuteri, etj.

Ora e xhepit Patek Philippe prej platini e diamanti është e vlerësuar të shkojë deri në 50,000 Dollarë, ndërsa pistoleta e tij e preferuar Colt 45 në 150,000 Dollarë.

Diane Capone, 77 vjeç, e dyta nga katër mbesat e gangsterit tha se vendimi për të shitur sendet erdhi për shkak të moshës dhe zjarreve në Kaliforninë Veriore.

Deri më tani në ankand janë regjistruar 1.000 ofertues ndërkohë që Diane tha se shpresonte që këto objekte të zbulonin anën njerëzore të gjyshit të saj, në vend të dhunës së pamëshirshme të Çikagos së viteve 20 ku ai mori edhe famën.

Artikulli që ilustron më shumë këtë, tha ajo, është një letër personale që Al Capone i shkroi djalit të tij, Sonny nga Alcatraz e vlerësuar 50,000$.

“Është një letër kaq e bukur. Këto nuk janë fjalët apo idetë e një njeriu që është një gangster i pamëshirshëm. Këto janë fjalët e një babai të dashur”, tha ajo./KultPlus.com

Arian Kransiqi shpërfaq kritikën filmike të Anton Pashkut në takimin kulturor ‘Pena e Dritës’

Flonja Haxhaj

Mbrëmë, në ambientet e bibliotekës “Ernest Koliqi” në Prishtinë, u mbajt ligjërata me titull “Kritika filmike e Anton Pashkut”, e ligjëratën e prezantuar nga dramaturgu dhe skenaristi, Arian Krasniqi. Kjo ngjarje u organizua në kuadër të takimeve kulturore “Pena e Dritës”, me qëllim të risjelljes në vëmendje të trashëgimisë së pasur të shkrimtarit të madh shqiptar, Anton Pashkut, në muajin e tij të lindjes, shkruan KultPlus.

Gjatë ligjërimit, Krasniqi trajtoi një aspekt më pak të njohur të krijimtarisë së Pashkut – kritikat dhe recensionet filmike të tij. Ai theksoi se Pashku nuk ishte vetëm një prozator brilant dhe dramaturg i pashoq, por edhe një kritik filmi me ndikim të thellë në botën e artit shqiptar.

“Anton Pashku, duke shkruar për filmat e kohës, jo vetëm që dha kontributin e tij në zhvillimin e kulturës dhe kritikës filmike në Kosovë, por gjithashtu ndihmoi në promovimin e një shije estetike dhe intelektuale tek publiku shqiptar,” u shpreh Krasniqi.

Ligjërata filloi me një prezantim të historikut të angazhimit të Pashkut në gazetën “Rilindja”, ku ai filloi të publikonte shkrime për kinematografinë në fundin e viteve 1950. Rubrika “Në kinematë tona”, ku Pashku kontribuoi për mbi një dekadë, u bë një platformë e rëndësishme për kritikën dhe recensionet e filmave.

“Pashku shkroi për një periudhë kur kinematografia ishte në lulëzim në Kosovë. Ai përdori një gjuhë të pasur dhe të kujdesshme për të analizuar strukturën tematike dhe estetike të filmave, duke nxjerrë në pah edhe dimensionet emocionale dhe intelektuale të tyre,” tha Krasniqi.

Ai e quajti Pashkun “një nga prijatarët e kritikës filmike në Kosovë” dhe theksoi se shkrimet e tij janë “jo vetëm një pasqyrë e zhvillimeve të artit të shtatë në botë, por edhe një burim i paçmueshëm për historinë e kulturës shqiptare.”

Gjatë ligjërimit, Krasniqi citoi disa nga shkrimet më të njohura të Pashkut, si kritika për filmin “Ditët kur ndaheshin fëmijët” të regjisorit amerikan Allen Reisner. “Pashku, me aftësinë e tij të jashtëzakonshme analitike, arrinte të përcillte mesazhet e thella të filmave dhe ndikimin e tyre te shikuesit. Ai e përfshinte publikun në një dialog të hapur për vlerat dhe mesazhet që arti mund të sjellë,” vuri në dukje Krasniqi.

Anton Pashku, sipas Krasniqit, kishte një aftësi të veçantë për të analizuar estetikën filmike, duke kombinuar njohuritë e tij të thella mbi strukturën e tregimit me një vlerësim të kujdesshëm të aspekteve teknike dhe artistike të filmit.

“Ai nuk shkroi shumë, por ajo që shkroi ishte e përsosur. Me qasjen e tij kritike, ai hapi shtigje të reja për studimin e filmit në Kosovë dhe më gjerë në kulturën shqiptare,” përfundoi Krasniqi.

Takimi u përshkua nga një atmosferë e veçantë reflektimi dhe vlerësimi për trashëgiminë e Anton Pashkut. Të pranishmit patën mundësinë të ndanin mendimet e tyre mbi ndikimin e tij si shkrimtar, dramaturg dhe kritik filmi./KultPlus.com

‘Ajo që ia thotë këngës…’ me trashëgiminë dhe traditën në fokus

Flonja Haxhaj

Dje, Galeria Kombëtare e Kosovës hapi dyert për Ekspozitën e 17-të Ndërkombëtare të Fotografisë dhe Imazhit Lëvizës Gjon Mili, e cila këtë vit mban titullin “Ajo që ia thotë këngës…”. Kuratorja Valentine Umansky, ka sjellë një përzgjedhje të veprave nga 23 artistë, kryesisht nga Ballkani, që eksplorojnë lidhjen mes traditës, gjinive dhe artit bashkëkohor, shkruan KultPlus.

Koncepti qendror i ekspozitës është frymëzuar nga tradita muzikore e tepsisë, një praktikë e vjetër nga Kosova e zhvilluar kryesisht nga gratë. Kjo formë unike artistike kombinon meloditë vokale me tingujt ritmikë të krijuar nga rrotullimi i një tepsie. Në ekspozitë, tepsia e cila është vendosur në hapësirën kryesore të katit të parë të galerisë, përfaqëson një metaforë për gjestet e trashëguara mes brezave, të cilat lidhin të kaluarën me të tashmen.

Duke u përqendruar në figurën e një këngëtareje të panjohur, ekspozita hulumton traditat gjinore dhe sesi ato vazhdimisht sfidohen dhe transformohen. Këtu, artistët përmes mediumeve si fotografia, imazhet lëvizëse dhe praktikat zanore krijojnë lidhje të reja mes narrativave tradicionale dhe bashkëkohore.

Ekspozita paraqet vepra nga një gamë e gjerë artistësh, përfshirë Ivana Basić, Kristina Benjocki, Semâ Bekirović, Angela Blažanović, Željka Blakšić, Vera Hadzhiyska, Majlinda Hoxha, Astrit Ismaili, Saodat Ismailova, Šejla Kamerić, Lebohang Kganye, Ana Likar, Glorija Lizde, Maria Mavropoulou, Klodiana Millona & Endi Tupja, Joanna Piotrowska, Stanislava Pinchuk, Iva Radivojević, Lala Raščić, Simon Shiroka, Huda Takriti, dhe Clarissa Tossin. Secila prej këtyre veprave reflekton të kaluarën dhe të tashmen, duke ofruar një vështrim të freskët mbi traditat dhe sfidat që ato mbartin.

Ekspozita gjithashtu i bën homazh filmbërëses së njohur Trinh T. Minh-ha, e cila në veprën e saj “Grua, Vendase, Tjetra” thekson figurat si diseuse – të tregimtares, gruas griotte apo fallxhores – si bartëse të së vërtetës. Në këtë frymë, veprat në ekspozitë ftojnë publikun të lidhet me rrëfimet e paraardhësve të cilat shpesh herë kanë mbetur të pathëna.

Kuratorja e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Hana Halilaj, thotë se edicioni i sivjetmë i kësaj ekspozite vjen me ndryshime dhe me përfshirje të gjinive të reja të artit.

“Ediconi i 17-të i Ekzpozitës Ndërkombëtare të Fotografisë Gjon Mili, vjen këtë herë në galeri me imazhe dhe një qasje ndryshe e të re sa i përket strukturës, rolit, rëndësisë dhe kritereve që ekspozita ka pasur si e tillë ndër vite. Me rastin e rikthimit të kësaj bienale, e kemi menduar rëndësinë e përfshirjes së zgjerimit të idesë dhe konceptit të fotografisë pasi që vetë Gjon Mili në veprat e tij ka punuar, kështu që pra këtë vit prezantojmë një numër të madh videosh, të cilat nga ana e produksionit ka qenë një sfidë e re, por po ashtu edhe një moment i mirë që t’i testojmë limitet tona”, theksoi Halilaj për KultPlus.

Pjesëmarrëse në këtë ekspozitë ishte edhe artistja nga Uzbekistani, Saodat Ismailova, e cila nëpërmjet veprës ‘Letrat’, kombinon portretet e familjes së saj me dorëshkrimet e tyre.

“Një pjesë të punës time, në një periudhë të caktuar e kam bazuar në historinë familjare dhe më së shumti duke u inspiruar nga gjyshja ime. Shumë narrativa që shpërfaqen dhe bëhen pjesë e historisë, nuk i referohen gjithmonë historisë, rrëfimit dhe eksperiencës dhe kjo më nxiti më shumë  që të punoj bazuar në historitë e njerëze dhe atë të familjes time. Kjo ekspozitë eksploron pasionin e kujtimeve. Është po ashtu një koncentrim i bukur në instrumentin tradicional të tepsisë në këtë regjion, praktikë me të cilin lidhet gruaja”, u shpreh Ismailova për KultPlus.

Ndërkaq, ju kujtojmë ekspozita “Ajo që ia thotë këngës…” do të jetë e hapur për publikun deri në fund të muajit, duke ofruar një mundësi të rrallë për të eksploruar artin dhe historitë që i lidhin brezat./KultPlus.com