Historia e panjohur e motrës së Mozartit, e cila ‘sakrifikoi’ për kompozitorin

Maria Anna Mozart motra e madhe e Wolfgang Amadeus Mozartit, do të kishte qenë emër tjetër i madh i muzikës, nëse nuk do të ishin pengesat që koha ia vinte një gruaje në karrierë atë kohë.

Edhe pse e talentuar, Maria u detyrua ta linte muzikën që të mësonte të gatuante dhe të martohej.

Në rininë e hershme, vëlla e motër luanin së bashku nëpër Evropë dhe shpesh ishte “Nannerl” (pseudonimi i saj) ajo që merrte vëmendjen e madhe të kritikëve.

Por më pas, familja vendosi ta sakrifikojë talentin e saj për të përqendruar gjithçka te djali, Volgang. Paratë nuk ishin të mjaftueshme për të financuar turnetë evropiane të të dyve dhe për këtë arsye, në moshën 18-vjeçare karriera e Maria Annas u ndërpre.

Fati i saj ishte tjetër: të martohej me një baron të pasur, të bëhej grua dhe nënë e mirë. Historinë e motrës së Mozartit, gati dy shekuj pas, e risjell vepra teatrale e shkruaj nga Sylvia Milo me titull “Mozarti tjetër”.

Duke përdorur dokumente dhe letra që i përkisnin familjes Mozart, Milo ka vendosur t’i japë zë “Nanerlit” gruas dhe artistes, muzikantes që ishte dhe asaj që mund të bëhej.

Edhe vetë Volfgangu e kishte të qartë talentin e motrës së tij: “Unë jam i habitur, nuk e dija se ishe në gjendje të kompozoje kaq bukur. Të lutem, bëj më shpesh gjëra si këto” i thoshte ai.

Për fat të keq, gjërat shkuan ndryshe dhe fundi ishte i parashikueshëm. Në atë kohë, vetëm familjet e pasur mund të kishin mundësi të investonin te një pianist. / KultPlus.com

Sot, Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të viktimave të Holokaustit

Në vitin 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që shpallte 27 janarin si ‪”Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në nderim të viktimave ‪‎të Holokaustit”.

Kjo ditë përkujton miliona viktima të politikave të gjenocidit të Gjermanisë naziste që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe përqendrohet në përpjekjet bashkëkohore për të luftuar urrejtjen dhe anti-semitizmin.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore rreth gjashtë milionë njerëz u vranë, në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e hebrenjve. Hebrenj nga e gjithë Gjermania dhe vendet europiane të pushtuara prej saj, u grumbulluan në kampe përqendrimi, ku u helmuan me gaz, u qëlluan, u lanë të vdisnin urie.

Në kampin Auschwitz vdiqën më shumë se një milion njerëz, të vrarë në dhomën e gazit, të rraskapitur nga kushtet e pamundura të punës, ekzekutimet e shumta, rrahjet dhe torturat nga agjentët. Viktimat ishin kryesisht hebrenj, rusë, polakë dhe rom. Kampet e vdekjes, vendet e terrorit u çliruan më 27 janar 1945. Momentet e shpresës, në të cilën u gjetën rreth 7 mijë të burgosur ende gjallë, njerëzimi i kujton ende sot, pas 76 vitesh, në ditën e përkujtimit të Holokaustit. ‪‎

Roli i Shqipërisë për të shpëtuar hebrenjtë nga tmerret e holokaustit është i ditur botërisht. Shqipëria është një prej vendeve të rralla në botë ku gjatë Luftës së Dytë Botërore, u strehuan e gjetën shpëtim, jo vetëm hebrenjtë që jetonin në Shqipëri, por edhe disa mijëra hebrenj të vendeve të Ballkanit dhe të Europës Qendrore. ‪‎Muzeu Historik Kombëtar në Shqipëri i ka kushtuar një kënd të veçantë popullit hebre dhe mbështetjes së shqiptarëve ndaj tyre. / KultPlus.com

Gonxhja: Muze “Besa”, homazh për guximin dhe fisnikërinë e shqiptarëve ndaj hebrenjve

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u shpreh se është dita të kthejmë sytë drejt një prej kapitujve më tragjikë të historisë njerëzore, duke kujtuar me nderim viktimat e pafajshme dhe duke vlerësuar aktet e guximshme të atyre që zgjodhën humanizmin përballë errësirës.

“Në këtë ditë reflektimi, nderojmë ndër të tjera edhe popullin shqiptar, i cili, i udhëhequr nga tradita e lashtë e mikpritjes dhe kodi i besës, shpëtoi duke i hapur dyert e shtëpisë qindra hebrenj nga përndjekja e pashpirt gjatë Luftës së Dytë Botërore”, u shpreh Gonxhja.

Heroizmi i shqiptarëve, një shembull i rrallë i solidaritetit dhe humanizmit, do të përjetësohet së shpejti në muzeun “Besa”, i cili do të ngrihet në zemër të Tiranës. Ky muze do të jetë më shumë sesa një hapësirë kujtese; do të jetë një urë mes së shkuarës dhe së tashmes, një homazh për guximin dhe fisnikërinë, një vend ku tradita e paqes, tolerancës dhe respektit për jetën njerëzore do të frymëzojë brezat e ardhshëm.

Ministri i MEKI-t kujtoi se, në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), ka nisur ndërtimi i Muzeut Hebraik në Vlorë, që do të hedhë dritë mbi traditat e solidaritetit dhe humanizmit të rrënjosura thellë te shqiptarët, duke paraqitur lidhjen e jashtëzakonshme midis shqiptarëve dhe komunitetit hebre këtu dhe nëpër botë./atsh/KultPlus.com

124 vjet nga vdekja e kompozitorit revolucionar, Giuseppe Verdi

Giuseppe Verdi ishte dhe mbeti i plazmuar si një prej dy majave që rrokaqiellin me famë dhe madhështi eterin operistik të shekullit XIX. Viti 2013 ishte një vit kujtese për atë që do të skaliste në memorien e brezave shtatoren më të lartë të kumtimit mjeshtëror të një shekulli.  200 vjet në të ikur e naltësuan në apogje këtë figurë emblematike. Gjunjëzohemi sot, besimplotë para kujtesës për këtë gjeni tokësor të operas italiane dhe botërore. Përbashkohemi krejt tok në këtë mbamëndje. Se kjo magji ngas në vetëdijen tonë artistike nderim të njëzëshëm, për Giuseppe Verdin, ateistin romantik, patriotin garibaldin, ngadhnjyesin vagnerian.

Ngadhnjimtari i Apenineve

Giuseppe Verdi, italian kryekëput ishte ai. Qëndroi besnik deri në fund dhe mori meritimin e mirënjohjes të gjeneratave për krejtçfarë bëri dhe la trashëgim. Kjo botë perëndishë antike dhe rilindase, e cila vinte prej një mbamëndje të pashoqe, e ngjizur në havanin 2000-vjeçar të kohërave, s’kishte sesi të ndalte vërshimin e saj uturitës në historinë e Evropës plakë. Ky shpirt Apenin do të gufonte prej humusit të brezave. Do të rilindtte një vazhdues i lavdisë dhe memories artistike që ngasi dhe dalldisi shekuj dhe breza të tërë. Ngadhnjeu mes britmash dhe harrimit, mes paradoksit dhe groteskut. Erdhi si një gurë meteotiti që do të plotësonte atë pjesë mozaiku të mrekullisë italiane. Ai, Giuseppe Verdi, fshatari që i dha frymëmarrje metropolitane operas së një shekulli. Sizifi që nuk reshti së përpjekuri. Vegjelia e mjeshtrit, hekakeqe dhe rurale, e pamundur dhe nënshtruese e përndoqi gjatë. Hera-herësh i’a përfundi shtatin. Hendeqe të thella e barriera të larta i zunë rrugën në rëndien e tij të hovshme përgjatë Golgotës së ngjizjes së talentit, atij univers që do të shpërthente përdhunshëm si një shkreptimë eterne, për të mbetur atëherë e sot një dritim shndritës, në një prej ngulmeve artistike dhe estetike më të garrametshme të kohës. Për asnjë moment, përkundër asnjë rrethane dhe vështirësie, deri dhe në kushtet e mbijetesës, Giuseppe Verdi, nuk dredhoi. Ai u përball, u kacafyt me thonj e me dhëmbë dhe triumfoi. Fitoi vetveten dhe mëtoi përbotërisht talentin dhe vitalitetin e tij shpirtëror, duke e skalitur emrin dhe veprën në memorin e kohës, në mbamëndjen e gjenialiteteve që tokësoren e tyre e ngjitën në qiejt e lavdisë.

Emblematiku i skenave operistike

Pa emrin e Giuseppe Verdit, galeria e kryeveprave operistike botërore do të ishte e mangët. I zbrazët do të ishte qielli i bruztë i shekullit XIX pa Giuseppe Verdin dhe Richard wagnerin, emrat e të cilëve nuk na lidhin vetëm me operan, por me botkuptimin dhe filozofinë e përjetimeve dhe shijeve estetike të një shekulli. Bota Apenine pa Verdin nuk do të kishte kreshtë të krenarisë prejnga do të mësynte gjeneratave dhe botkuptimeve me një shëmbëllim të kësisojtë. Sot 200 vjet më parë lindi ai, ai dhe ato; “Rigoletto”, “Traviata”, “Trovatore”, “Nabuko”, “Makbeth”, “Aida”, “Don Carlo”, “Otello”. Pa këto kryevepra të memories operistike, pa këto kumte lirike do të mbyllnin dyert ata që sot mbahen sallat e shugurimit të shenjtorëve të artit. Saora do të shterronte forca e përceptimeve ndjesore, marrëdhënia e shënjtë e njeriut me muzikën dhe densitetin emocional që shpërthente nëpër këto salla, për tu kthyer më pas në energji dhe vitalitet vërshimi ndryshues dhe përqafës.

Viti 2013, viti “Viva Verdi”

Viti 2013 është viti verdian. Dyqindëvjetori i lindjes së Giuseppe Verdit u përkujtua dhe vazhdon të mbush sallat koncertore dhe operistike me shpirtin e kredhur në kryeveprat e tij. Në çdo cep të globit, ai do të rivijë në të tashmen e këtij brezi, mbamëndje dhe trashëgimi universale e njerëzimit. Në Italinë mëmë, “Viva Verdi” përciku me aktivitetet përkujtuese pëllëmbë për pëllëmbë Gadishullin Apenin. Nga Parma, vendlindja e kompozitorit më 12 janar, me një ballo me maska startoi ky vit festiv, për tu përmbyllur me Traviatën që do t’i besohet  Daniele Gatti, në La Scala më 7 dhjetor 2013.

Giuseppe Verdi (1813-1901) është kompozitori me njohur i operës italiane dhe asaj botërore. Ai mbetet i tillë jo vetëm në kufinjtë shpirtëror dhe kalendarik të shekullit të XIX. Kapërceu me sharmin dhe kumtin e tij shekuj dhe gjenerata. Shkroi me shpirt dhe pasion ata që do të jenë sot e në përjetësi pjesë të fondit të artë të historisë së operas.

Vegjelia e mjeshtrit të madh

Giuseppe Verdi u lind me 10 tetor 1813 në fshatin La Ronkole të Italisë Veriore, në një familje të varfër. Prirja dhe dashuria e tij për muzikën u shfaqen qysh heret. Shkollimi i këtij vullneti ngashërues u vu përballë pamundësishë dhe vështirësishë. Paradoksale por jo e panjohur, kjo ngase ai kishte origjinë nga fshati. Në moshën 18-vjeçare dëshiron të regjistrohet në konservatorin e Milanos, por u refuzua për shkak se e kishte kaluar moshën e paraparë dhe se nuk zotëronte mirë pianon. Për këtë arsye Verdi u detyrua që muzikën ta mësoj privatisht dhe njëkohësisht të punojë që të sigurojë mbijetesën. Në saj të talentit të rrallë dhe zellit të madh, Verdi arriti të kompenzonte mësimet që do t’i bënte në konservator. Meqë punonte si instrumentist në qytetzën Buseto, arriti të krijonte operat e para që do të shfaqeshin në Milano. Veç punës për ngritjen profesionale, lexonte veprat e Hygos, Sherlit, Dymas, Shekspirit etj, kryevepra të letërsisë botërore që do të bëheshin mbështetje për krijimin e libreteve të operave të tij të njohura.

Kompozitori revolucionar dhe patriot

Veç origjinës që e torturoi, paradoksalisht rrugëtimin e tij promovues do ta tensiononte, por edhe do ta lartësonte pozita historike e Italisë. Verdi jetoj në kohën kur populli i tij po luftonte për çlirimin dhe bashkimin e atdheut. Ndaj kjo e bëri atë dëshmimtar dhe pjesëmarrës të zedhshëm në këto përpjekje dhe përleshje. Faza e parë e krijtarisë së Verdit frymëzohet nga këto ngjarje, ngjizej sakaq në flakadanin e kësaj “kacafytje”. Kësisoj kjo etapë mund të quhet si etapa revolucionare e Verdit. Asokohe ai arrin suksesin e vet të parë me operën “Nabuko”, e cila me përmbajtjen e saj alegorike aludonte lëvizjen revolucionare të Rilindjes. Nga kjo kryevepër operistike, emri i Verdit u be siombol i kësaj levizje që shprehej me “VIVA Vitori Emannuel”, mbreti i Italisë. Pra i brohorisnin mbretit të Italisë, në vend të atij të Austrisë, nën sundimin e të cilit osohere ishte Italia. Korali nga opera Nabuko këndohej si kënge patriotike nga masat italiane, duke e vendosur sakaq shpirtin verdian në vijën e parë të frontit patriotik.

Kapërthimi në kreshtën e lavdisë

Pas suksesit të parë të madh radhiten operat e tjera të Verdit, i cili u bë i njohur dhe i popullarizuar, jo vetëm në Itali por në të gjithë Evropën. Mjeshtri dallon nga bashkatdhetaret e vet, kompozitorët, të cilët vite të tëra jetonin dhe krijonin larg atdheut. Ai tërë jetën e tij e kaloi në atdhe, Itali, lidhur ngusht me popullin si një patriot i vërtetë. Ai u përkushtua sakaq në njohje me historinë e vendit të tij mbi te gjitha muzikën popullore dhe artistike të traditës, prej së cilës hoqi disa mangësi eventuale që vëreheshin, veçanërisht në operat seri. Ai bëri sintezën e vetive pozitive të operës italiane, veçmas duke ruajtur traditën e bel kantos, jo për qellim në vetvete, por për shërbim të përmbajtjes.

Meloditë e operave të Verdit ishin të çliruara nga virtuoziteti dhe koloraturat e tepruara dhe të dominimit të muzikës mbi përmbajtjen. Këto dy komponent njësues ishin të mishëruara mesvedi, ndaj ai me vëmendje zgjodhi tekstet që do t’i kompozonte, dhe bashkëpunoi ngusht me libretistin Piave dhe me shkrimtarin dhe kompozitorin Arigo Boito. Thelloi njëkohësisht anën dramatike dhe psikologjike të karaktereve të protagonistëve të operave të tij. Muzika e Verdit mbështetej veçmas në burimoren e traditës. Kësisoj ai erdhi për të mbetur një faktor i rëndësishëm i afrisë me njerëzit e thjeshtë. Kujtojmë kushtet dhe rrethanoren e asokohëshme, kur opera ishte një art vetmitar i ngushëllimit të tragjikes së një brezi.

Verdi kompozitori patriot

Origjina e tij do ta mbante shpirtërisht dhe artistikisht të lidhur me Italinë dhe popullin italian, historinë dhe traditën e kombit. Edhe vetë Verdi është kompozitor nacional me vlera polinacionale. Qysh gjate jetës se tij ai u bë i njohur dhe i popullarizuar si një ndër fytyrat më të njohura të Italisë dhe të Evropës. Pleqërinë e thellë e priti të qetë dhe pa trazira. Vdiq në moshë të shtyrë më 1901. Ai kompozoi 26 opera dhe një rekuiem të njohur. Të gjitha operat nuk kanë përmbajtje të përhershme. Në fillim dhe në mbarim të jetës së tij kompozoi opera komike ndërsa pjesa tjetër (shumica absolute) kane një përmbajtje serioze dhe disa sosh janë edhe tragjedi. Operat me të njohura të cilat radhiten ndër kryeveprat e muzikës operistike të botës janë: Nabuko, Rigoleto, Trubaduret, Traviata, ballo me maska, Aida, Othello Falstaf opere komike.

Në historinë e gjate të operës, Verdi zë vend të nderit, sepse arriti të bashkojë traditat me të bukura të operës Italiane, të mbetet thellësisht kombëtar, t’u shmanget elementeve negative të operës Italiane, të absorbojë elementet pozitive që ishin shfaqur ne artin e operës në shekullin e XIX, madje edhe disa elemente te reformës se Vagnerit dhe të realizimit të letërsisë së kohës.

Verdi dhe Wagneri polet e universit operistik

Ata ishin dhe mbetën më të mëdhenjt e një shekulli. Shkruesit me të zellshëm të historisë së operas evropiane dhe botërore. Ata jetuan si një binom paradoksal. Verdi dhe Wagneri, ishin udhëheqësit e shkollave të tyre përkatëse të muzikës. Dukshëm ata nuk e durojnë njëri-tjetrin në masë të madhe, edhe pse kurrë nuk u takuan. Komentet e Verdit mbi Wagner dhe muzikën e tij janë të pakta dhe aspak mirëdashëse “Ai gjithmonë zgjedh, të panevojshmen, rrugën e braktisjes, duke u përpjekur për të fluturuar ku një person racional do të ecte me rezultate më të mira, shkruan Verdi. Me të mësuar ndarjen nga jeta të Wagner, Verdi e derdhi brendinë: “Sad, i trishtuar, i trishtuar! Një emër që do të lërë një përshtypje të fuqishme në historinë e artit.” Prej komenteve të Wagner-së mbi Verdi, vetëm një është e mirënjohur. Pas dëgjimit të Requiem të Verdit, gjermanisht, pjellor dhe elokuent, në komentet e tij me disa kompozitorë të tjera deklaroi, “Ajo do të jetë e mirë për të mos thënë asgjë.”. I tillë ishte Wagner, sepse sintesë e këtij shpirti ishte dhe “Tristani dhe Izolta”, tragjik.

Verdi më shumë se një kujtesë

Sot kur njëzëshëm dhe vullnetlirë thërrasim dhe pranojmë atë, Giuseppe Verdi, si një korife i operas italiane dhe botërore, kujtesa do të ishte një prekje e përciptë e ngulmit që rreket të rrok të tashmën e një gjenerate. Ne i jemi më së shumti mirënjohës. Italia do t’i jetë borxhli, Giuseppe Verdit, atij që nuk i’a ktheu shpinën kurrë, atij që e ngriti me pasion dhe përkushtim vendlindjen e tij në pjedestalin e universit operistik. Mirënjohje dhe respekt për mjeshtrin, lirikun dhe romantikun ngadhnjimtar të shekullit XIX. /Albert Vataj /KultPlus.com

Mozarti, gjeniu që u gropos në varr të përbashkët dhe la pas një vdekje të mistershme

Një nga gjenitë e muzikës, një nga magjistarët e këtij arti magjepsës, ai që do të mbetet përjetësisht një ëndje e gjeneratave si mjeshtri i mjeshtrave, ai, Wolfgang Amadeus Mozart, iku duke lënë pas më shumë se trishtim. Iku në një rrugë pa kthim dhe humbi në asgjënë e harrimit atë mbasdite të sertë dhjetori.

Iku për të mbetur pa varr. I’u dha një lamtumire aspak dinjitoze. Gjithçka e madhështisë së tij ishte katandisur në një asgjë 5 dhjetorin e vitit 1791, atë ditë kur kortezhin e përmortshëm e shpartalloi stuhia duke lënë pa zot arkivolin me trupin e pajetë të gjeniut.

Plot 118 diagnoza vdekjeje u përpiluan dhe krijuan panoramën morte të fundit të këtij gjeniu. Asnjëra prej tyre nuk u bë provë më shumë se sa ajo për të cilën shtypi vjenez pëshpëriti, ditë e vite më pas.

Ai që kishte mrekulluar e magjepsur një shekull të tërë kishte përfunduar në një varr të përbashkët. Një vdekje e mbetur mister, pas të cilës ngrihet alibia e një helmimi nga rivali dhe armiku i tij i përjetshëm, Antonio Salieri. Një lamtumirë e ndëshkuar nga moti dhe një pasvdekje që rrit famën e muzikës së tij, dhe bën me faj gjithçka që gëloi më pas, ndoshta më shumë se askënd bashkëshorten e tij.

Ishte ajo, Kostanca, e cila u nda jo me aq dhimbje nga bashkëshorti i saj, se sa me merakun për të përfituar nga emri dhe nga pasuria muzikore që Mozart kishte lënë. Pasi kishte përfituar pension, kishte hequr qafe fëmijët duke i degdisur ata të rriteshin pa prindër, plot 18 vite nga vdekja e bashkëshortit ajo kujtohet të shkojë në varrezat e Shën Markut ku gjeniun e muzikës, të nesërmen e ceremonisë mortore, varrmihësi e kishe hedhur arkivolin me trupin e tij në një gropë të madhe e të thellë. Ishte ajo gropë ku zakonisht varroseshin vrasës, lypsarë e të pastrehë që ngrysnin ditët e mjera të agonisë në shtretër spitalesh apo shtëpi bamirësie.

Kostanca Mozart ishte kujtuar shumë vonë për varrin e të shoqit. Kishin kaluar kaq vite. Kujdestari plak që atë mëngjes të 6 dhjetorit të vitit 1791 së bashku me arkivolet e tjerë të pjesës mjerane të shoqërisë kishte hedhur në gropën e përbashkët gjeniun e muzikës, nuk jetonte. Ajo, gruaja që u nda së gjalli e së vdekuri me njeriun që e bëri atë të pavdekshme, e kishte të pamundur mes atyre kockave, të gjente ato të bashkëshortit, atë grusht eshtra që ajo i kishte bluar dhe ngrënë për 18 vite pa u brejtur në ndërgjegje as si nënë, as si bashkëshorte.

Dhe kështu, historia e artit, bota e muzikës, kujtesa e kohërave u ndanë me Wolfgang Amadeus Mozart kaq tragjikisht, për të mbetur përgjithnjë të mbështjellë nga aureola e famës së tij, nga magjikja e muzikës që la testament njerëzimit.

Nata misterioze

Në vitin 1791 një i panjohur i tha Mozartit:

– Shkruamëni një Rekuim.

Tha këto fjalë misterioze dhe i panjohuri iku, pa u dukur fare sikurse edhe kishte ardhur dhe nuk u pa më.

Mozarti pati një mbresë të thellë nga ky takim. E shkroi Rekuimin me një forcë misterioze dhe pak ditë më vonë vdiq.

Ditën që vdiq Mozarti ishte një furtunë e madhe që vazhdoi edhe të nesërmen. Kjo pengoi edhe njerëzit më të afërm që të merrnin pjesë në varrim. Të vdekurin e çuan në varreza të pashoqëruar puthuaj nga asnjeri.

Tri ditë më vonë e shoqja shkoi në varreza për të parë vendin ku ishte varrosur burri i saj.

– Wolfgang Amadeus Mozart? – pyetën varrmihësit.- Nuk e kemi dëgjuar këtë emër dhe nuk kemi varrosur njeri me këtë emër.

Mozartin e madh, në atë stuhi të tmerrshme të natyrës e kishin varrosur shpejt e shpejt në një varr të zakonshëm ku shiu i zhduku shenjat e grumbullimit të dheut. Edhe sot nuk dihet me saktësi vendi se ku pushojnë eshtrat e kompozitorit të shquar. /Albert Vataj/ KultPlus.com

‘Duke ardhur’, poezi motivuese nga Philip Larkin

“Duke ardhur” nga Philip Larkin vlerësohet si një nga poezitë më të bukura dhe motivuese. Autori edhe pse shprehet i mërzitur prej ngjarjeve të jetës së tij, beson se së shpejti do të vijë pranvera dhe do të ndihet si një fëmijë, do të jetë më i lumtur. Besime të tilla janë ato që dallojnë një optimist nga pesimisti dhe teksa kalon nga vargu në varg, e ndien se autori këmbëngul tek idetë optimiste, duke na bindur se duhet të jemi të tillë.

“Duke ardhur”
Sa shumë po zgjaten mbrëmjet,
Drita e verdhë dhe e ftohtë
Lag ballin e qetë të shtëpive.
Te pema e dafinës,
Në kopshtin e zhveshur
Këndon një mëllenjë.
Zëri i saj i ri të befason,
Muri me tulla.

Së shpejti do të vijë pranvera,
Së shpejti do të vijë pranvera.
Dhe unë me fëmijërinë time për dore,
Harruar prej mërzisë,
E ndiej veten si një fëmijë,
Që vjen pikërisht
Kur të rriturit bëjnë paqe,
Dhe nuk kupton asgjë,
Përveç një buzëqeshje të pazakontë,
Dhe fillon të jetë i lumtur.

Pse turizmi hapësinor mund të mos jetë aq i largët sa mendohet

Në inaugurimin e tij, Presidenti i SHBA, Donald Trump, u shpreh për planet ambicioze për të vendosur një flamur amerikan në Mars. “Ne do të ndjekim fatin tonë të dukshëm në yje,” tha ai të hënën, duke shtuar: “Duke nisur astronautët amerikanë për të mbjellë yje dhe vija në planetin Mars.” Ky koment shkaktoi një reagim të fuqishëm nga Elon Musk, CEO i Tesla dhe SpaceX, i cili ka pasur gjithmonë një vizion për të realizuar kolonizimin e Marsit. Në një fjalim pas inaugurimit, Musk, duke e përshëndetur këtë deklaratë, tha: “A mund ta imagjinoni se sa e mrekullueshme do të jetë që astronautët amerikanë të vendosin flamurin në një planet tjetër për herë të parë?”

Por sa afër jemi në të vërtetë për të dërguar njerëz në Mars? Dhe cilat janë shpresat për njeriun në rrugën e një udhëtimi në hapësirë? Këto pyetje janë bërë gjithnjë e më të pranishme ndërsa turizmi hapësinor po bëhet një realitet dhe mundësitë për të udhëtuar jashtë Tokes po rriten.

Turizmi Hapësinor – Një Realitet i Re

Turizmi hapësinor ka qenë një temë e diskutuar për shumë vite, por tani është më afër se kurrë. Turisti i parë hapësinor, Dennis Tito, bëri udhëtimin e tij në hapësirë më shumë se një çerek shekulli më parë, kur ai iu bashkua misionit Soyuz TM-32 në prill 2001. Që atëherë, rreth 60 turistë kanë udhëtuar në hapësirë, shumica e tyre në harqe suborbitale, duke lëvizur për pak kohë jashtë atmosferës përpara se të kthehen në Tokë.

Virgin Galactic, kompania e pasur të miliarderit Richard Branson, ka qenë një lider në këtë fushë, duke lansuar fluturimet e saj komerciale në vitin 2004. Megjithëse ka hasur disa pengesa gjatë viteve, kompania ka realizuar me sukses shtatë fluturime komerciale gjatë dy viteve të fundit me aeroplanin e saj hapësinor VSS Unity. Këto fluturime janë shumë larg udhëtimeve që çojnë në Hënë, por arritjet janë një hap i rëndësishëm për turizmin hapësinor. VSS Unity udhëton në rreth 90 km mbi sipërfaqen e Tokës, e cila është përkufizimi i NASA-s për hapësirën, e cila përcaktohet si 80 km mbi nivelin e detit. Megjithatë, sipas Fédération Aéronautique Internationale (FAI), hapësira fillon në 100 km.

Një tjetër nismë ka ardhur nga miliarderi i Amazon, Jeff Bezos, me kompaninë e tij Blue Origin. Raketa e pasagjerëve e ripërdorshme New Shepard ka realizuar tetë fluturime hapësinore me ekuipazh që nga viti 2021, duke bërë që udhëtimi në hapësirë të jetë më afër për pasagjerët e pasur.

Në anën tjetër, SpaceX e Elon Musk ka zhvilluar një program ambicioz për eksplorimin ndërplanetar. Me raketat e saj Falcon 9 dhe anijen kozmike Crew Dragon, SpaceX ka realizuar fluturime me ekuipazh në hapësirë dhe ka bërë lidhje me Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS). Anija Crew Dragon është projektuar për të qenë e automatizuar dhe e lehtë për përdorim nga civilët pa pasur nevojë për trajnime të thella.

Por sfidat më të mëdha që përballen këto kompani janë ato që lidhen me udhëtimet ndërplanetare, sidomos në Mars. Mars është objektivi kryesor për Musk dhe SpaceX, i cili ka theksuar shpesh se qëllimi i tij është të bëjë jetën njerëzore shumëplanetare, duke e kolonizuar Marsin. “Historia do të dyfishohet në dy drejtime. Një rrugë është që ne të qëndrojmë në Tokë përgjithmonë dhe më pas do të ketë një ngjarje eventuale zhdukjeje. Alternativa është të bëhemi një qytetërim hapësinor dhe një specie me shumë planetë,” ka thënë Musk.

Turizmi Hapësinor në Të Ardhmen: Teknologji dhe Etikë

Kur bëhet fjalë për të bërë turizmin hapësinor më të aksesueshëm për masat, teknologjia është thelbësore. Dhe falë të dy presidentit Trump dhe ndihmësi të tij Elon Musk që po përpiqen të përshpejtojnë zhvillimin e kësaj industrie, mund të shohim përparime të shpejta në vitet që vijnë. Sipas Dr. Annette Toivonen, një ekspert i turizmit hapësinor nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara Haaga-Helia, “Ka një qëndrim të ri mbështetës për zhvillimet që vijnë nga Amerika. Kjo do të sjellë me vete gjëra të mira dhe të këqija.” Teknologjia, thotë ajo, do të evoluojë me shpejtësi, por ka edhe pyetje të mëdha që duhet të adresohen, si etika dhe ndikimi mjedisor i këtyre udhëtimeve.

Nëse turizmi hapësinor do të bëhet më i përhapur dhe më i arritshëm për një numër më të madh njerëzish, do të varet nga përparimet teknologjike dhe zhvillimi i sistemeve që mund të bëjnë udhëtimet më të lira dhe më të qëndrueshme. Megjithatë, Dr. Toivonen thekson se një eksperiencë e tillë mund të ketë ndikime pozitive në perceptimin e mjedisit nga pasagjerët e pasur që udhëtojnë në hapësirë. Ata mund të shohin për së afërmi fragjilitetin e planetit tonë dhe ndikimet e ndotjes, duke ndryshuar përfundimisht mënyrën se si ata mendojnë për mjedisin.

Fluturimi në Mars: Akoma Një Mision i Largët?

Pavarësisht entuziazmit, shumë ekspertë janë të mendimit se fluturimi me njerëz në Mars është ende një mision i largët. Dr. Toivonen e cilëson këtë si një “mision të pamundur” për momentin, duke shtuar se teknologjia e nevojshme nuk është ende në dispozicion dhe kostoja e një misioni të tillë është shumë e lartë. Për krahasim, misioni i parë amerikan në Hënë, në vitin 1969, kushtoi 25.8 miliardë dollarë (të barabartë me rreth 320 miliardë dollarë sot). Ky është një tregues i madh se përpjekjet për të dërguar njerëz në Mars do të përballen me pengesa të shumta.

Për më tepër, sfidat teknologjike si rrezatimi kozmik dhe mungesa e infrastrukturës për mbështetje të udhëtimeve afatgjata mbeten shqetësime të mëdha. Sidoqoftë, disa kompani si Lockheed Martin kanë zhvilluar projekte për të dërguar njerëz në Mars. Një projekt i tillë është Mars Base Camp, një vizion për një stacion hapsinor në orbitën e Marsit që mund të përdoret për eksperimentime shkencore dhe eksplorimin e planetit deri në vitin 2030.

Turizmi Hapësinor në Mars: Realitet Apo Një Iluzion?

Aktualisht, turizmi hapësinor është i rezervuar për individët më të pasur, por përparimet në teknologji mund të bëjnë që ky sektor të bëhet më i arritshëm për shumë më tepër njerëz. Virgin Galactic aktualisht ofron fluturime për 250,000 deri në 500,000 dollarë për person, ndërsa SpaceX mbajti të fshehura çmimet për fluturimet e saj më të avancuara.

Megjithatë, një sfidë tjetër që mund të bëjë të vështirë turizmin hapësinor në Mars është koha e gjatë që duhet të kalojnë udhëtarët në Mars. Hulumtimet sugjerojnë se një udhëtim i tillë mund të zgjasë më shumë se 2.5 vjet, dhe kush është i gatshëm të kalojë kaq shumë kohë jashtë Tokës?

Për momentin, turizmi hapësinor mund të mbetet një pasuri e individëve me pasuri neto të lartë, por zhvillimet e ardhshme mund të sjellin mundësi më të gjera për të gjithë./alsatm/ KultPlus.com

Koliqi, Asdreni, Fishta dhe Lasgushi në një fotografi të rrallë

Kjo është fotografia e rrallë në të cilën shihen disa nga emrat e mëdhenj të letërsisë shqipe në një fotografi të përbashkët, shkruan KultPlus.

Marie Lasgush Pogradeci, pati publikuar një fotografi të realizuar në shkurt të vitit 1938 gjatë festimeve në Shkodër, në Kinemanë Rozafa.

Në këtë fotografi mund të shihni të ulur Ernest Koliqin, tutje Asdrenin, Fishtën dhe Lasgushin. / KultPlus.com

‘Po s’qe e drejtë, mos e bëj! Po s’qe e vërtetë, mos e thuaj!’

Thënie nga Mark Aureli

“Shpesh gabon, jo vetëm ai që vepron, por edhe ai që ngurron”.

“Hakmarrja më e mirë është të mos bëhesh si personi që të shkaktoi dëmin”.

“Kur dikush të shan apo të urren, shko tek shpirti i tyre, futu brenda dhe shih se çfarë lloj njerëzish janë. Do të kuptosh se nuk ka nevojë të merakosesh për opinionin që ata kanë për ty”.

“Ti ke fuqi vetëm mbi mendjen tënde, jo mbi ngjarjet e jashtme. Kuptoje këtë, dhe do të gjesh forcë”.

“Pasojat e tërbimi janë më të rënda se shkaqet e tij”.

“Lumturia e jetës tënde varet nga cilësia e mendimeve që ke”.

“Po s’qe e drejtë, mos e bëj! Po s’qe e vërtetë, mos e thuaj!”

“Opinion i dhjetëmijë vetave nuk ka asnjë vlerë, nëse asnjë prej tyre nuk di asgjë rreth argumentit”.

“Shpirti merr ngjyrën e mendimeve të tua”.

“Të jesh i lumtur është një fuqi e brendshme e shpirtit”.

“Mos humb kohë duke debatuar se si duhet të jetë një njeri i mirë. Bëhu një njeri i mirë!”

Screenshot

Henrietta Rae, piktorja e parë që sfidoi me shpirtin krijues dhe penel epokën viktoriane

Nga Albert Vataj

Gruaja në art, ashtu si kudo tjetër, pati ëndrra, por luftoi ngadhënjyeshëm për të fituar.

Edhe Henrietta Rae mundi t’ia dilte sfidueshëm për të zënë një vend nderi në traditë britanike të pikturës.

Henrietta Emma Ratcliffe Rae u lind më 30 dhjetor 1856. Ajo ishte një piktore britanike e epokës së vonë viktoriane, e specializuar në tema klasike, alegorike dhe letrare.

Henrietta Rae u lind në Londër, nga Thomas Burbey Rae, një nëpunës civil dhe Ann Eliza Rae një muzikante që kishte qenë studente e Felix Mendelssohn. Ajo kishte tre vëllezër dhe tre motra.

Rae filloi zyrtarisht të studionte artin në moshën trembëdhjetë vjeç, duke u arsimuar në Shkollën e Artit Queen Square, Shkollën e Artit të Heatherley (si nxënësja e parë femër e shkollës) dhe në Muzeun Britanik. Rae thuhet se aplikoi në Akademinë Mbretërore të Arteve të paktën pesë herë përpara se të fitonte përfundimisht një bursë shtatëvjeçare. Mësuesit e saj atje përfshinin Sir Lawrence Alma-Tadema, i cili pati ndikimin më të fortë në punën e saj të mëvonshme, si dhe Frank Dicksee dhe William Powell Frith.

Në viti 1884 ajo u martua me piktorin dhe shokun student të Akademisë Mbretërore Ernest Normand, por mbajti mbiemrin e saj të vajzërisë – një zgjedhje e konsideruar e pazakontë në atë kohë – sepse ajo tashmë kishte filluar të krijonte reputacionin e saj si artiste, duke qenë një ekspozuese e shpeshtë në Akademinë Mbretërore vjetore. Rae dhe Normand jetonin në Holland Park, rezidenca e shumë artistëve të tjerë të asaj kohe. Vizitorët e shpeshtë përfshinin Leighton, Millais, Prinsep dhe Watts. Megjithatë, vëmendja nuk ishte gjithmonë e mirëpritur. Në kujtimet e saj, Rae përshkroi qëndrimet dhe sjelljet mbizotëruese të disa prej artistëve më të vjetër. Në një rast të tillë, Prinsep zhyti gishtin e madh në bojë blu kobalti dhe shënoi një nga fotot e Rae. Në shenjë hakmarrjeje, Rae “rastësisht” dogji kapelën e tij në sobën e saj.

Rae dhe Normand udhëtuan në Paris në 1890 për të studiuar në Académie Julian me Jules Joseph Lefebvre dhe Jean-Joseph Benjamin-Constant. Në vitin 1893, ata u transferuan në Upper Norwood, në një studio që ishte ndërtuar me porosi për ta nga babai i Normandit. Çifti kishte dy fëmijë, një djalë (lindur në 1886) dhe një vajzë (lindur në 1893).

Rae ekspozoi punën e saj në Pallatin e Arteve të Bukura dhe në Ndërtesën e Gruas në Ekspozitën Kolumbiane të Botës 1893 në Çikago, Illinois.

Rae ishte një mbështetëse e feminizmit dhe të drejtës së votës së grave. Në 1897 Rae organizoi një ekspozitë të punës së artisteve femra për Jubileun e Mbretëreshës Viktoria.

Ajo vdiq më 26 janar 1928 në Upper Norwood.

Selanik, gjendet në plehra statuja 2 mijë vjeçare

Një statujë prej mermeri, e cila besohet të jetë mbi 2 mijë vjeçare, u gjet e braktisur në një qese plehrash pranë qytetit të Selanikut, në Greqi.

Një banor i zonës zbuloi statujën pa kokë, 80 cm të lartë, pranë një koshi plehrash, në periferi të qytetit të dytë më të madh të Greqisë.

Pas gjetjes, burri e dorëzoi statujën tek autoritetet lokale, të cilët kontaktuan arkeologët për të vlerësuar rëndësinë e saj.

Policia njoftoi se, pas një vlerësimi fillestar, ekspertët identifikuan pjesën e statujës si një objekt që daton në epokën helenistike, mes viteve 320 dhe 30 para Krishtit – një periudhë që karakterizohej nga lulëzimi i artit dhe kulturës pas pushtimeve të Aleksandrit të Madh.

Statuja u dërgua për ekzaminim të mëtejshëm dhe do të dorëzohet për ruajtje dhe studim tek autoritetet lokale të antikiteteve. Policia ka nisur një hetim për të përcaktuar autorët e hedhjes së statujës ndërsa një burrë u ndalua për t’u marrë në pyetje, por më vonë u lirua pa akuza.

Ky zbulim ndodh pas një sere gjetjesh arkeologjike të tjera në Selanik. Javët e fundit, një thesar i pasur arkeologjik u gjet gjatë ndërtimit të sistemit të metrosë, i cili u hap zyrtarisht në nëntor.

Artefaktet e zbuluara, përfshirë një rrugë romake të shtruar me mermer dhe dhjetëra mijëra objekte të periudhave greke, bizantine dhe osmane, janë ekspozuar tashmë në stacionet e metrosë./euronews/ KultPlus.com

Krahas liderëve botërorë, Presidentja Osmani në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të çlirimit të Aushvicit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Poloni për të marrë pjesë, krahas liderëve botërorë, në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të çlirimit të kampit nazist gjerman të përqendrimit dhe shfarosjes Aushvic.

Gjatë ceremonisë, në përkujtim të viktimave të Holokaustit, me pjesëmarrësit do të ndahen rrëfimet prekëse të dy të mbijetuarve nga kampi i Aushvicit, duke rikujtuar një nga kapitujt më të errët të historisë njerëzore.

Aushvici është simbol i Holokaustit dhe mizorive të Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 2005, Kombet e Bashkuara shpallën 27 janarin Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, për t`i kujtuar viktimat dhe për ta nxitur botën që të angazhohet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e tmerreve të tilla./ KultPlus.com

​Presidenca e Kosovës mbështet nominimin e Feride Rushitit për çmimin Nobel për Paqe

Presidenca e Republikës së Kosovës, uron dhe mbështet nominimin e KRCT – Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims dhe Feride Rushiti për çmimin Nobel për Paqe.

“Organizata QKRMT është mbështetur dhe përkrahur në vazhdimësi nga Presidenca e Kosovës, si dhe, ndër vite, ka qenë ndër partnerët kryesor në organizimin e Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë e po kështu në avancimin e kësaj agjende në Kosovë. Kjo organizatë, jo vetëm që ka kontribuar në procesin e rehabilitimit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, por kanë luajtur rol kyç në ndërtimin e politikave që mbështesin përmirësimin e mirëqenies dhe statusit të kësaj kategorie në shoqërinë tonë. KRCT, përpos kontributit të dhënë në Kosovë, njihet si ndër organizatat që ndihmojnë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës dhe konfliktit në shtete të ndryshme në botë, përderisa ndajnë eksperiencën e Kosovës për ndërtimin e mekanizmave mbështetës për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës”, thuhet në njoftim.

Tutje Presidenca e falënderon deputetin suedez, Magnus Jacobsson për dorëzimin e propozimit tek Komiteti Nominues i çmimit Nobel për Paqe.

“Një falënderim i veçantë shkon edhe për deputetin suedez, Magnus Jacobsson, i cili ka dorëzuar propozimin te Komiteti Nominues i çmimit Nobel për Paqe. Për më tepër, ai personalisht ishte pjesë e ngjarjeve që përfshinin temën për dhunën seksuale gjatë luftës dhe konfliktit, siç ishte rasti në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, thuhet tutje nga Presidenca. 

Rehabilitimi i parkut të Ulëzës: Infrastrukturë cilësore që nxit turizmin

Projekti për rehabilitimin e parkut të liqenit të Ulëzës do të mundësojë një infrastrukturë cilësore duke nxitur turizmin në zonë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale punime nga ky kantier, i cili do të rivitalizojë gjithë zonën, duke përfshirë edhe hidrocentralin e Ulëzës në itinerarin turistik.

Rama vlerësoi rëndësinë e këtij projekti në rilindjen e gjithë zonës së parkut natyror të Ulëzës, një prej destinacioneve ekoturistike më interesante në Qarkun e Dibrës.

“Liqeni i Ulëzës kremton sot shpalljen “Park Natyror” duke qenë një prej destinacioneve ekoturistike më interesante në Qarkun e Dibrës, ku prej disa muajsh po implementohet projekti mbi Rehabilitimin e Parkut dhe zonës përreth tij që do të mundësojë infrastrukturë cilësore, shtigje të reja natyrore, krijim të hapësirave rekreative, Qendër Vizitorësh, restaurim të urave simbol si edhe rivitalizimin dhe përfshirjen e hidrocentralit të Ulëzës në itinerarin turistik duke e rilindur krejt këtë zonë”, u shpreh Rama.

I shtrirë në një zonë ku ndërthuren bukuritë natyrore me trashëgiminë materiale shpirtërore, Parku i Ulëzës krijon kushtet e nevojshme për zhvillimin e ekoturizmit, turizmit  eksplorues, e atij gjithëvjetor./atsh/ KultPlus.com

Dorëshkrimi i fshehtë i Chopin do t’i prezantohet publikut në një event në Varshavë

Dorëshkrimi me vlerë i “Baladës në F minore” të Chopin ndodhet në Poloni. Ky autograf i papublikuar më parë u ble nga biznesmenë pas negociatash të gjata dhe të fshehta.

“Chopin është një gur kilometrik i trashëgimisë sonë kulturore, jo vetëm si figurë, por edhe si person dhe muzikant. Ai mishëron esencën e polakëve dhe Polonisë, ndaj jam shumë e kënaqur që ky material është bashkuar me trashëgiminë muzikore të tij. Jam po ashtu e kënaqur që ai do të vendoset në Muzeun Chopin dhe në Institutin që mban emrin e tij. Institucionet do të kujdesen që dorëshkrimi të studiohet me kujdes, të verifikohet dhe t’i prezantohet publikut”, tha Hanna Wróblewska, Ministre e Kulturës, Poloni.

Dorëshkrimi i “Baladës në F minore” do të jetë pjesë e ekspozitës së ardhshme “Romantic Life”, kushtuar Chopin, Scheffer, Delacroix dhe Sand.

“Ekspozita “Jeta Romantike” do të nisë nga Muzeu i Jetës Romantike në Paris, që na ka huazuar 70 pjesë muzikore. Në dijeninë time, kjo do të jetë ekspozita më e madhe e artit francez në kontekstin e trashëgimisë së Chopin që hapet ndonjëherë në Poloni”, ka thënë Artur Szklener, Drejtor i Institutit Frederic Chopin, Varshavë.

Eventi do të përkojë me Konkursin Ndërkombëtar të Painos që do të mbahet në Varshavë./euronews/ KultPlus.com

“Tetë muaj ekzil në Mal të Zi” — Intervista me Hasan Prishtinën, udhëheqësin e kryengritësve shqiptarë

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Janar 2025

“La Turquie” ka botuar, të mërkurën e 21 qershorit 1911, në faqen n°2, intervistën ekskluzive me Hasan Prishtinën në Turqi, pas ekzilit tetë mujor në Mal të Zi, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Intervistë me Plavalin Hasan

Udhëheqës i kryengritësve shqiptarë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Një koleg nga Selaniku pati rastin të shihte udhëheqësin e njohur shqiptar Plavalin Hasan Aga, i cili ishte strehuar në Mal të Zi dhe i cili ishte kthyer në Turqi vetëm tre muaj më parë.

Ai ishte i shoqëruar nga dhëndri i tij. Ish-udhëheqësi i kryengritësve na dha intervistën të cilën do të lexojmë :

— Pse u detyruat të strehoheshit në Cetinje ?

— Për një arsye shumë të thjeshtë. Ditën që u shpall Kushtetuta u gëzova dhe isha ndër të parët që e vura veten tërësisht në dispozicion të qeverisë.

Unë isha i sigurt se do të ishim të parët që do të përfitonim nga regjimi i ri. Epo, në vend që të na linin të qetë dhe të na jepnin mjetet për të kontribuar në konsolidimin e regjimit të ri, ata erdhën pa na dhënë shkak, të na sulmonin me topa (predha). Pashë 17 kullat e mia të shkatërroheshin nga predhat. Disa nga njerëzit e mi u vranë dhe ne u trajtuam si armiq.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Pikërisht atëherë u detyruam të strehoheshim në Mal të Zi ku kaluam 8 muaj. Ju e kuptoni se ne jemi nënshtetas besnikë të qeverisë perandorake dhe se u pikëlluam shumë kur pamë se na trajtonin si armiq.

Më në fund, pas 8 muajsh në mërgim të detyruar, tre muaj më parë u kthyem në Turqi. Shkuam te kajmekami i qytetit kufitar për të shpallur nënshtrimin tonë ndaj qeverisë perandorake.

— Sigurisht, ju dorëzuat armët ?

Hasan Aga buzëqeshi dhe tha disa fjalë shqip duke shtuar :

— Konsideroni se ne i kemi dorëzuar armët ; por shton një nga njerëzit e tij, ato na u kthyen sërish.

Ne presim tani që qeveria të na kompensojë të gjitha dëmet që unë dhe njerëzit e mi pësuam si pasojë e sulmit të ushtarëve.

Prej orës 8 presim të mbërrijë Madhëria e Tij që t’i paraqitemi. Na thuhet se Madhëria e Tij do të na nderojë duke na akorduar një pritje në Prishtinë. Pra, ne do të shkojmë në Prishtinë.

— A jeni këtu me 400 burrat (ushtarët) tuaj ?

— Në asnjë mënyrë. Erdha me 5 nga njerëzit e mi.

— A e ka bërë Isa Boletini tashmë nënshtrimin e tij ?

— Pothuajse. Ai ndodhet në Turqi, por ende nuk është falur ; pret derisa të kryhen formalitetet për t’u prezantuar zyrtarisht. Mendoj se është çështje ditësh. Isai do të mund të vijë në Prishtinë dhe të pritet në takim nga Madhëria e Tij./ KultPlus.com

Marrëdhënia dhe veprat e shkrimtarit Besnik Mustafaj për Tropojën

Përgjatë 48 viteve krijimtari, vendlindja ka qenë gjithnjë një element i rëndësishëm në veprat e shkrimtarit nga Tropoja, Besnik Mustafaj. Fryma e vendit të origjinës ndihet te personazhet e Mustafajt, përmes të cilëve ai përcjell mesazhe politike dhe kulturore.

Në një takim të veçantë me temë marrëdhëniet e shkrimtarit me vendlindjen përmes veprës letrare, dhjetëra tropojanë e personalitet të njohura nga vendi dhe diaspora u mblodhën me ftesë të Shoqatës ‘Tropoja’.

Botuesi, Bujar Hudhri thotë: “Besnik Mustafaj i ka ndenjur besnik letërsisë së tij dhe prandaj është kaq i përkthyer. Është ndër më të cituarit nga letërsia e sotme shqipe, sepse e nisi si poet dhe erdhi natyrshëm në prozë në kohën e duhur”.

Adil Neziraj, kryetar i Shoqatës “Tropoja”: “Shkrimtari më i madh pas Kadaresë, shqiptarin e nderuar me dhjetëra çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, shkrimtarin që na bën të ndihemi krenarë me krijimtarinë dhe emrin e tij”.

Shkrimtari, që u vlerësua me disa çmime dhe mirënjohje nga Lidhja Shqiptare në Borë, Shoqata Tropoja e Shoqata e Alpeve Shqiptare, theksoi rëndësinë e trashëgimisë së gjuhës dhe vlerave shqiptare.

Besnik Mustafaj: “Një shkrimtar i vetëdijshëm, që merr parasysh edhe pikën e nisjes dhe pikën ku do të mbërrijë, nuk mund ta shpërfillë vendlindjen. Tropoja është për mua… njerëzit që kanë ndikuar më shumë tek unë janë gjyshërit, nëna, babai. Është një vepër që flet për Shqipërinë dhe besoj se të gjithë lexuesit duhet ta kenë prioritet letërsinë shqipe sepse është pasqyra e vetvetes”./oranews/ KultPlus.com

“Squid Game”: Sa të vërteta ka loja që pushtoi botën?

Që nga momenti kur “Squid Game” pushtoi botën, një pyetje ka përndjekur miliona shikues: A është kjo seri e bazuar në një histori të vërtetë? Me një premisë kaq tronditëse – lojëra vdekjeprurëse ku njerëzit luftojnë për mbijetesë në emër të argëtimit të të pasurve – është e lehtë të kuptohet se si thashethemet dhe mitet filluan të qarkullojnë me shpejtësi. Por sa ka të vërteta pas gjithë kësaj?

Miti: Lojërat e “Squid Game” ndodhën vërtet në vitin 1988

Një nga pretendimet më të përhapura është se “Squid Game” është frymëzuar nga ngjarje reale që ndodhën në Korenë e Jugut gjatë vitit 1988, i njëjti vit kur Seuli ishte mikpritës i Lojërave Olimpike. Sipas këtij miti, lojërat u zhvilluan në mënyrë të fshehtë për të argëtuar elitën e pasur. Madje, kanë qarkulluar foto dhe video në rrjetet sociale, disa prej të cilave të krijuara me inteligjencë artificiale, që përpiqen të mbështesin këtë histori.

Fakti: Një ngjarje historike, por jo lojëra vdekjeprurëse

E vetmja lidhje reale mes vitit 1988 dhe “Squid Game” është fakti se në seri përmendet që lojërat nisën atë vit. Megjithatë, ka një ngjarje historike që mund të ketë ngjallur një farë lidhjeje të pavullnetshme: në vitet 1980, qeveria koreane ndërmori një fushatë për “pastrimin” e qyteteve të mëdha përpara Lojërave Olimpike. Për të fshehur varfërinë dhe numrin e madh të të pastrehëve nga sytë e botës, shumë njerëz u ndaluan dhe u mbyllën në institucione të ashtuquajtura, “qendra ndihme sociale”.

Një nga këto qendra, Brothers Home, ishte një vend ku ndodhën shkelje masive të të drejtave të njeriut. Raportimet tregojnë për keqtrajtime, abuzime dhe shfrytëzim të punës së detyruar. Struktura u mbyll në vitin 1987 pas një skandali të madh publik, dhe përgjegjësit u nxorrën përpara drejtësisë. Kjo ngjarje përfaqëson një faqe të errët të historisë koreane, por nuk ka lidhje me lojëra vdekjeprurëse, si ato të paraqitura në “Squid Game”.

Flet krijuesi

Sipas krijuesit të serisë, Hwang Dong-hyuk, ideja për “Squid Game” lindi gjatë krizës financiare globale të vitit 2008. Ai u frymëzua nga situata e njerëzve që, për shkak të borxheve dhe varfërisë, ishin të gatshëm të bënin gjithçka për të përmirësuar jetën e tyre. Ai ndërthur konceptin e lojërave vdekjeprurëse me idenë e pabarazisë ekonomike, duke e kthyer serinë në një alegori të fuqishme sociale.

“Squid Game” huazon gjithashtu nga koncepti i vjetër i “battle royale” – një format që ka ekzistuar në shumë forma gjatë historisë, nga gladiatorët romakë deri te tregimet moderne.

Çfarë është e vërtetë dhe çfarë është trillim?

Pra, le t’i ndamë gjërat qartë:

E vërtetë: Në vitet 1980, në Korenë e Jugut ndodhën shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në institucione si Brothers Home.

Trillim: Nuk ka pasur kurrë lojëra vdekjeprurëse të organizuara si ato në “Squid Game”.

Krijuesi Hwang Dong-hyuk nuk e ka përmendur kurrë Brothers Home si frymëzim për serinë.

Mitet dhe keqkuptimet që qarkullojnë online shpeshherë janë sajesa, ndonjëherë të amplifikuara nga teknologji si inteligjenca artificiale. Megjithatë, ndonjëherë realiteti mund të jetë po aq tronditës sa trillimi./ KultPlus.com

Njëra ndër letrat më të bukura të dashurisë – Remarku i shkruan të dashurës

Mendoni se letra e vetme e bukur e dashurisë është ajo e Tatjanës drejtuar Onjeginit? Duhet të lexoni edhe letrën e shkrimtarit Erich Maria Remarque drejtuar të dashurës së tij, Marlene Dietrich, dhe me siguri do ta rimendoni edhe një herë se cila është më e bukura.

Ndjenjat e pastra dhe fjalët e bukura të Remark të emocionojnë, të depërtojnë në shpirt dhe të rrënqethin.

Për më tepër, ju ftojmë ta lexoni letrën e tij:

“Shpirti im, qielli im i dashur, ti më ke shkruar kaq e kaq letra të bukura e, unë përsëris atë që të kam thënë gjithmonë : shkrimtarët nuk duhet të shkruajnë letra dashurie. Sepse ka të tjerë që shkruajnë shumë më bukur se ata.

Ti më quan “Rezonancë që merr frymë” – e si do të mund të arrija unë vallë, të gjeja një figurë të tillë kaq prekëse? Ti arrin dhe ke atë aftësinë magjike që t’i thuash dikujt se sa shumë e si e dashuron atë – kurse unë, unë e di, mund ta arrij atë në mënyrë të plotë.

Sa mirë ndjehem kur ti më thua se, edhe pse je vetëm, ndjehesh e qetë dhe e lumtur. Unë këtë kam uruar vazhdimisht për ty. Nuk kam uruar kurrë që ti të ndjehesh e mërzitur dhe fatkeqe. Kam dashur gjithmonë që ti të jesh e lumtur në formë vezulluese, plot dritë dhe e bukur si kurrë herë tjetër dhe dua që kjo gjendje e jotja të jetë e dukshme edhe së largu, në kilometra, dhe që ti ta dish me siguri absolute që dikush tjetër nuk jeton në këtë botë, veçse për ty.

Sot gjeta dhe lexova edhe një herë poemën tonë të Gëtes. E lexova dhe e rilexova vërtet me një emocion të thellë : A s’është e vërtetë që fati po na bashkon? A nuk po na lidh ai përjetë? Nuk e di, ti je motra apo nusja ime? Ti njeh me imtësi çdo pjesë të qenies sime. Ti ndjen tek unë dhe nerving më të hollë. Ti lexon çdo gjë në shikimin tim. Me gjakun tënd hyn në brendësinë time.

Hyn në gjakun tim të ngrohtë që rrjedh në deje dhe ecën si i çmendur në drejtimin tënd e që, me krahët e tua prej engjëlli, gjoksin tim shëron. Po, e dashura ime, a nuk është pikërisht kështu?

Nganjëherë më ndodh të eci i vetmuar nën shi e të mendoj e ndiej që lidhja jonë është gjithmonë e fortë, e askush nuk mund ta prishë atë. Në ato çaste ndiej të vij dikush drejt meje me hapa të lehtë dhe ajo je ti. Atëherë unë jetoj një ndjenjë të veçantë lumturie që asnjë qenie tjetër njerëzore nuk e ka jetuar. E, atëherë, ndiej që së bashku me ty, të kthehen tek unë vitet e rinisë  që lufta e dhunshme m’i mori dhe, ato vite je ti që vjen e m’i shumëzon me dy. E kështu ti bëhesh në të njëjtën kohë aventura dhe gruaja ime.

Ti je bërë për mua e unë jam bërë për ty. Nuk mund të jetë ndryshe. Nuk je vetëm ti ajo rezonanca që unë ndiej e thith si ajër, por i tillë jam edhe unë. E di? Unë jam një pasqyrë konkave që kap plot ethe dritën tënde, e mbledh atë plotësisht në gjoks dhe, duke e djegur fort, e dërgoj krejt refleksin në drejtimin tënd.

Herë të tjera më duket vetja si një merimangë që end një pëlhurë vezulluese, të trëndafiltë e plot reflekse, – një pëlhurë mendimesh, ndjenjash, pune, fjalësh ngrohtësie, e cila do të të kapë e pastaj të bëhet banesa jote, – e mbushur plot gjëra, të cilat ty të mungojnë.

O drita ime e dashur! E di? Nganjëherë unë nuk mund të ulem për të shkruar librin që kam nisur, të cilin e urrej, sepse ai më largon prej teje. Në atë moment tërhiqem nga studioja, nxjerr fotografitë e tua dhe i vendos në radhë para meje edhe pse e di që kjo gjë nuk më qetëson, përkundrazi, e bën më të rëndë gjendjen.

Por megjithatë, edhe pse këtë e di, nuk ndërroj mendje e, duke i vështruar ato, nis e flas me ty. Pastaj ndiej që gjendja ime shpirtërore bëhet edhe më e rëndë, sepse është një gjest i vështirë ky, i padurueshëm, por edhe i mrekullueshëm.

Më pas, unë tërhiqem përsëri aty tek vendi im, ulem aty tek vendi im në tavolinën e shkrimit për të vazhduar librin. Ja, tani ndalova përsëri, sepse ndiej që dora s’po më bindet. Më duaj! Më thuaj që ti më do. Kjo fjalë më bën mirë, më shëron. Kur ti më thua që më do, unë gjej forcë e shkruaj edhe më bukur e më shpejt. Sepse unë nuk jetoj veçse për dashurinë tënde.

Më duaj, puma” (e quante ai me përkëdheli Marlene Dietrich)! / KultPlus.com

Osmani uron Australinë për Ditën Kombëtare: Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë me ju

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar guvernatoren e Përgjithshme të Australisë, Sam Mostyn dhe kryeministrin Anthony Albanese, për Ditën e Australisë.

Në një postim në X, Osmani tha se Kosova e vlerëson miqësinë që ka me këtë shtet dhe se pret që të forcojë lidhjet mes dy vendeve.

“Urimet më të përzemërta për guvernatoren e Përgjithshme Sam Mostyn, kryeministrin Anthony Albanese dhe miqtë tanë australianë me rastin e Ditës së Australisë! Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë e saj me Australinë, të ndërtuar mbi vlerat tona të përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe respektit. Ne mezi presim të forcojmë më tej lidhjet e qëndrueshme midis vendeve tona. Paqja, prosperiteti dhe suksesi le të vazhdojnë të lulëzojnë në të gjithë vendin tuaj të bukur”, ka shkruar Osmani./ KultPlus.com

Në kuadër të “Flakës së Janarit 2025” mbahet tryeza për enigmatikë dhe shpallen fituesit e garës për fjalëkryq dhe anagram

Manifestimi Kulturor Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2025”, ka vazhduar tutje me aktivitete në fushën e enigmatikës, ku është mbajtur tryeza për enigmatikë, që për temë ka trajtuar: “Ndihmesë për terminologjinë e gjëzakuptimit- enigmatologjisë”, si dhe janë bërë të ditur fituesit e garës për enigmatikë në përpilim të fjalëkryqit dhe anagramit.

Fillimisht, Shemsedin Kryeziu, në emër të Shoqatës së Enigmatëve “Ndre Mjeda”, ka thënë se tani më janë bërë të rregullta organizimet e garave në enigmatikë apo të tryezave të ndryshme dhe edhe këtë vit po organizohen aktiviteteve në këtë fushë, ndihmuar nga Komuna e Gjilanit dhe si pjesë e Manifestimit “Flaka e Janarit 2025”.

Përndryshe, kjo Shoqatë dhe Redaksia e Revistës së Enigmatëve, “Horizonti”, kësaj here organizoi garat në një variant më ndryshe duke e bërë konkurruese garat në përpilimin e fjalëkryqit dhe të anagramit, sipas kritereve të përcaktuara nga organizatori.

Shoqata paraprakisht shpalli konkurs me korrespondencë për zgjidhje e gjëzave (fjalëkryq dhe ndërrimor-anagramë), ku garuesit kishin për detyrë përpilimin e fjalëkryqit me dimensione 10/12 me një fjalë obligative – Ndre Mjeda dhe një ndërrimori nga fjalët: “Enigmatika për flakën e janarit” (27 shkronja).

Punimet i dërguan 16 garues, prej tyre 16 fjalëkryqe dhe dhjetë (10) ndërrimorë. Në propozicionet e garave kërkohej zbatimi i rregullave të gjuhës shqipe, drejtshkrimi, gramatika dhe ato enigmatologjike. Prej 16 garuesve, tre prej tyre u lanë jashtë konkurrence për shkaqe etike dhe përkatësia kategorisë së juniorëve.

Juria e Shoqatës në përbërje: Zijadin V.Hasani, kryetar, Xhelel Selmani dhe Shemsedin Kryeziu, anëtarë, në vlerësimin e punime të arritura u bazuan në kriteret e njohura të vlerësimit siç janë: gjatësia mesatare e fjalëve, numri i katrorëve të zinj, numri i togjeve – bashkëtingëlloreve dhe zanoreve, sonoriteti (tingullima) i fjalëve, përdorimi i germave „të vështira“ (zh, rr, th nj, dh..), bardhësia e diagramit, fjalët e panjohura, germat e izoluara dhe përshtypja e përgjithshme, pas vlerësimit të tërësishëm të punimeve u bë kjo renditje:
Juria bëri këtë renditje:

Çmimet për Fjalëkryq: Mensur Mamuti, 287 pikë (vendi i parë), Skender Tullumi, 264 pikë (vendi i dytë) dhe Rexhep Hasani, 230 pikë, (vendi i tretë)

Renditja në sajim të ndërrimorit (anagramës) – Çmimet: Azem Çerkini, vendi i parë, Mensur Mamuti, vendi i dytë dhe Sadri Husmani, vendi i tretë.

Përndryshe, në tryezë foli Zijadin Hasani i cili tha se enigmatologjia në përgjithësi, por edhe ajo shqiptare është lëmi relativisht e re dhe ende nuk kemi shkrime as hulumtime të njohura për nivelin e zhvillimit të saj, e mos të flasim për terminologjinë shqiptare të gjëzave në përgjithësi.

“Shkëndijat e hershme të emërtimit të gjëzave në shqip i gjemë në libra, revista e gazeta të periudhave të ndryshme, të dhëna të vlefshme për emërtimin e gjëzave në gjuhën tonë jep një libër me gjëza “Lodra dhe zbavitje”, i autorit Sotir Qirjaku, i botuar më 1958 në Tiranë, pastaj “lojëra zbavitëse”,, Arian Çika – 1983, Tiranë, “Fjalori i Enigmatikës 3”, Zijadin Hasani, 1994 – Gjilan, pastaj “Enigmatika – figurat kombëtare (monografi):, Mensur Mahmuti, 2020 – Tetovë, “222 ditë me fjalëkryqet e Xh. Ruhanit”, Xhevat Ruhani, 2023 Prishtinë…”, ka thënë ndër tjerash Zijadin Hasani.

Ai tha poashtu se edhe Revista Horizonti (1981 – 2025), ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshëm me terminologjinë enigmatike shqiptare, pastaj ndihmëse dhanë edhe revista tjera për enigmatikë botuar në Kosovës, por edhe në Maqedoninë e Veriut.

Hasani ka sqaruar më pas disa terma që nevojiten për të gjithë ata që merren me enigmatikë ose u intereson enigmatika.

Mensur Mamuti nga Tetova pati disa propozime në lidhje me terminologjinë ose shqipërimin e llojeve të gjëzave apo edhe termave tjerë në fushën e enigmatikës.

Ai u ndal te fjalët që përdorën në fjalëkryqet, për dy-shkronjat që janë pasuri e jona e shtoi se duhet pasur kujdes fjalët që përdorën nëpër fjalëkryqe, por kërkoi kujdes edhe në përpilimin e enigmave tjera si në rebuse…

Islam Zuzaku kërkoi t’i kushtojmë rëndësi kategorive gramatikore, e Xhelal Abrashi u ndal në krahasimin e gjëzëtarisë që botohet në Shqipëri dhe Kosovës, domosdoshmërinë që të respektohen rregullat në përpilimin e enigmave.

Xhelil Rrahmani tregoi që merr pjesë nëpër gara dhe përmendi se ka rastisë të fjalë që nuk i ka kuptuar andaj kërkoi kujdes gjatë përpilimeve, derisa Rasim Vllasaliu o fokusua te botimi i Horizontit qysh në fillet e saja, por edhe sot, e Nevzad Isufi tha se enigmatika duhet të përkrahet sepse kjo fushë duhet të vazhdojë se ka vlerës e saj.

Në tryezë kontribuuan edhe Ekrem Krasniqi, Skender Sadiku, Muhamet Halili, e të tjerë./ KultPlus.com

Kur fillova nga pak të vdisja

Poezi nga Ndoc Gjetja

Kur fillova nga pak të vdisja
mbaj mend, ka qenë e enjte
vetëm ty pranë të kisha
rrije në këmbë dhe heshtje.

Në sytë e tu binte borë,
në fytyrë të fryu Veriu,
unë te brinjët vura dorën
ndjeva zemrën që mërdhiu.

Mbaj mend si e hape derën
si e tërhoqe pas dhe ike,
në palcë të ëndrrës ndjeva therrje
që më vonë m’u bë kronike.

Që ta marr pakëz veten,
vazhdimisht më sjellin njerëzit
reçel të ëmbël buzëqeshjesh
dhe ca pako me ngushëllime.

Përherë i lë në tryezë pa hapur
kompostot me lëng entusiazmi,
e nuk i prek me dorë fare
pjatat plot me optimizëm.

Ah, e humba krejt oreksin
nga ky virus shpirtëror i dhembjes,
me zor flas e me zor qeshi
më kot rri në tryezë të jetës. / KultPlus.com

Paul McCartney: Inteligjenca artificiale mund të shkatërrojë artistët

Muzikanti britanik, Paul McCartney ka paralajmëruar se inteligjenca artificiale (IA) mund t’i “shkatërrojë” artistët nëse miratohet një ndryshim i propozuar i ligjit për të drejtën e autorit.

Propozimet mund të heqin nxitjen për shkrimtarët dhe artistët dhe të rezultojnë në një “humbje të krijimtarisë”, tha ai për BBC.

Përdorimi i materialit me të drejtë autori për të ndihmuar në trajnimin e modeleve të inteligjencës artificiale është subjekt i një konsultimi të sapo nisur me qeverinë britanike.

Mungesa e qartësisë rreth asaj nëse është e drejtë që materiali i të drejtës së autorit të përdoret për të trajnuar modelet që po fuqizojnë valët e reja të mjeteve të IA-së ka ndezur debat në mbarë botën, me çështje ligjore të nisura nga kompanitë dhe individët në industrinë krijuese mbi atë që ata argumentojnë se është përdorimi i palicensuar i materialit të tyre.

Në të kundërt, disa organizata botuese dhe media kanë nënshkruar marrëveshje licensimi me kompanitë e IA-së për t’i lejuar ato të përdorin materialin e tyre për të trajnuar modelet e tyre.

Qeveria britanike tha se do të përdorë konsultimin, i cili do të zgjasë deri më 25 shkurt, për të eksploruar pikat kryesore të diskutimit, duke përfshirë mënyrën se si të përmirësohet besimi midis sektorëve krijues dhe IA-së dhe se si krijuesit mund të licensojnë dhe të shpërblehen për përdorimin e materialit të tyre.

“Ne jemi populli, ju jeni qeveria. Ju duhet të na mbroni. Kjo është puna juaj”, tha McCartney duke i bërë thirrje qeverisë që të rimendojë planet e saj.

“Kështu që ju e dini, nëse po miratoni një projektligj, sigurohuni që të mbroni mendimtarët krijues, artistët krijues, ose nuk do t’i keni më”, tha ai.

Në nëntor 2023, shokët e mbijetuar të grupit McCartney dhe Ringo Starr krijuan këngën “Now And Then” duke përdorur teknologjinë artificiale për të ndarë vokalin e John Lennon nga një demo e regjistruar në 1977. /KultPlus.com

Një statujë 2 000-vjeçare gjendet e braktisur në një qese plehrash

Një statujë mermeri e një gruaje, që besohet të jetë më shumë se 2 000-vjeçare, u gjet e braktisur në një qese plehrash pranë qytetit grek të Selanikut, sipas AP.

Një banor zbuloi statujën pa kokë, 80 centimetra të gjatë, pranë një koshi plehrash në Neoi Epivates, jashtë qytetit të dytë më të madh të Greqisë.

Ai ia dorëzoi atë autoriteteve lokale, të cilët kontaktuan arkeologët për të vlerësuar rëndësinë e saj.

Policia tha se ekspertët, pas një vlerësimi fillestar, përcaktuan se pjesa i përket epokës helenistike, një periudhë afërsisht midis 320 dhe 30 p.e.s. që u shënua nga një lulëzim i artit dhe kulturës, pas pushtimeve të Aleksandrit të Madh.

Statuja u dërgua për ekzaminim të mëtejshëm nga arkeologët.

Ajo përfundimisht do t’i dorëzohet autoritetit lokal të antikiteteve për ruajtje dhe studim.

Policia hapi një hetim për të përcaktuar se kush e hodhi statujën dhe ndaloi për pak kohë një burrë për t’u marrë në pyetje, i cili më vonë u lirua pa akuza.

Zbulimet arkeologjike aksidentale janë relativisht të zakonshme në Greqi, një vend i njohur për trashëgiminë e tij të lashtë dhe shpesh bëhen gjatë ndërtimit të ndërtesave ose punëve publike.

Në dhjetor, punëtorët që instalonin tubacionet e gazit natyror pranë Athinës zbuluan një statujë të Hermesit të epokës romake të varrosur drejt në një gropë të veshur me tulla pranë Akropolit.

Selaniku javë më parë zbuloi një grumbull antikash të gjetura gjatë ndërtimit prej dekadash të sistemit të tij të metrosë, i cili u hap zyrtarisht në nëntor.

Gjetjet kryesore, duke përfshirë një rrugë romake të shtruar me mermer dhe dhjetëra mijëra artefakte që përfshijnë periudhat greke, bizantine dhe osmane, shfaqen tani në stacionet e metrosë./ KultPlus.com