August Rodin, babai i skulpturës moderne

Skulptori i mirënjohur i shekullit të 19-të, me një përkushtim të paepur ndaj natyralizmit dhe formës së pastër anatomike, August Rodin është i njohur për modelet ndjellëse, shpesh skalitur në grahmat e ngazëllimit ose ankthit, që në epokën e tij konsideroheshin revolucionare.

August Rodin u lind në Paris më 12 nëntor 1840. Një nxënës jo shumë i mirë, në moshën 14-vjeçare u fut në Shkollën Speciale të Vizatimit dhe Matematikës (tani Shkolla Kombëtare e Arteve Dekorative) dhe pikërisht aty zbuloi edhe skulpturën. Gjatë kësaj periudhe, ai përsosi mjeshtërinë e tij në vizatim dhe vendosi të studiojë skulpturë. Më pas, punoi për skulptorë dhe dekoratorë të tjerë. Ai u bë i njohur në 1877, me veprën “Epoka e bronzit”, e cila ngjalli reagime të forta. Vitet 1880 ishin një periudhë pune intensive për August Rodinin, duke shpalosur shumëllojshmërinë krijuese përmes veprave që habisin me shpengimin e shprehjes së emocioneve dhe sensualitetit. Shumë vepra të mëdha datojnë nga ajo kohë, si: “Shën Gjoni Pagëzori”, “Mendimtari”, “Puthja”, “Monumenti i Viktor Hygoit”, “Monumenti i Balzakut” ose “Borgjezët e Calais”-së.

Nëse August Rodin njihet për talentin e tij në skulpturë, duhet të theksojmë se fillesat e veta të karrierës ai i pati me vizatimin gjatë adoleshencës. Me gjithë karrierën e karakterizuar nga suksesi dhe talenti, August Rodin dështoi tri herë në provimin pranues në Shkollën e Arteve të Bukura. Gjithsesi, ai vijon dhe fillon t’i kushtohet ekskluzivisht skulpturës, duke studiuar në mesin e Etërve të Sakramentit më të Bekuar dhe Muzeut të Historisë Natyrore, me artistin Antoine Louis Barye.

Pas disa dështimeve, sidomos në Sallonin e pikturës dhe skulpturës në vitet 1865 dhe 1875, ai niset drejt Italisë, ku u ushqye me veprat e artistëve të Rilindjes, të cilat e frymëzuan të krijonte një nga kryeveprat e tij në skulpturë: “Epoka e bronzit”. Por, edhe një herë, suksesi nuk është me të, madje shumë shpejt e akuzojnë se ka modeluar fytyrën e tij në një trup njerëzor. Akuza të cilat do lënë gjurmë në jetën e skulptorit. Vazhdoi me veprat e veta, edhe pse së pari hasi në vështirësi, por së fundmi u shpërblye me mirënjohje në Sallonin e vitit 1879, për bustin e “Shën Gjon Pagëzorit”.

“Arti nuk ekziston pa jetën, – thoshte Rodin, – iluzioni i jetës arrihet nga një model i mirë dhe nga lëvizja. Këto dy cilësi janë si gjaku dhe fryma e të gjitha veprave të bukura”.

Karriera e madhe e Rodinin, të tillë si e njohim sot, filloi vetëm në vitin 1880, kur skulptori ishte 40-vjeç. Shteti francez përvetësoi skulpturën e tij: “Epoka e bronzit” dhe porositi një portë për Museun e ardhshëm të Arteve Dekorative. Porta në fjalë s’është tjetër veç veprës monumentale të Rodinit: “Porta e ferrit”, e frymëzuar nga “Komedia Hyjnore” e Dante Aligerit. Kjo vepër, për nga realizmi dhe saktësia, do t’i vlejë artistit një sukses të jashtëzakonshëm dhe do t’i lejojë të zhvillojë a posteriori disa skulptura të krijuara fillimisht për Portën, si “Mendimtari”. Vitet e ardhshme do të shënohen nga lavdia dhe veprat e mëdha: “Borgjezët e Calais” dhe “Puthja”, që do t’i japin August Rodin njohjen që ai priste, kështu që në 1887 ai u bë Kalorës i Legjionit të Nderit.

Më pas, të magjepsur nga guximi i skulptorit, shteti francez dhe shoqëri artistike do t’i kalonin porosi të tjera, si: “Monumenti i Viktor Hygosë” dhe “Monumenti i Puvis de Chavannes”, të cilat do të ekspozohen në Sallonet e Shoqërisë Kombëtare të Arteve të Bukura. Fundshekulli XIX është vërtet një periudhë veçanërisht pjellore për Rodinin. Më pas për Rodnin hapet shekulli XX, i cili vendos ta shtrijë suksesin e tij në nivelet më të larta të shoqërisë. Ai ndërmerr shumë ekspozita, në Francë, por edhe gjetkë në Evropë, ku fton artistë, shkrimtarë dhe koleksionistë të admirojnë kryeveprat e tij. Fama e tij rritet ndërsa ai bën takime vendimtare gjatë kësaj periudhe: Rodin miqësohet me poetin austriak Rainer Maria Rilke dhe kryqëzohet me disa klientë të pasur, të cilët po ashtu do bënin porosi për skulptura. Artisti zhytet në ekstazën e botës. Në vitin 1904, ai ekspozoi “Mendimtarin” e tij të famshëm, punë që i dha atij lavdi të paparë.

Për shkak të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, aktiviteti i August Rodin filloi të ngadalësohet. Me fazën e plakjes, skulptori përjeton edhe disa zhgënjime gjatë viteve të fundit të jetës, mandej sëmuret rëndë. Shumë i dobësuar nga sëmundja dhe i pikëlluar nga vdekja e gruas, Rodini vdiq më 17 nëntor 1917. Fatkeqësisht lufta e pengoi qeverinë franceze të kohës të organizonte një ceremoni mortore të denjë për artistin. Për më shumë se një shekull, August Rodin vijon të konsiderohet babai i skulpturës moderne. /Hejza/ KultPlus.com

Shqipëria, vendi i nderit në panairin “ITB Berlin”, më të madhin e turizmit në botë

Panairi më i madh i turizmit në botë, ITB Berlin pritet të tërheqë interes të madh për Shqipërinë këtë vit, si vendi bashkëpritës në panair.

Teksa numërimi mbrapsht deri në nisjen e panairit në muajin mars ka filluar, programi gjerman për asistencë teknike që zbatohet në vendin tonë, GIZ ndau në rrjete sociale kalendarin e këtij eventi të rëndësishëm dedikuar turizmit, që këtë edicion fokusohet tek “turizmi i qëndrueshëm”.

Institucionet shqiptare në bashkëpunim me GIZ po punojnë së bashku me partnerët  ndërkombëtarë, për ta bërë këtë vizion të turizmit të qëndrueshëm, një realitet, përmes promovimit të potencialeve dhe aktorëve të linjës që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm.

Ndërkohë që eksplorimi i “Shqipërisë Rurale”, është një aspekt unik i turizmit shqiptar që do të zërë skenën qëndrore në panairin ITB.

Në fokus do të jenë agroutrizmat, kulinaria, pijet tradicionale, tradita në veshje e muzikë, kultura shqiptare e sjell si instrument tërheqës në ofertën turistike shqiptare gjithëvjetore. Po ashtu, pjesë e panairit do jetë dhe turizmi i aventurës përmes shtigjeve piktoreske që ofron natyra shqiptare. Në fokus do jetë  dhe riviera e mrekullueshme e vendit tonë. Në total parashikohen 19 zëra të ofertës turistike shqiptare.

Kryeministri Edi Rama, më herët sot në një postim në rrjetet sociale  tha se puna përgatitore e Shqipërisë për pjesëmarrjen në panairin “ITB Berlin” ka filluar që në korrik të vitit 2023.

“Shqipëria ka marrë ftesën për të qenë vendi i nderit për vitin 2025, si një promovim i jashtëzakonshëm global për Shqipërinë turistike. Puna ka filluar që në korrik të vitit 2023, sepse kërkon përgatitje shumë të gjatë, është një program 1-vjeçar, i cili ka nisur që në mars 2024”, shkruan Rama./atsh/KultPlus.com

Mungesa e konkurencës, shtyhet thirrja për Projekt-propozimet për mbështetjen e autorit për pjesëmarrje në Panairin e Leipzigut 2025

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka njoftuar se thirrja për Projekt-propozimet për mbështetjen e individit/autorit për pjesëmarrje në Panairin e Leipzigut 2025 është shtyer.

Në njoftim thuhet se thirrja e shpallur me datën 16.12.2024, për arsye të pamjaftueshmërisë së konkurrencës, afati për aplikim shtyhet deri më datën 15 janar 2025.

“Thirrja për Projekt-propozimet për mbështetjen e individit/autorit për pjesëmarrje në Panairin e Leipzigut 2025, e shpallur më datën 16.12.2024, për arsye të pamjaftueshmërisë së konkurrencës shtyhet afati për aplikim deri me datën: 15 janar 2025, në ora 16:00”, thuhet në njoftimin e bibliotekës./KultPlus.com

Përkujtohet Hafiz Ali Korça, u burgos dhe u internua nga diktatura

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujtoi sot arsimtarin e “Mësonjëtores shqipe”, Hafiz Ali Korçën, për të cilin atdheu mbizotëronte mbi ndasitë.

Ishte pikërisht hafiz Ali Korça i cili në punimet e Kongresit të Manastirit mbështeti mendimin e françeskanit Gjergj Fishta.

Ali Korça, biri i Iljas efendiut, ka lindur në vitin 1866 në qytetin e Korçës. Mësimet e para i mori në vendlindje. Studimet e larta i kreu në Stamboll. Mbasi kreu studimet u kthye në vendlindje dhe filloi të jepte mësim në shkollën shqipe të Korçës, ku jepte gjuhë osmane, matematikë, shkrim dhe drejtëshkrim të gjuhës turke.

Zotëronte shumë mirë arabisht, persisht, osmanisht dhe frëngjisht. Në vitin 1890 emërohet mësues në shkollën rushdije të Korçës, dhe më mbas kaloi në shkollën idadije, ku dha lëndët gjeografi dhe matematikë. Në vitin 1903 u emërua mësues gjeografie dhe historie në shkollën idadije të Spartës në Anadoll. Ka marrë pjesë në Kongresin e Manastirit (1908) dhe në Kongresin e Dibrës (1909). Ka mbajtur fjalimin në gjuhën frënge, me ardhjen e Princ Vidit (1914). Në vitin 1916 ishte drejtori zyrës së arsimit për Tiranën, Durrësin dhe Shqipërinë e Mesme. Në periudhën 1918-1924 ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Sheriatit.

Me ardhjen e komunistëve në pushtet dhe vendosjen e diktaturës, hafiz Ali Korça, për shkak të bindjeve dhe qëndrimit të tij, u burgos dhe u internua. Vitet e fundit të jetës i kaloi në vetmi, në Kavajë, ku ndërroi jetë më 7 janar 1957./atsh/KultPlus.com

20 thënie frymëzuese nga Marilyn Monroe

Marilyn Monroe, lindi në Los Anxhelos, më 1 qershor 1926. Ajo mposhti një fëmijëri të trazuar për t’u bërë një nga yjet më të famshëm të filmit dhe ikonat e kulturës pop të shekullit të 20-të. Ajo ishte një yll në ngjitje që na la shumë shpejt, por për kohën që shkëlqeu, Marilyn shkëlqeu më shumë se çdo kush.

Më poshtë janë 20 thëniet më të bukura të Marilyn Monroe për të ju frymëzuar edhe ju që të shkëlqeni.

Marilyn Monroe:

“Buzëqesh, jeta është e bukur dhe në të ka shumë arsye për të buzëqeshur.”

“E papërsosura është e bukur, çmenduria është gjeniale dhe është më mirë të jesh qesharak sesa i mërzitshëm.”

“Po të kisha zbatuar të gjitha rregullat, nuk do të kisha marrë asgjë.”

“Fakti se ju dështuat një herë nuk do të thotë që ju do të dështoni në çdo gjë.”

“Ne të gjithë jemi yje, dhe meritojmë të ndizemi.”

“Për të gjitha vajzat që mendojnë se jeni mbi peshë. Ju jeni të bukura. Shoqëria është e shëmtuar.”

“Karriera është e mrekullueshme, por ti nuk mund të puthesh me të në një natë të ftohtë.”

“Një vajze nuk i duhet askush që nuk ka nevojë për të.”

“Kur vjen puna për ta, le të mendojnë çfarë të duan. Nëse ata shqetësohen aq sa të mërziten për atë që bëj unë, atëherë unë jam më mirë se ata.”

“Ndonjëherë gjërat e mira largohen që gjëra më të mira të mund të bashkohen.”

“Ne duhet të fillojmë të jetojmë para se të plakemi. Frika është budallallëk. Po ashtu dhe pendimi.”

“Gjërat shkojnë edhe keq kështu që çmojini kur janë mirë.”

“Ndonjëherë ju duhet të vendosni kurorën për t’i kujtuar ata se me kë kanë të bëjnë.”

“Gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë besoni te vetja. Sepse në qoftë se nuk e bëni ju, atëherë kush do ta bëjë, e dashur?”

“Dëshira për tu bërë dikush tjetër është humbja e asaj që je.”

“Poshtë makeup-it dhe pas buzëqeshjes sime, unë jam thjesht një vajzë që lufton për botën.”

“Sa gabim është që një grua të presë njeriun që do t’i ndërtojë botën që ajo dëshiron, në vend që ta krijojë vetë atë.”

“Unë jetoj për të fituar sukses, jo për t’ju kënaqur ju e as të tjerët.”

“Unë nuk ndalem kur lodhem. Ndalem kur realizohem.”

“Një nga gjërat më të mira që më ka ndodhur në jetë është fakti që jam femër. Kështu duhet të ndihen gjithë femrat.” / KultPlus.com

Ditë e mahnitshme

Poezi nga Dritero Agolli

Ditë e mahnitshme!
Lulet lahen me vesë,
Kuajt hingëllijnë e lopët pëllasin për viçat,
Shtërgu në plepin pa majë rri mes folesë
Dhe trëndafili i bardhë fsheh spicat
Fletëve të dendura nën kurorat me palë,
Ndërsa këndezi mburret, se tej nga plevicat,
Mposhti një natë, megjithse ngadalë.
Ditë e mahnitshme!
Duket sikur kësaj dite, që herët me natë,
Zoti kishte mbaruar të gjitha krijimet
Dhe nisej tani drejt një pushimi të gjatë
Majë Tomorrit diku në burimet,
Ose atje në Kulmak në barakë
Pa gjë në trastë,
Pa skicat, pa zhgarravitjet, pa vizatimet,
Veç me peshqirin e bardhë në qafë.
Ditë e mahnitshme!/ KultPlus.com

‘Lumturia njerëzore dhe detyra morale janë të lidhura në mënyrë të pandashme’

Xhorxh Uashington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës – lider dhe strateg, i vetmi njeri i zgjedhur unanimisht nga Kolegji Elektoral duke shërbyer dy mandate si president.

Ai kryesoi konventën që hartoi Kushtetutën aktuale të Shteteve të Bashkuara dhe gjatë jetës së tij u quajt “Babai i vendit të tij”. Ai nuk i takonte asnjë partie.

Sot janë bërë 235 vite nga koha kur ai u zgjodh president i SHBA-ve dhe në këtë përvjetor KultPlus ju sjell disa nga thëniet e tij:

– “Lumturia njerëzore dhe detyra morale janë të lidhura në mënyrë të pandashme”

– “Këmbëngulësia dhe shpirti kanë bërë mrekulli në të gjitha epokat”

– “Shoqërohuni me njerëz të kualiteti të mirë, nëse e vlerësoni reputacionin tuaj, pasi që më mirë është të jeni vetëm sesa me shoqëri të keqe”

– “Aq më i vështirë konflikti, aq më i madh është triumfi”

– “Meshkujt e vërtetë e urrejnë luftën, por asnjëherë nuk largohen nga ajo”

– “Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë”

– “Më mirë është të mos arsyetoheni sesa ta jepni një arsyetim të keq”

– “Përgatitja për luftë është një prej formave më efikase për ta ruajtur paqen”. / KultPlus.com

Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nis me dy shfaqje këtë fundjavë

Shfaqjet teatrale në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nisin në mesjavë. Nga kjo e enjte, dy shfaqje do të ngjiten në skenë: njëra për publikun e vogël dhe shfaqja tjetër “Lezetet e mëkatit bashkëshortor”, për publikun e rritur. Këto shfaqje do të pasohen nga të tjera rivënie.

Sezoni i ri i këtij teatri nis me rivënie, pasi kalendari i ri artistik do të marrë kohë deri në përzgjedhjen e premierave të reja.

“Lezetet e mëkatit bashkëshortor”, me autor Valentin Krosnogorov dhe regji të Milto Kutalit, do të vijë në datat 9, 10, 11 dhe 12 janar, nën interpretimin e Rafael Hoxhaj dhe Ilirda Bejlerit, në ArTurbina.

Shfaqja tjetër titullohet “Një tigër në shtëpi” (në 11 e 12 janar) dhe i drejtohet publikut të vogël./atsh/KultPlus.com

Të mërkuren mbahet koncerti që shënon 255-vjetorin e kompozitorit L.V.Beethoven

Të mërkuren, me datë 8 janar, do të mbahet koncerti në kuadër të Post ReMusica, në bashkëpunim me Western Balkans Youth Orchestra / Orkestrën e të Rinjve të Ballkanit Perëndimor.

Koncerti do të mbahet në Atelienë e Pallatit të Rinisë, duke filluar nga ora 19:30.

Hyrja është e lirë, ndërsa vendet mund të rezervohen në https://shorturl.at/2go6m.

Ky koncert shënon 255-vjetorin e kompozitorit L.V.Beethoven./KultPlus.com

“Eksploro qytetet: Tirana, Prishtina, Shkupi”, Festivali i Posterit bën bashkë në Tiranë dizajnerë nga 25 shtete

Në Galerinë FAB pranë Universitetit të Arteve u çel një ekspozitë kushtuar edicionit të 4-t të Festivalit Ndërkombëtar të Posterit “Prishtina 2024”.

Ekspozita është e kuruar nga profesori Keith Kitz, nga Massachusetts dhe trajton temën “Harmonia”, mbi të cilën kanë punuar dizajnerë nga 25 shtete të botës. Gjithashtu ky edicion pati si temë të dytë “Eksploro qytetet: Tirana, Prishtina, Shkupi”. Ky edicion sjell 100 postera dhe ka karakter garues e edukues dhe për këtë arsye vjen i ndarë në dy kategori: profesionistë dhe studentë ose entuziastë.

Festivali është i vetmi në rajon që i kushtohet posterit dhe i mirëpret këto krijime nga e gjitha bota e që më pas vlerësohen nga një juri ndërkombëtare.

Në festival u ndanë 3 çmime kryesore dhe 2 speciale.

Deri tani Festivali Ndërkombëtar i Posterit në Prishtinë ka trajtuar edhe tema si “All against Corruption”, “Freedom”, “Emigrimi”.

Të pranishëm në Galerinë FAB ishin ambasadori i Republikës së Kosovës, Skënder Durmishi; prof. dr. Erald Bakalli, rektor i Universitetit të Arteve; prof. asc. dr. Rrezeart Galica, lektor i komunikimit vizual në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës./atsh/KultPlus.com

Para 235 vitesh George Washington u zgjodh presidenti i parë i ShBA-ve

George Washington (22 shkurt 1732- 14 dhjetor 1799) ishte presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1789-1797), Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Kontinentale gjatë Luftës Revolucionare Amerikane, dhe një nga Etërit Themelues të Shteteve të Bashkuara.

Ai kryesoi konventën që hartoi Kushtetutën aktuale të Shteteve të Bashkuara dhe gjatë jetës së tij u quajt “Babai i vendit të tij”. Ai nuk i takonte asnjë partie.

I admiruar gjerësisht për cilësitë e tij të forta drejtuese, Uashingtoni u zgjodh unanimisht president në dy zgjedhjet e para kombëtare. Ai mbikëqyri krijimin e një qeverie të fortë të mirë-financuar kombëtare, që ndëjti asnjanëse gjatë Luftërave Revolucionare Franceze, shtypi Rebelimin Uiski, dhe fitoi pranimin e amerikanëve të të gjitha tipeve. Presidenca e Uashingtonit krijoi shumë precedentë, ende në përdorim sot, të tilla si sistemi kabinetit, ceremonia përuruese, dhe titullin zoti President. Tërheqjen e tij nga detyra, pas dy mandateve krijoi një traditë që zgjati deri në vitin 1940, kur Franklin Delano Roosevelt fitoi një mandat të tretë të paprecedent. Amendamenti i 22-të (1951) tani e kufizon presidentin në dy mandate.

Familja e Xhorxh Uashingtonit ishte fermere e pasur, që kishte në pronësi plantacione duhani dhe skllevër të cilët ai i trashëgoi. Ai kishte qindra skllever gjatë gjithë jetës së tij, por pikëpamjet e tij mbi skllavërinë ndryshuan gradualisht drejt heqjes së skllavërisë. Në rininë e tij ai u bë një oficer i lartë britanik në milicinë koloniale gjatë fazave të para të Luftës së franceze dhe indiane.

Në vitin 1775 Kongresi i Dytë Kontinental e emëroi Washingtonin si komandant të përgjithshëm të Ushtrisë Kontinentale në Revolucionin Amerikan. Në këtë komandë, Washingtoni i detyroi britanikët të lënë Bostonin në vitin 1776, por u mund dhe për pak u kap rob më vonë atë vit, kur ai humbi në Nju Jork Siti. Pas kalimit të lumit Dellwuer në mes të dimrit, ai mundi britanikët në dy betejat (Trenton dhe Princeton), rimori Nju Xhersin dhe restauroi vrullin ndaj kauzës së Patriotëve.

Strategjia e tij aktivizoi forcat kontinentale për të kapur dy ushtritë e mëdha britanike në Saratoga në 1777 dhe në Yorktown në 1781. Historianët vlerësojnë Uashingtonin për përzgjedhjen dhe mbikëqyrjen e gjeneralëve të tij, komandimin e ushtrisë, koordinimin me Kongresin, me guvernatorët shtetërorë dhe milicitë e tyre, dhe për kusgtimin e vëmendje për furnizimet, logjistikën dhe trajnimet. Pas arritjes së fitores në 1783, Uashingtoni dha dorëheqjen si kryekomandant, duke dëshmuar kundërshtimin e tij ndaj diktaturës dhe angazhimin e tij ndaj republikanizmit amerikan./KultPlus.com

Një ndër intervistat e rralla të gjeniut Nikola Tesla

Për të profilizuar një identitet kaq të jashtëzakonshëm të historisë së shkencës, për të hedhur dritë mbi terrin e shumë hamendësimeve dhe dilemave, për të kapur fillin që përshkon tërësinë e një identiteti kaq kompleks dhe të larmishëm, më mirë se sa një intervistë, më mirë se prononcimi i vetë personazhit, askush tjetër nuk mund të jetë më i besueshëm, asnjë vërtetë s’mund t’i mbivendoset asaj që përbën dëshminë e së vërtetës së vërtetave.

Eshtë fjala për gjeniun Nikola Tesla. Të gjitha hulumtimet, zbulimet dhe projektet që i kanë ngecur në nivel idesh, Nikola Tesla-n e bëjnë njërin prej gjenive të rrallë në tërë historinë e njerëzimit. Përditë dalin në pah gjëra të reja në lidhje me të dhe sa herë del në dritë diçka e re, edhe respekti shtohet.

Ndërsa ‘sekreti’ i fundit që është zbardhur është intervista e një gazetari që e kishte bërë me të para 117 viteve. Inteligjenca i reflekton në përgjigjet, të cilat edhe sot e kësaj dite, na e mbajnë frymën pezull.

Ja intervista e plotë:

Gazetari: Z. Tesla, për ju thonë që jeni përzier në çështjet kozmike. Në të vërtetë kush jeni ju?

Tesla: Kjo është një pyetje e mirë dhe do të mundohem të përgjigjem në të gjitha pyetjet tuaja.

Gazetari: Disa thonë se ju jeni kroat dhe keni lindur në një katund të vogël. A është e vërtetë kjo?

Tesla: Po të gjitha janë të sakta. Jam me origjinë nga Serbia, por atdheu im është Kroacia dhe me këtë ndjehem krenar.

Gazetari: Futuristët, thonë se shekulli i 20 u lind në kokën tuaj. E bekojnë fushën magnetike dhe thurin himne për motorin e induksionit. Energjia aktuale të cilën e keni zbuluar ju, sot mund të mbizotërojnë mbi gjysmën e botës fiziko-kimike. Industria është gati t’u shpallë juve si bamirësi më i madh. Për herë të parë e keni thyer atomin në laboratorin Tesla. Keni bërë një pajisje që mund të shkaktoj dridhje tërmeti. Keni zbuluar rrezet e zeza kozmike. I keni hetuar ekzistencën e Empedocles, e cila zbulon sekretet e 5 elementeve. Jeni si një figurë hyjnore për shumë njerëz.

Tesla: Po, të gjitha këto që i keni cekur janë vetëm disa nga zbulimet e mia më të mëdha. Megjithatë unë tash më jam një njeri i mundur sepse nuk i kam bërë gjërat më të mëdha që kam pasur forcë t’i realizoj.

Gazetari:  Cilat janë ato, z Tesla?

Tesla: Kam dashur ta ndriçoj gjithë botën. Kemi një energji të mjaftueshme që mundëson që e gjithë bota të ndriçoj si dielli. Po të më kishin lejuar t’i bëja ato që kam dashur, ashtu siç e ka Saturni, edhe bota do kishte një hallkë të ndriçuar në pjesën e ekuatorit. Por njerëzimi nuk është gati për këtë. Në një studim që e kam bërë në Kolorado Springs, e kam zhytur e gjithë botën në rrymë elektrike. Po ashtu mund t’i ofrojnë njerëzve një energji pozitive mendore.

Në pjesën e brendshme të botës, ekziston energji, energjia e paqes, dashurisë dhe gëzimit. Kam kaluar shumë vite për të studiuar si ndikon kjo energji tek njerëzit. Trëndafili,  i përdorë rrezet e diellit si ushqim dhe për këtë arsyeje është kaq i bukur dhe ka aromë të këndshme. Në jetë ekziston në numër i pa fund të shkencave dhe shkencëtarët duhet të punojnë për t’i kuptuar ato. Këtu ekzistojnë tri pika thelbësore. Ajo që po e bëj unë është vetëm një hetim.

Ka disa gjëra që e di se nuk mund t’i gjej, por përsëri nuk do të ndalem së hetuari.

Gazetari: Cilat janë ato?

Tesla: Çështja e parë është ushqimi. Çfarë sasie të energjisë ose sa yje nevojiten për të ushqyer me dritë një botë të uritur? Një tjetër është shkatërrimi i fuqisë së të keqes dhe vuajtjeve. Kjo është si një epidemi apo sëmundje e fshehur në hapësirën e thellë të gjithësisë. Së treti, a posedon universi dritë me fuqi të jashtëzakonshme.

Kam zbuluar një yll i cili nuk ndryshon. Nuk mund ta ndikosh as me ligje astronomike, as me ekuacione matematikore. Ky yll është në galaktikë. Është e madhe sa një mollë dhe peshon sa i gjithë sistemi diellor. E di që për të fluturuar, duhet ti tejkalojmë ligjet e ligjet e gravitetit të tokës.

Por unë nuk jam duke u munduar t’i mundësoj njerëzve fluturimin në mënyrë fizike, por, po mundohem t’u mundësojë njerëzve të fluturojnë nga një vend në tjetrin duke e përdorur fuqinë mendore. Jam duke u përpjekur ta zgjoj energjinë e ajrit.

Gazetari: Thuhet se zogjtë vijnë çdo ditë në dritaren e shtëpisë suaj.

Tesla: Njeriu duhet të jetë i ndjeshëm ndaj zogjve. Ata lajmërojnë ardhmërinë.

Gazetari: Nuk e keni lënë fluturimin që nga ajo kohë kur ishit në Similjan.

Tesla: Si fëmijë kam tentuar të fluturoj nga kulmi i shtëpisë, por u rrëzova. Nuk i kisha bërë llogaritjet në mënyrë të duhur. Mos harro rinia është krahu më i fortë i jetës.

Gazetari: Jeni Martuar ndonjëherë?

Tesla: Jo

Gazetari:  Tifozët tuaj ankohen se keni asgjësuar teorinë e relativitetit. Pse nuk e shohim këtë energji që gjendet gjithkund?

Tesla: Së pari formohet energjia dhe prej saj përbëhet trupi. Universi është përbërë nga një energji origjinale dhe të përjetshme të cilën ne e quajmë dritë. Universi ka katër ligje themelore. E para, ka një masë matematikore. E dyta, përhapet në errësirë . E treta, drita shndërrohet në një element radial. E katërta, nuk ka fillim dhe nuk ka fund. Krijimi i tij është i pafund.

Gazetari: Pse nuk i ligjëroni njerëzit në lidhje me këtë teori?

Tesla: Mbani në mend; arsyeja se pse nuk e kuptojmë pafundësinë, nuk është se bota ka një strukturë të lakuar, por është vet mendja e njeriut. Unë jam një pjesë e dritës. Universi është në rregull dhe harmonik njësoj si një simfoni.

Gazetari: Z. Tesla, jeni duke dëgjuar ndonjë zë?

Tesla: Kam dëgjuar gjithmonë. Veshi i shpirtit tim është i madh sa qielli. Ajnshtajni ka bëri disa punë shumë të mira dhe nuk jam kundër kësaj. Mirëpo është gabim i madh që mendonte se “eteri” nuk ekziston.

Gazetari: A është e vërtet se jeni sëmurë shpeshherë gjatë rinisë suaj?

Tesla: Po është e vërtetë se fuqia e jetesës më ka ra shpesh herë. Ndonjëherë njeriu ka nevojë për dhimbje. Kurrë mos nënçmoni fuqinë e mendjes së një personi.

Gazetari: Z. Tesla, kjo është një lojë apo? Më flisni mua për fuqinë e të menduarit…

Tesla: Po është një lojë, unë kam luajtur dhe e kam zgjidhur sekretet e rrymës elektrike. Mos harro, Nikola Tesla është njeriu i parë që i ka gjetur të vërtetat e rrufesë.

Gazetari:  Çka është energji elektrike për ju?

Tesla: Rryma elektrike është gjithçka. Së pari drita është një gjë e pafund që përfaqëson botën. Kurse ngjyra e zezë është fytyra e vërtetë e dritës, por ne nuk e shohim këtë.

Gazetari: Më duket se çështjen e rrymës elektrike po e teproni pak a shumë…

Tesla: Unë jam rrymë elektrike. Mund të them se jam rrymë elektrike që është shndërruar në njeri. Edhe ju jeni ashtu, por nuk e keni vërejtur ende.

Gazetari: A mund t’i përballoni rrymës elektrike me një milion volt?

Tesla: Trupi i njeriut është përbërë nga rryma elektrike. Po ashtu edhe truri ynë punon me rrymë elektrike. Një ditë do ta shohim se kjo ndodhë me të vërtetë.

Gazetari: Stafi i hotelit ne të cilën jetoni, na kanë thënë se kur moti është me shi dhe rrufe,  ju gjithnjë flisni me dikë. A është e vërtetë kjo?

Tesla: Po, unë flas me rrufe dhe bubullima.

Gazetari: Si kështu?

Tesla: Shpesh herë flas me ta në gjuhën time amtare.

Gazetari: Lexuesit tanë do të befasohen shumë kurrë e lexojnë këtë shkrim.

Tesla: Rrufe dhe bubullimat janë vetëm dy nga forcat më të fuqishme të natyrës.

Gazetari: Por cili është elementi?

Tesla: Ajo që më intereson mua, është se çfarë ndodhë në gjithësinë e yjeve. Çfarë ndodhë kurrë një yll shuhet dhe në atë moment kurrë i zbulojmë këto, atëherë do të fillojmë t’i zbulojmë edhe elementet dhe sekretet e botës.

Gazetari: Por çfarë do të ndodhë më pas?

Tesla: Perëndia do të tallet me ne dhe do të na arrestojë. (e thotë duke qeshur)

Gazetari: A nuk janë këto fjalë, të kundërtat e atyre që i keni thënë në librin “Dhimbje Kosmike”?

Tesla: Jo sepse ne ende po jetojmë në botë. Ekziston një sëmundje që shumica e njerëzve ende nuk e dinë. Dhe pikërisht për këtë arsyeje ekzistojnë edhe shumë sëmundje tjera siç janë, vuajtjet, mjerimet, luftërat etj. N

doshta kjo sëmundje nuk mund të shërohet plotësisht , por nëse vetëdijesohemi në lidhje me këto sëmundje, atëherë mund t’i parandalojmë ato. Ndonjëherë i ndjej në trupin tim vuajtjet e të afërmve të mi. Arsyeja kryesore e kësaj, është se trupi dhe shpirti ynë është përbërë nga elementet që i përngjanë njëri tjetrit.

Pamja e zhdukjes së një ylli, tek ne ndikon në atë mënyrë sa që nuk mund ta imagjinoni.  Lidhja që e kanë krijesat e botës me njëri-tjetrin, është shumë më e madhe sa sa që e dimë ne. Kemi shumë gjëra që duhet t’i mësojmë për të krijuar një të ardhme sa më të mirë. / KultPlus.com

Thëniet më të njohura të 45 presidentëve të SHBA

Pas betimit dhe marrjes zyrtarisht të detyrës së kreut të shtetit, gjatë ceremonisë presidentët amerikanë mbajnë një fjalim. Ja cilat janë disa nga citatet e famshme të shkëputura nga fjalimet e tyre.

George Washington (1789–1797)

“Rregulli i sjelljes për SHBA, në lidhje me kombet e huaja, është, të zgjerojmë lidhjet tregtare, për të pasur me ta sa më pak lidhje politike që të jetë e mundur”.

John Adams (1797–1801)

“Asnjë person që ka mbajtur detyrën e presidentit nuk mund të përgëzojë dikë që e cilëson mik për besnikërinë e treguar”

Thomas Jefferson (1801–1809)

“Unë uroj të shikoj këtë pije (birrë) që të zëvendësojë wiskey-n, pije që deri tanika bërë që një në tre persona të jenë të varur dhe më shumë se kaq: ka shkatërruar familjet”.

James Madison (1809–1817)

“Asgjë më shumë nuk ndryshon se sa ndryshon mendja”. (e thënë pak momente përpara se të vdiste).

James Monroe (1817–1825)

“Zonjës time Monroe, nëse i shton të bijën për shoqërinë që i bën, pavarësisht se shkakton goxha rrëmujë, mund ta cilësosh kontribuuese të madhe në zbavitjen e saj”.

John Quincy Adams (1825–1829).

“Katër vitet më të këqia të jetës sime, ishin katër vitet e mia në presidencë”.

Andrew Jackson (1829–1837)

“Nëse një punë në qeveri nuk e bën dot një demokrat, atëherë atë punë nuk mund ta bëjë askush tjetër”.

Martin Van Buren (1837–1841)

“Dy ditët më të lumtura të jetës sime kanë qenë: e para kur mora detyrën e presidentit dhe e dyta kur e lashë atë detyrë”.

William Henry Harrison (1841)

“Disa njerëz si puna ime kanë budallallëkun e mjaftueshëm për t’u shkuar në mendje se mund të bëhen presidentë të Shteteve të Bashkuara”.

John Tyler (1841–1845)

“Unë kam gjithnjë mendimin që popullariteti mund të krahasohet me një vajzë lozonjare apo vajzë koketë – sa më shumë i vini rrotull, aq më shumë ajo ikën”.

James Knox Polk (1845–1849)

“Asnjë president që bën detyrën e tij me besnikëri dhe ndërgjegje nuk mund të ketë kurrë kohë të lirë”.

Zachary Taylor (1849–1850)

“Tregojini atij se si përfundon në ferr” (Në përgjigje të kërkesës së gjeneralit meksikan Santa Anna për t’u dorëzuar).

Millard Fillmore (1850–1853)

“Është turp kombëtar që presidentët tanë, pasi kanë mbajtur postin më të lartë të shtetit, duhet lënë në mëshirë të fatit dhe ndoshta të jenë të detyruar të hapin një dyqan ushqimesh si mjet jetese”.

Franklin Pierce (1853–1857)

“Nuk ka ndonjë gjë në të majtë…. Por ama janë të dehur” (në planet e tij pasi humbi një kandidim të dytë në 1856).

James Buchanan (1857–1861)

“I dashur zotëri, nëse ju jeni po aq i lumtur në momentin kur futeni në Shtëpinë e Bardhë po aq sa edhe edhe kur largoheni prej saj, realisht ju jeni një njeri i lumtur”.

Abraham Lincoln (1861–1865)

“S’di se kur unë do dëgjoj dikë të më argumentojë skllavërinë dhe unë do ndjeja një impuls të fortë për të njohur dhe kuptuar personalitetin e tij”.

Andrew Johnson (1865–1869)

“Nga të gjitha rreziqet që kombi ynë ndeshet akoma një gjë është e vërtetë: Ato nuk janë të njëjta me ato të cilat duhet të rezultojnë nga sukseset e arritjeve më të fundit të afrikanizimit të gjysmës së Jugut të vendit”.

Ulysses S. Grant (1869–1877)

“Puna nuk është turp për njerëzit; për fat të keq herë pas here ka njerëz që turpërojnë punën”.

Rutherford B. Hayes (1877–1881)

“Unë jam tejet i lodhur nga kjo jetë e varësisë së plotë, nga përgjegjësia dhe nga rraskapitja”.

James A. Garfield (1881)

“Zoti im! Në këtë vend ka gjithçka që një njeri i dëshiron t’i ketë. Apo jo?”.

Chester A. Arthur (1881–1885)

“Unë mund të jem president i SHBA, por jeta ime private nuk është çështje e dikujt”.

Grover Cleveland (1885–1889,1893–1897)

“Gratë e ndjeshme dhe të zgjuara nuk dëshirojnë të votojnë”.

Benjamin Harrison (1889–1893)

“Ne amerikanët nuk kemi autorizim nga Zoti për të mbajtur nën kontroll Botën”.

William Mckinley (1897–1901)

“Ne kemi nevojë për Hawai-n më shumë se sa California-n. Kjo është prova e pashmangshme”.

Theodore Roosevelt (1901–1909)

“Fitorja e luftës nuk vlen sa fitorja e paqes”.

William Howard Taft (1909–1913)

“Nuk e ke shfrytëzuar detyrën e presidentit, nëse nuk keni siguruar një tren me një vagon-restorant në të”.

Woodrow Wilson (1913–1921)

“Dobia e një universiteti është se nxjerr aristokratë të rinj, ndryshe nga baballarët e tyre që nuk e kishin këtë mundësi”.

Warren G. Harding (1921–1923)

“Unë jam një burrë me pak talent nga një qytet i vogël; nuk dukem shumë që unë jam president”.

Calvin Coolidge (1923–1929)

“Kur shumë njerëz janë të pazotë të gjejnë punë, ata përfundojnë të papunë ”.

Herbert Hoover (1929–1933)

“Unë jetova më shumë se bastardët” (duke iu referuar shumë njerëzve që e bënin fajtor për Depresionin e Madh).

Franklin Delano Roosevelt (1933–1945)

“Për të qenë i suksesshëm në të folurin publik duhet të kesh parasysh këto rregulla: Të jesh i sinqertë, të jesh konçiz dhe të jesh i përulur”.

Harry S. Truman (1945–1953)

“Unë e shkarkova MacArthur (gjenerali i trupave amerikane të dërguar në Kore) sepse ai nuk respektoi autoritetin e presidentit. Unë nuk e shkarkova atë sepse mendoja se ai ishte maskara. Ai në fakt ishte i tillë. Por është e rëndësishme të them se të qenit maskara nuk është kundër ligjit. Ah, nëse kjo do ishte e kundërligjshme, gjysma e drejtuesëve të ushtrisë do futeshin në burg”.

Dwight David Eisenhower (1953–1961)

“Nuk dua që kur urinoj të kujtoj këtë qelbësirë”.(duke iu referuar senatorit Joe McCarthy).

John Fitzgerald Kennedy (1961–1963)

“Harrojini armiqtë, por mos harroni kurrë emrat e tyre”!

Lyndon Baines Johnson (1963–1969)

“Nëqoftëse popullit ia mbledh mirë rripat, zemrat dhe mendjet e tyre do të të ndjekin”.

Richard Milhous Nixon (1969–1974)

“Kur presidenti bën dicka, kjo do të thotë që ajo nuk është e jashtëligjshme”.

Gerald R. Ford (1974–1977)

“Unë jam një Ford, jo një Lincoln”.

James Earl Carter (1977–1981)

“Unë jam i shqetësuar se si funksionon çdo kristian sepse ndonjë mund të shkojë në ferr”. (duke iu drejtuar Reverend Jerry Falwell)

Ronald Reagan (1981–1989)

“Është e vërtetë që puna e rëndë nuk ka vrarë dikë, por unë ju siguroj që puna e rëndë rrezikon jetën”.

George Herbert Walker Bush (1989–1993)

“Unë kam opinionet e mia. Ka raste që kam opinione të forta, por ama nuk jam në një mendje gjithnjë me to”.

William Jefferson Clinton (1993–2001)

“Lëvizjet e mia për të kryesuar qeverinë do të jenë shoqëruar përherë me ndjenjat aspak të papëlqyera të një fajtori i cili do të vendosë ekzekutimin e vetes së tij”.

George W. Bush (2001–2009)

“Çelsi i politikës së jashtme është të mbështetesh në besim”.

Barack Obama (2009-2016)

“Në 15 muajt e fundit ne kemi udhëtuar në çdo cep të SHBA. Kam qenë deri tani në 57 shtete. Unë mendoj si i majtë kur shkoj”.

Donald Trump (2016 e në vijim)

“Unë do ta bëj Amerikën përsëri të madhe”./Portalishkolloralbas/KultPlus.com

Pas betimit dhe marrjes zyrtarisht të detyrës së kreut të shtetit, gjatë ceremonisë presidentët amerikanë mbajnë një fjalim. Ja cilat janë disa nga citatet e famshme të shkëputura nga fjalimet e tyre.

George Washington (1789–1797)

“Rregulli i sjelljes për SHBA, në lidhje me kombet e huaja, është, të zgjerojmë lidhjet tregtare, për të pasur me ta sa më pak lidhje politike që të jetë e mundur”.

John Adams (1797–1801)

“Asnjë person që ka mbajtur detyrën e presidentit nuk mund të përgëzojë dikë që e cilëson mik për besnikërinë e treguar”

Thomas Jefferson (1801–1809)

“Unë uroj të shikoj këtë pije (birrë) që të zëvendësojë wiskey-n, pije që deri tanika bërë që një në tre persona të jenë të varur dhe më shumë se kaq: ka shkatërruar familjet”.

James Madison (1809–1817)

“Asgjë më shumë nuk ndryshon se sa ndryshon mendja”. (e thënë pak momente përpara se të vdiste).

James Monroe (1817–1825)

“Zonjës time Monroe, nëse i shton të bijën për shoqërinë që i bën, pavarësisht se shkakton goxha rrëmujë, mund ta cilësosh kontribuuese të madhe në zbavitjen e saj”.

John Quincy Adams (1825–1829).

“Katër vitet më të këqia të jetës sime, ishin katër vitet e mia në presidencë”.

Andrew Jackson (1829–1837)

“Nëse një punë në qeveri nuk e bën dot një demokrat, atëherë atë punë nuk mund ta bëjë askush tjetër”.

Martin Van Buren (1837–1841)

“Dy ditët më të lumtura të jetës sime kanë qenë: e para kur mora detyrën e presidentit dhe e dyta kur e lashë atë detyrë”.

William Henry Harrison (1841)

“Disa njerëz si puna ime kanë budallallëkun e mjaftueshëm për t’u shkuar në mendje se mund të bëhen presidentë të Shteteve të Bashkuara”.

John Tyler (1841–1845)

“Unë kam gjithnjë mendimin që popullariteti mund të krahasohet me një vajzë lozonjare apo vajzë koketë – sa më shumë i vini rrotull, aq më shumë ajo ikën”.

James Knox Polk (1845–1849)

“Asnjë president që bën detyrën e tij me besnikëri dhe ndërgjegje nuk mund të ketë kurrë kohë të lirë”.

Zachary Taylor (1849–1850)

“Tregojini atij se si përfundon në ferr” (Në përgjigje të kërkesës së gjeneralit meksikan Santa Anna për t’u dorëzuar).

Millard Fillmore (1850–1853)

“Është turp kombëtar që presidentët tanë, pasi kanë mbajtur postin më të lartë të shtetit, duhet lënë në mëshirë të fatit dhe ndoshta të jenë të detyruar të hapin një dyqan ushqimesh si mjet jetese”.

Franklin Pierce (1853–1857)

“Nuk ka ndonjë gjë në të majtë…. Por ama janë të dehur” (në planet e tij pasi humbi një kandidim të dytë në 1856).

James Buchanan (1857–1861)

“I dashur zotëri, nëse ju jeni po aq i lumtur në momentin kur futeni në Shtëpinë e Bardhë po aq sa edhe edhe kur largoheni prej saj, realisht ju jeni një njeri i lumtur”.

Abraham Lincoln (1861–1865)

“S’di se kur unë do dëgjoj dikë të më argumentojë skllavërinë dhe unë do ndjeja një impuls të fortë për të njohur dhe kuptuar personalitetin e tij”.

Andrew Johnson (1865–1869)

“Nga të gjitha rreziqet që kombi ynë ndeshet akoma një gjë është e vërtetë: Ato nuk janë të njëjta me ato të cilat duhet të rezultojnë nga sukseset e arritjeve më të fundit të afrikanizimit të gjysmës së Jugut të vendit”.

Ulysses S. Grant (1869–1877)

“Puna nuk është turp për njerëzit; për fat të keq herë pas here ka njerëz që turpërojnë punën”.

Rutherford B. Hayes (1877–1881)

“Unë jam tejet i lodhur nga kjo jetë e varësisë së plotë, nga përgjegjësia dhe nga rraskapitja”.

James A. Garfield (1881)

“Zoti im! Në këtë vend ka gjithçka që një njeri i dëshiron t’i ketë. Apo jo?”.

Chester A. Arthur (1881–1885)

“Unë mund të jem president i SHBA, por jeta ime private nuk është çështje e dikujt”.

Grover Cleveland (1885–1889,1893–1897)

“Gratë e ndjeshme dhe të zgjuara nuk dëshirojnë të votojnë”.

Benjamin Harrison (1889–1893)

“Ne amerikanët nuk kemi autorizim nga Zoti për të mbajtur nën kontroll Botën”.

William Mckinley (1897–1901)

“Ne kemi nevojë për Hawai-n më shumë se sa California-n. Kjo është prova e pashmangshme”.

Theodore Roosevelt (1901–1909)

“Fitorja e luftës nuk vlen sa fitorja e paqes”.

William Howard Taft (1909–1913)

“Nuk e ke shfrytëzuar detyrën e presidentit, nëse nuk keni siguruar një tren me një vagon-restorant në të”.

Woodrow Wilson (1913–1921)

“Dobia e një universiteti është se nxjerr aristokratë të rinj, ndryshe nga baballarët e tyre që nuk e kishin këtë mundësi”.

Warren G. Harding (1921–1923)

“Unë jam një burrë me pak talent nga një qytet i vogël; nuk dukem shumë që unë jam president”.

Calvin Coolidge (1923–1929)

“Kur shumë njerëz janë të pazotë të gjejnë punë, ata përfundojnë të papunë ”.

Herbert Hoover (1929–1933)

“Unë jetova më shumë se bastardët” (duke iu referuar shumë njerëzve që e bënin fajtor për Depresionin e Madh).

Franklin Delano Roosevelt (1933–1945)

“Për të qenë i suksesshëm në të folurin publik duhet të kesh parasysh këto rregulla: Të jesh i sinqertë, të jesh konçiz dhe të jesh i përulur”.

Harry S. Truman (1945–1953)

“Unë e shkarkova MacArthur (gjenerali i trupave amerikane të dërguar në Kore) sepse ai nuk respektoi autoritetin e presidentit. Unë nuk e shkarkova atë sepse mendoja se ai ishte maskara. Ai në fakt ishte i tillë. Por është e rëndësishme të them se të qenit maskara nuk është kundër ligjit. Ah, nëse kjo do ishte e kundërligjshme, gjysma e drejtuesëve të ushtrisë do futeshin në burg”.

Dwight David Eisenhower (1953–1961)

“Nuk dua që kur urinoj të kujtoj këtë qelbësirë”.(duke iu referuar senatorit Joe McCarthy).

John Fitzgerald Kennedy (1961–1963)

“Harrojini armiqtë, por mos harroni kurrë emrat e tyre”!

Lyndon Baines Johnson (1963–1969)

“Nëqoftëse popullit ia mbledh mirë rripat, zemrat dhe mendjet e tyre do të të ndjekin”.

Richard Milhous Nixon (1969–1974)

“Kur presidenti bën dicka, kjo do të thotë që ajo nuk është e jashtëligjshme”.

Gerald R. Ford (1974–1977)

“Unë jam një Ford, jo një Lincoln”.

James Earl Carter (1977–1981)

“Unë jam i shqetësuar se si funksionon çdo kristian sepse ndonjë mund të shkojë në ferr”. (duke iu drejtuar Reverend Jerry Falwell)

Ronald Reagan (1981–1989)

“Është e vërtetë që puna e rëndë nuk ka vrarë dikë, por unë ju siguroj që puna e rëndë rrezikon jetën”.

George Herbert Walker Bush (1989–1993)

“Unë kam opinionet e mia. Ka raste që kam opinione të forta, por ama nuk jam në një mendje gjithnjë me to”.

William Jefferson Clinton (1993–2001)

“Lëvizjet e mia për të kryesuar qeverinë do të jenë shoqëruar përherë me ndjenjat aspak të papëlqyera të një fajtori i cili do të vendosë ekzekutimin e vetes së tij”.

George W. Bush (2001–2009)

“Çelsi i politikës së jashtme është të mbështetesh në besim”.

Barack Obama (2009-2016)

“Në 15 muajt e fundit ne kemi udhëtuar në çdo cep të SHBA. Kam qenë deri tani në 57 shtete. Unë mendoj si i majtë kur shkoj”.

Donald Trump (2016 e në vijim)

“Unë do ta bëj Amerikën përsëri të madhe”. / KultPlus.com

Më 7 janar 1955 sopranoja Anderson bëhet personi i parë me ngjyrë që perfomon në Operën e Nju Jorkut

Mariana Anderson ka qenë këngëtare amerikane e muzikës klasike dhe spiritualiste.

Si këngëtare me ngjyrë, ajo kishte probleme në Amerikën e asaj kohe kur racizmi ishte mjaft i theksuar.

Anderson u bë një figurë e rëndësishme në luftën për zhdukjen e racizmit dhe paragjykimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për këtë artiste, 7 janari i vitit 1955 ka qenë data më rëndësishme në karrierën e saj.

Mezzo-soprano Mariana Anderson u bë personi i parë me ngjyrë që performoi në Operën Metropolitane të Nju-Jorkut, me shfaqjen “Un ballo in maschera” të Giuseppe Verdit.

Kritiku muzikor Alan Blyth tha: “Zëri i saj ishte një kontralt i pasur, i gjallë me një bukuri të brendshme”. Ajo interpretoi në koncerte dhe recital në vendet kryesore të muzikës dhe me orkestra të famshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe Evropë midis viteve 1925 – 1965. / KultPlus.com

”Bild”: Shqipëria, në krye të destinacioneve për vitin 2025

Tabloidi gjerman “Bild” i ka bërë Shqipërisë një superpromovim ndërkombëtar mediatik.

“Bild” e rendit Shqipërinë në krye të listës së destinacioneve për të udhëtuar gjatë këtij viti. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, nëpërmjet rrjeteve sociale ndau lajmin se nga janari në nëntor të vitit 2024, në vendin tonë hynë 356 mijë vizitorë nga Gjermania.

“Po përgatitemi që gjatë muajit mars të prezantohemi si fytyra e ITB Berlin 2025, panairit më të madh në botë për turizmin”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Shqipëria ka marrë ftesën për të qenë vendi i nderit për vitin 2025, si një promovim i jashtëzakonshëm global për Shqipërinë Turistike. Puna ka filluar që në korrik të vitit 2023, sepse kërkon përgatitje shumë të gjatë, është një program 1 vjeçar, i cili ka nisur që në mars 2024.

International Travel Trade Show (ITB) është ekspozita kryesore tregtare në botë e udhëtimeve dhe ofron një mundësi unike për të mësuar rreth vendeve dhe rajoneve të ndryshme në të gjithë globin të mbledhura në një vend të vetëm.

Revista në artikullin e saj ka në fokus rivierën shqiptare, si një risi që po shkëlqen në Mesdhe.

“Shqipëria nuk është më një këshillë sekrete, por në vitin 2025 do të bëhet një destinacion trend për të apasionuarit pas diellit dhe plazhit. Në Rivierën Shqiptare të tërheqin uji i kristaltë, gjiret e vogla dhe fshatrat bregdetare plot hijeshi si Ksamil dhe Himara. Ndryshe nga rajonet e mbipopulluara të Mesdheut, këtu mund të gjesh plazhe të qeta dhe të shijosh natyrën”, shkruan në hyrje të artikullit të saj revista “Bild”.

Mbi 260 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës gjatë vitit 2024

Kalaja është simboli i qytetit të Gjirokastrës, i cili përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336.

Ndërsa fluksi turistik ka përfshirë gjithë zonën e Gjirokastrës, kalaja mbetet destinacion i preferuar.

Statistikat e publikuara nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore e Gjirokastrës flasin për rritje me më shumë se 20.73 për qind të vizitorëve në këtë kala.

Ishin 262 972 vizitorë për vitin 2024 që panë nga afër dhe u mahnitën nga struktura dhe peizazhet që ofron kalaja e Gjirokastrës si pjesë e vizitave turistike.

Mjediset e Kalasë kanë shërbyer edhe për organizimin e koncerteve, spektakleve dhe panaireve të ndryshëm kulturorë. Kalaja e gurtë është edhe një prej pikave më tërheqëse në guidat e grupeve turistike vendase dhe të huaja që vizitojnë Gjirokastrën e mbrojtur nga UNESCO.

Gjirokastra, apo siç njihet ndryshe “qyteti i gurtë”, është ndër qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Simboli kryesor i qytetit është kalaja, e lidhur ngushtë me vetë qytetin. Ajo është e vendosur mbi një kodër, rreth 370 m mbi nivelin e detit.

Para 415 vjetësh Galileo zbuloi hënat e Jupiterit

Më 7 janar 1610, astronomi italian Galileo Galilei zbuloi, duke përdorur një teleskop shtëpiak, katër hëna që rrotulloheshin rreth planetit Jupiter.

Duke parë atë që ai mendonte se ishin një grup yjesh, ai kuptoi se objektet dukeshin se lëviznin në një model të rregullt. Këto objekte lëviznin në “drejtimin e gabuar”, sipas kuptimit të natyrës në atë kohë. Pas disa javësh, Galileo përcaktoi se ai nuk po vëzhgonte yje, por objekte në orbitë rreth Jupiterit. Sot, katër satelitët më të mëdhenj të Jupiterit – Io, Europa, Ganymede dhe Callisto – quhen Hënat e Galilesë për nder të zbuluesit të tyre.

Zbulimi i Galileos dha prova për të kuptuarit kopernikan të universit (besimi se toka rrotullohet çdo ditë rreth boshtit të saj dhe planetët rrotullohen në orbita rreth diellit), përcjell Klankosova.tv

Kjo ishte ideja se gjithçka që ekzistonte në të vërtetë nuk lëvizte rreth Tokës. Zbulimet e tij çuan në zhvillimin e astronomisë moderne./KultPlus.com

Rama ndan pamje nga laguna e Vilunit në Velipojë

Vetëm 2 kilometra në lindje të plazhit të Velipojës, shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 300 hektarësh, laguna e Vilunit.

Me një natyrë të paprekur dhe me pyjet shekullorë të pishave, laguna e Vilunit është kthyer në destinacion tërheqës për turistët e natyrës, qofshin këta vendas apo të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga buzëmbrëmja në këtë lagunë, e cila rrethohet nga ligatina dhe komunikon me detin përmes një kanali natyror.

Dikur kjo lagunë është quajtur laguna e Lundërzës, sepse ka pasur shumë lundra, një gjitar ujor që ushqehet me peshq.

Laguna është e pasur me peshq të llojeve të ndryshëm, ndaj edhe zgjidhet shpesh për të pasionuarit pas peshkimit.

Me rreth 200 lloje shpendësh migratorë dhe të përhershëm, laguna e Vilunit ofron një peizazh fantastik në çdo stinë. /atsh/ KultPlus.com

Khalil Gibran, poeti i andshëm arab që rënditet krah Shekspirit

Nga Albert Vataj

Kahlil Gibran poet, filozof, dhe piktor, u lind më 6 janar 1883 në Liban, një tokë që nxori shumë profetë. Kur ishte 11 vjeç emigroi në SHBA. Ai i dedikoi pjesën më të madhe të jetës së tij pikturës, por për ironi të fatit, bëhet i njohur nga e gjithë bota për librat e tij. Miliona arabfolës, e konsiderojnë si gjeniun e kohës së vet. Por ai ishte një njeri fama dhe ndikimi i të cilit u përhap edhe më tej në Lindjes së Mesme. Poezitë iu përkthyen në më shumë se 20 gjuhë. Pikturat e tij janë ekspozuar në shumicën e kryeqyteteve të botës dhe Auguste Rodin e krahason me punën e William Blake. Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, e cila u bë edhe shtëpia e tij, në 20 vitet të fundit shkroi në gjuhën angleze. Profeti dhe librat e tjerë me poezi, të ilustruara me vizatime mistike, janë të njohura dhe të dashura prej shumë amerikanëve të cilët gjejnë në tonjë shprehje të impulsve më të thella të zemrës dhe mendjes njerëzore.

Profil letrar – I cilësuar si poeti i tretë më i lexuar në botë, pas Shekspirit dhe Laozit, Khalil Gibran është ende edhe sot një margaritar i çmuar i zemrave të pastra poetike që flasin fjalë frymëzuese për dashurinë, jetën dhe mirësjelljen

Stili i tij romantik ishte zemra e rilindjes në letërsinë moderne arabike, sidomos proza poetike. Në Liban, ai njihet ende si një hero i letrave. Libri “Profeti” i dha famën në botën anglishtfolëse. Ai është poeti i tretë më i shitur në botë pas Shekspirit dhe Laozit.

Gibran nuk ishte as revolucionar dhe as shenjt. Ishte një burrë si të gjithë ne, dhe përmblidhte brenda shpirtit të tij të njëjtat dhimbje dhe të njëjtat gëzime që provojmë të gjithë ne. E megjithatë përmes librave të tij ai ka arritur të na shfaqet me madhështinë e Zotit. Ndoshta ai e dinte se një ditë e gjithë korrespondenca e tij personale do të bëhej publike. Pikërisht përe këtë arsye ai nuk e mistifikon aty rolin e tij të shkrimtarit. Vetëm kështu ai ka arritur të na japë një shembull të mirë: secili prej nesh mund të aspirojë të arrijë atë që Ai ka arritur. Sepse secili nga ne ndjek sipas mënyrës së tij, rrugën e vështirë e të mrekullueshme të njerëzve të zakonshëm.

Mësime jete

Ji mirënjohës për kohët e vështira, ato të kanë treguar sesa i fortë mund të jesh. “Nga dhembja kanë dalë shpirtrat më të fortë, karakteret më të mëdha janë djegur nga plagët.”

Sjellja e mirë është virtyt i të fortit. “Sjellja e mirë dhe të qenët njerëzor, nuk janë shenjë e dobësisë dhe dëshpërimit, por manifestojnë fuqi dhe vendosmëri.”

Nuk ekziston e vërteta absolute. “Mos thuaj kam gjetur të vërtetën, por thuaj kam zbuluar një të vërtetë”, thotë Khalil Gibran. “Nuk e di të vërtetën absolute. Por jam i përulur përpara injorancës sime dhe aty qëndron nderi dhe vlerësimi im.”

Vetëm njerëzit e vegjël përpiqen të poshtërojnë dhe të ulin të tjerët. Kush nënvlerëson është vlerëpak.

E keqja që të bëjnë të tjerët, harrohet më lehtë se e keqja që u bën të tjerëve. Nëse dikush të lëndon, ti mund ta harrosh plagën, por kur ti lëndon dikë, do ta mbash mend gjithmonë.

Mund t’i harrosh njerëzit që të bënë të qeshësh, por nuk do t’i harrosh kurrë ata me të cilët qave, ata që të qëndruan pranë në orët më të vështira. “Zemrat që bashkohen në dhembje dhe brengë, nuk do të ndahen nga gëzimi dhe lumturia. Lidhjet që krijohen në trishtim, janë më të forta se ato të kënaqësisë dhe gëzimit. Dashuria që është larë nga lotët, mbetet gjithnjë e pastër dhe besnike.”

Gjërat e thjeshta në jetë janë ato më të jashtëzakonshmet. “Në ëmbëlsinë e miqësisë, gjendet e qeshura dhe ndarja e kënaqësisë.”

Dashuria është jetë. Dhe jeta është dashuri. “Kur dashuron, nuk duhet të thuash ‘Zoti është në zemrën time’, por ‘Unë jam në zemrën e Zotit’.”

Bëje punën me dashuri. “Puna është pamja që merr dashuria. Nëse nuk mund të punosh me dashuri, por vetëm me neveri, lëre punën dhe ulu në portën e një tempulli dhe merr mësime nga ata që punojnë me gëzim. Nëse e pjek bukën me shpërfillje, ti po pjek bukë të hidhur, që ushqen vetëm gjysmën e urisë së njeriut. “Ata më çmendin, sepse nuk i shes ditët e mia për para; dhe unë i çmend ata, sepse mendojnë se ditët e mia kanë një çmim.”

Për të kuptuar zemrën dhe mendjen e një personi, mos shiko vetëm çfarë ka arritur, shiko edhe se çfarë qëllimesh ka ai. Beso tek ëndrrat, aty gjendet porta e fshehur e përjetësisë.

Dashuria e vërtetë nuk mund të zotërohet. Për dashurinë, mjafton dashuria. Dhe mos mendo se mund të ndryshosh drejtimin e dashurisë, nëse dashuria të sheh si të vlefshëm, ajo e ndryshon drejtimin për te ti. Dashuria s’ka dëshirë tjetër veç të vetëpërmbushet.

Përballu me sjelljen e keqe në mënyrë të këndshme. “Testimi i vërtetë i sjelljeve të mira, është të jetë në gjendje të përballet sa më mirë me sjelljet e këqija.”

Dashuria bashkon gjithçka në harmoni perfekte. Një shprehje thotë: “Nëse një njeri e njeh veten, ai njeh të gjithë njerëzimin”, ndërsa Khalil Gibran thotë: “Nëse dikush e do njerëzimin, atëherë ai di diçka për veten”.

Gjithnjë shiko anën e ndritur të jetës. “Optimisti sheh trëndafilin, jo gjembat; pesimisti ua ngul sytë gjembave, harron trëndafilin.”

Ne nuk i shohim gjërat siç janë. Ne i shohim gjërat siç jemi ne. “Pamja e gjërave ndryshon sipas emocioneve; ne shohim gjëra të bukura dhe të magjishme te to, kur në fakt magjia dhe e bukura janë brenda nesh.”

Dashuria e vërtetë është produkt i tërheqjes shpirtërore. Është e gabuar të mendosh se dashuria vjen nga shoqëria e gjatë. Dashuria është produkt i tërheqjes shpirtërore dhe nëse kjo tërheqje nuk krijohet në çast, nuk do të krijohet edhe nëse kalojnë vite apo breza.

Lër hapësirë në marrëdhënien tënde. Kur je me dikë, lër hapësirë që të fryjë erë e re mes jush. Duajeni njëri-tjetrin, por mos e kufizoni dashurinë: lejoni që ndërmjet brigjeve të zemrave tuaja, të jetë një det i gjallëruar.

Nëse lutesh kur bie shi, sigurohu të lutesh edhe në ditë me diell. “Ti lutesh kur ke nevojë dhe je në tension, por do të ishte mirë të luteshe edhe në gëzimin më të madh dhe në ditët më të lumtura.”

Kur jepesh vetë, ai është çasti kur jepesh plotësisht. “Kur jep nga pasuria, ke dhënë pak. Kur jep nga vetja, atëherë ke dhënë vërtet.”

Bukuria e vërtetë vjen nga brenda. “Bukuria nuk është te fytyra; bukuria është një dritë në zemër.”/ KultPlus.com

Ndahen çmimet ‘Golden Globes’, triumfojnë ‘The Brutalist’ dhe ‘Emilia Perez’

“Emilia Perez” i Jacques Audiard ka dominuar në “Golden Globes” duke fituar katër trofe, përfshirë atë për Filmin më të Mirë Muzikal ose Komedi.

Filmi “Emilia Perez” i cili ka numëruar 10 nominime trajton temën e identitetit, transformimit dhe arratisjes të një trafikanti të drogës, i cili merr një vendim të ndryshojë gjininë dhe të fshihet nën një identitet të ri si grua, duke u bërë Emilia Pérez.

Ndërkaq, 3 trofetë më të rëndësishëm iu dhanë filmit “The Brutalist” që u vlerësua si drama më e mirë, për aktorin më të mirë në një film dramatik që u shpall Adrien Brody dhe për regjisorin më të mirë kinematografik, që i shkoi Brady Corbetit.

Tre trofe të tjerë i mori “Emilia Perez” që u shpall komedia më e mirë muzikore, filmi i huaj më i mirë dhe u vlerësua për këngën më të mirë të titulluar “El Mal“.

Artistja 62-vjeçare sharmante Demi Moore, dikur më e paguara mes grave aktore, mori Globin e saj të parë të Artë në karrierën 44-vjeçare.

Ajo u vlerësua si artistja më e mirë e një komedie muzikore për performancën si protagoniste në filmin “The Substance“.

“Globe të artë” morën e filma të tjerë si “A diffrent man”,“Conclave”, “A real pain, etj.

Filmi “Flow” u shpall filmi më i mirë i animuar, ndërsa “Wicked” mori çmimin për arritje kinematografike dhe sukses në arkëtime.

Më poshtë gjeni listën e të nominuarve dhe fituesve në edicionin e 82-të në Golden Globes:

Filmi më i mirë – Muzikal ose Komedi

Emilia Pérez – Fituesi
Anora
Challengers
A Real Pain
The Substance
Ëicked

Filmi më i mirë – Dramë

The Brutalist – Fituesi
A Complete Unknoën
Conclave
Dune: Part Two
Nickel Boys

Filmi më i mirë – i animuar

Flow – Fituesi
Inside Out 2
Memoir of a Snail
Moana 2
Ëallace & Gromit
The Ëild Robot

Arritje kinematografike dhe në Box Office

Wicked (Universal Pictures) Fituesi
Alien: Romulus (Walt Disney Studios Motion Pictures)
Beetlejuice Beetlejuice (Warner Bros. Pictures)
Deadpool & Ëolverine (Walt Disney Studios Motion Pictures)
Gladiator II (Paramount Pictures)
Inside Out 2 (Walt Disney Studios Motion Pictures)
Tëisters (Universal Pictures)
The Ëild Robot (Universal Pictures)

Filmi më i mirë – Gjuhë jo-Angleze

Emilia Pérez (Netflix) – France – Fituesi
All Ëe Imagine as Light (Sideshoë / Janus Films) – France / Indi / Luxembourg / Netherlands
The Girl Ëith the Needle (Mubi) – Poloni/ Suedi / Danimarke
I’m Still Here (Sony Pictures Classics) – Brazil
The Seed of the Sacred Fig (Neon) – Gjermani/ France / Iran
Vermiglio (Sideshoë / Janus Films) – Itali

Performanca më e mirë nga një aktore femër në një film – Dramë

Fernanda Torres ( I’m Still Here ) – Fituesi
Pamela Anderson ( The Last Shoëgirl )
Angelina Jolie ( Maria )
Nicole Kidman ( Babygirl )
Tilda Sëinton ( The Room Next Door )
Kate Ëinslet ( Lee )

Performanca më e mirë nga një aktor mashkull në një film – Dramë

Adrien Brody ( The Brutalist ) – Fituesi
Timothée Chalamet ( A Complete Unknown )
Daniel Craig ( Queer )
Colman Domingo ( Sing Sing )
Ralph Fiennes ( Konklava )
Sebastian Stan ( The Apprentice )

Performanca më e mirë nga një aktore femër në një film – Muzikal ose Komedi

Demi Moore ( The Substance ) – Fituesi
Amy Adams ( Nightbutch )
Cynthia Erivo ( Wicked )
Karla Sofía Gascón ( Emilia Pérez )
Mikey Madison (Anora)
Zendaya ( Sfiduesit )

Performanca më e mirë nga një aktor mashkull në një film – Muzikal ose Komedi

Sebastian Stan ( A Different Man) – Fituesi
Jesse Eisenberg (A Real Pain )
Hugh Grant ( Heretik )
Gabriel LaBelle ( Saturday Night )
Jesse Plemons ( Kinds of Kindness )
Glen Poëell ( Hit Man )

Performanca më e mirë nga një aktore femër në një rol dytësor në çdo film

Zoe Saldaña ( Emilia Pérez ) – Fituesi
Selena Gomez ( Emilia Pérez )
Ariana Grande ( I ligu )
Felicity Jones ( The Brutalist )
Margaret Qualley ( The Substance )
Isabella Rossellini ( Konklavë )

Performanca më e mirë nga një aktor mashkull në një rol dytësor në çdo film

Kieran Culkin ( Një dhimbje e vërtetë )- Fituesi
Yura Borisov ( Anora )
Edward Norton ( A Complete Unknown )
Guy Pearce ( Brutalisti )
Jeremy Strong ( The Apprentice )
Denzel Ëashington ( Gladiator II )

Regjisori më i mirë – Filmi

Brady Corbet ( Brutalisti )- Fituesi
Jacques Audiard ( Emilia Pérez )
Sean Baker ( Anora )
Edëard Berger ( Konklavë )
Coralie Fargeat ( Substanca )
Payal Kapadia ( Gjithçka që imagjinojmë si dritë )

Skenari më i mirë – Filmi

Peter Straughan ( Conclave )- Fituesi
Jacques Audiard ( Emilia Pérez )
Sean Baker ( Anora )
Brady Corbet, Mona Fastvold ( The Brutalist )
Jesse Eisenberg ( All We Imagine as Light )
Coralie Fargeat ( The Substance )

Rezultati më i mirë origjinal – Filmi

Trent Reznor, Atticus Ross ( Sfiduesit ) – Fituesi
Volker Bertelmann ( Konklavë )
Daniel Blumberg ( Brutalist )
Kris Boëers ( The Wild Robot )
Clément Ducol, Camille ( Emilia Pérez )
Hans Zimmer ( Dune: Part Two )

Kënga më e mirë origjinale – Filmi

“El Mal” – Emilia Pérez; Muzika & Teksti Nga: Clément Ducol, Camille, Jacques Audiard- Fituesi
“Beautiful That Ëay” –The Last Shoëgirl; Muzika & Teksti Nga: Andreë Ëyatt, Miley Cyrus, Lykke Zachrisson
“Compress / Repress” –Challengers; Muzika & Teksti Nga: Trent Reznor, Atticus Ross, Luca Guadagnino
“Rruga e Ndaluar” –Njeriu më i mirë; Muzika & Teksti Nga: Robbie Williams, Freddy Ëexler, Sacha Skarbek
“Kiss the Sky” –The Wild Robot; Muzika & Teksti Nga: Delacey, Jordan K. Johnson, Stefan Johnson, Maren Morris, Michael Pollack, Ali Tamposi
“Mi Camino” –Emilia Pérez; Muzika dhe Teksti Nga: Clément Ducol, Camille

Seriali më i mirë televiziv – Dramë

Shogun (FX/Hulu)- Fituesi
Dita e çakallit (Pallua)
Diplomati (Netflix)
Z. dhe Zonja Smith (Video Prime)
Kuajt e ngadaltë (Apple TV+)
Lojë me kallamar (Netflix)

Seriali më i mirë televiziv – Muzikal ose Komedi

Hacks (HBO/Max)- Fituesi
Abbott Elementary (ABC)
The Bear (FX/Hulu)
The Gentlemen (Netflix)
Askush nuk e dëshiron këtë (Netflix)
Vetëm vrasje në ndërtesë (Hulu)

Seriali më i mirë televiziv i kufizuar, seriali antologjik ose filmi i krijuar për televizion

Baby Reindeer (Netflix)- Fituesi
Mohim përgjegjësie (Apple TV+)
Përbindëshat: Historia e Lyle dhe Erik Menendez (Netflix)
The Penguin (HBO/Max)
Ripley (Netflix)
Detektiv i vërtetë: Vendi i natës (HBO/Max)

Performanca më e mirë nga një aktore femër në një serial televiziv – Dramë

Anna Saëai ( Shogun )- Fituesi
Kathy Bates ( Matlock )
Emma D’Arcy ( House of Dragon )
Maya Erskine ( Z. & Znj. Smith )
Keira Knightley ( Pëllumbat e Zi )
Keri Russell ( Diplomat )

Performanca më e mirë nga një aktor mashkull në një serial televiziv – Dramë

Hiroyuki Sanada ( Shogun )- Fituesi
Donald Glover ( Z. & Znj. Smith )
Jake Gyllenhaal ( Presumed Innocent )
Gary Oldman ( Kuajt e ngadaltë )
Eddie Redmayne ( Dita e Çakallit )
Billy Bob Thornton ( Landman )

Performanca më e mirë nga një aktore femër në një serial televiziv – Muzikal ose Komedi

Jean Smart ( Hacks )- Fituesi
Kristen Bell ( Askush nuk e dëshiron këtë )
Quinta Brunson ( Abott Elementary )
Ayo Edebiri ( The Bear )
Selena Gomez ( Vetëm vrasjet në ndërtesë )
Kathryn Hahn ( Agatha All Along )

Performanca më e mirë nga një aktor mashkull në një serial televiziv – Muzikal ose Komedi

Jeremy Allen White (The Bear )- Fituesi
Adam Brody ( Askush nuk e dëshiron këtë )
Ted Danson ( Një burrë në brendësi )
Steve Martin ( Vetëm vrasje në ndërtesë )
Jason Segel ( Të ngushtohet )
Martin Short ( Vetëm vrasje në ndërtesë )

Performanca më e mirë nga një aktore femër në një seri të kufizuar, seri antologjike ose një film të krijuar për televizion

Jodie Foster ( Detektiv i vërtetë: Vendi i natës )- Fituesi
Cate Blanchett ( Mohimi i përgjegjësisë )
Cristin Milioti ( Pinguini )
Sofía Vergara ( Griselda )
Naomi Watts ( Armaku: Capote kundër mjellmave )
Kate Ëinslet ( The Regime )

Performanca më e mirë nga një aktor mashkull në një seri të kufizuar, seri antologjike ose një film të krijuar për televizion

Colin Farrell ( The Penguin )- Fituesi
Richard Gadd ( Baby Reindeer )
Kevin Kline ( Mohimi i përgjegjësisë )
Cooper Koch ( Monsters: The Lyle and Erik Menendez Story )
Eëan McGregor ( Një zotëri në Moskë )
Andreë Scott ( Ripley )

Performanca më e mirë nga një aktore femër në një rol dytësor në televizion

Jessica Gunning ( Baby Reindeer )- Fituesi
Liza Colón-Zayas ( The Bear )
Hannah Einbinder ( Hacks )
Dakota Fanning ( Ripley )
Allison Janney ( The Diplomat )
Kali Reis (T rue Detective: Night Country )

Performanca më e mirë nga një aktor mashkull në një rol dytësor në televizion

Tadanobu Asano ( Shogun )- Fituesi
Javier Bardem ( Përbindëshat: Historia e Lyle dhe Erik Menendez )
Harrison Ford ( Të pakësuar )
Jack Loëden ( Kuajt e ngadaltë )
Diego Luna ( La Máquina )
Ebon Moss-Bachrach ( Ariu )

Performanca më e mirë në Stand-Up Comedy në televizion

Ali Wong ( Ali Wong: Single Lady )- Fituesi
Jamie Foxx ( Jamie Foxx: Ëhat Had Happened Was )
Nikki Glaser ( Nikki Glaser: Someday You’ll Die )
Seth Meyers ( Seth Meyers: Dad Man Walking )
Adam Sandler ( Adam Sandler : Të dua )
Ramy Youssef ( Ramy Youssef: More Feelings)

Portat e Korçës, tipar dallues i arkitekturës së banesave të qytetit

Arkitektura e banesave korçare është e veçantë, me larmi stilesh që flasin për historinë dhe kulturën e këtij qyteti. Kultura të ndryshme kanë lënë gjurmë tek ndërtimi dhe dekorimi i shtëpive të dikurshme korçare, të cilat mbartin tiparet e tyre.

Një nga këto tipare dalluese janë portat e banesave historike, një dëshmi e gjallë e kulturës dhe traditës që vazhdon të jetojë. Çdo gdhendje dhe detaj mbart një rrëfim të veçantë që ruhet me dashuri dhe respekt për historinë.

Portat e Korçës, tipar dallues i arkitekturës së banesave

Ndikim të rëndësishëm në stilin e ndërtesave të Korçës ka lënë Perandoria Osmane. Tek ndërtesat më të vjetra shfaqen elementë tradicionalë të dizajnit otoman. Këto përfshijnë çatitë me kube, dritaret e portat me hark, si dhe fasadat e dekoruara në mënyrë të ndërlikuar.

Por Korça shfaq edhe tipare arkitekturore tipike të rajonit, me ndërtesa me ndikime neoklasike, barok dhe art deco dhe struktura më moderne të ngritura gjatë shekujve XIX dhe XX.

Sa herë flitet për arkitekturën e Korçës nuk mund të mos përmenden portat karakteristike me sofatet ose gurët e mëdhenj, të cilët dikur shërbenin për socializimin e banorëve të këtij qyteti e veçanërisht të zonjave të shtëpive që njihen si përcjellëse të nikoqirllëkut dhe mikpritjes./oranews/ KultPlus.com

Rama: Viti i Gjuhës Shqipe vendosi piketa të reja për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës

Viti 2024 ishte “Viti i Gjuhës Shqipe”, një nismë që tregon rëndësinë që arsimi dhe gjuha shqipe kanë në zhvillimin e identitetit kombëtar.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një përmbledhje të disa prej aktiviteteve kryesore të organizuara gjatë këtij viti.

Rama vlerësoi se “në Vitin e Gjuhës Shqipe kemi vendosur piketa të reja për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës sonë, si pjesë e identitetit kombëtar”.

“Ky vit i veçantë na dha mundësinë të reflektojmë mbi vlerën e gjuhës, si një pasuri e përbashkët që na lidh si popull, kudo që ndodhemi dhe të zhvillojmë më tej planet tona për mbështetjen e mësimit shqip në diasporë”, u shpreh Kryeministri.

Ndërkohë vitit 2024 u karakterizua nga një sërë nismash, që synonin mbrojtjen dhe ruajtjen e gjuhës shqipe.

Një ndër to ishte Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe, ku morën pjesë mbi 11 mijë nxënës të klasave të 9-ta nga e gjithë Shqipëria.

Po ashtu në kuadër të modernizimit të kurikulës së gjuhës shqipe, 4600 mësues të gjuhës shqipe u bënë pjesë e programit kombëtar të trajnimit.  Gjatë vitit 2024 u hartua po ashtu edhe libri i përbashkët “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”.

Në kuadër të unifikimit të teksteve të mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë janë shpërndarë mbi 15 mijë tekste falas për nxënësit e diasporës.

Po ashtu gjatë vitit që lamë pas u hartua programi i ri “Mësues për Greqinë”, si dhe një seminar me mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë.

Në nëntor u organizua Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe, si dhe u hartua fjalori i madh i Gjuhës Shqipe.

Shkuan

Poezi nga Nerimane Kamberi

Shkuan ashtu si erdhen,
për toke, për qielli,
pritje të gjata në kufi,
pritje për t’i parë fytyrat e dashura
vonesa të mëdha në aeroport,
vonesë për çastin e përqafimit.
E deshtën atdheun marrëzisht,
e shanë atdheun tinëzisht,
hoqën mall e na lanë mall.
Për çka të ka marrë malli, biri im?
Bëra pite me spanaq, edhe një me kungull,
Pasul në tavë, me turshi,
Embëlsirën me vezë, si të nonës, ta bëj
tash sa ta kthej një mesazh.
Lëshoj qesen me pazaret, vë përparësen,
prit sa ta dërgoj këtë email.
Nanë, e pijmë një verë të nxehtë në shesh ?
Po, pas mbledhjes sime.
Përqafohemi nën një mijë e një yjet
të qiellit të katundit,
urime ky vit i ri.
Shpejt, biri im, mos të na ik asnjë çast,
Shpejt, shpejt, shpejt, shpejt….
A do të vish verës?/ KultPlus.com

Moby- Dick, kryevepër e letërsisë amerikane

Moby-Dick është një nga kryeveprat e letërsisë amerikane dhe botërore. Shumica e kritikëve pranon se romani shkruar nga Herman Melville qëndron në të njëjtin nivel krijues si tragjeditë e lashta greke dhe të Shekspirit. Libri qarkulloi në fillim në Angli më 18 tetor, 1851 dhe një muaj më vonë (14 nëntor 1851) në SHBA. Moby Dick është një aventurë detare mbushur me simbolizëm dhe metaforë. Me rrëfyes detarin Ismael, ndjekim udhëtimin e një kapiteni të sprovuar të quajtur Ashabi, që i ka vënë qëllim jete të gjej dhe vrasë një balenë monstruoze të bardhë të quajtur Moby Dick, në një duel në det. Melville, i cili kishte punuar vite si detar, fokusohet në një “njeri i cili nuk ka frikë nga Perëndia, që i ngjan Perëndisë, është një person i mrekullueshëm, pra kapiteni Ashabi”.

Romani përshkruan përplasjen epike të Ashabi dhe Moby Dick, e cila është, pra, një përplasje ndërmjet forcave të natyrës dhe njeriut. “Moby Dick” nuk është vetëm një aventurë emocionuese detare, por një ese filozofike mbi natyrën e të mirës dhe të keqes, për njeriun dhe fatin e tij. Për më tepër, është një roman enciklopedik, i cili i jep lexuesit një pasuri të informacionit në lidhje me jetën në det dhe gjuetinë e balenave. Libri i Melville u botua në një kohë kur Shtetet e Bashkuara ishin në një fazë shndërrimi, nga një konfederatë kolonish në një shtet me ambicie ekspansioniste (luftërat kundër meksikanëve dhe indianëve, zgjerim në Perëndim), por edhe në prag të luftës civile, me dallimet e mëdha shoqërore midis Veriut dhe Jugut. Megjithatë, ishte gjithashtu një periudhë mjaft kreative për letërsinë amerikane.

Në vitin 1850 Nathaniel Hawthorne botoi kryevepra e tij, romanin “Scarlet Letter”, një studim i plotë mbi të mirën dhe të keqen, gjë që ndikoi ndjeshëm tek fqinji dhe miku i tij Melville në shkrimin e Moby Dick. Në 1852 Harriet Beecher Stowe botoi romanin e saj “Kasollja e Xha Tomit”, një nga librat më të shitur në SHBA. Megjithatë, romani i Melville kaloi pa u vënë re, me shumë kritika negative. Duhet të arrinim në dekadën e dytë të shekullit të 20-të që të njihej nga modernistët rëndësia e Moby Dick dhe Amerika, të zbulojë një shkrimtar të madh. Moby Dick është transferuar vazhdimisht në kinema, teatër dhe televizion. /Hejza/ KultPlus.com