“Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë”: Thënie të famshme nga George Washington

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës – lider dhe strateg, i vetmi njeri i zgjedhur unanimisht nga Kolegji Elektoral duke shërbyer dy mandate si president.

Si president i parë, Washington e ka ditur se të gjitha metodat e tij, vendimet dhe lëvizjet do të krijojnë precedent për çdo gjë që do të pasonte, prandaj ai kishte qenë shumë i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm me zgjedhjet e tij.

Ai kishte krijuar autoritet duke qëndruar i sinqertë dhe duke mos abuzuar me fuqinë që kishte.

Washington madje kishte refuzuar të shërbente një mandat të tretë dhe kishte vendosur që vitet e fundit t’i jetonte si fermer i thjeshtë, duke vendosur prapë një shembull të mirë.

Ai kishte qenë një njeri me ndjenjë të thellë të detyrës, një hero ushtarak dhe një patriot.

Marrë parasysh atë dhe të bëmat e tij, më poshtë jua sjellim disa prej thënieve të tij që jua përmirësojnë integritetin personal.

– “Lumturia njerëzore dhe detyra morale janë të lidhura në mënyrë të pandashme”

– “Këmbëngulësia dhe shpirti kanë bërë mrekulli në të gjitha epokat”

– “Shoqërohuni me njerëz të kualiteti të mirë, nëse e vlerësoni reputacionin tuaj, pasi që më mirë është të jeni vetëm sesa me shoqëri të keqe”

– “Aq më i vështirë konflikti, aq më i madh është triumfi”

– “Meshkujt e vërtetë e urrejnë luftën, por asnjëherë nuk largohen nga ajo”

– “Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë”

– “Më mirë është të mos arsyetoheni sesa ta jepni një arsyetim të keq”

– “Përgatitja për luftë është një prej formave më efikase për ta ruajtur paqen”. / KultPlus.com

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës – lider dhe strateg, i vetmi njeri i zgjedhur unanimisht nga Kolegji Elektoral duke shërbyer dy mandate si president.

Si president i parë, Washington e ka ditur se të gjitha metodat e tij, vendimet dhe lëvizjet do të krijojnë precedent për çdo gjë që do të pasonte, prandaj ai kishte qenë shumë i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm me zgjedhjet e tij, transmeton Telegrafi.

Ai kishte krijuar autoritet duke qëndruar i sinqertë dhe duke mos abuzuar me fuqinë që kishte.

Washington madje kishte refuzuar të shërbente një mandat të tretë dhe kishte vendosur që vitet e fundit t’i jetonte si fermer i thjeshtë, duke vendosur prapë një shembull të mirë.

Ai kishte qenë një njeri me ndjenjë të thellë të detyrës, një hero ushtarak dhe një patriot.

Marrë parasysh atë dhe të bëmat e tij, më poshtë jua sjellim disa prej thënieve të tij që jua përmirësojnë integritetin personal.

– “Lumturia njerëzore dhe detyra morale janë të lidhura në mënyrë të pandashme”

– “Këmbëngulësia dhe shpirti kanë bërë mrekulli në të gjitha epokat”

– “Shoqërohuni me njerëz të kualiteti të mirë, nëse e vlerësoni reputacionin tuaj, pasi që më mirë është të jeni vetëm sesa me shoqëri të keqe”

– “Aq më i vështirë konflikti, aq më i madh është triumfi”

– “Meshkujt e vërtetë e urrejnë luftën, por asnjëherë nuk largohen nga ajo”

– “Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë”

– “Më mirë është të mos arsyetoheni sesa ta jepni një arsyetim të keq”

– “Përgatitja për luftë është një prej formave më efikase për ta ruajtur paqen”. / KultPlus.com

234 vjet më parë u betua presidenti i parë i SHBA-së, George Uashington

George Uashington para 234 viteve u betua si presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Uashington ishte një oficer ushtarak amerikan, burrë shteti dhe i cili shërbeu si president nga viti 1789 deri në 1797.

Uashingtoni është quajtur “Babai i vendit të tij” për udhëheqjen e tij të shumëfishtë në themelimin e kombit.

Uashingtoni luajti një rol të madh në miratimin dhe ratifikimin e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, e cila zëvendësoi Nenet e Konfederatës më 1789 dhe mbetet kushtetuta kombëtare e shkruar dhe e kodifikuar më jetëgjatë në botë deri më sot.

Si presidenti i parë i SHBA-së, Uashingtoni zbatoi një qeveri kombëtare të fortë dhe të mirëfinancuar, ndërsa mbeti i paanshëm në një rivalitet të ashpër që u shfaq midis anëtarëve të kabinetit Thomas Jefferson dhe Alexander Hamilton.

Gjatë Revolucionit Francez, ai shpalli një politikë neutraliteti ndërsa sanksionoi Traktatin Jay.

Ai vendosi precedentë të qëndrueshëm për postin e presidentit, duke përfshirë përdorimin e titullit “Z. President” dhe dhënien e një betimi me dorën e tij në një Bibël.

Fjalimi i tij i lamtumirës më 19 shtator 1796, konsiderohet gjerësisht si një deklaratë e shquar mbi republikanizmin.

Uashingtoni është përkujtuar me monumente, një festë federale, përshkrime të ndryshme mediatike, vendndodhje gjeografike duke përfshirë kryeqytetin kombëtar, shtetin e Uashingtonit, pullat dhe monedhën.

Shumë studiues dhe amerikanë e renditin atë në mesin e presidentëve më të mëdhenj të SHBA-së. /Klankosova/ KultPlus.com

George Washington, njeriu që refuzoi të bëhej sundimtar i SHBA-së

Gjenerali George Washington para 236 viteve ishte komandanti i Ushtrisë Kontinentale dhe më 4 dhjetor të vitit 1783, u takua me oficerët e tij të lartë në një tavernë të Nju Jork-ut për t’u lënë lamtumirën.

Oficerët ishin të emocionuar ngaqë Gjenerali Washington nuk ishte vetëm komandanti por edhe heroi i tyre.

Historianët thonë se disa nga oficerët e këshilluan që ta shpallte veten sundimtar të Shteteve të Bashkuara. Ata e siguruan se do të kishte edhe mbështetjen e ushtarëve.

Washingtoni e hodhi poshtë idenë si të gabuar. Dhe shtoi se nuk dëshironte asgjë tjetër veçse të kthehej në plantacionet e tij në Mount Vernon në Virgjinia.

Megjithatë, katër vjet më vonë ai doli përsëri në skenë jo si sundimtar fuqiplotë por si presidenti i parë i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /KultPlus.com