Fondi për të Drejtën Humanitare, në emër të Rrjetit të Pajtimit të KOMRA-s, prezantoi sot librin për 1.636 persona të zhdukur në lidhje me luftën në Kosovë – “Dinjiteti për të pagjeturit”, dhe konferenca i bëri thirrje Serbisë dhe Kosovës që të dyfishojnë përpjekjet e tyre për identifikimin e mbetjeve në morgun e Prishtinës.
Themeluesja e FDH-së, Natasha Kandiq, tha se libri është një përpjekje për të sjellë para publikut kujtimet e familjeve të të pagjeturve dhe për t’i ngritur ato në një nivel më të lartë.
“Familjet e personave të zhdukur janë në një pozicion krejtësisht të ndryshëm nga familjet që kanë varrosur të dashurit e tyre. Nuk kanë varr, nuk kanë ku të kujtojnë. Ata janë në një situatë ku kujtimi zgjat dhe jeton vetëm brenda familjes”, ka shpjeguar Kandiq, raporton N1.
Ajo tha se në periudhën e kaluar ka folur me familje të shumta dhe se përshtypja më e vështirë që ka pasur ishte jeta e vështirë e atyre njerëzve.
“Kanë kaluar 25 vite, shumë baballarë dhe nëna nuk jetojnë më, disa jetojnë shumë rëndë dhe shprehen se ‘janë të vështirë për të gjithë’. Kjo është shumë e vështirë për t’u dëgjuar”, theksoi Kandiq.
Shefja e seksionit politik të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sylvie Estriga, tha se në periudhën e kaluar është bërë shumë për të zgjidhur fatin e të zhdukurve, por se ende ka shumë familje që nuk e dinë fatin e anëtarëve të tyre, kështu që zhgënjimi i tyre është legjitim.
“Ata kanë të drejtë të informohen për fatin e më të dashurve të tyre, sepse pas atyre numrave qëndrojnë disa njerëz. Në emër të asaj çështjeje humanitare, ne duhet të shmangim politizimin dhe të fokusohemi në zgjidhjen e rasteve”, tha ajo.
Drejtori i programit të Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, Matthew Holliday, i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të zgjidhur fatin e eshtrave të 350 deri në 400 personave të paidentifikuar në morgun e Prishtinës.
“Ai vend është një varr masiv mbi tokë dhe autoritetet e Prishtinës duhet të bashkëpunojnë me Komisionin për Persona të Zhdukur të Serbisë për të zgjidhur fatin e atyre njerëzve”, theksoi Holliday.
Ai u bëri thirrje të dyja palëve që të dyfishojnë përpjekjet dhe bashkëpunimin në gjetjen e varrezave masive dhe në këtë mënyrë t’u japin dinjitet personave të zhdukur. /Klankosova.tv/ KultPlus.com
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja përkujtoi sot Maks Velon, në ditën e tij të lindjes.
Sipas Gonxhes, Velo ishte një prej figurave të shquara të artit dhe arkitekturës.
“Në ditën e tij të lindjes, përkujtojmë sot një prej figurave të shquara të artit dhe arkitekturës shqiptare, mjeshtrin Maks Velo! Kontributi i tij i pazëvendësueshëm në kulturën tonë është një frymëzim i përhershëm për të gjithë ne dhe veprat e tij do të vazhdojnë të flasin për të gjithë brezat që do të vijnë. I përjetshëm kujtimi i Maks Velos”, shprehet Gonxhja.
Arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare më 7 maj 2020./atsh/ KultPlus.com
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se Vjosa është afër që të bëhet pjesë e trashëgimisë së mbrojtur botërore.
Kjo pasi, sipas Ramës ekspertët e misionit të UNESCO-s po vijojnë punën në terren mbi përgatitjen e dosjes për këtë, përcjell Kalnkosova.tv.
“Vjosa në UNESCO – Puna po vazhdon – Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura së bashku me ekspertët e misionit të UNESCO-s po vijojnë punën në terren mbi përgatitjen e dosjes për ta bërë Vjosën pjesë të trashëgimisë së mbrojtur botërore, duke vlerësuar nga afër mozaikun e saj si një prej ekosistemeve më unikë në Evropë dhe duke bërë pjesë të diskutimeve edhe banorët e bizneset e zonës”, ka shkruar kryeministri./
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Pragë u takua me ministrin e ri britanik për Evropën, Stephen Doughty.
Përmes një postimi në Facebook, e para e vendit thotë se për popullin e Kosovës, aleanca me Mbretërinë e Bashkuara është jashtëzakonisht e rëndësishme.
“Raportet e veçanta dhe historikisht të mira në mes të dy vendeve tona shërbejnë si themel i paluhatur për avancimin tutje të bashkëpunimit bilateral”, shkroi presidentja.
Prirja e saj për vijë blu mbi sy dhe hijet e krijuara nga dielli tregojnë se Diana, princesha e Uellsit e donte verën po aq sa ne të tjerët. Veshjet e saj të pushimeve u bënë ikonike, si rrobat e banjos me imazhe kafshësh ku ajo paraqitet duke u zhytur nga një jaht, meten të paharrueshme. Ajo gjithashtu vazhdon të mbetet një frymëzim për paraqitjet plot stil në një mot të nxehtë.
Flokët e theksuara në mënyrë të patëmetë, në ngjyrë të artë, ishin një nga pamjet më dashura për t’u parë në verë (dhe dimër). Ajo gjithashtu dinte t’i jepte shkëlqim dhe një pamje natyrale buzëve, vijë mbi sy në ngjyrë kafe dhe lëkurë të freskët, transmeton KultPlus.
Diana ishte modeste, por rrezatuese, me një shkëlqim nga i cili të gjithë mund të merrnim disa mësime bukurie. Më poshtë mund të shihni 11 herët kur ajo ishte muza e fundit e verës. / KultPlus.com
Të premten, në hapësirat e hotel ‘Grand’ është hapur ekspozita ‘Në hijen e lirimit mbështjellë’, përcjell KultPlus.
‘Në hijen e lirimit mbështjellë’ organizuar nga ‘Sekhmet Institute’ dhe kuruar nga Shaunak Mahbubani, ka bërë bashkë artistët si Agha Shahid Ali, Anna Ehrenstein, Arlinda Morina, Arbër Selmani, Astrit Ismaili, Bashar Murad, CEL Archive, Clifford Prince King, Dis-visible Narratives, Kristiyan Chalakov, Ledia Dushi, Marko Mizikimakov, Nanda Agic, Paola Revenioti, Pedra Costa, Piro Rexhepi, Rah Naqvi, Robert Gabris, Silvi Naçi, Dëshira Maja, The Queer Muslim Project, Uresa Ahmeti dhe Va-bene Elikem Fiatsi.
Ekspozita e cila paraqet vepra arti të mediumeve të ndryshme eksploron të qenit queer dhe kompleksitetet e veta bashkëkohore në dhe prej vendodhjes së Kosovës.
‘Në hijen e lirimit mbështjellë’ do të jetë e hapur deri më datë 29 shtator./KultPlus.com
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përgjatë Forumit Globsec në Pragë ka folur edhe për raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas Osmanit, dallimi në mes të Kosovës dhe SHBA-së është për shpejtësinë e veprimit dhe jo për rrugën që po ndiqet.
“S’ka ndonjë lloj mospajtimi që SHBA dhe Kosova duan një Kosovë sovrane, në kufijtë aktual. Por ndonjëherë qasja drejt mbajtjes së një Kosovë demokratike të fortë, mund të dallojmë. Janë taktikat nuancat. Mund të ketë diferenca në këtë drejtim. Por asnjëherë dhe s’ka pasur edhe as sot s’ka ndonjë lloj mospajtim se çfarë Kosovë duam. Kur ky themel është i shëndosh të gjitha sfidat mund të tejkalohen”, ka thënë Osmani.
Osmani tutje ka thënë se koordinimi me aleatët është kyç për suksesin e Kosovës, dhe sipas saj, në momentin që koordinohesh, suksesi është më i qëndrueshëm dhe më afatgjatë, derisa ka shtuar kur e bën të kundërtën, mund të kesh një sukses momental që mund të duket bukur, por që më pas mund të rezultojë në hapa mbrapa.
“Mospajtimi nuk është ndoshta sa i përket rrugës, por ndoshta vetëm shpejtësia me të cilën ecet në atë rrugë. Nuk po dua të them që e gjithë situata është krejt e qartë. Kam pasur 20 vjet përvojë në politikë dhe koordinimi me aleatët është kyç është një prej aspekteve kyça të suksesit tonë. Kur koordinohemi me aleatët në terren suksesi është më i qëndrueshëm më afatgjatë, por kur nuk e bëjmë këtë është një sukses vetëm momental, mund të duket mirë, mund të tingëllojë mirë, por që pastaj është më i brishtë si sukses dhe mund të bëjmë hapa mbrapa”, ka thënë presidentja e Kosovës, raporton Gazeta Express.
Presidentja në këtë panel në Pragë ka thënë se fuqia e Kosovës qëndron pikërisht tek aleancat me shtetet e fuqishme demokratike dhe ka përsëritur se dallimi mes Kosovës dhe SHBA-së mund të jetë tek shpejtësia me të cilën po ecet por jo për destinacionin.
“Kur mban aleanca të forta, këtu e ke fuqinë. Fuqia jonë me e madhe bazohet në partneritetin tonë. Kjo na ka mbajtur të fuqishëm. Pa marrë parasysh sfidat, jo çdokush pajtohet plotësisht me atë që them unë dhe kjo do të thotë që Kosova është një vend me demokraci të shëndoshë. Dallimi mes Kosovës dhe SHBA-së mund të jetë sesa shpejt ecim në një drejtim, nuk është puna për rrugën apo destinacionin”, ka thënë Osmani.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë të qartë në disa reagime të fundit se raporti në mes të SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës është lënduar dhe se veprimet e pa koordinuara dhe të njëanshme të Qeverisë së Kosovës vetëm sa po e rrisin përkqësimin e raporteve, shkruan Gazeta Express.
Në reagimin e lëshuar të premten më 30 gusht, Ambasada e SHBA-së ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka instrumentalizuar Policinë e Kosovës dhe se veprimet e fundit do të kenë ndikim edhe në raportin në mes të SHBA-së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe vartësve të kësja ministrie. Nga Ambasada kanë thënë se instrumentalizimi që po i bëhet policisë është shkelje e premtimit nga ana e Qeverisë së Kosovës për koordinim dhe konsultime të vazhdueshme me partnerët./ KultPlus.com
Miliarderi Elon Musk dhe kompania e tij e automjeteve elektrike Tesla janë liruar nga një padi kolektive e monedhës digjitale Dogecoin prej 258 miliardë dollarësh.
Padia, e ngritur në vitin 2022, pretendonte se komentet nga Musk në Twitter, tani e njohur si X dhe në pronësi të tij, manipuluan çmimin e Dogecoin dhe dëmtuan investitorët e kriptomonedhave.
Investitorët pretenduan se deklaratat e Musk-it, përfshirë se Dogecoin mund të jetë monedha e tij e preferuar, kriptomonedha e njerëzve dhe monedha e ardhshme e Tokës, ishin mashtruese.
Sipas dokumenteve të gjykatës, ata gjithashtu cituan pretendimet se Dogecoin mund të bëhet standardi për sistemin financiar global pasi Musk vendosi një Dogecoin në SpaceX dhe e fluturoi atë në Hënë duke thënë se Dogecoin do të paguante për misionin dhe atë se automjetet Testa mund të blihen me Dogecoin.
“Këto deklarata janë aspiruese dhe të fryra, jo faktike dhe të prirura për t’u falsifikuar”, shkroi në vendimin e tij gjyqtari amerikan i Qarkut Jugor të New York-ut, Alvin K. Hellerstein.
“Sa i përket skemës së supozuar ‘mbush dhe zbraz’ nga Musk dhe Tesla, nuk është e mundur të kuptohen pretendimet që përbëjnë bazën e përfundimit të paditësit për manipulimin e tregut”, shtoi ai.
Një numër i paditësve që iu bashkuan padisë në grup kërkuan 86 miliardë dollarë dëmshpërblim, përveç dëmeve të trefishta prej 172 miliardë dollarësh.
Dikur një kriptomonedhë e panjohur e krijuar si shaka, në fillim të vitit 2021 Dogecoin u rendit shpejt në top dhjetëshen e kriptomonedhave pasi Musk vazhdimisht postonte në Twitter në favor të saj.
Dje, Dogecoin u rendit e 8-ta në mesin e aseteve të kriptove me një kapital tregu prej 14.7 miliardë dollarësh.
Ndryshe nga kriptomendha më e madhe në botë Bitcoin, Dogecoin nuk ka ndonjë kufi në minimin e tij ose në sasinë që krijohet./ KultPlus.com
Në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare mbahet javën e ardhshme Java Kulturore Hungareze.
Kështu në Sheshin Italia në kryeqytet do të mbahet Festë e Madhe Hungareze në 2 shtator.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u shpreh se, më 2 Shtator, që përkon me hapjen e Javës Kulturore Hungareze, grupi folklorik Szinvavölgyi Néptáncműhely do të sjellë në kryeqytetin tonë një performancë që premton shumë gjallëri dhe emocion.
Szinvavölgyi Néptáncműhely spikat për ndjenjën jashtëzakonisht të zhvilluar të ritmit, improvizimin dhe lëvizjet energjike, të cilat do të krijojnë një atmosferë festive nën ritmin e kërcimit dhe notave muzikore.
Gonxhja fton qytetarët të bëhen pjesë e kësaj nate dhe të festojnë nën ritmet e kërcimit hungarez.
Gjithashtu në Muzeun Etnografik Elbasan në shtator do të bëhet hapja e madhe e ekspozitës së artistit të njohur modern digjital, Péter Vanicsek, si pjesë e Javës Kulturore Hungareze.
Gonxhja fton qytetarët të përjetojnë veprat e tij novatore që ndërthurin teknologjinë me krijimtarinë dhe ofrojnë një perspektivë të re mbi artin digjital.
Ekspozita do të jetë e hapur gjatë gjithë javës, duke i ftuar të interesuarit të eksplorojnë dhe të shijojnë këtë ndërthurje të veçantë të artit dhe teknologjisë./ KultPlus.com
Në akropolin e qytetit antik të Orikumit ndodhet kompleksi i kishave mesjetare, të nxjerra në dritë nga gërmimet arkeologjike në një kishë në vitin 2018 nga ekipi i arkeologëve shqiptaro-zviceranë.
Rrënojat ishin përshkruar që në shek. XIX nga arkeologu francez Leon Heuzey, ndërsa arkeologu austriak Carl Patsch në vitin 1904, thotë se aty gjendej kisha e Shën Gjergjit.
Gërmimet nxorën në dritë një kompleks kishash, ku më e hershmja daton në shek. VII pas Krishtit.
Në përfundim të gërmimit, në vitin 2022 projekti shqiptaro-zviceran në bashkëpunim me DRTK Vlorë realizoi restaurimin e rrënojave të kompleksit të kishave.
Sot vizitorët e parkut arkeologjik të Orikumit, nëpërmjet këtij monumenti mund të kuptojnë më qartë vijimin e jetës në Orikum edhe përgjatë Mesjetës./ KultPlus.com
Më 1 korrik të vitit 1804, u lind George Sand, erdhi në jetë një grua, zëfilli një epokë, u mbujt në të asokohshmen tokësore një personazh i pazakontë, gjegji në galaksi një konstelacion yjësie,… që do të ndeshej me kohën për ta ndryshuar atë në themel. Më shumë sesa si e tillë, ajo triumfoi si një shkrimtare, dramaturge, kritike letrare dhe aktiviste e zjarmtë e çështjeve sociale dhe politike, në vlimin e së cilës gjendej Franca e asokohëshme.
George Sand (Zhorzh Sand) mbetet një grua që plazmoi në memorien e epokës së saj një prej vullnesave më të njimendta dhe kurajot më të qenësishme. Edhe atëherë roli i gruas penetronte përmes rrapëllimash të zëshme të zinte vendin e saj të merituar. Ajo u desh të ndeshej me aktin e heroit në zemër e të kacafytej me cingërimën e një moralo konservator që nderej si një re dhe gërmushte rrebeshe dhe stuhi në qiellin e sertë. Në atë nevojë fluturimi, krahët e saj të brishtë kërkonin t’i jepnin përmasat e hyjshme lirisë. Megjithëse ajo gjendej në shoqërinë më të zëshme të kohës, ishte pjesë e vërshimit dhe mendimit të saj, u desh të përleshej dhe të fitonte, të kaplonte triumfin e gruas, zellin dhe forcën e saj përtëritëse.
George Sand është pseudonimi i Amantinë Oror Lysil Dypë, romanciere, autore dramatike dhe kritike letrare franceze. Krijimtaria e saj është shumë e pasur. Romanet e saj të para si “Indiana”, publikuar në vitin1832, trajtojnë marrëdhëniet shoqërore dhe ngrenë lart revoltën e grave, duke shfaqur edhe ndjenjat e bashkëkohëseve të saj, diçka e pazakontë për atë kohë që ndau opinionin publik nga ai i elitës letrare. Më pas, Sand ngre në romane çështje sociale, duke mbrojtur punëtorët dhe të varfrit dhe duke imagjinuar një shoqëri pa klasa e konflikte, si te veprat “Mopra” (1837) dhe “Mullixhiu i Angibosë” (1845). Ndërsa roli i saj bëhet gjithnjë e më dominues, tërhiqet nga mjedisi rural dhe shkruan romane të idealizuara me tema nga fshati, si “Pellgu i Djallit” (1846), “Fadeta e Vogël” (1849),“Fransua Shampi” (1850) etj. Përveç romanit, Sand ka lëvruar edhe gjini tëtjera si autobiografia, “Historia e jetës sime” (1855) dhe romani historik, “Konsuelo” (1843) ku përmes figurës së një këngëtareje italiane, ajo shpalos peizazhin artistik europian të shekullit XVIII, ose “Bukuroshët e Bua Doré”,(1858) ku përshkruhen aventurat dhe peripecitë e shumta dashurore në kontekstin e kundërshtive fetare nën sundimin e mbretit Luigji XIII.
George Sand, kjo grua në zenit
Pavarësisht se kritikohej mjaft nga figura të njohura letrare te kohës si Sharl Bodler, apo Zhyl d’Orevili, Sand ishte në qendër të jetës intelektuale, duke pritur në pronat e saj në Nohant ose në Palezo, personalitete të ndryshme si muzikantët Franz List dhe Frederik Shopen; shkrimtarët Honore dë Balzak, GustavFlober, piktorin Eugjen Delakrua, duke u dhënë këshilla dhe kurajë. Kujtojmë sakaq lidhjet e ngushta nëpërmjet letërkëmbimit me shkrimtarin Viktor Hygo.
Ajo u shqua edhe për një angazhim politik aktiv duke filluar nga viti1848, duke nxitur Aleksandër Rolë në fillimin e publikimit të tre gazetave ndërtë cilat Kauza e Popullit, Buletini i Republikës etj. Zhorzh Sand lindi në Paris më 1 korrik të vitit 1804. Tre vitet e para të jetës i kalon në një shtëpi të vogël. Familja shpërngulet në Madrid dhe pas ca kohe kthehet përsërinë Nohant te gjyshja e Amantinës. Më 16 shtator 1808, i ati vdes pas një rënie nga kali. Amantina rritet në Nohant, në fillim me të ëmën dhe pastaj me gjyshen. Më vonë gjyshja kujdeset për të dhe merret me arsimimin e saj, ku i gjen edhe një mësues privat, i cili kishte mësuar edhe të atin e saj. Sand mbeti gjatë gjithë jetës shumë e lidhur me Nohant dhe fshatin ku mund të marrë arratinë nga e përditshmja dhe të gjejë frymëzim. Temat nga jeta në fshat i gjejmë në shumë romane të saj. Në vitin 1817, gjyshja e saj e dërgon në një kuvend për t’u arsimuar më tej, ku kalon tre vjet nga dimri i viteve 1817-1818 deri në pranverë të vitit 1820. Pas vdekjes së gjyshes, e ëma e thërret në Paris, por marrëdhëniet e tyre acarohen dhe në fillim të vitit 1822, e ëma ia beson të bijën një familjeje me pesë vajza. Aty ajo njeh Fransua Dydëvo, me tëcilin martohet në shtator të atij viti dhe shkojnë për të jetuar në Nohant. Më 30 qershor 1823, sjell në jetë djalin e saj Moris. Gjatë një udhëtimi në Pirenej, njihet me Oreljë dë Sez me të cilin ka një marrëdhënie platonike. Nga viti 1826 deri në 1831, qëndron kryesisht në Nohant.
George Sand, rrëfenjë dhe kumt
“Rrëfimi i një fëmijë të këtij shekulli”. Pas vdekjes së Mysesë, Sand boton “Ajo dhe Ai”, ku tregon historinë e tyre. Në vitin 1835, Sand njihet me një avokat të famshëm i cili e mbron në divorcin me të shoqin. Ky avokat e frymëzon për personazhin e Simonit në romanin me të njëjtin titull. Ndahet prej tij në 1837 dhe po atë vit, mësuesi i djalit të saj bëhet një nga të dashurit e saj të shumtë. Më 28 gusht 1836, shkon në Zvicër ku e pret Franz List, të cilin e kishte njohur nëpërmjet Mysesë. Lidhja e tyre mbetet miqësore. Sand takohet me kompozitorin polak, Frederik Shopen në 1836 dhe jeton me të për dhjetë vjet. Lidhja e tyre ishte shumë e ndërlikuar. Në fillim ishin miq, pastaj të dashur dhe pasi Shopeni sëmuret, lidhja e tyre bëhet gati si marrëdhënia nënë- bir. Marrëdhëniet jo të mira të çiftit me fëmijët e saj çuan drejt ndarjes së tyre. Sand lidhet me demokratët dhe në 1848 gëzohet për rëniene mbretit Luigj – Filip dhe për fundin e Monarkisë së Korrikut. Megjithatë, nuk i pëlqen lëvizja e Komunës së Parisit dhe pas dhunës së revoltave kthehet në Nohant. Për shkaqe financiare detyrohet të shkruajë për teatër. Në Nohant, ushtron edhe funksionin e mjekut dhe ndërkaq udhëton shumë nëpër Francë. Mban lidhje miqësore nëpërmjet letrave me shkrimtarin Gustav Flober, dhe njihet edhe me Teofil Gotje, Sënt Bëv, vëllezërit Gonkur, etj… Nuk ndalet së shkruari derisa vdes më 8 qershor të vitit 1876, në moshën 71 vjeçe.
George Sand, ishte gruaja e kapërcyellit të epokave. Përpjekjet e saj mbetet emblematike. Një grua që jetoi çdo moment si një grua bashkëshorte, grua nënë, grua kohë. /KultPlus.com
Princeshë Diana është një nga personazhet më të përfolura të familjes mbretërore, edhe pse sot ajo nuk jeton. Si sot 27 vjet më parë lajmi i vdekjes së saj tronditi botën. Ajo vdiq në moshën 36-vjeçare, në një aksident rrugor në Paris, së bashku me të dashurin e saj Dodi Fayed dhe shoferin e tyre.
Diana vinte nga një familje fisnike dhe kishte një pasion të jashtëzakonshëm për baletin dhe pianon dhe gjithashtu adhuronte sportin më atletik, notin.
Historia e saj me Princ Charles nisi kur ajo ishte vetëm 16 vjeç. Që në takimin e parë Charles-i ishte magjepsur nga ajo, por mosha e Dianës mbetej një problem për dashurinë e tyre. Por historia do të vazhdonte vite më vonë dhe në vitin 1981 Diana dhe Charles kurorëzuan dashurinë e tyre me një ceremoni madhështore, që u ndoq nga 750 milionë njerëz nga e gjithë bota.
Ajo jo vetën që u bë pjesë e familjes mbetërore, por hyri në zemrën e të gjithë anglezëve. Bujare, e çiltër, humane dhe e palodhur, këto fjalë e identifikojë atë. Diana nuk ishte thjesht bashkëshortja e një princ, ajo arriti të tregonte vlerat që mbarte dhe të adhurohej nga e gjithë bota. Ajo ishte gjithmonë pranë popullit të saj, në të mirë dhe në të keqe dhe sot nga anglezët quhet “Princesha e Popullit”.
Diana dhe Charles sollën në jetë dy fëmijë, William dhe Harry-n, por përralla e tyre e dashurisë mbaroi. Ajo u divorcua nga Princ Charles në vitin 1996, por sërish ajo vazhdoi t’i shërbente popullit të saj.
Jo vetëm që e adhuronin, Diana ishte e rrethuar nga shumë njerëz që e kishin zili për bukurinë, zgjuarsinë dhe jetën e saj që i ngjante një skenari të një filmi.
Ajo e jetoi jetën plot pasion, por në 23 gusht të vitit 1997 erdhi fundi i jetës së saj. Ajo u përfshi në një aksident rrugor në tunelin në rrugën Pont de l’Alma,Paris, së bashku me të dashurin e saj, miliarderi Dodi Fayed. Dodi she shoferi vdiqën menjëherë pas aksidentit, ndërsa Diana u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ajo nuk arriti të shpëtonte. Mjekët konfirmuan vdekjen e saj rreth orës 4 të mëngjesit, ndërsa dëshmitarët treguan se“ O zot cfarë ka ndodhur” ishte fjala e fundit e Dianës.
Trupi i saj u dërgua në Londër nga dy motrat Lady Sarah McCorquodale dhe Lady Jane Felloëesdhe Princi i Wellsit. Ajo u varros me 6 shtator 1997, një varrim që u transmetua drejtpërdrejt në shumë media ndërkombëtare, ndërsa 3 milionë njerëz ishin të pranishëm në varrimin e saj.
Vdekja e saj u shoqërua me shumë mistere, hipoteza, aludime dhe dokumentarë, por edhe sot pas plot vitesh nuk dihet se çfarë ndodhi me saktësi atë natë në Paris. Diana sot nuk jeton, por gjithmonë do të ngelet si Princesha më e dashur në histori, si edhe një nga gratë më të vlerësuara në botë./ KultPlus.com
Vitet 1938-1942 janë vitet më prodhimtare dhe vendimtare të gjithë veprës së Kamysë, pasi pikërisht në këto vite ai shkroi tre veprat e tij madhore: I huaji, Miti i Sizifit dhe dramën Caligula, ose siç thonë kritikët “tre absurdët”. Ai në fakt kishte dëshirë të kalonte nga eseja filozofike në romane apo drama, pra t’i gërshetonte këto gjini të ndryshme artistike. “Nëse do të jesh filozof shkruaj romane”,- thoshte ai. Duke iu referuar librit Neveria të Sartrit, ai shkruante: ”Një roman është veçse një filozofi e shprehur në imazhe”.
Që në rini të tij Kamy ishte një njeri i pasionuar ndaj filozofisë dhe idea e absurdit u formua gradualisht tekai, duke kaluar më pas në stadin e njeriut të revoltuar. “Sot nëna vdiq. Ndoshta dje, nuk e di…- e fillon ai romanin e tij I huaji. Personazhi kryesor quhetMeursault dhe është një përzjerje e fjalëve “det” dhe “diell”, (“mer” dhe “soleil”). Eshtë historia e një njeriu, të cilit vdekja e nënës nuk i ngjall asnjë lloj emocioni. Pasi e varros, ai shkon në plazh dhe aty piktakohet me një vajzë që ka qef të shkojë me të. Ajo i kërkon të martohen. Në fakt ai nuk e do atë, por nuk gjen asnjë arësye për ta refuzuar. Me këtë lloj shpërkujdesje, aimiqësohet me një qeraxhi, i cili keqtrajton motrën e një arabi. Dhe kur Mersault është në plazh, në rrethana absurde e arbitrare, ai e vret arabin. Ai është indiferent nga vdekja e arabit, por kur dënohet me vdekje, ai nuk do të vdesë…Gjatë proçesit, kur e pyesin se përse e vrau arabin, ai i përgjigjet gjykatësve: ”Për shkak të diellit!”
Duke iu referuar këtij romani, vite më vonë, Kamy do tu pohonte kritikëve: “Romanin I huajipo e përmbledh brënda një fraze që e di se është paradoksale:Në shoqërinë tonë çdo njeri që nuk qan në varrimin e nënës së tij ka rrezik ta dënojnë me vdekje. Dua të them se heroi i librit është i dënuar, pasi ai nuk bën si të tjerët, nuk di të luajë. Në këtë kuptim ai është i huaj në shoqëri, endet kuturu në rrugicat e jetës së tij private, në shtigjet vetmitare dhe sensuale. Ja pse lexuesit tentojnë ta konsiderojnë atë si një anije e mbytur. Meursault nuk bën si të tjerët. Dhe përgjigja është e thjeshtë: ai refuzon të gënjejë. Por ai është për mua një njeri i mjerë, i xhveshur, i dashuruar pas diellit, pa hije. Një pasion i thellë e gjallon atë: pasioni për absoluten dhe të vërtetën.»
Në tezën e tij me titull Të vërtetat e Albert Kamysë, studjuesi shqiptar Ardian Marashi, ka nënvizuar pikërisht këtë anë të kontributit të Kamysë: “Ndërgjegja kundër kaosit”, kjo ishte idea që të tjerët kishin për Kamynë, – shkruan ai. – Në epokën e Luftës dhe të hutimit menjëherë pas-lufte, me veprën e tij të rëndësishme dhe qartësinë e fjalës së tij, Kamyja u bë një pikë referimi për të gjithë ata që shikonin tek e vërteta armën më efikase dhe më të sigurtë kundër kaosit dhe gjëndjes së pashpresë.”
Edhe në librin tjetër të Kamysë, të shkruar paralelisht me romanin I huaji, pra Miti i Sizifit, në thelb është analiza e njeriu absurd, e gjëndjes së tij të hedhur në një botë absurde. “«Absurdi lind nga ky konfrontim midis thirrjes njerëzore dhe heshtjes së pa arësyeshme të botës».” Kamy nënvizon se është “divorci midis shpirtit që dëshiron dhe botës që e zhgënjen”. Pra është gjëndja e njeriut të dënuar si Sizifi, të cilit i duhet të ngrejë gurë të mëdhenj në majë të një mali dhe që bien përsëri; e njeriut që nuk gjen përgjigje për pyetjet e tij dhe që ndihet “i huaj në një botë pa të vërteta”. “Atëherë një problem filozofik shtrohet para nesh, thotë Kamy: vetvrasja! Por nëse duhet të jetojmë, ne duhet të dijmë ta kapërcejmë absurdin dhe të imagjinojmë Sizifin e lumtur… Sizifi i lumtur i sfidon Perënditë”.
Më vonë, në figurën e Prometeut, ai do të shohë revoltën, si rrugëzgjidhje të një jete të denjë. Në fakt, tema e absurdit dhe e revoltës do ta përshkojë tërë veprën e Kamysë, veçanërisht në “tre absurdët” e tij. Në romanin La peste,(Murtaja), ngjarjet zhvillohen në Oran të Algjerisë. Në qytet ka rënë murtaja dhe minjtë ngordhin rrugëve. Murtaja i dënon njerëzit me ndarje, me vetmi dhe vdekje. Disa tentojnë të ikin, ndërsa të tjerë, siç janë Tarrau dhe doktor Rieux, kronistë të këtyre ngjarjeve, qëndrojnë të bëjnë rezistencë. Por revolta e tyre është intime, jo shoqërore. Murtaja për Kamynë është një sëmundje ashtu si dhe absurditeti, një sëmundje e shpirtit ndaj së cilës çdo fitore është provizore, pasi një ditë,murtaja do të rishfaqet. Por murtaja është njëkohësisht dhe nazizmi, fashizmi,stalinizmi e çdo lloj totalitarizmi.
Drama Caligula (Kaligula), është padyshim një kryevepër e artit teatral. Caligula ishte një njeri i zakonshëm deri në vdekjen e motrës së tij Drusilla, e cila i zbuloi atij absurditetin e ekzistencës së shoqërisë njerëzore. Që nga ai çast, ai u bë një tiran i pamëshirshëm, duke pretenduar se mishëronte figurën e fatit, më qëllim që t’u tregonte njerëzve se ai do t’i çlironte nga nënshtrimi ç’njerëzor.
Njeriu i revoltuar gjeti jehonë të madhe, por dhe ngjalli shumë debate ndër intelektualëte kohës, pasi Kamyja shtronte në të çështjen e dyfishtë të revoltave estetike dhe të atyre historike. Ai e kritikonte qëndrimin “romantik” të një revolte poetike, shfaqje e fundit e së cilës kishte qënë surrealizmi, i cili në fund të fundit përfundoi në konformizëm. Kurse lidhur me revoltën historike, Kamyja e dënonte optikën nihiliste në tentativën revolucionare, idenë e shkatërrimit dhe që e shikonte lumturinë në kohrat e ardhshme. Siç e thotë dhe kritiku francez Daniel Rondeau në librin e tij Kamyja apo premtimet e jetës, «Kamyja mishëroinë kohën e vet modelin e intelektualit të angazhuar”, pasi ai zgjodhi revoltën dhe jo Revolucionin. Madje, që kur ia dërgoi dorëshkrimin e Njeriut të revoltuar një mikut të tij që ta lexonte, ai e kishte paralajmëruar: “Me këtë libër ti do të bësh shumë armiq”. Po, dhe në rradhë të parë me komunistët, pasi ai e kritikonte komunizmin stalinist, këtë gënjeshtër të prodhuar në Moskë. Ja pse atë filluan ta kritikonin ngado për pozicionet e tij humaniste, për moralin e tij të “Kryqit të kuq », pasi ai shprehej kundër të gjitha revolucioneve, meqë revolucionet do të thonin në fund të fund dhunë.
Padyshim që në historinë e letërsisë franceze, Kamy do të mbetet si krijuesi i koncepteve moderne në letërsi: njeriu i revoltuar, absurdi, revolta ndaj absurdit. “Unë nuk jam filozof, – shkruante ai, – dhe as nuk pretendoj të jem”. Në fletoret e tij kanë mbetur shënimet rreth koncepteve mbi absurdin, drejtësinë, dashurinë, violencën, siç e shohim dhe në esenë e tij filozofike Refleksione mbi gijotinën, në kohën kur në vëndlindjen e tij në Algjer, gijotina bënte kërdinë. “Tri absurdët”, pra I Huaji( roman), Kaligula (pjesë teatri) dhe Miti i Sizifit (ese), tregojnë për shqetësimin e tij për të folur rreth absurdit dhe absurditetit që mbretëron në shoqërinë njerëzore. “Je me revolte, donc nous sommes”! – thoshte Kamy. “Unë revoltohem, pra ne ekzistojmë»! Për të, «vetëm nga revolta lind lumturia; «lufta drejt majave, mjafton për të mbushur një zemër njeriu… Revolta kundër absurditetit mund t’i shërbejë jetës.Pozicioni i vetëm filozofik dhe koherent është ai i revoltës, «un confrontement perpetuel de l’homme à sa propre absurdité».
Rënia
Në fillim të vitit 1956, Kamy vuante krizën e shkrimtarit, krizën e atij që i duket se s’ka shkruar asgjë me vlerë në këtë botë dhe se diçka e madhe e ka shterrur frymëzimin e tij. Ai ndjehet i dëshpëruar, i trishtë dhe orë të rëra e kalon duke menduar se krijimtaria e tij kishte marrë fund. Nga ana tjetër, gjëndja në familjen e tij ishte bërë tepër e rëndë për shkak të sëmundjes së Francine-s dhe anktheve të shpeshta të saj. E megjithatë ai e mbaroi dorëshkrimin që kishte nisur prej disa kohësh dhe që mendonte ta titullonte Le Cri, (Klithja). Këtë dorëshkrim ai ia dërgoi një mikeshe të tij të afërt, duke i shtuar: “Kam frikë se mos Francine do të lëndohet…” Nuk kalojnë shumë kohë dhe ai i shkruan përsëri asaj: “Tregimi do të botohet nën titullin Le Cri. Por tani jam shkëputur nga ai tregim dhe kam dëshirë të shkruaj diçka tjetër,madje jam në ethe, ashtu si të burgosurit që duan të kapin vitet e tyre të humbura”. Pra, pas botimit të esesë Njeriu i Revoltuar në vitin 1951, pesë vjet më vonë, Kamy botoi Le Cri, apo siç e titulloi përfundimisht ai La Chute, (Rënia),e cila do të vihej në skenë dhe në teatër. Ishte si të thuash historia e tij,historia e një njeriu të brejtur nga faji, pse nuk e kishte shpëtuar një grua që kishte vdekur nga dëshpërimi. Një vështrim filozofik për njeriun dhe kohën,por dhe refleks i jetës personale të tij dhe gruas Francine. “Po kaloja mbi urë anash bordurës së përkulur të atij parmaku që dukej sikur shikonte nga lumi. Shumë pranë pikasa figurën e hollë të një vajze të veshur me të zeza. Midis flokëve të errta dhe jakës së palltos së saj, shquhej vetëm zverku i njomë e i qullët, pas së cilës dçka ndjeva. Por pas një hezitimi, vazhdova rrugën. Kisha ecur tashmë nja pesëdhjetë metra kur dëgjova një zhurmë, që megjithëse errësirë, m’u duk e diçka e hatashme në heshtjen e asaj nate, zhurmën e një trupi që binte mbi ujë. Ndalova menjëherë. Pothuaj në të njëjtën kohë dëgjova një klithmë që u përsërit disa herë dhe që binte edhe ajo mbi lumë, duke u shuar pastaj menjëherë…”
Kur tregimi u botua ai u prit me shumë sukses, edhe pse të gjithë e kuptojnë se është një tregim autobiografik, madje e para ishte Francine. Heroi i tregimit është një avokat me emrin Jean-Baptiste Clamence, por të gjithë shohin tek kjo figurë vetë Kamynë, intelektualin e së majtës franceze të asaj kohe, ose një përzjerje Kamy-Sartre, një njeri që ka shumë armiq dhe që ngado e kritikojnë, e shajnë dhe e godasin. Ai shëmbëllen me të, me krizën e tij. Në simbolikën e gruas që kërkon të hidhet në Senë nga ura “Pont des Arts” kritikët shohin vetë Francine-n që kishte tentuar të vriste veten në vitin 1953, si në Algjer ashtu dhe në Paris. “Klithma e gruas që Clamence nuk arrin ta shpëtojë, është klithma e gruas së tij”, – shkruan biografi i Kamysë, Olivier Todd.
Dhe pikërisht pas këtij romani që i ngjan më tepër një monologu dramatik dhe që është një rrëfim dostojevskian, në Paris erdhi lajmi se Albert Kamy ishte shpallur nobelisti i vitit për letërsinë, si një autor që “me veprën e tij ka nxjerrë në pah problemet që shtron sot koha në ndërgjegjen e njerëzve”. Shkrimtari dhe filozofi që i urrente dekoratat dhe që kishte deklaruar se nuk do të pranonte ndere, madje as dhe antarësinë në Akademinë Franceze, mori rrugën drejt Stokholmit për të marrë titullin e madh, atë titull që disa vjet më vonë Sartri do ta refuzonte. “Ja një nga emrat e rrallë të zërave letrare që dolën nga kaosi i pasluftës në tonin harmonioz e të saktë të humanizmit”, – shkruante ato ditë New York Times.
Në fjalët etij në ceremoninë e 10 dhjetorit të vitit 1957, Kamy do t’i drejtohej botës: “Shkrimtari nuk mund të vihet në shërbim të atyre që bëjnë historinë, por të atyre që e pësojnë atë…Në të gjitha rrethanat e jetës së tij, në rrethana të errta apo në momente fame, i hedhur në hekurat e tiranisë apo i lirë për një kohë kur mund të shprehet, shkrimtari mund ta rigjejë ndjesinë e komunitetit që do ta kuptojë atë, nëse ai përballon dy detyra të mëdha që ka ky profesion: shërbimin ndaj së vërtetës dhe ndajl irisë…E vërteta është misterioze, që të shket dhe që duhet ta gjesh atë. Liria është e rrezikshme, e vështirë ta jetosh po aq sa është dhe ekzaltuese. Ne duhet të ecim drejt këtyre dy qëllimeve të mundimshme dhe duhet të ecim me vendosmëri.”
Po, Kamy e dinte se për të, ashtu si për çdo artist, kjo udhë e së vërtetës dhe e lirisë ishte e vështirë dhe shpesh zhgënjyese. E megjithatë ai ecte, ngjitej nën siluetën e një Sizifi që mbante mbi vete shpresë, një shpresë të madhe. Megjithë suksesin e madh të tij, Kamy ishte një njeri thellësisht i dëshpëruar,jo vetëm pse vazhdimisht ishte i sëmurë rëndë nga tuberkulozi, por dhe sepse nuk po arrinte të shkruante vepra të tjera.
Teatri, ky pasion ipashuar
Albert Kamy ishte njeri i teatrit.Gjithë jeta e tij letrare kaloi nga skena e teatrit, bashkëjetoi me të, me shfaqjet teatrale dhe pasionin e skenës. Ishte pasioni i hershëm i tij. Që nëvitin 1936, ai kishte themeluar “Teatrin e Punës”, një teatër për publikun e thjeshtë e të varfër, duke vënë në skenë tema sociale dhe historike, duke iu drejtuar autorëve të tij të preferuar si Eskili, (me Prometeun), Dostojevski, (Vëllezërit Karamazov), Gorki, (Basifondet), Malraux, (Koha e përbuzjes), Gide, (Kthimi i djalit gjeni), etj. Madje ai eksperimentoi dhe krijimin e dramës kolektive, siç ishte vënia në skenë e pjesës Revolta e Asturias. Edhe pas luftës, aiiu rikthye përsëri teatrit, duke shkruar drama të njëpasnjëshme apo romane që adaptoheshin si pjesë teatrale. Shtet-rrethimi,Të Drejtët, Murtaja, Kaligula… Albert Kamy shkëlqente si në esetë filozofike, në romane e tregime, (Dasma), ashtu dhe në teatër. Madje në vitet 50’ai adaptoi për teatrin francez dhe një sërë autorësh të dashur të tij si Dostojevskin, Buzatin, Folkner, Kalderon, etj.
Në shumë letra të tij, apo shënime ditari, ai tregonte vuajtjen e madhe të tij. Madje dhe aktorja Casares, me dashurinë e saj nuk arriti ta bëjë të gëzuar. Për këtë qëllim, me paratë e çmimit “Nobel”, Kamy bleu një shtëpi në jug të Francës, në Lourmorin, në Vaucluse, diku midis vreshtave, që të mund të shkruante larg Parisit. Por shpejt ai e kuptoi se nuk mund të bënte pa kryeqytetin e tij. Kjo gjëndje e tij ishte rënduar në fakt dhe nga depresioni i gruas së tij Francine, e cila tentoi të vriste veten. Madje dhe ai, shpesh herë kishte patur idenë e vetvrasjes, e ndjesisë së absurdit dhe të jetës në një tynel të errët e të pafund. I ndodhur përballë kritikash letrare, veçanërisht ndaj librit L’Homme revolté, (Njeriu irevoltuar), si dhe filozofisë së tij të absurdit dhe revoltës, ai përjetoi një kalvar të vërtetë.
Megjithatë,në vitin 1959, ideja e një romani të ri kishte lindur tek ai: ishte Njeriu i Parë, (Le Premier Homme), roman që siç thoshte ai do të ishte një lloj afresku për nga përmasat dhe kohën që do të trajtonte. Madje kur e pyesnin ato kohë, ai u thoshte miqve të tij duke qeshur se, “po shkruante Luftën dhe Paqen e tij”, duke iu kujtuar analogjinë me romanin e Tolstoit, të cilin ai e adhuronte si shkrimtar. Po,ishte një roman për jetën e tij, kushtuar nënës së tij, të cilën e donte më shumë se çdo gjë tjetër në botë, atë nënë analfabete në ato shtëpi të varfëra në Rue de Lyon në lagjet popullore të Algjerit, atë nënë të pafjaltë e gjithë mirësi që e shihte veçse në mbrëmje pas pune, atë grua që kishte përballuar dhimbjet dhe vuajtjet e jetës dhe që ashtu heshturazi i kishte dhënë aq shumë dashuri. Ja pse dhe këtë libër ai ia kushtonte nënës, “A toi qui ne pourras jamais lire ce livre”(“Ty që kurrë nuk do ta lexosh këtë libër”.)
Kamy nuk e kishte njohur kurrë të atin e tij, Lusien Kamy (Lucien Camus), që gjatë luftës së parë botërore, bashkë me batalionin e tij të “zuave” kishte shkuar në frontin francez, atin që kishte vdekur në një spital nga plagët që kishte marrë. Kur Kamy kishte shkuar për herë të parë pranë varrit të tij, (në roman është personazhi Jacques Cormery në rolin e tij), ai kishte pikasur se ai njeri që ishte ati i tij, kishte vdekur më i ri se sa ç’ishte Kamy në atë çast dhe kjo gjë e kishte tronditur. Ky ishte Le PremierHomme, i pambaruar, kjo «klithmë e jetimit të pa ngushëlluar», siç do të shkruante kritiku George de Brulon, nënjë kohë që siç thoshte Kamy, «unë nuk kam shkruar veçse një të tretën e veprës time».
Njeriu që i donte aq shumë gratë
Kur redaktonte Kamy librin e tij të fundit, Le PremierHomme, i cili mbeti i papërfunduar, në fletoret e tij ai kishte shkruar: “J’aime quatres femmes à la fois et mène donc une vie vide”, («Kam dashur katër gra njëherësh dhe kam bërë një jetë boshe»)… Katër gra kishin lënë gjurmë tek ai edhe pse ai kishte njohur dhe dashuruar në kohë të shkurtra dhe shumë gra të tjera: Francine, Maria Casares, apo «Unikalja», siç e quante ai, aktorja Caterine Sellers që e zgjodhi për rolin e pjesës teatrale Requiem pour une nonne në vitin 1956 dhe Mi, danezja e re të cilën e takoi në fund të jetës, në vitin 1957. Ai nuk e përmend gruan e tij të parë, Simone Hié, një femër estravagante që pëlqente morfinën dhe heroinën dhe që e pinte cigaren si një Garbo. Dashuria e tyre ishte e shkurtër edhe pse u martuan në një ditë qershori të vitit 1934, atëherë kur ai vuante nga turbekulozi dhedonte të gëzonte jetën, duke menduar se do të vdiste i ri. Madje asaj i dedikoidhe një libër, Libri i Melusine-s,por ajo e tradhëtoi me një mjek dhe kështu ata u ndanë. Dhe ai do të pikëtakonte në udhën e tij plot gra të tjera, siç ishte Christiane Galindo, të cilën e dashuroi në vitin 1937, një brune e bukur që kishte dëshirë të shtypte në makinën e shkrimit dorëshkrimet e tij. Olivier Todd, biografi i tij, shkrunse «ai kishte një mënyrë që i zhvishte gratë përmes shikimit». Një kritik tjetër, ka shkruar se «ai ishte besnik në ide dhe i pabesë me gratë».Tek Miti i Sizifit, duke shkruar për Don Zhuanin, ai shkruan gjithashtu se «çdo njeri i shëndetshëm kërkon të shumfishohet. Po kështu dhe Don Zhuani. Ai i do gratë me të njëjtin vrull, duke iu përkushtuar atyre”. Francine ishte nëna e dy binjakëve të tij dhe familja e tij, e cila mbetej thellësisht e dashuruar pas tij; “F. a le gout de l’absolu” (Francine ka shijen e absolutes”, shkruante ai. Ajo ia njeh aventurat, dashuritë me gratë e tjera. Në deliret e saj kur e çojnë në një spital psikiatrik, ajo përmëndte shpesh emrin e Maria Casares, rivales së saj. Të gjitha të dashurat e tij kanë një individualitet të fortë dhe një talent. Francine ishte një pianiste e shkëlqyer dhe matematiciene. Ajo ishte virtuoze në pjesët e Bahut. Casares ishte ylli i teatrit francez. Dhe Sellers shkëlqeu në skenën e teatrit parizian. Mi vizatonte me një talent të jashtëzakonshëm… E megjithatë, Kamy ishte me to gjithnjë i sinqertë, i hapët. Dhe kur Maria Casares do t’i shkruante të vërtetën, në mënyrën e tij: ”Të kam tradhëtuar, asnjëherë nuk të kam tradhëtuar”… Po, ai dashuronte disa njëkohësisht dhe nuk i tradhëtonte shpirtërisht. E çuditshme por e vërtetë.
Madje dhe ditët e fundit të jetës sëtij, ai jetonte me dashuritë e tij, me imazhet e të dashurave të tij të gjithëkohëshme, me letrat që u dergonte, apo takimet e fshehta. Më 29 dhjetor,ai i shkruante të dashurës së tij në Danimarkë, Mi, e cila pas pak ditësh do të marrë avionin për në Paris: «Kjo ndarje e tmerrëshme, na bëri të paktën të kuptojmë nevojën e përhershme për njëri-tjetrin… Të pres e dashura ime, e zjarrta ime, vogëlushja ime e shtrenjtë».Një ditë më vonë ai i shkruante fjalë të ëmbla Catherine Sellers dhe po atë ditë, pasdite, i shkruante të dashurës së tij të vjetër Maria Casares: «Të dërgoj një mal me urime të dashura që jeta të bulëzojë tek ty, duke të dhënë atë imazh që e dua prej kaq shumë vitesh. Të dërgoj gjithë diejtë e zemrës. Të puth dhe të shtrëngoj pas vetes gjer të martën e ardhshme kur do të takohemi, për të rifilluar përsëri»…Por më 31 dhjetor, përsëri i shkruan të dashurës tjetër Sellers: «Kjo është letra ime e fundit e dashur…» Vallë do të ishte e fundit? A do t’i takonte më ai të dashurat e tij. A do të përgjërohej më ajo zemër, që gjithë jetën ishte drithëruar nga emocioni i takimit femëror, nga një dehje e pazakontë që e bënte të jetonte, që i jepte ndjesinë e lumturisë?
Një udhëtim i ndërprerë
Një herë, kur kishte çuar të dashurën e tij në Auvers-sur-Oise për të parë dhomën e piktorit Van Gogh në Auvers-sur-Oise, kur ai banonte atje para se të vriste veten, duke shkuar me makinë, Casares i kishte thënë që të ecnin ca më shpejt se si shumë ngadalë e kishte marrë. Por Kamy i ishte përgjigjur: ”S’ka gjë më idiote sesa të vdesësh nga një aksident automobilistik”. Dhe kjo që nuk pritej do t’i ndodhte disa vjet më vonë, rrugës kur ai po kthehej në Paris bashkë me mikun etij Michel Gallimard dhe gruan e botuesit.
Ata ishin 22 km larg Parisit, kur një plasje gome e makinës i përplasi ata tek një pemë. Kamy që ishte përpara mbetii vdekur. Ora e tij kishte ndalur në momentin e përplasjes fatale: 13.55’. Disa dhjetra metra më tutje, u gjet çanta e përbaltur e Kamysë, ku kishte dorëshkrimin e romanit të papërfunduar Njeriui Parë. Madje në çantë i gjetën dhe një horoskop, ku ai kishte shënuar: “Vepra kryesore që të bën të pavdekshëm do të jetë midis viteve 1960-1965”. Dukej se gjithçka ishte parathënë nga vetë ai. “Aksidenti dukej se ndodhi për shkak të bllokimit të një rrote ose thyerjes së një aksi, por edhe ekspertet nuk dinin si ta shpjegonin atë aksident katastrofik mbi një rrap, me një rrugë të gjerë 9 metra dhe pa trafik”, ka shkruar biografi i tij, Herbert R. Lotman në librin Kamy. Disa analistë kanë parë tek ky aksident dorën e KGB-së sovjetike, të kryer me urdhër direkt të ministrit të Brendshëm rus të asaj kohe, Dmitri Trofimovic Shepilov, të cilin Kamyja e kishte sulmuar drejtpërdrejtë për pushtimin e Hungarisë, në një artikull të gazetës Franc tireur, në mars të vitit 1957. Këtë gjë e pohonte poeti dhe përkthyesi çek,Jan Zabrana, në një faqe të ditarit të tij Cely Zivot, (E gjithë jeta), i publikuar pas vdekjes së tij në vitin 2004. Por kjo padyshim mbetet veçse një hipotezë edhe pse është pohuar nga një njeri konkret.
Nobelisti më i ri në moshë, ikte në moshën 46 vjeçare. Ikte shpejt drejt udhës së përjetësisë së tij, pa mundur të linte pas kryevepra të tjera. Dhimbja në botën letrare ishte e madhe. Në një nga artikujt më prekës që përshëndesnin largimin e Kamysë, ishte dhe artikulli i Sartrit, i botuar në France-Observateur, ku ai shkruante: “Ne ishin hidhëruar me njëri tjetrin, por kjo nuk ishte asgjë para asaj që do të na duhej të jetonim që të mos shiheshim më kurrë dhe të mos gjenim një tjetër mënyrë për të jetuar së bashku»…Po në këtë artikull, ai do të shtonte: ”Në këtë shekull, ai përfaqsonte trashëgimtarin aktual të një liste të gjatë moralistësh, veprat e të cilit përbëjnë ndoshta atë që është më origjinale në letërsinë e sotme franceze. Humanizmi i tij këmbëngulës e i pastërt, i ashpër dhe sensual, i bënte një luftë të madhe fenomeneve të kohës sonë. Por epokës sonë, ai i riafirmoi luftën kundërmakiavelistëve”.
Autori i Njeriut të Revoltuar na la pas mesazhin e revoltës. Jo thjesht si një lexim enciklopedik apo thjesht për të mbushur kohën, por për të kuptuar dimensionin dhe rolin e ekzistencës dhe jetës sonë, për të pyetur vetveten se cilët jemi, nga vijmë dhe ku shkojmë? Eshtë për të vajtuar po të vazhdojmë të qeshim me absurdin dhe të mos revoltohemi!
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se për herë të parë në historinë e raporteve midis Kosovës dhe Çekisë, sot, është realizuar takimi i parë bilateral në nivel presidentësh.
Takimi i sotëm me Presidentin çek Petr Pavel u fokusua në angazhimin tonë të përbashkët për paqe dhe siguri afatgjate në Evropë, si dhe në forcimin e partneritetit midis dy shteteve tona./ KultPlus.com
Është ndër aktoret më të diskutuara, për bukurinë e saj. Me t’u shfqur në ekran, regjisorët panë tek ajo, mishërimin e një femre të bukur, inteligjente, të kujdesshme ndaj kritikave dhe të apasionuar pas punës. Kinemasë shqiptare do t’i shtohej kështu edhe një tjetër emër-simbol i bukurisë, origjinalitetit dhe talentit.
Rajmonda Bulku lindi në Tiranë, më 16 gusht 1958. Kur ishte gjimnaziste e vitit të të tretë, më 1976-ën, ajo do të deputonte për herë të parë në kinema, në filmin “Dimri i fundit”, me rolin e një vajze e cila, së bashku me gratë e tjera të fshatit u vijnë në në ndihmë luftëtarëve për lirinë e Shqipërisë. Filmi, do të vlerësohej në Festivalin II te Filmit.
Pas shkolles se mesme, nis punën si montazhiere në Kinostudion “Shqiperia e Re” e më pas, fillon studimet pranë Institutit të Larte të Arteve, ku diplomohet në degën e dramës, në vitin 1985, po ne Tirane. Menjëherë pas diplomitit, emërohet aktore pranë Teatrit Kombëtar. Në skenën e teatrit, ajo ka luajtur disa role madje edhe kryesore, por Rajmonda Bulku u bë e njohur përmes kinemasë.
Me një karrierë prej thuajse dy dekadash në teatër, kujtojmë shfaqjet : “Vdekja e një komisioneri” në rolin e Letës; “Pallati 176” rolin e Irenës; “Unë dhe Melistofeli” në rolin e Margaritës; “Kati i 6-shte” si Irena; sërish Irena tek “Zgjimi”; Magjia e madhe”; si Marigoja në “Motrat”; si Sano në komedinë ”Në katin e dytë është parajsa”; Zehrjaja në dramën “Hijet e natës” etj.
Falë bukurisë, hijëshise fizike, sinqeriteti dhe vërtetësia, gjithashtu edhe aftësia aktoriale kanë bërë që Raimonda Bulku, të bëhet e njohur më shumë në ekranin e madh, e cila interpreton plot 20 role dhe madje, disa prej tyre edhe kryesore. Dy vjet më vonë mbas deputimit, në vitin 1978 spikat në “Nusja dhe shtetërrethimi”, falë komunikimit tëntë në rolin e nuses, nëpërmjet syve, mimikës dhe qetësisë së brendshme.
Në vitin 1984, me rolin e Jonës, në filmin “Duaje emrin tënd”, fiton Kupën e Festivalit V të Filmit Shqiptar. Një rol me një prirje të qartë psikologjike, ku përvuajtja ndaj një dashurie të pamerituar u përjetua thellë dhe me sinqeritet prej aktores.
Ndryshe nga roli i mësipërm, ku është më pranë specifikës së lojës në artin e kinematografisë, tek Magda në filmin “Vitet e pritjes” (1990), me të cilën u nderua me çmimin e parë në Festivalin IX të Filmit, ajo spikati me lojën aktoriale të tipit teatral, duke shpalosur anët dramatike, falë një lojë të fortë të brendshme psikologjike. Ndërsa në “Vdekja e kalit”, në rolin e Merit, aktorja shfaqet ndryshe: me rolin dhe puthjen që bëri bujë për kohën, ajo shafqi njëherësh tonet e buta dhe të brishta të një gruaje, të dashuruar, por fatkeqe.
Midis dhimbjes , ankthit të fshehur, ndjesisë së fajit dhe viktimizimit, ajo e interpreton rolin e vështirë të Dianës, në filmin “Të paftuarit” (1985), përkrah profesorit të saj, aktorit të shquar Vangjush Furrxhi, rol me të cilin fitoi Medaljonin e Festivalit VII të Filmit.
Në teatër, ajo interpretoi disa role të ndryshme, por jo në nivelin e suksesit në ekran, për shkak të përshtatshmërisë më të madhe me filmin, si zërin e ngrohtë, portretin e bukur, aftësine e përshtatjes me kamerën, për t`u shfaqur sa më e vërtete dhe e drejtpërdrejtë.
Ndërkohë, në skenën e teatrit, Bulku ka interpretuar personazhe të vështira dhe me peshë psikologjike, si dhe me një sens shpotitës e sarkastik, sikurse ai i hyjneshës Athina, në shfaqjen “Stinë e mërzitshme në Olimp”, ne vitin 2002, dramë nga Ismail Kadare. Paksimi i ofertave nga kinemaja e bëjnë që t’i përkushtohet më shumë teatrit dhe një ndër rolet më të arrira të teatrit, për Rajmonda Bulkun është realizuar në vitin 2004, me dramen “Pjata e drunjtë” nga Morison, ku ajo spikat me interpretimin, duke pasur përkrah aktorin e madhtë skenës dhe akranit, siç ishte “Artisti i Popullit”, Sulejman Pitarka.
Paralelisht ajo ka interpretuar dhe vazhdon të interpretojë shumë role në Teatrin Kombëtar, në Tiranë. Ne vitet 2009-2013 u zgjodh deputete e Partise Demokratike në Parlamentin shqiptar. Pas politikës, ajo i është kthyer sërish pasionit të saj të përhershëm, aktrimit, sërish me disa role në skenën e Teatrit Kombëtar.
Me këtë rol, ajo gjithashtu fitoi çmimin e parë në festivalin e teatrove “Talia”, në vitin 2005, në Dibër, Maqedonisë. Po këtë vit, luan rolin e nënës në dramën e Vedat Kokones “Hijet e natës”. Në vitin 2006, vazhdon në teatër me një rol tjetër, atë të Aidës, në “Korbi i bardhë”, të Mihallaq Luarasit, ku bie në sy përpjekja për të krjuar karaktere të vërteta njerëzore, duke nxjerre në pah, tek e para, anën humane të personazhit dhe në radhë të dytë, atë tronditjen shpirtërore të gruas se dashuruar. Me një tjetër rol, atë të gruas në komedinë “Burri i gruas time”, ajo e thyen formatin e roleve të natyrës dramatike, duke hyrë në një hapësirë të re interpretative./konica.al/ KultPlus.com
Aleksandër Stipçeviq lindi në Arbënesh të Zarës në Kroaci më 1930. Ai rrjedh nga një familje arbëreshë e rrethit të Shkodrës, të cilët treqind vjet më parë u shpërngulën në rrethin e Zarës. Ka studiuar arkeologjinë dhe ka drejtuar një varg institucionesh e projektesh që lidhen me bibliotekat, historinë e librit, botimet enciklopedike etj, deri në Akademinë e Shkencave në Zagreb, shkruan KultPlus.
Aleksandër Stipçeviq është kontribuues më i madh sa i përket veprave për ilirët dhe historinë e librit. Disa nga këto vepra janë: Historia e ilirëve, Arti i ilirëve, Simbolet e kultit te Ilirët, Bibliografi për ilirët, Historia e librit, Censura në biblioteka, Interpretime albanologjike etj. Më shumë se dyzetë vjet emri i tij identifikohet me rezultatet më të reja të studimeve ilire.
Aleksandër Shandri Stipçeviq ka vdekur më 31 Gusht të vitit 2015. Ndërsa sot po e kujtojmë me një video të postuar nga Albert Ramaj, ku albanologu arbëresh shihet duke folur arbërisht ndërsa janë shfaqur edhe këngë origjinale arbëreshe që këndohen. Ai përmes kësaj videoje tregon për ruajtjen e gjuhës, dhe se si u tregojnë të gjithëve prejardhjen e tyre.
“Ndër ne arbëreshët flitet edhe arbërisht por pak nga pak po harrohet gjuha. Ne që e dimë nga kemi ardhur, e kush jemi, ne themi se jemi arbëresh, ne flasim për etnikisht kurse në aspektin politik jemi kroat”, thotë albanologu Stipçeviq.
Ai përmes kësaj videoje tregon se si ai dhe disa arbresh të tjerë kanë shkuar në disa fshatra, afër Liqenit të Shkodrës për të parë vendet prej nga e kanë prejardhjen. Ata kanë shkuar në fshatin Kalmeta, prej nga vjen edhe njëri ministër i quajtur Bozhidar Kalmeta, dhe kemi dashur ta shohim se prej nga vjen ai dhe njerëzit e tjerë me këtë mbiemër. Ata më pas kanë vizituar edhe Korçën, e Tiranën ndërsa më pas kanë qenë të ftuar dy herë në një emision të rëndësishme kroate, për të treguar eksperiencën e tyre në Shqipëri.
“Është një traditë shumë e madhe nga kemi ardhur, kush jemi dhe si po flasim. Ne dhe gjenerata ime po flasim arbërisht, por fëmijët e vogël nuk po dinë, janë 280 vjet që ne e kemi ruajtur gjuhën”, thotë Stipçeviq në këtë intervistë.
Lidhur me këngën “Unë jam arbëresh”, ai thotë se kjo është një këngë origjinale që e kanë sjellë nga Shqipëria, ai thotë se me vete e kanë marrë melodinë e kësaj këngë kurse fjalët i kanë shkruar vet, ndërsa Stipçeviq po ashtu tregon se si ai si fëmijë është rritur më këngë arbëreshe.
“Unë kam qenë i vogël dhe kam ditur dy-tri këngë që nëna ime m’i ka mësuar, unë kam ditur t’i këndoj këto këngë”, ka thënë arkeologu Aleksandër Stipçeviq. Ai krejt në fund të intervistës tregoj për ruajtjen e gjuhës arbëreshe, e cila kuptohet nga shqiptarët e Shqipërisë, mirëpo jo edhe arbëreshët e Zarës janë në gjendje ta kuptojnë për shkak se nuk kanë mundur ta përcjellin zhvillimin e gjuhës./KultPlus.com
Në këtë ditë të veçantë, kujtojmë dhe nderojmë një nga figurat më të shquara të letërsisë botërore, Charles Baudelaire. Sot, përshëndesim 157-vjetorin e vdekjes së tij, duke i bërë homazhe trashëgimisë së tij të jashtëzakonshme letrare, që ka ndikuar thellësisht në krijimtarinë letrare moderne.
Charles Baudelaire (Sharle Bodler) lindi më 9 prill të vitit 1821 në Paris dhe vdiq më 31 gusht të vitit 1867, ishte veprimtar i shquar dhe ndër figurat kryesore të periudhës të romantizmit të vonë.
Pas vdekjes të së shoqit, nënë e tij u martua me një kolonel i cili duke qenë shumë i ashpër nxiti e provokoi urrejtjen e të birit. Marrëdhëniet me të ëmën nuk i kishte fort të mira dhe ky faktor shkaktoi te ai krizën ekzistenciale që e shoqëroi për tërë jetën.
Në 1833 njerku e regjistroi në “Kolezh Ruajal”. Sjellja e tij nuk ishte nga më të mirat kështu që njerku i zemëruar e detyroi të shkonte në Indi. Ky udhëtim ndikoi për mirë te Sharli, ku u njoh me kultura dhe njerëz të ndryshëm. Që këtu lindi dhe dashuria e tij për ekzotismin, që duket më së miri në kryeveprën e tij “Lulet e se Keqes”. Sidoqoftë 10 muaj më pas u kthye në Paris dhe duke qenë se ishte në moshë madhore mori pjesën që i takonte nga pasuria e të atit.
Në 1842, njohu poetet Gerard de Nerval, dhe Gautier; me këtë të fundit u afrua shumë pasi për më tepër shikonte tek ai një udhëheqës artistik dhe moral. Gjatë kësaj kohe njohu Jeanne Duval, me të cilen pati një marrëdhënie shumë pasionale. Ndryshe nga zakonisht, lidhja e tyre vazhdoi për një kohë të gjatë. Charles gjente frymëzim te Jeanne e cila i qëndroi pranë deri në ditën e fundit të jetës së tij.
Ndërkohë jeta që Bodleri bënte në Paris nuk ishte kushedi se çfarë. Kur e ëma zbuloi se ai kishte harxhuar gjysmën e trashëgimisë e hodhi në gjyq. Gjykata i caktoi një administrator të cilit Bodleri duhet ti kërkonte para për çdo gjë që i nevojitej.
Në 1845 publikoi krijimet e tij të para, ndërsa për të fituar disa para më shumë filloi punë nëpër disa revista si: “L’Art romantique” e “Kuriosite estetik”.
Në 1848 mori pjesë në lëvizjet revolucionare në Paris, ndërsa në 1857, publikoi në shtëpinë botuese Pule-Malassiz kryeveprën e tij “Lulet e se keqes”, që përmban rreth 100 poezi. Libri gjykohet për immoralitet, ndërsa botuesi, detyrohet të censurojë disa prej poezive.
Bodleri ra në depresion të thellë. Në 1861 u përpoq të vetëvritej. Në 1864, pasi nuk u pranua nga Akademia Fronsez, u largua nga Parisi për te shkuar në Bruksel, por edhe qëndrimi në kryeqytetin belg nuk i ndryshoi mendimet e tij për borgjezinë.
I sëmurë, kërkonte qetësinë te hashashi, opiumi dhe alkooli. Pas një paralize që e bllokoi në shtrat për disa vite ai vdiq në moshën 46 vjeçare. Eshtrat e tij prehen në varrezat Montparnasse, së bashku me ato të mamasë dhe njerkut. Në 1949 Gjykata Kasacionit e Francës vendosi që vepra dhe jeta e tij të kishin vendin e merituar në piedestalin e kulturës frënge. / KultPlus.com
Kryeministri Albin Kurti mbrëmë mori pjesë në hapjen e edicionit të dytë të Festivalit “Fotoist”.
Festivali përfshin një program të pasur të fotografisë, duke sjellë ekspozita të shumta nga artistë të njohur, si dhe të rinj.
Kryeministri Kurti e vlerësoi këtë festival si tejet të rëndësishëm, meqenëse drejton në një realitet të ndërtuar mbi optikën, e një festival i këtillë në rajonin tonë ka vlerë të madhe përtej fotografisë si medium.
“Në vitin 2021, ne buxhetin për skenën e pavarur kulturore e kemi gjetur me 1 milion euro, kurse këtë vit shënon rritjen më të madhe ndonjëherë me 9 milionë euro, duke përfshirë sektorin e pavarur në kulturë dhe në trashëgimi kulturore. Qeveria e Republikës së Kosovës, së bashku me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e mbështesin fuqishëm organizimet e tilla të cilat e zhvillojnë artin, të cilat e ngrisin ndjeshmërinë dhe vetëdijen mbi të bukurën dhe në të njëjtën kohë duke kuptuar që nëpërmjet të bukurës, nëpërmjet estetikës edhe edukohet njeriu përveç se gëzohet”, tha kryeministri, duke shtuar se do të vazhdojnë të qëndrojmë pas ngjarjeve që afrojnë dhe e bashkojnë publikun kosovar me artin.
Ai tha se fotografia është historiani i heshtur i rrugëtimit tonë—çdo foto është një dëshmi e vlerave demokratike të Kosovës, të këtij populli, i cili ka vuajtur shumë, e megjithatë e ka fuqinë për të shikuar përpara dhe për të ecur përpara, me ç’rast pikërisht fotografia e kap edhe thelbin e rritjes sonë.
Në këtë edicion marrin pjesë emra të mirënjohur të fushës si, Ron Haviv, Barry Lewis, Paul Lowe, Amra Abadzic e Imre Szabo, si dhe artistë vendas të cilët prezantojnë ekspozitat e tyre, si Atdhe Mulla e Korab Basha ndër të tjerë.
Fjala e kryeministrit Kurti:
Është një kënaqësi e veçantë të jem sonte këtu me juve në hapjen e edicionit të dytë të Festivalit “Fotoist.”
Unë nuk e di se çfarë ju bën juve përshtypje për këtë festival. Mirëpo, për mua, më së shumti më ka bërë përshtypje qysh në fillim emri i Festivalit “Fotoist”. Nuk e kisha dëgjuar këtë emër më herët çka do të thotë “Fotoist”, a është “Fotoist” dikush që për fotografinë është sikurse artisti për artin, a do të thotë të jesh ithtar i fotografisë, të jesh fotofil, të jesh i magjepsur pas procesit apo pas rezultatit.
Këtu e pamë Korabin se si ishte një çik në siklet para juve, meqenëse ndjehej i fotografuar. Ai është mësuar të fotografojë e tash përnjëherë i doli aparatit përpara. Por, sido që të jetë, për bindjen time ky festival është tejet i rëndësishëm, meqenëse viti i dytë është edhe më i mirë se viti i parë dhe jetojmë në një realitet të ndërtuar mbi optikën, e një festival i këtillë në rajonin tonë ka vlerë të madhe përtej fotografisë si medium.
Festivali tashmë përfshin një program të pasur të fotografisë, duke na sjellë ekspozita të shumta nga artistë të njohur, si dhe të rinj që sjellin perspektiva unike dhe të freskëta. Nga data 30 gusht deri më 2 shtator do ta keni rastin të takoheni, të vizitojmë, të udhëtojmë nëpër vepra sikurse “Last Seen” apo “I parë së fundmi” nga Hrair Sarkisian dhe “Echoes Of The Past” apo “Jehona nga e kaluara” nga Atdhe Mulla, pastaj Korab Basha me “Keep Calm And Smile,” “Ji i qetë dhe buzëqesh” dhe disa ekspozita të jashtëzakonshme që përfshijnë punime nga Imre Szabó dhe Ilvy nga Seven Foundation, “The Ark Of Memory” dhe “Behind The Veil – Albania Through Isolation and Transition” nga Barry Lewis, nga Londra, i cili ndodhet po ashtu këtu sonte me neve.
Në vitin 2021, ne buxhetin për skenën e pavarur kulturore e kemi gjetur me 1 milion euro, kurse këtë vit shënon rritjen më të madhe ndonjëherë me 9 milionë euro, duke përfshirë sektorin e pavarur në kulturë dhe në trashëgimi kulturore. Qeveria e Republikës së Kosovës, së bashku me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i mbështesin fuqishëm organizimet e tilla të cilat e zhvillojnë artin, të cilat e ngrisin ndjeshmërinë dhe vetëdijen mbi të bukurën dhe në të njëjtën kohë duke kuptuar që nëpërmjet të bukurës, nëpërmjet estetikës edhe edukohet njeriu përveç se gëzohet. E do të vazhdojmë të qëndrojmë pas ngjarjeve që afrojnë dhe e bashkojnë publikun kosovar me artin.
Fotografia është historiani i heshtur i rrugëtimit tonë—çdo foto është një dëshmi e vlerave demokratike të Kosovës, të këtij populli, i cili ka vuajtur shumë, e megjithatë e ka fuqinë për të shikuar përpara dhe për të ecur përpara, me ç’rast pikërisht fotografia e kap edhe thelbin e rritjes sonë.
Krejt në fund me lejoni që t’i përshëndes edhe disa mysafirë të veçantë. I kemi gazetarët rezidentë këtu nga Ukraina, e herën e fundit në qendrën “Barabar” ku do ta shohim ekspozitën sonte, isha pikërisht atëherë kur u promovua një përmbledhje e fotografive të luftës nga atje.
Ju dëshiroj fillim të mbarë dhe vazhdim shumë të suksesshëm të këtij edicioni, edhe të edicionit tjetër të tretë vitin e ardhshëm. E ka disa autorë që mendojnë që karakteri i fëmijëve formohet deri në moshën tre vjeçare, mandej bëhen të pashpresë. Ndoshta është ashtu, por viti i dytë është me shumë shpresë./ KultPlus.com
Sa herë dora ime prek trupin tënd të zhveshur dhe shtrati i djersitur ngjan me një re, me duart që të dridhen me sytë e një fëmije papritur më pyet, “a ka të tjerë si ne”?
Pastaj ora ndalet dhe toka s’rrotullohet hëna plasaritet, nuk fryn më as erë me muskuj të tendosur në pritje të një britme sërish pëshpërit, “do vdesim edhe ne”?!
Të dua, të dua, të dua – unë kaq di të tjerat nuk i gjejmë nuk i gjejmë dot as unë, as ti.
Loti yt rrokulliset edhe zbret në gjoksin tim ne botën nuk e njohim, parajsën e dimë akrepat po lëvizin, toka rrotullohet hëna e plotë – asgjë nuk pipëtin…
Të dua, të dua, të dua dhe ti e di sa herë s’ta kam thënë, ta kam fshehur, por je vetëm ti.
Dhe ndiej dorën tënde mbi trupin tim të zhveshur shrati i djersitur, kjo dritë kaq e zbehtë me gjunjët e këputur, me sytë e përhumbur tani unë të pyes: “a ka të tjerë si ne?!”
Dhe prapë ora ndalet dhe toka s’rrotullohet hëna plasaritet, nuk fryn më as erë me muskuj të tendosur, në pritje të një britme sërish pëshpërit, “do vdesim edhe ne”? / KultPlus.com
Kompania OpenAI njoftoi se chatbot-i i saj ChatGPT tani ka 200 milionë përdorues aktivë javor, që është dy herë më shumë në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar.
Numri i përdoruesve nuk është rritja e vetme e madhe që OpenAI ka regjistruar vitin e kaluar.
CEO Sam Altman thuhet se u tha punonjësve këtë verë se të ardhurat vjetore të pritshme ishin 3.4 miliardë dollarë, ndërsa në fund të 2023 ishin 1.6 miliard dollarë.
Apple, Nvidia dhe Microsoft janë në bisedime për të investuar në OpenAI dhe i vetmi detaj i njohur për këtë investim është se do të rrisë vlerën e OpenAI në më shumë se 100 miliardë dollarë.
Microsoft ka investuar 13 miliardë dollarë në kompani që nga viti 2019, ndërsa Apple ka zbuluar se ChatGPT do të përbëjë një pjesë të madhe të inovacioneve që lidhen me Apple Intelligence.
Microsoft dhe Apple hoqën dorë nga vendet e tyre në bordin e OpenAI këtë verë pasi Komisioni Evropian ngriti shqetësime për një monopol të lidhur me marrëdhëniet e ngushta të kompanive./KultPlus.con
Bob Dylan, i njohur me emrin Robert Allen Zimmerman, lindur në 24 maj të vitit 1941 është kantautor, këngëtar, piktor dhe shkrimtar. Ai influencoi muzikën dhe kulturën popullore për 5 dekada dhe në vitin 1960 u quajt “Zëri i gjeneratës së re”. U bë shumë i njohur me këngët “Blowin in the wind” dhe “The time they are a-changin”.
Tekstet e Dylanit mbartin një domethënie të gjerë politike, sociale, filozofike duke kaluar kufijtë kombëtarë. Ai eksperimentoi në disa zhanre muzikore duke shitur anekënd botës 100 milionë disqe. Vitin e kaluar Bob Dylan fitoi çmimin Nobel në letërsi.
Një nga poezitë e tij më të bukura të këngëve të tij është dhe kjo që po ju përcjellim, shkruan Konica.al. Në fakt motivi i kësaj poezie ngjan shumë me një këngë popullore shqiptare “Bjeri gajdes, gajdexhi”, që ne po e sjellim në interpretimin e një grupi gjerman.
Zoti Dajrexhi
Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi Unë nuk kam gjumë dhe ku të shkoj nuk di Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi Në mëngjesin e xhindosur unë pas teje do të vij
Perandoria e mbrëmjes është bërë pluhur e hi M’u tret nëpër duar tani më la të verbër në vetmi, pa gjumë me mendje trazuar lodhur e mërzitur deri në çmenduri, me këmbët përvëluar të njohur asnjë s’kam takuar Dhe e lashta rrugë e zbrazët, gjithë ëndrrat i ka dëbuar
Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi Unë nuk kam gjumë dhe ku të shkoj nuk di Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi Në mëngjesin e xhindosur unë pas teje do të vij
më vozit edhe mua hareshëm mbi anijen tënde magjike Shqisat më janë bjerrur, duart nuk ndjejnë prekje
Këmbët e mpira, veç për të mbathur çizmat janë në pritje që pastaj rrugëve të endem jam gati të shkoj kudo, jam gati të zhdukem Në paradën time, në magjinë e vallëzimit tënd të zhytem Që pastaj në të të tretem
Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi Une nuk kam gjume dhe ku të shkoj nuk di Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi Në mëngjesin e xhindosur unë pas teje do të vij
E nëse dëgjon të qeshin, të hidhen e përdridhen nëpër diell marrëzisht Askënd nuk ngacmojnë sinqerisht Është thjesht një vrap në arrati drejt qiellit që gardhe e kufij nuk njeh
Dhe nëse dëgjon përhumbur një rimë që përsëritet e në ritmin e dajres tënde përdridhet, është thjesht një klloun që vërtitet një i pavlerë që nuk shqitet është thjesht një hije që përpiqet ta shohësh ti, se këmba-këmbës po të ndjek.
Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi Une nuk kam gjumë dhe ku të shkoj nuk di Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi Në mëngjesin e xhindosur unë pas teje do të vij
Më zhduk pastaj nëpër rrathët e tymit të trurit tim Përposhtë rrënojave të kohës në mjegullim
Larg gjetheve të ngrira Tek pemët strukur e harruar, Në plazhin me erë harbuar Larg nga laku i shtrënguar I të çmendurit trishtim
Do të vallezoj me duart drejt qiellit në liri me siluetën e detit pa kufij Zhytur në rërë si në cirk Futur thellë nën valë me nxitim Deri nesër, të sotmen po e le në harrim
Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi Une nuk kam gjumë dhe ku te shkoj nuk di Hej! Bjeri dajres zoti Dajrexhi Në mëngjesin e xhindosur une pas teje do të vij./ KultPlus.com
Poezi e shkruar nga Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni.
Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta që t’shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin të tan jetën e vet derisa të vdesin.
e mbi ta n’ajri, si në qesendi, therin qiellën kryqat e minaret e ngurta, profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta shkëlqejnë. e mjerimi mirfilli ndien tradhti. mjerimi ka vulën e vet t’shëmtueme, asht e neveritshme, e keqe, e turpshme, balli që e ka, syt që e shprehin, buzët që më kot mundohen ta mshefin – janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes, t’mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës mbi t’cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
mjerimi s’ka fat. por ka vetëm zhele, zhele fund e majë, flamujt e një shprese t’shkyem dhe të coptuem me t’dalun bese.
mjerimi tërbohet n’dashuni epshore. nëpër skaje t’errta, bashkë me qej, mij, mica, mbi pecat e mykta, t’qelbta, t’ndyta, t’lagta lakuriqen mishnat, si zhangë; t’verdhë e pisa, kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore, kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta edhe shuhet uja, dhe fashitet etja n’epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja. dhe aty zajnë fillin t’marrët, shërbtorët dhe lypsat që nesër do linden me na i mbushë rrugat.
mjerimi në dritzën e synit t’kërthinit dridhet posi flaka e mekun e qirit nën tavan t’tymuem dhe plot merimanga, ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga, ku foshnja e smume qan si shpirt’ i keq tu’ ndukë gjitë e shterruna t’zezës amë, e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq, mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë. foshnj’ e saj nuk qesh, por vetëm lëngon, e ama s’e don, por vetëm mallkon. vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit ku foshnjën përkundin lot edhe të fshamit!
mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis, ku nuk mund t’u prishet qetsia zotnive kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.
mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet, don ta msojë t’i iki grushtit q’i kërcnohet, atij grusht që n’gjumë e shtërngon për fytit kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit dhe fetyrën e fëmis e mblon hij’ e vdekjes, një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes. nji fryt kur s’piqet dihet se ku shkon qashtu edhe fëmia n’bark t’dheut mbaron.
mjerimi punon, punon dit e natë tu’ i vlue djersa në gjoks edhe në ballë, tue u zhigatun deri n’gjujë, n’baltë e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë. shpërblim qesharak! për qindenjë afsh në ditë – vetëm: lekë tre-katër dhe “marsh!”.
mjerimi kaiher’ i ka faqet e lustrueme, buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme, trupin përmendore e një tregtis s’ndytë, që asht i gjikuem të bijë në shtrat vet i dytë, dhe për at shërbim ka për të marrë do franga ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.
mjerimi gjithashtu len dhe n’trashigim -jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme, por eshtnat e shtrembta e n’gjoks ndoj dhimbë, mund që t’len kujtim ditën e dikurshme kur pullaz’ i shpis u shemb edhe ra nga kalbsin’ e kohës, nga pesha e qiellit, kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit, ish zan’ i njeriut që vdiste nën tra. kështu nën kambët’randë t’zotit t’egërsuem – thotë prifti – vdes ai që çon jetë të dhunuem.
dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash mbushet got’ e helmit në trashigim brezninash. mjerimi ka motër ngushulluese gotën. në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën n’fyt për me harrue nandhetenand’ halle. e gota e turbull, gota satanike tu’ e ledhatue e pickon si gjarpni- dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni, nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike. tê gjitha hallet skami n’gotë i mbyt kur njiqind i derdh një nga një në fyt. mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina dhe bajnë tym si hejt q’i ban shkrum shkreptima.
mjerimi s’ka gëzim, por ka vetëm dhimba, dhimba paduruese qe t’bajnë t’çmendesh, që t’ap in litarin të shkojsh fill’ e t’varesh ose bahe fli e mjerë e paragrafësh.
mjerimi s’don mshirë. por don vetëm të drejt! mshirë? bijë bastardhe e etënve dinakë, t’cilt n’mnyrë pompoze posi farisejt i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak tu’ ia lëshue lypsiti një grosh të holl’ n’shplakë.
mjerimi asht një njollë e pashlyeme n’ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj. dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj./KultPlus.com
Aktori spanjoll Julian Ortega, i njohur për rolin e tij në serialin e njohur të Netflix “Elite”, ka vdekur, ka njoftuar sindikata e aktorëve dhe aktoreve të vendit.
“Ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe miqtë e tij,” shkroi sindikata në një deklaratë të hënën.
41-vjeçari, Ortega, djali i aktores spanjolle Gloria Muñoz, lindi në Madrid në vitin 1983. Ai ndoqi shkollën e dramës në kryeqytetin spanjoll. Më pas ai filloi karrierën e tij në ekran prej më shumë se dy dekadash, duke u shfaqur në filma në gjuhën spanjolle, si drama “El Otro Barrio” (“Ana tjetër”) e vitit 2000 dhe fantazi horror “La raíz del mal” e vitit 2008.” Ai u shfaq në disa seri televizive në Spanjë, përpara se të ngrihej në famë ndërkombëtare pasi u shfaq në gjashtë episode të “Elite” të Netflix.
Shkaku i vdekjes së 41-vjeçarit nuk është bërë i ditur zyrtarisht./KultPlus.com
“Ndoshta hëngrëm mollën e gabuar në Kopshtin e Edenit? Ndoshta mes pemës së jetës dhe pemës së njohjes së të mirës nga e keqja, ka qenë ndonjë pemë tjetër që rritej atje në Kopshtin e Edenit, ndonjë pemë helmuese që nuk përmendet në shkrimet e shenjta, ‘pema e djallit’ dhe ndoshta kjo ishte ajo çka hëngrëm ne?
Ai gjarpëri faqezi e mashtroi Evën, i premtoi se ajo ishte pa dyshim pema e njohjes, por, në të vërtetë, e çoi te pema e djallit. Ndoshta po të kishim ngecur te pema e jetës dhe tek ajo e njohjes së të mirës nga e keqja, nuk do të na kishin nxjerrë kurrë nga kopshti.’
Po çfarë është ferri? Ç’është parajsa? Patjetër që është brenda nesh. Në shtëpitë tona. Ferrin dhe Parajsën mund t’i gjesh në çdo dhomë. Pas çdo dere. Poshtë çdo batanije. Ja! Pak ligësi dhe njerëzit bëhen të gjithë ferr me njëri – tjetrin. Pak dhembshuri, pak zemërgjerësi dhe njerëzit gjejnë parajsën te njëri – tjetri.
Thashë pak zemërgjerësi dhe dhembshuri, nuk thashë dashuri: Unë nuk besoj shumë tek dashuria universale. Dashuria e secilit për secilin – ndoshta është më mirë t’ia lëmë Jezusit këto.
Dashuria është krejt tjetër gjë. Nuk është fare as si zemërgjerësia e as si dhembshuria. Përkundrazi. Dashuria është një përzierje interesante e të kundërtave, një përzierje e egoizmit ekstrem me përkushtimin total. Një paradox! Dashuria, dashuria.
Të gjithë flasin rreth saj sikur dashuria të ishte diçka që njeriu mund ta zgjedhë, por dashuria nuk zgjidhet, ajo të kap si sëmundje dhe të zë si fatkeqësi. Atëherë, ç’është kjo që ne e zgjedhim? Çfarë duhet të zgjedhin qeniet njerëzore çdo minutë të ditës? Zemërgjerësinë dhe koprracinë. Çdo fëmijë e di këtë, e prapëseprapë ligësia nuk mbaron. Si shpjegohet kjo? Më duhet se e gjitha vjen nga ajo molla që hëngrëm atëherë: hëngrëm mollën e helmuar.”
– Amos Oz, “Rrëfim mbi dashurinë dhe errësirën” / KultPlus.com