Sot feston ditëlindjen Reshat Arbana, artisti që jetën ia kushtoi teatrit dhe kinematografisë

Artisti i Popullit, Reshat Arbana, feston sot 84-vjetorin e lindjes. Aktori i madh i kinematografisë shqiptare ka lindur më 15 shtator të vitit 1940 në Tiranë.

Arbana ka interpretuar rreth 35 personazhe në filma dhe teatër. Roli i parë i Arbanës ishte në 1963. Pasi mbaroi studimet në shkollën e aktrimit Aleksandër Mojsiu, pranë Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, në 1968 Arbana filloi të punonte në Radio Tirana.

Ndërkohë ndër rolet më të spikatura në film: Samiu tek Fije që priten 1976, Prefekti tek Gjeneral gramafoni 1978, Bimbashi tek Liri a vdekje 1979, Isa Boletini tek Nëntori i dytë 1982, Ahmeti tek Dora e ngrohtë 1983, Adnani tek Hije që mbeten pas 1985, Aliu tek Binarët 1987, Emili tek Rikonstruksioni 1988, Kuke Memini tek Balada e Kurbinit 1990.

Gjithashtu për rolet e Dajlan Beut tek Kush vdes në këmbë 1984 dhe Kryetarit të Këshillit tek Kur hapen dyert e jetës 1986 ka fituar Medalionin e Festivalit të Filmit më 1985 e 1987.

Nga 1977 deri në kohën e daljes në pension, ai punoi si aktor në Teatrin Kombëtar. Arbana është dalluar për interpretimin e tij mjeshtëror të roleve të tij. Për meritat e tij në aktrim ai ka fituar çmimin Artist i Popullit.

Më 7 tetor 2011 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi zotit Reshat Arbana Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të paçmueshme kulturën kombëtare.”

Por përtej karrierës së tij në fushën e aktrimit, ai ka qenë dhe do të mbetet zëri më i bukur i dhjetëra poezive, prozave dhe veprave të mëdha.

Sot Reshat Arbana bën 80 vjeç, dhe vepra e tij peshon më shumë se vitet që mban mbi supe, për frymëzimin dhe padiskutim modelin e jashtëzakonshëm që sjell në shoqërinë shqiptare për të gjithë artistët e rinj./ KultPlus.com

Katër vite më parë, mbylli perden përgjithmonë aktori Adem Mikullovci

Më 15 shtator 2020, pikërisht sot para katër viteve, vdiq aktori Adem Mikullovci. Ai iku për t’u përjetësuar gjithmonë përmes veprave që la pas vetes, vepra këto që filluan qysh në kohët më të vështira për popullin e Kosovës e vazhduan deri sot e kësaj dite, e ndoshta disa prej tyre akoma gjejnë vend në aktualitetin e shoqërisë së sotme kosovare, shkruan KultPlus.

Adem Mikullovci ka qenë një artist i popullit, i cili pareshtur ka punuar për popullin e Kosovës. Arti i tij nuk ka qenë vetëm një satisfaksion individual, ai ka punuar vazhdimisht duke shfrytëzuar artin e tij për të hedhur dritë mbi të këqijat që janë pjesë e këtij vendi, ka realizuar seriale e filma që kanë ardhur si një formë revolte e kundërshtimi për mendësinë e popullit tonë. Arti i tij gjithmonë ka përçuar mesazhe të fuqishme.

‘Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….Teatri i jonë Leze-u mbyll’, ishin këto fjalët që qarkulluan më së shumti në rrjetet sociale. Këto fjalë të shkruara aq thjeshtë por që aq shumë e përshkruajtën dhimbjen e madhe që Adem Mikullovci pati me vdekjen e Leze Qenës, duke u mbyllur kështu një epokë e artë e artit teatral. Mirëpo, e vërteta nuk qëndron kështu sepse arti i tillë është, jeton e përjetësohet me shekuj e shekuj, duke i dhënë frymë secilit artist edhe pas vdekjes.

Teatri i Ademit, i Lezes, i Xhevatit, Shanisë e shumë të tjerëve, nuk u mbyll, ai veçsa ka marrur një formë tjetër, duke emëruar vetveten si Epoka e Artë e Teatrit të Kosovës./KultPlus.com

Një muze në Shangai hapi dyert e tij për macet dhe pronarët e tyre gjatë një ekspozite kushtuar Egjiptit të lashtë

Muzeu i Shangait tërhoqi një numër të madh vizitorësh këtë verë me një ekspozitë kushtuar Egjiptit të lashtë.

Ndër objektet e ekspozuara janë statuja të shumta të maceve që nderohen si hyjni, ndaj muzeu ka vendosur të hapë dyert për pronarët e maceve dhe kafshët e tyre shtëpiake.

Muzeu lejoi deri në 200 vizitorë të sillnin macet e tyre në ekspozitë të shtunën në mbrëmje, frymëzuar nga perëndeshë e lashtë egjiptiane Bastet, e cila shpesh përshkruhej në formë mace, raportoi Reuters.

Kështu, macet lejohen të hyjnë në pjesën e ekspozitës të quajtur Secrets of Sacare.

Ekipet arkeologjike egjiptiane zbuluan një tempull kushtuar maceve në Saqqara dhe gjithashtu u gjetën mumie dhe statuja të shumta macesh, tha Li Feng, zëvendësdrejtor i Muzeut të Shangait.

“Kjo është arsyeja pse, në planifikimin e kësaj ngjarjeje, ne morëm temën e maceve, dhe më pas dolëm me idenë për të organizuar një mbrëmje Meow kur macet lejohen të hyjnë”, tha ai.

Ekspozita kushtuar Egjiptit ka nisur më 19 korrik dhe do të zgjasë deri më 17 gusht të vitit të ardhshëm./KultPlus.com

‘Sikur t’isha djall’, romani më i ri i shkrimtarit Ag Apolloni

Shkrimtari Ag Apolloni ka publikuar së fundi romanin më të ri të titulluar ‘Sikur t’isha djall’, përcjell KultPlus.

Ky libër vjen si një roman për dashurinë, muzikën dhe Vjenën.

Në vijim, KultPlus ua sjell njoftimin e plotë të Ag Apollonit:

ROMANI I RI I AG APOLLONIT

Nga tetori nëpër librari romani ✨️Sikur t’isha djall✨️

Herakliti thoshte se nuk mund të lahemi dy herë në të njëjtin lumë. Pranë lumit Danub, dikush dëshiron ta jetojë dy herë historinë e tij të dashurisë. A është e mundur kjo? Ndoshta, por…

Ky është një roman për dashurinë, muzikën dhe Vjenën.

Autori: Ag Apolloni
Titulli: Sikur t’isha djall
Botues: Bard Books
Dizajni: Edona Aziri./KultPlus.com

Screenshot

Shqipëria mikpret Javën Kulturore Britanike nga 16-22 shtator

Shqipëria do të mikpresë Javën Kulturore Britanike nga 16-22 shtator, e cila do të sjellë konferenca, festivale, workshope speciale dhe evente që përfshijnë muzikën elektronike dhe diskutime.

Përmes një festivali një javor të kulturës, inovacionit e shkëmbimit krijues, ministri i Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se festohen lidhjet e ngushta midis Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.

Çelja e Javës Kulturore Britanike do të jetë mbrëmjen e së hënës me performancën “BED – In Memory of Derek Jarman”, në galerinë “Naan” në Tiranë, nga artisti Jez Dolan nga Manchester.

“BED – In Memory of Derek Jarman”, është një interpretim modern që pasqyron diversitetin e komunitetit LGBTQIA+ të vitit 2024. Çiftet që do të paraqiten gjatë performancës do të ndryshojnë çdo 45-60 minuta, dhe do të angazhohen në biseda të qeta, do të lexojnë ose do të flenë gjatë ditës.

Për të gjithë të apasionuarit pas kinematografisë, është rezervuar edhe një masterclass. Ky event ofron një mundësi të shkëlqyer për të mësuar nga një profesionist i njohur si regjisori Mike Figgis.

Pjesëmarrësit që duan të jenë në të ardhmen kineastë, do të kenë mundësinë të eksplorojnë teknikat dhe qasjet e reja në film dhe të angazhohen në biseda të frytshme që ndihmojnë në avancimin e industrisë së filmit në Shqipëri.

Me 18 shtator, ekspertë nga Mbretëria e Bashkuar, Suedia dhe Shqipëria do të diskutojnë praktikat më të mira në ligjin për statusin e artistëve. Me 19-të, do të ketë diskutime të hapura mbi Artet Vizuale.

Një hapësirë e veçantë i është rezervuar përgjatë kësaj jave edhe teknologjisë. Të rinjtë e qytetit verior të Hasit do të do të demonstrojnë aftësitë e reja që kanë fituar përmes projektit Alternative Pathways.

Ndërsa për të rinjtë e kryeqytetit dhe jo vetëm, të pasionuar pas muzikës elektronike do të kenë mundësi që pas orës 23:00 të datës 20 shtator të shijojnë një atmosferë elektrizuese në parkingun e sheshit “Skënderbe”. Artistë të këtij zhanri muzikor nga Britania e Madhe dhe Shqipëria premtojnë momente të paharrueshme.

Kjo javë premtuese, sjell në Tiranë dhe Durrës më 21 dhe 22 Shtator edhe “EA Festival – Liri dhe transformim” kuruar nga akademikja dhe autorja e shumë librave, LEA YPI.

Tematikat e diskutimeve lëvrojnë nga arti dhe letërsia te bujqësia e ripërtëritshme dhe drogërat haluçinative. Për më tepër, EA Festival i organizon ngjarjet e ndryshme në bashkëpunim me organizata të rëndësishme kulturore, duke përfshirë ‘’The Food Museum, Jockey Club Rooms, Gainsborough’s House, Battersea Power Station’’ dhe ‘’Essex Book Festival’’./atsh/KultPlus.com

“Krimi është i imi”, komedia zbret në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër

Komedia “Krimi është i imi” ngjiti në skenën e teatrit “Migjeni” disa nga emrat më të njohur të artit Shkodran e atij shqiptar.

Nën regjinë e Driada Dervishit, kjo vepër frymëzohet nga gratë dhe u kushtohet grave, me një përmbajtje intriguese dhe plot të qeshura.

Për aktorët shkodranë, pjesëmarrja në një komedi të tillë ishte një eksperiencë ndryshe ndërsa për aktoret e teatrit kombëtar, përballja me spektatorin Shkodra, është gjithmonë e veçantë./KultPlus.com

Dhjetë fakte befasuese mbi Agatha Christie

Shkrimtarja Agatha Christie rezulton se nuk ka qenë edhe aq e panjohur për dramat dhe emocionet në jetën e saj, pasqyruar edhe te veprat që la pas.

E lindur më 15 shtator 1890, Agatha Christie kishte 14 vjet që kishte nisur karrierën e saj të suksesshme si shkrimtare librash me detektivë kur botoi “Vrasje në Orient Express”.

Libri, i botuar më herët në Amerikë, në të famshmen “Saturday Evening Post”, u kthye në romanin më të shitur të të gjitha kohërave.

E përditshmja britanike “BBC”, ka renditur 10 fakte befasuese mbi Agatha Christie:

Pionere e sërfit

Agatha Christie mësoi të bënte sërf që në 1920-n

Së bashku me bashkëshortin, Archibald Christie, do të mbahen mend si evropianët e parë që mësuan artin e sërfit në këmbë.

Pas martesës, çifti do të udhëtonte shumë nëpër botë.

Nga kërkimet e fundit rezulton se Agatha e ushtroi këtë sport edhe në Afrikën e Jugut, Australi, Zelandën e Re dhe Hawaii.

Ajo dhe Archie mësuan të bënin sërf, pavarësisht dallgëve të fuqishme.

Mjeshtre e helmeve

Në fillim të Luftës së Parë Botërore, zbulohet se Christie kishte punuar me VAD (Detashmentin e Ndihmës Vullnetare).

Më vonë, ajo do të punonte në ambulatorin e spitalit vendas. Aty, asaj ju ngjall një interes dhe njohuri mbi helmet.

Viti 1926 u regjistrua si më i dhimbshmi në jetën e autores.

Pasi fitoi famë me publikimin e “Vrasjes së Roger Akroyd”, ajo nuk do të përballonte një sërë humbjesh. Fillimisht do të humbte të ëmën.

Më pas, Archie do t’i rrëfente për tradhtinë e tij dhe se nuk e dashuronte më. Ai u lidh me partneren e tij të golfit, Nancy Neele.

E zhgënjyer, por edhe nga fakti se vuante prej amnezisë, Agatha u zhduk për 11 ditë.

Ajo ishte regjistruar në hotelin “Hydropathic Harrogate”, si Teresa Neele.

Të gjitha dyshimet ranë mbi Archie Christie.

Pasi një punonjës i hotelit e njohu atë, koloneli Christie u çlirua nga akuzat dhe në vitin 1928 Agatha u divorcua nga Archie Christie.

Filmi nga Michael Apted në vitin 1979 “Agatha”, me protagonistë Vanessa Redgrave dhe Dustin Hoffman, është një tregim imagjinar i atyre 11 ditëve të kaluara nga shkrimtarja.

Shkrimtarja femër më e suksesshme

Librat e Agatha Christie janë më të shiturit e të gjitha kohërave. Jo vetëm në periudhën kur nuk kishte asnjë roman kriminal tjetër – me mbi 100 milionë kopje të shitura në të gjithë botën.

Ato janë të botuara edhe në gjuhën shqipe, nga Shtëpia Botuese Dituria.

Shitjet në të gjithë botën, të të gjithë librave të saj arrijnë diku midis dy-katër miliardë, Christie është një nga autoret më të shitura ndonjëherë – e mundur vetëm nga William Shakespeare.

Christie i donte qentë, zakonisht racën terrier.

Qeni i saj i parë quhej George Washington, por i preferuari i saj ishte një terrier me flokë të shkurtër i quajtur Peter, i cili luajti në Dumb Witness me emrin Bob.

Në dedikimin e librit thuhet: “I dashur Peter, më besnik i miqve dhe më i dashur ndër shokët, një qen në një mijë”.

Thesar i pazbuluar

Christie u martua me arkeologun Max Mallowan në shtator të 1930.

Ajo u kthye në fotografen e tij personale të artefakteve në ekspeditat e tij, në Siri dhe Irak. Ajo kurrë nuk i mori atributet që i takonin.

Eksplorimi i atyre ekspeditave do të ndikonin shumë në shkrimin e saj të “Vdekje në Nil”, “Vrasje në Mesopotami” dhe “Vrasje në Orient Express”.

Sfidat e saj

Ajo kishte filluar të shkruante histori detektive pas një basti mes saj dhe së motrës Madge se “ajo nuk ishte e aftë ta bënte atë”.

Agatha luftoi për të gjetur karakterin protagonist.

Mes një grupi refugjatësh belgë, në Torquay, lindi dhe personazhi Hercule Poirot.

Bashkëshorti i dytë i Agatha-s, arkeologu Max Mallowan

Ajo e “vrau” Poirot, duke e futur në një kasafortë…

Nga fundi i viteve ‘30, Christie i dukej Poirot “mjaft i padurueshëm”.

Në vitin 1940 e vrau atë në tregimin “Perde”.

E bindur nga familjarët e saj, miqtë dhe botuesi i saj, e vendosi dorëshkrimin në një kasafortë dhe vazhdoi të shkruante personazhin deri në vitin 1975, kur tregimi u botua përfundimisht.

Sipas familjarëve të saj, Christie ishte një damë e vërtetë.

Ajo pranoi të martohej me Max, vetëm pasi ai u shpall kalorës për shërbimet e tij në arkeologji.

Agatha dashuronte të rrinte në bibliotekë

Megjithëse vëllai dhe motra e saj u dërguan në shkollë, Agatha nuk u dërgua në shkollë.

Që në moshën 5-vjeçare, Christie mësoi të lexonte dhe u shkollua nga biblioteka e babait të saj.

Një fillim i mrekullueshëm për një karrierë kaq të suksesshme./KultPlus.com

“Shogun”, “The Bear” dhe “The Crown” pretendentë për çmimet Emmy

 Yjet e Hollivudit do të zbukurojnë teatrin ”Peacock” në Los Anxheles për herë të dytë këtë vit, pasi ceremonia e shtatorit 2023 u shty deri në janar 2024 për shkak të grevave të skenaristëve dhe aktorëve amerikanë.

Konkurrentët më të mëdhenj përfshijnë “Shogun”, “The Bear”, “Only Murders In The Building”, “True Detective: Night Country”, “The Crown” dhe “Baby Reindeer”.

Komediani skocez Richard Gadd, krijuesi dhe ylli i serialit të Netflix “Baby Reindeer”, është i gatshëm për tre çmime: aktrim, skenar dhe produksion.

Ndërkohë bashkyjet e tij Jessica Gunning dhe Tom Goodman-Hill janë nominuar gjithashtu në kategorinë e aktrimit.

Thrilleri i komedisë së zezë, i cili siguroi gjithsej 11 nominime, u bë kryefjalë pasi një grua që pretendonte se ishte frymëzimi pas Martës ngriti një padi kundër Netflix, duke pretenduar se historia është e pasaktë.

“The Crown” i Netflix, një dramë e trilluar për familjen mbretërore britanike, mori 18 çmime Emmy.

Imelda Staunton është në garë për aktoren më të mirë në një dramë pas përshkrimit të saj të mbretëreshës Elizabeth II në serinë e gjashtë dhe të fundit.

Yje të tjerë përfshijnë Sir Jonathan Pryce si duka i Edimburgut, Dominic West si princi Charles, Elizabeth Debicki si Diana, princesha e Uellsit dhe Lesley Manville në rolin e princeshës Margaret.

Claire Foy, e cila luajti mbretëreshën e ndjerë në dy seritë e para të “The Crown”, u nominua gjithashtu për aktoren më të mirë të ftuar.

Ndërkohë, ish-aktorja tjetër kryesore e “The Crown”, Olivia Colman, u nominua për rolin e saj në filmin “The Bear”, së bashku me fituesin e Oscar-it Jamie Lee Curtis.

Seriali, për një kuzhinier yll (Jeremy Allen White) i cili kthehet në Çikago për të drejtuar biznesin familjar pas vdekjes së vëllait të tij, udhëhoqi fituesit e ceremonisë së janarit – duke siguruar gjashtë çmime të mëdha.

“The Bear” ka 23 nominime në total, me disa në kategorinë e aktrimit për yjet e tij duke përfshirë Allen White dhe Ayo Edebiri, së bashku me aktorët e ftuar Will Poulter dhe Bob Odenkirk.

Vetëm “Murders In The Building” shënoi 21 nominime, duke përfshirë për yjet Steve Martin, Martin Short, Selena Gomez dhe Meryl Streep, të cilët iu bashkuan komedisë së misterit të vrasjes në sezonin e tretë.

Ylli irlandez, Andrew Scott ishte gjithashtu i interesuar për rolin e tij në thriller “Ripley”, së bashku me Naomi Watts dhe Tom Hollander për “Feud: Capote Vs The Swans”, Matt Berry për “What We Do In The Shadows”, Jonathan Bailey për “Fellow Travelers” dhe Michaela Coel për “Mr & Mrs Smith”.

Yjet e “Friends” Jennifer Aniston dhe Reese Witherspoon do të konkurrojnë gjithashtu për rolet e tyre në “The Morning Show”, ndërsa emra të tjerë të nominuar të Hollivudit përfshijnë Jodie Foster dhe Robert Downey Jr.

Seriali televiziv më i nominuar këtë vit është drama historike japoneze “Shogun”.

Shfaqja bazohet në romanin më të shitur të James Clavell të vitit 1975 me të njëjtin emër, për ngjarjet dhe figurat e vitit 1600 në Japoni, afër fundit të periudhës Azuchi-Momoyama dhe fillimit të periudhës Edo.

Seriali kryeson grupin me 25 nominime në kategori, duke përfshirë seriale të jashtëzakonshme dramatike, aktor kryesor të shquar në një seri dramatike për Sanada dhe aktore kryesore kryesore në një seri dramatike për Anna Sawai.

Është seriali i parë në gjuhën japoneze që është nominuar për serialin dramatik Emmy dhe është vetëm seriali i dytë joanglisht i nominuar, pas hitit korean “Squid Game”.

Ceremonia e 76-të e çmimeve Emmy do të zhvillohet sonte./KultPlus.com

Kush ishte Marco Polo, udhëtari më i famshëm i të gjitha kohërave

Ju mund të keni dëgjuar se tregtari venecian Marco Polo (15 shtator 1254 – 2 janar 1324) ishte kryesisht përgjegjës për sjelljen e makaronave kineze (dhe gjithashtu, sipas legjendës, orizit dhe akullores) në Itali.Por ai ishte shumë më tepër se kaq, transmeton KultPlus.

Marco Polo ishte një eksplorues venecian i njohur për librin Udhëtimet e Marco Polo, i cili përshkruan udhëtimin dhe përvojat e tij në Azi. Polo udhëtoi shumë me familjen e tij, duke udhëtuar nga Evropa në Azi nga viti 1271 deri në 1295 dhe qëndroi në Kinë për 17 prej atyre viteve. Rreth vitit 1292, ai u largua nga Kina, duke vepruar si shoqërues gjatë rrugës për tek një princeshë mongole që po dërgohej në Persi.

Në vitin  1271, Polo u nis me babanë dhe dajën e tij, Niccolo dhe Maffeo Polo, për në Azi, ku do të qëndronin deri në vitin 1295. Në pamundësi për të rekrutuar 100 priftërinj që kishte kërkuar Kublai Khan (lideri mongolian), ata u larguan me vetëm dy, të cilët, pasi morën një shija e rrugëtimit të vështirë që kishin përpara, shpejt u kthyen në shtëpi.

Ndërsa bënin rrugën e tyre nëpër Lindjen e Mesme, Polo thithi pamjet dhe aromat e saj. Tregimi i tij për Orientin, veçanërisht, i dha botës perëndimore pamjen e parë të qartë të gjeografisë dhe zakoneve etnike të Lindjes. Vështirësitë, natyrisht, i erdhën. Në atë që tani është Afganistani, Polo u detyrua të tërhiqej në male në mënyrë që të rikuperohej nga një sëmundje që kishte marrë. Ndërkohë, kalimi i shkretëtirës së Gobit ishte i gjatë dhe, nganjëherë, i mundimshëm. “Kjo shkretëtirë raportohet të jetë aq e gjatë sa do të duhej një vit për të shkuar nga fundi në fund”, shkroi më vonë Polo. “Dhe në pikën më të ngushtë duhet një muaj për ta kaluar. Ai përbëhet tërësisht nga male, rëra dhe lugina. Nuk ka asgjë për të ngrënë.”

Më në fund, pas katër vjet udhëtimi, polos arritën në Kinë dhe Kublai Khan, i cili po qëndronte në pallatin e tij veror të njohur si Xanadu, një mrekulli e madhe arkitekturore prej mermeri që mahniti të riun Polo.

Polos fillimisht kishin planifikuar të largoheshin për vetëm disa vjet. Megjithatë, ata ishin larguar nga Venecia për më shumë se 23 vjet. Ka pasur debate mes historianëve nëse Polo ka arritur ndonjëherë me të vërtetë në Kinë. Nuk ka asnjë provë jashtë librit të tij të famshëm që ai udhëtoi aq larg në lindje. Megjithatë, njohuritë e tij për kulturën dhe zakonet e saj janë të vështira për t’u hedhur poshtë. Tregimi i tij i mëvonshëm tregoi për sistemin e gjerë të komunikimit të Khan, i cili shërbeu si themeli për sundimin e tij. Libri i Polo-s, në fakt, i kushton pesë faqe strukturës së përpunuar, duke përshkruar sesi autostrada e informacionit e perandorisë mbuloi në mënyrë efikase dhe ekonomike miliona kilometra katrorë.

Pranimi i polakëve nga Khan u ofroi të huajve akses të pashembullt në perandorinë e tij. Niccolo dhe Maffeo iu dhanë poste të rëndësishme në oborrin e liderit. Polo, gjithashtu, i bëri përshtypje Khanit, i cili mendonte shumë për aftësitë e të riut si tregtar. Zhytja e Polo në kulturën kineze rezultoi në zotërimin e katër gjuhëve, transmeton KultPlus.

Udhëtimi i Polos u zhvillua në tokë dhe ata u detyruan të kalonin nëpër territor sfidues dhe ndonjëherë të ashpër. Por përmes gjithë kësaj, Polo zbuloi një aventurë. Kujtesa e tij e mëvonshme për vendet dhe kulturat që vëzhgoi ishte e jashtëzakonshme dhe jashtëzakonisht e saktë.

Më në fund, pas 17 vjetësh në oborrin e Khanit, Polos vendosën se ishte koha të ktheheshin në Venecia. Vendimi i tyre nuk ishte ai që e kënaqte Khan, i cili ishte rritur duke u varur nga burrat. Në fund, ai e pranoi kërkesën e tyre me një kusht: Ata shoqërojnë një princeshë mongole në Persi, ku ajo do të martohej me një princ persian.

Duke udhëtuar nga deti, polakët u nisën me një karvan prej disa qindra pasagjerësh dhe marinarësh. Udhëtimi rezultoi i mundimshëm dhe shumë vdiqën si pasojë e stuhive dhe sëmundjeve. Në kohën kur grupi arriti në Portin e Hormuzit të Persisë, vetëm 18 persona, përfshirë princeshën dhe Polos, ishin ende gjallë. Më vonë, në Turqi, zyrtarët gjenovezë përvetësuan tre të katërtat e pasurisë së familjes. Pas dy vitesh udhëtim, Polos arritën në Venecia. Ata ishin larguar për më shumë se dy dekada dhe kthimi i tyre në tokën e tyre të lindjes pa dyshim kishte vështirësitë e veta. Fytyrat e tyre dukeshin të panjohura për familjen e tyre dhe ata përpiqeshin të flisnin gjuhën e tyre amtare.

Libri e bëri Polon një personazh të famshëm. Ai u shtyp në frëngjisht, italisht dhe latinisht, duke u bërë libri më i njohur në Evropë. Por pak lexues e lejuan veten të besonin përrallën e Polos. Ata e morën atë si trillim, konstrukt i një njeriu me një imagjinatë të egër. Vepra përfundimisht fitoi një titull tjetër: Il Milione (“Milion Lies”). Polo, megjithatë, qëndroi pas librit të tij dhe ai ndikoi aventurierët dhe tregtarët e mëvonshëm.

Marco Polo vdiq më 8 janar, 1324 në Venecia/ KultPlus.com

Lah Nimani, legjenda e boksit kosovar


Lah Nimani ka qenë legjenda e boksit kosovar. Edhe boksieret tanë shqiptar si Luan Krasniqi, Elvir Muriqi etj, u mbetet pikë në zemer se do të arritnin më shumë në boksin amator dhe profesionist po të kishin punuar me profesorin që të gjithë e quanin Baca Lah.

Ai fitoi çdo gjë në boksin amator duke fituar pesë here titullin e ish-Jugosllavisë, gjashtë herë nënkampion i ish-Jugosllavisë dhe tre here vendin e tretë në ish- Jugosllavi. Ai përgaditi për katër herë boksier për Lojrat Olimpike (1976,1980,1984,1988). Baca Lah ka edhe medaljen e artë në Lojrat Olimpike si trainer në Moskë (1980) të Rusisë me boksierin serb, Sllobodan Kacar, gjë që asnjë shqiptar deri më sot nuk ka sjell medalje të artë.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje në Skënderaj ndërsa atë të mesme në Prishtinë (Shkolla normale) për të vazhduar studimet në Universitetin e Beogradit (Fakuleti i Edukatës Fizike).

Gjatë studimeve në Beograd ai kishte fatin të punonte me një profesor të zotin i cili e mësoj shumë gjëra të sporteve luftarake dhe këtë Lahu e shfrytëzoi mjaft mire dhe sjelli mësimin a atjeshëm në vendin tonë çka nuk e kishte bërë asnjë shqiptar më pare.

Fillimisht Lah Nimani të cilët të gjithë e kishin njohur me nofkën “BACA LAH” pas diplomimit ishte punësuar si Arsimtar i edukatës fizike në qytetin e Mitrovicës. Pas një kohe fillon të punoj në klubin e boksit “Akumulatori “ ku ishte edhe zanafilla e parë për boksin e atëhershëm. Pas suksesit që kishte me ekipin Akumulatori ekipi i boksit Prishtina kishte filluar t`a gjurmonte dhe në mes të stinorit 1973-74 baca Lah transferohet në ekipin e Prishtinës. Ekipi i Prishtinës kishte boksier të shkëlqyer mirpo i mungonte një strateg i cili do të arrinte suksese me ta.

Prishtina u bë ekip me nam jo vetem në Kosovë por edhe në tërë ish-Jugosllavinë. Boksieret si Nazif Gashi, Bajram Hashani,Mehmet Bogujevci, Xhevdet Peci, Aziz Salihu, e shumë tjerë filluan që popullit tone t`ju sjellin medalje krejt këto falë punës së palodhshme të Lah Nimanit.

Në vitin 1998 Lah Nimani shkoj ta vizitonte të birin në Oklahoma të SHBA-ve, atëhere filloj Lufta në Kosovë dhe nga ajo kohë legjenda Nimani jetoi atje derisa vdiq më 20 shkurt 2008./ KultPlus.com

Personazhet e operas, një me qytetarët e shumtë në sheshin “Skënderbej”

Trupa e Artistëve të Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Asamblit Popullor, në Tiranë janë gati për çeljen e sezonit të ri artistik ndërsa këtë mbrëmje publiku do të ketë mundësinë të ndjekë dy kryevepa muzikore, “Fantazia magjike e Beethoven-it dhe Requiem-i i fundit i Mozart-it.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjete sociale momente teksa trupa e Operas dhe Baletit u bashkua me qytetarët në sheshin “Skënderbej”, duke dhuruar emocione të veçanta dhe atmosferë festive nën tingujt e muzikës që shoqëruan “spektaklin” e improvizuar.

“Personazhet më të dashur të operave dolën nga skena e teatrit dhe u bënë një me qytetarët e shumtë në sheshin “Skënderbej””, shkroi Rama.

Sipas TOB-it, më shumë se 120 artistë janë angazhuar për të sjellë një koncert magjik në nisje të sezonit për të gjithë spektatorët, me dy kryeveprat botërore, Requiemin e Mozart dhe Choral Fantasy të Beethoven./atsh/KultPlus.com

Ashtu si dikush dëgjon shiun

Poezi nga Octavio Paz. 
Shqipëroi: Elida Buçpapaj.

Dëgjomë ashtu si dikush dëgjon shiun
jo vëmendshëm jo shkujdesshëm
hapa drite vesë e hollë
ujë që është ajër ajër që është kohë
dita është ende duke ikur
nata duhet tashmë të vijë
figuracione mjegulle
në bërryl të kthesës
figuracione të kohës
në hark të këtij pushimi
dëgjomë ashtu si dikush dëgjon shiun
pa dëgjuar dëgjo çfarë them unë
me sytë hapur brenda vetes në gjumë
me të pesë shqisat zgjuar
është duke rënë shi, hapa të lehtë, një mërmëritje rrokjesh
ajër dhe ujë fjalë pa peshë:
çfarë jemi ne dhe janë
ditët dhe vitet ky moment,
koha e papeshë dhe keqardhja e rëndë
dëgjomë ashtu si dikush dëgjon shiun
asfaltet duke rrezatuar ti kapërcen rrugën
është mjegull duke u endur në natë
është natë duke fjetur në shtratin tënd
është kulmimi i dallgëve në frymën tënde
gishtat e tu prej uji njomin ballin tim
gishtat e tu prej flake djegin ballin tim
gishtat e tu prej ajri hapin qepallat e kohës
një pranverë vizionesh dhe ringjalljesh
dëgjomë ashtu si dikush dëgjon shiun
vitet shkojnë tutje çastet kthehen
a i dëgjon hapat në dhomën tjetër
jo këtu jo atje: ti i dëgjon ata
në një kohë tjetër që është tani
dëgjon hapat e kohës
shpikës i vendeve pa peshë askund
dëgjon shiun duke rënë mbi taracë
nata është më natë në korije
vetëtima ka bërë çerdhe mes gjetheve
një kopsht i pagjumë që shkon pas rrymës
hijen tënde e mbulon me këtë faqe./ KultPlus.com

134 vjet nga lindja e Agatha Christie, autores që u cilësua si ‘Mbretëresha e Krimit’


Më 15 shtator të viti 1890 lindi Agatha Christie, autorja e cila u bë e njohur në botë për novelat e saj të zhanrit krim, gjithsej 66 të tilla, 14 vëllime me tregime të shkurtra dhe po ashtu për dramën më të shfaqur në histori “The Moustrap”.

Ajo është autorja më e shitur në botë, me 2 billion kopje të shitura, duke e thyer edhe rekordin botëror në Guiness World Records.

Shumë libra të Christie janë adaptuar për televizion, radio, dhe libra grafik. Janë dikund rreth 30 filma të bazuar në romanet e saj. Autorja u edukua në shtëpi nga prindërit e saj dhe filloi të shkruante tregime të misterit gjatë Luftës se dytë Botërore.

Fillimet e saj ishin të vështira dhe shpesh nuk iu pranuan librat nga shtëpitë publikuese, megjithatë libri i saj i parë “The Mysterious Affair at Styles” ishte një sukses i madh. Gjatë fundit të karrierës së saj ajo flloi të shkruante romane të zhanrit romancë me libra si “Unfinished Portrait” dhe “A daughter’s daughter” ndër pseudonimin Mary ëestmacott.

Chrisite u titullua Damë nga shteti i Anglisë në vitin 1971, ndërsa ajo u pa për herë të fundit në publik në vitin 1974 kur u shfaq drama e saj “Murder on The Orient Express. “. Ajo vdiq në vitin 1976. / KultPlus.com

‘Silence of Sirens’, mozaiku i rrjetit të korrupsionit që trazon jetën e rëndomtë të një polici të thjeshtë

Flonja Haxhaj

Në natën e katërt të Prishtina International Film Festival, publiku në Kino Armata pati mundësinë që të ndjekë premierën e filmit ‘Silence of Sirens’ të regjisorit Gazmend Nela. Filmi, i cili është bashkëpunim ndërmjet Kosovës, Shqipërisë, Zvicrës dhe Maqedonisë së Veriut trajton, temën e korrupsionit dhe moralit të dyshimtë në një shoqëri në tranzicion, përmes një tregimi të përqendruar në jetën e një polici të thjeshtë, shkruan KultPlus

“Silence of Sirens” ka në qendër historinë e Avniut (Sunaj Raça), një polic trafiku në një qytet të vogël të Kosovës. Avniu, një familjar dhe një njeri i zakonshëm, nuk është as shumë i ndershëm e as shumë trim. Ai dhe kolegu i tij, Gëzimi (Allmir Suhodolli), përfshihen në situata të vogla korrupsioni, si marrja e ryshfetit nga shoferët që i ndalojnë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, e kjo si një shenjë revolte ndaj padrejtësive që atyre ju bëhen në vendin e punës.

Jeta e tyre duket e qetë dhe pa sfida të mëdha, deri në natën kur ata ndalojnë një prokuror të gjykatës ndërkombëtare, i cili gjendet i dehur dhe me një çantë të mbushur me para në makinën e tij. Duke menduar se po veprojnë drejt, ata e shoqërojnë prokurorin në stacion, por pa e ditur se po përfshihen në një rast të ndërlikuar korrupsioni, shumë përtej kompetencave dhe mundësive të tyre.

Filmi thellohet në dilemat morale të personazheve, duke pasqyruar një realitet të njohur për shumë shoqëri në rajon, ku korrupsioni, edhe në nivele të ulëta, është i pranishëm në jetën e përditshme. Me një ton të qetë por tronditës, “Silence of Sirens” eksploron pasojat e veprimeve të vogla, që shpesh duken të pafajshme, por që mund të kenë ndikime të thella në jetët e njerëzve.

E që filmi pati një ndikim të madh në publik, u vërejt edhe në përfundimin e tij, nga duartrokitjet e shumta të shikuesve.

Pas premierës, për KultPlus foli vetë regjisori Gazmend Nela, i cili u shpreh i lumtur që pas disa premierave ndërkombëtare, filmi u shfaqe edhe në Kosovës.

“Për mua ka pasë shumë rëndësi që filmi të shfaqet përpara publikut vendor. Filmi deri më ani është shfaqur në shumë vende të botës, por asnjëherë në Kosovë dhe kjo ditë ishte për mua shumë e veçantë e shumë emocionuese”, u shpreh Nela.

Ndërkaq, aktori Allmir Suhodolli, i cili në film shfaqet në njërin nga rolet kryesore, atë të Gëzimit, tha se ndjehet i lumtur me paraqitjen e tij në këtë film dhe me këtë kastë të aktorëve.

“E gjithë tema e filmit nuk është diçka e panjohur për neve, do të doja të falënderoja shumë ekipin që e ka bërë edhe më të lehtë realizimin. Më është dashur të konsultohem shumë me regjisorin sepse ka pasur shumë shtjellime dhe nënshtresa të skenave. Edhe pse mund të duket e thjeshtë, gjatë filmit ka kthesa të ndryshme të cilat jemi munduar t’i lëmë në fund, e me shumë diskutim kemi arritur të shkojmë aty ku edhe kemi dashur”, theksoi Suhodolli.

Ndërrkaq, Pri Fest do të zgjasë deri nesër kur edhe do të shpallen filmat fitues./KultPlus.com

Kur Avni Mula i këndonte Valësit të Lumturisë (VIDEO)

Avni Mula është një nga figurat më të rëndësishme të historisë së teatrit operistik shqiptar. Një kontribut të veçantë ai e ka dhënë edhe në fushën e kompozicionit.

Ndër interpretimet e spikatura në karrierën e tij mund të përmëndim ato në operat Mrika, Skënderbeu, Pranvera, Lulja e kujtimit, Heroina, Komisari, Jolanda, Berberi i Seviljes, La Traviata, Rigoleto, Kavaleria Rustikana, Karmen, Peshkatarët e perlave, La Boheme, Le nozze di Figaro, Simfonia IX e Bethovenit etj. 

Sonte KultPlus ju sjellë këngën e tij të njohur “Valsi i lumturisë”. / KultPlus.com

Tregim nga David Mann: Kontribute domethënëse

David Mann, shkrimtar, botues dhe kritik arti nga Afrika e Jugut.

KONTRIBUTE DOMETHËNËSE

Nga David Mann

Ata janë në veturën e Alisës, duke shkuar teposhtë rrugës Wynberg Main. Jashtë po bie shi. E ngasin ngadalë, duke kaluar para ndërtesave të dyqaneve, farmacive dhe taksive në pritje. Në tokë, shitësit e rrugëve mes kutive të çipsave, të ëmbëslirave dhe të cigareve të pahapura të mbuluara me mushama të kaltra.

Alice u kishte thënë të takoheshin në Bo-Kaap këtë mëngjes, ku po ekspozoheshin fotografitë e saj, por Thembinkosi tha se duhej niseshin nga Rondeboschi, të ndaleshin njëherë te Baxter Theatre ku ishte vendosur një pjesë e ekspozitës. Travisi s’kishte thënë ndonjë gjë. Kishte qëndruar deri vonë natën.

Gjatë gjashtë muajve të kaluar Alice, Thembinkosi dhe Travisi kanë punuar së bashku te LOOK, një ekspozitë e artit publik e mbështetur në mënyrë bujare nga The Funders, një rrjet i organizatave me bazë në Afrikën e Jugut, në Holandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Për LOOK-un kishin fituar fonde me kushtin që projekti të adresojë Kohezionin social, Ndërtimin e vendit, Fatkeqësitë shoqërore dhe Grupet vulnerabel. Ata kanë vetëbesimin se ekspozita do të adresojë këto çështje ose, krejt në fund, do ta kthejë vëmendjen kah to.  

Alice, Thembinkosi dhe Travis u takuan nëpërmjet një kolektivi artistik që kurrë s’ka reshtur. Nuk pajtohen me gjithçka domosdoshmërisht, por mund të çmojnë, për të mirën e LOOK-ut, atë që secili person sjell në tavolinë.

Travisi është i ngarkuar me publicitetin – një fushatë guerilase me posterë që ka për target shtyllat e rrugës, kutitë elektrike dhe muret e hirta në dhe përreth qytetit – dhe menaxhimin e një ekipi të krijuesve grafitë dhe artistëve të rrugës për të prodhuar murale në site specifike. Alice ka kuruar një koleksion të fotografive të veta të shkrepura në dhe përçark Kapstadit gjatë viteve dhe kishte punuar me një gjuhëtar për të përkthyer ca kaptina nga anglishtja në isiXhosa, afrikane dhe !Ora, një gjuhë khoisane që konsiderohet e humbur në histori. Thembinkosi, i cili kishte marrë pushim nga praktika interdisiplinare prej se ishte larguar nga Johansburgu, ishte lidhur me artistët performues lokalë dhe po ashtu edhe me Denisin, një artist ganiano-amerikan që jetonte në Amsterdam, puna e të cilit, e bazuar në filmat dhe instalacione, është e fokusuar në diasporën afrikane.

Gjashtë muaj punë e rëndë kishin sjellë te kjo – lansimin dhe aktivitetet publike të LOOK-ut – por puna e tyre s’ka përfunduar ende. Për fondet që duhet të sigurohen dhe artistët të paguhen, Funders ka kërkuar “Dëshmi të realizimit”. Ata kanë ndarë mendjen ta bëjnë këtë vetë, me Alicen që ishte ofruar të bënte dokumentimin me fotografi dhe video dhe t’i përdornin paratë, që do të ishin detyruar të harxhonin me angazhimin e një ekipi fotografësh, për t’i shtuar të hyrat administrative dhe të artistëve pjesëmarrës.

Shiu ishte kthyer në një rigim. U futën në vendparkingun e The Baxter dhe ecën rrotull deri te balli i ndërtesës ku do të mbahej një performancë.

“A ka folur njeri me Khanyin?”, pyeti Alice, duke e shtyrë kapuçin e xhaketës së saj mbrapa kokës dhe duke e vjedhur me shikim vendin e shkallëve ku duhej të ishte Khanyi.

“Telefoni i tij është i shuar”, tha Thembinkosi.

“Më duket se e pashë mbrëmë jashtë”, tha Travis.

Ora është 10 e 45 e paraditës. Khanyi ishte programuar të fillonte performancen e tij të gjatë para pesëmdhjetë minutave. Plani, siç ia kishte komunikuar Thembinkosit, ishte të zotohej në një rutinë teatrore fizike intensive ndërkohë që një grup prej dhjetë valltarësh do të qëndronte shtrirë përreth saj, duke u shtirë të vdekur. Herëpashere, ajo do t’u zgjaste copa buke audiencës duke i instruktuar t’i ushqejnë valltarët. Por Khanyi nuk ishte aty dhe s’kishte as performancë. Fatbardhësisht, as turmë.

“Vazhdo ta thërrasësh”, i tha Alice Thembinkosit.

“Po çka nëse ajo vjen dhe ne jemi në anën tjetër tashmë? Nuk mund ta humbasim”.

“Është kohëgjatë. S’do ta humbasim”, u përgjigj Thembinkosi. “Veç nëse mbetet pa bukë”.

Ai e ndezi një cigare dhe iu kthye Travisit. “Si i bëhet me muralet? A nuk disa këtu?”.

Travisi këprceu përpjetë. “Au, ke të drejtë. Shoku im Dave e ka bërë një në këtë mënyrë. Mund të ecim tash”.

Ecën në heshtje, duke kaluar para posterëve të qullur të LOOK-ut.

“As që mund t’i fotografoj këta”, tha Alice nga mbrapa aparatit të saj fotografik. “Boja po shlyhet. Pse s’keni shtypur posterë të shndritshëm?”.

“Nuk mund t’i ngjitësh këta”, thirri Travisi. “Duhet të përdorësh atë llojin e letrës që e thith tutkallin. Besomë, do të mbeteshin aty përgjithmonë”.

“Po bien poshtë, vëllaçko”, tha Thembinkosi. “A ke marrë ndonjë të mbuluar? Ndonjë që mund ta lexojnë njerëzit?”.

“Ma ha mendja se po. Au, ja ku është pjesa ime”.

Arriten te një ndërtesë e hirtë në skajin e Main dhe Meadow. Në një shenjë në dritare lexohej: “Akomodimi për studentë tash i mundshëm”, i ndjekur nga një numër telefoni. U ndalën dhe e morën muralin. Një grua e re që ua ngulte sytë. Mbante një shami koke dhe një fustan të gjatë të shëmtuar të mbushur me një zbukurim gjeometrik abstrakt. Pranë saj, një anije fluturuese në hapësirën boshe. Një litar mes tyre. Murali është bërë bardh e zi, është ruajtur për uebsajtin e ekspozitës, shabllonizuar me të kuqe në fund të anës së djathtë të muralit: LOOKART. CO.ZA

“A është rrip, apo diçka e ngjashme, zinxhir?”.

“Ëhë, kjo është çështja”, tha Travis, duke marrë fotografi të muralit në telefonin e tij.

Thembinkosi hodhi pjesën e mbetur të cigares në kanal. Fishkëllen teksa vdes. “Ku është pjesa tjetër?”.

“Kjo është e gjitha, hej. Pjesa e Dave është më afër qytetit tash që po e mendoj”.

Alice psherëtiu dhe mori ca fotografi të punës së vet, duke e ruajtur aparatin nga shiu.

Rrugës së kthimit për në makinë vunë re disa etiketa, disa sosh në ndalesat e autpbusëve, disa të tjera në muret e poshtme me tulla që rrethonin ndërtesat, të gjitha të ngjyrosura me të njëjtën të kuqe të ndritshme. Derisa u kthyen në makinë veç ishin bërë qull.

Gjatë ngasjes në drejtim të qytetit u ndalën te Observatori dhe Woodstocku, ku dokumentuan pjesën më të madhe të muraleve si edhe disa prej fotografive të instaluara.

Në Albert Road u ndalën jashtë një studioje të një artisti të mirënjohur dhe një magazine ku Sbu, poeti i ri slam, ishte duke dhënë e marrë me prozën e tij epike rreth historisë së migrimit afrikan. Alice ia shkrepi ca foto në aksion, ndërsa Thembinkosi filmoi performancën. U ndjenë të kënaqur kur panë një turmë të vockël që ishte mbledhur të dëgjonte. Të gjithë ishin të njëmendjeje se gjërat po fillonin të përmirësoheshin dhe se ata të Funders do të ishin të lumtur. Bile edhe shiu ishte ndalur.

Në qytet u drejtuan për në Park Road dhe morën diçka të hanin në një restorant të ri dhe hapësirë ekspozimi. Mandej vendosën ndaheshin që të mbulonin më shumë terren. Alice u nis drejt Bo-Kaap, ndërsa Travisi shkoi te Searle Street Park të regjistrohej në një demonstrim murali të drejtpërdrejtë dhe Thembinkosi mori rrugën teposhtë Darling Street deri në Grand Parade, ku instalacioni i Denisit do të jepej para statujës së Eduardit VII.

Puna e tij mban titullin Refuge(e) dhe është një instalacion skulpturor i bërë me çadra të portokallta të ndezura dhe me trape shpëtimi. Përgjatë anëve të secilës çadër ka të shtypura fragmente tekstesh mbështetëse – numra anijesh, fraza, emra dhe numra identiteti shkruar nga udhëtarë pa biletë përreth skeleve dhe poshtë urave në portet e qyteteve afrikane si Kapstad, Durban, Abixhan dhe Freetown. Të gjithë mendojnë se do të jetë pjesa kryesore e LOOK-ut.

Kur Thembinkosi arriti te vendi e gjeti bosh, përveç kutie plastike ku gjendej biografia artistike e Denisit dhe një përshkrim i shkurtër i punës. I dërgoi një mesazh grupit të komunikimit të LOOK-ut.

Themnkosi: A ka dikush kontaktet e ekipit të Denisit?

Alice: Mund t’i kem unë. Si është puna?

Thembinkosi: S’ka instalacion.

Një thirrja nga Alice.

“Po ata na i kanë dërguar me email fotot dhe gjthçka tjetër mbrëmë”.

“E di, i kam parë. Po tash s’ka asgjë këtu”.

“Po vij te ti tash”.

Thembinkosi futi në xhep telefonin dhe shikoi përrreth Grand Parade përsëri. S’ka fjalë, mendoi ai, duhej të ksihin marër masa të dikush të kujdesej për punën. Po a s’i takon kjo ekipit të Denisit? E zuri paniku dhe e mbërtheu në gjoks. Kishte nevojë që ky projekt të shkonte mirë. Kishte nevojë për paratë, sigurisht, por po ashtu kishte nevojë t’ia mbathte nga Kapstadi. Nuk kishte mbetur asgjë për të këtu. Denisi ia kishte përmendur se ishte duke shikuar për një menaxher projekti që t’i bashkohej ekipit të tij. Ky instalacion ishte menduar të ishte bileta e artë e Thembinkosit.

E ndezi cigaren, e nxori telefonin dhe i kontrolloi emailat. Ishte një i ri nga Khanyi që shpjegonte se shiu që binte e ndalej nuk ishte i përshtatshëm për performancen e tij – a nuk kishte plan rezervë? – dhe se nuk do të performonte derisa të paguhej. “Artistët meritojnë më mirë”, lexoi një rreshtin e subjektit.

E mbylli emailin, kaloi te tjetri, një varg emailash nga The Funders.

Qyteti, shpjegonin ata, ka pranuar ankesa nga banorët në zonën Rondebosch dhe Rosebank në lidhje me muralet e realizuara në pronat e tyre pa lejen e tyre, disa prej tyre me shenjën LOOKART.CO.ZA. Kjo ka koinciduar me një kulmim në vandalizëm në atë zonë. Madje dikush ka shkruar “Fuck JP Smith” në Irma Stern Museum. A dinin gjë ata rreth kësaj?

E tymosi cigaren deri në filter dhe e flaku në pellgun përballë Eduardit VII. Vërshëlleu teksa ra poshtë.

Alice arriti, dukej e turbulluar. “Ma ka hedhur”.

“Kush?”.

“Ai tipi që e mora të përkthente diçiturat e fotografive. Sa duket, ato fjalët kora janë që të gjitha terma fyes për holandezët”.

“Edhe?”.

“Janë një prej atye që na paguajnë!”.

“Oh, dreqin. Mirë pra, unë s’po mund ta gjej këtë instalacion. Denisi është…”.

“Tamam. E takova rrugës për këtu”, tha Alice. “Mirë, nisu nga kjo”.

“Çka?”.

“Lart te Caledon Street. Një tufë të pastrehësh po flenë në çadrat dhe po i përdorin trapet si shtretër”.

“Jezus”.

Ra telefoni i Thembinkosit. Thirrje nga Travisi, i cili tingëllon në qejf.

‘Hej, njerëz, a jeni tek instalacioni? Ajo zonja nga The Funders sapo më mori. Po e dëshiron një turne të ekspozitës. I thashë të na takojë aty”.

Me artistët e papaguar, fondet e tërhequra dhe dëmshpërblimet e kërkuara nga qyteti, Alice, Travisi dhe Thembinkosi kanë rënë për toke. Emailat grumbullohen dhe bëhen kapicë, thirrjet injorohen, mesazhet nuk lexohen. Është e paqartë kur do të jenë në gjendje të dalin përsëri në City Bowl.

Kështu që të tre janë të habitur kur, ca javë më vonë, e pranojnë një email të nxehtë nga ekipi i Denisit, duke i falënderuar që e kishin ftuar të kontribuonte me punën e tij të re në LOOK. Emaili përmban një link të një faqeje arti holandeze ku një artikull shpjegon se si instalacioni i fundit i Denisit në Kapesta, Afrika e Jugut, vepron njëkohësisht si gjest simbolik dhe i fuqishëm dhe si intervenim i prekshëm, edhe pse i përkohshëm, në përvojat e përjetuara të të zhvendosurve të qytetit, shumica e tyre nga pjesa të ndryshme të Afrikës.

Fotografi të instalacionit të plotë shoqërojnë artikullin dhe një citat nga Denisi thotë:

“Për mua, arti publik i tepërt është thjesht përfaqësues dhe ka nevojë për impakt të vërtetë. Pse të bësh një intalacion për njerëz të përvuajtur kur në vend të kësaj mund t’i ftosh ta ndihmojnë veten e vet? Unë jam i interesuar për artin krijues i cili kontribuon në mënyrë domethënëse në kohezionin shoqëror, ndërtimin kombëtar dhe grupet vulnerabël”.

Askush nga artistët e tjerë pjesëmarrësit nuk është përmendur dhe një link i uebsajtit të LOOK-ut çon në një uebfaqe e tashme e jofunksionale.

Refuge(e), konkludon artikulli, do të udhëtojë një Vjenë, Austri, ku do të instalohet në Christine König Galerie me ndihmën e Funders-it.

/Marrë nga David Mann, “Once Removed”, Botsotso, 2024/ Gazeta Express/ KultPlus.com

Përse të dua

Poezi nga Lasgush Poradeci

Se të desha vetë,
Dhe t’u nqasa vetë,
Dhe të putha vetë-
Prandaj.

Dhe të humba largë,
Dhe të ndoqa largë,
Dhe të gjeta largë-
Prandaj.

Se të desha prapë,
Dhe t’u nqasa prapë,
Dhe të putha prapë-
Prandaj.

Dhe të humba vashë,
Dhe të ndoqa vashë,
Dhe s’të gjeta vashë-
Prandaj.

Se të gjeta grua,
Dhe të desha grua,
Dhe të putha grua-
Prandaj.

Dhe s’më flet përhera,
Dhe s’më nqas përhera,
Dhe më plas përhera-
Prandaj.

O, prandaj të dua,
Prandaj vashë-e grua,
Fshehtësi për mua-
Prandaj.

Ese nga Pascal Bruckner: Hipnosi dhe Thanatosi

Pascal Bruckner (1948), romancier dhe eseist francez. Autor i romanit të njohur, ‘Lunes de fiel’ (1981), nga i cili Roman Polanski ka realizuar filmin homonim.

VENDI I GJUMIT: HIPNOSI DHE THANATOSI

Nga Pascal Bruckner

Djep dhe varr, fole kënaqësish ku përhumbemi dhe e lëshojmë veten, vend i të gjitha guximeve dhe i të gjitha refuzimeve, shtrati paraqet pezullimin e domosdoshëm të aktiviteteve ditore dhe të mirësjelljes. Gjumi, po ashtu si edhe vdekja, i nivelizon gjendjet: mbreti dhe fshatari flejnë në të njëjtën mënyrë, por gjumi paraqet për të parin një prehje sovrane, për të dytin mënyrën e vetme për ta harruar jetën tepër të vështirë. «Të fle dhe prapë të fle, kjo është dëshira ime e vetme» (Baudelaire). Gjumi është rënie e përsëritshme në humnerë, vdekje e vogël që rilind, ndërsa ajo tjetra na asgjëson. Na mbështjell në mbuloja si në një lëkurë të dytë ku zhytemi, në kërkim të harresës së bekuar. «Pikërisht në gjumë, për gjysmën e jetës, i harrojmë pakënaqësitë e gjysmës tjetër», shkruante Xavier de Maistre në fund të shekullit XIX. Në atë epokë ende ishte zakon të priteshin mysafirët kalimthi në shtratin e familjes. Më 1979, fotografja Sophie Calle u propozoi disa miqve dhe të të panjohurve të shkonin të flinin tek ajo, në shtratin e saj, për të bërë portrete fotografike. Kështu shtroja vjen e bëhet hapësirë e jetës së mundshme ku bashkëndajmë me të tjerët njëpërvojë unike. Aksesor intim, shtrati mund të bëhet hapësirë sociale ku presim, ku drekojmë dhe hamë kafjall, mund të përshtatet për shumë përdorime, mund të bëhet tryezë, kolltuk, gjykatë. Si ta harrojmë herën kur John Lennon dhe Yoko Ono e mirëpritën shtypin ndërkombëtar në shtratin e tyre, në Hotel Amstredam, më 25 mars 1969, për të protestuar kundër luftës në Vietnam dhe për të dhënë mesazhe paqeje. Për ta shtrati ishte simbol i njëzëshmërisë, piedestalit, tribunës. Të flesh me një person është më intime se sa të bësh dashuri: është preludi i një lëshimi total, i një zhytjeje të plotë.

Vend i pushimit, shtrati gjithmonë lëkundet mes pagjumësisë dhe letargjisë. Me kohë dhe me moshë, pagjumësia bëhet aspket i jetës me të cilin nakonvenon më tepër të biem në ujdi. Në format e saj ekstreme është një përvojë totale, një pamundësi për t’u relaksuar: lind nga bashkimi i dy gjendejve, panikut dhe ripërtëritjes. Gjumi na bën bisht kur e kërkojmë, ndërsa na vërsulet kur duhet të rrimë zgjuar, na vë në një gjendje kapitjeje. Në orët e para të agut nata paraqitet si një verdikt pa apel. Preokupimi më i vogël merr dimensione të pamasa, ndihemi të pafuqishëm, të shkërmoqur nga vargani i errët i anktheve. Njerëzimi i shtrirë është njerëzim i çarmatosur: nata na dorëzon te forcat e frikës dhe tmerrit. Pozicioni shtrirë është ai i lakuriqësisë. Meqë flejmë të zhveshur ose gjysëm të zhveshur, jemi edhe më të brishtë nëse dikush na zë në atë gjendje. Është si të jemi të lidhur për një shtrati spitali. Por ekziston edhe një pagjumësi entuziazmi, kur klloqitim një potencial të tillë forcash sa nuk kemi më të drejtë të flejmë. Është e domosdoshme të zgjohemi për të gjetur jo vetëm energjinë mendore, por edhe atë fizike. Pagjumësia është paafëtsia për të harruar vetveten, të relaksohemi kur të jemi të lodhur dhe të rraksapitur. Grumbullojmë shekuj të gjumit të sprapsur, paramendojë, të dërrmuar, mundimin që na pret të nesërmen: në atë pikë është e kotë të sillesh e pështillesh në shtrat, të kthehesh në krah, s’do të na zërë gjumi më. Kalojmë orë të tëra duke përsëritur të njëjtën frazë, apo të njëjtën ide. Luciditet absurd që pret me ankth të vihet anash, por pikërisht kështu përjetësohet. Bëhemi burimi i hallit tonë.

Makthi mbaron veç atëherë kur nisin të filtrohen përmes grilave të dritareve: kambanat e kishës, sirena e kamionit, pallati që dridhet si kafshë e mpirë, shtëpia që zgjohet me çapëlimin e brerësve, me pingërimin apo rrahjen e krahëve të zogjve. Drita rikthehet si aleat, e zbehtë dimrit, e harlisur verës, duke i nxjerrë dembelët nga vakësia e mbulojave. Moment i euforisë për atë që ka pasur frikë ta çikë humnerën dhe në fund largohet soje, i paprekur dhe ende në jetë. Duke i hapur sytë, na vjen në mendje maksima e Senekës që sugjeronte, pas zgjimit, të falenderojmë zotat që na kanë lejuar të qëndrojmë në këtë botë. Zgjimi paraqet kthjelltësinë e fituar me shpnezimet e tmerrit. Është e mjaftueshme të gjejmë pozicionin ngritur që të ndiejmë forcat të rikthehen. Ishim si statuja të vdekurish, ribëhemi të gjallë. Furia është qetuar, mllefet janë fshirë. Aktiviteti do ta lehtësojë mundin tonë. Sidoqoftë, jo të gjitha pagjumësitë janë negative: gjatë atyre orëve jopjellore i mprehim frazat tona, përgatisim një përgjigje therëse për dikënd që na ka poshtëruar, fjalë djegëse ndaj atij që na njollos, gjejmë zgjidhjen e një problemi. Ndonjëherë asistojmë në një mrekulli: në qetësinë nokturne nxjerr kokën një ide, shfaqet një konkludim në fund të përpëlitjeve tona cerebreale, një fjalë e vetme e ndriçon mbarë arsyetimin. Por ky fat është i rrallë, zakonisht arsyeja e luhatshme sjell hi e pluhur. Shkëndijat krijuese të të pagjumit janë shpesh të zbrazëta si pseudo gjenialiteti i prodhuar nga drogat apo nga hiperbotët digjitale: ekspansioni i dukshëm i vetëdijes është një fryrje e destinuar të fishket si një fluskë sapuni në dritën e diellit. Që nga antikiteti, e dimë se gjumi nuk është art minor, por dëshmi e një ekzistence të cilësisë dhe se intrepretimi i ëndrrave presupozon një kiromanci të vjetër po aq sa njerëzimi. Cila është gjëja më e çuditshme që mund t’i ndodhë një të pagjumi? Të zbulojë se tekembramja ka fjetur mirë dhe s’ka nevojë të flejë më shumë. Mund edhe t’i ndodhë, mrekullisht, të rigjejë, herëpashere, ato net të gjata tipike për fëmijërinë ku zhytet në gjumë qengj, me akrepin e orës që rrotullohet rreth fushës. Sajimi i jorganit me pupla në Evropën veriore të Mesjetës dhe ei jastëkut të butë në Angli rreth vitit 1826, pa e harruar tatamin dhe futonin e ardhur nga Azia, bëjnë pjesë në revolucionet e padukshme që e kanë ndryshuar rrjedhën e historisë së njerëzimit. Ukrainasit e praktikojnë artin e fjetjes mbi zgjua: zukatja e bletëve duket se mundëson një dremitje të thellë dhe të qetë (Andrej Kurkov).

Të kënaqurit me orët kur jemi në gjumë përnjëmend do të duhej të ishte mësimi i parë dhe kryesor i arteve shtëpiake. Ekziston një gjumë përtëritës që tkurret me moshën dhe ekziston një gjumë strehë, një gjumë humneror ku s’ka prehje. Gjumi i pavazhdueshëm, me ndërprerje, na thonë historianët e mjekësisë, nuk është simptomë e çrregullimit modern, por përbënte rregullin në kohët e Ancien Regime. Dikur, qytete si Londra ishin në aktivitetet të plotë deri në orën tre të natës. Disa persona e kalojnë jetën duke fjetur dhe e jetojnë gjumin e tyre si të ishte ekzistenca e tyre e vërtetë, duke e shndërruar shtratin e tyre në një paralajmërim të qefinit. Është tema e romanit të George Perecut, Njeriu që fle (1967), tregim rapsodik për një student që nuk ka më lidhje me jetën përveç gjumit, një zhytje totale pa të kaluar dhe pa të ardhme, e rrokjezuar nga shëtitjet nokturne nëpër Paris. «Je ulur dhe dëshiron dhe vetëm dëshiron të presësh, derisa të mos ketë më asgjë për të pritur». Kur mbesim pa shoqërinë e të ngjashmëve tonë, nocioni i kohës tretet, ashtu si edhe ndarja mes ditës dhe natës. Të flesh për të fjetur do të thotë të kesh një përvojë të boshllëkut suprem. Rizgjimi implikon një rikthim të kontakteve, rikapen fijet që na lidhin me botën. E rëndësishmja është të ngrihesh me këmbën e mbarë, të nisësh ditën me hare dhe oreks. Duhet të zhvillosh një disiplinë të gjumit dhe ta rehabilitosh siestën, që e ndërpret aktivitetin dhe i rimbush neuronet.

Ku shkojnë fjetësit gjatë natës? Në gjumë vrapojnë, kacavirren, vrasin. Si ta dimë nëse mbrapa syve të tyre të mbyllur nuk rrjedhin imazhe kafshërore, dëshira të pahijshme? A duhet t’u besojmë ëndrrave paralajmëruese, apo duhet t’i injorojmë? Regjimet totalitare përherë janë munduar t’i kontrollojnë ëndrrat e qytetarëve të tyre: kjo është ideja e librit të mrekullueshëm të Ismail Kadaresë, Pallati i ëndrrave. Në Perandori mbretëron një pushtet i fshehtë që ka për detyrë të mbledhë dhe klasifikojë të gjitha ëndrrat e mbretërisë për t’i nxjerrë «ëndrrat kampion» që do t’ia mundësojnë ta dëshifrojë të ardhmen, t’i parandalojë grushtshtetet, luftërat dhe tradhtitë. Makthet janë ogure të këqija, apo përkundrazi një mbrojtje kundër së keqes? Si t’i dallojmë në këtë «oqean frike» indiciet relevante? Ky vullnet i kontrollit dhe parashikimit do të jetë, pa dyshim, objektivi i ardhshëm i ndërmarrjeve të mëdha teknologjike, që do të organizojnë re onirike për t’i gjurmuar më mirë ëndrrat tona. Në jetën dashurore dremitja është një marifet për t’i bërë bisht mbikëqyrjes së partnerit. Dashnori xheloz e vëzhgon gjumin e të dashurës dhe e ndien se është duke e humbur: te Prousti (E burgosura), Albertina mishëron personalitete të ndryshme në të njëjtën kohë dhe, mbrapa fytyrës së saj të relaksuar me mendjen që të pushojë, mbase e tradhton narratorin me një grua tjetër. E burgosura në të vërtetë është një ikanake që refuzon t’iu nënshtrohet pretendimeve të burgosësit të saj, i cili do të donte ta vërë nën këmbët e tij: «Ndieja se po e prekja vetëm guaskën e një qenieje që përbrenda ishte në kontakt me infinitin». E mbulon me dhurata, ia blen fustane të shtrenjta për ta mbyllur më mirë në një burg pëlhurash e stofrash të rralla. Por xhelozia vazhdon t’i hajë shpirtin. Fjetësja duket se është nën mëshirën e adhuruesit të saj, por është një butësi e rreme që e fsheh ikjen e menjëhershme. «Duke e mbajtur nën shikimin tim, në duart e mia, kisha përshtypjen se e posedoja tërësisht, përshtypje që s’e kisha kurrë kur ishte zgjuar». I duket sikur në fytyrën e sdaj të përgjumur i sheh dëshirat e ndaluara dhe shprepsat e thyera. Nuk gabohet, ngase një mëngjesi Albertina ia mbath për të mos u kthyer më kurrë. Jemi afër dhe në të njëjtën kohë larg Shtëpisë së bukurosheve të fjetura, të japonezit Kawabata: adoleshente të virgjëra që të narkoizuara ia ekspozojnë lakuriqësinë e tyre soditjes epshore të të moshurave nostalgjikë që paguajnë për t’i ripërtërirë para këtij spektakli turbullues. Oblomovi si i vogël i shihte të gjithë anëtarët e familjes të goditur nga sëmundja e gjumit, shërbëtorët e përgjumur në zyre, qentë e mpirë në shtrojat e tyre dhe i gjithë çifligu i pushtuar nga simpfonia shurdhuese e kërhitjes së njerëzve.

/Marrë nga Pascal Bruckner, ‘Le sacre pantofole’, Guanda, 2024

/Gazeta Express/ KultPlus.com

‘Kush më rri karshi karshi’ (VIDEO)

Është një ndër perlat e muzikës shqiptare, por kur vjen me zërin e të madhes Marie Kraja e Ibrahim Tukiqit, kënga “Kush më rri karshi karshi” vjen edhe më i veçantë deri të veshi i adhuruesve të kësaj muzike, shkruan KultPlus.

O, kur më rri karshi m’karshi – e
Unë me ty kam ra n’dashni – e
Bardh’ e bukur je
Nuk kam qarje pa t’marr – e

O, fustanet zoti m’ka dhan – e
Si nji peshk moj du me u ba – e
Edhe n’det moj du me gdhi – e
Tana peshqit me i përzi – e

Hajde, e bukur je
Nuk kam qarje mos pa t’marr – e

Për ta shijuar këtë këngë mund ta dëgjoni në videon më poshtë./KultPlus.com

Rama: 8.5 milionë vizitorë të huaj deri në gusht, viti turistik vijon ende nga veriu në jug

8,5 milionë vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë nga janari deri në gusht të këtij viti, ose 1.3 milionë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur numri i vizitorëve ishte 7.2 milionë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot statistikat mbi turizmin, teksa theksoi se vizitorët e huaj pëfaqësojnë larmishmëri vendesh të origjinës, por gjithmonë e më të shumtë janë edhe turistët nga vendet e largëta dhe jo tipike si Meksika, Brazili, Kanadaja, Zelanda e re dhe Australia, por edhe Azerbajxhani, Kina e Japonia.

“8,5 milionë vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë nga janari deri në gusht të këtij viti, jo vetëm më të shumtë në numër krahasuar me çdo vit të mëparshëm, por edhe me një larmishmëri vendesh të origjinës, ku patjetër vijojnë të konsolidohen tregjet karakteristike, ama gjithmonë e më të shumtë janë edhe turistët nga vendet e largëta dhe jo tipike si Meksika, Brazili, Kanadaja, Zelanda e re dhe Australia, por edhe Azerbajxhani, Kina e Japonia”, u shpreh Rama.

Rama tha se, shifrat në rritje përkthehen edhe në një super-promovim për Shqipërinë, ndërsa viti turistik ende vijon me grupe të tëra që shijojnë atraksionet nga veriu në jug, nga Alpet deri në sitet e kulturës.

“Viti turistik ende vijon me grupe të tëra që shijojnë atraksionet nga veriu në jug, nga alpet deri në sitet e kulturës, kalatë historike e qytetet UNESCO, pa harruar ushqimin fantastik që s’ka të krahasuar dhe mikpritjen shqiptare të hotelierëve që na bën krenarë”, shkroi Kryeministri Rama në rrjete sociale./atsh/ KultPlus.com

Letra e rrallë e dashurisë: Ti lexon çdo gjë në shikimin tim, me syrin tënd hyn në brendësinë time

Kur shkrimtari Erich Maria Remarque i shkruante aktores së njohur Marlene Dietrich:

18 janar 1939

“Shpirti im, qielli im i dashur, ti më ke shkruar kaq e kaq letra të bukura e, unë përsëris atë që kam thënë gjithmonë: shkrimtarët nuk duhet të shkruajnë letra dashurie. Sepse ka të tjerë që shkruajnë shumë më bukur se ata.

Ti më quan “Rezonancë që merr fryme” – e si do të mund të arrija unë vallë, të gjeja një figurë të tillë kaq prekëse? E, përveç kësaj edhe diçka tjetër! Ti, arrin, dhe ke atë aftësinë magjike qe t’i thuash dikujt se sa shumë e si e dashuron atë – kurse unë, unë, e di, nuk arrij ta them atë në mënyrë të plotë. Sa mirë ndjehem kur ti me thua se, edhe pse je vetëm, ndjehesh e qetë dhe e lumtur. Unë, këtë, kam uruar vazhdimisht për ty. Nuk kam uruar kurrë që ti të ndjehesh e mërzitur dhe fatkeqe. Kam dashur gjithmonë që ti të jesh e lumtur, në formë, vezulluese, plot dritë dhe e bukur si kurrë here tjetër e, dua që kjo gjendje e jotja të jetë e dukshme edhe së largu në kilometra e, që ti t’a dish me siguri absolute që dikush tjetër nuk jeton në këtë botë, veçse për ty.

Sot gjeta dhe lexova edhe një herë poemën tonë të Gëtes. E lexova dhe e rilexova vërtetë me një emocion të thellë: A s’është e vërtetë që fati po na bashkon? A nuk po na lidh ai për jetë? Ah, dhe në kohët që shkojnë, Nuk di, ti je motra a nusja ime? Ti njeh me imtësi çdo pjesë të qenies sime, Ti ndjen tek unë dhe nervin më të hollë, Ti lexon çdo gjë në shikimin tim, Me syrin tënd hyn në brendësinë time Hyn në gjakun tim të ngrohte qe rrjedh ne deje Dhe ecën si i çmendur në drejtimin tënd e që me krahët e tua prej engjëlli gjoksin tim shëron . Po, e dashura ime, a nuk është pikërisht kështu? Nganjëherë, më ndodh të eci i vetmuar nën shi e të mendoj e ndjej që lidhja jonë është gjithmonë e fortë, e askush nuk mund t’a prishë atë e, në ato çaste, me hapa të lehta ndjej të vijë dikush drejt meje e, ajo je ti e, atëherë, unë jetoj një ndjenjë të veçantë lumturie që asnjë qenie tjetër njerëzore nuk e ka jetuar kurrë. E, atëherë, ndjej qe së bashku me ty, të kthehen tek unë vitet e rinisë që lufta dhunshme mi mori e, ato vite je ti që mi sjell e mi shumëzon me dy, e bashkë me to ndjej të prek me delikatesë – freskinë, gjallërinë dhe aventurat e rinisë. E, kështu, ti bëhesh, në të njëjtën kohe: aventura e gruaja ime.

Ti je bërë për mua e unë jam bërë për ty; nuk mund të jetë ndryshe. Nuk je vetëm ti ajo rezonancë që unë ndjej e thith si ajër, por i tillë jam dhe unë. E di?… Unë jam një pasqyrë konkave të kap plot ethe dritën tënde, e mbledh atë plotësisht në gjoks dhe, duke e djegur fort, e dërgoj krejt refleksin në drejtimin tënd. Herë të tjera vetja me duket si një merimangë që end një pëlhure vezulluese, të trëndafiltë e plot reflekse, – një pëlhure mendimesh, ndjenjash, pune, fjalësh ngrohtësie, e cila do të të kapë e pastaj të bëhet banesa jotë, – e mbushur plot gjëra të cilat ty të mungojnë, një pëlhure plot trëndafila e dafina, e thurur me fije të ndritshme argjendi, e lehtë dhe e fortë për të mbajtur ty dhe hapat e tua të lehte si kaprolli, një pëlhurë të ngritur nën një qiell të kaltër e mbi ujin blu të detit, nga ku ti mund te hidhesh e të kridhesh gjithë qejf në ujërat e kristalta e të kthehesh pastaj përsëri tek ajo, si një lodër e këndshme fëmijësh e cila t’a mbush zemrën plot ngashërim .

O, drita ime e dashur!… E di?… Nganjëherë, unë nuk mund të ulem për të shkruar librin që kam nisur, e të cilin e urrej, sepse ai më largon prej teje. E atëherë tërhiqem nga studioja, nxjerr fotografitë e tua dhe i vendos në radhë para meje edhe pse e di që kjo gjë nuk më qetëson, përkundrazi, e bën edhe më të rëndë gjëndjen. Por, megjithatë, edhe pse këtë e di, nuk ndërroj mendje e, duke i vështruar ato, nis e flas me ty e, pastaj, ndjej që gjendja ime shpirtërore bëhet edhe më e rëndë, sepse është një gjest i vështirë ky, i padurueshëm, por edhe i mrekullueshëm e, pastaj unë tërhiqem përsëri aty tek vendi im, ulem në tavolinën e shkrimit për të vazhduar librin… Ja, tani ndalova përsëri, sepse ndjej që dora s’më bindet. Më duaj! Më thuaj që ti më do, kjo fjalë më bën mirë, më shëron. Kur ti më thua që më do, unë gjej forca e shkruaj edhe më bukur e më shpejt. Sepse unë nuk jetoj veçse për dashurinë tënde.

Më duaj, puma*!…

(Puma – quan ai me përkëdheli Marlene Dietrich) / KultPlus.com

‘Hapësirë sfiduese, standard për asgjë’! Artistja Majlinda Kelmendi me ekspozitë të veçantë në Fier

Në Galerinë e Arteve ‘Vilson Kilica’ në Fier është hapur ekspozita e artistes nga Prishtina, Majlinda Kelmendi.

Cest la vie

“Hapësirë sfiduese, standard për asgjë”, quhet ekspozita dhe është një ftesë për të hyrë në një botë ku rregullat nuk ekzistojnë, dhe ku sfidat bëhen standardi i vetëm.

Një udhëtim artistik që eksploron të panjohurën dhe i sfidon shikuesit të përballen me sfidat e tyre personale dhe të rishikojnë mënyrën se si ata ndërveprojnë me botën përreth tyre.

Majlinda Kelmendi artiste konceptuale, është e njohur për veprat e saj multimediale. Ekspozita përfshin instalacion, video-art, fotografi dhe piktura./ fierisot/ KultPlus.com

‘Vitin tjetër s’ka më leje për plazhe private për restorantet’, Rama në podcastin ‘Flasim’: Nuk keni punëtorë? Rrisni pagat, s’keni ku shkoni

Sezonin e parë të episodit të tretë të podcastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama e nisi me ata që i quajti “patronazhistë të Shqipërisë turistike”.

“Dy protagonistë, në një farë mënyre gjysmë veteranë të historisë së rënies dhe pastaj shkëlqimit të turizmit në Shqipëri. Nga njëra anë Eltoni dhe nga ana tjetër Gladiola, dy qytetarë të një vendi që vijë nga dy eksperienca krejt të ndryshme në fushën e turizmit, por që kanë të përbashkët faktin që të dy kanë studiuar jashtë, për tu kthyer dhe filluar të ecin duke i hyrë detit në këmbë deri në momentin kur u hap qielli dhe tanimë gjendemi jo përballë të panjohurës, nëse do të bëhet ndonjëherë apo jo ky vend, apo do të ketë apo nuk do të ketë turizëm, ashtu si] e meriton ky vend. Por përballë sfidave të tjera, që janë sfida të një vendi që ka hyrë në një ligë tjetër, e po përballet edhe me çfarë sjell ky transformim. Që sjell të mira padiskutim, por edhe probleme që duhen adresuar”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri Rama foli për masat që do të merren për sezonin e ardhshëm veror, ku tha se përveç hoteleve, nuk mund të jepen më leje plazhesh për beach baret apo për resotantet. Rama tha po ashtu se edhe hotelet, do të marrin aq shezlonge sa kapacitet kanë në hotelet e tyre.

“Përveçse se ata kanë hotele nuk mund të jepen më leje plazhesh për të ardhur një individ, një person juridik apo fizik, për të thënë dua këtë plazhin këtu do të vë beach bar e do të vë shezlonge. Mund të vësh beach bar por nuk ke shezlone. Mund të kesh restorant por nuk ke shezlong. Plazhi duhet shijuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe shijimi i plazhit mes atyre krevateve të ngjitur me njëri tjetrin është e pamundur. Nuk mund të kesh një hotel me 40 dhoma dhe të vësh 200 shezlonge e të marrësh popull aty e ti detyrosh të paguajnë. Do të vësh shezlonge për aq sa ke kapacitet! Natyrisht jo një për dhomë, dhe do të lësh distancë nga shezloni në shezlon. Nuk mund ti çosh shezlonet deri në breg, që njerëzit kur duan të kalojnë në breg ta kenë të pamundur ose të biejnë me not ose të dalin nga rruga e të mallkojnë veten që erdhën në plazh. Kështu do të krijojmë një fashë atë që kemi thënë të hapësirës publike në vijën e ujit e ti do të tërhiqesh prapa”– tha Rama.

Kryeministri po ashtu preku problematikën e mungesës së fuqisë punëtore, sidomos në hoteleri turizmit, ku tha se bizneset duhet të rishikojnë pagat.

Tani kam kuptuar që kur nuk ka njerëz, ti duhet të ngresh rrogën se nuk ke ku shkon. Do t’i konsiderosh ata njerëz që punojnë për ty, gjënë më të çmuar që ke. Këtë vit kam dëgjuar nga disa që kanë marrë njerëz që janë kthyer nga Greqia dhe më thonë që kemi interesim nga ata që janë në Greqi. Nuk ka më asnjë krahasim, të punosh kamerier në Greqi dhe Shqipëri, ke më shumë përfitime në Shqipëri”-tha Rama.

Rama tha se shumë shpejt pritet të fillojmë ndërtimin e resortit të parë të skive në zonën e Korçës.

Së shpejti do të fillojmë resortin e parë të skive në zonën e Korçës. Është një projekt fantastik nga një grup investitorësh serioz nga Austria. Arkitektë janë austriak, autorë të resorteve më të famshme të Austrisë dhe Zvicrës”, tha Rama./ Top Channel/ KultPlus.com

Papa kritikon kandidatët amerikan për president: Mosmikpritja e emigrantëve mëkat, aborti vrasje

Papa Françesku i ka kritikuar të dy kandidatët amerikanë për president, pa i përmendur me emra. “Mosmikpritja e emigrantëve është mëkat ndërsa abortin e ka krahasuar me vrasje”. Amerikanët le të votojnë për të keqen më të vogël, është shprehur kreu i Vatikanit në fund të vizitës 12-ditore që u bëri vendeve të Azisë juglindore.

Papa Françesku ka përfunduar vizitën e tij 12 ditore në rajonin e Azisë dhe Paqësorit ku ka vizituar disa vende. Në fjalimin e tij para gazetarëve pak para nisjes, ka folur edhe për zgjedhjet në SHBA dhe kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës por pa i përmendur emrat e tyre.

Papa ka kritikuar të dy kandidatët për politikat e migracionit dhe abortin. Njëri nuk i dëshiron emigrantët e tjetri i vret fëmijët. Të dy janë kundër jetës, ka thënë Papa.

Mosmirëpritja e emigrantëve, duke iu referuar kandidatit republikan Donald Trump, është mëkat i madh, ndërsa qëndrimin e kandidates demokrate Kamala Harris për abortin e ka krahasuar me “vrasje”.

Kreu i Vatikanit ka kërkuar nga amerikanët që të dalin në zgjedhje. Të mos dalësh në votime nuk është mirë. Duhet të votosh, ka thënë ai. Papa ka këshilluar votuesit amerikan që të zgjedhin “të keqen më të vogël” kur ta hedhin votën e tyre në zgjedhjet e nëntorit.

Papa shpesh e ka kritikuar abortin, që në mësimet katolike është i ndaluar.