Tri vite më parë, mbylli perden përgjithmonë aktori Adem Mikullovci

Më 15 shtator 2020, pikërisht sot para tri viteve, vdiq aktori Adem Mikullovci. Ai iku për t’u përjetësuar gjithmonë përmes veprave që la pas vetes, vepra këto që filluan qysh në kohët më të vështira për popullin e Kosovës e vazhduan deri sot e kësaj dite, e ndoshta disa prej tyre akoma gjejnë vend në aktualitetin e shoqërisë së sotme kosovare, shkruan KultPlus.

Adem Mikullovci ka qenë një artist i popullit, i cili pareshtur ka punuar për popullin e Kosovës. Arti i tij nuk ka qenë vetëm një satisfaksion individual, ai ka punuar vazhdimisht duke shfrytëzuar artin e tij për të hedhur dritë mbi të këqijat që janë pjesë e këtij vendi, ka realizuar seriale e filma që kanë ardhur si një formë revolte e kundërshtimi për mendësinë e popullit tonë. Arti i tij gjithmonë ka përçuar mesazhe të fuqishme.

‘Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….Teatri i jonë Leze-u mbyll’, ishin këto fjalët që qarkulluan më së shumti në rrjetet sociale. Këto fjalë të shkruara aq thjeshtë por që aq shumë e përshkruajtën dhimbjen e madhe që Adem Mikullovci pati me vdekjen e Leze Qenës, duke u mbyllur kështu një epokë e artë e artit teatral. Mirëpo, e vërteta nuk qëndron kështu sepse arti i tillë është, jeton e përjetësohet me shekuj e shekuj, duke i dhënë frymë secilit artist edhe pas vdekjes.

Teatri i Ademit, i Lezes, i Xhevatit, Shanisë e shumë të tjerëve, nuk u mbyll, ai veçsa ka marrur një formë tjetër, duke emëruar vetveten si Epoka e Artë e Teatrit të Kosovës./KultPlus.com

Adem Mikullovci: Jeta e çdo njeriu është më tepër shuplaka se sa puthje

“Kësi soji e kalova rrugën e jetës time. E kalova rrugën e jetës time dhe erdha te fundi. Dhe kur ndalem dhe shikoj rrugën që kam kaluar, e shoh një rrugë plotë gropa, plotë hendeqe, baltë, lloqkovinë, breshër, shi, aty këtu ndonjë lule që ka çelë në jetën time. Ndonjë lule e dobët, që pika e parë e shiut që i ka ra e ka plandosë për tokë. Për mu jeta ka qenë, s’po ankohem, por po mundohem ta flas të vërtetën, shumë shuplaka. Dhe jeta e çdo njeriu është më tepër shuplaka se sa puthje.”

Një ndër fytyrat më të shquara të kinematografisë shqiptare, Adem Mikullovci i cili vdiq dy vite më parë, për të lënë të gjallë veprën e tij të madhe dhe kujtimin e përhershëm. Gjatë kohës sa ishte gjallë, ai kishte detajuar jetën e tij në një intervistë për Oral History Kosovo, përcjell KultPlus.

Aktori me prejardhje nga Vushtrria, më vonë shpërngulet në Mitrovicë, sepse babai i tij kishte llogaritur që aty fëmijët kanë më shumë mundësi të marrin ndonjë zanat. Por, sipas Ademit planet e babait nuk u realizuan për shkak se secili nga ta u shkollua.

“Kam lindë në të njëjtën dhomë ku ka lindë babagjyshi im, në atë dhomë ka lindë baba im, në atë dhomë kam lindë dhe unë. Po s’arrita me lindë djalin në atë dhomë, lindi knej, në Prishtinë”, shprehej Mikullovci, përcjell KultPlus.

Ademi vazhdoi shkollën e mesme në Mitrovicë. Ai kishte rrëfyer se si nuk kishte parë deri në përfundim të shkollës së mesme asnjë shfaqje, pa ditur se do të bëhej një artist i madh. Një natë, grumbulli i njerëzve para shtëpisë së kulturës në Mitrovicë ia kishte tërhequr vëmendjen dhe kishte hyrë për të parë shfaqjen “Vraga” të shkrimtarit boshnjak, Josef Pleshiq.

“Salla plotë, jam ulë në skaj, në një qosh edhe ishte shfaqja e parë që shikoja. Dhe më ka prekë aq shumë, gjatë gjithë kohës kam qajtë si nji qen i vogël, si nji këlysh”, rrëfente me plotë mallëngjim kontributdhënësi i Teatrit. Tutje ai thekson se kishte vazhduar së shikuari shfaqjet e tjera, ku përmend shfaqjen “Shpirtat”, në të cilën Leze Qena kishte rolin kryesor. Ai e kishte besuar aq shumë atë që kishte parë në skenë, saqë mendonte se ngjarjet dhe rolet janë reale, dhe vazhdojnë edhe në jetën e përditshme.

“Dhe ishte befasi për mua kur i pashë Muharremin e Istrefin duke biseduar normal. Abdurrahmani duke biseduar normal me ta, Xhevati ashtu. Dhe s’mundesha me kapë atë sens, çka është shfaqje, çka është jeta private. Ajo më mahniti më së shumti. Do të thotë, krejt çka paskam pa në shfaqje paska qenë artificiale. Këta qenkan shokë, këta s’po u urrejkan mes veti, s’po u rrahkan mes veti”, rrëfente Mikullovci.

Kishte ardhur koha kur ai duhet të vendoste për fushën e studimeve. Familjarët propozonin drejtime të ndryshme, ndërkaq ai do të bëhej aktor, krejt ndryshe nga pritshmëritë e tyre.

“Im at thoshte, “Avokat, avokat le të bëhet thiu se i bluan goja si gjakalla e mullinit edhe dynjenë do ta bëj kahre”. Ndërsa nana ime e ndjerë thoshte, “Doktor, doktor. Është hall ligë e ndoshta ia gjenë ilaçin vetit”. Bile, bile, e kom këta të sigurt, pastruesi, lustruesi i këpucëve që ishte në mahallën tonë edhe ai u përzi në këtë muhabet çka me studiu unë”, tregonte studiuesi i teatrit dhe filmit.

Ai kishte dorëzuar dokumentet e tij në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd dhe pasi që s’e kishte kaluar provimin, i kishte dorëzuar ato në Akademinë për teatër dhe film. Ndërkaq, përgjatë kësaj kohe e kishte ndihmuar ai që më vonë do të bëhej kolegu i tij, Bekim Fehmiu.

“Vjen me lypë e më gjenë mu. Dolëm me një kafe, më qiti në sitë e në shoshë, “Pse po du mu bo aktor…” I thashë, “Nuk e di”. Tha Bekimi, “Shumë mirë, se edhe unë nuk e di pse jam bërë aktor”, rrëfente Mikullovci për bisedën me Bekim Fehmiun.

Kur i kishte treguar Fehmiut se me çfarë pjesësh skenike po përgatitej, ai i kishte thënë se s’do të pranohej me to. Ademi në provimin pranues kishte interpretuar “Të rrosh ose të mos rrosh” të Hamletit, fjalët e Mark Antonit . Mirëpo kërkesa e tij kishte qenë që edhe të performonte diçka nga gjuha shqipe.

“Thashë, “A bon t’i them disa vargje, një poezi në gjuhën shqipe”. Thanë, “Hajde të dëgjojmë”. Ishin 15-16 profesorë, e unë në skenë. Shkova ngadalë, u afrova, u ula në gjunjë, edhe u mundova sa më butë, bash vargjet e Luigj Gurakuqin dhe ju recitova, “Nënë moj, mbajë zi për vëllanë”. Po e recitova asi soji sikur se kom ardhë me lajmëru nanën që ia kanë vra djalin”, tregonte plotë mallëngjim për kohën sa pretendonte të bëhej student i Akademisë për teatër dhe film.

Një nga profesorët, sipas Mikullovcit, kishte bërtitur duke thënë se “Nuk e di çka na the, se nuk e dimë gjuhën shqipe, por ti u pranove!” dhe kjo ishte bërë hapi i parë i Ademit në këtë rrugëtim.

Në skenën televizive ishte shumë i njohur për të qeshurat që ia fali publikut, duke e bërë në lot edhe fëmiun edhe plakun. Mirëpo, pretendenti për të luajtur vetëm drama, në vetvete kishte një rrëfim më ndryshe për komedinë: “Komedinë s’e kom dashtë hiç dhe sot e kësaj dite nuk e dua komedinë. Po kush më shtyri në ujërat e komedisë e mbeta në to”. Por, dashuria e madhe për dramën nuk i mbeti pa realizim: “Kështu që tek kur fillova të bëjë vet drama televizive, të realizoj seriale televizive, atëherë ju ktheva prapë dramës, dashnisë time të përjetshme, drama është ajo që është”, rrëfente dramaturgu Mikullovci.

Ndërkaq në identitetin e tij si komedian e dramaturg patjetër që kishte ndikim familja e tij. “Mund të them se sensin tim për humor e kam trashëguar prej babës. Ndërsa sensin tim për dramë e kam pasë më tepër prej nanës. Nana na ka rritë duke na treguar tregime të dhimbshme, tregime dramatike, legjenda të ndryshme. Dhe më ka mbetë ai dell, ai përjetimi emocional për ngjarjet e dhimbshme, ngjarjet e rënda. Dhe aty më ka shkuar më tepër drama”, tregonte aktori i madh shqiptar.

Pavarësisht të arriturave të tij, nuk mund të themi se kishte përkrahjen e familjes edhe shumë si aktor. Ai kujtonte bisedën me babain e tij: “Kur i tregova që do të bëhem aktor, tha, “Ani djali jem, veç unë kam pas qejf që nesër me marrë ti gruan për dore e me shku në teatër me pa shfaqje. E tash tjerët i marrin gratë për dore e vijnë me të pa ty kah lunë shfaqje”. Dhe këta kurrë s’e kom harru. S’kom lujtë shfaqje pa m’u kujtu fjalët e babës tim”. Një jetë e dhënë pas teatrit, filmit, artit e kulturës asnjëherë s’është e lehtë. Mirëpo, ajo që ka mbetur pas nga ai janë veprat e tij. “Kësi soji e kalova rrugën e jetës time. E kalova rrugën e jetës time dhe erdha te fundi. Dhe kur ndalem dhe shikoj rrugën që kom kalu, e shoh nji rrugë plotë gropa, plotë hendeqe, baltë, lloqkovinë, breshër, shi, aty këtu ndonjë lule që ka çelë në jetën time. Ndonjë lule e dobët, që pika e parë e shiut që i ka ra e ka plandosë për tokë. Për mu jeta ka qenë, s’po ankohem, por po mundohem ta flas t’vërtetën, shumë shuplaka. Dhe jeta e çdo njeriu është ma tepër shuplaka se sa puthje”, shprehej Mikullovci.

Mikullovci do të jetë me ne me veprat e tij përherë. Atij do t’i rrojnë emocionet që na fal në dramat e tij, ngrohtësia që marrim sa herë që do të shohim rolet e tij dhe të qeshurat përplot gaz e mallëngjim nga komeditë e tij. / KultPlus.com

Një nga dyshet më të frytshme të artit shqiptar, Leze Qena dhe Adem Mikullovci (VIDEO)

Leze Qena dhe Adem Mikullovci janë njohur si një nga dyshet më të njohura në teatrin shqiptar, shkruan KultPlus.

Që të dy tanimë kanë mbyllur perdet e tyre përgjithmonë, por veprimtaria që kanë lënë pas do të rrojë gjatë.

Ata kanë marrë pjesë disa seriale të njohura si “Mahmutovitët dhe Rexhepovitët”, “Katundarë dhe shehërli”, “Mahalla jonë”, etj.

Më poshtë po sjellim një nga skeçet e shumta të kësaj dysheje shumë të frytshme në artin shqiptar. /KultPlus.com

MKRS përkujton Mikullovcin: Veprimtaria e tij do të mbetet e pavdekshme

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka kujtuar artistin e njohur Adem Mikullovcin me rastin e përvjetorit të tij të parë të vdekjes.

“Sot u bënë një vit që shoqërisë sonë i mungon një prej figurave më të veçanta të artit dhe kulturës. Adem Mikullovci ishte një person me plot pozitivitet dhe këtë energji e përcolli te të gjithë deri në fund të jetës së tij”, ka shkruar MKRS-ja në Facebook.

Sipas kësaj ministrie kontributi që ka dhënë Mikullovci për artin dhe popullin e Kosovës do të mbetet gjithmonë në kujtesë, shkruan Klankosova.tv

“Në karrierën e tij luajti në shumë shfaqje dhe ishte regjisor i shumë filmave.  Ndër filmat më të fuqishëm për nga përmbajtja dhe tema që trajtonte, është filmi ‘Një pallto për babain tim në burg’, i realizuar nën regjinë e Mikullovcit. Ky film, më mirë se çdo gjë tjetër, shpalos tmerrin që shqiptarët përjetuan nga regjimi serb. Filmi është realizuar në vitet e 90′ në mënyrë të fshehur”, ka shkruar tutje MKRS-ja.

“Përmes filmave, dramave, serialeve ai ka hedhur dritë dhe ka treguar revoltën e kundërshtimin për ngjarje të shumta në shoqërinë kosovare dhe këtë e bëri edhe më vonë me angazhimin e tij politik”, ka thënë kjo ministri.

“Veprimtaria e Adem Mikullovcit do të mbetet e pavdekshme, ndërsa do ta kujtojmë gjithmonë me shumë mall”, është shprehur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit./KultPlus.com

Adem Mikullovci: Jeta e çdo njeriu është më tepër shuplaka se sa puthje

Viti që lamë pas mori disa nga figurat më të shquara të artit shqiptar. KultPlus sot përkujton Adem Mikullovcin, përmes veprës që la pas.

“Kësi soji e kalova rrugën e jetës time. E kalova rrugën e jetës time dhe erdha te fundi. Dhe kur ndalem dhe shikoj rrugën që kam kaluar, e shoh një rrugë plotë gropa, plotë hendeqe, baltë, lloqkovinë, breshër, shi, aty këtu ndonjë lule që ka çelë në jetën time. Ndonjë lule e dobët, që pika e parë e shiut që i ka ra e ka plandosë për tokë. Për mu jeta ka qenë, s’po ankohem, por po mundohem ta flas të vërtetën, shumë shuplaka. Dhe jeta e çdo njeriu është më tepër shuplaka se sa puthje.”

Një ndër fytyrat më të shquara të kinematografisë shqiptare, Adem Mikullovci vdiq një vit më parë, për të lënë të gjallë veprën e tij të madhe dhe kujtimin e përhershëm.

Gjatë kohës sa ishte gjallë, ai kishte detajuar jetën e tij në një intervistë për Oral History Kosovo, përcjell KultPlus.

Aktori me prejardhje nga Vushtrria, më vonë shpërngulet në Mitrovicë, sepse babai i tij kishte llogaritur që aty fëmijët kanë më shumë mundësi të marrin ndonjë zanat. Por, sipas Ademit planet e babait nuk u realizuan për shkak se secili nga ta u shkollua.

“Kam lindë në të njëjtën dhomë ku ka lindë babagjyshi im, në atë dhomë ka lindë baba im, në atë dhomë kam lindë dhe unë. Po s’arrita me lindë djalin në atë dhomë, lindi knej, në Prishtinë”, shprehej Mikullovci, përcjell KultPlus.

Ademi vazhdoj shkollën e mesme në Mitrovicë. Ai kishte rrëfyer se si nuk kishte parë deri në përfundim të shkollës së mesme asnjë shfaqje, pa ditur se do të bëhej një artist i madh. Një natë, grumbulli i njerëzve para shtëpisë së kulturës në Mitrovicë ia kishte tërhequr vëmendjen dhe kishte hyrë për të parë shfaqjen “Vraga” të shkrimtarit boshnjak, Josef Pleshiq.

“Salla plotë, jam ulë në skaj, në një qosh edhe ishte shfaqja e parë që shikoja. Dhe më ka prekë aq shumë, gjatë gjithë kohës kam qajtë si nji qen i vogël, si nji këlysh”, rrëfente me plotë mallëngjim kontributdhënësi i Teatrit. Tutje ai thekson se kishte vazhduar së shikuari shfaqjet e tjera, ku përmend shfaqjen “Shpirtat”, në të cilën Leze Qena kishte rolin kryesor. Ai e kishte besuar aq shumë atë që kishte parë në skenë, saqë mendonte se ngjarjet dhe rolet janë reale, dhe vazhdojnë edhe në jetën e përditshme.

“Dhe ishte befasi për mua kur i pashë Muharremin e Istrefin duke biseduar normal. Abdurrahmani duke biseduar normal me ta, Xhevati ashtu. Dhe s’mundesha me kapë atë sens, çka është shfaqje, çka është jeta private. Ajo më mahniti më së shumti. Do të thotë, krejt çka paskam pa në shfaqje paska qenë artificiale. Këta qenkan shokë, këta s’po u urrejkan mes veti, s’po u rrahkan mes veti”, rrëfente Mikullovci.

Kishte ardhur koha kur ai duhet të vendoste për fushën e studimeve. Familjarët propozonin drejtime të ndryshme, ndërkaq ai do të bëhej aktor, krejt ndryshe nga pritshmëritë e tyre.

“Im at thoshte, “Avokat, avokat le të bëhet thiu se i bluan goja si gjakalla e mullinit edhe dynjenë do ta bëj kahre”. Ndërsa nana ime e ndjerë thoshte, “Doktor, doktor. Është hall ligë e ndoshta ia gjenë ilaçin vetit”. Bile, bile, e kom këta të sigurt, pastruesi, lustruesi i këpucëve që ishte në mahallën tonë edhe ai u përzi në këtë muhabet çka me studiu unë”, tregonte studiuesi i teatrit dhe filmit.

Ai kishte dorëzuar dokumentet e tij në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd dhe pasi që s’e kishte kaluar provimin, i kishte dorëzuar ato në Akademinë për teatër dhe film. Ndërkaq, përgjatë kësaj kohe e kishte ndihmuar ai që më vonë do të bëhej kolegu i tij, Bekim Fehmiu.

“Vjen me lypë e më gjenë mu. Dolëm me një kafe, më qiti në sitë e në shoshë, “Pse po du mu bo aktor…” I thashë, “Nuk e di”. Tha Bekimi, “Shumë mirë, se edhe unë nuk e di pse jam bërë aktor”, rrëfente Mikullovci për bisedën me Bekim Fehmiun.

Kur i kishte treguar Fehmiut se me çfarë pjesësh skenike po përgatitej, ai i kishte thënë se s’do të pranohej me to. Ademi në provimin pranues kishte interpretuar “Të rrosh ose të mos rrosh” të Hamletit, fjalët e Mark Antonit . Mirëpo kërkesa e tij kishte qenë që edhe të performonte diçka nga gjuha shqipe.

“Thashë, “A bon t’i them disa vargje, një poezi në gjuhën shqipe”. Thanë, “Hajde të dëgjojmë”. Ishin 15-16 profesorë, e unë në skenë. Shkova ngadalë, u afrova, u ula në gjunjë, edhe u mundova sa më butë, bash vargjet e Luigj Gurakuqin dhe ju recitova, “Nënë moj, mbajë zi për vëllanë”. Po e recitova asi soji sikur se kom ardhë me lajmëru nanën që ia kanë vra djalin”, tregonte plotë mallëngjim për kohën sa pretendonte të bëhej student i Akademisë për teatër dhe film.

Një nga profesorët, sipas Mikullovcit, kishte bërtitur duke thënë se “Nuk e di çka na the, se nuk e dimë gjuhën shqipe, por ti u pranove!” dhe kjo ishte bërë hapi i parë i Ademit në këtë rrugëtim.

Në skenën televizive ishte shumë i njohur për të qeshurat që ia fali publikut, duke e bërë në lot edhe fëmiun edhe plakun. Mirëpo, pretendenti për të luajtur vetëm drama, në vetvete kishte një rrëfim më ndryshe për komedinë: “Komedinë s’e kom dashtë hiç dhe sot e kësaj dite nuk e dua komedinë. Po kush më shtyri në ujërat e komedisë e mbeta në to”. Por, dashuria e madhe për dramën nuk i mbeti pa realizim: “Kështu që tek kur fillova të bëjë vet drama televizive, të realizoj seriale televizive, atëherë ju ktheva prapë dramës, dashnisë time të përjetshme, drama është ajo që është”, rrëfente dramaturgu Mikullovci.

Ndërkaq në identitetin e tij si komedian e dramaturg patjetër që kishte ndikim familja e tij. “Mund të them se sensin tim për humor e kam trashëguar prej babës. Ndërsa sensin tim për dramë e kam pasë më tepër prej nanës. Nana na ka rritë duke na treguar tregime të dhimbshme, tregime dramatike, legjenda të ndryshme. Dhe më ka mbetë ai dell, ai përjetimi emocional për ngjarjet e dhimbshme, ngjarjet e rënda. Dhe aty më ka shkuar më tepër drama”, tregonte aktori i madh shqiptar.

Pavarësisht të arriturave të tij, nuk mund të themi se kishte përkrahjen e familjes edhe shumë si aktor. Ai kujtonte bisedën me babain e tij: “Kur i tregova që do të bëhem aktor, tha, “Ani djali jem, veç unë kam pas qejf që nesër me marrë ti gruan për dore e me shku në teatër me pa shfaqje. E tash tjerët i marrin gratë për dore e vijnë me të pa ty kah lunë shfaqje”. Dhe këta kurrë s’e kom harru. S’kom lujtë shfaqje pa m’u kujtu fjalët e babës tim”. Një jetë e dhënë pas teatrit, filmit, artit e kulturës asnjëherë s’është e lehtë. Mirëpo, ajo që ka mbetur pas nga ai janë veprat e tij. “Kësi soji e kalova rrugën e jetës time. E kalova rrugën e jetës time dhe erdha te fundi. Dhe kur ndalem dhe shikoj rrugën që kom kalu, e shoh nji rrugë plotë gropa, plotë hendeqe, baltë, lloqkovinë, breshër, shi, aty këtu ndonjë lule që ka çelë në jetën time. Ndonjë lule e dobët, që pika e parë e shiut që i ka ra e ka plandosë për tokë. Për mu jeta ka qenë, s’po ankohem, por po mundohem ta flas t’vërtetën, shumë shuplaka. Dhe jeta e çdo njeriu është ma tepër shuplaka se sa puthje”, shprehej Mikullovci.

Mikullovci do të jetë me ne me veprat e tij përherë. Atij do t’i rrojnë emocionet që na fal në dramat e tij, ngrohtësia që marrim sa herë që do të shohim rolet e tij dhe të qeshurat përplot gaz e mallëngjim nga komeditë e tij. / KultPlus.com

Adem Mikullovci, artisti që gjithë jetën ia kushtoi popullit të Kosovës

Viti i kaluar duket sikur erdhi vetëm për të marrë artistët më të mirë që kishim. Më 15 shtator 2020, pikërisht sot para një viti, Iku edhe Adem Mikullovci. Iku për t’u përjetësuar gjithmonë përmes veprave që la pas vetes, vepra këto që filluan qysh në kohët më të vështira për popullin e Kosovës e vazhduan deri sot e kësaj dite, e ndoshta disa prej tyre akoma gjejnë vend në aktualitetin e shoqërisë së sotme kosovare, shkruan KultPlus.

Adem Mikullovci ka qenë një artist i popullit, i cili parreshtur ka punuar për popullin e Kosovës. Arti i tij nuk ka qenë vetëm një satisfaksion individual, ai ka punuar vazhdimisht duke shfrytëzuar artin e tij për të hedhur dritë mbi të këqijat që janë pjesë e këtij vendi, ka realizuar seriale e filma që kanë ardhur si një formë revolte e kundërshtimi për mendësinë e popullit tonë. Arti i tij gjithmonë ka përçuar mesazhe të fuqishme.

‘Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….Teatri i jonë Leze-u mbyll’, ishin këto fjalët që qarkulluan më së shumti në rrjetet sociale. Këto fjalë të shkruara aq thjeshtë por që aq shumë e përshkruajtën dhimbjen e madhe që Adem Mikullovci pati me vdekjen e Leze Qenës, duke u mbyllur kështu një epokë e artë e artit teatral. Mirëpo, e vërteta nuk qëndron kështu sepse arti i tillë është, jeton e përjetësohet me shekuj e shekuj, duke i dhënë frymë secilit artist edhe pas vdekjes.

Teatri i Ademit, i Lezes, i Xhevatit, Shanisë e shumë të tjerëve, nuk u mbyll, ai veçsa ka marrur një formë tjetër, duke emëruar vetveten si Epoka e Artë e Teatrit të Kosovës.

Adem Mikullovci bënë pjesë në plejadën e aktorëve të ish-Teatrit Popullor Krahinor i Kosovës( tashmë Teatrit Kombëtar i Kosovës ). Pas ndërprerjes së studimeve në Akademinë për Teatër dhe Film në Beograd në vitin 1968 kthehet në Prishtinë dhe fillon punën në teatër. Prej atij viti (1968) e deri në korrik të vitit 1990, Adem Mikullovci bëri një karierë me 45 role kryesore si dhe rreth 70 role të dyta në shfaqje teatrore. Rolet më të dalluara i realizoi në shfaqjet: “Duke pritur Godonë”,”Po shkoj për gjah”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, “Dashuria”, “Hotel Kashta” me rekord shikueshmërie(nganjëherë me nga dy shfaqje në ditë), “Fundi i botës”, “Miza në vesh”, “Erveheja” etj. Mikullovci gjithashtu ishte regjisor i disa shfaqjeve në teatër, si: “Pas vdekjës”(Çajupi), “Mosha e bardhë”(D.Agolli), “Dan Shejtani”, “Engjulli i stacionit”, monodrama “Bihorasit”(dramatizim i veprës së autorit Q.Sijariq), “Ti mos u përziej”, komedia Adem mikullofci vdiq Më “Shtrati”, stend up komedia “Përgjuesi” etj.

“Kësi soji e kalova rrugën e jetës time. E kalova rrugën e jetës time dhe erdha te fundi. Dhe kur ndalem dhe shikoj rrugën që kam kaluar, e shoh një rrugë plotë gropa, plotë hendeqe, baltë, lloqkovinë, breshër, shi, aty këtu ndonjë lule që ka çelë në jetën time. Ndonjë lule e dobët, që pika e parë e shiut që i ka ra e ka plandosë për tokë. Për mu jeta ka qenë, s’po ankohem, por po mundohem ta flas të vërtetën, shumë shuplaka. Dhe jeta e çdo njeriu është më tepër shuplaka se sa puthje”, ishte shprehur njëherë Mikullovci në një intervistë për Oral History Kosovo.

Kishte ardhur koha kur ai duhet të vendoste për fushën e studimeve. Familjarët propozonin drejtime të ndryshme, ndërkaq ai do të bëhej aktor, krejt ndryshe nga pritshmëritë e tyre.

“Im at thoshte, “Avokat, avokat le të bëhet thiu se i bluan goja si gjakalla e mullinit edhe dynjenë do ta bëj kahre”. Ndërsa nana ime e ndjerë thoshte, “Doktor, doktor. Është hall ligë e ndoshta ia gjenë ilaçin vetit”. Bile, bile, e kom këta të sigurt, pastruesi, lustruesi i këpucëve që ishte në mahallën tonë edhe ai u përzi në këtë muhabet çka me studiu unë”, tregonte studiuesi i teatrit dhe filmit.

Ai kishte dorëzuar dokumentet e tij në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd dhe pasi që s’e kishte kaluar provimin, i kishte dorëzuar ato në Akademinë për teatër dhe film. Ndërkaq, përgjatë kësaj kohe e kishte ndihmuar ai që më vonë do të bëhej kolegu i tij, Bekim Fehmiu.

“Vjen me lypë e më gjenë mu. Dolëm me një kafe, më qiti në sitë e në shoshë, “Pse po du mu bo aktor…” I thashë, “Nuk e di”. Tha Bekimi, “Shumë mirë, se edhe unë nuk e di pse jam bërë aktor”, rrëfente tutje Mikullovci për bisedën me Bekim Fehmiun, përcjellë KultPlus.

Guximi i Adem Mikullovcit në miratimin e Deklaratës Kushtetuese të vitit 1990

Miratimi i kësaj deklarate ishte padyshim një akt me rëndësi vendimtare për historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar. Ky akt politiko-juridik ishte shprehje e aspiratave të popullit të Kosovës për liri dhe mëvetësi në rrethanat e reja që po krijoheshin asokohe ndër shqiptarët dhe në gjithë rajonin e Ballkanit.

E mes shumë delegatëve që morën pjesë në miratimin e Deklaratës Kushtetuese, ishte edhe Adem Mikullovci.

KultPlus ju sjell videon e fjalimit të Adem Mikullovcit ku shihet në foltore në këtë ditë të rëndësishme të historisë së Kosovës. Video është marë nga faqja zyrtare e Adem Mikullovcit, e që është xhirim i RTP-së së atëhershme.

Përpos filmave që e bënë atë shumë të njohur, ai goditi thellë në shoqërinë tonë të atëhershme me dy serialet e famshme: ‘Mahmutovitë dhe Rexhepovitë’ si dhe me ‘Katundarë e sheherli’

Mahmutovitët dhe Rexhepovitët janë dy familje të njohura në krahinën “Llap e Gollak”. Këto dy familje të mëdha janë të njohura si trima, të fortë, bujarë e Belagji! Këto dy familje, Mahmutovitët dhe Rexhepovitët, ka shekuj që janë në hasmëri, edhe pse kurrë nuk janë vrarë mes vete.

Mesazhi i gjith këtij seriali është që Shqiptarët të mos vriten mes vete, siq thot the vet Adem Mikullovci i cili thot kshtu: “Mahmutovitë dhe Rexhepovitë ka gjithkund, në secilin lagje, në secilin fshat, në secilin qytet etj,”.

Një serial ky që luftonte hasmërinë, përçarjen e familjeve kosovare mes vete.

Po këtë mesazh përçonte edhe ‘Katundarë e Sheherli’, që trajtonte jetën e dy familjeve komshinj, njëra nga fshati dhe tjetra nga qyteti i Prishtinës. Mosmarrëveshjet e problemet që lindnin nga mendësia e atëhershme dhe situata komike e bënë këtë serial shumë të pëlqyeshëm për publikun. E nuk kishte si të mos përçonte mesazhe të fuqishme edhe ky serial, i realizuar dhe i menduar aq mirë saqë sikur shumica e realizimeve të Mikullovcit, me shuë gjasë edhe ky serial do të zinte vend edhe në aktualitetin e sotëm.

Ndër filmat më të fuqishëm për nga përmbajtja dhe tema që trajtonte, është filmi ‘Një pallto për babain tim në burg’, i realizuar nën regjinë e Mikullovcit. Ky film, më mirë se çdo gjë tjetër, shpalos tmerrin që shqiptarët përjetuan nga regjimi serb. Filmi është realizuar në vitet e 90′ në mënyrë të fshehur. Ky film ka përcjellur shumë gjenerata, e shumë të tjerë e përjetojnë në mënyra të ndryshme pasiqë erdhi në një kohë të vështirë për kosovarët. Një film ky që do të lë gjurmë të mëdha në konematografinë kosovare.

Adem Mikullovci ishte më shumë se artist, ishte frymëzim për gjithësecilin. Në kohët më të vështira për Kosovën, ai ishte afër popullit të tij. Ademi iku për në botën tjetër, mori pas vetes dashurinë e madhe të publikut, por la shumë më shumë, la veprën e tij të pavdekshme. / KultPlus.com

Pamje nga shfaqja ‘Hamalli’ me regji të Adem Mikullovcit, e shfaqur në vitin 1964 në Mitrovicë

“Hamalli” është quajtur drama e cila është luajtur para më shumë se pesë dekadave në Teatrin e Mitrovicës, shkruan KultPlus.

Regjinë e kësaj shfaqje e kishte punuar Adem Mikullovci, i cili është shfaqur edhe në rolin kryesor duke e luajtur rolin e Hamallit të rrejshëm kurse krah tij në rol kryesor kishte luajtur Nazmije Hoxhaj- Raifi. Aktorët e tjerë të shfaqjes ishin Ami Emra Emra, Dibran Tahiri, Ali Ahmeti, Sadedin Prekazi e shumë të tjerë.

KultPlus sot ju sjellë tri fotografi nga kjo shfaqje, e prezantuar në vitin 1964 për publikun e Mitrovicës.

Shfaqja ka trajtuar kohën e Luftës së Dytë Botërore. / KultPlus.com

Kurti përkujton 144 delegatët e Deklaratës Kushtetuese: Shëmbëlltyra e tyre, udhërrefyes për ne (VIDEO)

Më 2 korrik 1990 u miratua Deklarata Kushtetuese – gurthemel i pavarësisë së Kosovës. Miratimi i kësaj deklarate ishte padyshim një akt me rëndësi vendimtare për historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar. Ky akt politiko-juridik ishte shprehje e aspiratave të popullit të Kosovës për liri dhe mëvetësi në rrethanat e reja që po krijoheshin asokohe ndër shqiptarët dhe në gjithë rajonin e Ballkanit.

Shuarja e autonomisë po shënonte fillimin e serbizimit të Kosovës dhe në të njëjtën kohë paraqiste hyrje në një periudhë tepër të rëndë për shqiptarët të cilët po trajtoheshin, jo vetëm si qytetarë të rendit të dytë, por edhe po u nënshtroheshin torturave sistematike nga regjimi kriminal serb.

Sot, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka publikuar një video në faqen zyrtare në Facebook ku ka përkujtuar të gjithë delegatët e kësaj Deklarate.

”Para 31 vitesh, nën rrethimin e hekurt të tankeve e autoblindave të regjimit të Serbisë, triumfoi vullneti i lirë qytetar mbi legalitetin shtypës të Serbisë. Para dyerve të mbyllura të Kuvendit të Kosovës, 111 delegatë miratuan publikisht Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e pavarur, si pararendëse e Republikës së parë të Kosovës. Nënshkrimi i kësaj deklarate, nga 114 delegatë, shprehte kërkesën e kombit shqiptar për liri dhe vetëvendosje politike në ish Jugosllavi.

Sot kujtojmë veprën e guximshme të delegatëve nënshkrues, që i mveshi ata me petkun e lavdisë së përjetshme. Në këtë 2 korrik të parë pa të, kujtojmë atdhedashësin artist, Adem Mikullovci, deputet i të dy republikave të Kosovës: asaj të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990, dhe të 17 shkurtit 2008. Shëmbëlltyra e tyre, udhërrefyes për ne”, ka shkruar Kurti në mbishkrimin e videos. / KultPlus.com

Vitet e 80-ta, kur Leze Qena e Adem Mikullovci bëheshin bashkë në skeçe humoristike (VIDEO)

Viti që lamë pas mori me vete dy ikonat e teatrit shqiptar, Leze Qenën e Adem Mikullovcin.

Thuhet se artistët nuk vdesin kurrë, pasiqë përjetësohen çdoherë me artin e veprat që lanë pas vetes, të tillë ishin Lezja dhe Ademi.

Sot, KultPlus jus jell një skeç humoristik që protagonist kryesor ka Leze Qenën dhe Adem Mikullovci. Skeçi është realizuar në vitet e 80’. / KultPlus.com

Adem Mikullovci: Jeta e çdo njeriu është më tepër shuplaka se sa puthje

Viti që po lëmë pas mori disa nga figurat më të shquara të artit shqiptarë. KultPlus do t’i kujtojë sot përmes veprës që lanë pas.

“Kësi soji e kalova rrugën e jetës time. E kalova rrugën e jetës time dhe erdha te fundi. Dhe kur ndalem dhe shikoj rrugën që kam kaluar, e shoh një rrugë plotë gropa, plotë hendeqe, baltë, lloqkovinë, breshër, shi, aty këtu ndonjë lule që ka çelë në jetën time. Ndonjë lule e dobët, që pika e parë e shiut që i ka ra e ka plandosë për tokë. Për mu jeta ka qenë, s’po ankohem, por po mundohem ta flas të vërtetën, shumë shuplaka. Dhe jeta e çdo njeriu është më tepër shuplaka se sa puthje.”

Një ndër fytyrat më të shquara të kinematografisë shqiptare, Adem Mikullovci në mesnatën e djeshme ndërroj jetë, për të lënë të gjallë veprën e tij të madhe dhe kujtimin e përhershëm. Gjatë kohës sa ishte gjallë, ai kishte detajuar jetën e tij në një intervistë për Oral History Kosovo, përcjell KultPlus.

Aktori me prejardhje nga Vushtrria, më vonë shpërngulet në Mitrovicë, sepse babai i tij kishte llogaritur që aty fëmijët kanë më shumë mundësi të marrin ndonjë zanat. Por, sipas Ademit planet e babait nuk u realizuan për shkak se secili nga ta u shkollua.

“Kam lindë në të njëjtën dhomë ku ka lindë babagjyshi im, në atë dhomë ka lindë baba im, në atë dhomë kam lindë dhe unë. Po s’arrita me lindë djalin në atë dhomë, lindi knej, në Prishtinë”, shprehej Mikullovci, përcjell KultPlus.

Ademi vazhdoj shkollën e mesme në Mitrovicë. Ai kishte rrëfyer se si nuk kishte parë deri në përfundim të shkollës së mesme asnjë shfaqje, pa ditur se do të bëhej një artist i madh. Një natë, grumbulli i njerëzve para shtëpisë së kulturës në Mitrovicë ia kishte tërhequr vëmendjen dhe kishte hyrë për të parë shfaqjen “Vraga” të shkrimtarit boshnjak, Josef Pleshiq.

“Salla plotë, jam ulë në skaj, në një qosh edhe ishte shfaqja e parë që shikoja. Dhe më ka prekë aq shumë, gjatë gjithë kohës kam qajtë si nji qen i vogël, si nji këlysh”, rrëfente me plotë mallëngjim kontributdhënësi i Teatrit. Tutje ai thekson se kishte vazhduar së shikuari shfaqjet e tjera, ku përmend shfaqjen “Shpirtat”, në të cilën Leze Qena kishte rolin kryesor. Ai e kishte besuar aq shumë atë që kishte parë në skenë, saqë mendonte se ngjarjet dhe rolet janë reale, dhe vazhdojnë edhe në jetën e përditshme.

“Dhe ishte befasi për mua kur i pashë Muharremin e Istrefin duke biseduar normal. Abdurrahmani duke biseduar normal me ta, Xhevati ashtu. Dhe s’mundesha me kapë atë sens, çka është shfaqje, çka është jeta private. Ajo më mahniti më së shumti. Do të thotë, krejt çka paskam pa në shfaqje paska qenë artificiale. Këta qenkan shokë, këta s’po u urrejkan mes veti, s’po u rrahkan mes veti”, rrëfente Mikullovci.

Kishte ardhur koha kur ai duhet të vendoste për fushën e studimeve. Familjarët propozonin drejtime të ndryshme, ndërkaq ai do të bëhej aktor, krejt ndryshe nga pritshmëritë e tyre.

“Im at thoshte, “Avokat, avokat le të bëhet thiu se i bluan goja si gjakalla e mullinit edhe dynjenë do ta bëj kahre”. Ndërsa nana ime e ndjerë thoshte, “Doktor, doktor. Është hall ligë e ndoshta ia gjenë ilaçin vetit”. Bile, bile, e kom këta të sigurt, pastruesi, lustruesi i këpucëve që ishte në mahallën tonë edhe ai u përzi në këtë muhabet çka me studiu unë”, tregonte studiuesi i teatrit dhe filmit.

Ai kishte dorëzuar dokumentet e tij në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd dhe pasi që s’e kishte kaluar provimin, i kishte dorëzuar ato në Akademinë për teatër dhe film. Ndërkaq, përgjatë kësaj kohe e kishte ndihmuar ai që më vonë do të bëhej kolegu i tij, Bekim Fehmiu.

“Vjen me lypë e më gjenë mu. Dolëm me një kafe, më qiti në sitë e në shoshë, “Pse po du mu bo aktor…” I thashë, “Nuk e di”. Tha Bekimi, “Shumë mirë, se edhe unë nuk e di pse jam bërë aktor”, rrëfente Mikullovci për bisedën me Bekim Fehmiun.

Kur i kishte treguar Fehmiut se me çfarë pjesësh skenike po përgatitej, ai i kishte thënë se s’do të pranohej me to. Ademi në provimin pranues kishte interpretuar “Të rrosh ose të mos rrosh” të Hamletit, fjalët e Mark Antonit . Mirëpo kërkesa e tij kishte qenë që edhe të performonte diçka nga gjuha shqipe.

“Thashë, “A bon t’i them disa vargje, një poezi në gjuhën shqipe”. Thanë, “Hajde të dëgjojmë”. Ishin 15-16 profesorë, e unë në skenë. Shkova ngadalë, u afrova, u ula në gjunjë, edhe u mundova sa më butë, bash vargjet e Luigj Gurakuqin dhe ju recitova, “Nënë moj, mbajë zi për vëllanë”. Po e recitova asi soji sikur se kom ardhë me lajmëru nanën që ia kanë vra djalin”, tregonte plotë mallëngjim për kohën sa pretendonte të bëhej student i Akademisë për teatër dhe film.

Një nga profesorët, sipas Mikullovcit, kishte bërtitur duke thënë se “Nuk e di çka na the, se nuk e dimë gjuhën shqipe, por ti u pranove!” dhe kjo ishte bërë hapi i parë i Ademit në këtë rrugëtim.

Në skenën televizive ishte shumë i njohur për të qeshurat që ia fali publikut, duke e bërë në lot edhe fëmiun edhe plakun. Mirëpo, pretendenti për të luajtur vetëm drama, në vetvete kishte një rrëfim më ndryshe për komedinë: “Komedinë s’e kom dashtë hiç dhe sot e kësaj dite nuk e dua komedinë. Po kush më shtyri në ujërat e komedisë e mbeta në to”. Por, dashuria e madhe për dramën nuk i mbeti pa realizim: “Kështu që tek kur fillova të bëjë vet drama televizive, të realizoj seriale televizive, atëherë ju ktheva prapë dramës, dashnisë time të përjetshme, drama është ajo që është”, rrëfente dramaturgu Mikullovci.

Ndërkaq në identitetin e tij si komedian e dramaturg patjetër që kishte ndikim familja e tij. “Mund të them se sensin tim për humor e kam trashëguar prej babës. Ndërsa sensin tim për dramë e kam pasë më tepër prej nanës. Nana na ka rritë duke na treguar tregime të dhimbshme, tregime dramatike, legjenda të ndryshme. Dhe më ka mbetë ai dell, ai përjetimi emocional për ngjarjet e dhimbshme, ngjarjet e rënda. Dhe aty më ka shkuar më tepër drama”, tregonte aktori i madh shqiptar.

Pavarësisht të arriturave të tij, nuk mund të themi se kishte përkrahjen e familjes edhe shumë si aktor. Ai kujtonte bisedën me babain e tij: “Kur i tregova që do të bëhem aktor, tha, “Ani djali jem, veç unë kam pas qejf që nesër me marrë ti gruan për dore e me shku në teatër me pa shfaqje. E tash tjerët i marrin gratë për dore e vijnë me të pa ty kah lunë shfaqje”. Dhe këta kurrë s’e kom harru. S’kom lujtë shfaqje pa m’u kujtu fjalët e babës tim”. Një jetë e dhënë pas teatrit, filmit, artit e kulturës asnjëherë s’është e lehtë. Mirëpo, ajo që ka mbetur pas nga ai janë veprat e tij. “Kësi soji e kalova rrugën e jetës time. E kalova rrugën e jetës time dhe erdha te fundi. Dhe kur ndalem dhe shikoj rrugën që kom kalu, e shoh nji rrugë plotë gropa, plotë hendeqe, baltë, lloqkovinë, breshër, shi, aty këtu ndonjë lule që ka çelë në jetën time. Ndonjë lule e dobët, që pika e parë e shiut që i ka ra e ka plandosë për tokë. Për mu jeta ka qenë, s’po ankohem, por po mundohem ta flas t’vërtetën, shumë shuplaka. Dhe jeta e çdo njeriu është ma tepër shuplaka se sa puthje”, shprehej Mikullovci.

Mikullovci do të jetë me ne me veprat e tij përherë. Atij do t’i rrojnë emocionet që na fal në dramat e tij, ngrohtësia që marrim sa herë që do të shohim rolet e tij dhe të qeshurat përplot gaz e mallëngjim nga komeditë e tij. / KultPlus.com

Teatri i qytetit të Vushtrrisë emërtohet “Adem Mikullovci”

Teatri i qytetit të Vushtrrisë tash e tutje do të mbaj emrin “Adem Mikullovci”.

Këtë të gjë e ka bërë të ditur përmes një postimi në “Facebook”, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli.

“Një gjë e vogël për një artist të madh!

Kuvendi Komunal i Vushtrrisë sapo miratoj propozimin për emertimin e Teatrit të Qytetit “Adem Mikullovci”!

Nder për jetë e mote veprës e kontributit të artistit të popullit! / Zeri.info/ KultPlus.com

Familja po mendon të bëjë muze me gjërat personale të Adem Mikullovcit (VIDEO)

Artisti i madh i teatrit, Adem Mikullovci i cili vdiq para pak dite në moshën 82 vjeçare, la pas vetes edhe shumë projekte të parealizuara.

Megjithatë, përveç aktrimit e regjisë, ai qe i mirë edhe në degë tjera të artit, njofton Klan Kosova.

Ndaj dhe familja e tij, po e mendon të bëjë muze me gjërat e Adem Mikullovcit.

Makina e shkrimit nga ku kane dale shumë shkrime nga Mikullovci, është një ndër gjërat më me vlerë që bashkëshortja e Ademit e ka treguar.

Ajo ka thënë që ka edhe shumë skenarë e tekste që Ademi i ka lënë.

Andaj në këtë muze mendohet të ruhet e gjithë puna e krijimtaria 50 vjeçare e artistit. / KultPlus.com

Vitet e 80-ta, kur Leze Qena e Adem Mikullovci bëheshin bashkë në skeçe humoristike (VIDEO)

Ky vit mori me vete dy ikonat e teatrit shqiptar, Leze Qenën e Adem Mikullovcin.

Thuhet se artistët nuk vdesin kurrë, pasiqë përjetësohen çdoherë me artin e veprat që lanë pas vetes, të tillë ishin Lezja dhe Ademi.

Sonte, KultPlus jus jell një skeç humoristic që protagonist kryesor ka Leze Qenën dhe Adem Mikullovci. Skeçi është realizuar në vitet e 80’. / KultPlus.com

https://www.facebook.com/112649213729077/videos/608840993116728/

Adem Mikullovci, artisti që gjithë jetën ia kushtoi popullit të Kosovës

Ky vit duket sikur erdhi vetëm për të marrë artistët më të mirë që kishim. Iku edhe Adem Mikullovci. Iku për t’u përjetësuar gjithmonë përmes veprave që la pas vetes, vepra këto që filluan qysh në kohët më të vështira për popullin e Kosovës e vazhduan deri sot e kësaj dite, e ndoshta disa prej tyre akoma gjejnë vend në aktualitetin e shoqërisë së sotme kosovare, shkruan KultPlus.

Adem Mikullovci ka qenë një artist i popullit, i cili parreshtur ka punuar për popullin e Kosovës. Arti i tij nuk ka qenë vetëm një satisfaksion individual, ai ka punuar vazhdimisht duke shfrytëzuar artin e tij për të hedhur dritë mbi të këqijat që janë pjesë e këtij vendi, ka realizuar seriale e filma që kanë ardhur si një formë revolte e kundërshtimi për mendësinë e popullit tonë. Arti i tij gjithmonë ka përçuar mesazhe të fuqishme.

‘Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….Teatri i jonë Leze-u mbyll’, ishin këto fjalët që qarkulluan më së shumti në rrjetet sociale. Këto fjalë të shkruara aq thjeshtë por që aq shumë e përshkruajtën dhimbjen e madhe që Adem Mikullovci pati me vdekjen e Leze Qenës, duke u mbyllur kështu një epokë e artë e artit teatral. Mirëpo, e vërteta nuk qëndron kështu sepse arti i tillë është, jeton e përjetësohet me shekuj e shekuj, duke i dhënë frymë secilit artist edhe pas vdekjes.

Teatri i Ademit, i Lezes, i Xhevatit, Shanisë e shumë të tjerëve, nuk u mbyll, ai veçsa ka marrur një formë tjetër, duke emëruar vetveten si Epoka e Artë e Teatrit të Kosovës.

Adem Mikullovci bënë pjesë në plejadën e aktorëve të ish-Teatrit Popullor Krahinor i Kosovës( tashmë Teatrit Kombëtar i Kosovës ). Pas ndërprerjes së studimeve në Akademinë për Teatër dhe Film në Beograd në vitin 1968 kthehet në Prishtinë dhe fillon punën në teatër. Prej atij viti (1968) e deri në korrik të vitit 1990, Adem Mikullovci bëri një karierë me 45 role kryesore si dhe rreth 70 role të dyta në shfaqje teatrore. Rolet më të dalluara i realizoi në shfaqjet: “Duke pritur Godonë”,”Po shkoj për gjah”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, “Dashuria”, “Hotel Kashta” me rekord shikueshmërie(nganjëherë me nga dy shfaqje në ditë), “Fundi i botës”, “Miza në vesh”, “Erveheja” etj. Mikullovci gjithashtu ishte regjisor i disa shfaqjeve në teatër, si: “Pas vdekjës”(Çajupi), “Mosha e bardhë”(D.Agolli), “Dan Shejtani”, “Engjulli i stacionit”, monodrama “Bihorasit”(dramatizim i veprës së autorit Q.Sijariq), “Ti mos u përziej”, komedia Adem mikullofci vdiq Më “Shtrati”, stend up komedia “Përgjuesi” etj.

“Kësi soji e kalova rrugën e jetës time. E kalova rrugën e jetës time dhe erdha te fundi. Dhe kur ndalem dhe shikoj rrugën që kam kaluar, e shoh një rrugë plotë gropa, plotë hendeqe, baltë, lloqkovinë, breshër, shi, aty këtu ndonjë lule që ka çelë në jetën time. Ndonjë lule e dobët, që pika e parë e shiut që i ka ra e ka plandosë për tokë. Për mu jeta ka qenë, s’po ankohem, por po mundohem ta flas të vërtetën, shumë shuplaka. Dhe jeta e çdo njeriu është më tepër shuplaka se sa puthje”, ishte shprehur njëherë Mikullovci në një intervistë për Oral History Kosovo.

Kishte ardhur koha kur ai duhet të vendoste për fushën e studimeve. Familjarët propozonin drejtime të ndryshme, ndërkaq ai do të bëhej aktor, krejt ndryshe nga pritshmëritë e tyre.

“Im at thoshte, “Avokat, avokat le të bëhet thiu se i bluan goja si gjakalla e mullinit edhe dynjenë do ta bëj kahre”. Ndërsa nana ime e ndjerë thoshte, “Doktor, doktor. Është hall ligë e ndoshta ia gjenë ilaçin vetit”. Bile, bile, e kom këta të sigurt, pastruesi, lustruesi i këpucëve që ishte në mahallën tonë edhe ai u përzi në këtë muhabet çka me studiu unë”, tregonte studiuesi i teatrit dhe filmit.

Ai kishte dorëzuar dokumentet e tij në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd dhe pasi që s’e kishte kaluar provimin, i kishte dorëzuar ato në Akademinë për teatër dhe film. Ndërkaq, përgjatë kësaj kohe e kishte ndihmuar ai që më vonë do të bëhej kolegu i tij, Bekim Fehmiu.

“Vjen me lypë e më gjenë mu. Dolëm me një kafe, më qiti në sitë e në shoshë, “Pse po du mu bo aktor…” I thashë, “Nuk e di”. Tha Bekimi, “Shumë mirë, se edhe unë nuk e di pse jam bërë aktor”, rrëfente tutje Mikullovci për bisedën me Bekim Fehmiun, përcjellë KultPlus.

Guximi i Adem Mikullovcit në miratimin e Deklaratës Kushtetuese të vitit 1990

Miratimi i kësaj deklarate ishte padyshim një akt me rëndësi vendimtare për historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar. Ky akt politiko-juridik ishte shprehje e aspiratave të popullit të Kosovës për liri dhe mëvetësi në rrethanat e reja që po krijoheshin asokohe ndër shqiptarët dhe në gjithë rajonin e Ballkanit.

E mes shumë delegatëve që morën pjesë në miratimin e Deklaratës Kushtetuese, ishte edhe Adem Mikullovci.

KultPlus ju sjell videon e fjalimit të Adem Mikullovcit ku shihet në foltore në këtë ditë të rëndësishme të historisë së Kosovës. Video është marë nga faqja zyrtare e Adem Mikullovcit, e që është xhirim i RTP-së së atëhershme.

https://www.facebook.com/ademmikullovciofficial/videos/1306153536119843/

Përpos filmave që e bënë atë shumë të njohur, ai goditi thellë në shoqërinë tonë të atëhershme me dy serialet e famshme: ‘Mahmutovitë dhe Rexhepovitë’ si dhe me ‘Katundarë e sheherli’

Mahmutovitët dhe Rexhepovitët janë dy familje të njohura në krahinën “Llap e Gollak”. Këto dy familje të mëdha janë të njohura si trima, të fortë, bujarë e Belagji! Këto dy familje, Mahmutovitët dhe Rexhepovitët, ka shekuj që janë në hasmëri, edhe pse kurrë nuk janë vrarë mes vete.

Mesazhi i gjith këtij seriali është që Shqiptarët të mos vriten mes vete, siq thot the vet Adem Mikullovci i cili thot kshtu: “Mahmutovitë dhe Rexhepovitë ka gjithkund, në secilin lagje, në secilin fshat, në secilin qytet etj,”.

Një serial ky që luftonte hasmërinë, përçarjen e familjeve kosovare mes vete.

Po këtë mesazh përçonte edhe ‘Katundarë e Sheherli’, që trajtonte jetën e dy familjeve komshinj, njëra nga fshati dhe tjetra nga qyteti i Prishtinës. Mosmarrëveshjet e problemet që lindnin nga mendësia e atëhershme dhe situata komike e bënë këtë serial shumë të pëlqyeshëm për publikun. E nuk kishte si të mos përçonte mesazhe të fuqishme edhe ky serial, i realizuar dhe i menduar aq mirë saqë sikur shumica e realizimeve të Mikullovcit, me shuë gjasë edhe ky serial do të zinte vend edhe në aktualitetin e sotëm.

Ndër filmat më të fuqishëm për nga përmbajtja dhe tema që trajtonte, është filmi ‘Një pallto për babain tim në burg’, i realizuar nën regjinë e Mikullovcit. Ky film, më mirë se çdo gjë tjetër, shpalos tmerrin që shqiptarët përjetuan nga regjimi serb. Filmi është realizuar në vitet e 90′ në mënyrë të fshehur. Ky film ka përcjellur shumë gjenerata, e shumë të tjerë e përjetojnë në mënyra të ndryshme pasiqë erdhi në një kohë të vështirë për kosovarët. Një film ky që do të lë gjurmë të mëdha në konematografinë kosovare.

Adem Mikullovci ishte më shumë se artist, ishte frymëzim për gjithë secilin. Në kohët më të vështira për Kosovën, ai ishte afër popullit të tij. Ademi iku për në botën tjetër, mori pas vetes dashurinë e madhe të publikut, por la shumë më shumë, la veprën e tij të pavdekshme. / KultPlus.com

Lajçi: Adem, pusho tash mbas telegramit t’Hashës, Dullës, Rambos, Fatit, e ma s’ shumti t’Kadrisë

Vdekja e aktori të mirënjohur Adem Mikullovcit ka bërë që të reagojnë prej krerëve të institucioneve, të partive, nga komuniteti artistik e deri te qyterarët, shkruan KultPlus.

Po Çun Lajçit, i kanë penguar reagimet e të parëve të vendit, që kanë dërguar telegram ngushëllimi për familjen Mikullovci, pasi që, sipas Lajçit, të njëjtëve nuk iu ka interesuar se si kishte jetuar Mikullovci, me një pension mjeran.

Më poshtë KultPlus ju sjell reagimin e plotë të Lajçit.

Adem

R.I. P

Ia nisen telegram-ngushëllimet

Sa shumë t’paskan pasë dashtë t’parët e vendit, as vet s’e paskan pasë ditë!

Tash e kuptuen se ti paske qenë i madhi i skenës, por hallet e milionave, s’i paskan pasë lanë me dalë deri n’Berrnicë me pa se si po jeton me pensionin mjeran!

Unë jam ba kopil

Edhe ma shumë se kaqë: Stërkopil

Bastardi i bastardëve

Dhe ua kam ndalua me i fëlliq letrat tue i çua grues e djalit telegram ngushëllimi, t’pakten edhe nji vit, këtyne që janë tue sundua vetvetën!

Se po shpresoj se e thejnë qafën mbas nji viti!

Ata tjerët le t’shkruejnë çka të duan, u falet atyne, se edhe ashtu nuk do t’dinë kush jam e cili isha!?

A po e sheh, se Mahmutovitet s’po t’i la me vdekë!?

Pusho tash mbas telegramit t’Hashes,Dulles, Rambos, Fatit, e ma s’shumti t’Kadrisë, se ate edhe ashtu s’e merrshe vesh n’Parlament!

M’fal, por arti yt e donte ket!

Çuni./ KultPlus.com

Ambasadori Kosnett përkujton Adem Mikullovcin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka përkujtuar aktorin kosovar Adem Mikullovci i cili vdiq dje.

Kosnett ka shkruar në Twitter se i bashkohen të gjithë Kosovës në përkujtimin e jetës së aktorit Adem Mikullovci, duke thënë se kontributet e tij për kulturën dhe pavarësinë e Kosovës do të lë një një trashëgimi që do të zgjasë.

“Ne i bashkohemi gjithë Kosovës në dhimbjen për humbjen dhe përkujtimin e jetës së aktorit, komedianit, politikanit Adem Mikullovci. Në kohë të vështira, arti dhe humori i tij ka ngritu lartë moralin e Kosovës. Kontributet e tij për kulturën e Kosovës, pavarësinë dhe karakterin do të lë një trashëgimi që do të zgjasë”, ka shkruar Kosnett. Aktori kosovar, Adem Mikullovci, vdiq të martën në moshën 81-vjeçare./KultPlus

Propozohet që Teatri i Qytetit të Vushtrrisë të quhet “Adem Mikullovci”

Grupi i Asambleistëve në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, së shpejti do të dalë me propozim që teatri i qytetit të Vushtrrisë të mbaj emrin e aktorit të madh, Adem Mikullovci.

Këtë e ka bërë të ditur Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri që ka paralajmëruar se së shpejti ky propozim do të arrij në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Vushtrri, nëpërmjet Grupit Kuvendar të saj, ka dorëzuar në Sekretarinë e Kuvendit Komunal Vushtrri, kërkesën për futje në rend të ditës në seancën e radhës, propozimin për ndryshimin e emërtimit të Teatrit të Qytetit – Vushtrri, në Teatri “Adem Mikullovci” – Vushtrri.” njofton faqja zyrtare e Qendrës së LVV-së në Vushtrri.

“Arsyetimin e bazojmë në kontributin e jashtëzakonshëm të tani të ndjerit Adem Mikullovci, në veprimtarinë e tij artistike, kulturore dhe politike përgjatë jetës së tij, e poashtu duke e ditur edhe prejardhjen e tij nga qyteti ynë.” thuhet në njoftim. / KultPlus.com

Publikohen disa vizatime që Adem Mikullovci i realizonte gjatë seancave në Kuvend

Artistë në kuptimin e plotë të fjalës. Adem Mikullovci përveç skenën e ekranin, e zotëronte mirë edhe vizatimin, shkruan KultPlus.

Mikullovci i cili vdiq ditën e djeshme në moshën 82 vjeçare, ka lënë një zbrazëti të madhe tek të gjithë ata që e njohën. Ndarja me këtë ikonë të artit kosovar po del të jetë shumë e vështirë.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka ndarë disa vizatime të ish-deputetit dhe aktorit të njohur kosovar, Adem Mikullovcit.

Sipas Zybas, këto vizatime artisti i ka realizuar gjatë seancave në Kuvendin e Kosovës.

“Përmes disa fotografive nga vizatimet e çastit të shokut të bankës Adem Mikullovci, në Legjislaturën e VI në Kuvend, kujtojmë dhe nderojmë kontributin e tij jetësorë”, ka shkruar ai. / KultPlus.com

Djali i Adem Mikullovcit: Shekspiri nuk do të mund ta përshkruante atë se çfarë ke bërë për mua, babë

Djali i Adem Mikullovcit, aktorit që vdiq sot, nëpërmjet një postimi prekës ka falënderuar kosovarët për respektin e treguar për babanë e tij të ndjerë.

Besnik Mikullovci flet për lidhjen që kishin me njëri-tjetrin, babë e bir dhe shprehet krenar për respektin që fitoi te njerëzit babai i tij.

Shkrimi i plotë i Mikullovcit në Facebook:

Une Jom shum krenar Qe te kom pas babe e di Qe mki dasht ma shum Se veten tone , gjethqka Qe ki bo ne ket jete e ki bo per mu, Qka ki bo ti per mu as Shekspiri te Kish te bo film skish mujt me pershkru at dashni Qe ma ki jep, qdo fjale per ty osht e teper smuj me pershkru kush je kon e Qka ki bo Se nuk e nxen Facebooku pooo veprat e tua gjithmon kan me qen ne zemrat tona edhe dashnia e jote ka me me percjell deri ne momentin Qe kena Mu taku apet . Legends never die Miss u Babi  

Adem Mikullovci vdiq në orët e hershme të 15 shtatorit, kurse përgjatë jetës së tij ka luajtur në shumë projekte filmike, teatër, komedi dhe shumë performanca të tjera artistike.

Mikullovci gjithashtu ka qenë delegat i Kuvendit i cili shpalli deklaratën Kushtetuese dhe të Pavarësisë nga viti 1990-1992; si dhe u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar./ KultPlus.com

Guximi i Adem Mikullovcit në miratimin e Deklaratës Kushtetuese të vitit 1990, shikojeni fjalimin e tij (VIDEO)

Miratimi i kësaj deklarate ishte padyshim një akt me rëndësi vendimtare për historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar. Ky akt politiko-juridik ishte shprehje e aspiratave të popullit të Kosovës për liri dhe mëvetësi në rrethanat e reja që po krijoheshin asokohe ndër shqiptarët dhe në gjithë rajonin e Ballkanit.

E mes shumë delegatëve që morën pjesë në miratimin e Deklaratës Kushtetuese, ishte edhe Adem Mikullovci .

Në një deklaratë më të hershme për medie, Mikullovci kishte kujtuar datën e 2 Korrikut 1990, duke thënë se ka qene një veprim që s’duhet harruar kurrë, por sipas tij fatkeqësisht edhe po harrohet si dhe nuk po respektohet.

“Në atë kohë kemi qenë unik ne edhe populli mirëpo, tash jemi bërë pikë e pesë. Ishte kryengritja kundër Serbisë, këtë mundemi me thënë, mendoj që u mblodhën patriotët me të mirë, guximtarët, trimat si dhe vajza, vendosen larg familjes me shpall Pavarësinë e Kosovës, të përfundon qysh të përfundon. Ka qenë një gjest që s’duhet mu harru, por fatkeqësisht po harrohet dhe nuk po respektohet”, kishte thënë mes të tjerash.

KultPlus ju sjell videon e fjalimit të Adem Mikullovcit ku shihet në foltore në këtë ditë të rëndësishme të historisë së Kosovës. Video është marë nga faqja zyrtare e Adem Mikullovcit, e që është xhirim i RTP-së së atëhershme./ KultPlus.com

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fademmikullovciofficial%2Fvideos%2F1306153536119843%2F&show_text=0&width=560

Adem Mikullovci nuk është çmuar sa duhet, ishte artisti më kreativ në Kosovë

Migjen Fazliu

Kur shpërtheu pandemia, gjatë izolimit në shtëpi, së bashku me familje iu rikthyem serialit të famshëm të Adem Mikullovcit : “Mahmutovitët dhe Rexhepovitët”. Këtë serial e mbaja në mend që nga fëmijëria e pas luftës, por që goma e viteve të shkuara e kishte bërë të veten duke e fshirë nga kujtesa gradualisht.

Rastësia e situatës e bëri këtë ndodhi me përngja me Dekameronin e Bokaçios, ku për 10 ditë sa zhvillohet ngjarja tek Dekameroni, i shkruar gjatë pandemisë së Murtajës së Zezë, 10 veta i tregojnë nga 10 histori për ta kaluar kohën. Unë për 10 ditë i këqyra 10 episodat, për të njëjtën arsye, për të njëjtën situatë, gati 700 vite më vonë.

Pas përfundimit të serialit, edhe më tepër mu forcua bindja se Adem Mikullovci është kriminalisht i nënvlerësuar dhe jo sa duhet i çmuar. Kur e pashë lajmin për vdekjen e tij, menjëherë thash me vete, paska vdekë Çaplini shqiptar.

Nuk e di që ka ndonjë artist kosovar që e meriton këtë epitet. Në episodën e fundit të “Mahmutovitët dhe Rexhepovitët”, Adem Mikullovci bën revolucion, ku e ndal serialin dhe paraqitet personalisht në dhomën e montazhit dhe flet jashtë personazhit të tij, si Adem Mikullovci, ku i drejtohet popullit me një mesazh social. Ngjashëm si Chaplini në filmin “The Great Dictator (1940)”, ku në fjalimin e fundit, nuk flet si Hitleri, por si vetë Chaplini.

Adem Mikullovci ka qenë polimat i artit. Ai është marrë dhe ka lënë shenjë në secilin zhanër të artit. Ka qenë aktor teatri, aktor filmi. Regjisor teatri, regjisor filmi. Skenarist teatri, skenarist filmi, skenarist televiziv. Ka bërë stand up comedy, ka pas emision të vetin televiziv e çka jo tjetër.

Së fundmi ai ka qenë njeri i dashur edhe për gjeneratat e reja që kanë patur fatin të lindin dhe rriten në liri, me paraqitjet e tij në seriale të ndryshme dhe me rolin e tij të babës Avni te “Kafeneja Jonë”

Filmat e tij si “Një pallto për babanë tim në burg”, “Mësuesi”, e “Oda e Junikut”, na kanë inspiruar në kohërat më të vështira. Peripecitë e realizimit të këtyre filmave janë filma në vete. Ai e ka rrezikuar vetën sa e sa herë për art. Për këtë arsye, nuk ka pasë nevojë që deklarativisht të cilësohet si politikan. Ai ka qenë aktivist politik edhe pa qenë deputet në dy epoka të ndryshme të Kosovës.

Adem Mikullovci ka qenë artisti më kreativ në Kosovë. Njerëz si Ademi vijnë rrallë, por kur shkojnë lëjnë zbrazëtirë të madhe.

Adem Mikullovci nuk është çmuar sa duhet. Këtë e dëshmon fakti filmat e tij mezi i gjen në Youtube me kualitet të dobët ku mezi shihen e dëgjohen. Ai meriton një restaurim të komplet veprave të tij dhe më shumë se kaq./ KultPlus.com

I jepet lamtumira e fundit Mikullovcit, ai mbrëmë luajti shfaqjen e fundit para familjes

Adem Mikullovci, aktor i njohur dhe ish-deputet, është varrosur sot në Prishtinë. Ai vdiq në moshën 81 vjeçare.

Për shkak të pandemisë COVID-19, numri i pjesëmarrësve në varrim ishte i vogël, por që nuk munguan bashkëpunëtorët e tij, nga aktrimi e politika, të cilët u panë shumë të mërzitur.

Lumnije Mikullovci, bashkëshortja e Ademit, tha se i ndjeri mbrëmë e ka luajtur një shfaqje në banesën e tij, por që më vonë iu përkeqësua gjendja e tij shëndetësore, ku si pasojë ka ndërruar jetë.

“Mbrëmë e ka luajtur një shfaqje për neve dhe pas asaj, më ka thënë, ‘Lume nuk jam mirë, dhe unë i kam thënë se je mirë. Ai ka kaluar sfida edhe më të rënda por që vërtetë ai nuk ishte mirë dhe më ka rënë në supin tim dhe ka vdekur”, tha ajo./ ekonomia online/ KultPlus.com

Nxënësi i Mikullovcit: Më kishte premtuar që do të më përqafonte edhe një herë

Botës së artit sot ju shua ikona e teatrit Adem Mikullovci. Trashëgimia që ai la pas vetes është shumë e madhe. Për kolegët, miqtë e kujtdo që pati fatin ta takoj, u shndërrua në frymëzimin më të madh, shkruan KultPlus.

Adem Mikullovci luajti në shumë drama, komedi e filma, e në disa prej tyre ai ishte edhe regjisor, ku ndër ta bënë pjesë edhe serialin “Zogjtë e Luftës”.

Në atë kohë si një fëmijë i vogël, që vijonte klasën e katërt, Flatrim Amrllahu, u bë pjesë e këtij seriali. Kurse sot, pas vdekjes së Mikullovcit, ai ka shkruar se e mbanë mend që gjatë xhirimeve së bashku me fëmijët e tjerë që ishin përzgjedhur të ishin pjesë e këtij seriali ai kishte bërë probleme dhe më pas ishin ndëshkuar me nga një shuplakë nga siç e quan ai baca Adem.

Tutje në postim ai ka shkruar se pothuajse gjashtë muaj më parë ai kishte marrë mundimin t’i shkruante Adem Mikullovcit, duke i treguar të gjithë ngjarjen me qëllim që ta kuptonte se a i kishte harruar apo jo.

“Nuk prita shumë që ma kthen mesazhin se thash që nuk e vëren ose diçka, mirëpo kur e pash që e ka kthyer e në çfarë mënyre më ka emocionuar tepër dhe më ka bërë të ndihem shumë mirë”, ka shkruar ai në Facebook. Krahas shkrimit Amrllahu ka postuar edhe mesazhin e të ndjerit Mikullovci, ku ky i fundit i kishte premtuar që ta përqafonte nëse do ta takonte edhe një herë.

“Pusho n’Xhenet baca Adem, e at përqafim zine që ma ke jep”, ka përfunduar shkrimin e tij Flatrim Amrllahu.

Më poshtë gjeni shkrimin e tij të plotë:

Jom kan fmi dikun n’klas t’4 kur kom mar pjese ne serialin “Zogjtë e Luftës” me regji t’baces Adem. U patem kon fmi kallabllak n’at serial, asi fmi qe skish pas nerva kerkush me punu me neve. Fmi pa asnji pervoj e asnji lidhje qysh me aktru a qka me bo, n’ven se me ndreq diqka e me bo serialin e mire na veq pun kena prish e me minxi i kan qit n’fund ato xhirime tu i kthy ka sdi sa here… Ni dit e patem bo ni problem kogja t’madh nja 2-3 prej neve perderisa jem kan tu xhiru e nafaka jone na pat pa baca Adem e na e pat dhez ka njo kogja t’mire na pat knaq. …kah kom shku jom livdu me at shuplak e thojsha “Avnia” ma ka bo qeshtu qeshtu. Para 5-6 mujve i pata shkrujt e ja pata tregu storien qysh pat ndodh dikun para 14 vjetve, ia tregova si lloj hajgare veq per me pershendet e me kqyr a na ka harru. Nuk prita shume qe ma kthen mesazhin se thash nuk e vren ose diqka, amo kur e pash qe ma ka kthy e n’qfare mnyre ma ka kthy m’ka emocionu teper edhe mka bo mu ndi shume mire. Kam pas nderin qe si fmi me bashkpunu e me qene nxenes i Zotri Adem Mikullovcit. Pusho n’Xhenet baca Adem, e at perqafim zine qe ma ke jep./ KultPlus.com