Në Orikum u organizua “Panairi i Turizmit Familjar, Ushqimeve dhe Prodhimeve Vendase”. Panairi u organizua nga Aleanca e Grave Këshilltare të Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim me Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) dhe me Forumin e pavarur të vajzave dhe grave të Orikumit, me mbështetjen e Bashkisë Vlorë.
Panairi synon të promovojë dhe të nxisë turizmin familjar, me fokus të veçantë gratë dhe vajzat e Orikumit që merren me bujqësi, blegtori dhe punë dore tradicionale, që përbëjnë bazën e ekonomisë së familjeve të kësaj zone.
Përmes gatimeve tradicionale dhe çdo punimi artizanal të realizuar enkas për këtë panair, vajzat dhe gratë e Orikumit synojnë të kultivojnë tek të rinjtë vijimin e traditave të trashëguara ndër breza./ KultPlus.com
Elbasani është një nga trevat më të pasura etno-folklorike të Shqipërisë që ruan dhe trashëgon shumë kostume popullore të cilët shprehin specifikën etnike dhe paraqesin një aspekt të mënyrës së jetesës, të lidhur ngushtë me historinë duke i bërë këto veshje të dallohen nga veshjet e zonave dhe të rretheve të tjera të Shqipërisë.
Sipas DRTK Korçë, në trevën e Elbasanit numërohen rreth 37 kostume autentike me mbi 10 variante secili prej tyre.
Në shekujt XVI – XVII, mori hov kostumi popullor i grave. Me zhvillimin e zejtarisë, një zhvillim të madh mori përpunimi dhe tregtimi i mëndafshit, i cili u përdor si lëndë e parë për përgatitjen e kostumeve popullore të grave të qytetit.
Ndaj kostumi popullor i grave të qytetit të Elbasanit, i huazuar më vonë nga gratë e Tiranës, Durrësit, Kavajës, Peqinit, u bë kostumi mbizotërues i grave të Shqipërisë së Mesme./ KultPlus.com
Herman Hese është një nga romancierët më në zë të shekullit 20. Fitues i çmimit “Nobel” për letërsi dhe autor i një sërë romanësh filozofik, mes së cilëve edhe “Siddhartha” të cilin po e rekomandojmë sonte.
“Siddhartha” është roman i botuar në vitin 1922, i cili rrëfen udhëtimin drejt njohjes së vetvetes të personazhit kryesor Siddhartës në periudhën kur jetonte Gautama Buddha. Shumica e romaneve të Heses kanë pikërisht fokusin këtu, tek njohja e vetvetes. Ndaj, Hese konsiderohet si shkrimtar-filozof që përkushtohet gjatë gjithë krijimtarisë së tij në këtë aspekt.
Si njohës i mirë i budizmit, Hese zgjedh emrin Siddharta që do të thotë arritje e gjetjes së kuptimit të ekzistencës. Siddha – arritje dhe Artha – kërkim.
Për ta shkruar këtë roman Heses iu deshën më shumë se dy vjet, kurse me të dalur në treg libri, ngjalli interesim dhe kureshtje të madhe, por gjithashtu pati edhe kritika ndaj tij. Siddharta ky djalosh, është shpirt i trazuar që dëshiron të nis rrugën drejt të vërtetës, ai don të jetë një “Samana”, pra mendimtar – i riu nuk mjaftohet me mësimin e artit të savanasë, ai shkon përtej kësaj, te Buda, mjeshtri, ideve të të cilit Siddharta nuk iu bindet, ndaj vendos të largohet sepse kishte diçka që e pengonte në këtë drejtim, pra në përqafimin e ideve të Budës.
Me t’u larguar, djaloshi i rij do të provojë shumë gjëra të kësaj bote, pasurinë, dashurinë, lidhjen me prostitutën Kamala, e tregtinë. Gjithnjë duke kërkuar që gjatë rrugëtimit të gjejë të vërtetën brenda vetes.
Romani në fjalë lexuesit i lë përshtypje për meditacionin dhe trajtesën mjeshtërore të jetës askete brahmanë, tradtië fetare jo aq e njohur në Evropë para se Hese ta sillte në këtë vepër. Herman Hese i qaset në aso mënyre rrëfimit, duke treguar mjeshtërinë e tij me rrjedhshmërinë, elementet narrarive, të cilat shkrihen natyrshëm në tërësinë kompozicionale të veprës.
“Siddhartha” mbetet njëra nga veprat më të lexuara të letërsisë botërore për shkak se trajton një temë universale, temën e kërkimit të dijes dhe jetës – krahas konceptit budist të njësisë së qenieve.
“Diturinë mund ta rrëfesh, urtësinë jo”
Libri na zbulon konceptin budist për jetën përmes personazhit Siddharta, i cili nis rrugën e tij jetësore duke hulumtuar misteret e jetës.
Fragment nga libri
Nën hijen e shtëpisë, në diell të breglumit pranë kaikeve, nën mriz të ajdësit e të fikut, u rrit Siddharta, pinjoll i bukur i brahmanëve, djaloshi syshqiponjë, bashkë me Govindën, mikun e tij, një tjetër bir brahmani. Dielli ia nxinte shpatullat e zbardhulëta në breg të lumit, teksa lahej, merrte abdest e dhuronte flijime të shenjta.
Hije i shkisnin mbi sytë e zinj në korije mangosh, në lojëra fëmijësh, në të kënduarit zëbilbil të së ëmës, në flijimet e shenjta, në mësimet që merrte prej të atit e prej të diturve, në bisedat me të urtët. Prej kohësh tashmë, Siddharta merrte pjesë në kuvendimet e të urtëve, kalitej me Govindën në beteja ligjërimi, ushtrohej me të në vëzhgime, stërvitej duke u thelluar në meditime.
Tashmë, ai dinte të thoshte Omin, fjalën e fjalëve; dinte ta shqiptonte atë pa zë, në brendësi të vetes, me ajrin që thithte, siç dinte ta shqiptonte edhe jashtë, përsëri pa zë, me frymën që nxirrte, me shpirtin të mbledhur, me ballin të qarkuar nga ndriçimi i shpirtit që mendonte kthjellët. Tashmë ai kuptonte se, në brendësi të qenies së vet, kishte njohur Atmanin, të parrënueshëm, një me gjithësinë.
Herman Hese ka lindur më 2 korrik 1877 në Calv të Vuertembergut në Gjermani. Bir i një misionari gjerman dhe i një vajze të indologut të njohur vuertembergas. Hese vdiq si një nga shkrimtarët më të njohur gjermanë të të gjitha kohërave, më 9 gusht të vitit 1962 në Montanjola të Luganos, në Zvicër.
Pas mësimeve të tij si bibliotekar, ai që nga viti 1904 kishte jetuar si shkrimtar me profesion të lirë, së pari në Gainhofen të Bodensesë dhe më pas edhe në Tesin e Zvicrës. Hese, i njohur edhe për romanin “Ujku i Stepës”m në vitin 1946 mori Çmimin Nobel për Letërsi. Herman Hese vazhdon të jetë një ndër shkrimtarët më të lexuar të botës. /KultPlus.com
Në shekullin e kaluar e ndoshta edhe më larg, ishte obligim që vajza që martohej të sjelltë pajë te burri. Kjo lloj dhurate përfshinte veshje solemne, qëndisje, ari, stoli, ndonjëherë edhe para.
Nusja, pos bukurisë vlerësohej edhe për pajën qe sjelltë. Shpesh paja e sajë ekspozohej dhe mysafirtë me ditë të tëra kishin rast ta vlerësonin e komentonin këtë pasuri të sjellë . Këto dhurata e punëdore simbolizonin edhe pasurinë e vajzës të trashëguar nga prindërit, pas ndarjes fizike nga familja. Mirëpo, në të vërtetë kjo as përafërsisht nuk mbulonte pasurinë e cila sipas kodeve të sotme do të i takonte vajzës si pjesëtare e barabartë më vëllezërit në pasurinë familjare.
Për pajën qe sjelltë nusja, në fshat e qytet flitej me javë e muaj. Një vajzë shqiptare ka shkaktuar komente rreth pajës së sajë, jo disa muaj, por disa dekada. Ishte kjo Nevreze Frashëri, e bija e poetit të famshëm Naim Frashërit e cila solli një pajë, jo të zakonshme për kohën. Rreth vitit 1890 Nevrezëja u martua me Xhafer Luarasin, si pjesë të pajës ajo solli edhe një piano. Ishte ajo kohë, kur tërë Shqipëria mund të ketë pasur 4-5 piano, kurse femra pianiste ishte gati e panjohur në këtë vend. Kjo pajë-piano, ishte befasi e madhe për atë kohë, ndaj mbeti e shënuar në gazetat e atyre viteve, por edhe në biografinë familjare të Frasherlinjëve.
Në fotografinë e më poshtë shihen vëllezërit Sami e Naim Frashëri (në këmbë) me familjet, fotografuar në Stamboll rreth vitit 1882. Vajza pianiste e ardhshme, është në anën e majtë në prehrin e bashkëshortes së Naim Frashërit i cili qëndron në këmbë në anën e djathë pranë Samiut.
Naim Frashëri kishte dy vajza. Vajza e parë me emrin Nerqeze i vdesë herët, tre vjeçare, në vitin 1881. Poeti e vajton atë në vjershën “Mbi trupin e bijës sime të vdekur”. Vajza e dytë “pianistja” me emrin Nevreze i lind në Stamboll. Ajo rritet dhe edukohet me një kulturë të gjerë, fliste arabisht, frëngjishte, shqip e turqisht, udhëtonte nëpër Evropë dhe kishte dashuri për arte, sidomos – muzikë.
Sado që ajo bëri bujë me pianon e sajë, duket se muzika as pianoja nuk e ndihmuan në këtë martesë të hershme. Pas tri vitesh ajo u nda nga bashkëshorti Luarasi për shkak të kundërshtimeve që kishte me zakonet e rregullat e familjes së tij, të cilat i dukeshin prapa kohës. Duket se edhe familja e Xhafer Luarasit nuk pajtohej me sjelljet dhe kulturën e natyrën e hapur të nuses, e cila ishte rritur në një familje moderne intelektualësh, për kohën.
Pianistja Nevreze, tani vejushë e re, nuk dëshpërohet nga kjo ndarje. Disa vite më vonë martohet në Stamboll me Shain Kolonjën, atdhetarin veprimtarin e publicistin i cili, një kohë ishte edhe deputet i Korçës në Parlamentin Osman dhe anëtarë i Komisionit të Gjuhës të Kongresit të Manastirit. Pianoja e saj, mbeti shembull e pjesë e historisë së familjes Frashëri, por nuk dihet çfarë ndodhi me të dhe me dashurinë e pianistes për muzikën./ Albumi Akordet e Kosovës/ KultPlus.com
Sot 62 vjet më parë ka ndërruar jetë shkrimtari më i shquar gjerman i shekullit njëzetë, Herman Hesse.
Ai lindi më 2 korrik 1877 në një qytet pranë Württembergut. Ishte djali i një pastori (prifti) dhe nipi i një misionari kalvinist.
Ky ambient familjar ndikoi në formimin e personalitetit të tij. Hesse u dërgua të studionte për teologji, por mësimet fetare i braktisi shpejt.
Punoi si mekanik dhe librar në Tübingen. Në botëkuptimin e tij moral e filozofik ishte natyralist, mistik, buddhist, aktivist faustian, por gjithmonë intimërisht fetar.
Herman Hesse mori çmimin Nobel në letërsi në vitin 1946.
Romani i tij i parë ishte “Hermann Lauscher” (1901) por ai që e bëri të shquhej ishte romani “Peter Camenzind” (1904) më vonë mjaft i admiruar u bë romani “Unterm Rad” (Nën rrotë) 1906 tek i cili, me thekse tragjike e patetike paraqitet kriza e një adoleshenti të vënë nën një disiplinë antinjerëzore të shkollës prusiane.
Herman Hesse vdiq në Lugano të Zvicrës më 9 gusht 1962./Kultplus.com
Pas traumës së luftës, vendi më i ri i Evropës ka zhvilluar një ndikim të jashtëzakonshëm muzikor që mbushi festivalin Sunny Hill të këtij viti në Prishtinë. Çfarë e nxit suksesin?
Fushat mbi fshatin kosovar Bërnicë e Poshtme ofrojnë një pamje spektakolare të fshatit përreth. Qielli blu përshkohet me siluetat e maleve që rrethojnë Prishtinën, kryeqytetin e Kosovës. Horizonti është i shpuar nga minare të holla e të argjendta dhe shtëpi me çati të kuqe. Ndërsa dita kthehet në natë, ky sfond skenik bëhet i zi, ndërsa skenat ndriçojnë dhe basi fillon të tingëllojë, transmeton KultPlus.
Ky është festivali Sunny Hill, një festival katërditor i muzikës pop i organizuar nga ylli ndërkombëtar Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa. Turma këtu duket si një pamje e ekranit të faqes “Për ty” të TikTok: bluzat e modës dhe shumë pjesëmarrës nën 18 vjeç. Vesa dhe Urta, të dyja 17 vjeç, jetojnë në Prishtinë dhe po ndjekin festivalin për herë të parë dhe të dytë përkatësisht. “Jeta e natës këtu është e çmendur,” entuziazmohen ato. “Ne e duam atmosferën dhe energjinë.”
Pasi ka shpallur pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, Kosova është vendi më i ri në Evropë në më shumë se një: mosha mesatare e qytetarëve të saj është 29.5 vjeç, ndoshta e ndihmuar nga fakti se të rinjtë kosovarë deri vonë nuk mund të përfitonin nga liria e lëvizjes brenda BE-së. Popullsia e tij prej 1.8 milionë banorësh është më pak se një e katërta e qytetit të Nju Jorkut, masa tokësore e tij është vetëm 3% e asaj të Gjermanisë – gjë që e bën ndikimin e jashtëzakonshëm të vendit të vogël ballkanik në muzikën pop ndërkombëtare edhe më të shquar.
Dua Lipa dhe Rita Ora, dy nga këngëtaret kryesore në botë të top-listave janë me origjinë shqiptare kosovare, të lindura nga prindër që u larguan nga rajoni i shkatërruar nga lufta në vitet 1990. Lipa dhe Ora këndojnë në anglisht, por edhe artistët nga Kosova kanë pasur suksese të mëdha në Evropë, Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Indi, Australi dhe SHBA – një skenë e gjallë e brendshme e lindur nga qëndrueshmëria dhe krijimtaria pas luftës së Kosovës.
“Me aktivitete të kufizuara rekreative në dispozicion, të rinjtë e kanë kanalizuar energjinë e tyre në muzikë dhe art”, shpjegon Gent Osmani, kompania e të cilit Fole Publishing shpërndan dhe tregton video muzikore për yjet shqiptarë dhe kosovarë.
Njëra prej tyre, Dhurata Dora, ka më shumë se 860 milionë shikime në YouTube me hitin e saj të parë Zemër, një bashkëpunim i vitit 2019 me reperin algjerian Soolking, i cili është listuar në Belgjikë, Zvicër dhe Francë. Bashkëpunimi i Dorës në vitin 2021 me këngëtaren kongo-franceze GIMS, Only You, u certifikua me artë në Francë dhe platin në Zvicër, dhe performanca e saj me yllin e Voice of Albania Yll Limani ishte padyshim performanca e spikatur në gjuhën shqipe në Sunny Hill këtë vit.
Duke kënduar tekste të përqendruara kryesisht te dashuria dhe tradhtia, yjet e estradës kosovare shpesh bashkëpunojnë me artistë nga Shqipëria apo diaspora, duke krijuar video të rregullta në YouTube të mbushura me foto verore nga ajri dhe fustane me ngjyra të ndezura. Ato përfshijnë gjithçka, nga meloditë tipike ballkanike (siç është Malli i Albrim Llapqevës), deri te këngët hip-hop (siç është “I Kom Pa” e Butës dhe Noizyt), deri te meloditë tërheqëse pop, përfshirë Bonbonin e Era Istrefit, shikuar gati një miliard herë. në YouTube.
Instrumentet tradicionale ballkanike shfaqen shpesh, si gajde, një gajde prej druri dhe lëkure deleje, tingulli i gumëzhitjes së së cilës përdoret për efekt hipnotik në DJ Gimi-O, Ricky Rich dhe Habibi të Dardanit [Remix Shqiptar].
Skenat dalluese pop dhe rock të Kosovës datojnë në kohën kur ishte ende pjesë e Jugosllavisë. Në atë kohë, “Shqiptarët e Kosovës kishin shumë më tepër liri, lëvizshmëri dhe qasje në botën e jashtme sesa shqiptarët nga Shqipëria”, thotë Robert A Saunders, një akademik amerikan që hulumton identitetin në vendet post-sovjetike. “Dhe sigurisht për një gjeneratë që lindi në dhunë, që u rrit nga prindër që kishin kaluar luftën, kosovarët kanë një ndikim ndër breza të të qenit një pakicë e keqtrajtuar. Nëse shikoni hip-hop-in amerikan dhe temat e asaj muzike do të goditeshin vërtet me një popullatë shqiptare të Kosovës.”
Meqë muzika e estradës kosovare vazhdon të përhapet në mbarë globin, pyetja është se sa nga suksesi i saj përfiton ende vendi i vogël nga e ka origjinën.
Sipas Dukagjin Lipës, ndikimi ekonomik i festivalit Sunny Hill në Prishtinë është rreth 20 milionë euro në një javë. Shumë hotele në qytet rezervohen gjatë kohës së festivalit. Por me çmimin e biletave 200 euro për kokë – pak më pak se gjysma e pagës mesatare mujore të kosovarëve – festivali është i paarritshëm për shumë vendas. Rreth 45% e atyre që morën pjesë në festival këtë vit udhëtuan nga jashtë.
Më 1 janar të këtij viti, mbajtësit e pasaportave kosovare fituan të drejtën e udhëtimit pa viza brenda BE-së. Megjithatë, liberalizimi i vizave do të lehtësojë gjithashtu lëvizjen e lirë të ideve dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, në muzikë dhe më gjerë. / KultPlus.com
Më 11 gusht 2024, ora 10:00, në Qafën e Predelecit, Kelmend, rikthehet “Logu i Bjeshkëve”. Kurorëzimi i së bukurës së dheut në “festën e traditës”, do të mrekullojë Lëpushën, Kelmendin e krejt magjinë e bjeshkës, me hiret e vajzave, me madhështinë e xhubletës me gazmendin e festës. Zgjohet nga përjetësia e vjen i hyjt këtu mes maleve shpirti i kremtes, përmbushja e amanetit të të parëve, vijimësia e traditës.
“Nën tingujt e instrumenteve shekullore, me zërin e mrekullueshëm të artistëve të mirënjohur, me valle tradicionale dhe me paraqitjen dinjitoze të vajzave konkurrente, ju ftoj të bëheni pjesë e këtij manifestimi të madh tradicional-kulturor.” shkruan kryebashkiaku i Malësisë së Madhe në rrjetet sociale, Tonin Marinaj, i cili fton të gjithë në këtë manifestim të madh të traditës, në këtë bashkëpjesmarrje dhe përjetim që vjen me vajzën malësore, për t’i treguar të sotmes dhe brezave, se sa i pasur ishte dhe ka mbetur shpirti ynë këtu mes maleve, se ç’farë bukurie të kristaltë sjell malësorja e stolisur me xhubletën, se pse ne meritojmë të jemi të përqafuar prej kësaj bujarie të mëkimit të traditës.
I rikthyer nga kohë e largët, ky event që zhvillohej çdo vit, që nga vitin 1998, të shtunën e dytë të muajit Gusht në fshatin Lepushë të Kelmendit, në vendin e quajtur Qafa e Predelecit.
Edhe këtë vit, kjo ngjarje bashkon malësorët nga gjithë bota në “Log”; për të kuvenduar, kërcyer, kënduar dhe për të gjetur më të bukurën zanë të e zanave të malësisë.
Për të gjithë ata që vetëm kanë dëgjuar dhe do të duan të bëhen pjesë e këtij kremtimi të festës së traditës, do t’i bëjnë vetes një dhuratë të paçmuar, duke marrë pjesë në “Logun e Bjeshkëve”. Atje ata do të përcjellin, jo vetëm spektaklin e ngjyrave dhe hireve malësore, të madhështisë solemne të xhubletës dhe larminë e etnokulturës, që do të shpalosët këtë ditë festive, por do t’u jepet mundësia të takohen me vajza dhe gra të bukura, njerëz të mrekullueshëm dhe bujarë.
Kësisoj do të përcjellin atë magji unike të malësore, duke e shënjuar këtë përvojë si një privilegj të përjetimit dhe pasurimit të momenteve shpirtërore.
Malsia e Madhe përmes “Logut të Bjeshkëve”, u rrëfen të gjithëve atë që ka qenë dhe do të mbetet në shekuj e shtrenjtë dhe e çmuar, amanetin e ruajtur thellë në gjirin e këtyre maleve dhe në shpirtin e këtyre njerëzve të mrekullueshëm, të thesarit të traditës, të hirit hyjnor të malësores./ KultPlus.com
Karakteri i famshëm ka shënuar 50 vjetorin e themelimit, pasi për herë të parë, u pa në rroba e lojëra fëmijësh në Japoni, pas krijimit të parë më 1974. Por tani, kreatorët e Hello Kitty, kanë dhënë një detaj shokues: Hello Kitty nuk është mace.
Kjo u mësua nga një deklaratë e themeluesve të kompanisë ‘Sanrio’, e cila ka “hedhur bombën” në 50 vjetorin e themelimit të ikonikes ‘Hello Kitty’.
Në shenjë nderimi të 50 vjetorit të Hello Kitty-t, krijuar nga Yuko Shimizu, u tha se “Hello Kitty nuk është macë, mbi të gjitha”.
“Hello Kitty nuk është një mace”, tha Jill Koch, zëvendëspresident i marketingut në Sanrio, shkruan NBC.
Por, prisni një moment. Nëse nuk është mace, atëherë çka është?
“Ajo është në fakt një vajzë e vogël e rritur dhe lindur në Londër”, tha Koch.
“Ajo ka një babi dhe një mami si dhe një motër binjake të quajtur Mimmy – që gjithashtu është shoqja e saj më e mirë”.
“Ka një zë, një pëshpërimë si të maces edhe veshtë i ka si të një maceje, por nuk është macë” – thanë nga kompania.
Christine R. Yano, një antropologjiste e njohur në Universitetin e Havait, ka kaluar vite të tëra për ta studiuar Hello Kittyn dhe ka shkruar një libër për këtë.
Për “identitin kontravers” të simbolit të njohur, vazhdojnë edhe sot kërkimet./ KultPlus.com
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë fituar gjysmëfinalen dramatike kundër Serbisë në basketboll në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Serbët ishin më të mirë se amerikanët në tre çerekët e ndeshjes, ndërsa ShBA-ja u kthye tek në çerekun e fundit.
Çerekun e parë, Serbia e fitoi me rezultat 23-31, të dytin 20-23, të tretin 20-23 kurse në çerekun e katërt, Amerika e la Serbinë me vetëm 15 pikë, duke e fituar atë me 17 pikë diferencë, 32-15.
Më i dalluari ishte Stephan Curry me 36 pikë, dy asistime e tetë topa të vjedhur, kurse te serbët më i miri ishte Bogdanoviq me 29 pikë, tri asistime e katër topa të vjedhur.
Në finalen e Lojërave Olimpike në basketboll, Amerika do të përballet me Francën, të cilët e mposhtën Gjermaninë me rezultat 73:69.
United States’ LeBron James (6) shoots during a men’s semifinal basketball game against Serbia at Bercy Arena at the 2024 Summer Olympics, Thursday, Aug. 8, 2024, in Paris, France. (AP Photo/Mark J. Terrill,Pool)
Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka reaguar për situatën e zjarreve në Parkun Arkeologjik të Finiqit.
Sipas Gonxhjas asnjë prej monumenteve të Parkut Arkeologjik të Finiqit, të cilat janë të vizitueshme nga vizitorët, nuk janë prekur nga zjarri. Kjo për shkak se të gjithë monumentet kanë pasur një perimetër sigurie, të pastruar nga vegjetacioni, falë punës së punonjësve të Parkut Arkeologjik, dhe për këtë fakt, zjarri nuk ka avancuar për të rrezikuar dëmtimin e tyre.
Postimi:
Nga inspektimi i kryer në Parkun Arkeologjik të Finiqit, më datë 08.08.2024, ora 18:00, mbi situatën e krijuar nga zjarret në banesat pranë Bashkisë Finiq, rezultoi se:
Zjarret kishin filluar në veri-perëndim të Parkut Arkeologjik, pranë rrugës që hyn në territorin e fshatit Finiq, rruga që vjen nga fshati Blerimas.
Në zonën ku ka nisur fillimisht zjarri, ka ullishte të mbjella nga banorët e zonës, si dhe banesa të banorëve. Më pas zjarri u përhap në kodrën e Parkut Arkeologjik të Finiqit, në drejtimin perëndim-lindje.
Më pas, për shkak të erës në atë zonë, drejtimi i zjarrit shkoi në drejtimin veri-lindje, duke përfshirë të gjithë kodrën e Parkut Arkeologjik, në drejtimin verior. Më pas zjarri u përhap edhe në drejtim veri-jug, duke djegur vegjetacionin që rrethon kodrën e Parkut Arkeologjik të Finiqit, si dhe dy krahët e rrugës që të con në drejtim të Parkut, prej depos së ujit e deri tek biletaria.
Megjithatë, sipas inspektimeve të kryera, rezulton se:
Asnjë prej monumenteve të Parkut Arkeologjik të Finiqit, të cilat janë të vizitueshme nga vizitorët, nuk janë prekur nga zjarri. Kjo për shkak se të gjithë monumentet kanë pasur një perimetër sigurie, të pastruar nga vegjetacioni, falë punës së punonjësve të Parkut Arkeologjik, dhe për këtë fakt, zjarri nuk ka avancuar për të rrezikuar dëmtimin e tyre.
Monumentet e paprekura janë:
1- Zona publike e periudhës romake;
2- Teatri Antik;
3- Banesa me 2 peristile;
4- Termat Romake;
5- Muri fortifikues, ose i quajtur ndryshe “Dafina e Ugolinit”
6- Kisha Mesjetare;
7- Bastioni i madh
8- Bazilika Paleokristiane;
Etj…
Gjithashtu, edhe biletaria e Parkut Arkeologjik të Finiqit, nuk është prekur nga zjarret, pasi edhe biletaria ka perimetër sigurie, të pastruar nga vegjetacioni, por gjithashtu, biletaria është e pajisur edhe me mjetet përkatëse, mbrojtëse kundra zjarrit.
Një faktor tjetër që ka ndikuar në mosdepërtimin e zjarreve në monumentet e Parkut Arkeologjik, janë edhe itineraret brenda Parkut, ku në asnjë prej tyre, nuk ka prezencë vegjetacioni, që të ndihmonte në depërtimin e zjarrit!
Aktualisht, nuk ka asnjë vatër zjarri në Parkun Arkeologjik të Finiqit, në monumentet e vizitueshme të këtij Parku, pasi është bërë e mundur shuarja e tij nëpërmjet ndërhyrjes nga ajri me helikopter, nga toka me zjarrëfikëse, ku kanë qënë në ndihmë edhe punonjësit e Sektorit Sarandë (në varësi të DRTK Vlorë) dhe të Parkut Arkeologjik të Finiqit.
E vetmja vatër aktive, është në skajin më verior të Parkut Arkeologjik, nën kodër, pranë fshatrave Blerimas dhe Buronjë, ku në këtë të zonë nuk ka asnjë prezencë monumenti të njohur deri më sot, si dhe ku po ndërhyet nga ajri me helikopter dhe nga toka me zjarrfikëse, për shuarjen e tij.
Së shpejti Komunës së Suharekës do ti finalizohen punimet në Shtëpinë e Kulturës. Kështu ka bërë të ditur ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku, dhe përpos njoftimit ai ka ndarë edhe disa pamje nga investimet në këtë objekt./ KultPlus.com
Më 26 gusht do të hapet ekspozita “Fryma e Dashurisë,” që do të mbahet në “Sheshin Nëna Tereza” në Prishtinë.
“Kjo ngjarje, e organizuar nga “Organizata Shqiptaria” dhe “Artistët për Artistë,” është një homazh i përzemërt për humanisten dhe shenjtoren Nënë Tereza, e cila i kushtoi jetën e saj shërbimit ndaj të varfërve dhe të nevojtarëve”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
“Në këtë ekspozitë, artistët do të sjellin në jetë frymëzimin dhe dedikimin e Nënë Terezës përmes veprave të tyre artistike. Pikturat e ekspozuara do të pasqyrojnë mesazhin e dashurisë, mirësisë dhe ndihmës që ajo përçonte, duke na kujtuar rëndësinë e përhapjes së dashurisë dhe kujdesit ndaj njëri-tjetrit. Nënë Tereza, me jetën dhe veprën e saj, mbetet një simbol i përkushtimit dhe altruizmit. Kjo ekspozitë, e cila mbahet në sheshin që mban emrin e saj, është një mënyrë për të nderuar kujtimin dhe trashëgiminë e saj të paharrueshme. Kjo është një mundësi unike për të reflektuar mbi vlerat që ajo përfaqësonte dhe për të nxitur ndjenjën e solidaritetit dhe humanizmit në shoqërinë tonë” thuhet në këtë njoftim./ KultPlus.com
Një vepër e katërt artistike e Banksy e zbuluar në Londër është vjedhur pak pasi është zbuluar. Banksy ka marrë përsipër autorsinë e kësaj, ashtu siç bën gjithnjë, me anë të një postimi në instagram.
Të enjten, artisti i rrugës me bazë në Bristol postoi një imazh në Instagram të siluetës së një ujku që ulërinte në Hënë, e cila ishte në fakt një antenë televizori, në Rye Lane, Peckham, në jug të Londrës.
Ekipi i shtypit i Banksy i tha BBC-së se ata “besonin” se ishte vjedhur.
Policia Metropolitane tha se ishte thirrur për raportime për një “antenë të vjedhur që përmbante vepra arti”, por nuk ishte bërë asnjë arrestim.
Një burrë duket se ka dëshmuar të gjithë ngjarjen. Ai është shrpehur se i ka parë burrat me maska teksa merrnin antenën dhe i ka filmuar ata, madje pati edhe një konfrontim fizik me hajdutët.
Vepra artistike ishte e katërta e Banksy që u zbulua në Londër që nga e hëna. Artisti i rrugës pretendoi gjithashtu meritën për tre kompozimet e tjera të siluetave të zeza, të cilat u shfaqën nëpër kryeqytet si pjesë e një serie me temë kafshësh./ KultPlus.com
Kjo do të jetë një Olimpiadë e paharrueshme për Alice Finot. Pavarësisht se nuk fitoi një medalje në Paris 2024, vrapuesja franceze e distancave të mesme arriti një sukses të jashtëzakonshëm personal në 3000 metra me pengesa, edhe pse përfundoi e katërta.
33-vjeçarja franceze arriti të zbresë nën 9 minuta për herë të parë në karrierën e saj, duke vendosur një rekord të ri evropian me kohën 8’58″67.
Menjëherë pas garës ajo i propozoi për martesë partnerit të saj spanjoll. Vendimi për këtë u mor nga atletja franceze, bazuar nga arritja e objektivit të saj për të vrapuar nën 9 minuta, numër që ajo e konsideron me fat, pasi përkon me vitet e kaluara së bashku me partnerin.
Ajo i dhuroi bashkëshortit të saj të ardhshëm, një spilë ku shkruhej “Dashuria është në Paris”. Kjo arritje e dyfishtë, personale dhe sentimentale, e bëri përvojën e Alice Finot në Lojërat Olimpike të Parisit një moment të paharrueshëm dhe unik në jetën dhe karrierën e saj.
Më shumë se një vit, Medaur Sadrija është duke mbushur sallat e teatrove të ndryshme në shtetet gjermanofolëse, i cili me Stand Up Comedy është duke e bërë për vete audiencën e shumtë në Austri, Zvicër e Gjermani, shkruan KultPlus.
Medaur Sadrija që së fundi është nominuar edhe për Swiss Comedy Award në kategorinë “Best Talent”, talentin e tij për këtë fushë e ka zbuluar qysh kur ishte shtatë vjeç, dhe kreativitetin e tij për këtë fushë nuk e ka ndërprerë asnjëherë, deri sa ka prekë edhe magjinë e skenës.
“Që në moshë të re kam kuptuar se shumë më pëlqen të bëj komedi dhe të bëj njerëzit të qeshin. Më ka bërë të lumtur të shoh që mund të bëj dikë të qeshë”, ka thënë Sadrija për KultPlus, i cili ka shpjeguar më pas se komedia që e prezanton para audiencës më shumë është ajo klasike.
Por momenti kur mori kthesë për profesionin e Medaurit, ishte kur e kishin angazhuar në një shfaqje teatrale të shkollës, kur i kishte pas vetëm 8 vjet.
“Kam luajtur një baba që flinte dhe të gjithë qeshnin. Që nga ajo ditë jam dashuruar me këtë art”, ka thënë Sadrija, i cili momentin profesional e konsideron atë të paraqitjes së nëntorit të vitit 2022, kur edhe ka filluar të prezantohet para audiencës së gjerë.
Ajo çka e bën të veçantë këtë artist shqiptar para audiencës gjermane është se Medaur Sadrija tekstet i bazon të vetja e tij, familja, trajton temat e emigrantëve, gjithnjë duke përfshirë vetën si fëmijë i emigrantëve, që sipas tij, e bëjnë interesante edhe dallimet mes edukimit të tij si fëmijë dhe edukimit të fëmijëve gjermanë.
“Përfshirja e jetës së shqiptarëve, mënyrës se si jetojmë, dallimet mes shqiptarëve dhe gjermanëve, edukimit dhe shumë elementeve të tjera e bëjnë komedinë time që të mirëpritet. Po, po nëpërmjet shfaqjeve të mija jap edhe mesazhin se pavarësisht dallimeve, nuk jemi aq të ndryshëm se sa mendohet” ka thënë Sadrija.
Arsyeja që pse ka futë elemente të kulturës shqiptare, ai ka thënë se vetëm nëpërmjet artit mund edhe të promovojmë kulturën tonë edhe përtej Kosovës, në këtë rast nëpërmjet komedisë.
“Dua t’u tregoj njerëzve një pjesë të kulturës sime dhe t’u hap një derë për ta eksploruar atë. Gjithashtu flas shumë për paragjykimet me të cilat ne shqiptarët përballemi, dhe tregoj se sa absurde dhe qesharake janë ato. Unë shpjegoj dhe i zgjas dorën publikut, metaforikisht, për të qeshur së bashku për këto gjëra. Sepse asgjë nuk i lidh njerëzit më shumë se sa humori”, ka thënë Sadrija.
Ndërkohë, se nëse do të mund të paraqitet në një të ardhme të afërt edhe në gjuhën shqipe, Sadrija ka thënë se një dëshirë të tillë e ka qysh moti, por duke qenë se ky lloj arti do një komunikim më të rrjedhshëm me audiencën, ai ka thënë se një komunikim i tillë është pak më problem, për faktin se gjuhën shqipe nuk e ka po në atë nivel sa të paraqitet në një skenë të komedisë.
“Në skenë duhet të reagosh shpejt dhe të jesh shumë i aftë gjuhësisht për t’i përcjell mirë shakatë”, ka thënë Sadrija, i cili është duke punuar që të përmirësojë edhe gjuhën shqipe po në atë nivel sa të prezantohet edhe në skenë.
Edhe përkundër faktit se nuk është gjatë në skenë, Sadrija në fund ka potencuar mirënjohjen për nominimin e tij në Swiss Comedy Award në kategorinë “Best Talent”, dhe se këtë nominim, sipas tij ia dedikon të gjithë fëmijëve, prindërit e të cilëve duhej të linin vendin e tyre të lindjes për të filluar nga e para diku tjetër.
“Ia dedikoj këtë nominim të gjithë fëmijëve , prindërit e të cilëve duhej të linin vendin e tyre të lindjes për të filluar nga e para diku tjetër, të cilët për këtë arsye e kishin më të vështirë të pranoheshin në shoqëri dhe që me pak burime duhej të arrinin gjithçka”, ka thënë Sadrija, i cili poashtu është shprehur të jetë krenar edhe për faktin se është shqiptari i parë i nominuar për një çmim Stand-Up Comedy”. Medaur Sadrija tashmë është angazhuar në disa projekte, të cilat pritet të shfaqen në një të ardhme të afërt./ KultPlus.com
Ora shqiptare Primordial Passion që ka vlerë 1. 3 milion dollarë po konsiderohet si një ndër orët më të veçanta, dhe si e tillë po konkurron në Grand Prix d’Horologeria de Geneve, konkurrim përkrah brendeve të njohura botërore, shkruan KultPlus.
Tri ngjyra ngërthejnë bukurinë në orën e parë shqiptare: të kuqe, të zezë dhe ngjyrën e artë, dhe jo vetëm ngjyrat e karakterizojnë këtë orë.
E realizuar në ari të verdhë në 18 K, mu në mes të orës është edhe llogoja e krijuesit të kësaj ore, Pirro.
12-të valltarë, katër muzicientë që luajnë në fyell, gajde, çifteli e lahutë përbëjnë mjeshtërinë e kësaj ore që ka përfshirë kaq shumë kulturë shqiptare dhe finesë artistike.
KultPlus ju sjell edhe pamje nga kjo orë prej këndeve të ndryshme, të cilat janë publikuar nga krijuesi i kësaj ore super të veçantë. / KultPlus.com
Gëzim Muriqi e ka realizuar shtatoren e Gjergj Kastriotit, shtatore që do të përurohet më 30 gusht në Hora të Arbëresheve, dhe një realizim i tillë padyshim do të mbetet si një ndër emocionet më të mëdha për artistin.
Në një intervistë për KultPlus, Muriqi ka thënë se kërkesa për realizimin e një shtatoreje për një prej figurave më të rëndësishme të kombit shqiptar, Gjergj Kastriotit ka ardhë nga bashkatdhetarët që jetojnë në Zvicër.
“Respektivisht çdo gjë ka filluar me Veli Berishën, të cilit më pas i janë bashkëngjitë edhe: Rexhep Rifati , Adnan Asllani e Ramadan Morina, kurse iniciativën e drejton shoqata “Hora e Arbëresheve” me seli në Zvicër”, ka thënë Muriqi për KultPlus.
Kjo shtatore po përurohet si shenjë mirënjohje për komunitetin arbëresh në Itali, të cilët ruajtën kulturën arbërore për shumë shekuj, kulturë që vazhdojnë ta ruajnë edhe në ditët e sotme.
Muriqi ka thënë se shtatorja është e lartë afërisht 300 cm, kurse modelimi i shtatores deri në derdhjen në bronz e ka realizuar afërisht për katër muaj.
Muriqi ka thënë se nuk është hera e parë që si artist të jetë marr me figurën e Gjergj Kastriotit, pasi që, sipas tij ai edhe më herët është marr me këtë figurë të rëndësishme të kombit, qoftë si grafikë apo gravurë, dhe se sipas tij, figura e Gjergj Kastriotit mbetet figura më sfiduese për shumë artistë të fushave të ndryshme.
30 gushti kur edhe do të shënojë përurimin e shtatores, në të njëjtën kohë shënon edhe përvjetorin e zbarkimit të arbëreshëve në Horë të Arbëresheve, qysh para pesë shekujve.
Muriqi ka thënë se do të jetë i pranishëm në Horë të Arbëreshëve me rastin e përurimit të shtatores, dhe se sipas tij, të pranishëm në këtë përurim do të jenë tre presidentë: Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë.
Muriqi përderisa është në ethet e kësaj ngjarje të madhe, ka thënë për KultPlus se së fundi është në fazën përgatitore për realizimin e dy shtatoreve për dy personalitete të njohura, të cilat do të zbulohen së shpejti./ KultPlus.com
Produktet e duhanit që importohen apo prodhohen për tregun e Kosovës duhet nga 1 shtatori 2024 të vendosin fotografi me ngjyra apo ilustrime të tjera dhe të përmbajnë vërejtjet shëndetësore të përcaktuara me udhëzimin e ri administrativ me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik dhe uljen e ndikimit të përdorimit të duhanit.
Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se këto vërejtje do të shfaqen në paketimet e të gjitha produkteve të duhanit për tymosje, produkteve të duhanit që nuk tymosën dhe produktet e reja të duhanit.
“Vërejtjet e prezantuara kanë për qëllim ngritjen e njohurive të duhanpirësve mbi efektet shëndetësore që shkakton përdorimi i duhanit, sigurimin e efektit të vazhdueshëm të vërejtjeve shëndetësore në paketimet e duhanit, inkurajimin e ndërprerjes së duhanit dhe dekurajimin e nisjen ose rinisjen e pirjes së duhanit.
Kjo masë është e rëndësishme për përmirësimin e shëndetit publik dhe për mbështetje të përpjekjeve për kontrollin e duhanit në nivel kombëtar”, thuhet në postim./ KultPlus.com
Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se brenda dy-tre dite do të jetë gati raporti final i cili do të tregojë nëse Ura e Ibrit është stabile për qarkullim të automjeteve.
Durmishi i cili ka qëndruar në Mitrovicë, ka thënë se sot përfundon procesi i testimit të stabilitetit infrastrukturor të urës mbi lumin Ibër.
Ai ka theksuar se në bazë të asaj që shihet, Ura e Ibrit është ndër urat më stabile në Kosovë.
“Sot jemi duke i bërë testimet e stabilitetit të urës, kemi filluar para dy dite fillimisht me matjet për të caktuar gjeometrin e urës. Sepse ura nuk ka projekt, sot ka metoda shumë të avancuara për ta mat stabilitetin e saj dhe këtë jemi duke e bërë. Gjatë ditës do ta përfundojmë testimin me ngarkesa dhe brenda dy tri dite do ta kemi raportin final i cili do të na tregoj se ura është stabile apo nuk është”.
“Në bazë të asaj që po e shohë edhe duke qenë qenë inxhinier me profesion, kjo është një ndër urat më stabile në Kosovë që kemi”, ka thënë ai.
Zëvendësministri ka thënë se ende nuk kanë datë se kur do të hapet ura, por që është e sigurt se ajo do të hapet.
“Natyrisht që ndihmon sepse kjo kur është projektuar është ndërtuar, është ndërtuar për të lëvizur automjete dhe këmbësoret dhe nuk ka kuptim që të jetë e mbyllur për automjete një urë që është ndërtuar dhe është stabile. Duke marr parasysh që sot qytetarët e Kosovës lëvizin lirshëm kudo në territorin e Kosovës. Secili qytetar pa përcjelle të policisë sot mund të shkojë në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok ashtu siç lëvizin në Shtërpcë, në Graqanicë, e Kllokot, atëherë cili është kuptimi që ura të jetë e mbyllur për qarkullim. Jo nuk kam datë ne jemi duke i përfunduar këtë pjesën teknike si ministri, se kur do të hapet nuk e di, por një gjë e di sigurt që ura do të hapet”, ka thënë ai./EO/ KultPlus.com
Në nekropolin qendror të vendbanimit të Komanit, çdo ditë e më tepër po del në dritë pasuria e vyer arkeologjike e Luginës së poshtme të Drinit.
Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjetet sociale momente nga ekspedita kërkimore-arkeologjike që këtë vit u zhvillua gjatë verës.
“Kjo ekspeditë synon vazhdimin e gërmimeve në nekropolin qendror të Komanit, një prej varrezave më të mëdha mesjetare në vend, por dhe nga më të njohurat në pjesën e Ballkanit Perëndimor e që përbën burimin kryesor të të dhënave rreth popullsisë përgjatë shek. VI deri në shek. XIV”, theksoi Rama.
Kryeministri Rama u shpreh se përmes këtij projekti, të dhënat dhe kultura materiale po japin dhe do krijojnë mundësinë të mësojmë më shumë për organizimin topografik të varrezës, riteve funerale, paleodemografisë (ushqimit, sëmundjeve, gjenetikës, mobilitetit), kodeve sociale, stadin që kishte arritur, prodhimeve e shkëmbimeve ndër-rajonale të popullsisë”.
Ky projekt i rëndësishëm kërkimor zbatohet në bashkëpunim me CNRS Paris/Orient et Méditerranée École Française de Rome 🇨🇵 nën drejtimin e Etleva Nallbanit, Elvana Metallës, Instituti i Arkeologjisë, Akademia e Shkencave të Shqipërisë Jocelyne Desideri, Université de Genève dhe DRTK Shkodër.
Nekropoli qendror i Komanit është një prej varrezave më të mëdha mesjetare në vend, që përbën burimin kryesor të të dhënave rreth popullsisë përgjatë një mijëvjeçari (shek. V deri në shek. XIV). / KultPlus.com
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar prezantoi për publikun ikonën e Joan Pagëzorit, e pikturuar në 1778 nga një autor anonim dhe që gjendet në fondin e MKAM.
Ikona paraqiste problematika në të gjithë komponentët e saj, por pas ndërhyrjeve dolën në pah vlerat origjinale të veprës. U trajtua suporti i drunjtë, shtresat e shkëputura të gruntit dhe pikturës dhe në fund u largua verniku i degraduar.
Kjo ikonë vjen nga fshati Leusë, Përmet. Ikona me përmasa 58.5 x 82 cm ka qenë vendosur në ikonostasin e një prej kishave të këtij fshati.
Joan Pagësori paraqitet më këmbë dhe me flatra në sfondin e një peizazhi me kodra dhe pemë, poshtë tij në të majtë paraqitet pjata me kokën e tij të prerë ndërsa në të djathtë, është pikturuar pema me degën e prerë dhe sopatën e varur në të. Në bishtin e kësaj të fundit shpaloset një pergamen i hapur.
Shenjtori, i cili qëndron në një sfond të artë, ka veshur lëkurë deveje në ngjyrë të purpurt dhe një mantel të gjelbër, pjesa e brendshme e tij është në ngjyrë blu.
Vizatimi i figurës është mjeshtëror, draperia shpaloset plot dinamizëm dhe gjestura e shenjtit plot elegancë. Me dorën e djathtë ai bën shenjën e bekimit, ndërsa në të majtën mban një gotë që simbolizon kupën e kungimit. Brenda saj është pikturuar Krishti fëmijë me mbishkrimin “Ky është qengji i Perëndisë që mbart mëkatin e botës”. Po në këtë dorë Pagëzori mban një pergamenë të hapur ku shkruhet “Pendohuni se po afron mbretëria e qiejve”./ KultPlus.com
Kosova ka arritur suksesshëm të garojë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Vendi u përfaqësua nga vetëm nëntë sportistë, por i rrëmbeu dy medalje në këtë Olimpiadë. E këto dy medalje e bëjnë Kosovën në mesin e tri shteteve që udhëheqin listën e medaljeve për numër të sportistëve pjesëmarrës.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se vlerësimin e ka bërë gazeta e njohur “New York Times”, e cila në krye të shkrimin ka vendosur foton e medalistes tonë të argjendtë, Distria Krasniqi. Dy vendet e tjera në top-treshe janë, St. Lusia dhe Dominika./ KultPlus.com
Ka nisur testimi i qëndrueshmërisë së Urës së Ibrit. Ajo po testohet me kamionë të peshave të rënda.
Në pamjet mëposhtë shihet se KFOR’i po e përcjellë situatën.
Përderisa Qeveria po vazhdon të këmbëngulë në hapjen e Urës së Ibrit për trafik, bashkësia ndërkombëtare janë deklaruar kundër këtij vendimi.
Për të kundërshtuar hapjen e Urës së Ibrit, qytetarët serbë dje kanë protestuar ndërsa sot në Mitrovicë të Veriut është duke u mbajtur një takim për bashkëpunimin ndër-etnik dhe për lirinë e lëvizjes./ KultPlus.com